Arsyeja e cila u beri te hynit ne forum sot?

joetisti_

Locus omnem
Kam vënë re se ti hyn në forum vetëm në darkë vonë.
Lisa hyn vetëm paradite.
Kurse unë, Ela, TinkerBell etj. nuk kemi orar, mund të hyjmë papritur në çdo moment të ditës, ndoshta sepse hyjmë nga telefoni.
Po, e kam vene re edhe une :p
S'besoj se po me kerkon nje arsye se pse, sepse vetem bere nje konstatim, por sidoqofte, si pergjigje, po them se hyj kur kam mundesine.
Kur e lyp nevoja, futem edhe ne orare te tjera :)

Kam vene re se ti nuk po e permend me aq shume cajin :)
 

Artin

Papirus rex
Jo, nuk kërkova arsye, ishte ashtu siç e the edhe vetë, një konstatim.
Kuptohet se në forum hyjmë kur kemi kohë, por është dhe me dëshirë.
Ka raste që unë kam kohë, por s'kam dëshirë të hyj. Interneti është tërheqës e ka dhe shumë gjëra të tjera për t'u parë, jo vetëm forume.
Çaj nuk pi më tani, se është vapë. Tani pi vetëm birra dhe ujë të ftohtë. :p

Sot hyra në forum, se ndieva dëshirë të lexoja e shkruaja pak.. :)
 
Last edited:
Top