Poezi

dr love

Locus omnem
Pendesë për çdo vdekje

I lirë nga kujtesa dhe shpresa,
I pakufi, abstrakt, pothuaj i ardhëm,
I vdekuri nuk është një i vdekur: është vdekja.
Si Zoti i i mistikëve,
Për të cilin ata ngulmojnë se s’ka tipare
I vdekuri kudogjendet i huaj
S’është veçse humbje dhe mungesë e botës.
Të gjithin e plaçkitim
Nuk lemë asnjë ngjyrë asnjë rrokje:
Këtu është lëndina që sytë e tij nuk e shikojnë,
Atje trotuari ku përgjon shpresa.
Bile mund të mendojë ato që ne mendojmë;
Ne kemi ndarë si hajdutë
Thesaret e netëve dhe të ditëve.

Jorge Luis Borges
 

Hektor12

Locus omnem
Filozofi elementare..

Kerko te prekesh te pamunduren,
qe te shtrohet nje mundesi.!
Dhe provo gjithmone te kunderten,
Se e drejta eshte nje vij’..!

Ec gjithmone ne maja gishtash,
Sepse kemba ze rrenj’ shpejt.
Shkel dhe ti ne gjurem bletesh,
merr nektarin nga cdo flete.!

Zemren tende lere brenda,
mos e bej dhurat askund.!
Eshte e trupit me e renda,
Pa te jeta do t’lekund..!

Fjalet ikin i merr era,
Por kuptimin lene nen gur.
Mos kerko,nuk blihen vlera’,
por do mbjelle ato,si grure.!

Dhe memorjen kufizoje,
Mos te shkoj atje ku do,
Vec te tashmen ti jetoje,
E te ardhmen mos mendo.!

E ne udhet e nene jetes,
Hapat hidhi nji nga nji,
Se cdo hap drejt te vertetes,
Ka genjeshtren per karshi..!

| Bledo Leador Ylli |
 

Hektor12

Locus omnem
Qielli Le Të Bie

Sonte edhe qielli le te bie
Le ta puth tokën me afsh
Le të vijnë termete kudo
Le te shperthejnë vullkane...
Se botën që bashkë kemi stolis
Nuk e braktis.

Sonte lumenjtë le ta lënë shtratin
Detrat le ti ngrisin valët e bardha
Shkretëtirat le të ngriten në stuhi
Bjeshkët le të rrokullisin gurët kudo
Se këtë botë që kemi qëndis
Nuk e braktis.

Sonte Hëna le të bëhët diell
Dielli i mëngjesit le të bëhët zjarr
Se unë nuk i mbyll krahët e mi
Një luleje të bukur që gjithnjë e ujisë
Jo jo, nuk e braktis.

Sonte errësira le të frikësohet
Oqeanet le të çmenden
Universi le të shëmbet ...
E mua s’më prish punë,
Eja vetëm ti, rri në krahët e mi
Kur gjithçka bie, në këmbë mbesim
Vetëm ne të dy.

Autor: Driton Smakaj (Lyrics)
 

Hektor12

Locus omnem
Mes enderrash se di sa kalova
u tremba sa kohe te hap syte
S'e di ne bera mire qe u zgjova
te kthehem,me duhet nje jete e dyte

Si mbyll syte para lypsarit ne rruge
para mashtruesve,trillimeve,servileve si mbyll syte dot
Nuk mund te hiqem sikur asgje s'ka ndodhur
i kam pare,s'mund ti fsheh,,eshte e kote

Lypsari ne rruge kerkonte lemoshe
pas deres se spitalit dergjej nje i dyte
Mos me thoni te kaloj e te bej sikur s'i shoh
i kam pare....si mbylla dot syte

| Bona Mulaj Lluka |
 

Hektor12

Locus omnem
Mbushem valixhen e te gjithe rrugen morem
nje jete me te mire per te kerkuar
Nje liste me gjerat qe duam te kemi e beme
Gjerat qe lame pas te listojme harruam

E c'gjetem kaq te cmuar qe nga ajo dite?
Qe nenen e baben t'na zevendesoje
Kush mik e shok qe njohem e takuam
Miqte e femijerise na beri ti harrojme?

Cila vile a pallat,shkelqyer ne luks
Na ngrohu prane votres si dikur?
Kush u kthye dhe nje here ne vendin ku lindi
e do deshi te mos ishte larguar kurre

Nga ai oborr i shtepise se vjeter
Nga ajo rruge me e bukura shetitore ne bote
Nga ai qytet i vogel mes malesh
Nga sofra ku dikur me miq mbushej plot.

A Zoti,a njerezit u bene shkaktare?
Qe kurre o vellezer sna u nda halli
A Zoti a njerezit do behen sebep
Te na thahet dikur ky lot malli..

| Bona Mulaj Lluka |
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk jam rrezuar,se jam
e forte
vec ula koken pak te pushoj
me dhembin gjunjet,nuk po ec dot
dua me token pak te bisedoj

Vec desha te pyes,,a i dhemb?
kur presim druret,e barin shkelim
kur stuhite e era e godasin
Kur rete pa e pyetur ja zene diellin

A e merr malli per zogjte qe shtegtojne?
Kur e shkelin asaj a i dhemb?
a ka frike ajo mos njerezit e harrojne?
Braktisja e harresa ate a e tremb?

Me jep pak force o Toka Ime
mbeshtetur koken tek ty kam sot
Nuk jam dorezuar jam pak e lodhur
e jane prere gjunjet,,,,
s'po ngrihem dot.

| Bona Mulaj Lluka |
 

Hektor12

Locus omnem
941712_213053132175980_1800729041_n.jpg
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?
Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?...!:(
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Zoti krijoi boten, nje mrekulli.
Zoti krijoi detin, nje fantazi.
Zoti te krijoi edhe ty…
Epo nje gabim do e bente dhe ai…!! :p
 

Hope

dans ton coeur
Sot ti sje me ketu
dhe qielli seshte me blu.
Dielli eshte zhdukur bashk me ty
dhe une ndjej lotet qe me mlidhen ne sy.
Kaluam bashke me shume se nje vit
duke menduar se nuk do te na ndante me asgje.
Deri sa erdhi e sotmja ku ti sje me.
E tani qe nuk te shoh
tani qe trupi yt me nuk me ngroh.
tani qe e di qe mua sme do
sme mbetet tjeter vetem
gjith te mirat te uroj.
 

Hope

dans ton coeur
Shpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon
larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.
dashurin qe kemi pasur
JO kete se harroj
sot u ben gati 2 vjet
dhe zemra akoma te kerkon
neper endrra te theret
TE DUA me te thon
por jo ti kurrizin e kthen
dhe dashurin ton me se kerkon
e ke harruar pergjithnji
por nuk ka problem moj zemra ime TI
un prap do te te DUA
deri sa te vdes do te ta
them fjalen ….TE DUA
 

Hope

dans ton coeur
Kur mendoj per ty,
Ethe dhe shpirti leshon,
Mendoj per gjene me te bukur ne jete,
mendoj per dashurine tone.
Kur mendoj per syte e trishtuar,
dhe buzet qe dridhen pa fjale
mendoj per floket mbi gjoksin tend
dhe zemrat qe rrahin pandaleShpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon
larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.
 

mirdita

Papirus rex
Shpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon
larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.
dashurin qe kemi pasur
JO kete se harroj
sot u ben gati 2 vjet
dhe zemra akoma te kerkon
neper endrra te theret
TE DUA me te thon
por jo ti kurrizin e kthen
dhe dashurin ton me se kerkon
e ke harruar pergjithnji
por nuk ka problem moj zemra ime TI
un prap do te te DUA
deri sa te vdes do te ta
them fjalen ….TE DUA


Lum ajo vajze qe martohet me ty, shoku im. ;)
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Te prisja te ktheheshe aty ku nuk ekzistonin kthimet,
Te prisja edhe pse e dija qe nuk do te vije,
Te prisja te takoheshim, aty ku s'ekzistonin takimet
Te prisja por thelle brenda vetes e dija, qe edhe ti e dije..
Me s'do te te shihja, e me s'do te me shihje....:(
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
nese nje dite dashurohesh ashtu siq u dashurova un ne ty,
kujdes mos e humbasish siq te humba un ty,
por edhe nese e humb mos qaj siq qava un per ty,
se me lotet qe derdha nuk te ktheva perseri...! :qaj:
 

Hektor12

Locus omnem
Pika dashurie …

Erdh' dhe vjeshta e përmalluar.
Derdhi lot, përzier në shi.
Në një qosh', pa streh, harruar.
Lagen.! Lagen, syte e mi.

Nuk mund t'harroj buzët e tua.
Atë të ''kuqen'' qe djeg si zjarr.
Si llavë e nxehtë, kaloi mbi mua.
E c'mbeti prapa, tani është tharë..

Edhe natyra, sot është si unë,
E përlotur, e ngrysur krejt..
S’ka dashuri, në s’ka “te dua”..
Ashtu si jeta, s’ka vetem “drejtë”..

Dhe kjo e shtunë mbushur dëshira,
Në c’do pikë shiu dhe një të dua.
U mbushën pellgje me qinrdra, mij’ra.
Por asnjë pikë, nuk ra mbi mua….!

Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
UNE EDHE TI

Shpejtèsia e dritès
Tè futi nè dejet e mi.
Tani tè dy ushqehemi
Me gjakun tim.
Ashtu si qeliza e njè foshnje
Ende tè pakrijuar.
Dhe do tè mbaj aty, pasi
Ne tè dy kemi shumè
Ngjashmèri.
Pranè meje njè tjetèr
s'mund tè rrijè.
Vetèm ..Ti edhe Unè
Unè edhe Ti...

Margarita Stoja 25.09.2013 ora 14°.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritëro Agolli

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe
internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te
vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

DHE SIKUR

Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si cdo gje qe jeton,
Vec pa ty kjo bote do levizte
Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

S'ma zevendeson ti boten mua,
S'te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy.
 
Top