Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ne cilin vend te botes nuk ka shqiptar numerohen afersisht 12.500.000 ne gjithe boten po te ktheheshin te gjithe ne shqiperi ku do te jetonin
 
Shqipëria 1 euro Motoja e kësaj nisme sipas Kryeministrit është: “Shqipëria 1 euro”. Thënë më thjesht, për të gjithë ata investitorë të huaj të cilët duan të blejnë ose të marrin me qira pasuritë tona publike, çmimi për metër katror apo dhe për shërbime të tjera do të jetë vetëm një euro. E kuptoni rrezikun e kesaj idiotesie ku eshte o popull?? çfare do te bejne politikanet Shqipatre per te na vjedhur pasurine qe na perket dhe eshte e te gjitheve??? Mjafton qe nje i huaj i paguar nga nje politikan Shqiptar te blej pasuri publike me 1 Euro ose ta marre me qera dhe pastaj kjo te shfrytezohet nga te tjere, pra siç e shikoni eshte thjesht nje mekanizem per te na gllaberuar me nje Euro pronen publike pra ate prone qe na perket te gjitheve, siç po bejne me plazhet qe jane prona jone qe natyra na i ka dhuruar dhe ATA (nje kryetar bashkie)ku e gjejne te drejten ti japin me qera nje gje qe na perket te gjitheve!!?? Pra eshte mekanizmi i fundit diabolik per te na zhvatur FALAS “Do t’u ofrojmë tokën me një euro, do t’u ofrojmë kualifikimin e punëtorëve me një euro, do t’u ofrojmë ujë teknologjik me një euro” Pyes une ku do ti gjeje Sala pronat publike kur tani ne Shqieri i ka mbetur vetem gruaja e tij pa privatizuar Mjaft me demagogji idiote por e vetmja nisem e zgjuar qe mund te merrje ne te mire te popullit do ishte te shfaroseje pergjithmone ashtu si Tosi Thënia Do t’u ofrojmë tokën me një euro Do t’u ofrojmë kualifikimin e punëtorëve me një euro Do t’u ofrojmë ujë teknologjik me një euro Do tu ofrohet regjistrimi i biznesit me një euro Do t’u ofrohet hyrja në Shqipëri me një euro Video qe kam vene ne Google http://video.google.it/videoplay?docid=3541308139086803933&hl=it
Aksident tragjik - shuhet Gramoz Pashko Mesohet se pas mbreme ne darke ka rene ne det helikopteri qe transportonte per ne Bari te Italise profesor Gramoz Pashkon, i cili ndodhej ne gjendje kome si pasoje e aksidentit te djeshem ne Himare ku ndodhej me pushime. Ne helikopter pervec mjekeve qe e shoqeronin dhe pilotit ndodhej dhe i biri... Per me shume lexoni tek: Balkan Web
 
Vlëreso (për mirë apo keq) vendpushimet shqiptare Duke qen se pas fundit te boterorit sezoni i plazhit vjen behet akoma me intensiv, dhe duke ditur se shume prej jush tashme kane shkuar ne plazh kete vere, po hap kete teme. Ketu ju lutemi te vlereosni per mire apo keq, vendet ku keni shkuar kete vere, plazhet, restorantet, lokalet, ushqimet, pijet dhe sherbimin qe ju kane ofruar. Mbetet te kenaqur apo te zhgenjyer? Ju ndodhi ndonje gje interesante? Ne kete menyre kjo teme mund te kthehet ne nje guide per pushuesit e tjere nga AF, do dime ku duam te shkojme dhe cilat vende do benim mire t'i evitonim. Faleminderit.
Mjaft Fest - kete here nuk ishe karnavale po i bie shkurt qe te mos ju merzis Behet fjale per Mjaft Fest organizuar ne plazhin e livadhit (himare) javen e shkuar. video klipi (njeri) i "chicks on speed" ishte praktikisht nje porno. Nuk eshte se mua personalisht do me vinte keq por ishte nje idiotesi e vertete. Te mos llogarisim personat mbi 18 vjec qe ishin aty, te mos llogarisim faktin qe nuk kish nje seleksionim ne hyrje dhe femije plot qe erdhen aty nga shtepite perreth per kuriozitet (le te mos vinin) , te mos llogarisim as efektin qe imazhe te tilla japin me mendjen e lloj lloj personave qe mund te ndodheshin aty dhe naten livadhisnin nder tendat e vajzave flinin PO SI T'IA BEJME TE HARROJME ADOLESHENTET QE MJAFT KISH MARRE ME VETE SI VULLNETARE?????????????!!!!!!!!!!!!!
Geixh, takime sekrete në Jug Geixh, takime sekrete në Jug Përfaqësuesi i lobit greko-amerikan takime me minoritetin pas zgjedhjes në krye të shoqatës së epirotëve jashtë Greqisë Anila Rama TIRANË- Nikolas Geixh, në një vizitë të heshtur e pa bujë, viziton Jugun e Shqipërisë, duke zhvilluar takime me banorë të disa fshatrave të minoritetit dhe të zonës së Himarës. Përfaqësuesi i lobit greko-amerikan, një figurë shumë e diskutuar në opinion shqiptar për aktivitetin e tij, në ditët e para të gushtit, përkatësisht në datat dy-tre, ka zhvilluar takime në zonën e Dropullit dhe më pas ka shkuar edhe në Himarë. Lajmin e konfirmuan burime të sigurta, pranë njerëzve që kanë shoqëruar Geixhin në takimet e mësipërme. Geixh ka shkelur tokën shqiptare, menjëherë pas një takimi të panepiriotëve jashtë Greqisë, të zhvilluar në Janinë, ku ai edhe është zgjedhur kryetar i kësaj shoqate. Ndonëse nuk dihen shume detaje nga takimet e tij në jug të vendit, qëllimi i Geixhit, është i qartë, kontakti me përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, që ai i konsideron si vorio-epiriotë, duke u njohur paraprakisht edhe me zhvillimet e fundit që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të këtyre pakicave. Ai është shoqëruar në këto takime nga figura të njohura të minoritetit grek në Shqipëri, përfshirë edhe kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “Omonia” Jani Jani. Vizita e Geixhit në Shqipëri është bërë pak ditë pasi në Qarkun e Vlorës u nënshkrua një memorandum për të drejtat e pakicave. Përfaqësuesit e pakicës greke në Shqipëri nuk e nënshkruan këtë memorandum, me pretendimin se në të duhej që zona e Himarës të shpallej minoritare. Por nga autoritetet zyrtare të Prefekturës, firmosja e memorandumit u quajt një sukses, pasi ai u nënshkrua nga të gjithë minoritetet, përveç atij grek. Geixhi në këtë vizitë të tij në Shqipëri, nuk ka pasur në agjendë takime me përfaqësues të qeverisë apo politikës. Ai është mjaftuar duke thënë në Janinë, në konferencën e Epirotëve se nuk kam çfarë të diskutoj më me qeverinë, pasi jam marrë vesh për hapjen e shkollës greke në Himarë. Nikolas Gaxojani, për herë të fundit ka qenë në Shqipëri në janar të vitit 2005, në përvjetorin e 14-të të themelimit të organizatës “Omonia” në Gjirokastër, ku sërish ka ritheksuar se mosrespektimi i të drejtave e lirive të të minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, e lë vendin jashtë BE-së. Geixhi është i njohur për drejtimin e lobit grek në Amerikë. Nikolas Geixh, ose Gaxojani, është shpallur person “non grata” në vitin 1994-ër, nga ish-presidenti i saj kohe Sali Berisha. Si shkak për këtë, shërbeu incidenti i ndodhur në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar në territorin e një reparti ushtarak. Geixhi, nga autoritet shqiptare në atë kohë, u shpall person “non grata,” ndërsa u arrestuan 6 minoritarë grekë, të cilët edhe u dënuan gjatë procesit që njihet, si “Procesi i të gjashtëve.” Rikthimi tij në Shqipëri do të ndodhte vite më vonë, vetëm pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Madje në vitet e qëndrimit të socialistëve në pushtet, Geixhi arriti të krijonte marrëdhënie miqësore me ish-kryetarin e PS-së e ish-kryeministrin Fatos Nano, duke pasur si ndërmjetës në vendosjen e kontakteve, një nga figurat e njohura të PS-së në 8 vjetët e pushtetit, Anastas Angjelin. Por edhe marrëdhëniet e ngrira me Sali Berishën, pasi ishte shpallur “non grata në 1994-ën,” morën një kthesë të dukshme në takimin që ai zhvilloi kokë më kokë me të në selinë e PD-së, në fund të vitit 1992. Ndërkaq, vlen të theksohet se tashmë pas rikthimit në pushtet Berisha, po i kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë përmbushjes së të drejtave të minoriteteve. Pak muaj më parë, qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur hapjen e një shkolle greke në Himarë, vendim që ka shkaktuar mjaft polemika, pasi nga dy ministra të qeverisë kishte dy qëndrime të ndryshme për këtë çështje.
Shqiperia: Vendi i Harruar nga Koha Ndiqni kete nyje The land that time forgot. Ky artikull eshte teper interesant, sidomos per ne shqiptaret ne kurbet qe kemi kohe pa u kthyer ne Shqiperi. Cfare imazhi kemi ne si shqiptare ne bote dhe pse u leme kete persthypje te huajve? Ndoshta ky autor eshte me i ndergjegjeshmi prej te tjereve - apo e ka gabim?
Identiteti Kombetar Duke lexuar debatin Qose vs Kadare, duke pare nje teme tjeter ne kete nenforum, dhe ne baze te shume reflektimeve personale, me ka lindur pyetja: Cili eshte identiteti kombetar i shqiptareve? Ngase dallon ai nga ai i te tjereve? A jemi lindore apo perendimore? C'kuptim kane keto mbiemra per ne?
MTV Mberrin ne Vlore. Sot me dt 5 Gusht 2006 MTV organizon nje koncert ne Vlore, pervec mesazhit te vete koncertit qe eshte ai i promovimit te luftes se trafikimit te qenieve njerezore, a mendoni se do te sjelle ndonje gje me te vlefshme per turizmin shqiptar apo per opinionin qe kane jashte per Shqiperine???
Nje tjeter ne gracke te videocelularit!. Pas videos se cunit te nje vipi i zene ne banjot e petroninit video tjeter erdhi ne redaksine e zone e lire. Nje filmim tjeter ne banjot e plazhit kete rradhe. Me sa duket cunat e vipave per tu fshehur zgjedhin banjot, por nuk po u del shume e sukseshme si metode. Miqte ose shoket e tyre per tu hakmarre ndoshta edhe nga inati per cunat e Vip sollen kete video te re. Messazhi orgjinal me videon "Bjeri deres para se te hysh ne banjo" ..kjo eshte video e nje djali te nje deputeti te pd-se ne durres.videoja eshte xhiruar ne ambientet e nje lokali ne plazhin e durresit.. " Nese eshte e vertete atehere kjo video nxjerr ne pah nivelin e ulet te familjeve te deputeteve tane qe nuk i edukojne cunat dhe nuk u japin dy leke te pakten te vene ne Motel. Marre nga zoneelire.com Videoja ketu. http://www.badongo.net/vid/174776
Serbia le pas Shqiperine.... Serbia le pas Shqiperine ne rrugen drejt BE-se! E kuptoni tani se sa te trashe jemi?Se sa mbeturina ta administrates turko-osmane jemi? Serbia>ka ba nje lufte shkaterruese per 10 vjet,u perball me sanksione,i iken te gjitha republikat nga te cilat vilte pasuri te shumta,Kosoves nuk i merr asgje ka shum vjet,dh prapseprape ekonomia e saj eshte me lart se e jona! Legjislacioni i saj eshte me i kompletuar! Le te hame mut te gjith se bashku!
Letra e Plakut Koco: Ma bene babane ushtar grek.. lexova kete leter ne Gazeten Shekulli nga nje plak qe tregon historine e te ashtequajturave betejave greke ne Kosine...enjoy... Ç’di unë për luftën italo-greke? Koço Kureta Jam një fshatar nga katundi Kosinë i Përmetit, më quajnë Koço Kureta, jam 88 vjeç. Kete leter po ua nis me një këngë labe që këndohej në kohën e Turqisë: “Të krishterë e myslimanë jemi keq../ të ngrihemi që të tërë djem e pleq..”. Kjo këngë i dedikohej të gjallëve, ndërsa unë po ia kushtoj të vdekurve... Dhe po i shtoj dy vargje te miat..: “More shtet, more shtet / babanë e vdekur ma bere ushtar grek / ma le ta shisnin veç për pesë leke...”. Tani po ju them ato qe mbaj mend une nga ajo kohe...Luftimet zhvilloheshin në zonën e Shqerisë, por qenë shkembime zjarri sporadike. Italianët bënë një shkëputje nga fronti mbi 6 orë larg dhe u ngulitën në fshatin tonë Kosine, pranë kishes në një kodër... Filluan të ndernin batanijet që i kishin të lagura, ngritën edhe kazanin e gjellës.. Rreth orës 2 pasdite, zbret nje pararoje greke nga mali i Sërës dhe qëndron në një kodër përtej fshatit... Prej aty diktuan ushtarët italianë që ndodheshin te kisha. Filluan te qellonin mbi italianet me mortaja dhe nje predhe madje ra tek kazani i gjellës... Italianët u larguan ne panik në drejtim të Zleushës dhe kaluan në drejtim të Dishnicës. Në Qarrishtë pati një luftë të përgjakshme. I kishim ngritur edhe një këngë: “Moj Qarrishtë e shkretur / ç’u mbushe me të vdekur / italianë dhe grekër... Pas pararojës mbërritën trupat e rregullta greke të cilët kaluan në të gjithë fshatrat e Përmetit, në Tremisht, Bodar, Kutal, Kosinë dhe drejtoheshin për nga Dishnica për të mbërritur në Qarrishtë. Trupat greke nuk qëlluan asnjë fishek, sepse italianët kishin kaluar në Dishnicë... Mora vesh nga shtypi se aty na qenkan vrarë dy oficerë grekë dhe na qënkeshin varrosur te kisha e Kosinës. Kjo është një gënjeshtër me bisht sepse italianët nuk ishin larguar ende. Forcat greke ngritën dy depo ushqimesh: një në Tremish dhe një në Kosinë, për të furnizuar trupat që largoheshin nga Përmeti... Do të shkruaj edhe dy fjalë për vete. Në shtator të 1943 babai shkoi në Përmet për pazar. Italianët në atë kohë të vrisnin po të kaloje mbi urë. Babai u mundua të kalonte nga vau por i shkau këmba, ra në lumë dhe rryma e futi nën një shkëmb. Për shtatë ditë nuk e gjetëm trupin, më pas na lajmëruan se trupi kishte dalë te vau i Kosinës. Ashtu si qe bërë ai nuk mund ta shpinim në fshat dhe vendosëm që ta varrosnim në Kosinë. E shpumë në shtëpinë e kushërirës pastaj në kishë ku iu bënë nderimet e fundit nga prifti dhe më pas e varrosëm në Kosinë ku prehet që prej 65 vjetëve. Ndërsa tani na e “veshën” ushtar grek. I shkreti plaku im... Nga ana tjetër shteti nuk mund ta prishë me grekun se na e pret koromanen. Të marrça të keqen o Enver... Koço Kureta 88 vjeç
Greket ne greve, rikthehen radhet e gjata ne Kapsh Greket ne greve, rikthehen radhet e gjata ne Kapshtice E Merkure, 12 Korrik 2006 Kufiri me Greqine ne Kapshtice eshte bllokuar per ore te tera, nderkohe qe radhet e pafundme ishin serish pjese e atmosferes ne kete pike kalimi kufitar. Mbi 1200 udhetare me rreth 300 automjete per me shume se 12 ore jane kthyer ne banoret me te rinj te Kapshtices, ndonese jo me deshiren e tyre. Policia shqiptare nga ana e saj ne kete vendkalim eshte ndier papritur nen trysni te forte nga kjo situate qe dukej se ishte arkivuar ne kujtesen e bluve, ndersa nje pjese e tyre jane efektiv i ri ne kete pike kalimi, pas ndryshimeve te shumta te bera nga Drejtoria e Policise ne Korce. Gjithcka ka nisur gjate te henes, kur dhe policet greke ne anen e tyre te kufirit kane nisur nje greve. Situata menjehere eshte percjelle dhe ne Shqiperi, ku dhe eshte rritur numri i udhetareve qe leviznin ne te dy anet e kufirit. Nderkaq burimet e policise shqiptare ne Kapshtice bejne te ditur per gazeten se e marta duket se ka qene dhe dita “ters” per me shume se nje mije emigrante shqiptare qe vetem per te marre nje vule hyrese ne shtetin fqinj grek, u eshte dashur te konsumojne nen diellin pervelues te korrikut me shume se 12 ore pritje. Radha e gjate, sipas komandantit te pikes shqiptare te kalimit, Ilia Havale ka qene shqetesuese, duke arritur deri tej ish-posta e vjeter kufitare, pra shume larg territorit te doganes. Radha me shume se 2 kilometra ka vazhduar e pandryshuar per gjate gjithe paradites te se martes, nderkohe qe e njejta situate ka qene edhe ne oret e pasdites. Puna e pales greke eshte pezulluar plotesisht ne oren 14.00 me oren shqiptare, atehere kur nderrohet edhe turni, nderkohe qe puna ka rifilluar pas me shume se dy oresh. Vec radhes se gjate ritmi i ngadalte i punes se policeve greke gjate perpunimit te te dheneve per cdo shtetas shqiptar ka qene nje tjeter shqetesim qe ka ngarkuar me teper situaten e re. Duke iu referuar komandantit te kesaj pike kalimi mesohet se ai ka marre kontaktin e pare me palen greke vetem gjate ores 14.00, nderkohe qe edhe shpjegimi i policeve greke per te, ka qene i paket, pa i dhene asnje sqarim per oret e gjata te qendrimit te shtetasve shqiptare ne te dy anet e kufirit, ne pritje te hyrjes ne territorin grek. Policia shqiptare beri te ditur me ane te shifrave zyrtare te saj se gjate paradites nga ora 08.00 e mengjesit te te martes deri ne oren 15.00 numri i shtetasve qe kane lene Kapshticen ka qene i vogel me rreth 200 persona dhe rreth 50 automjete. I. Vreto
Arrestohet dhe lirohet nje i ri i armatosur! Gentiani, ne polici per kanosje E Diele, 09 Korrik 2006 Ne fillim te ketij viti, Gentian Beqaj eshte shqoeruar ne mjediset e policise se Tiranes per kanosjen e nje agjenti te sherbimit sekret. Sipas burimeve zyrtare te atehershme, ai ishte nen shoqerine e te emes, duke udhetuar me mjetin e tyre, ne rrugen “Myslym Shyri”, kur jane ndeshur ne rruge me nje person, me te cilin kane shkembyer fjale fyese. Beqaj e ka kercenuar “kundershtarin” e tij qe me pas rezultoi agjenti i Sherbimit Informativ Shteteror. Ky i fundit lajmeroi uniformat blu te kryeqytetit, ndersa e ka ndjekur me makine te riun Beqaj, duke informuar policine per levizjet e tij, derisa eshte nderhyre per ndalimin e tij. Burimet e policise bene te ditur se sapo jane njoftuar per Beqajn, jane organizuar disa patrulla policie per kapjen e tij. Sipas grupit qe mori pjese ne arrestim, i denoncuari eshte ndjekur deri ne rrugen “Ali Demi”, ku nje makine e repartit “Shqiponja” i ka nderprere udhetimin, duke e arrestuar. Burimet policore shtuan se makina Beqajt eshte rrethuar nga dy makina policie dhe i kerkuari eshte dorezuar vete. Pas qendrimit disa ore ne polici dhe interesimit te te atit te tij, i cili atehere drejtonte kompanine e te vellait te vrare, Gentian Beqaj u la i lire. SEKUESTRIMIET -Automjeti SAAB ngjyre blu, me targa BE 700 HH me nr. shasie YS3C4502K1016679. -Nje pakete me mbishkrimin “Kent” brenda se ciles u gjet nje sasi lende narkotike kanabis sativa -Dokumentacioni i automjetit me karakteristikat e mjetit dhe dokumente te tjera me gjeneralitetet e shtetasit Gentian Beqaj -Nje aparat celular “Nokia” -Nje kreher pistolete TT me 7 fisheke -Nje maske me ngjyre te zeze -200 grame lende eksplozive, prodhim kinez -Nje detonator dhe nje filter i tille -Dy automatike model. 56, me tre krehra te mbushur me fisheke
Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses, rritet e Presidentit Pagat do të jenë në raport me atë të presidentit. Çdo vit do të ketë ndryshime, në bazë të buxhetit të shtetit Florian Papadhimitri TIRANË- Piramida e pagave në vend pritet të ndryshojë së shpejti, pasi qeveria ka propozuar nivele të ndryshme. Me një projektligj të paraqitur këto ditë për diskutime në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë pagat e punonjësve dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura që janë krijuar me ligj. Kështu, në krye të “piramidës” së pagave, dhe si pagë referuese do të jetë ajo e presidentit të Republikës. Presidenti, sipas këtij projektligji, do të ketë pagën që ka aktualisht, atë prej 227 mijë e 480 lekë. Kjo pagë do të jetë e pandryshueshme deri në momentin që do të miratohet buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, dhe në këtë projektligj përcaktohet qartë që “paga e presidentit të Republikës” përcaktohet çdo vit, në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit, sipas propozimit të Këshillit të Ministrave” Pagat e tjera Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, përshihen 31 kategori pagash të punonjësve të institucioneve të pavarura. Ndryshimet e propozuara janë pothuajse te të gjitha kategoritë dhe vihen re ulje dhe ngritje. Struktura e propozuar është ndarë në gjashtë grupe, ku në grupin e parë që janë edhe pagat më ta larta, bëjnë pjesë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Tre të fundit propozohet që të kenë një pagë sa 89 për qind e presidentit të Republikës ose 202 mijë e 457 lekë. Krahasuar me pagat aktuale, në këtë grup vihet re një ulje e pagës së kryetarit të Kushtetueses, i cili nga 223 mijë e 344 lekë, propozohet të marrë 202 mijë e 457 lekë në muaj. Për sa i përket kategorive të tjera, bëhet fjale për një rritje prej jo më shumë se një mijë lekë të pagës nën kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryeministrit. Në këtë kategori janë përfshirë edhe Avokati i Popullit, kryetari i KLSH-së, kryetari dhe zëvendëskryetari i KQZ-së si dhe gjyqtarët e Kushtetueses. Të gjithë këta do të kenë një pagë prej 166 mijë e 60 lekë, ose në raport sa 73 për qind e pagës së presidentit. Më pas përcaktohen pagat e ministrave, kryeinspektorit të ILKD-së, deputetit dhe zëvendëskryetarit të KLD-së. Në këtë kategori, përveç deputetëve, propozohet që pagat të jenë 154 mijë e 686 lekë. Ndryshimet më të mëdha që propozohen vihen re në pagën mujore të kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, i cili nga 112 mijë lekë propozohet të marrë mbi 136 mijë lekë të reja. Projektligji është diskutuar edhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe të gjithë deputetët e pranishëm ranë dakord me propozimet. Pas kalimit të këtij projektligji në këtë komision tani pritet miratimi në seancë plenare. Pritet që ky projektligj të votohet në një prej seancave të javës që vjen.
Top