Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Ngjela: Ligji për TV-të na kthen në socializëm Ngjela: Ligji për TV-të na kthen në socializëm “Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit A.R TIRANË- Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela, i vetmi që votoi në mbështetje të dekretit të presidentit Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qëndrimin e mbajtur nga maxhoranca për të lënë të pandryshuar ligjin “Për radion dhe televizionin publik e privat”. Ngjela e ka konsideruar amendamentin “Lesi” si dhunim të medias së lirë e të pavarur. Sipas tij, nëse ky amendament do të mbetet i pandryshuar, që në këtë moment 6-7 televizione lokale janë në prag falimentimi. Ngjela saktësoi në këtë pikë se pronarët e këtyre televizioneve kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për investimet e kryera në media e që nuk do të mund t’i kenë më. “Se kjo qeveri që kërkon që kapitali privat të mos ketë pjesën e vet dhe të investojë në politikë, qoftë shtrembër, qoftë drejtë. Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit, sepse atëherë do të kthehemi atje ku kemi qenë. Që logjika e kësaj është këtu; qeveritë nënshtrohen ndaj medias, media është në dorë të kapitalit, shtetin e ka marrë kapitali, u bubu të vemi në socializëm. Kjo është deviza e këtij ligji mbajeni”, - tha Ngjela. Gjatë fjalës së tij ai i ka tërhequr vëmendjen shumicës së djathtë e njëkohësisht edhe qeverisë, se ishte shumë e rëndësishme t’i kushtonte vëmendje faktit që brenda pesë muajve kreu i shtetit kishte kthyer për të rishikuar në Parlament pesë ligje të rëndësishme të miratuara nga legjislativi. “Bashkohem me presidentin dhe fakti që janë kthyer për pesë muaj 4-5 ligje të rëndësishme që bien ndesh me Kushtetutën, është i rëndësishëm. Kjo tregon se te ne nuk funksion ajo që ne kemi më të shenjtë, Kushtetuta”, - tha më tej Ngjela. Ai vërejti, ndër të tjera, se nuk i interesonte aspak formula e përbërjes së Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit apo edhe ajo e Këshillit Drejtues të TVSH-së. “Nuk më intereson fare formula që do të miratoni për përbërjen e këtyre dy institucioneve, pasi as KKRT-ja dhe as KD-ja e TVSH-së nuk do të jenë ndonjëherë të pavarura. Televizionin e krijoi punizmi dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ky amendament është antikushtetues sepse ndalon shqiptarët të investojnë në media. Si ka mundësi që një pronar të mos ketë mbrojtje në gazetën e vet për kapitalin e tij”, - theksoi ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela. Avokati i njohur, i cili prej kohësh ka shprehur qëndrimin e tij kundërshtues për disa nga ligjet kryesore të hartuara nga qeveria e të miratuara në Kuvend, e konsideroi të papranueshëm amendamentin në fjalë, duke nënvizuar faktin se ligji kishte të vetmin synim; bllokimin e medias. Deklaratat e Ngjelës nuk janë shoqëruar me asnjë koment dje në Parlament, qoftë edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm gjatë fjalës së tij, por edhe gjatë pjesës më të madhe të debateve për këtë çështje.
pse u pushtua shqiperia nga turqit u pushtua se...
Bathore, nxënësja përdhunohet nga shokët e klasës TIRANE- Pesë nxënës të klasës së tetë të shkollës së Bathores kanë detyruar një shoqen e tyre të klasës të bëjë seks me ta, në një shtëpi të braktisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 5 ditë më parë në periferi të Tiranës, por vetëm dje ka ngritur në këmbë punonjësit e policisë së kryeqytetit. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe të komisariatit nr.5 në Kamëz pohojnë për “Shekullin” se kanë mundur të parandalojnë një abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj adoleshentes nga Bathorja, e cila ka pohuar para agjentëve të policisë se është dhunuar seksualisht nga pesë shokë të klasës. Pesë djemtë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të moshës së mitur janë kapur nga policia e komisariatit të Kamzës, ndërsa ishin drejtuar për tek një kasolle e braktisur pranë lagjes nr.5 në Bathore. Specialistët e zyrës për Mbrojtjen e fëmijëve pranë Policisë së Shtetit kanë nisur veprimet e tyre për të zbardhur përgjegjësinë e secilit prej nxënëseve të ndaluar në përdhunimin në grup të 14-vjeçares. Për shkak të natyrës tepër delikate të ngjarjes së mësipërme, policia nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrat e nxënësve të dyshuar për abuzimin seksual me shoqen e tyre, të cilët kanë qenë në komisariat deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja Pesë ditë më parë, disa djem të klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Bathore kanë marrë me vete një shoqen e tyre të klasës dhe janë nisur drejt një kasolleje të braktisur. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, ata mësohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën. “Ende është e paqartë sesa fëmijë kanë kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e tyre të klasës. Ne kemi shoqëruar pesë djemtë e dyshuar, por edhe nxënës të tjerë të klasës së tetë në Bathore”,-pohon për “Shekullin” një oficer që bën pjesë në grupin hetimor. Ndërkaq, mesditën e djeshme, të njëjtit djem mësohet se janë nisur në drejtim të kasolles, por vajza e dhunuar është munduar t’u shmanget bashkëmoshatarëve të saj. E gjendur mes rrezikut, ajo i ka kërkuar ndihmë rojes së shkollës. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë inspektorin e policisë së Rendit të zonës, i cili pas verifikimeve të para ka mundur të zbulojë ngjarjen e rëndë të pesë ditëve më parë. Pas deklarimeve të vajzës dhe rojes së shkollës, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku pesë fëmijë të dyshuar si të përfshirë në këtë histori. Duke u bazuar në dëshmitë e të dëmtuarës dhe rojes së shkollës 9-vjeçare në Bathore, hetuesit kanë bërë edhe seleksionimin e djemve të përfshirë në këtë skandal. Këta të fundit, sipas policisë, ishin shoqëruar thuajse të gjithë dhe janë marrë në pyetje prej specialistëve, në prani të një psikologeje, për të shmangur frikën dhe ngurimin e fëmijëve. Hetimet Deri dje në mbrëmje vonë, policia ka shoqëruar në ambientet e saj së paku 5 nxënës të dyshuar si të përfshirë në përdhunimin e adoleshentes. Ndërkaq, edhe pse nga dëshmia e vajzës janë identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje pesë vetë, dyshimet e hetuesve janë se në të mund të kenë marrë pjesë më tepër nxënës të shkollës së Bathores. Veprimet hetimore të çështjes së mësipërme i kanë kaluar në mënyrë urgjente sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Policisë së Shtetit. Ndërkaq, një inspektor i këtij sektori në prani të një psikologeje mësohet se ka marrë në pyetje edhe të dëmtuarën, e cila sipas burimeve ka kaluar një traumë psikologjike. Policia ka nisur tashmë verifikimet e saj, për të zbuluar implikimin e secilit prej shokëve të klasës në këtë histori. Një tjetër vështirësi për hetuesit e çështjes është edhe mosha e mitur e nxënësve të akuzuar për përdhunimin e shoqes së tyre të klasës. Zyrtarët e policisë së kryeqytetit pohojnë se po presin përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore, për të vendosur më pas se ç’do të bëhet me 5 djemtë e implikuar në dhunën seksuale ndaj adoleshentes.
Steven Colbert e bon Bushin me fol me vete!! Per ata qe s'paten mundesi ta shofin LIVE, ja nje pjese nga fjalimi i Steven Colbert ku e ben Bushin per 1 lek! Vidjo eshte ne Anglisht (na vje keq.) http://www.youtube.com/watch?v=HN0INDOkFuo
Opiumi në Gosë, “bari i keq” që pihej për çaj Opiumi në Gosë, “bari i keq” që pihej për çaj Banorët e zonës thonë se është një bar i keq që mbin vetvetiu dhe pengon rritjen e qepës Lindita Cela Fshatarët e Gosës duket se ndjehen të lehtësuar nga aksioni i policisë për korrjen në bahçet e tyre të bimëve narkotike, opium, një bimë nga e cila prodhohet heroina. Lënda narkotike i kishte bezdisur aq shumë duke mbirë pa vullnetin e tyre, saqë ishte shndërruar në një pengesë serioze për kultivimin e të mbjellave të tjera nga fshatarët. “Bari i keq na pengonte rritjen e bimëve të tjera, policia mirë bëri që e korri”,- të thonë banorët e Gosës, një fshat i vogël në rrugën kombëtare Kavajë-Rrogozhinë. Aksioni i policisë për korrjen e asgjësimin e 260 rrënjëve të bimës narkotike ka qenë një kujdes i veçantë për bahçet e fshatarëve, të cilët jo vetëm nuk ndjehen të shqetësuar, por të kënaqur, ngaqë vetë nuk e kishin parë “barin e keq” që mbinte padashje në bahçet e tyre. E ky “bari i keq”, që po trondit mbarë botën me trafikun e nënproduktit të saj, duket se për fshatarët e Gosës nuk përbën problem. Aqsa të mos kenë frikë të thonë se bari kishte mbirë në bahçen e tyre. Ato bahçe që për policinë ishin anonime, fshatarët të tregojnë pronarët. Bari që mbin vetvetiu
Rinia seks dhe hashash ne shkolle. Rrëfimi i 17-vjeçares: Seks e hashash në shkollë? Normale L.Çela TIRANË-E.R. është 17 vjeç, nxënëse në vit të tretë në një nga gjimnazet e Tiranës. Ajo pranoi dje një ftesë për të ardhur në redaksinë e “Shekullit” dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme…Kërkon që të mos e identifikojmë shkollën ku mëson e për arsye etike nuk mund të japim as identitetin e plotë të vajzës, por biseda e regjistruar dhe të dhënat për shkollën ku ajo studion ndodhen në redaksinë e “Shekullit”. Theksojmë se dëshmia e vajzës vlen vetëm për shkollën ku ajo studion. E ke në celularin tënd këtë videon që qarkullon? Jo Ke parë video të tilla të ngjashme të regjistruara? Jo fiks të ngjashme, por video me të zëna ka sa të duash Ti ke video të tilla në celular? Jo, nuk kam tani.. Na përshkruaj një nga këto filmime? Po ja, kam një me dy vajza që u zunë aty te shkolla… Ajo e kap për flokësh atë tjetrën dhe e zhdëp në dru, t’u i bërtit: Unë të zhvesh…gjëra të tilla… ndërkohë që vjen zysha për t’i ndarë dhe më pas drejtori… Ka raste të shumta grindjesh në shkollën tuaj? Çdo tre ditë ndodh ndonjë gjë.. Si reagojnë mësuesit? Si reagojnë… çfarë do bëjnë ata… Me çfarë zihen, thjesht me grushta? Grushta, karrige, libra, ndonjëherë çunat kanë dhe ndonjë thikë Ke dëgjuar të bëhet seks në ambientet e shkollës? Normale… Normale… Ke parë vetë skena të tilla? Me futje duarsh po…por për të tjera ata nuk do t’i bëjnë para meje, apo jo… Po çfarë skenash ke parë? Po ja me futje duarsh … shtrirje në bankë…masazhe Mos gënje… Ta rrasa me celular kokës… nuk po gënjej.. Këto skenat që the janë të përditshme? Po normale, si do shtyhet dita… Po mësuesit i shikojnë këto? Ndonjëherë… normale… Ndodhin në orë të mësimit, apo në pushim? Ndodhin dhe në orë të mësimit.. Si reagojnë mësuesit? Ka që flasin, ka që nuk reagojnë fare… Pihet duhan në klasë? Ouuu me llullë.. (qesh) Brenda në klasë? Po normale, brenda jashtë, te furgonat e shkollës… E dinë mësuesit? Po ku e di unë… ata aty janë… Po raste të përdorimit të drogës në shkollë di? Normale.. Çfarë lloj droge? Hashashi Në çfarë forme? Cigare Pinë më shumë djemtë apo vajzat? Djemtë Ti vetë ke pirë? Jo Po kush pi? Pinë çunat Ku e gjejnë drogën? Me anë të njëri tjetrit… shoku- shokut.. Ke dëgjuar ku e marrin? E gjejnë çunat… nuk e di… e blejnë ku ta gjejnë tjetër… Po mësuesit i shohin këto skena të drogës? Po nuk e di unë a shofin ata… Çunat pijnë… edhe në pushim… vjen erë aty…normal që mësuesit duhet të dinë… Nuk reagojnë mësuesit për erën e hashashit…? Po ja dje ishte zysha, hyri tha… hapni ato dritaret, çfarë ere vjen kështu këtu… Po alkool pini? Çunat pinë, edhe ne kemi pirë ndonjëherë Çfarë lloj alkooli? Birra kam pi unë, konjak, një ditë pimë një shishe martini… një shoqja ime volli në klasë pastaj.. Ku e pitë, në klasë? Jo, jo në klasë…ishte një ditë që shkuam me vonesë në shkollë… pastaj kur shkuam në shkollë, ajo shoqja volli.. Po bashkëmoshatarë që mbajnë armë në shkollë ke parë? Thikë kam parë Ka patur ndonjë sherr me thikë brenda shkollës? Kërcënime… duke e nxjerrë thikën, por kaq.. Na pershkruaj një orë mësimi… Mësim… Mësim normal domethënë? Po ndonjëherë hapim ndonjë temë bisede me zyshat… dëgjojmë muzikë po jo të gjitha orët janë kështu në fakt.. Dëgjoni muzikë? Kjo është në plan të parë.. Si e dëgjoni muzikën? Po ja.. hapim celularin, ngrejmë pak zërin Ti ke celular ? Kam E mban me vete në mësim? Po normal Ke celular me kamerë? Si të duket ty… Ku e ke gjetur? Ma ka dhuruar i dashuri Ke të dashur ? Kam Sa? Si sa mo? Një Ke patur të dashur të tjerë? Kam patur Sa? Prit t’i numëroj… s’e mbaj mend Më shumë se 4? Po Sa vjeç je? 17 Në çfarë moshe ke patur të dashurin tënd të parë? 15 Ishte shok i klasës? Jo, jo… nuk ka lidhje Si e ke takuar? Një shoqja ime ma ka prezantuar… boll tani se u trasha… Po me trashe se je nuk behesh moj vashe
Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor! Cuna & Goca, lereni per nje moment politiken, dhe mos harroni te BOJKOTONI kompanite MONOPOL te grekeve KOCKAMBLEDHES, qe na vjedhin eshtrat e te pareve, dhe na rrjepin per se gjalli me tarifat me skandaloze ne Ballkan. Kush nga ne qe eshte akoma ne Shqiperi, le ta mbylle celularin nga ora 8 e mengjesit deri ne 6 pasdite me 8 qershor. Le tu tregojme ketyre derrave qe ne jemi ende nje bashkesi, dhe jo thjesht dele idiote te politikes, qe greku i ka vene njera pas tjetres ne rresht. mbeshteteni kete inisiative pa dallim feje, krahine e cfare dreqin tjeter.
Kavajsi dhe Mushka Ne Zoneelire.com nji web site shqiptar pervec Videos te Inis Gjonit dhe BLertes qe sigurisht jane shume te "poshtra" dhe po na prishin femijet me veprimet e tyre destruktive sexuale ka dhe nji video qe quhet Kavajsi dhe Gomari qe eshte thjesht sex pa condom midis Kavajsit dhe Gomarit ... A mendoni qe nji vidoe e tille eshte fun?? apo disgusting??? Jane femijet dhe shoqeria jone me shume te rrezikuar nga kjo video apo nga ajo e Inisit? E ka fajin Kavajsi qe ja beri Gomarit ? apo ata qe e publikuan??? Thoni mendimet tuaja te lira demokratike ju lutem
 
Arratisje spektakolare nga burgu grek (shkurt) Arratisje spektakolare nga burgu grek Helikopteri i përdorur për arratisjen në burgun grek Koridallos Dy të burgosur janë arratisur me helikopterë prej një burgu të sigurisë së lartë në kryeqytetin Athinë. Policia tha se të burgosurit një grek dhe një shqiptar, u arratisën kur një helikopter u ul në tarracën e burgut Koridallos. Dedektivët thanë se greku, Vasilis Paleokostas, ishte i dënuar për pengmarrje dhe vjedhje banke shtatë vjet më parë. Ata besojnë se vëllai i tij Nikos, që ndiqet nga policia, mund të ketë qënë ai që ka organizuar arratisjen. I burgosuri shqiptar, Alket Rizaj, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trafik droge. Të burgosurit, u zbritën në një varrezë në perëndim të Athinës, nga ku më pas u larguan me motoçikleta. Marre nga www.bbc.co.uk/albanian
MË JEPNI NJË HELMETË JU LUTEM! Nga Ardit Rada Sigurisht qe debatit ne lidhje me mjedisin te organizuar me 16 maj ne ambjentet e Bashkise se Sarandes nuk mund ti shpetonte asnje drejtues i pushtetit vendor.Madje nuk mund ti shpetonte asnje analist dhe asnje profet.E para sepse fjaleve te drejtuesve te Sarandes iu shtuan shume vizione platonike qesharake nder te cilat ishte ndertimi i nje impianti imagjinar per mbeturinat urbane diku ne periferi por qe s’dihej asnje afat nisjeje dhe asnje afat mbarimi dhe e dyta se kishim te benim me fjale te bukura dhe demagogji.Por s’kishe si te ndodhte ndryshe ndersa banoret e lagjes Baba Rexhep tregonin me gisht nje gurore qe zhvillonte aktivitet disa metra larg dyerve te tyre. Pavaresisht se gurorja kishte marre nje license nga Agjensia Rajonale e Mjedisit qe eshte ne varesi te Ministrise se Mjedisit dhe Administrimit te Ujerave, e verteta ishte krejt e hidhur.Sipas faktit historik, ishte gurorja ajo qe kishte shkuar ne dyert e banoreve pluhurthithes dhe jo keta te fundit tek ajo.Megjithate askujt si behej vone.As nenkryetarit te bashkise Robert Macit, as perfaqesueses se ARM znj. Areti Papadhima dhe as Drejtori i sherbimeve ne Bashkine e Sarandes, Aristotel Koci dhe as ndonje tjetri tip indiferent.E vetmja pergjigje e tyre ishte licensimi i saj nga qeveria dhe banoret duhet ti kerkonin asaj llogari.Qe ti biem shkurt; banoret duhet te niseshin drejt Tiranes dhe te takonin ose ministrin Xhuveli ose kryeministrin Berisha (nese keta te fundit do ja hapnin deren) dhe me pas te ktheheshin per ne qytetin e tyre me pergjigjen; flisni me Robert Macin, Areti Papadhimen dhe Aristotel Kocin.Domethene burokracia s’do kishte te sosur dhe problemi s’do merrte ndonjehere rrugen e gjate drekt zgjidhjes. Salla e mbushur plot nga vizitoret dhe kryesisht nga banore te lagjes Baba Rexhep dhe nxenes se shkollave te mesme u indinjua aq shume nga pergjigjet e vaketa te perfaqesuesve te pushtetit vendor sa kur e pane qe nuk do merrnin ndonjehere ndonje pergjigje nga ato qe kishin ardhur aty, e kthyen c’do fjali te tyre ne humor.Ne fillim neper dhembe dhe vesh me vesh, pastaj “shfaqja” mori permasa reale.Dikush imitonte zonjen Papadhima per fjalen e saj te pandashme “domethene” qe fuste ne cdo fjali.Dikush me zotin Koci qe u shpreh se banoret, per te mbajtur paster qytetin duhej te edukoheshin nga Ndermarrja e Pastrimit dhe dikush tjeter me nenkryetarin Maci qe...Qe nuk fliste asnje fjale por ja kalonte fjalen here shoqes e here shokut qe kishte ne krah. C’do shtet ka ligje dhe c’do ligj penalizon dike qe e shkel ate, por mesa dukej asnje s’ishte djegur nga ky mekanizem dhe kur ky fajtor “te digjej”,mesa dukej bashke me te do ikte dhe i njomi.Debatit po i vinte fundi dhe banoreve te lagjes se siperpermendur duke e pare se s’mund ti jepnin ndonje zgjidhje kauzes se tyre nuk i mbeti gje tjeter vecse te kerkonin nje helmete per tu mbrojtur nga gurorja. Mesa pashe, qytetit jugor nuk i mungonin problemet ne kete sezon turistik sikurse nuk i mungonte humori dhe ironia karakteristike. Marre nga gazeta Saranda News
 
Nje Qiell i Vetem Ajror ne Europe... SEE (South East European) lëviz drejt tregut të vetëm të aviacionit 31/05/2006 Një marrëveshje e re midis BE dhe tetë vendeve të Evropës Juglindore ngre bazën për eleminimin e kufizimeve, kontrollin e rrjedhës ajrore dhe dendësimeve dhe ngritjen e një tregu të përbashkët aviacioni. Përfitimet ekonomike mund të jenë vendimtare. Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 31/05/06 Trafiku ajror midis BE dhe vendeve të SEE është rritur me 121 përqind që nga viti 2001. [Dosje] Transporti ajror luan një rol thelbësor në ekonominë evropiane dhe tregtinë ndërkombëtare. Industria e transportit ajror të BE jep 120 milliard euro si të ardhura vjetore, duke punësuar 3 milion vetë dhe kap më tepër se 30 përqind të transportit ajror botëror. Krijimi i një tregu të vetëm transporti ajror në BE ka ofruar përfitime të rëndësishme për konsumatorët dhe ka përmirësuar konkurrencën e industrisë së transportit ajror të BE. Tani, nën marrëveshjen e nënshkruar më parë këtë muaj, blloku po bashkohet me tetë vendet e Evropës Juglindore për të sajuar një treg të vetëm të zgjeruar të aviacionit që mbulon në tërësi 35 vende. Marrëveshja e Fushës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) ka për qëllim të përkrahë mundësitë e reja për industrinë, të sigurojë standarde uniforme të sigurisë së lartë anembanë Evropës dhe të sjellë qëndrueshmëri në aplikimin e rregullave të konkurrencës dhe të të drejtave të konsumatorit. Marëveshja u nënshkrua në Salzburg nga ministrat e transportit të Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Rumanisë, Serbi-Malit të Zi dhe Kosovës si dhe homologëve të tyre nga Islanda dhe Norvegjia. Kjo është e para marrëveshje gjithpërfshirëse e aviacionit që nga miratimi në qershor 2005 nga këshilli i ministrave i Bashkimit të një plani për zhvillimin e politikës së jashtme të aviacionit të Bashkimit. Objektivi përfundimtar i kësaj politike është të krijojë një fushë më të gjerë të përbashkët aviacioni me vendet fqinje deri më 2010. Trafiku ajror midis BE dhe vendeve të SEE ka parë rritje të rëndësishme, duke u ngritur me 121 përqind që nga viti 2001. Megjithatë, fluturimet janë ende të shtrënguara nga kufizime të ndryshme, disa nga të cilat që shkojnë pas që nga konfliktet e Ballkanit. Sipas ECAA, këto rregulla do të lehtësohen, duke krijuar më tepër rrugë për transportuesit evropianë dhe duke zgjeruar turizmin dhe mundësitë e investimit në SEE. Në të njëjtën kohë, marrëveshja ngre një kuadër për kontrollin e dyndjes së trafikut të ardhshëm ajror, duke reduktuar kështu ngjeshjet në qiell, një nga objektivat kryesore të nismës Një Qiell i Vetëm Evropian i BE, miratuar nga Asambleja Parlamentare në mars 2004. Ndonëse marrëveshja politike mbi ECAA është nënshkruar dhe janë në veprim marrëveshje shumëpalëshe , këto duhen ratifikuar nga parlamentet e vendeve me qëllim që të hyjnë në veprim. BE ka dhënë tashmë fonde për më tepër se 30 projekte, vizita studimi dhe këshilla ekspertësh për vendet e SEE, lidhur me sigurinë e trafikut ajror dhe trainimin e stafit lokal në përmbushjen e standardeve të kërkuara. Në 8 qershor, marrëveshja e Ajrohapësirës së Vetme Evropiane do të nënshkruhet nga të gjithë vendet anëtare të BE në takimin e këshillit të ministrave të transportit në Luksemburg.
Greket sundojne Shqiperine nepermjet nje Konsulli Lexoni dhe shikoni sa tmerruese eshte lajmi qe nje konsull i peshtire grek sundon dhe bllokon "LIGJIN" shqiptar.Nje prift dhe nje ushtarak bejne c'te duan dhe c'nderojne varret e te pareve tane.Turp per qeverine e pafuqishme dhe per policine dhe gjykaten shqiptare. Nje arsye me shume u shtua per mua qe ti urrej greket edhe me shume.
nga jeni me origjine? tregoni ne kete teme origjinen tuaj, historine e familjes, apo pemen gjenologjike!
Kisha orthodokse dhe Top Channel Te them te drejten dje po degjoja lajmet edhe emisionet e darkes ne TCH se spara i degjoj shpesh edhe me ra ne sy analiza qe i benin skandalit te eshrave te grabituara.Dhe per here te pare nje kanal televeziv shqiptar arrin te thoje hapur qe iniciatorja e kesaj grabitjeje eshte kisha orthodokse me qeverine greke.Ishte me te vertet nje emision apo si ta quani kronike qe me te vertet u tregoi surratin kishes orthodokse greke edhe grekeve duke filluar nga konsulli i atjeshem.Dihet qe greket jane hajdute po se merren edhe me kocka se dinim.
Greket sundojne Shqiperine nepermjet nje Konsulli 3-ML-412875807-ML-
Top