Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Lamtumire zotni Pjeter! Lamtumire zotni Pjeter! Nga Alban Bala Per te gjithe ata qe kane punuar qofte edhe nje dite te vetme me Pjeter Arbnorin, ajo dite ju eshte e pashlyeshme ne kujtese. Misionar i se thjeshtes, partizan i mendimit te lire, serioz deri ne vetemohim dhe politikisht i arsyeshem- ai njeri i vogel, i mrrolur nga mundimet dhe sprovat, me hapin e tij te shkurter ne korridoret e Kuvendit te Shqiperise, sikur shpallte vetedijen se ndryshimet e medha ne vende si Shqiperia kerkojne zhvendosje te imta, por te perditshme, te paprera. Njelloj si hapi i tij. Shfaqej shpesh atje ku me pak pritej: ne dyert e zyrave te stafit te tij per te dhene nje pershendetje, per te pyetur per diçka apo thjesht per te ndertuar nje marredhenie te besueshme dhe te dashur pune. Ta shihje “zotni Pjetrin” neper korridore ishte mese e zakonshme. Sidomos ne oret kur ne Kryesine e Kuvendit nuk kishte me deputete… Ne seline e Kuvendit te Shqiperise, per stafin e tij, Pjeter Arbnori gezonte njemije forma dhe shfaqje: per Ariana Meron e talentuar ai ishte shkrimtari i mbijetuar qe ajo ruante me kujdes ne kasaforten e zyres: blloqe te çuditshem te te gjitha formave dhe permasave, te shkruar me dore ne rrethana mbinjerezore deshmonin deshiren e tij per jeten. Per perkthyeset e Kuvendit, Pjeter Arbnori ishte sprova me serioze profesionale. Ne ngujimin e gjate çnjerezor Arbnori i kishte mesuar te gjitha gjuhet e tij si gjuhe te vdekura. Gjithnje i gatshem te ndihmonte apo korrigjonte me fjalen e sakte ne 4-5 gjuhe, per arsye etike Arbnori shmangte te foluren direkt ne gjuhe te huaj. Por ai e dinte shume mire ate qe donte te thoshte. Per zedhenesin e tij Arbnori ishte gjithnje nje hap para: mendja e tij ishte shume me e sprovuar me formulime. Shenimet me sugjerime per tekstet delikate preferonte t’i sillte vete deri ne zyre. Pastaj kthehej i qete per ne tryezen e tij, me hapat e vegjel dhe te pahetueshem. I holle ne nuanca dhe i plote ne kuptim, Arbnori ishte nje bashkebisedues i rendesishem per partneret nderkombetare te parlamentit te ri shqiptar. Tejet i kthjellet dhe shume inteligjent, aftesia e tij per te ndertuar nje fill te holle besimi edhe aty ku shanset politike nuk e lejonin kete, Pjetri ishte me shume se nje shkolle negociate per rishtaret e komunikimit. Qasjet e tij ishin origjinale; logjika e tij ishte historike; vizioni i tij ishte modern; qetesia ishte kristali prej nga dukej ajo qe Arbnori donte t’u tregonte te tjereve. Dhe ishte nje qetesi e peshuar mire. Per te gjithe ne qe kemi sherbyer ne stafin e Kryesise se Kuvendit, Pjeter Arbnori do te mbetet nje simbol i pazevendesueshem i liderit, ku mendja e tejkalon forcen dhe ku guximi prodhon paqen e brendshme. Arbnori ishte nje njeri i nismave individuale: edhe rezistencen e grupit ai e shihte si nje akt dhe pergjegjesi individuale. E tille qe greva e tij e fundit e urise ne mjediset e Kuvendit. E tille qe perpjekja e tij e sforcuar per te ndalur fizikisht protestuesit me 13 shtator, te nesermen e vrasjes se Azem Hajdarit. I matur deri ne vete-mohim, Arbnori refuzoi t’i bente opozite opozites siç bene shume te tjere para dhe pas tij, edhe pse per nje kohe nuk ishte shume dakort me strategjite dhe taktikat politike te partise se tij. Duke pranuar humbjen ne zgjedhjet e fundit, Arbnori po ashtu dha nje shembull te admirueshem te nevojes qe ka vendi per respektimin e ligjit dhe institucioneve. Ne vitin ’96 ndersa opozita e majte protestonte ne rruge shume njerez nga stafi i Kryesise se Kuvendit merrnin pjese ne protesta. Edhe pse i informuar me se miri, Arbnori nuk thirri asnjerin prej tyre, as i keshilloi te mos beheshin pjese e aksionit politik anti-qeveritar. “Te gabosh eshte njerezore. Mos me kerkoni edhe mua te gaboj, si ata apo si ju!” – i qe pergjigjur lakonisht njerit prej drejtoreve te tij, qe i kerkoi te nderhynte ne kete drejtim. Shtetar i klasit te pare, Pjeter Arbnori ishte misherim i ligjit ne veprim, ndersa hidhte pa ndalur hapat e tij te vegjel drejt nje shkalle te re dhe me te larte te demokracise. Ikja e Pjeter Arbnorit eshte natyrore. Mungesa e tij do te jete shume me e rende se sa kaq. Ai do te mbetet profili me original dhe unik i politikes shqiptare post-komuniste, i paperseritshem ne tiparet njerezore e historike, i pakthyeshem si fenomen politik, jetegjate fale modelit te tij teresisht kombetar e njekohesisht europian te te vepruarit institucional, por fatkeqesisht edhe i paimitueshem. Ne librat e tij gjendet nje pjese e vogel e tij, shpesh ajo qe ajo nuk mundi te ishte kurre. Ne pervojen qe la pas gjendet pjesa tjeter. Ne genet e femijeve te tij dhe ne letrat e pabotuara gjendet ajo çfare Zoti deshi te ruante prej tij. Tek seicili prej nesh gjendet ajo qe Arbnori deshi te mbahej mend prej tij. Lamtumire zotni Pjeter! * Autori ka punuar si Drejtor i Informacionit, Dokumentacionit dhe Kerkimeve prane Kryesise se Kuvendit te Shqiperise ne periudhen 1995 -1996 Artikulli eshte marre nga newsletteri i Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike ( www.albpr.org )
Help America! america ne gjunj 9/11 fllad vere te vdekur qe vozisin uritur luten per buk kufoma floatuse banda grabitse ndihme qeveritare kermill sanitare katstrof zinj racism kriminale neglixhenca vonesa fondet Bush tutkall america donori me i madh ne bote(no per capita) qa per ndihm where the fcuk is the rest the world?
ARRESTOHET LILIANA KONDAKCI Itali, kapet me droge kengetarja Liljana Kondakci. Media italiane: Po transportonte 3 kg kokaine Arrestohet me kokaine ne Itali kengetarja e njohur shqiptare Liljana Kondakci. Kengetarja eshte arrestuar nga policia italiane ne Katanxaro, prane Kalabrise ndersa transportonte rreth 3 kilograme e 300 grame kokaine me makinen e saj. Burimet policore nga Italia bejne te ditur se Kondakciu u arrestua disa dite me pare por lajmi eshte bere vetem sot i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. 54 vjecarja eshte arrestuar prane stacionit hekurudhor te Sibarit dhe droga u zbulua gjate nje kontrolli. Policia italiane ka nisur hetimet
Amendamenti “Lesi” per mediat Mazhoranca “rrezon” Moisiun E Marte, 20 Qershor 2006 Amendamenti “Lesi” per mediat ka kaluar pa asnje ndryshim me 80 ‘pro’ dekretit te Moisiut. Presidenti e kishte kthyer ligjin si antikushtetues. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi Ergys GJENCAJ Braktisja e Kuvendit nga opozita, nuk ka penguar mazhorancen te rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per ligjin e mediave. 81 deputete kane qene prezente ne sallen e seancave plenare, kur eshte votuar dekreti presidencial. Me 80 vota ‘pro’ dhe kunder vetem ajo e Spartak Ngjeles, argumentet e kreut te shtetit se ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten, jane hedhur poshte. Presidenti ne mendimin e tij, shprehej se neni 7 i ligjit, ku thuhej se persona fizike e juridike qe kane aksione ne nje shoqeri radioje ose televizive, nuk u lejohet te marrin pjese ne prokurimet me fondet publike ose ne shoqerite me kapital shteteror, perben shkelje kushtetuese. Por mazhoranca tejet e motivuar per te mbajtur ne kembe ligjin e miratuar pak kohe me pare, vetem me votat e saj ka rrezuar pretendimet e Presidentit Alfred Mosiu. Gjate diskutimeve te gjata mbi dekretin, mazhoranca dhe opozita kane ruajtur qendrimet e tyre krejt te kunderta. Ne fakt, kthimi nga Presidenti fokusohej vetem ne te amendamentin “Lesi” dhe jo ne ligjet e tjere te ndryshuar, te cilet i kundershtonte opozita. Iniciuesi i amendamentit, deputeti Nikolle Lesi, ka mbajtur nje qendrim tejet kritik dhe agresiv ndaj kreut te shtetit. Sipas tij, Presidenti Alfred Moisiu “ne konflikt te hapur me Kushtetuten dhe i shtyre nga interesa ryshfeti te keshilltareve te tij juridike, ka kthyer kete ligj”. Lesi ka mbrojtur amendamentin e propozuar prej tij, duke theksuar se firma “2K” ka perfituar vetem nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve, nje shume prej 9.3 miliarde lekesh. Lesi ka theksuar se amendamenti i tij eshte pranuar nga te gjithe deputetet socialiste. Debatet kane vazhduar. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi, Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve dhe Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Publik. Ne optiken e opozites, ligji ka si qellim kthimin e tyre nga institucione te balancuara politikisht, ne institucione njengjyreshe. Por pretendimet e opozites jane kundershtuar nga perfaqesues te mazhorances. Kryetari i grupit te PD-se, Bamir Topi, ka deklaruar se opozita ka gjetur nje pretekst dhe po e keqperdor. Sipas tij, mazhoranca eshte teresisht ne mbeshtetje te lirise se mediave dhe kapitalit.
Ndalohet interneti ne shqiperi Sot lexova se ne Shqiperi do te ndalohet interneti: E lexova ne kete link: Ndalohet Interneti Dini gje nese eshte e vertete...???
AMERIK ,ISRAEL MIQTE DHE ARMIQTE E TYRE. FLASIM PER POLITIK ME FAKTE DHE ARGUMENTA E DATA. NUK ESHTE BASHKEBISEDIM FETAR.
Arrestohet gjatë aktit të dashurisë nga GAZETA PANORAMA sot. Arrestohet gjatë aktit të dashurisë Zbulohet baza e prostitucionit, policia aksion te liqeni Artificial FLORENC BAKILLARI Një operacion antitrafik i policisë së Tiranës zbuloi një bazë prostitucioni në kryeqytet dhe realizoi goditjen e saj, në kohën kur njëra prej vajzave ndodhej duke kryer marrëdhënie seksuale me klientin e saj. Klienti i radhës sapo kishte paguar shumën e kërkuar, 20 mijë lekë të reja, dhe kishte hyrë në dhomën ku e priste vajza kur ka mbërritur policia. Efektiva të shumta të sektorit të Antitrafiqeve në policinë e Tiranës, organizuan mesnatën e së shtunës një operacion në zonën e liqenit artificial të kryeqytetit. Drita Zyla, 37 vjeçe, ka rënë në pranga me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Menjëherë pas të dyshuarës si tutore e prostitutave, është arrestuar edhe bashkëpunëtori i dyshuar i saj, taksisti Jemin Halilaj, 35 vjeç. Vajza 17-vjeçare me iniciale A.M., është ndaluar në polici me akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”, ndërsa pronarja e hotelit ku ndodhi ngjarja, është marrë e pandehur për akuzën e “vënies në përdorim të ambienteve për shfrytëzim prostitucioni”. Forcat e policisë kanë sekuestruar hotelin, 20 mijë lekët e paguara nga klienti i pafat, taksinë me targa TR 7628 K, si dhe pesë aparate celularë. Prostitucioni Mjaftonte një telefonatë për të siguruar një vajzë 17 apo 20-vjeçare për një natë. Sipas hetimeve të policisë, shuma financiare që duhej paguar varionte nga 5 mijë lekë të reja deri në 300 euro, në varësi të moshës së vajzës dhe bukurisë së saj. Pasi fiksohej orari, çmimi dhe vendi, një taksi çonte vajzën tek klienti. Policia ka zbuluar një rrjet që shfrytëzonte për qëllime prostitucioni të paktën pesë vajza, disa prej tyre të mitura. Pas arrestimit të dy personave të parë, policia tha se aksioni mund të pasohet me të tjera arrestime. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë pohuan se sektori i Antitrafiqeve ka arrestuar pranë kodrave të liqenit artificial, në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Drita Sylën dhe Jemin Halilajn. Syla dhe Halialj dyshohet se shfrytëzonin në rrethana rënduese një vajzë 17-vjeçare, për qëllime prostitucioni. 17-vjeçareja u gjet në një nga dhomat e hotelit pranë Kopshtit Botanik së bashku me një klient, i cili pasi kishte paguar Drita Sylën, do të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën. Goditje nga makina Gjendet i vdekur roja i aeroportit TIRANE - Aksidentohet dhe hidhet në kanal punonjësi 43-vjeçar i një firme private në Rinas. Një makinë ka goditur 43-vjeçarin Sadi Sula, ndërsa viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Goditja ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rojës. Trupi pa jetë i Sadi Sulës është gjetur mëngjesin e djeshëm nga policia, në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, kufoma kishte dëmtime të shumta në kokë dhe trup. Dëmtimet në trup, sipas hetimeve, i janë shkaktuar 43-vjeçarit si pasojë e goditjeve të forta që ka marrë nga makina. Pak metra më tutje policia gjeti edhe një biçikletë që i përkiste viktimës. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkak i vdekjes së 43-vjeçarit është një aksident. Sula duhet të jetë përplasur nga një makinë, ndërsa shkonte në punë me biçikletë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Identifikimi i tij është bërë i mundur nga një dokument që i është gjendur në xhepin e pasmë të pantallonave. Ndërkohë që policia ka filluar hetimet për gjetjen e shkaktarit të aksidentit me pasojë vdekjen. Ky person, sipas policisë, rrezikon akuzën e vrasjes dhe largimit nga vendi i krimit. Vdiq në maternitet Foshnja në plehra, zbulohen prindërit TIRANE-Zbulohen prindërit e foshnjës së porsalindur, që u gjet e hedhur në plehra tri ditë më parë në afërsi të Arshivës së Shtetit. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pasi kanë marrë në pyetje personelin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, kanë evidentuar lindjet dhe vdekjet e fundit të fëmijëve të porsalindur. Policia ka zbuluar se në datë 16 qershor në maternitetin pranë stacionit të trenit bashkëshortja e Aurel T., nga Sukthi, kishte lindur dy binjakë. Por katër ditë më pas, në 20 qershor 2006, njëri nga binjakët rezulton të ketë vdekur pas disa problemeve shëndetësore. Nëna e re nga Sukthi kishte lindur në muajin e tetë të shtatzënisë, vetëm pas ndërhyrjes kirurgjikale. Pasi njëra nga foshnjat ka vdekur, mjekët e kanë dorëzuar trupin tek familjarët. Policia dyshon se njëri prej të afërmve, e ka hedhur fëmijën në plehra për të kursyer paratë e varrimit. Burime nga policia pohuan se babai i fëmijës është marrë në pyetje. Mëngjesin e 21 qershorit, një i ri që mblidhte kanaçe gjeti në një nga kazanët e mbeturinave përballë Arshivës të Shtetit trupin pa jetë të porsalindurit. Pranga Klodian Sallakut e Florian Shahinit Nisen nga Durrësi, kapen me 3 kile kokainë në Itali SAVONA – Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, teksa po transportonin tri kilogramë kokainë, e cila dyshohet të ketë mbërritur në Itali, pasi është nisur nga Porti i Durrësit. Sipas mediave italiane, arrestimet janë bërë në qytetin e Savonës, ku skuadra mobile e këtij qyteti ka vënë në pranga Floran Shahinin dhe Klodian Sallakun. Sipas policisë italiane, dy të arrestuarit kanë thënë se ishin nga Durrësi, madje se ishin nisur prej këtij qyteti para se të mbërrinin në Itali. Hetuesit e çështjes kanë pohuar se lënda narkotike që u është gjetur dy shqiptarëve kap një vlerë më të lartë se 45 mijë euro. Ndërkaq, gjatë kontrollit që u është bërë të arrestuarve, janë gjetur edhe 2 mijë euro kesh, të cilat, sipas policisë, do të përdoreshin nga dy shqiptarët për shpenzimet e udhëtimit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në destinacionin konkret të ngarkesës narkotike. Mediat italiane shkruanin dje se telefonat celularë të dy shqiptarëve i sekuestruan, me qëllim zbulimin e numrave të personave që prisnin drogën në Itali. Veç kësaj, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje për disa orë, rreth personave që do të merrnin drogën në dorëzim, pas mbërritjes së saj në qytetin e Savonës. Policia ka deklaruar se kokaina ishte fshehur në një ngarkesë konfeksionesh, ku u gjetën 18 pako, të cilat pasi janë peshuar, kanë rezultuar në masën 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Thank you Mr.Soren Jessen-Petersen (Letër z.Petersen prej shqiptarëve të Australisë) Mbi te gjitha per finalen ekselente qe i bete misionit tuaj 2 vjecar ne Nju Jork e ne Vjene. Ne te vertete ne zemer te Organizates se Kombeve te Bashkuara e ne zemer te Bashkimit Europian, ju jo vetem para ballkanasve e europianeve, por para gjithe popujve te tjere te botes nenshkruat vete ardhmerine perendimore te Shtetit te Ri te Kosoves. Ne kete menyre ura lidhese mes Kosoves dhe Europes tashme eshte betonuar. Pa dyshim ju do mbeteni ne kujtesen mbare shqiptare ( edhe te atyre qe jetojne ketu ne Australine e larget ) si Kryeadministratori me i sukseshem ne Kosove. Kjo jo thjesht sepse ju krijuat portretin me te plote proshqiptar, por pasi ju me mire se te gjithe paraardhesit e tu arritet te kuptonit ne thellesi boten shqiptare. Mes labirintheve te shpirtit te trazuar ju arritet te zbulonit sa paqedashes e sa properendimor eshte ai. Ne te njejten kohe ju bete cfare ishte e mundur per te hedhur pak drite mbi mesjeten serbe. Por ishte e pamundur. Ndonese ne mijevjecarin e trete, ju konstatuat me dhimbje vijushmerine e politikes millosheviciane, pra pamundesine e tjetersimit. Per fat te keq kthetrat nacional-shoviniste jane zhytur thelle ne trurin serb. Sidoqofte, mes largpamesise se liderit ju i bete thirrjen fisnike serbeve te Kosoves qe te mos te instrumentalizohen me prej Beogradit, por te shohin me besim e kurajo perpara drejt Prishtines zyrtare. Nderkohe qe ju me shembullin tuaj thermuat dhe shembet nje tabu. Permes punes ju treguat se shpirti, bota e brendeshme skandinave nuk eshte aspak e ftohte e akullt, por perkundrazi eshte sa e brishte e fine e po aq edhe e gjere dhe e madhe. Juve afirmuat edhe nje here bindshem se sa e vlere, e rendesishme eshte per te nesermen e njerezimit triumfi i se drejtes dhe i demokracise. THANK YOU Mr.Soren Jessen-Petersen! Me respekt gazeta “Skënderbeg”, i vetmi organ për shqiptarët e Australisë.
ku vene leket e ndihmave italiane? http://www.ilmanifesto.it/g8/dopogenova/43fc982f6a617.html ne linkun e mesiperm do te mund te lexoni nje artikull ne italisht ku shpjegohet se ku kane vajtur 20 milion euro "ndihma" qe Italia na ka dhene kete vit. Praktikisht leket i jane dhene nje organizate fetare italiane pasi ministria e punve te jashtem italiane ka marre presione nga selia e shenjte ka financiuar kete spital qe do te ofroje SHERBIME PRIVATE, domethene me pagese! TURP
Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare Bllokimi nga policia detyron improvizimet me gomat e makinave Ligji antiskaf, tani peshkim me kamardare Durrsakët i kthehen mjeteve të 20 viteve më parë -------------------------------------------------------------------------------- Artur Korriku rrethet@gazetashqiptare.com Nga Currilat, në Kallm, nga Kallmi në Porto Romano e deri në Bisht Pallë, pamja që afrohet është më se e çuditshme. Të ngjan se sheh bregdetin durrsak e të paktën 15 vjetëve më parë. Peshkatarët durrsakë kanë gjetur një zgjidhje origjinale për të ‘sfiduar’ moratoriumin e skafeve. Ata përdorin goma dhe komardare të vjetra kamionësh, të cilat i kanë përshtatur si varka peshkimi. ‘Varkat tona tashmë janë vënë nën ‘pranga’ për shkak të ligjit, por nuk ka ligj që të na ndalojë të ushqejmë fëmijët tanë’. Sefedini, 45 vjeç thotë: “I kemi lidhur me njëra-tjetrën gomat dhe i kemi vënë dërrasa poshtë, për të dalë në det. Nuk kemi zgjidhje tjetër”. Pasi janë irrituar për një 3-vjeçar, periudhë të cilën duhet ta kalojnë pa prekur asnjë timon gomoneje apo varkë, qoftë edhe me vela lundruese, kanë nxituar të gjejnë zgjidhjen dhe ia kanë dalë, madje një të tillë, që më shumë sesa qesharake për t’u parë, u rikthen një vije të tërë bregdetare sentimentalizmat e një kohe, për të cilën askush nuk dëshiron më as të përmendet. Dhe për hir të “peshkimi është jeta jonë shpirtërore e materiale, e pa atë nuk mund të jetojmë”, kanë ridalë nga arkivat gomat e mëdha të kamionëve, janë ngjitur me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një mjet lundrues me një gjatësi deri diku të konsiderueshme. Nën to, ka dërrasa e kompensata dhe mbi to, peshkatarët, me orë të tëra qëndrojnë me kilometra larg bregut për të gjuajtur ushqimin e tyre të përditshëm. Të tillë janë me qindra, kanë mbushur detin dhe zakonisht rituali kryhet në orët e pasdites, në prag të muzgut, në mënyrë që mungesën e ndriçuesve të mos e ndjejnë. Sa për të tjerët, ata peshkatarë e amatorë, e tek-tuk qejfli peshkimi, zgjidhja është më pak romantike. Kanë marrë me qira varkat e vogla me pedale që përdoren zakonisht për pushues ditorë, dhe në 3-4 orë kanë pasur mundësi, që gjatë kësaj periudhe të shfryjnë hobin e bllokuar nga një ligj që ka një jetëgjatësi, minimumi deri në 3 vjet. Aventura e tyre nuk përfundon këtu, sepse tani, pasi panë që një gjë e tillë ka sukses, kanë filluar të pretendojnë legalizimin e mjeteve të tyre origjinale. “Ligji i ri kërkon që ne të pajisemi me licencë, – të thonë dhjetëra kolegë peshkatarë që qëndrojnë në det, – por një operacion i tillë kushton 2 milion lekë të vjetra, gjë që rëndon në xhepat tona. Përpos kësaj, ne duhet të paguajmë edhe taksa e kjo është e padurueshme. Marrim gomat e vjetra, mezi arrijmë t’i rendisim njëra pas tjetrës, dhe na kërkohet sikur të kemi nxjerrë në det një peshkarexhë. Shteti harron se fitimi dhe sasia e peshkut të kapur, nuk është njësoj sikur të kishe një varkë të vërtetë”. Dhe sa për shtetin, duket se mllefi nuk mbaron kurrë. Sado i vogël në dukje, një komunitet i tërë peshkatarësh janë tanimë armiqtë e betuar të një ligji që i prek direkt interesat e tyre. “Ne dalim e peshkojmë për sport, – të thonë disa të amatorë të tillë në brigjet e Porto Romanos, – dhe tani duhet të paguajmë qira të varkave me pedale, për ta realizuar pasionin”. Të peshkosh në një Adriatik të tërë, është kthyer në një mision të pamundur. Varka e improvizuar me goma makinash e me komardare të zeza, nuk kënaq askënd. Dhe ato të vërtetat; varkat me vela, me ndriçim e me motorë që uturijnë, rrinë e qëndrojnë. Në shekullin e 21-të, Shqipëria i rikthehet së shkuarës së saj jo edhe aq simpatike, duke filluar nga peshkimi. Kliko per te printuar artikullin
Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar! Thoni tre pse arsye e para qe ju vijne ndermend pse jeni krenare qe vini nga shqiperia. Pergjigja mund te jete thjeshte **sepse eshte vendi i Nene Terezes**
cilin version??????!!!!!!! nuk eshte hera e pare qe nje ngjarje pershkruhet ne menyra krejt te ndryshme shihni nje krahasim midis "shekulli" dhe "gazeta shqiptare" --------------------------------- Sali Lusha, incident në Bllok me pronarin e lokalit E.Janina TIRANË- Fërkimi i makinave ka shkaktuar një incident mes Sali Lushës dhe pronarit të një lokali në Tiranë, Ilir Agës, në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e djeshme, në qendër të ish- Bllokut, por është mbyllur pa asnjë pasojë. Të dy protagonistët e ngjarjes kanë filluar të shkëmbejnë fjalë me njëri-tjetrin, por në momentin që kanë shkuar uniformat blu, ata janë qetësuar menjëherë. Madje, kur janë afruar policët Lusha dhe Aga i kanë dhënë dorën njëri- tjetrit dhe askush nuk ka pranuar që të bëjë denoncim. Të pyetur nga efektivat e policisë, si Lusha ashtu edhe Aga, kanë thënë se ishte një incident i vogël, të cilin do ta zgjidhin mes njëri- tjetrit. Lajmi është pohuar dje nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pronari i lokalit në Bllok, Ago zotëron një makinë të shtrenjtë të tipit “Jaguar”. Kjo makinë ishte parkuar paraditen e djeshme vetëm pak metra larg lokalit të tij, tashmë i mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen në rrugë. Teksa ai ndodhej fare pranë makinës, aty ka kaluar një tjetër makinë e shtrenjtë një “Hummer”. Kjo e fundit drejtohej nga Sali Lusha dhe dy makinat duket se janë fërkuar me njëra- tjetrën. Kaq ka mjaftuar dhe të dy pronarët e makinave kanë gjetur veten në mes të rrugës duke debatuar shumë ashpër. Vetëm pak sekonda më pas debati është kthyer në një situatë sharjesh të rënda. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit por edhe të disa punonjësve të policisë, të cilët ishin duke patrulluar zonën. Mesa duket, shfaqja e policisë ka qetësuar situatën. Sapo kanë parë uniformat blu ata kanë ndaluar dhe kanë filluar që të flasin normalisht me njëri- tjetrin. Madje në sy të policëve ata kanë shtrënguar duart për të treguar se nuk kishin asnjë konflikt serioz. Punonjësit e policisë i kanë marrë një nga një të dy protagonistët e ngjarjes dhe i kanë pyetur nëse kishin ndonjë gjë më shumë për të shtuar në lidhje me atë që ndodhi. Gjatë pyetjes nga policët askush nga protagonistët nuk ka pranuar që të bëjë kallëzim ose të akuzojë tjetrin për ndonjë gjë. Në këtë situatë policia ka vendosur që të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në lidhje me këtë çështje, pasi nuk ka elementë të veprës ose kundravajtjes penale. 24/06/2006 KATEGORIA: Kronike nga Tirana -------------------------------------- Faqja 2 - FAQE E PARE Qershor 24, 2006 Policia vihet në ndjekje të Lushës, por të dy kundështarët pajtohen Sali Lusha grindje me pronarin e PUB “Manhatan” Policia: Ish-badigardi doli garant për shtesën e lokalit -------------------------------------------------------------------------------- TIRANE Ish-badigardi i Presidentit Sali Berisha, i rikthehet peripecive me policinë. Paraditen e djeshme Sali Lusha është përfshirë në një grindje me pronarin e PUB-it “Manhatan”, Ilir Aga. Ngjarja ka ndodhur përpara këtij lokali në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. Lusha i është shmanguar forcave të policisë që ishin afruar për të zgjidhur situatën duke u larguar me fuoristradën e tij ngjyrë gri. Për shkak të këtij veprimi, targa dhe të dhënat e mjetit janë komunikuar në radio për t’u ndaluar në postbllokun më të afërt. Lusha ka qenë në kërkim nga policia për një orë pasi ai ka arritur kompromisin me ish-oficerin e krimeve, Aga. Pronari i PUB-it “Manhatan”, është tërhequr nga padia penale për grindjen. I kontaktuar nga Gazeta, Sali Lusha, ka pranuar se ka qenë një grindje në gjanxehtësi. Incidenti ishte vetëm një gjaknxehtësi e rastit, por që është zgjidhur mes tij dhe Agas. Grindja Kalimtarë të rastit janë shprehur se kanë parë Lushën dhe Agën të grindeshin në mënyrë verbale me njëri-tjetrin. Ata janë ofenduar me fjalë të rënda dhe në këto kushte kanë ndërhyrë patrullat e policisë që mbikqyrin zonën e ish Bllokut. Lusha është larguar qysh në momentin e mbërritjes së policisë, ndërsa policia ka marrë në pyetje Agan. Ndërkohë mësohet se shkaku i grindjes ka qënë “garancia” e Lushës për ndërtimet shtesë që pronari Aga po i kryen PUB-it “Manhatan”. Burime konfidenciale pranë grupit hetimor të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, janë shprehur se Lusha i kishte ofruar ndihmë Agës, për të mbyllur konfliktin mes tij dhe Policisë Ndërtimore për lejen e shtesës. Burimet nuk saktësojnë nëse Lusha të ketë marrë ndonjë shumë në këmbim të ndihmës së tij, por mësohet se ai e kishte garantuar pronarin për ndërmjetësim në Policinë Ndërtimore. Por vetëm dy më parë, Kryeministri Berisha shkarkoi Ibrahim Morinën, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore si dhe Ismail Hoxhën, drejtorin e Degës për Tiranën. Policia nuk siguron prova për implikimin e ndonjë prej ish drejtuesve në këtë ngjarje, por mesa duket shkarkimi i tyre, ka bërë që Aga të mos besojë se Lusha mund të ndihmonte në lejen e objektit. Gati dy muaj më parë policia ndërtimore e Tiranës ndërhyri për të ndaluar shtesën e lokalit në drejtim të rrugës. Mes pronarit dhe krerëve të policisë ndërtimore pati mosmarrëveshje për një leje të Bashkisë së kryeqytetit, që sipas ndërtimorëve nuk kishte kompetenca në këtë lloj ndërtimi. Pronari u pengua të vazhdonte punimet ndërsa u kërkua kthimi i sheshit në gjëndjen e mëparshme. Hetimi Hetuesit e Komisaritit numër 2 të Policisë së Tiranës, i kanë shkuar deri në fund veprimeve proceduriale për ngjarjen. Të dyja palët janë thërritur të japin versionet e tyre për ngjarjen, ndonëse ishin deklaruar të pajtuar. Aga dhe Lusha kanë pretenduar se gjithçka e kishte zanafillën te fërkimi mes mjeteve, por si te “Jaguar” i Agës dhe fuoristrada e Lushës nuk janë dalluar shenja gërvishtjesh. Zyrtarisht mësohet se ngjarja është klasifikuar grindje e rëndomtë mes Lushës dhe Agas, ndërsa policisë i mbeten për t’u verifikuar dyshimet për problemin e ndërtimit të PUB-it “Manhatan”. Policia ka mbajtur procesvebalet përkatëse për ngjarjen, të cilat sot priten t’i dërgohen prokurorisë për të vendosur nëse ka elementë për të vazhduar një procedim penal për grindjen. Ndërkaq dy protagonstët Lusha dhe Aga, janë kthyer në banesat e tyre duke e konsideruar të mbyllur incidentin mes tyre. re.kro
The Pew Global Attitudes Project The Pew Global Attitudes Project eshte nje projekt anketash opinionesh te ndryshme qe nga vleresimet e njerezve per jeten e tyre ashtu dhe per ceshtjet me te rendesihme nderkombetare ne rreth 50 vende te botes. Eshte nje projekt jo partizan (te pakten sipas tyre) qe drejtohet nga is co-chaired by former U.S. Secretary of State Madeleine K. Albright, currently Principal, the Albright Group LLC in Washington, DC, and former Senator John C. Danforth, currently Partner, Bryan Cave LLP in St. Louis, MO. The project is directed by Andrew Kohut, president of the Pew Research Center, a nonpartisan "fact tank" in Washington, DC, that provides information on the issues, attitudes and trends shaping America and the world. The project is principally funded by The Pew Charitable Trusts. The William and Flora Hewlett Foundation provided a supplemental grant for the 2002 survey. Projekti ka per qellim te mase dhe vleresoj qendrimet ndaj demokracise globalizimit tregetise, terrorizmit , Islamit, Shba etj. Nje list e plote e studimeve http://pewglobal.org/reports/ Studimii fundit “Ndarja e madhe: si e shikojne njeri tjtrin perendimoret dhe muslimanet" http://pewglobal.org/ ka dhe studime te tjea mbi Kinen, terrorizmin dhe imazhin e Amerikes ne bote, etj. me sa pashe eshte vetem ne anglisht po shume nga figurat dhe statistikat jane te kuptueshme. Me pak intuite, shpresoj
HAMAS fiton mazhorancen absolute ne Palestine Zgjedhjet ne Palestine u fituan nga HAMAS me shumice absoulte. Nuk ka qene i vonuar medyshja e autoriteteve boterore ne lidhje me kete ku i bejne thirrje Hamas te bej nje qeveri e drejtim per paqe ne lidhjen e mesme. Bush si gjithmone ka bere gomarllekun e rradhes duke thene publikisht qe sdo bejne kurre marreveshje me Anti- Izraelitet.
Ngjela: Ligji për TV-të na kthen në socializëm Ngjela: Ligji për TV-të na kthen në socializëm “Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit A.R TIRANË- Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela, i vetmi që votoi në mbështetje të dekretit të presidentit Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qëndrimin e mbajtur nga maxhoranca për të lënë të pandryshuar ligjin “Për radion dhe televizionin publik e privat”. Ngjela e ka konsideruar amendamentin “Lesi” si dhunim të medias së lirë e të pavarur. Sipas tij, nëse ky amendament do të mbetet i pandryshuar, që në këtë moment 6-7 televizione lokale janë në prag falimentimi. Ngjela saktësoi në këtë pikë se pronarët e këtyre televizioneve kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për investimet e kryera në media e që nuk do të mund t’i kenë më. “Se kjo qeveri që kërkon që kapitali privat të mos ketë pjesën e vet dhe të investojë në politikë, qoftë shtrembër, qoftë drejtë. Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit, sepse atëherë do të kthehemi atje ku kemi qenë. Që logjika e kësaj është këtu; qeveritë nënshtrohen ndaj medias, media është në dorë të kapitalit, shtetin e ka marrë kapitali, u bubu të vemi në socializëm. Kjo është deviza e këtij ligji mbajeni”, - tha Ngjela. Gjatë fjalës së tij ai i ka tërhequr vëmendjen shumicës së djathtë e njëkohësisht edhe qeverisë, se ishte shumë e rëndësishme t’i kushtonte vëmendje faktit që brenda pesë muajve kreu i shtetit kishte kthyer për të rishikuar në Parlament pesë ligje të rëndësishme të miratuara nga legjislativi. “Bashkohem me presidentin dhe fakti që janë kthyer për pesë muaj 4-5 ligje të rëndësishme që bien ndesh me Kushtetutën, është i rëndësishëm. Kjo tregon se te ne nuk funksion ajo që ne kemi më të shenjtë, Kushtetuta”, - tha më tej Ngjela. Ai vërejti, ndër të tjera, se nuk i interesonte aspak formula e përbërjes së Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit apo edhe ajo e Këshillit Drejtues të TVSH-së. “Nuk më intereson fare formula që do të miratoni për përbërjen e këtyre dy institucioneve, pasi as KKRT-ja dhe as KD-ja e TVSH-së nuk do të jenë ndonjëherë të pavarura. Televizionin e krijoi punizmi dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ky amendament është antikushtetues sepse ndalon shqiptarët të investojnë në media. Si ka mundësi që një pronar të mos ketë mbrojtje në gazetën e vet për kapitalin e tij”, - theksoi ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela. Avokati i njohur, i cili prej kohësh ka shprehur qëndrimin e tij kundërshtues për disa nga ligjet kryesore të hartuara nga qeveria e të miratuara në Kuvend, e konsideroi të papranueshëm amendamentin në fjalë, duke nënvizuar faktin se ligji kishte të vetmin synim; bllokimin e medias. Deklaratat e Ngjelës nuk janë shoqëruar me asnjë koment dje në Parlament, qoftë edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm gjatë fjalës së tij, por edhe gjatë pjesës më të madhe të debateve për këtë çështje.
Top