Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR EKSLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (1) Politika zyrtare – politikë biznesi e tipit mafioz Xhevdet Fetahu Prishtinë, 24 shtator – Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës as nuk kanë qenë, as nuk janë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë që të mbeten të pushtuar e të kolonizuar, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga cilido pushtues tjetër, qoftë ai Unmikistani apo Eumikistani, është i mendimit kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica. Në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, Mitrovica ka thënë se nuk janë ato dëshira legjitime të popullit shqiptar, që sot po prezanton politika zyrtare e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit, që fatkeqësisht nuk është asgjë tjetër pos një politikë biznesi e tipit mafioz, sipas recetave të klaneve të ndryshme antishqiptare. “Vullneti, aspirata shekullore dhe legjitime e shqiptarëve të Kosovës, e të viseve etnike shqiptare dhe e mërgatës sonë jo të vogël, ka qenë, është dhe do të jetë ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar me emrin Shqipëri”, ka thënë kryetari i FBKSH-së, prof. dr. Bashkim Mitrovica Kush është Bashkim Mitrovica? EPOKA E RE: Z. Bashkim Mitrovica, me sa jemi njoftuar nga zëdhënësi Politik i FBKSH-së, mr. Gafurr Adili, nëpërmjet intervistës së fundit të tij, në Kuvendin e Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, të mbajtur në Prizrenin Historik (16 shtator 2005), ju keni zëvendësuar Adilin dhe jeni zgjedhur kryetar i FBKSH-së dhe Komandant i Përgjithshëm i AKSH-së. A mund të na bëni një prezantim të shkurtër, kush jeni, nga jeni dhe ku jetoni e ku veproni aktualisht? Mitrovica: Quhem Bashkim, kurse mbiemrin Mitrovica e kam marrë sipas vendlindjes sime - Mitrovicës. Jam i moshës mesatare, i martuar, dhe baba i tre fëmijëve. Jetoj dhe veproj kudo që kanë nevojë strukturat e FBKSH-së, por përgjithësisht jetoj dhe veproj në Kosovën Historike. Jam me përgatitje superiore shkollore, kam mbrojtur edhe doktoratën për shkencat politiko – diplomatike në një universitet prestigjioz euro-perëndimor. Kam qenë pjesëmarrës aktiv i luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj Epopeje të Lavdishme të popullit tonë, krahas përvojës luftarake arrita të njoh edhe shumë shokë të rinj, shumica prej të cilëve kanë kaluar në pavdekësi, duke rënë Dëshmorë të Kombit. Në mesin e tyre e njoha edhe Dëshmorin e Kombit, Islam Berisha – Komandant Lamin. Komandant Lami në dhjetorin 2002 me njoftoi dhe më miqësoi me ish kryetarin e FBKSH-së, që atëherë në opinion prezantohej me nofkën mr. Valdet Vardari - vëllain e shokun tim të idealit, aktualisht Zëdhënës Politik dhe Sekretar i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, magjistrin e shkencave juridiko – ekonomike, patriotin e dëshmuar Gafurr Adilin. EPOKA E RE: Që kur jeni anëtar i FBKSH-së? Mitrovica: Anëtar i FBKSH-së jam bërë që në dhjetor 2002. Më 16 shtator 2005, në Kuvendin i Dytë Kombëtar të FBKSH-së, në Prizrenin Historik, u zgjodha Kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku sipas rregulloreve të FBKSH-së dhe AKSH-së edhe Komandant i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Gjatë periudhës kohore, 17 janar 2004 – 16 shator 2004, krahas punës për përfundimin e studimeve pasuniversitare dhe mbrojtjes së doktorantit në shkencat politiko – diplomatike, kam ushtruar edhe disa detyra kyçe në strukturat më të larta të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH-së) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), sidomos në riorganizimin e FBKSH-së dhe në ristrukturimin e AKSH-së. E ndiej të nevojshme që ta theksoj se krahas miratimit të shumë vendimeve (miratimit të Strategjisë Politike të FBKSH-së dhe të Strategjisë Ushtarake të AKSH-së, si dhe rregullores për funksionimin e këshillave të FBKSH-së, rregullores për organizimin e AKSH-së, rregullores për organet ndëshkuese të FBKSH-së dhe shfuqizimit të kartelave e gradave ushtarake të AKSH-së), mbajtja dhe përfundimi me sukses i Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, simbolizon edhe një fitore tonën mbi “forcat” e errëta antikombëtare, forca këta që stimulonin dhe organizonin përçarjen e strukturave tona, misioni i të cilëve ishte që përmes bandave me maska te populli ynë të komprometonin dhe të denigronin FBKSH-në dhe AKSH-në. Forcat antikombëtare! EPOKA E RE: Thatë “forcat” e errëta antikombëtare. Mitrovica: Në fakt, këto “forca” përpiqeshin për të vrarë idealin e shqiptarëve kudo, dhe në veçanti në Kosovën kreshnike, për ribashkimin kombëtar shqiptar, përpjekje këto që vazhdojnë dhe që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, por e them me bindje të plotë se do të dështojnë me turp, bashkë me ideatorët e tyre në hije. Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës EPOKA E RE: Kosova ka hyrë në një “udhë pa krye”, atë të përcaktimit të statusit të Kosovës. Tjera janë dëshirat e shqiptarëve të Kosovës, e tjera janë ofertat për Kosovën. Mendoni se Kosovës bota perëndimore do t’ia paguajë borxhin tashmë shekullor? Mitrovica: Dëshirat e shqiptarëve të Kosovës as nuk kanë qenë, as nuk janë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë që të mbeten të pushtuar e të kolonizuar, jo vetëm nga pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga cilido pushtues tjetër, qoftë ai Unmikistani apo Eunmikistani. Statusi i Kosovës EPOKA E RE: Mendoni se Kosova e pavarur nuk është dëshirë e shqiptarëve? Mitrovica: Jo, ato nuk janë dëshira legjitime të popullit shqiptar, ajo që sot po e prezanton politika zyrtare e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit, fatkeqësisht nuk është asgjë tjetër pos një politikë biznesi e tipit mafioz, sipas recetave të klaneve të ndryshme antishqiptare. Vullneti, aspirata shekullore dhe legjitime e shqiptarëve të Kosovës, e viseve etnike shqiptare dhe e mërgatës sonë jo të vogël, ka qenë, është dhe do të jetë ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar me emrin Shqipëri. Për realizimin e kësaj aspirate legjitime, gjatë gjithë historisë tonë të lavdishme e të shkruar me lumenj gjaku, kudo në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike, të ndara padrejtësisht dhe dhunshëm, shqiptarët sakrifikuan dhe janë të gatshëm që të sakrifikojnë çka është e domosdoshme. Siç është e ditur, trojet shqiptare u pushtuan dhe u aneksuan nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo - grekë. Ky okupim dhe ky aneksim i trojeve shqiptare përfundimisht u “përligj” në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Shqipëria Londineze ka qenë dhe është shteti i vetëm në Botë e cila nga të gjitha anët kufizohet me trojet e veta etnike dhe të banuara me bashkëkombësit e popullit të saj, të cilat vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e egër sllavo – grekë. Copëtimi i tokave shqiptare EPOKA E RE: Gjithmonë tokat shqiptare janë copëtuar. Mendoni se kjo do të vazhdojë...? Mitrovica: Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare (pas Luftës së Dytë Botërore) është proklamuar dhe vazhdon të proklamohet fundi i kolonializmit klasik, si dhe nga OKB janë ratifikuar me dhjetëra konventa e rezoluta kundër kolonializmit, mbi 70 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët ndërkombëtarë, serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë. Ofertat për Kosovën EPOKA E RE: Për statusin e Kosovës thuaja si në pako po vijnë një sërë ofertash. Është kjo një formë më “moderne” që Kosovës t’i imponohet statusi apo edhe një përdhosje e dëshirave të shqiptarëve të Kosovës? Mitrovica: Po, bota perëndimore përmes një “statusi special për Kosovën Protektorat”, të një statusi, “më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”, të një “autonomie substanciale”, apo edhe të një “pavarësie formale”, si dhe të një “pavarësie të kushtëzuar”, ndër të cilat është edhe mohimi i të drejtës më elementare e universale, të drejtës së popujve për vetëvendosje, shqiptarëve të Kosovës jo vetëm që nuk iu paguan borxhin tashmë shekullorë të gjyshërve e baballarëve të tyre, por përkundrazi, ajo dhe më konkretisht Evropa e vjetër apo Evropa plakë, nga të gjitha rrafshet po vazhdon ta favorizojnë Serbinë, ndër të cilët është edhe rasti i privatizimit dhe i decentralizimin në Kosovën UNMIKISTAN. Unë e kam hulumtuar disa herë infrastrukturën ligjore ndërkombëtare (konventat dhe rezolutat e OKB-së) dhe askund nuk kam gjetur qoftë edhe një paragraf të vetëm që një populli t’i mohohet e drejta legjitime për të vetëvendosur për ardhmërinë e tij, siç vazhdon t’i mohohet popullit shqiptar. Përkundrazi, në të gjithë infrastrukturën ligjore ndërkombëtare kam gjetur, se e drejta e popujve për vetëvendosje për të jetuar më vete, apo për t’u ribashkuar me trungun amë është e sanksionuar, si e pa tjetërsueshme dhe që duhet të realizohet nëpërmjet referendumit mbarë popullor. Nisur nga këto njohuri, kam kërkuar nga Departamenti për Diplomaci të FBKSH-së, që në takimet e shumta që ka me ndërkombëtarët rregullisht t’ua parashtrojë këtë çështje. FBKSH në takime me ndërkombëtarët EPOKA E RE: Sapo përmendet Departamentin për Diplomaci të FBKSH-së. Në takimet e zyrtarëve të këtij departamenti me ndërkombëtarët thuaja se në të gjitha këto takime kundërshtohet e drejta elementare për referendum mbarë popullor. Si e komentoni ju këtë? Mitrovica: Kështu edhe është duke u vepruar. Sipas raporteve me shkrim mbi këto takime, që më ka dërguar, Kryesuesi i delegacionit të FBKSH-së, z. Adili, në këto takime, të gjithë ndërkombëtarët gjithmonë heshtin ose përpiqen që t’i ikin kësaj pyetje shumë logjike dhe të arsyeshme, që ua bënë delegacioni ynë. Dhe, kur delegacioni ynë (me në krye Gafurr Adilin) këmbëngulë në këtë çështje, përfaqësuesit ndërkombëtarë përpiqen të arsyetohen me kundërpërgjigjen e tyre: “Zotërinj të FBKSH-së, pse një gjë të tillë nuk po e kërkojnë dhe nuk po e kundërshtojnë liderët e Kosovës”? (VIJON) ---------------------------------- EKSLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (2) Grupi Negociator peshkun nuk e kapi në kokë, por për bishti Xhevdet Fetahu Prishtinë, 25 shtator – Delegacioni i Kosovës në bisedimet e Vjenës, që në stadin e fillimit të bisedimeve për atë që herë e quajnë “status i ardhshëm” dhe herë “status përfundimtar” të Kosovës, peshkun nuk e kapi për koke, por e kapi për bishti, dhe peshkun po e kape për bishti ai të rrëshqet nga duart dhe më kot pastaj shfaq “njëzëshmëri” dhe “unitet”, ka thënë në vazhdimin e dytë të intervistës ekskluzive për “Epokën e re”, prof. dr. Bashkim Mitrovica, kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). “‘Njëzëshmëria’ dhe gjoja ‘uniteti’ që deklarohet nga këta servilë unmikistanez, nuk është gjë tjetër pos edhe një tentativë e tyre, kam bindjen e gjykuar për dështim, për edhe një mashtrim tjetër të radhës jo vetëm për shqiptarët e Kosovës UNMIKISTAN, por për të gjithë shqiptarët, si në hapësirat e Shqipërisë Etnike, ashtu dhe në mërgatë”, ka thënë ai Grupi Negociator i njëzëshëm! EPOKA E RE: Por ata deri më tash kanë qenë të njëzëshëm! Mitrovica: Ata, delegacioni i “njëzëshëm”, në vend që të këmbëngulnin që të korrigjoheshin hilet që iu bënë shqiptarëve nga Bashkësia Ndërkombëtare, në të kaluarën, duke kërkuar që fillimisht të përcaktohej dita e mbajtjes së referendumit në të gjitha viset etnike shqiptare, të shkëputura dhunshëm dhe të aneksuara nga fqinjët grabitqar, ata “ngulën” këmbë, së pari për “statusin përfundimtar”, për të lëshuar pe më vonë, sipas instruksioneve të punëdhënësve të tyre ndërkombëtarë, për njëfarë “statusi të ardhshëm” dhe vetëm për Kosovën Unmikistan. Në vend se të ngulnin këmbë për legjitimimin ndërkombëtar të verdiktit të popullit të shprehur në referendumet për vetëvendosje të mbajtura në Kosovën Lindore (Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Veriore (Sanxhaku, krahinë e Republikës së Kosovës), në vitin 1992, ku u shpall autonomia politiko-territoriale e këtyre trevave shqiptare, me të drejtë ribashkimi me Kosovën, përkundër rreziqeve reale dhe presioneve që i bëheshin nga milicia fashizoide serbo-sllave, yesman-ët shqipfolës po e legjitimojnë dhe funksionalizojnë pushtetin e Serbisë edhe në Kosovën UNMIKISTAN... Kanë kaluar kohërat e pazarllëqeve me interesat legjitime të popullit shqiptar Ky delegacion i “njëzëshëm” po të ishte i përbërë nga përfaqësuesit e vërtetë të vullnetit dhe të interesave të popullit, do të ngulte këmbë për ta bindur Bashkësinë Ndërkombëtare, për ta kuptuar dhe pranuar një të vërtetë të pakontestueshme, se kanë kaluar kohërat e pazarllëqeve me interesat legjitime të popullit shqiptar dhe trojet e tij etnike; se është momenti i fundit, që edhe shqiptarët të konsumojnë të drejtën e tyre të ligjshme për t’u ribashkuar në shtetin e tyre të vetëm, të quajtur Shqipëri! Natyrisht, duke dhënë garanci, se pas realizimit të kësaj të drejte legjitime, se do të ndërtonin shtetin e tyre, sipas normave më të avancuara demokratike, ku do të krijonin të gjitha kushtet për respektimin e të drejtave të minoriteteve, të drejta këto të sanksionuara në konventat e shumta për minoritetet. Kjo nuk ndodhi, por të ashtuquajturat bisedime për çështje teknike u zhvilluan dhe përfunduan në favorin e Serbisë, e cila përmes bisedimeve për decentralizimin edhe de jure arriti që, jo vetëm në veriun e Kosovës UNMIKISTAN, por dhe mu në zemër të saj të krijojë një “Srbska Republika” tjetër, që për një perspektivë jo shumë të largët, kur shqiptarët e Kosovës të kërkojnë ribashkimin me Shqipërinë, kjo “Srbska Republika” bashkë me “Srbska Republika” në Bosnje do të kërkojnë bashkimin e tyre me Serbinë, dhe kështu do të realizohet (de fakto dhe de jure) Serbia e Madhe. Ndarja e Kosovës EPOKA E RE: Çdo ditë po flitet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Mitrovica: Po, për çdo ditë, përmes masmedias së shkruar dhe elektronike të Prishtinës, po trumbetohet se gjoja nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por që në fakt ndarja e Kosovës po bëhet një realitet. Ky është sihariqi i delegacionit të “njëzëshëm” nga bisedimet e Vjenës. Pse delegacioni i “njëzëshëm” i Kosovës, në bisedimet e Vjenës, asnjëherë nuk foli për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), si dhe për Toplicën dhe Sanxhakun?! Pse nga këto bisedime të Vjenës për statusin e Kosovës, u përjashtua Republika e Shqipërisë?! Jam shumë i bindur, se nuk është e largët dita kur këta “përfaqësues” të Kosovës do të detyrohen që para gjykatësit popull të përgjigjen edhe në këto pyetje dhe për të gjitha “gabimet” që kanë bërë, shumë të dëmshme për interesat legjitime të tij, sidomos në Rambuje dhe në Vjenë! EPOKA E RE: Në Mitrovicë ndërkombëtarët deklarohen se situata është e qetë, përderisa Mitrovica vazhdon të mbetet “mollë e ndaluar” për shqiptarët. E ndani të njëjtin mendim se në Mitrovicë nuk vepron asnjë formacion paraushtarak dhe ilegal, por ato janë të njohura dhe të pranuara institucionalisht, derisa nuk luftohen? Mitrovica: Beogradi i ka urdhëruar strukturat e tij në Mitrovicë, ku vepron Shtabi i Përgjithshëm i SOVK (Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova), i cili udhëhiqet nga oficerë madhorë dhe gjeneralë të Serbisë (ekziston dyshimi i bazuar, se në mesin e tyre është edhe Ratko Mladiq), që përkohësisht të mos përdorin asnjë dhunë ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës përderisa nuk përmbyllet decentralizimi nëpër enklavat e tjera nëpër Kosovë, sepse Beogradi frikësohet se, sikur serbët këtu të përdornin më të voglën dhunë ndaj shqiptarëve shumë keq do ta pësonin enklavat e tjera serbe nga shqiptarët. Pra, Serbia, konkretisht Beogradi, në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare këtu (UNMIK-un dhe KFOR-in francez), jo vetëm ish “Rojet e Urës” dhe paramilitarët e shumtë serbë (mbi 10 mijë kriminelë që kanë kryer krime barbare gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje) i kanë legalizuar duke i lënë që të veprojnë legalisht nëpër institucionet vendore këtu, por edhe, nga ana tjetër, Beogradi ka punuar shumë dhe po vazhdon të punojë që situata këtu të jetë sa më e qetë deri në përmbylljen e procesit të decentralizimit dhe rikthimit të serbëve nëpër enklavat, tanimë komunat e reja serbe nëpër Kosovë. Pas kësaj do të ndodhë ajo që ka ndodhur gjithmonë, siç ishte edhe rasti i fundit në Tuz, ku siç dihet para referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, vëllezërit e serbëve (malazezët), me shqiptarët silleshin sikur me qenë vëllezër të një nëne, dhe pas kësaj, pasi realizuan këtë pavarësi edhe me votat e shqiptarëve në këto troje shqiptare të Shqipërisë Etnike, u rikthyen në origjinën e tyre të mëhershme të hienave të zeza, dhunë dhe represion mbi familjet e pafajshme dhe të pambrojtura shqiptare. Pra, nëse do të ndodhë kështu, gjë që FBKSH kurrën e kurrës nuk do ta tolerojë, që Mitrovica Veriore të ngelet e pushtuar dhe e kolonizuar nga Serbia, kam bindjen e patundur se do të rifillojë dhuna serbe mbi shqiptarët këtu, që ata (shqiptarët) të zhvendosen në pjesën jugore të Mitrovicës dhe pjesa veriore e Mitrovicës të mbetet etnikisht e pastër serbe, ashtu siç dikur vepruan serbët me Toplicën shqiptare që është me një sipërfaqe të përafërt sa Kosova, shqiptarë këta që u patën zhvendosur në Kosovë dhe këtu njihen me emrin “muhaxhirë”, ashtu si në Republikën e Shqipërisë që shqiptarët e Çamërisë quhen “çamë”. Këtu, dua ta sqaroj një gjë, për FBKSH-në Çamëria dhe Toplica janë dy krahina shqiptare që kanë pësuar të njëjtin fat, Toplica më herët u spastrua etnikisht nga pushtuesit hegjemonist dhe serbomëdhenj dhe Çamëria nga pushtuesit e hegjemonistët grekomëdhenj. UNMIK-u në përmbyllje të misionit EPOKA E RE: Tashmë UNMIK-u është në përmbyllje të misionit të tij në Kosovë, por paralajmërohet se sërish do të kemi një mision të ardhshëm ndërkombëtar, i udhëhequr kryesisht nga evropianët. Do të jemi të sigurt në “duart e evropianëve”? Mitrovica: Pak rëndësi ka ajo se a do të jemi të sigurt në “duart e evropianëve”, sa ka rëndësi ajo se Kosova do të vazhdojë të mbetet protektorat, por jo më protektorat i OKB-së, sepse bashkësia ndërkombëtare definitivisht është bindur se UNMIK në Kosovë nuk po shihet me sy të mirë nga shqiptarët, bile edhe konsiderohet dhe quhet ANMIK, por rëndësi ka që ky protektorat do të zëvendësohet me protektoratin e Bashkimit Evropian (EUMIK), që de fakto dhe de jure do të thotë se Kosova nuk do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, siç është propaganduar (manipuluar) deri më tani dhe vazhdon të propagandohet (manipulohet) edhe sot e kësaj dite. EPOKA E RE: Pse do të bëhet ky zëvendësim sipas jush? Mitrovica: Ky zëvendësim protektoratesh po bëhet edhe për një arsye tjetër, që është forma e radhës e manipulimit të popullit shqiptar, që për mendimin tonë është shumë më i rrezikshëm se sa kur ndodhi vendosja e UNMIK-ut në Kosovë, sepse po të kihet parasysh gjendja ekonomike e mjeruar dhe varfëria e tejskajshme e shqiptarëve, të cilën gjendje e ka shkaktuar vetë UNMIK-u, së bashku me politikanët tanë të biznesit (pisnesit), të cilët janë pasuruar në mënyrë galoponte dhe vazhdojnë të vetëquhen liderë të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare dhe politikanët kuislingë të saj do ta boshatisin Kosovën, siç bëri dikur (1990-1998) Serbia bashkë me kuislingët e saj, ku për pasojë rinia e Kosovës (rreth 500 mijë) u degdisën rrugëve të Evropës dhe të Botës. Kosova nën protektorat evropian EPOKA E RE: Si e shihni Kosovën nën protektorat evropian? Mitrovica: Kësaj radhe shqiptarët e varfër do të mendojnë se duke ardhur protektorati i Bashkimit Evropian, ku pasaporta e UNMIK-ut do të zëvendësohet me pasaportë të Bashkimit Evropian, me të cilën pasaportë bijtë e tyre do të munden të shkojnë të punojnë në Evropë dhe të ndihmojnë familjet e tyre në Kosovë. Por, që shqiptarët nuk do të munden të gjejnë punë atje, këtë gjë momentalisht nuk do të mund dhe as që do të duan ta besojnë shqiptarët e mi të varfër, sepse ata fillimisht nuk e dinë dhe as mund ta besojnë se sa e lartë është papunësia në vetë Bashkimin Evropian, gjë që as nuk duan ta besojnë sepse kriza ekonomike dhe varfëria e tejskajshme ua terruar sytë. Pra, zëvendësimi i protektoratit të OKB-së (UNMIK) me një protektorat të Bashkimit Evropian (EUMIK), jo vetëm nuk do të sjellë diçka të mirë për Kosovën, por përkundrazi, edhe më tej do ta zgjasë status-quon në Kosovë. Kosova në Kushtetutën e Serbisë EPOKA E RE: Serbia ka paralajmëruar që shumë shpejt do të nxjerrë kushtetutën e re, në të cilën konfirmohet se Kosova do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë dhe se do të ketë autonomi substanciale. Ku janë shqiptarët z. Mitrovica? Mitrovica: Me sa më kujtohet mua, vitin e kaluar, në një intervistë ekskluzive po në këtë gazetë, në gazetën “Epoka e Re”, z. Gafurr Adili pat deklarur përafërsisht kështu: “Lufta në Kosovë është e pashmangshme”. Kjo deklaratë e Magjistër Gafurr Adilit, ka pasqyruar qëndrimin e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që gjithashtu ka qenë edhe një thirrje kushtrim e radhës e FBKSH-së drejtuar gjithë shqiptarëve të ndershëm e atdhetarë në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, dhe në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse çështja madhore kombëtare shqiptare ka filluar të zgjidhet këtu në Kosovë (mars-prill 1981) dhe zgjidhja përfundimtare, ribashkimi kombëtar shqiptar, do të rifillojë të realizohet nga këtu, nga Kosova heroike e kreshnike, që shqiptarët të fillojnë të mendojnë dhe të përgatiten për luftë; sepse, nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t’ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën në Kosovë do ta fillojë Serbia, dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, shqiptarëve do t’u imponohet që t’i përdorin të gjitha mjetet dhe format legale për ta realizuar të drejtën e tyre për të jetuar të lirë dhe dinjitoz në Atëmemëdheun e tyre! Kjo është e pashmangshme, sepse ripushtimin dhe rikolonizimin nuk do të mundet ta durojë as toka e përgjakur e Kosovës martire e mbushur me varret e bijave e bijve më të devotshëm të kombit, të cilët dhuruan më të shtrenjtën e tyre që patën - jetën. Serbia, apo më mirë me thënë liderët e saj ultra-nacionalistë: Tadiq, Koshtunica dhe Drashkoviq, tanimë të maskuar edhe me maskat e demokratëve dhe të moderuarve, kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, kurse politikanët e Kosovës, dhe mbi të gjitha ata ish shokët tanë, që për të tillë u promovuan mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, si dhe nga gjymtyrët dhe djersa e heronjve të gjallë, siç i quan Z. Adili invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, jo vetëm që nuk punojnë që Kosovën ta ribashkojnë me Shqipërinë dhe nuk po marrin as guximin më të vogël qytetar për të thënë vetëm një herë publikisht se, Kosova dhe trojet tjera shqiptare dikur (gati para një shekulli) kanë qenë pjesë e katër vilajeteve shqiptare dhe se Kryeqytet i Vilajetit të Kosovës ka qenë Shkupi, por përkundrazi, me të gjitha mjetet dhe format e tyre më perfide vazhdojnë ta luftojnë FBKSH-në në Zonën Nr.2 (Kosova Historike) dhe strukturat e tij adekuate, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), konkretisht Divizioni “Adem Jashari” i AKSH-së. Fatkeqësisht, këta “liderë”, nëpër mbledhjet e kryesive të partive të tyre politike, kurrën e kurrës nuk diskutojnë mbi situatën politike në Kosovë dhe rrugëzgjidhjet për të dalë nga kjo situatë e disfavorshme për Kosovën UNMIKISTAN dhe popullin e saj shumicë absolute, por gjithmonë diskutojnë vetëm për biznese dhe tenderë, duke thënë se këtë biznes e ka filan parti dhe pastaj filan klani dhe individi brenda llojit të tyre. Kështu ndodh edhe nëpër degët dhe gjembat e këtyre partive në tërë Kosovën UNMIKISTAN. Njëjtë sillen dhe veprojnë edhe partitë politike, iu thënçin shqiptare, nën Maqedoni dhe nën Mal të Zi. (VIJON) --------------------------- FOTO Kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica, bashkë me Zëdhënësin Politik e FBKSH-së, magjistër Gafurr Adilin --------------------------------- EKSKLUZIVE: Flet kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica (3) FBKSH: Pritni edhe pak... Xhevdet Fetahu Prishtinë, 26 shtator – Prej kohësh ne të FBKSH-së kemi deklaruar se para se Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, bashkë me të gjitha trojet etnike shqiptare do të ribashkohet me Atëmëmëdheun tonë – Shqipërinë, ka thënë në vazhdimin e tretë të intervistës ekskluzive për “Epokën e re”, kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), prof. dr. Bashkim Mitrovica. Prof. dr. Mitrovica ka këmbëngulur se edhe sikur të ndodhë që Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, FBKSH dhe AKSH nuk do ta braktisin Kosovën, sepse pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike) dhe luftëtarët e Divizionit “ADEM JASHARI” të AKSH-së nuk kanë ardhur nga ndonjë planet, nga ndonjë kontinent, apo nga ndonjë vend tjetër, por janë bijë e bija të popullit shqiptar të Kosovës Historike (të Kosovës UNMIKISTAN, të Kosovës Lindore, të Toplicës dhe të Sanxhakut), të cilët do të veprojnë e luftojnë që Kosova Historike, ashtu siç do të veprojnë e luftojnë edhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 3 (Lugina e Vardarit) dhe luftëtarët e Divizionit “TAHIR SINANI” të AKSH-së, si dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 1 (Republika e Shqipërisë), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 4 (Malësi e Madhe), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 5 (Çamëria), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 6 (Evropë) dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi), për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare nga pushtimi e kolonizimi sllavo-grekë dhe ribashkimin e këtyre trojeve të çliruara shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri Agresioni “diplomatik” i Serbisë ndaj Kosovës EPOKA E RE: Mendoni se “liderët” tanë e dinë se çfarë po iu përgatitet dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen Serbisë në këtë agresion “diplomatik”? Mitrovica: Unë nuk e di se a e dinë “liderët” tuaj se çfarë po iu përgatitet, sepse nuk kam mundësi tua lexoj mendjet e tyre, për çka konsideroj se do të ishte mirë që t’i pyesnit ata, por unë jam më se i sigurt se “liderët” tuaj aspak nuk janë as të gatshëm dhe as të përgatitur që t’i kundërpërgjigjen Serbisë në këtë agresion “diplomatik”, të përcjellë me vringëllim armësh. “Liderët” tuaj po vazhdojnë të ripërsërisin gabimet e së kaluarës, kur mendonin se çështja e Kosovës dhe lufta për çlirimin e saj ishte vetëm çështje e shqiptarëve të Kosovës, por, që në fakt, gjatë luftës (1998-1999) përkohësisht u bindën se çështja e Kosovës nuk ishte çështje vetëm e shqiptarëve të Kosovës, sepse në këtë luftë u angazhuan dhe u kyçën jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe vullnetarë nga Republika e Shqipërisë, nga trojet shqiptare nën Maqedoni dhe nga përtej Atlantikut, të cilët edhe ranë dëshmorë të kombit, si dhe kur lubia serbe u bë gati që t’i shfaroste shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, Republika e Shqipërisë dhe populli i saj, si dhe shqiptarët nën Maqedoni dhe ata nën Mal të Zi hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre dhe strehuan mbi një milionë vëllezër të tyre të dyndur nga Kosova. Çështja e Kosovës dhe Çështja Çame EPOKA E RE: Si e shihni ju çështjen e Kosovës Mitrovica: Çështja e Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë, deri në zgjidhjen fatlume të saj, një çështje madhore dhe e përbashkët e gjithë kombit shqiptar, për zgjidhjen fatlume të së cilës duhet të angazhohet i gjithë potenciali mendor dhe veprues i kombit shqiptar në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në mërgatë. EPOKA E RE: Po çështjen e çamëve...? Mitrovica: Po, kështu, për 15 vjet me radhë kanë vepruar dhe fatkeqësisht edhe tani po vazhdojnë të sillen e të veprojnë edhe “liderët” e çamëve që drejtojnë Shoqatën Politike Atdhetare “Çamëria” dhe PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim) në Republikën e Shqipërisë, të cilët jo vetëm aspak nuk i kanë avancuar kërkesat e tyre: 1. Rikthimi i çamëve në trojet dhe pronat e tyre në Çamëri; 2. Dëmshpërblimin nga Greqia për shfrytëzimin e pronave të çamëve; 3. Çamët në Greqi të kenë po aq të drejta sa ka edhe minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë. EPOKA E RE: Mendoni se edhe “liderët” çamë e kanë denigruar çështjen çame? Mitrovica: Po, “liderët” çamë e kanë denigruar çështjen çame, ashtu siç e kanë denigruar çështjen shqiptare “liderët” e shqiptarëve nën Maqedoni dhe “liderët” e shqiptarëve nën Mal të Zi, të cilët votën e shqiptarëve për Pavarësinë e Malit të Zi nuk e kushtëzuan as me të drejtat më minimale kombëtare për shqiptarët nën Mal të Zi, të cilat janë: 1. e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe; 2. e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare; 3. e drejta e Universitetit në Ulqin. Shqiptarët përballë Kosovës EPOKA E RE: Të kthehemi edhe njëherë te çështja e Kosovës. Keni frikë se kombi shqiptar në Ballkan do të hesht përballë Kosovës? Mitrovica: Edhe unë do ta kisha një frikë të tillë, sikur aktualisht të mos vepronte dhe të mos ishte i organizuar fuqishëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij adekuate, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Por, kur aktualisht FBKSH numëron 25 këshilla në 25 nënzona të qarqeve më të mëdha të Shqipërisë Etnike dhe 5 këshilla në 5 shtetet më të mëdha të Evropës dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, si dhe, nga ana tjetër, kur sipas rregullores për organizimin e FBKSH-së secili këshill i një nënzone të FBKSH-së mobilizon një Brigadë Sulmuese të AKSH-së, që aktualisht përbëjnë 25 brigada sulmuese të AKSH-së, jo vetëm që aspak nuk e kam as frikën më të vogël, por përkundrazi, jam më se i sigurt se do të mjaftojë vetëm një thirrje kushtrim: FBKSH-AKSH : KOMBI NË RREZIK, si dhe një mobilizim i përgjithshëm i Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, në të cilat situata Kryetari i FBKSH-së vishet me uniformën e bukur të Komandantit të Përgjithshëm të AKSH-së, i gjithë kombi shqiptar, si një trup i vetëm, do të bashkohet dhe mobilizohet në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të organizuar dhe të drejtuar nga FBKSH-AKSH. EPOKA E RE: Në këtë drejtim çfarë i mbetet shqiptarit të zgjedhë? Mitrovica: Në këtë drejtim, para çdo shqiptari madhorë do të shtrohen vetëm dy rrugë për të zgjedhur: Rruga e parë, me Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare dhe kundër armiqve sllavo-grekë dhe rruga e dytë, me armiqtë sllavo-grekë dhe kundër Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare. Planet operative të FBKSH-së për Kosovën EPOKA E RE: Cilat janë planet operative të FBKSH-së për Kosovën, në prag të statusit dhe pas statusi? Mitrovica: Në Kuvendin e Dytë Kombëtar të FBKSH-së, që u mbajt në Prizrenin historik (më 16 shtator 2005), krahas shumë rregulloreve u miratua edhe Strategjia Politike e FBKSH-së, e cila parasheh taktikat dhe strategjinë e veprimit të FBKSH-së në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të çështjes madhore kombëtare shqiptare, ribashkimit kombëtar shqiptar. Aktualisht, të gjitha këshillat e nënzonave të FBKSH-së, në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, nëpër mbledhjet e tyre të radhës po diskutojnë PROJEKT - DEKLARATËN e Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së për statusin e Kosovës, deklaratë kjo që shumë shpejt do të bëhet publike nëpërmjet një Konference për Shtyp në Tiranë nga Zëdhënësi Politik e FBKSH-së, Magjistër Gafurr Adili. Juve dhe gjithë lexuesve tuaj ju lus që të keni mirëkuptimin dhe durimin e arsyeshëm për të pritur edhe pak ditë që kjo deklaratë, fillimisht të marrë vulën për publikim nga Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, dhe pastaj besoj që përmes gazetës “Epoka e re” do të njoftoheni edhe për planet e veprimit të FBKSH-së në Kosovë, në prag të statusit dhe pas statusit. Faleminderit për mirëkuptim! Kosova pas statusit... EPOKA E RE: Lë të themi se Kosova u pavarësua. FBKSH dhe AKSH do ta braktisë Kosovën për t’iu gjendur afër shqiptarëve të tjerë…? Mitrovica: Prej kohësh ne të FBKSH-së kemi deklaruar, se para se Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran, bashkë me të gjitha trojet etnike shqiptare do të ribashkohet me Atëmëmëdheun tonë – Shqipërinë. Por, edhe sikur të ndodhë që Kosova UNMIKISTAN të bëhet shtet i pavarur e sovran FBKSH dhe AKSH nuk do ta braktisin Kosovën, sepse pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike) dhe luftëtarët e Divizionit “ADEM JASHARI” të AKSH-së nuk kanë ardhur nga ndonjë planet, nga ndonjë kontinent apo nga ndonjë vend tjetër, por janë bijë e bija të popullit shqiptar të Kosovës Historike (të Kosovës UNMIKISTAN, të Kosovës Lindore, të Toplicës dhe të Sanxhakut), të cilët do të veprojnë e luftojnë që Kosova Historike, ashtu siç do të veprojnë e luftojnë edhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 3 (Lugina e Vardarit) dhe luftëtarët e Divizionit “TAHIR SINANI” të AKSH-së, si dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 1 (Republika e Shqipërisë), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 4 (Malësi e Madhe), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 5 (Çamëria), pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 6 (Evropë) dhe pjesëtarët e FBKSH-së në Zonën Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi), për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare nga pushtimi e kolonizimi sllavo-grek dhe ribashkimin e këtyre trojeve të çliruara shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin Shqipëri. Po ta shihni me vëmendje në Republikën e Shqipërisë e kemi të organizuar Zonën Nr. 1 të FBKSH-së, sepse ribashkimi kombëtar shqiptar fillon dhe përfundon në Tiranë, dhe jo rastësisht në Kryeqytetin e Shqipërisë së Ribashkuar e kemi vendosur edhe Zëdhënësin Politik të FBKSH-së. dhe Sekretarin e Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, Magjistër Gafurr Adilin. Pra, siç po e shihni, shqiptarët e tjerë… në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, kudo ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, e kanë në vatër FBKSH-në dhe AKSH-në. Por, nëse e lypë nevoja në cilëndo pjesë të Atëmëmëdheut, FBKSH dhe AKSH do të veprojë si një trup i vetëm. Edhe strukturat e FBKSH-së të Zonës Nr. 2 (të Kosovës Historike) dhe të Divizionit “Adem Jashari” të AKSH-së, janë pjesë e pandashme e këtij trungu. (FUND)/ 28 09 2006/F.F. Lajmet.com
BESA Kultura BESA fenomen unikat i jetës shpirtërore dhe dokesore shqiptare Fenomeni i "besës" ndër shqiptarë paraqet vlerat më sublime etike, fetare, dokesore dhe shpirtërore. Ky fenomen mbart me vete vlerat më të larta morale të shqiptarit, vlera mjaft autentike, me të cilat shqiptarët, sidomos në të kaluarën, dalloheshin nga popujt e tjerë. Besa, si fenomen unikat nuk mund të përkufizohet thjesht si sentiment sublim i mbajtjes së fjalës së dhënë, meqë ekziston dallimi mes fjalës së dhënë lidhur me lidhjen e një kontrate gojore, dhe besës si kategori elementare dhe fundamentale të lidhjes me besë... Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala “BESË” me të gjitha akuivalentet e saja përfshin 38 fjalë bazike, së bashku me kompozitat e sintagmat e ndryshme të cilat shpjegojnë, sidomos nga aspekti gjuhësor, këtë fenomen të botës shqiptare. Fjala “BESË”, në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe është përkufizuar si “zotim solemn për të vepruar së bashku për një qëllim, fjala e nderit që jepet për të përkrahur dike, ose për t’ u lidhur me të”. Fjala e dhënë për diçka të rëndësishme, fjala e nderit për ta plotësuar me doemos një detyrim që merret përsipër. “Besa e burrit si pesha e gurit”, “Besa e shqiptarit si purteka e arit”.( Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë 1981. f. 126-128). Albanisti më i njohur shqiptar, Dr. Eqrem Çabej pohon se fjala "besë" nga gjuha shqipe ka depërtuar në shumë gjuhë të Ballkanit. Këtë mendim Çabej e mbështet në studimet e albanologëve: G Meyer, Franc Bopp, Dhimitër Kamarda, Brugman e të tjerë. E. Çabej, Studime gjuhësore, Prishtinë 1976.f.62. Eruditi, kulturologu dhe iluministi i famshëm shqiptar, Sami Frashëri, duke folur për këtë sentiment autentik të racës shqiptare ka nënvizuar: “Besa e shqiptarit është dhe ka qenë kurdoherë e ditur dhe e dëgjuar në gjithë botën. Besën që e jep shqiptari nuk e merr prapë, nuk e prish, por e mbanë derisa të ketë një rektimë shpirti trupin e tij”. (Shqipëria ç’ ka qenë ç’është dhe ç’ do të bëhet. Bukuresht 1899. f.77.). Iluministi, Sami Frashëri, kishte hetuar këtë element autentik të botës shqiptare dhe e kishte përkufizuar me një vello romantike, iluministe me qëllim të zgjimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, në kohën e përpjekjeve të organizuara gjithëpopullore për t’u liruar nga Perandoria Otomane. Për më tepër, Samiu, kishte shkruar edhe një dramë mbi këtë motiv, duke e paraqitur këtë fenomen në lëvizje, në traditën shqiptare të kohës së tij. Fenomeni i Besës është shumë i pranishëm në traditën dokesore shqiptare, sidomos në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” të cilin, në vitin 1933, At Shtjefën Gjeçovi, pasi e kishte mbledhur dhe sistemuar nga goja e popullit edhe e kishte nxjerrë në dritë. Gjeçovi me këtë rast flet për besën si akt juridik, si normativ i ligjit ekzistues, edhe pse ishte një akt juridik i pashkruar, por që kishte mbijetuar nëpër shekuj me shumë e shumë shembuj. “Besa asht nji vade lirije e sigurimi, [ndaluar] shpija e të vramit i jep dorasit e shpijarve të tij, tue mos i ndjekë për gjak përkohësisht e deri në vade të caktueme”, kështu e kishte definuar “besën” Shtjefën Gjeçovi në nenin 122 të Ligjit të Lekës. (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933, f 83.) Në nenin vijues 123 përshkruhet gjerësisht aplikimi i Besës si normativ rajonal e krahinor i përcaktimit të sanksionuar në marrëveshje gojore mes familjeve, fiseve, krahinave dhe bajraqeve, të cilat nuk e njihnin as e përfillnin sistemin juridik të pushtuesit. Besa e gjasë dhe e çobanit Besa, asokohe kishte përjetësuar sistemin alternativ të drejtësisë autentike, e cila aplikohej pavarësisht nga ligji i kohës, nga ligjet e pushtuesit. Zbatimi në jetë i këtij fenomeni njihet me aplikimin e “Besës së gjasë e të çobanit”. Kjo formë e lidhjes me besë zgjeronte hapësirën, rrugën apo rajonin e caktuar në mbretërimin e besës, ku nuk mund të vritej dorasi as të merrej gjaku. Vendi në besë, rruga e caktuar e fshatit në besë, vendi rreth kishës apo xhamisë me besë. Ishte kjo një prirje për të zgjeruar besëlidhjen si fenomen sui generis, që do të zgjerohej në kuptimin e lirisë dhe sigurisë së qarkullimit për njerëzit. “Po e gjet gja udhtarin, lajmëtarin apo bariun pa dalë prej flamurit të huej ( i përcaktuar si flamur, apo si Rrugë e madhe me besë)...ata ( konsiderohet se) priten në besë të gjasë e të çobanit”. Paragrafi 881. Përpjekja autentike për të vendosur rend juridik të brendshëm, me norma dhe rregulla të caktuara juridike, të përcaktuara me norma të përshtatshme për vendin kohën dhe hapësirën, lë për të kuptuar jo vetëm përpjekjen për të mbijetuar duke u mbështetur në ligjet autentike, por tërë kjo shpjegon edhe mbizotërimin shumë të vjetër të këtij fenomeni, i cili u përcoll nëpër breza si kodeks i pashkruar, por i interpretuar besnikërisht dhe i trashëguar e i arritur deri në ditë tona. Besa e gjasë e e çobanit, edhe pse e formuluar thjesht, në një periudhë të caktuar historike, ka një kuptim esencial juridik, që sanksionohet me ndëshkime shumë të ashpra. Zbatues dhe ndëshkues të kësaj besëthyerjeje kanë qenë instancat organizative familjare, fisnore, “kren fisesh e kren’ bajraqesh”, të cilët kanë qenë edhe zbatues të këtyre normave ekzistenciale. Në mungesë të institucioneve autentike shtetërore, shqiptarët asokohe kishin vënë në përdorim ligjet e veta të lidhura mbi parimin e besës. Ndëshkimi për thyerje të besës ishte tejet i rëndë Ja si përshkruhet ndëshkimi e gjoba për besëthyerje në paragrafin 881 neni 123 i Kanunit të Lekë Dukagjinit: Presa në besë të gjasë e të çobanit ka këto ndëshkime e gjobë: a) -dorasi do t i lajë shpisë së të vramit 22 qese për gjak, b) -Flamuri i dorasit ( njeriut i cili e ka thyer besën e tillë) i djegë tri kulla dorasit, po s’ pati dorasi tri kulla të veta, do të djegen kulla e dorasit dhe dy të kushërinjve, po s pat kushëri të afërt, do të djegën kullat e kusherive të tjerë ma të largët. Paragrafi vijues 882. Flamuri i dorasit e sodomë, (e prish tërësisht) pasurinë e dorasit, me bimë e me dhe, me gja e me gjithçka të ketë. Duke folur për motivet arkaike shqiptare, albanologu i famshëm gjerman Von Hahn ka konstatuar se “tradita shqiptare e lashtësisë i ka ruajtur motivet arkaike shumë më të pastra e më besnike sesa te popujt fqinj”. Fenomeni i besës edhe nga popujt fqinj ka qenë i njohur si fenomen tipik shqiptar. Në frazeologjinë sllave ekzistonte formulimi “dejam ti shiptarsku besu”. Kjo formë e zotimit lë për të kuptuar se edhe fqinjët e kanë njohur rëndësinë e zotimit të fjalës së dhënë, të lidhur mbi parimin e besës, mbi atë që me të drejtë quhej parim fundamental i lidhjes së njeriut për ta mbajtur premtimin, zotimin përmes fjalës së dhënë. Flijimi, ringjallja dhe rinjohja mbi principet e besës Në traditën gojore shqiptare, që nga lashtësia kanë arritur tri motive shumë interesante, që lidhen mbi parimin e besës. Janë tri ndër motivet, të cilat në forma të ndryshme paraqiten edhe te popujt e tjerë, por në traditën tonë përshkohen nga fenomeni i besës. Flijimi në këndin e urës apo të kështjellës, lidhet me besën e vëllait të vogël Sipas këtij motivi të njohur si “Legjenda e murimit”, në cep të urës apo të kështjellës flijohet gruaja e vëllait të tretë, më të riut, i cili nuk e kishte thyer besën, për dallim nga dy vëllezërit të cilit u kishin treguar grave të tyre, që ditën e caktuar, të mos e sillnin ushqimin për ndërtimtarët, sepse gruaja që do ta sillte edhe do të flijohej në këndin e urës, e cila nuk mbante dot, pa flijuar një qenie, që do të ishte prodhim i besëmbajtjes. Ringjallja për ta vënë në vend fjalën e dhënë në legjendën e Konstandinit dhe Garentinës, apo Doruntinës Ringjallja, motiv i mirënjohur biblik dhe kuranor, në traditën gojore shqiptare lidhet me zotimin, fjalën e dhënë. Nuk tretej dot në dhe, edhe me këtë rast vëllai i vogël, i cili për së gjalli i kishte dhënë fjalën mëmës, se motrën e tyre të vetme, Doruntinën, do ta sillte, në të “pame”, në shtëpi, meqë e kishin martuar në një vend të largët. Nëntë vëllezërit vriten në luftë. Nëna verbohet dhe vajton fatin e zi. Ajo sjell në mend fjalët me besë të Konstandinit, i cili nuk e kishte mbajtur besën për së gjalli. Konstandini ringjallet, merr me vete motrën Doruntinë, e dërgon në shtëpi te e ëma që ndodhej buzë vdekjes dhe sërish futet në varr. Ky motiv është i përhapur edhe te popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Motivi shqiptar lidhet në një lloj triniteti gjithnjë me fenomenin e besës: flijimi, ringjallja dhe rinjohja. Besa e kalorësit, apo sendërtimi i besës Motivi i tretë i trashëgimisë folklorike shqiptare i cili lidhet me fenomenin e besës, është motivi i rinjohjes, një motiv shumë i përhapur edhe në traditën gojore të popujve të tjerë. Të nesërmen e natës kur ishte martuar, kalorësin e kishin marrë në shërbim të sigurimit të vendit, apo krahinës. Ai kishte kërkuar nga bashkëshortja ta priste nën kurorë për nëntë vjet. Pas nëntë vitesh, ajo mund të martohej. Ishte lidhur besa, natën e parë të martesës... Duhej vetëm edhe një ditë të kalonin nëntë vite, ndërsa nusja kishte vendosur të priste edhe ditën e fundit. Po atë natë, derisa po përgatiteshin krushk për ta marrë, vjen kalorësi, i cili larohet nga shërbimi me besë se do të kthehet sërish, pasi që duhej të shkonte në afatin e caktuar, për të mbajtur besën që i kishte dhënë të dashurës për ta pritur plot nëntë vjet. Ai rinjihet me gruan, e kthen atë në shtëpi dhe sërish shkon në shërbim. Ky motiv homerik është i njohur në epopenë “Odiseja” të Homerit, mirëpo në këtë ep të mirë njohur fenomeni nuk lidhet me fjalën e dhënë, por me zemërimin e perëndive kundër Uliksit, i cili kishte shkatërruar Trojën dhe ishte dënuar nga perënditë, të bridhte nëpër dete për 20 vjet, derisa më në fund kthehet në shtëpi te bashkëshortja, e cila e kishte pritur besnikërisht. Flijimi, ringjalla dhe rinjohja, të cilat në traditën tonë të pasur gojore lidhen me fenomenin e besës, përbëjnë trininë tonë autentike kulturore Këto tri motive të njohura, të cilat kanë mbijetuar deri në kohën tonë, japin për të kuptuar se ideatorët e “besës” kishin qenë në rrugë të shpikjes së një feje të re moniste, e cila lidhej me mbajtjen e zotimit. Njëlloj feje tokësore që i referohej njeriut të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, për të përmbaruar dhe për t iu përmbajtur principeve rrënjësore të qenies njerëzore, e cila ishte zgjedhur nga Hyji për ta sunduar botën në parime të reciprocitetit e kundër mashtrimit, kundër prishjes së lidhjeve, të cilat për pasojë kanë sjellë sa e sa tragjedi madje edhe me përmasa njerëzore. Ishte Helena greke ajo që theu kurorën, besën e lidhur mes gruas e burrit, dhe ky akt kurorë-besëthyerjeje u bë shkak për luftën dhe shkatërrimin e Trojës. Ishte vetë Eva, sipas Biblës, nëna e parë e njerëzimit, e cila theu besën dhe hëngri mollën e ndaluar, për çka edhe u përzu nga Edeni së bashku me burrin e saj, Adamin. Thyerja e kurorës në trashëgiminë gojore shqiptare është konsideruar si thyerje e besës. Besëpremja dhe ndëshkimi në traditën gojore dhe dokesore shqiptare Rëndësia që kishte mbajtja e zotimit dhe premtimit mbi parime të besës në trashëgiminë gojore shqiptare, na bën të kuptojmë sesa fort ishte i lidhur dhe shumë i stisur ky fenomen në të kaluarën. Për thyerje bese ndëshkimi ishte i pamëshirshëm, madje shumë më i pamëshirshëm sesa për blasfeminë, apo për të liga e noprani të tjera. Ai që thyente besën në vende të caktuara, apo besën që e kishte dhënë si afat lire për gjakësin, ndëshkohej pamëshirshëm nga fisi e nga bajraku. Besëpremi, me tërë familjen nxirrej jashtë vendit ku shtrihej fshati apo fisi, gjëja e gjallë i ktheheshin në gjobë, shtëpia i digjej dhe i nxirrej nga toka guri i shenjtë i kufirit. Ai nuk kishte të drejtë të ngulitej më në kuadër të fisit, apo bajrakut të caktuar sepse kishte prishur besën, nderin e fisit. Besëpremi me familjen zakonisht vendosej në një vend të thellë malor, ose në ndonjë fshat, nëse e pranonin pjesëtarët e fisit tjetër. Motivet që lidhen me tragjeditë që kanë ndodhur për shkak të prishjes së besës janë të shumta dhe shumë të përhapura në mbamendjen tonë popullore. Për shkak se kishte prerë mikun në besë, motra e Mustës dhe Halilit kishte vrarë burrin dhe birin e vet nga frika se kur të rritej do të vazhdonte rrugën e babait besëprerë. Për prerje të mikut në besë, besëpremësi linçohej në vend publik. Besa si eksperiment për të përmbaruar një princip universal të mbajtjes së zotimit Prania e këtij fenomeni në të kaluarën ndër shqiptarë ka qenë një sprovë shumë interesante, e cila mbase edhe është trashëguar nga rrëfimet e besëlidhjes së vjetër, të cilat rrëfime, disa popuj i kanë kuptuar dhe iu kanë përmbajtur me përkushtim, ndërsa disa popuj të tjerë nuk i kanë përfillur ose i kanë përfillur duke vënë interesin e vet mbi fjalën e dhënë dhe duke e prishur atë për interesa personale apo grupore. Te ne ka qenë dhe është shumë i përhapur konstatimi “Shkau nuk ka besë”, “shkaut nuk i zihet besë”, “shkaut nuk i jepet besa”. Kështu nuk thuhet për grekun, edhe pse dinakëria e grekëve për prishjen e etnosit shqiptar, ka qenë dhe është po aq e shprehur sikur edhe dinakëria dhe yshtja e serbëve. Edhe te grekët ekziston kjo fjalë madje e shqiptuar si “mpesa”, e cila mund të jetë huazuar nga shqipja qoftë si fjalë, qoftë edhe si fenomen i principit të shenjtërisë së fjalës së dhënë, dikur në të kaluarën e largët. Fanatizmi shqiptar për të përmbaruar principin e mbajtjes së premtimit ka ndeshur ashpër në botën tjetër, e cila nuk ka qenë e gatshme për të rrezikuar interesat e veta për hir të një principi, qoftë ai edhe princip i përmbaruar njerëzor, fetar dhe shumë emancipues. Besa, duket sikur ka qenë një përpjekje “sizifiane” e shqiptarëve për të ruajtur me fanatizëm principin e zotimit, fjalën e dhënë dhe përfilljen deri në fanatizëm të kontratës së lidhur mbi parime të besës. Ky fenomen arkaik është i ngjashëm me DHARM-ën budiste. DHARMA është brumi, apo tharmi. DHARMA është lidhja së njeriut në principet e fesë budiste. DHARMA, sanskritisht, i përshtatet fjalës “tharm” të gjuhës shqipe, ajo që është krijuar, ligj në kuptimin më të gjerë. DHARMA për budistët është ekuivalenti kryesor që nënkupton fenë në kuptimin tonë. DHARMA kodeksi i mirësjelljes. DHARMASASTRA merret me të gjitha aspektet e jetës. (Enciklopedia e religjioneve të gjalla f. 164. Beograd 1981.) Përderisa BUDA ishte shpikësi dhe zbatuesi i DHARM-ës, shqiptarët nuk njohin një individ apo person të caktuar historik apo të imagjinuar, i cili do të ishte themeluesi i Besës, nuk njohin një “BESAI”, sikur ka qenë një BUDAI, që është përhapur përmes ligjit të MANUIT, si MANAVADHARMASASTRA. Fjalët e Manuit janë të shëndosha si barnat, ndërsa janë kundërhelm për të gjitha sëmundjet. (Ligji i Manuit, Enciklopedia e religjioneve të gjalla, Beograd.f.435.) Besa, megjithatë nuk është një abstraksion imagjinar, nuk është vetëm një relikt i së kaluarës së dikurshme, meqë në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” ajo merr rolin esencial dhe të veçantë në trajtimin e të drejtës penale, pronësore dhe familjare, që i përshtatet në tërësi kuptimit të përgjithshëm të fjalës, DHARMA të sanskritishtes në kuptimin e “tharmit”, të tharmit të brumit nga i cili gatuhet buka, në kuptimin fizik të fjalës në gjuhën shqipe. THARM, brumë i thartuar i cili shtihet në brumin e bukës që ky të vijë, tërësi organizmash apo këpurdhash shumë të vogla që shkaktojnë thartimin e një lënde organike, që bën të ngjizet diçka. THARMI thelbi i diçkaje, kryesorja në një gjë, tharm jetësor, tharmi i dashurisë, tharmi i qëllimeve, u mbrujt me tharmin kombëtar. (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë 1981. f. 2052. ) Afria, si për nga shqiptimi ashtu edhe për nga kuptimi i fjalës Tharm të gjuhës shqipe, në kuptimin fizik si lëndë e caktuar, por edhe në kuptimin shpirtëror, që ka të bëjë me fjalën dharm të sanskritishtes, nuk mund të jetë një koincidencë e rastit, sepse gjuha shqipe ka shumë fjalë të tjera të ngjashme me gjuhën sanskrite, sidomos fjalë që kanë të bëjnë me sferën fetare, dokesore dhe shoqërore. Disa fjalë të tjera të ngjashme për nga shqiptimi dhe kuptimi. Fjala “MANU” sanskritisht, në gjuhën shqipe do të thotë njeri i cili mendon- mendimtar, mentar. Manu edhe në kuptimin, njeri, njeriu i parë, njeriu si qenie. ( Enciklopedia e religjioneve të gjalla, Beograd 1981. f. 435 ). Fjala “GURU” e gjuhës sanskrite ka kuptimin “i rëndë”, ai që është i rëndë, i rëndë si guri. Në kuptimin shpirtëror, i mençur dhe i fortë në bindje si guri. ( Enciklopedia e religjioneve të gjalla, Beograd 1981. f. 223) Në frazeologjinë shqipe kemi ekuivalentet: "I peshon fjala". "Burrë 500 dirhem". "Besa e burrit, pesha e gurit". MARA, sansk, vdekja, në shqip mortja ( po aty f. 436). MINAKSHI, ajo e cila i ka sytë si të peshkut. Në ikonografi ngjyra e arit. Në gjuhën shqipe, lule “menekshe”, bimë baritore zbukuruese me ngjyrë të verdhë të kuqërremtë, që e ka aromën si të vjollcës. ( Po aty. f. 456.) ARTHA, pasuri, i artë( po aty f. 52) DANA, e dhana, folja jap, për të dhënë. (po aty, F. 155) GARUDA, lloj shpendi grabitqar, në Drenicë dëgjohet emri GAUTA, shpend i madh, (po aty, f. 209) RADHA, radha, por edhe suksesi etj. Këto dhe fjalë të tjera që kanë të bëjnë me jetën shpirtërore janë me interes të veçantë për studiuesit tanë, meqë ende nuk janë studiuar sa duhet relacionet e gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, edhe pse këtë fenomen afërie e kanë vërejtur albanologët si: Von Hahn, Majer, Çabej e të tjerë
Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët Nuk u ka dhënë "hakën e punës" dhe dy ustallarët e kanë masakruar me grushte dhe sende të forta pronarin një banese në rrugë "Sadik Petrela". Dy vëllezërit, Ylber dhe Fatmir Rajta, respektivisht, 25 dhe 29 vjeç, kishte shkuar për të kryer punime në banesën e Maksim Marës, por siç duket këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer puna e tyre. Mara ka refuzuar t'u shlyejë hakën e punës, kurse dy vëllezërit rreth orës 11.30 të mesditës së enjtes, kishin shkuar t'i merrnin me dhunë ato. Dy vëllezërit muratorë janë grindur sërish me të zotin e shtëpisë, por këtë herë ata e kanë qëlluar me grushte dhe veglat e punës. Mara ka përfunduar në spital si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga goditjet e rënda në trup dhe në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore, gjendja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, vetëgjyqësia u ka kushtuar prangat dy vëllezërve Rajta. Ata janë shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës dhe ndodhen të siguruar në ambientet e izolimit me akuzat vrasjes së mbetur në tentativë, heqjes së ligjshme të lirisë së tjetrit dhe vetëgjyqësisë. ge.xha. Po mire qe akuzohen, po hetuesi i çeshtjes apo policia nuk e njef akoma ligjin shqiptar Keta bandillat per punesim ne te zeze nuk akuzohen se kthu thuhet qarte qe per punen e tyre te dobet nuk u jane dhen paret! Po pronari i apratamentit qe ka mar ne pune dy persona te padeklaruar perse nuk duhet te akuzohet per kete veper?! Flitet gjithe diten parlamentit per ekonomi informale dhe nuk ka asnje lloj mase apo ligji per te ndeshkuar autoret! Ps. Jam dakort me faktin se ka peshq shume me te medhenj te cilet duhen ndeshkuar perpara njerezve te varfer qe punojne per buken e gojes, problemi eshte se ishte shembull tipik i mosfunksionimit te ligjit, ndaj dhe e solla kete artikull.
SHIKO, FIRMOS E PERHAPE SA ME SHUME. <u>JU FTOJ TE GJITHEVE TE FIRMOSNI KETE PETICION ONLINE </u> KETU I CILI DO TI DERGOHET EDHE KRYEMINISTRIT TONE PASI TE KETE ARRITUR NJE NUMER TE CAKTUAR FIRMASH. PSE DUHET TA BEJME KETE??? PER TI TREGUAR EDHE NJE HERE QEVERISE SHQIPTARE CILI ESHTE VULLNETI I POPULLIT, LARG NGA RRYSHFETET POLITIKE. ARSYE TE TJERA MUND TE GJEJA ME MIJRA, PO KUSH E KA PER ZEMER KETE GJE S'KA NEVOJE PER SHUME ARGUMENTE OSE ME MIRE SHIKONI NE GOOGLE NE SITET E HUAJ, DHE DO TE SHIHNI CILAT JANE INTERESAT QE FSHIHEN PAS NDERTIMIT TE KETIJ TECI APO PARKU ENERGJITIK.
Cudi, Vetem gazetashqiptare dhe news24 komentojne ndryshe!!!! Komentet e gazetave per takimin e FMN me biznesin dt 10 Nentor 2005: Gazeta Shqiptare(GSH) &amp; News24: FMN kushte qeverise: Mos luani me TEC-in e Vlores Ndersa gjithe gazetat e tjera nuk e zene fare ne goje kete gje, ne GSH shpallet si kercenim i hapur. Lind Pyetja : Ca interesi ka GSH ta komentoje ne kete menyre?? Ne nje kohe kur porrihen mendimet e specialisteve dhe TEC-i nuk eshte alternativa e vetme per zgjidhjen e problemit. Une i qendroj mendimit tim qe Parku Energjetik ne Vlore eshte objektiv i qarqeve te caktuara italiane per te kolonizuar dhe industrailizuar "minieren tone te floririt" VLoren. Mendimet dhe komentet tuaja
Televizioni Perfekt! Meqenese ankohemi per gazetare e gazeta, emisione e televizione, cfare ju personalisht keni me shume deshire te shihni ne tv-te shqiptare ose gazetat shqiptare dhe revistat shqiptare? Ky forum eshte nga me te lexuarit nga shqiptaret ne internet duke perfshire edhe pjesetare te medias dhe besoj se ne do ndihmonim me sugjerime qe te pakten nese ata varen nga publiku, te transmetojne cfare do publiku. Per tju ndihmuar po ju jap disa tema dhe ju shtjellojini ose jepni idete tuaja gjithashtu. Perkrah temave po ju jap shembuj emisionesh nese psh nuk e keni idene se cfare do te thote talk show ose reportazhe investigative etj. Ndostha nuk doni te tjera por doni qe keto qe jane te behen me te mira, dhe atehere mund te jepni mendimet dhe idete tuaja. 1. Me shume reportazhe me tema nga shqiperia si Femrat apo Jashte Bulevardit 2. Me shume thashetheme vipash si Bla Bla Bla, Papparazzi apo si programet e E! 3. Me shume reality tv tip Kafazi i ARte etj 4. Me shume spektakle si spektakle bukurie apo te tjera 5. Me shume konkurse tip millionaire, the weakest link, quiz Plus, kutia e fundit etj 6. Me shume show humoristik si portokalli, oops etj 7. Me shume emisione politike si shqip apo opinion 8. Me shume konkurse si EThet, Top fest, Gjeniu i Vogel etj ku te rinjte konkurrojne 9. Me shume telenovela si Kloni, Paloma, Njerka, etj 10. Me shume seriale te fundit si Matrioshki, Grate e Deshperuara, te Humburit, Seksi dhe Qyteti 11. Me shume filma cilesore te huaj 12. Me shume emisione informative te tipit ZIp 13. Me shume emisione qe zgjidhin hallet e popullit si Fiks Fare, Sos apo Identitet i Verdhe 14. Me shume emisione per ciftet si Kupid apo Change of Hearts etj qe jane ne amerike 15. Me shume reportazhe me karakter investigativ 16. Me shume emisione kulturore te tipit Kopertina Vip apo Pegasus 17. Me shume talk show si TOp Show, Zone e lire etj ose talk show te tipit jerry springer, oprah winfrey 17. Me shume programe per te rinj si top select,elefant show 18. Me shume programe per femije si filmat e dubluar tek top channel,programet e TVSh per femije, Perralle me mbret e Vizion Plus Keto jane persa i perket programeve, por ju mund te flisni edhe per preferencat qe keni ndaj menyres se dhenies se lajmit, menyres se ndertimit te edicionit, skenaristeve, skenografeve, menyres se prezantimit etj etj
 
AKSIONI CIVIL - Qendrimi Juaj Sic e dini, sot te premten 29 Shtator, 2006 "Aksioni Civil" ne bashkepunim me Mjaft! kane organizuar protesten e tyre te pare antiqeveritare. ne mbrojtje te lirise qytetare dhe te demokracise ndaj tentativave te berishes per te marre nen kontroll te treja pushtetet Gjyqsor/Legjistlativ/Egzekutiv. Por cili eshte qendrimi juaj personal ne lidhje me kete? Mendoni se ka nevoje per te tilla levizje intelektuale, apo jeni te mendimit se qeveria Berisha eshte fat per Shqiperine dhe duhet lene te punoje e qete. Ju shqeteson: Nepotizmi? Orat 65,000 dollareshe te fatmir mediut? Presioni ndaj Presidentit nga çimka Berisha dhe Gaz Dibra i tij. Ngrirja e mendimit ndryshe brenda PD (rasti ngjela) 7 apartamentet dhe 1.000.000 USD te Agita Berishes Kthimi i Gazidedes ne administrate shteterore Kthimi i Gjeneralit famekeq Agim Shehu Zevendesimi i porfesionistave me militante Prishja e kontrates me GE. Shkeljet e vazhdueshme te kushtetutes. Ministrat pa arsimin minimal per detyren qe kryejne (fatmir mediu psh, ka mbaruar per inxhinjeri nafte dhe nuk ka punuar ASNJE DITE. Vendi i pare i punes per te ishte Minister i Mbrojtjes Mendoni se Shqiperia ka ecur perpara kete vit? Apo ne nje rreth...? Aksioni Civil dhe “tërheqja” e pushtetit Gazeta Shqip Aksioni civil dhe “tërheqja” e pushtetit Mustafa Nano Një vend, ku mungon liria për t‘u shprehur kundër pushtetit, është në të vërtetë një vend pa liri. E tillë është Shqipëria e sotme e sunduar nga Sali Berisha. Ndryshimi prej Shqipërisë së sunduar nga Enver Hoxha është në të vërtetë esencial, por jo për meritë të sundimtarit të këtyre ditëve: Enver Hoxha të merrte jetën, ndërsa Sali Berisha ta nxin jetën. Gazetarët, që janë kundër tij, i konsideron zëdhënës të krimit, nëpunësit e të punësuarit e tjerë në sektorin publik (mjekë, mësues, oficerë, policë, akademikë etj., etj.), që nuk janë të tijtë i pushon nga puna, sipërmarrjet private të drejtuara nga biznesmenë jo demokratikes, ose i sulmon me polici tatimore, ndërtimore e të llojeve të tjera, ose i bën të mbyllen e të falimentojnë, institucione e krerë të tyre, të cilët marrin shpesh herë vendime që janë në kundërshtim me interesat e pushtetit, i sulmon, i fyen, i denigron, i përbalt me shpifje, i shantazhon e kështu me radhë. Në këto rrethana pra, Shqipëria është një vend lehtësisht i kualifikueshëm si pa liri. Dhe ky është konteksti dramatik, në të cilin ka marrë udhë Aksioni Civil, i themeluar nga një numër aktorësh të zëshëm të shoqërisë civile, përfshirë lëvizjen “Mjaft!”. Në kundërshtim me pritmërinë e të gjithëve, u deshën vetëm dy-tri ditë që ky lajm të merrte dhenë, e në kundërshtim me pritmërinë time, u deshën po kaq ditë që të lindë një diskutim mbi këtë iniciativë qytetare. Një pjesë duket se mezi e kanë pritur këtë gjë, por një pjesë tjetër kërkojnë ose ta minimizojnë Aksionin (i cili është vetvetiu i minimizuar, pasi është ende në shpërgënj), ose ta etiketojnë atë në mënyrë pejorative. Këtë tentonte të bënte dje Mero Baze, në një shkrim të tijin, ku theksonte me tone gati përshëndetëse natyrën thellësisht opozitare të Aksionit. Nuk mungonte një lloj ngazëllimi te Baze, pasi më në fund ka ardhur puna (sipas tij), që ai nuk do të dallohet më si lopa laramane në livadhin e gazetarisë shqiptare. Me këtë Aksion (e me çalltisjen “simetrike” të Lubonjës ca kohë më përpara) që të gjithë qenkemi mero-izuar, me fjalë të tjera jemi shndërruar në shërbëtorë padronësh politikë. Ngazëllimi i Meros është i kotë. Përveç kësaj, Lubonjën s‘e ka akuzuar askush ndër ne si shërbëtor të pushtetit. Mero mund ta ribotojë atë shkrimin tim (e autorizoj për këtë, nëse i lipset autorizimi im), dhe gjëja më e fortë e thënë nga unë në adresë të Lubonjës është shumë e thjeshtë: “Lubonja është i pavarur, por nuk është i paanshëm; ndërsa Berisha e zgjodhi si anëtar të KDRTSH-së, jo ngaqë i vlerëson pavarësinë, por ngaqë i vlerëson anshmërinë. A do ta zgjidhte Berisha Lubonjën, nëse ky i fundit do të vijonte të ish po aq kritik sa ka qenë në të shkuarën ndaj tij?” Nëse kjo është fyerje, atëherë Mero Baze do të bënte mirë të ribotonte ndonjë shkrim të tijin mbi Fatos Lubonjën e Mustafa Nanon, të bërë ca vite më parë; do të bënte mirë të ribotonte gjithashtu shkrimet e vjetra të Lubonjës, të cilat i kushtohen Berishës. E pas kësaj, mund t‘i rifuteshim prapë diskutimit mbi fyerjet e shpifjet. * * * * * Me daljen në dritë të Aksionit Civil, pushtetin dhe njerëzit e tij i ka zënë zekthi. Kjo zbulohet edhe prej faktit, që dje, në mënyrë krejt të papritur, drejtori i Aviacionit Civil dha dorëheqjen. Ishte një dorëheqje prej skuthash. Madje, edhe emërtimi i dorëheqjes ishte i tillë: e përkohshme. E çuditshme. Askush nuk ka kërkuar dorëheqjen e tij; aq më pak, këtë farë dorëheqjeje të përkohshme. Dorëheqja është një akt i fisëm, e pikërisht për këtë arsye askujt nuk i ka shkuar mendja të kërkojë akte të fisme nga një zyrtar harbut. Ai duhet shkarkuar në mënyrë ceremoniale. Vetëm kështu mund të marrë me vete e për jetë damkën që meriton, atë të një zyrtari të pistë të administratës. Pas kësaj, të shkojë të merret me organet e drejtësisë. Ndoshta atje, për të mos u bërë kurban, do detyrohet të thotë dhe emrat e atyre që e futën në këtë valle. Vërtet pushteti është trembur prej protestës së paralajmëruar të Aksionit Civil? Do të çuditesha, po të ishte kështu. Edhe ne, që e kemi lajmëruar këtë protestë, më shumë se sa suksesit të pritshëm të protestës, po i gëzohemi më shumë faktit, që më në fund u bëmë bashkë në një iniciativë të këtij lloji. Po i gëzohemi gjithashtu faktit, që jemi të vendosur në këtë ndërmarrje, dhe në këtë kuptim, jemi shumë pak të merakosur mbi numrin e pjesëmarrësve në këtë protestë. Madje, personalisht, duke e njohur mirë nga njëra anë qasjen tradicionalisht të trembur të shqiptarëve ndaj pushtetit, duke e ditur nga ana tjetër, që të gjithë janë të cenueshëm prej një pushteti të tillë (rrjedhimisht, “kanë arsye” të tremben), nuk e kam ushqyer veten me iluzione mbi ndonjë pjesëmarrje kushedi se çfarë. Askush prej nesh nuk jeton me këtë shqetësim. E megjithatë, nuk mund të fshihet, se pushteti është i trembur, në mos prej protestës, dobare prej Aksionit Civil. Është i trembur për një arsye shumë të thjeshtë. Pushteti nuk duron dot agjentë “furacakë” në debatin publik e politik. Këta agjentë “furacakë” i prishin punë sa s‘ka ku të shkojë. Ia prishin të gjitha hesapet. Ndihet mirë, duke pasur këtë opozitë përballë. Edhe kjo opozitë është ndjerë mirë kur nuk ka qenë opozitë, pasi përballë kishte Sali Berishën, dhe kaq. Në arenën e demokracisë, karari i madh për një bandë në pushtet është të ketë një bandë në opozitë, sepse vetëm kështu bëhet i dukshëm simetrizimi i së keqes, se vetëm kështu mund të bëjnë ato debatet e tyre parlamentare, ku i tregojnë njëri-tjetrit pallatet pa leje, lidhjet me grupe kriminale, dashnoret-sekretare etj., etj., e sepse vetëm kështu mund të ngrenë pa fund komisione parlamentare për të hetuar hajdutëritë e sho-shoqit. E në gjithë këtë baltovinë, është e vështirë të dallosh se cili syresh është më i baltosur. Por edhe sikur të ishte e mundur të bëhej një klasifikim i të baltosurve, kjo në esencë nuk do të sillte dobi për askënd. Edhe më pak i baltosuri është megjithatë i baltosur. Është interesante të vihet re që kjo klasë politike, pikërisht ngaqë është e baltosur në këtë farë feje, nuk tregon asnjë lloj vullneti për të pranuar në botën e saj njerëz të panakatosur me punë të pista apo njerëz, të cilët shquhen për integritetin e tyre moral e intelektual. Politika ka nevojë për shërbimet e këtyre të fundit nga jashtë, por nuk do donte t‘i kishte pjesë të vetën brenda, pasi njerëz të tillë i hapin punë pa punë leader-ëve që gjakojnë thjesht e vetëm pushtet. Dhe në fakt, pse do t‘i donin? A nuk e kanë më të lehtë të bëjnë çfarë të duan, duke pasur si bashkëpunëtorë (nënkupto: shërbëtorë) njerëz meskinë, arrivistë të vegjël, njerëz të shantazhueshëm, njerëz që s‘kanë asnjë ide e asnjë dije mbi politikën? Nuk është vetëm kjo. Nga ana tjetër është e zorshme të besosh se shpirtrat e lirë të këtij vendi janë duke u djegur prej dëshirës për t‘u futur në stanin e kësaj politike. Çfarë u mbetet këtyre shpirtrave të lirë është të formojnë së bashku një barrikadë ndaj të keqes që pjell prej 16 vitesh klasa politike shqiptare. Shqipëria nuk ka nevojë për partira të reja, apo për anëtarësime KOP-iste që bëjnë make-up-in e këtyre partive të vjetra. Shqipëria ka nevojë, që shoqëria e saj civile të bëhet e zëshme, sa herë që mujsharët e politikës tentojnë të dhunojnë ligjet, Kushtetutën, institucionet. “Aksioni Civil” synon pikërisht këtë gjë. E PREMTE 29 SHTATOR:
Hajduta te "dashur" - Leter drejtuar vodafonit nga Hajduta te dashur Shume njerez qe njohe ne shqiperi ankohen qe u ikin impulset kot pa folur fare.Nje dajos tim i mbaroi karta per gjysem ore vetem duke mbajtur telefonin ne xhep pa folur fare ,sa her degjonte se sa impulse kishte iknin nga 200-300 lek deri sa kucedra e zeze Vodafonopulos ia hengri te gjitha leket Tani sa me erdhi nje mesazh nga vellai im qe gjithashtu ka lidhje telefonike me Vodafonopulos dhe ne mesazh shkruej "te kam derguar nje mms vizito faqen ne internet per ta pare kete mms". Nuk ja dola mbane sepse ishte nje tjeter false nga Vodafonakis.Marr vellain ne telefon per ta pyetur se a me kish derguar vertet nje mms dhe me tha qe JO ,kishte qe 2 dite qe i iknin mms gjithandej neper numrat qe kishte ne telefon te regjistruar por pa i derguar vete,keshtu qe Vodafonhajdutis ia kishte ngrene edhe ato pak impulse qe i kishin ngalur.Nje miku im para pak kohe me tha se sa here qe kartes se tij i ngelnin vetem 500 leke te fundit dhe mendonte se kishte boll per te bere nje telefonate te shkurter nuk harrinte as ti binte ziles sepse Vodafonakos ia perpinte automatikisht keto te fundit,prandaj kujdes me Vodafoniakos sepse eshte kuceder e zeze dhe ti perpin te gjitha ne mes te dites pa zhurme e me kullaro neper zyra me nje te shtypur te butonit. Mjere shqiptaret dhe shqipria
Albforumi me nje emision radiofonik Kjo eshte "cmenduria" e fundit. Se bashku me nje grup miqsh antare dhe pjesmarres te forumit po realizojme nje program tip podcast qe pasqyron temat, evanimentet dhe te rejat e Albforumi.com cdo jave. Radioprogrami degjohet tek www.radioezeta.com ose duke klikuar lidhjen "Radio" ne menune ballore te albforumit. Nje program i ri do transetohet cdo jave, duke nisur qe sot. Nje apo dy ritransmetime do te ndjekin pastaj gjate javes deri sa programi te gjeje degjuesit e vet. Transmetimi i pare Te Henave ora 15:00 (TIR) / 9AM (NYC) Ritransmetimi te Premten ora 21:00 (TIR) / 3PM (NYC)
Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra Kiri: Edhe Tufina, brenda një jave, do të ketë fatin e varrezave të Sharrës. Situata, arriti pikën kritike Eglantina Bardhi Kush vdes sot, nuk ka ku të prehet. Tashmë problemi i varrezave arriti pikën kritike, pasi Bashkia e Tiranës ka mbyllur dje zyrtarisht varrezat e Sharrës. E ndërsa alarmi është dhënë për të disatën herë, drejtori i kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, theksoi se përgjegjësia është e Ministrisë së Brendshme. Por fatkeqësia vazhdon, pasi vetë kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, deklaroi se brenda një jave të njëjtin fat do të kenë edhe varrezat e Tufinës. “Varrezave të Sharrës iu vu çelësi dhe kjo është një nga ngjarjet më të rënda ose, më e rënda, që të mos ketë tokë ku të varrosen të vdekurit në Tiranë”, - theksoi Kiri. Varrezat e Sharrës Tashmë varrezat e Sharrës mund të presin vetëm të gjallët për të vizituar varret e të afërmve të tyre, por në mënyrën më kategorike nuk bëhet fjalë për të pritur të vdekurit. Asnjë metër tokë, asnjë hapësirë dhe, aq më tepër, asnjë mundësi ku një të vdekuri mund t’i bëhet vend për t’u varrosur në Sharrë. Tashmë më shumë se alarm, kjo situatë është kthyer në tragjedi. Pikërisht mungesën e hapësirave për varret drejtori i kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Shalsi, e ka quajtur një situatë të paimagjinueshme, por, në fakt, reale. Ndërkohë, akoma më dramatike e ka cilësuar situatën drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale në Tiranë, Leonad Kiri, pasi ai theksoi se kjo është ngjarja më e rëndë që mund të ndodhë në qytetin e Tiranës. Funerali i fundit në varret e Sharrës është zhvilluar gjatë ditës së hënë. Ndërkohë, mësohet se familjarët e tre personave që janë ndarë dje nga jeta, janë vendosur në varret e të afërmve të tyre. Ndërsa Shalsi ka folur me nota kritike, madje tepër të ashpra, kundër përgjegjësve, siç i quan ai, që kanë shkaktuar këtë situatë. “E paimagjinueshme, por, në fakt, ndodhi. Verbëria politike e kryeministrit dhe e ministrit të tij të Brendshëm, sjellin mbylljen e varrezave të Sharrës sot”, - thekson Shalsi. Tufina Edhe varrezat e Tufinës, shumë shpejt, drejt fatit të varrezave të Sharrës. Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, theksoi se brenda një jave në Tufinë nuk do të ketë më asnjë metër tokë të lirë për varret. Kështu, qytetarët e metropolit shqiptar tashmë u duhet të përballen me situatën më të pazakontë dhe pikërisht me dilemën se ku mund të gjendet një varr nëse dikush i afërm ndahet nga jeta. Varrezat e Sharrës dhe të Tufinës janë të vetme për të gjithë qytetin e Tiranës dhe, sipas specialistëve, mbipopullimi i tyre ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të popullsisë vitet e fundit të Tiranës. Shpronësimi Indiferenca e organeve kompetente për të bërë shpronësimin e tokave në varrezat e Sharrës. sipas Shalsit. ka sjellë këtë situatë alarmante. “Pas 9 muajsh përpjekjesh për të bindur qeverinë e kryeministrit dhe ministrin e tij për të bërë detyrën, duke bërë shpronësimin e territorit që do të lejonte varrime të mëtejshme, sot ne deklarojmë mbylljen e varrezave të Sharrës”, - thekson ai. Sipas tij, Bashkia e Tiranës është gati të sigurojë rreth 5 000 metra katrorë tokë, por Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende fonde për shpronësim. Ndërkohë, ai ka vazhduar të hedhe akuza kundër kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Olldashi, si shkaktarët e kësaj drame të madhe që po vuajnë qytetarët e Tiranës. “Shtatë apartamentet që disponon kryeministri, me sa duket, i kanë verbuar shikimin dhe bllokuar dëgjimin, duke mos marrë në konsideratë, në këtë mënyrë, edhe nevojat për të vdekurit”, - thotë ai, duke shtuar se, për sa i përket ministrit Olldashi, të vdekurit e pavarrosur janë një kontigjent për regjistrin e përkohshëm zgjedhor. “Është jashtëzakonisht turp që kjo qeveri e la gjendjen të degradojë deri në mbylljen e varrezave të Sharrës”, - theksoi ai. Mbyllja e varrezave në Sharrë, pa punë 110 punonjës Mbyllja e varrezave të Sharrës ka lënë pa punë 110 punëtorë të këtij shërbimi. Pas mbylljes përfundimtare të varrezave, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, u ka kërkuar punëtorëve të largohen nga varrezat, duke e deklaruar të mbyllur. E ndërsa fatkeqësia e mbarimit të hapësirave për të varrosur të vdekurit në Sharrë ka trokitur, tashmë këtyre të punëtorëve u duhet të përballen me sakrificat për të siguruar mbijetesën. “Është vërtet dramatike fakti që tashëm nuk ka vend për të varrosur të vdekurit, por mua më vret më shumë fakti se nuk kam me çfarë të ushqej fëmijët”, - theksoi njëra nga punonjëset e varrezave të Sharrës. Sipas saj, rroga e saj ishte e vetmja e ardhur në shtëpi dhe humbja e vendit të punës do t’i kushtojë shumë asaj. Ndërkohë, punëtorët e këtij shërbimi theksojnë që të merren masa të menjëhershme, pasi nuk kanë asnjë faj që varrezat mbyllen për shkak të mosmarrëveshjes së institucioneve. Ndërkohë, ata pohojnë se shpesh u është dashur të shkulin pemë për të krijuar hapësira për varre deri sa gjendja degradoi deri në këtë pikë.
tesera partie fallco!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Arrestohet falsifikatori Kapet me tesera partish e dëftesa false -------------------------------------------------------------------------------- Policia ka prangosur një 57-vjeçar me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Mariglen Nikaj u ndalua me një dëftesë pjekurie të paplotësuar dhe të pavulosur. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën patenta automjetesh të pa plotësuar dhe të pa vulosura; një vërtetim i Njësisë Bashkiake Nr.5; një certifikatë për vërtetim pronësie, e cila ishte pa numër serie dhe e pa plotësuar; një vërtetim i gjimnazit "Konstandin Kristoforidhi", e cila ishte e nënshkruar; kuti llamarinë, brenda të cilës ndodhej një tampon boje ngjyrë blu e cila përdorej për falsifikimin e vulave; 6 ortografi për pasaportë; gazeta "Sporti" në të cilën ishin stamposur vula të ndryshme; dy dëftesa pjekurie të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilat ishin të pa plotësuara, si dhe dy karta anëtarësimi të subjekteve politike, të cilat ishin të pa nënshkruara e të pa vulosura. ge.xha. www.gazetashqiptare.com
Himarë, mësimi nis me himnin grek Himarë, mësimi nis me himnin grek Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene -------------------------------------------------------------------------------- Artan Hoxha a.hoxha@gazetashqiptare.com Nën tingujt e himnit grek, kënduar në kor nga gjithë të pranishmit,(të vegjël a të mëdhenj) dhe në praninë e përfaqësuesve të shtetit shqiptar e atij grek, një grusht himariotësh greqishtfolës i dhanë dorën e fundit realizimit të ëndrrës së vjetër helene. Nga e hëna e 18 shtatorit 2006, Himara, më në fund u bë me shkollë në gjuhën greke. Për herë të fundit një shkollë e tillë ishte mbyllur gjashtëdhjetë vjetë më parë, qysh në vitin 1946. Në të vërtetë shiritin e inagurimit të kësaj shkolle e kishte prerë qysh më 26 shkurt të këtij viti zv-ministri i jashtëm grek, Euripidis Stilianidhis. Ceremonia e fundshkurtit gati sa s'përfundoi në një incident diplomatik pasi turma e përfshirë nga euforia e realizimit të një "ëndrre shekullore" nuk u përmbajt dot, duke hedhur njëra pas tjetrës disa parrulla antishqiptare, deri te "Himara është greke". Këtë radhë autoritetet shqiptare dhe ato greke u kujdesën që të shmangnin bujën dhe praninë e mediave, duke zhvilluar një ceremoni modeste, larg syrit të opinionit shqiptar për të mos shkaktuar "kokëçarje" të kota. Ceremonia Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, 32 fëmijë të moshës nga 4 deri 7 vjeç, të mbajtur për dore nga prindërit e tyre, i janë drejtuar gjithë shënd e verë shkollës së re. Ndryshe nga ceremonia e 26 shkurtit, këtë radhë, flamurit shqiptar i ishte rezervuar një vend më dinjitoz. Flamuri kuqezi sëpaku nuk ishte strukur në ndonjë qoshe, por ishte vendosur përkrah flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian. Rreth orës 08.00 në oborrin e shkollës së ndërtuar në truallin e kishës së vjetër të Himarës fshat, u mblodhën rreth 40-50 veta. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka, Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Konstandinos Kokosis, një përfaqësues i Kishës Ortodokse nga Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës Savo Prifti si dhe përfaqësues lokalë të Omonias. I pari e mori fjalën kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Pas tij foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ambasadori grek Kokosis, dhe u bënë përshëndetjet e rastit. I vetmi përfaqësues shqiptar në këtë ceremoni, që nuk i përkiste minoritetit grek dhe nuk e njihte mirë gjuhën helene, kryetari i këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, nuk u lejua të merrte fjalën për të mos shkaktuar ndonjë "surprizë" të pakëndëshme. Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar. Shkolla Shkolla 9-vjeçare e Himarës fshat, u inagurua nga zv/ministri i jashtëm grek Stilianidhis dy muaj përpara se të paisej zyrtarisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të merrte miratimin e Qeverisë Shqiptare. Ajo është një shkollë jopublike, ku nxënësit do të studjojnë pa pagesë. Në vitin e parë të saj, do të ketë 32 nxënës, ku afro gjysma e tyre do të ndjekin klasën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin arsimin parashkollor. Në licencën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se "mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe si edhe në gjuhën greke". Stafi përbëhet nga pesë mësues, dy prej të cilëve kanë ardhur nga një fshat i minoritetit, ndërsa të tjerët janë nga Himara.
Izraeli dorezohet! Izraeli sapo ka pranuar Rezoluten e OKB sipas se ciles duhet te beje nje armepushim te menjehershem me Libanin dhe te terhiqet sa me shpejte te jete e mundur pasi aty do te vendosen 15 000 ushtare te forcave shumekomshe t derguara nga OKB. Pas pranimit te kesaj rezolute, Olmert i ka telefonuar presidentit amerikan Bush. Behet e ditur se me kete rezolute ka rene dakort edhe Libani.
Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH Ministri Genc Pollo refuzon t'i takoje 16 shtator, 2006 Nxënësit e shkollave profesionale ekonomike, të cilët pretendojnë të jenë diskriminuar gjatë llogaritjes së pikëve të tyre në Fakultetin Ekonomik, protestuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke kërkuar rillogaritje të këtyre pikëve. Të mbështetur nga Lëvizja MJAFT!, ata mbanin në duar parrulla ku akuzonin dikasterin e arsimit për papërgjegjshmëri dhe për diskriminim, ndërsa kërkuan drejtësi dhe zbatim të Guidës së Maturës Shtetërore, që është shpërndarë zyrtarisht që në muajin mars të këtij viti. Gjatë kohës që protestonin ata kërkuan të takoheshin me ministrin Genc Pollo, i cili në një moment u shfaq në një nga dritaret në katin e dytë të Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që refuzoi të takohej me nxënësit që protestonin poshtë zyrës së tij. Besjan Pesha, aktivist i Lëvizjes MJAFT!, duke shpjeguar arsyet pse kjo lëvizje mbështet nxënësit protestues, tha për median se “Nëse këta nxënës nuk do të trajtohen sic u takon, atëherë Matura Shtetërore do të jetë një dështim i plotë”. Në shkurt të këtij viti, MASH shpërndau në të gjitha fakultetet një udhëzim zyrtar në bazë të të cilit do të bëhej e gjithë përllogaritja e pikëve për secilin kandidat për student. Një muaj më vonë, në mars, e njëjta ministri shpërndau edhe guidën e Maturës Shtetërore ku konfirmohej udhëzimi i dhënë në shkurt. Në udhëzim sqarohej se koeficienti i pikëve për nxënësit e shkollave profesionale ekonomike do të llogaritej me 1.4, ndërsa për ata të shkollave të mesme të përgjithshme do të ishte 1.3. Mirëpo, ndodhi krejtësisht e kundërta: nxënësit të cilët kanë studiuar 5 vjet rresht në shkolla ekonomike, u diskriminuan publikisht”. “Ky është një trajtim i bazuar në një logjikë krejtësisht të dëmshme populiste”, tha Pesha. Por ndonëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pranoi se ka gabuar, vendosi që të mos rillogarisë pikët në Fakultetin Ekonomik, duke arsyetuar se shkollat e mesme me karakter të përgjithshëm kanë më shumë nxënës se ato me karakter profesional. Nxënësit dhe prindërit e dënuar nga ky vendim arsyetpjnë se një gabim i tillë ndikon direkt në të ardhmen e brezit të ri. Ata i kërkuan një ditë më parë ministrit Genc Pollo t’u kërkojë të falur për këtë papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence, të vendosë që përllogaritja e pikëve të tyre të bëhet sipas udhëzimit të muajit mars, ose në të kundërt të vendosë që ata të trajtohen me të njëjtin koeficient vlerësimi në të gjitha fakultetet e tjera. Ndërkohë lëvizja MJAFT! njofton se ditën e hënë do të zhvillojë një tjetër protestë para Ministrisë së Arsimti dhe Shkencës, në orën 12.00 dhe fton në këtë protestë të gjithë nxënësit që mendojnë se duhen rillogaritur pikët e Ekonomikut. ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!
LEBEJKE JA HIZBOLLAH Kjo temë mbyllet si e përsëritur. Shkrimi në fjalë është transferuar tek tema "Izraeli Dorëzohet".
Top