TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër
Nga KOHA JONË
NJE KISHE TEK SELIA E PS, NJE XHAMI PRANE PARLAMENTIT
Eglantina Nasi/ Nje katedrale ortodokse, pas godines se Partise Socialiste ne Tirane! Por edhe nje xhami prane Kuvendit te Shqiperise! Keto jane dy objektet e kultit te cilat shume shpejt do t'i shtohen kryeqytetit shqiptar. Vendimi per ngritjen e tyre eshte marre ne te njejten dite 4 vite me pare nga Keshilli Komebtar i Rregullimit te Terrritorit. Tashme dy kominitetet, ortodos dhe ai musliman jane ne fazen e projektimit te objekteve ne keto ambjente. Sipas burimeve nga kisha ortodokse, nga ana e tyre eshte blere trualli i lartpermendur dhe po punohet per paraqitjen e projektit ne menyre qe te merret edhe leja e ndertimit nga KRT-ja e Bashkise se Tiranes. Ata shprehet te kenaqur me ambjentin qe u eshte dhene ndermjet disa varianteve per truall ne kryeqytetin shqiptar. Behet e ditur se katedralja e re do te plotesoje nevojat qe paraqet sot komuniteti ortodoks i kryeqytetit, sepse kisha aktuale e Rruges se Kavajes nuk i ploteson dot.
"Nuk ishte dhurate, por kompesim i asaj qe kishim!"
Territori pas Partise Socialiste nuk ishte nje dhurate nga ana e qeverise shqiptare, por kompesim i objektit qe dikur ekzistonte. E se njejtes menyre eshte edhe prona e dhene per ndertimin e nje xhamie prane Kuvendit. Te dyja kane te bejme me kompesime qe shteti ka zgjedhur t'u beje pronareve te dikurshem te objekteve te kultit. Sipas te dhenave, aty ku sot ngrihet hotel Tirana, deri ne vitet '60 ka ekzistuar nje kishe ortodokse. Ndersa ne kryqezimin e sheshit "Partizani" ka qene nje xhami. "Ky akt eshte rivenie e se drejtes per kthimin e pronave ndaj komuniteteve fetare" shprehen burime prane kishes ortodokse.
Shteti duhet ta kishte marre parasysh kthimin e pronave te komuniteteve fetare. Dhe te mos cuditet perse pas tyre qendrojne banka apo financime te huaja, sepse komunitetet jane te detyruara te kerkojne te tilla perderisa nuk kane prona, te cilat iu sigurojne nje autonomi financiare. Ky esht-_ndimi i besimtareve ne lidhje me kthimin e deritanishem te pronave nga ana e shtetit shqiptar.
"Deri tani, ligji i kthimit te pronave e ka trajtuar komunitetin ortodoks te ndare ne grimca lidhur me pretendimet e tij per pronat
qe ka patur nen zoterim. Por ai duhet trajtuar ne menyre unike si nje i tere, pra si nje pronar i vetem qe ka te drejten per t'iu kthyer pronat qe ka patur dikur nen administrim. Ne marreveshje me qeverine, komunitetet fetare paraqiten si nje person juridik. Ne te shumten e rasteve eshte vepruar sipas deshires se pushtetareve lokale", shprehen burime prane komunitetit drejtues ortodoks ne vendin tone. Sipas tyre, shteti mbetet njerk ne administrimin e objekteve te kultit. Ende dhe ne ditet e sotme vazhdon mentaliteti ateist se keto objekte duhet te administrohen nga shteti, por sipas besimtareve ato jane ngritur per qellime shpirteror dhe nuk kane te drejte te mbahen nga shteti. Ato duhet te mbikqyren nga shteti, por jo te administrohen prej tij.
Kontradita me shtetin
Edhe pse zyrtaret e shtetit shqiptar shume kohe me pare nuk e kane menduar dy here per te dhene tokat komuniteteve fetare, ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte. Socialistet perpara se te hyjne ne seline e PS, duhet te kalojne nje here nga kisha, ndersa deputetet, perpara se te hyjne ne parlament, do te kthejne syte nga xhamia. Burime te KJ thane se disa nga zyrtaret aktuale te shtetit, nuk jane dakord per ngritjen e ketyre dy objekteve te kultit ne qender te kryeqytetit. Madje kane hyre ne tratativa edhe me drejtuesit e ketyre besimeve fetare, por bisedimet kane rezultuar jo te suksesshme. Ne nje mga mbledhjet me te fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, eshte marre vendimi per paraqitjen e planeve rregulluese te qendrave te qyteteve. Bashkia e Tiranes nuk e ka ndermarre ende nje hap te tille, por nese do ta beje, do te duhet te perfshije ne plan edhe pretendimet e komuniteteve fetare.
[ 07. Shkurt 2003, 02:00: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]