Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Burg Perjete grekut. Gjykata greke e Kretes ka denuar me burgim te perjetshem grekun qe vrau Shqiptarin 19 vjecar Edison Jahja ne dhjetor 2005, gjithashtu 15 vjet per babin e grekut, 10 vjet per nje shokun e tij , dhe 2 vjet nje rumuneje te cilet ishin bashkepunetore ne krim. Me ne fund bene nje gje tamam dhe greket.
Albania - Point of view Nje studente ne Zvicer me ka kerkuar ca informacion per Shqiperine: Emaili pak a shume eshte is me poshte. A ka mundesi njeri te plotesoje mendimet e tij mbi pikat qe ajo permend? Personalisht jam shume i zene keto dite dhe do me vinte keq po te mos e ndihmonim. Po te shkruanit Anglisht do ishte me e thjeshte qe dhe ajo te lexonte vete direkt! Student of Political Science in Switzerland and I am writting >> my Masterpaper. I am writting about Albania. For the empirical >> studies I have to ask some experts from Albania. >> >> This is the reason why I am writting to you! >> >> Could you please say me something about this six objects? You can >> write me some positive and the negativ aspects: >> Could you please say me something about this six objects? You can >> write me some positive and the negativ aspects: >> >> - Government >> >> - Rule of Law >> >> - Tradition / Mentality >> >> - Extractive Capacity (Taxes) >> >> - Infrastructur >> >> - Administration >> >> - Implementation >> >> Thanks you very much! >> >> Best regards!
C'mendim Keni per FOTOT e RAMES O Ujko kto jane gjithandej webit o burre. Na le te diskutojme e te bejme pak gallate. Ok tani nuk do i ve ktu. Ca mendoni o njerez per fotot porno te Edi Rames kryetarit aktual te bashkise se tiranes. Gazeta e perditshme SOT
 
VDES ANNA NICOLE SMITH CNN sapo ka konfirmuar vdekjen e ish Playboy playmate dhe Reality TV Star Anna Nicole Smith. Ajo ishte ngaterruar ne nje lufte gjygjesh me djelin e ish burrit te saj Bilioner plus ne ceshtje Paternity tests per vajzen e saj qe sapo e lindi ne shtator. 2 dite mbas lindjes se vajzes, djali i saj 20 cjecar u gjend i vdekur ne te njejtin spital ku ajo lindi. Tani ajo vete u gjend e vdekur, jokosheinete ne nje dhome hoteli... Ajo ishte diku rreth 38 vjec BIZARREEEEEEEEEEEEEEE Ehhh c'te ben etja e madhe per para dhe fame Mgjth une s'kam patur ndonjehere simpati per te, eshte per te ardhur keq
Epopeja e zgjedhjeve vendore te Tiranes. Nga Ardit Rada Mund te jete edhe keshtu: Post Besnikum dhe post Ngjelum tashme eshte rradha e Olldashit. Kryeministri ja ka marre doren mesa duket; zgjedh kandidimin perballe Rames per t’i shkarkuar nga c’do post ato qe jane te sukseshem deri diku ne detyren e tyre.E para u provua me Besni Mustafajn por kjo jo se Berisha e priste rezultatin e humbjes por sepse ishte thjeshte nje eksperiment.Kur kjo u vertetua nga te gjitha palet politike, atehere Berisha “sakrifikoi” Ngjelen, nje pretendent real per detyren e ministrit te drejtesise apo edhe te kryeministrit deri sa Berisha hoqi dore nga ambicia per tu rizgjedhur president dhe mori huqet e Nanos, Berluskonit apo Karamanlis. U pa e udhes se meqenese Rama fitoi popullaritetin e nevojshem dhe te pa ndryshueshem, mund te perdorej nga kreu i PD-se vetem per nje qellim te cilin Rama ja lejonte dhe vazhdon tja lejoje atij me nje deshire te madhe.Pra ai pranon me apo pa vetedije, qe me nje gure te vrase dy zogj; te rizgjidhet per te disaten here ne krye te bashkise se kryeqytetit dhe njekohesisht te shkarkoje nga funksioni i deputetit ose ministrit kundershtarin e djathte qe deri diku eshte piketuar si pretendent per fronin e partise apo qeverise nga ana e liderit demokrat te plakur Berisha. Sondazh pas sondazhi e pyetesor pas pyetesori, na rezolton 3 zgjedhje rrjesht se fitues do jete kandidati i djathte por per cudi fiton ai i se majtes.Sigurisht qe me te drejte, une por dhe shume te tjere, kemi te drejte te besojme ne nje teori konsiparicioni qe u thuret ketyre kandidateve se sondazhet paraprake tregojne se ato jane fitues.Kjo teori mund te quhet fare mire “tu hedhim hi syve”.Ajo qe me habit ne fakt eshte mos pjesmarrja e Bamir Topit, nje politikani te vjeter dhe te rendesishem ne PD, ne qeverisje apo zgjedhjet vendore.Njoh shume te majte te cilet edhe do e votonin ate si kryebashkiak per respekt te origjines se tij tiranase por mesa duket Bamiri nuk eshte ende i bindur per kandidimin apo se lejojne.Mbase e sakrifikojne per president apo dicka gjetke… Megjithate po kuptojme se pas Besnik Mustafaj e Spartak Ngjeles rradhen e ka Sokol Olldashi, minister i cilesuar si i sukseshem nga kryeministri.Nese eshte vertete keshtu dhe nese kjo qeveri do eshte jetegjate, askush nuk mund tja ndaloje te drejten Olldashit te kerkoje postin e kryeministrit ne te ardhmen. E vetmja pergjigje per mua eshte; ta sakrifikojme Olldashin dhe ta nxjerrim ne profesion te lire.Sali Berisha ka zgjedhur daten e gabuar per “kurban” por megjithate Zoti meshirplote do ja fale.Me besoni.
Amerikani i fushatës së Ramës Amerikani i fushatës së Ramës, homoseksual i martuar me një burrë Image Që kreu i Socialistëve Edi Rama, njihet për shijet e tij shpesh të tepruara kjo është e njohur, por që lidhjet e tij me homoseksualët të ishin tepër të forta, kjo nuk dihej nga të gjithë. Dhe Rama nuk ka ngurruar ta, publikojë sërish shijen e tij ekstravagante dhe tepër të dyshimtë. Kjo pasinë krye të fushatës së tij erdhi një homoseksual amerikan, i cili për më tepër është mjaft i përfolur edhe në Shtetet e Bashkuara. Arthuj J. Finkelstein, është amerikani homoseksual që udhëheq të majtën në luftën e saj për të fituar zgjedhjet.Finkelstein është martuar para rreth dy vjetësh me një burrë, me të cilin ka kurorëzuar në altar historinë e tij 20-vjeçare të dashurisë. Martesa e famshme u bë në Masacusets, shtet i cili lejon martesat me homoseksualëve, dhe krijoji shumë polemika mes qarqeve politike amerikane. Madje edhe ish-presidenti Klinton reagoi ndaj kësaj martese, duke e quajtur të turpshme. Lajmi se Frankelstein është martuar me një burrë është publikuar në një shkrim në New York Times, të cilin gazeta e boton të plotë. Dhe Rama e ka sjellë si njeriun më të mirë të mundshëm për të drejtuar fushatën e tij. Madje Rama e ka prezantuar homoseksualin amerikan si çelësin e fitores së tij dhe të së majtës në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës dhe si kyçin e suksesit në zgjedhjet lokale. Por suksei i vetëm i Finkelëstein është martesa e tij me të dashurin që kishte prej 20-vjetësh. Pasi sipas New York Times, edhe republikanët amerikanë, me të cilët ishte tepër i lidhur nuk e kanë mbajtur më në gjirin e tyre pas martesës homoseksuale më të përfolur në Amerikë. Me sa duket edhe vetë Rama ka zgjedhur imazhin e tij për sa i përket fushatës dhe i bie që ai të jetë një homoseksual, që ka pranuar publikisht tub martohet me një burrë dhe të marrë edhe bekimin dhe urimet për një lumturi të përjetshme. Por duket se përveç Ramës, Finkelstein ka dobësi edhe për kreun socialist të Tiranës, Besnik Bare. Sipas deklaratave të Finkelstein, Bare është një politikan me bagazh dhe me shumë kapacitet. Sinjalet e dashurisë politike të Finkelstein dhe Bares janë vërejtur menjëherë pas mbërritjes së tij në Tiranë për të kontaktuar nga afër me krerët socialistë, të cilët ka vendosur t’i trajnojë në mënyrë që të arrijnë rezultate mjaft të larta në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit. Rama ka kthyer sërish shijet e tij homoseksuale të cilat i ka manifestuar edhe më parë në festa të çuditshme tek MJAFT apo edhe në shkrime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Pra tashmë kreu i selisë rozë, ka zgjedhur të mbajë për imazhin e tij, ikonën e homoseksualëve politikanë në SHBA, të cilin pikërisht për një fakt të tillë e përjashtuan nga fushata e Republikanëve dhe e hodhën në rrugë. Të cilin edhe demokratët nuk e deshën, pasi Klinton e sulmoi pas akuzave që Finkelstein bëri në adresë të ish-presidentit amerikanë në lidhje me marrëdhëniet e tij me të shoqen Hillary. Tashmë Finkelstein, është në Tiranë për të zhvilluar fushatën e të majtëve në përpjekje për të fituar zgjedhjet. Madje ndoshta e tij është edhe slogani që Rama po përdor: “Edi Rama, fuqia e ndryshimit”. Një ndryshim që nis me homoseksualin e martuar me burrë, Arthur J. Finkelstein. Arthur J. Finkelstein, këshilltari pranon martesën e tij homoseksuale Nga ADAM NAGOURNEY New York Times Arthur J. Finkelstein, këshilltar republikan shumë premtues, i cili ka drejtuar disa fushata politike për të zgjedhur konservatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael për më shumë se 25 vitet e fundit, tha që është martuar me partnerin e tij mashkull në një ceremoni në shtëpinë e tij në Massachusetts. Finkelstein, 59 vjeç, i cili ka bërë një praktikë për të sfiduar demokratët duke u përpjekur për t’i akuzuar ata si liberalë, deklaroi në një intervistë të shkurtër që është martuar me partnerin e tij 40-vjeçar për t’u siguruar që çifti do të kishte të njëjtat përfitimet sikurse çiftet e tjera heteroseksuale. "Unë besoj që të drejtat tona për t’u vizitur, përfitimet e kujdesit shëndetësor dhe kontratat e tjera të marrëdhënieve humane, që janë të garantuara, do të jenë të vlefshme për të dy partnerët”, tha ai. Ai bëri një koment të shkurtër për dasmën që u zhvillua në dhjetor. Disa nga bashkëpunëtorët e Finkelsteinit thonë që kishin filluar të mësonin që ky konservator amerikan ishte martuar me një mashkull, veçanërisht në një kohë kur shumë liderë republikanë, përfshi këtu presidentin Bush, kanë bërë fushatë kundër martesës së të njëjtit seks. Finkelstein kishte bërë prej kohësh aleancë me republikanët, të cilët kishin kundërshtuar me krenari masat për të drejtat e homoseksualëve, duke përfshirë senatorin Jesse Helms nga Karolina e Veriut dhe ka qenë objekt sulmi nga aktivistët e të drejtave të homoseksualëve, të cilët e kishin akuzuar atë për hipokrizi. Ai ishte identifikuar si homoseksual në një artikull të një gazete amerikane në vitin 1996. Njëra nga shoqatat Finkelsteinit, duke cituar Finkelstein lidhur me dëshirën që ai kishte shprehur për jetën e tij privat thotë që Finkelstein nuk e ka parë martesën e tij si një deklaratë politike dhe kishte vendosur të bënte një ceremoni civile, më mirë se sa një fetare. Kjo shoqatë pohoi për më shumë se njëzet vjet, Finkelstein e ka identifikuar veten si liberal dhe një oponent të qeverisë së madhe, duke e distancuar veten nga konservatorët socialë të cilët kanë fituar pushtet në parti. Shoqatat e Finkelstein nuk e bënë të ditur emrin e personit me të cilin ai u martua. Ai u martua në shtëpinë e tij me një homoseksual në mënyrë zyrtare, emir dhe zyra e të cilit nuk u bë e ditur. Në ceremoninë ishin të pranishëm të afërm të të dy bashkëshortëve, disa miq dhe një këshilltar. Ishin të pranishëm nëntë nga klientët politikanë shumë të mirënjohur, ndër të cilët George E. Pataki nga Njy Jorku dhe ish senatori Alfonse M. D'Amato i Nju Jorkut. Disa nga shoqatat politikane afatgjata thonë që se ai nuk kishte treguar për dasmën dhe ata kishin mësuar nga një reporter. Dasma u zbulua nga një shoqatë e Finkelsteinit dhe më pas ai e konfirmoi në një intervistë. Finkelstein është kritikuar shpeshherë për të drejtat e grupeve të homoskesualëve për përfaqësimin e politikanëve që kanë qenë të zellshëm për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Ai ka ndihmuar në krijimin e një kalibri për një linjë sulmesh kundër demokratëve, përfshi këtu Mario M. Cuomo nga Nju Jorku, duke e përshkruar si liberal. Në Izrael, Finkelstein përdori sulme të njëjtë lundër partisë Laburiste si një këshilltar për kryeministrin Ariel Sharon dhe si këshilltar për fushatat e humbura të Benjamin Netanyahu, ish-kryeministër. Finkelstein e kishte përshkruar rregullisht veten e tij si liberal që përkrah të drejtat e martesa dhe të aborteve të partnerëve me të njëjtin seks duke dalë kundër qeverisë. Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv” pas zgjedhjeve amerikane vitin e kaluar, ai kritikoi partinë republikane se po shtohej me evangjelistët kristianë, të cilët e dëmtojnë rëndë atë. Detajet për marrëdhëniet e Finkelstein u paraqisnin rregullisht për shumë kohë me radhë, ashtu siç bëri në një artikull të revistës së Bostonit, i cili raportoi që Finkelstein jetonte me partnerin e tij dhe dy fëmijët në Ipsuich, Mass. Ende, disa miq konservatorë thonë që martesa e Finkelstein do të turbullonte konservatorët. "Vitet e fundit, Arthur nuk kishte pretenduar të ishte një konservator social," thotë një konservator, i cili citon versionin e Finkelsteinit në reklamë duke refuzuar identitetin. Do ta cojm apo jo Shqiperine drejt Europes??? Barku bosh e b... plot. Se rruge tjeter nuk ka...
KOHE TE REJA AVAZE TE VJETRA ...dhe historia perseritet. Dje ishte nje dite feste per mua ndaj dhe me te drejte si shume shqiptare u gezova pamase per nenshkrimin e MSA. Duke pasur parasysh se nuk e prisja nje reagim kaq te mire nga e gjithe klasa jone politike qe duket se ka arritur nje pjekuri qe meriton te quhet Europiane.Edhe pse fytyrave te zymta te:nervozuar Edit Namikut e dikujt tjeter mjaftonin fjalet pershendetese te tyre. Ne politike dihet se eshte e lire te luhet sipas interesave dhe konjukturave te caktuara, prandaj zonja e nderuar, kryetarja e parlamentit shqiptar Topalli pershendeti gjithe shqiptaret per suksesin e arritur edhe Bufi beri gati te njejten gje por nuk mundi te shkeputej nga egoja e partise se tij nejse ky gezi :m i madh qe do te thoja mbarekombetar sepse nuk eshte pak te fusesh nje kembe ne europen e bashkuar nuk u percoll ashtu siç duhej nga shume media si te shkruara dhe televizive. Nuk di nga t'ia filloj me perpara sepse kam parasysh se keto gazeta mbahen si te pavarura dhe ne fakt jane me te varura se ato qe mban mashkulli nen.:goditur :Njera nga keto pra (kampionia) as qe e kishte vene ne faqe te pare dhe te thuash se eshte e pavarur per te eshte ose nje injorance ose masturbim.ja kaluan edhe ZP ka kurajon te botoje diçka ne faqe te pare.:rock Ne vendin e dyte nje :gazete tjeter qe kishte vene nje titull aq te vogel sa te vjetrit qe lexojne me veshtirsi ose me syze do tu dukej si nje lajm i pa rendesishem.Nje tjeter gazete ishte kaq shume e dashuruar pas ministres se jashtme Austriake sa qe nuk i interesonte se kush ishte afer saj(xheloze) e keshtu me radhe sa qe ne nje gazete tjeter mezi kishin gjetur rastin qe Sala te ulte koken qe te mos ja shihnin syte se ka sy te bukur ai dhe mos e marrin ne sysh e sa e sa gjera te shpifura te ketij lloji qe ne fakt nuk ja kalojne kurresesi ato qe pame ne disa TV.Aq e shkurter ishte kronika sa po ta krahasojme me ate te sheqerit do ta blije kaq shtrejt dhe te mos jepej.Tani ngelemi pa hyre ne Europe sepse nuk kemi sheqer me shitur.Mbaj mend qe kur Sala mori pushtetin as qe flitej per MSA dhe kur Sala mori disa angazhime dhe beri ca gjera doli se ajo ishte puna e nisur nga socialistet dhe kurorzuar nga demokratet pra, si ne ato garat me stafeta veçse socialistet e kishin rrugen me pengesa.Nejse pasi pame tere keto lajme na u erresua gezimi edhe ne qe deshem te gezohemi pa mase.Ju lumte vetem se mos harroni se populli ka nje thenie te vogel por te madhe "Dielli nuk zihet me shoshe" Lart me lart o shoke...
Shqiperia ndryshon Emrin dhe Kryeqytetin!!!! Sot e mora vesh qe dojn me ndrru emertimin konstitucional te Republikes se Shqiperise dhe Kryeqytetin. Mendohet qe emri i ri do jete "Albania" ose "Arberia". Ndersa kryeqytet dojn me ba Shkodren- te cilen do ta quajne Scutari. Spo te kem informacione te reja do tju la me dit.
 
BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike. <font color="red"> Të bojkotosh klasën politike</font> Alfred Peza Fjala “bojkot” ka qenë një ndër termat më të përdorura javët e fundit, në fjalorin e politikanëve dhe medias shqiptare, gjatë deklaratave, akuzave, debateve dhe përpjekjeve për të sqaruar apo zgjidhur krizën që ka përfshirë vendin. Një krizë kjo që, dje, duket se ka arritur një pikë kulmore dje, kur Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë kryesore të koalicionit opozitar, të udhëhequr nga ish-kryeministri Ilir Meta, ka bërë një akuzë nga ato që rrallëherë është hasur gjatë këtyre 16 viteve pluralizëm në Shqipëri. Kjo forcë politike, që po mundohet këto ditë të rigjejë identitetin e “humbur” brenda radhëve të “Opozitës së Bashkuar”, ka akuzuar jo vetëm mazhorancën, por edhe liderë të së majtës, se po sabotojnë procesin për zgjedhjet e përgjithshme lokale në Shqipëri. “PD dhe segmente të caktuara destruktive të opozitës, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës, janë të angazhuara të sabotojnë zgjidhjen e krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke mbajtur peng arritjen e standardeve për realizimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri”, thuhej në një deklaratë të djeshme të kësaj lëvizjeje, e cila vijonte: “LSI është e vendosur të mbështesë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe të denoncojë para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar, të gjitha prapaskenat në dëm të arritjes së standardeve të vërteta dhe stabilitetit të vendit, për qëllime që do t‘i bëhen të qarta shumë shpejt opinionit publik”. Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se prapa këtyre frazave të forta, synohet që t‘i bëhet presion maksimal, si mazhorancës së Kryeministrit Berisha, ashtu edhe liderëve të opozitës, me Edi Ramën në krye. Të cilët e kanë futur vendin në një nga krizat më absurde, më të panevojshme dhe më budallaqe që ka njohur jo vetëm Shqipëria, por ndoshta e gjithë Evropa Lindore, që pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Bllokimi i procesit zgjedhor dhe ngërçi në të cilin e ka zhytur vendin klasa jonë politike (përfshi edhe LSI-në, që po vrapon të lajë duart si Ponc Pilati me deklarata të minutave të fundit) i kanë kthyer reformat, imazhin dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt BE e NATO-s, me siguri, disa vite mbrapa. Një krizë e tillë politike, e shoqëruar edhe me krizën e energjisë elektrike tani në mesin e dimrit, krizën e trafikut rrugor në Tiranë etj., duhej medoemos që të jepte në kushtet normale, një impakt negativ edhe tek opinioni publik. Një impakt, që në vendet e tjera, në raste zhvillimesh të ngjashme, do të mund të shoqërohej me protesta spontane, ose të organizuara nga sindikatat, OJF-të, organizatat e të drejtave të njeriut e, në rastin tonë, deri te Lëvizja “Mjaft!” apo Aksioni Civil etj. Por, asnjëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur dhe, me sa duket, nuk pritet të ndodhë deri në ditën që do të zhvillohen këto zgjedhje. Qoftë ajo ditë 20 janari i 2007, 20 shkurti, apo një ditë më e ngrohtë në maj apo qershor, siç është përfolur e përfliten çdo ditë si mundësi dhe alternativa për zgjidhjen e krizës dhe realizimin e njërës prej kërkesave të opozitës, që do të siguronte, sipas tyre, arritjen e standardeve në infrastrukturën zgjedhore. Kjo heshtje e shqiptarëve, aq sa mund të merret si një dobësi, si një mungesë e kulturës dhe koshiencës qytetare, për të demonstruar shpirtin e protestës dhe rebelimit ndaj padrejtësive që u bëhet nga qeverisja qendrore, lokale apo nga e gjithë klasa e vet politike, aq mund të merret edhe si e kundërta. Kjo heshtje, mund të lexohet fare mirë edhe si një shenjë e maturimit dhe e rritjes së sensit të vetëpërmbajtjes ndaj gjithë kësaj maskarade, që po luhet në teatrin absurd të jetës së tyre, për t‘ia dhënë përgjigjen dhe për t‘ia vënë notën që kjo krizë meriton, ditën e votimeve. Një përgjigje që këtë radhë duket se nuk mund të jepet nëpërmjet votës, por nëpërmjet të kundërtës së saj: bojkotimit masiv të zgjedhjeve. Vetëm në këtë rast, termi BOJKOT ka kuptim këtë radhë në Shqipëri. Ajo me të cilën opozita kërcënon mazhorancën dhe kjo e fundit e akuzon opozitën, nuk është bojkot, as përpjekje për të shkuar drejt saj. Të paktën një të drejtë LSI e kishte dje, në deklaratën e saj, kur të gjithën këtë e përkufizoi si një “angazhim për sabotimin e zgjidhjes së krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale”. Bojkoti nuk është gjë tjetër, veçse një mënyrë e organizuar (këtë radhë e vetorganizuar nga secili prej zgjedhësve shqiptar, për të mos shkuar në kutinë e votimit) në mënyrë që të tregojë mosmiratimin e saj të heshtur dhe kolektiv ndaj veprimeve të klasës sonë politike. Ky mund të jetë dënimi më i madh që qytetarët tanë mund t‘u bëjnë liderëve të tyre. Kjo mund të rezultojë forma më e efektshme në kushtet tona, për të ushtruar presion maksimal demokratik, në mënyrë që ta detyrojmë klasën politike, që na qeveris në mënyrën më të keqe të mundshme, që të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljen e saj. Kjo mund të jetë ndoshta edhe rruga më e shkurtër, për ta detyruar këtë klasë politike, që po mban peng zhvillimet demokratike në Shqipëri, që të largohet, për t‘ia lënë vendin një brezi, një klase, madje deri edhe partive të reja politike. Sigurisht që një skenar i tillë, në pamje të parë mund të duket krejt unik dhe shumë utopik për t‘u realizuar. Por, përderisa ai është realizuar me sukses këtu e 126 vjet më parë në Irlandë, nga ku e ka marrë edhe emrin termi bojkot, s‘ka përse të mos realizohet në vitin 2007 edhe në vendin tonë. Shumëkush e ka dëgjuar dhe përdorur këtë term vitet e fundit në Shqipëri, por ndoshta pakkush mund ta dijë se ai ka lidhje me historinë e vërtetë të një agjenti britanik tokash në Irlandë, me emrin Boycott (Charles Cunningham, 1832-1897). Ngjarja ka ndodhur në vitin 1880, kur Boycott-i urdhëroi dëbimin e qiramarrësve irlandezë të tokave në pronat e Lordit Erne, të kontesë Mayo. Qiramarrësit të drejtuar prej Lidhjes së Tokës, kishin kërkuar uljen e qirave, duke refuzuar pagimin e detyrimeve të plota që iu ishin vendosur më parë. Në këtë situatë të krijuar, Parnell-i u kërkoi të gjithë qiramarrësve irlandezë që të mos kishin më asnjë marrëdhënie me Boycott-in dhe t‘ia izolonin familjen. Kjo politikë pati sukses dhe Boycott-i u detyrua që të largohej nga konteja Mayo dhe Irlanda. Dhe që nga ajo kohë, politika e ndërprerjes së marrëdhënieve u quajt bojkotim. E cilësuar si një ndër format demokratike të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të zgjedhur, bojkoti është ushtruar dhe ka fituar qytetarinë edhe në sjelljen elektorale të shqiptarëve. Pas pjesëmarrjes me 99,99% në votime gjatë diktaturës komuniste, shifrat e larta të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet demokratike u ruajtën edhe në 31 marsin e 1991 dhe 22 marsin e 1992. Më pas, me përjashtim të referendumit për Kushtetutën, në nëntorin e 1994 dhe zgjedhjet e 29 qershorit 1997, pjesëmarrja në zgjedhje dhe proceset elektorale ka qenë pothuajse me rreth 50% të qytetarëve me të drejtë vote. Madje, me një tendencë thellimi negative nga viti në vit të këtij rezultati. Aq sa, prej gati një dekade në Shqipëri, partia më e madhe nuk është më as PD dhe as PS, por Partia e Abstenuesve, ose e thënë ndryshe, Partia e Bojkotuesve. Përqindja e këtyre të fundit ka qenë që pas 1997, më e lartë sesa ajo e votuesve të secilës prej partive të tjera politike në Shqipëri. Çka tregon se një masë gjithnjë e më e madhe qytetarësh shqiptarë, nuk ka më besim te kjo klasë politike, te puna, programet, alternativat dhe retorika e liderëve të partive tona në mazhorancë, apo opozitë qofshin ato. Sjellja dhe qëndrimet ndaj krizës aktuale politike për zgjedhjet lokale, i jep edhe më shumë të drejtë armatës së bojkotuesve shqiptarë, në filozofinë dhe praktikën e ndërprerjes së marrëdhënieve me partitë politike dhe liderët tanë. Ndoshta ky është një shteg i rrezikshëm për ta drejtuar demokracinë e brishtë shqiptare përgjithnjë drejt saj. Por, është një rrugë prej nga duhet të kalojë ndoshta këtë radhë, ndëshkimi i klasës politike që po e udhëheq këtë vend drejt absurdit. Mbase si më 1880, kur qiramarrësit irlandezë të tokave detyruan Boycott-in që të largohej nga konteja e tyre, edhe qytetarët shqiptarë, mund të detyrojnë në këtë mënyrë, largimin e një pjese të liderëve politikë, që mbajnë peng, prej më shumë se 16 vjetësh, zhvillimin normal të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Gazeta Shqip
NACIONAL-KATOLICIZMI NACIONAL-KATOLICIZM I? Nga Nafi Baxhaku, Suedi Feb 1, 2007, 12:06 Në lidhje me ndërtimin e Katedrales katolike politike në Prishtinë, është shkruar dhe po shkruhet vazhdimisht. Një reagime i tillë ishte edhe i Adrian Ndrecës, “Katedralja në Prishtinë: Kujt i sherben”, (gazeta “Java” 21 dhjetor 2006). Kjo më shtyri të bëjë këte reagim. Adriani, shtron pyetjen për Katedralen, por, e di se ajo ende nuk ekziston. Në oborrin e shkollës “Xhevdet Doda” gjendet gurthemeli i Katedrales, trualli i cili po përdoret si parking, vend ku po hidhen mbeturinat dhe ku po luajn fëmijët. Nuk e di se a kanë dështuar parashikimet e ideatorëve për ndërtimin e Katedrales katolike “Nëna Terezë” në truallin e caktuar, por ajo që po ngjan rreth saj është shqetësuese. Mënyra se si është caktuar trualli për Katedralen, imponimi i vënies së gurthemelit, me 26. 08.2005, i cili u bë nën patronazhin e Presidentit të ndjerë dr.I.Rugova, i cili favorizonte fenë katolike, paralajmëronin ndasi dhe kokëçarje. Në këte ceremoni merrte pjesë Kardinali nga Amerika, por jo edhe Myftiu i Kosovës, Mr. N. Tërrnava! Vëllezërit dhe miqtë duhet të janë bashkë gjithnjë. Kot flitej që Katedralja do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit, kur vet institucionet shtetërore e politike praktikisht vepronin kundër këtyre vlerave. Këtë po e dëshmojnë edhe shkrimet e botuara nëpër gazetat shqiptare, sikurse që është edhe gazeta “Java”. Këto, dhe shumë arsye të tjera, pa dëshirën tonë, po na shtyjnë që të merremi me çështjen e katedrales katolike-politike në Prishtinë. A.N. thotë: “s’e kuptoj pse prish punë katedralja në Prishtinë ... kundërshtimi i ndërtimit të saj në Prishtinë e dëmton të ardhmen e Kosovës.” Këte nuk e besoj. Nuk prish punë Katedralja, por njerëzit të cilët fenë dhe “Nënën Tereze” e përdorin për interesa personale dhe politike. E (keq)përdorin fenë katolike në dëm të fesë islame dhe të shumicës shqiptare muslimane. Të gjitha këto veprime dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Dhe, aty ku ka imponime dhe kushtëzime, nuk ka vend për mirëkuptim dhe tolerancë. Kjo është një arsye më tepër që prish shumë punë. Mosndërtimi i Katedrales kurrësesi nuk mund të rrezikojë të ardhmen e Kosovës. Procesi i lirisë është i pandalshëm dhe liria natyrshëm i takon edhe popullit shqiptar, anipse është me shumicë muslimane. Në këte rrugë shqiptarët duhet të ecin bashkë. Kundërshtojmë ndërtimin e Katedrales, e cila do të ndërtohet për një grusht katolikësh (të cilët e kanë një kishë në Prishtinë) në vendin dhe oborrin e një shkolle shqipe, kurse injorohet kërkesa e qytetarëve shumicë për ndërtimin e një Qendre Islame në Prishtinë. Kjo Qendër Islame, përveç shqiptarëve, do t’u shërbente edhe qytetarëve turq, boshnjak, ashkali, egjyptas, etj., që do të dëshmonte rëndësinë e saj. Pse përkrahësve të Katedrales, qe po na shiten si shqiptarë, nuk iu shkon ndërmend të bëjnë fjalë edhe për interesat fetare të shqiptarëve (vëllezërve) muslimanë? E kundërshtojmë Katedralen, sepse në emër të saj dhe të Kosovës, shqiptarëve muslimanë po iu ecet me hile. Këto dallime janë të dëmshme, të padurushme, tepër të bezdisshme dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Nuk e di se për cilat vende të lindjes së mesme flet AN., në të cilat s’mund të ndërtohen vepra kultesh alternative, por e di që në Kosovë ka njerëz të kishës katolike të cilët me sytë çel po shohin ëndërra të zeza dhe haptas flasin për konvertime të shqiptarëve muslimanë në fenë katolike. Ne e dimë se çka dmth toleranca ndërfetare tek populli me tri besime.Të vetëdijshëm për këte gjithnjë kemi qenë tolerantë e për paqe, por edhe kjo ka një kufi. Populli shqiptar (edhe pse politika ldkiste e ka izoluar nga bota islame) ka lidhje të natyrshme shpirtërore me të gjithë popujt vëllezër muslimanë, dhe këto lidhje do të forcohen së bashku me zgjimin islam të të gjithë muslimanëve të botës. Botë në të cilën duhet të këtë liri, demokraci, barazi, drejtësi, paqe dhe ardhmëri për të gjithë njerëzit dhe popujt. AN. duhet ta dijë se një gjë e këtillë nuk mund të arrihet duke pretenduar që shqiptarët të kthehen mbrapa në sh.XIV me qëllim për të ndërtuar katedrale dhe për t’i konvertuar në fenë katolike Shqiptarët sot i kanë besimet fetare dhe nuk iu duhen kurrëfarë konvertime të reja, shqiptarëve u duhet emancipim i vërtetë kombëtaro-fetarë . Duhet kuptuar se historia e popullit shqiptar nuk fillon me krishtenizmin. Ajo është shumë më e vjetër. Ne si njerëz sot duhet të krijojmë kushte më të mira dhe mundësi për secilin njeri besimtar që në fenë e vetë, në tokën shqiptare të zhvillohet e të përparojë dhe të jetë sa më afër Zotit. Kështu populli shqiptar në këte copë Kosovë, do të mund të shërbejë si model i mirë për popujt tjerë muslimanë (qofshin këta të lindjes së mesme) dhe për vetë popujt europianë, për tolerancën fetare dhe identitetin shekullor të shqiptarëve, jo vetëm, musliman. Identitet të cilin po e rrezikojnë përfaqësuesit e kishës katolike-politike dhe përkrahësit e tyre, jo vetem, në Kosovë. Ardiani në vend që të bëjë fjalë për këtë, ai kritikon shkrimin e Migjen Kelmendit, i cili e paska krahasuar dhe barazuar ndërtimin e katedrales katolike me atë të kishës ortodokse. Kishat janë kisha, por, këto kanë ngjajshmëri edhe për faktin që të dyjat në mënyra të ndryshme iu janë imponuar qytetarëve të Prishtinës. Askush nuk ka thënë që katolikët nuk janë në shtëpi të vet. Por, kjo vlen edhe për qytetarët tjerë ortodoksë, etj. Tokën Zoti e ka krijuar për të gjithë njerëzit. Duhet thënë haptas se kisha katolike sot është më e rrezikshme për ne, se sa ajo serbe, sepse kjo po kërkon konvertimin e shqiptarëve muslimanë në fenë katolike. Po dihet se çka mendon kisha pravosllave për Kosovën, por prej tyre kurrë nuk mund të presim pavarësinë. Por, nuk kemi pritë që kisha katolike të mundohet të na bëjë kurbanë në emër te interesave të katolicizmit politik. Secili besimtar i mirë duhet të jetë edhe patriot . Adriani thotë: Katolikët e Kosovës janë jo ma pak shqiptarë sesa pjesa tjetër e popullsisë, janë në shtëpi të vetë e duan çka u takon, ...” Në këtë mënyrë nuk është e mundur të matet shqiptarizmi, por mjafton të themi se vetë prezenca e shumicës muslimane i dëshmon vlerat kombëtaro-fetare dhe forcën e cila është garancë për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kosovës në të cilën feja zyrtare do të duhej të ishte feja islame. Katolikët nuk mund të jenë një grusht i të priviligjuarve që t’iu plotësojmë të gjitha dëshirat të cilat prishin harmoninë ndërfetare të shqiptarëve. Më e drejtë do të ishte sikur të ndërtohej një Qendër Islame e Kosovës, të cilës do t’i përshkruhej shtetësia me karaktere islame, sesa një katedrale me shumë pak besimtarë katolikë, karakteri i shtetit të krishterë. Besoj se kjo nuk do të rrezikonte përkatësin europiane të popullit shqiptar. Faktet janë kokëforta, së bashku me realitetin kosovar, realitet në të cilin shumicës i takon të garantojë pakicat. Sa i përketë ndihmave të kishës katolike që i ka dhënë popullit të Kosovës në kohën e luftës dhe mbas saj, çka na përkujton Ndreca, këtë askush (sidomos M.Kelmendi) nuk e ka injoruar. Askush nuk mund të harrojë ndihmën politike dhe atë ushtarake të popujve miq të Kosovës. Populli shqiptar është popull shumë mirënjohës. Por këto ndihma nuk duhet të kushtëzohen për qëllime tjera Nëse besimi është çështje e ndërgjegjes dhe kurkush nuk ka të drejtë me cenue dhe me gjyku ndërgjegjen e të tjerëve, sikurse cek Adriani, atëherë shtrohet pytja: A ka dikush të drejtë për të keqpërdorur ndërgjegjen e besimit për qellime tjera? I ndjeri Mark Sopi, si ipeshkvi i Kosovës (tre muaj para se të vëhej gurthemeli i katedrales në Prishtinë) para Komitetit të Kongresit Amerikan, mes tjerash thotë: ”Katolikë kanë qenë edhe muslimanët e Kosovës ... sot kanë nostalgji për fenë e të parëve (në krishtërim) dhe nuk është çështje e vështirë prapë të kthehen në te, sepse sot kemi këso raste të tilla të konvertimit dhe ky fenomen po rritet dita ditës. Duhet t’u ndihmohet në këte ndergjegjësim fetar.” Shumë e çuditshme, a po? Çfarë ndërgjegje është kjo dhe a ka nevojë të komentohet kjo veprimtari antiislame dhe antikombëtare? Si mund të luhet kështu me fatin e popullit shqiptar? Si mund të keqpërdoret ndryshe liria fetare dhe demokracia? Çka mund të presin diçka të mirë shqiptarët e besimit islam nga një ipeshkv i tillë? Asgjë! Pse krerët e kishës katolike pranuan të shkojnë në Amerikën mike pa përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës? Kësaj i thuhet që nën petkun e fesë në emër të Zotit t’i përçajsh shqiptarët dhe t’i sherbejsh Djallit. A ka diçka më të keqe? Ne sot jemi muslimanë të cilët e njohim dhe e duam fenë tonë. Edhe pse nuk mund të lavdërohemi me të kaluaren islame, ne jetojme në tokën tonë ku islami frymëzon dhe inspiron shumicën e popullit shqiptar me tepër se 6 shekuj. Populli shqiptar do t’i del zot kombit, por do t’i qendrojë gjithmonë besnik fesë islame, sepse në Kur’an thuhet: “Te Zoti fe (e vërteta dhe e pranuara) është vetëm Islami” (3:19). Për ne kombi dhe feja janë një tërësi e pandashme, janë krijesa të Zotit. AN. i inspiruar nga krerët e kishës katolike thotë: Për me ndertue një kishë në Kosovë mjafton që kosovarët katolikë ta duan një gjë të tillë ...” Po, pse vetëm për një grusht katolikësh po vlejka ky rregull, kurse jo edhe për miliona shqiptarë muslimanë? A ja vlen që për kisha e kryqe të rrezikohet toleranca ndërfetare uniteti dhe interesi i populli shqiptar? AN., në lidhje me debatin e qytetarëve, thotë se populli në Kosovë ka zgjedhur përfaqësuesit e vetë të denjë, të cilëve u ka besuar një mandat në pushtet ...” Nuk më besohet se ata janë të denjë. Atje po lulëzon korrupcioni dhe keqpërdorimet e ndryshme të mafijave. Këtë me mirë e dinë qytetarët e Prishtinës. Sa i përket mandatit të besuar, kjo nuk dmth se ata duhet të keqpërdorin pushtetitn dhe besimin e dhënë nga populli. Prandaj reagimet (jo sa duhet) janë prezente dhe të arsyshme. Adriani na flet për ndërtimin e xhamive në Europën e krishterë, por harron të cekë pse kjo nuk po ngjan në Prishtinë dhe në Tiranë, kryeqendra të banuar me shumicën shqiptare të besimit islam? Janë shqiptarët europianë apo nuk janë? Ndërtimet e tyre në Europë kanë shumë dallim nga kishat katolike-politike në Kosovë. Pse katedralja katolike, në një mjedis me shumicë muslimane, paska rëndësi për Prishtinën, për Kosovën ... dhe mbarë botën, sikurse kishte deklaruar Kardinali Mc Carrick, kurse një Qendër Islame jo? Çka dmth ky favorizim i njërit besim, dhe për çfarë qëllime po bëhet kjo? Pse po heshtin ata të cilët janë të obliguar të flasin? Xhamijat e ndërtuara në Europë (e as në Kosovë) nuk kanë pretendime armiqësore ndaj besimtarëve të krishterë, për t’i konvertuar në fenë islame. Se çfarë qëllime kanë krerët e kishës katolike dëshmon rasti i ndërtimit të Kishës katolike në fshatin Kuqishtë të Pejës, një vend në të cilin nuk ka asnjë besimtar katolik. Argat i kishës katolike-politike ishte bërë edhe prefekti i Pejës, Lajci. Kurse Ndue Kajtazi, famulltar i kishës Shën Ndou në Gjakovë, thotë: “pas ndërtimit të kishës mbi 80 përqind të rugovasve do të konvertohen në fenë katolike” (Lajm 20.07.05). Fyerje te rënda dhe provokative për muslimanët. Si mund të durohen këto? Që është edhe meë keq, këtyre punëve djallëzore po u shërbejnë edhe disa pseudointelektualë . Dr.Mujë Rugova në intervistën e tij në gazetën “Lajm” (5 gusht 2005), përkrahë dhe nxitë që edhe zonat e tjera shqiptare të ndjekin shembullin e Kuqishtës, në luftën e kryqëzatave katolike të shek. XXI. Të nxisësh luftë fetare tek shqiptarët sot, kur Kosova është në prag të shpalljes së pavarësisë, kjo nuk është mençuri por fanatizëm fetar dhe varfëri shpirtërore intelektuale. Dr.M.Rugova na flet për misionarë të paguar të Sadamit, Gadafit dhe Arafatit. Kjo është një propagandë më e fëlliqur se ajo serbe, dhe dëshmon se autori i tyre, njeri (me titullin e doktorit të shkencave) por i pa kurrëfar ndjenje përgjegjësie për fjalën e thënë publike. Ku e çojnë popullin shqiptar të këtillët? Në shërbim të kujt janë ndërtuesit e kishave katolike-politike dhe kush i paguan? Është për t’u brengosur që edhe në Shqipëri ka tendenca të këtilla. Atje besimtarët ortodoksë po e kryqëzojnë harmoninë fetare me anë të ngritjeve të kryqeve. Ishte rasti në Elbasan, qytet me shumicë të besimit musliman, dhe rasti në rrethin e Sarandës ku u ngrit një kryq prej betoni me lartësi prej mbi pesë metra. (“Bota Sot”, shtator 2004). Kush na qenka Shan Zefi që paska të drejtë të insistojë për të ndërtuar katedrale katolike në vendin ku gjendet gjimnazi “Xhevdet Doda”, në qendër të Prishtinës? Pse kjo nuk vlen edhe për përfaqësuesit e besimit islam? Kosova nuk është Francë, dhe as Prishtina Paris. Pasi kjo dihet, atëhere pse po zbatojnë dhunë psikike mbi shqiptarët muslimanë? Është hipokrizi dhe mashtrim i ideatorëve të Katedrales kur thonë se, ajo mund t’i shërbejë tolerancës dhe mirëkuptimit, kur po dihet që prej fillimit kjo kishte shkaktuar nervozizëm, përçarje dhe moskuptime të mëdha midis njerëzve. Kishte eksplodim të granatës. Me të tillë njerëz nuk mund të ndërtohet e nesërmja e Kosovës? Adriani thotë: “Mendoj se shumica muslimane e shqiptarëve e din fort mirë se nderi dhe nami i Islamit nuk mbrohet tue cenue kishat katolike, prandaj nuk besoj se në gjinin e besimtarëve tolerantë ka me pas vend për idena që janë të importueme prej jashtë”. Është e drejtë e secilit të mendojë si të dojë, por shumica muslimane as që ka pasë e as që ka pretendime për të cenuar kishat katolike. Kisha katolike është ajo e cila po e cenon Islamin... Nacional-Katolicizm i Sado me qenë njeriu demokrat dhe tolerant, nuk mundet me qenë indiferent kur lexon: “Sepse gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, me shekuj dhe fetarisht jemi të krishterë”, thotë Dom L. Gjergji. Kjo është një genjeshtër. Si është e mundur që ky njeri i kishës t’i “gëlltitë” 6 shek.të kulturës, traditës dhe historisë islame në Kosovë? Ky është aktivitet i nacional-katolicizm it, të udhehequr nga priftërinjtë katolikë, të cilët me politikën e tyre, nën petkun fetar, po e helmojnë frymën tolerante vëllazërore të shqiptarëve të ushqyer dhe kultivuar në shekuj. Nuk është e njerëzishme që në emër të lirive fetare të luftojsh fenë e të tjerëve. Popullit shqiptar kurrësesi nuk i duhet një katolicizëm i tillë. Sa i përket humbjes së përkrahjes së miqëve, kjo aspak nuk ka të bëjë me kundërshtarët e ndërtimit të Katedrales. Nëse kërkohet ndonjë përgjegjësi, atëherë këte duhet kërkuar tek organet udhëheqëse të Kosovës dhe tek ato ndërkombëtare. Në emër të Katedrales prej fillimit është manipuluar. Për të arsyetuar ndërtimin e saj është (keq)përdorur edhe emri i humanistes “Nëne Terezës”, sikurse edhe i Gjergj Kastriot-Skenderbeu t. Kjo është kuptuar shumë mirë dhe me kohë. Adriani, si përkrahës i katedrales katolike, i ka dhënë të drejtë vetvetes edhe për t’i zbuluar “fytyrat e vërteta të islamit”. Alitë, Islamat, Bajramat e Mehmetat, të cilët i përmend ai, mund të jenë muslimanë vetëm me emra. Në Islam nuk ka besim pa vepra, dhe vepra pa besim. Ata të cilët e injorojnë vetvetën nuk kanë dinjitet fetar. Adriani dhe muslimanët e tij duhet të përgjigjen: Pse shqiptarë ortodoksë e kanë katedralen në Tiranë, kurse muslimanët nuk e kanë një Qendër Islame. Pse shqiptarët katolikë e kanë katedralen e tyre në Tiranë, kurse shqiptarët muslimanë nuk e kanë Qendrën Islame?? Pse shqiptarët me rastin e festave të Bajramit të falen jashta xhamisë, në oborre dhe nëpër rrugë në asfalt në kohë të ftohta, në shi ... ? Ku është ndërgjegja? Pse nënçmohen dhe pse përbuzen shqiptarët muslimanë? Më ka befasuar Haxhi Dedë Bardhi, Kryegjyshi botëror i bektashive, i cili kishte pranuar që të nënshkruhej në Letrën e hapur të 32 intelektualëve shqiptarë, dërguar institucioneve të Kosovës, ku kërkohej të ndërtohet katedralja katolike në Prishtinë. Edhe ky nuk brengoset për vëllezërit e vetë muslimanë në Shqipëri, por për fatin e katedrales katolike-politike në Prishtinë. Çka i thuhet kësaj: patriotizëm, fetarizëm apo politikë e keqe? Është kjo për t’u qeshur apo për të qarë? Kësaj nuk mund t’i thuhet tolerancë dhe atdhedashuri, por me tepër dyfytyrësi ndaj fesë islame dhe ndaj shqiptarëve muslimanë. Kjo nuk mund të mshifet. Uroj që gjatë vitit të ardhshëm faktorët politikë, fetarë dhe intelektual shqiptarë të merren sinqerisht dhe moralshëm me punët të cilat u takojnë dhe mos të shkaktojnë huti, urrejtje dhe përçarje... Falun, 29.12.2006 © by Gazetajava.com
Shqiptare, shikoni cbehet ne Himaren vlonjate! Ndoshta nuk ishte e pershtashme ta hapja kete teme ketu, se temat politike per mua jane qesharake, por kjo nuk eshte teme do si do. Ju forumista qe u ka ngelur pak gjak shqiptari ne trup, ju qe nuk jeni as mysliman as ortodokse as katolike, ju qe keni vetem nje fe, shqiptarine, ne vecanti ju vlonjat qe nje shekull me pare ngritem flamurin e Gjergj Kastriotit, shikoni c'behet ne Himare, ne Himaren tone. Disa himariot te vetquajtur minoritet Grek, disa brekegrisur, kane vendosur te shesin dhe dinjitetin, per pak para, per pak lluks. Sa qesharake... E di qe nuk mud ti besojme me politikaneve shiptare te majtet u lepine bythen grekerve, te djathtet u lepine bythen turqve, keshtu qe u drejtohem juve! Edhe ju do beni si poltikanet tane? do ti bindeni te huajve dhe do te ikni ne erresire me koken ulur, apo do te ngreme krye sic i ka hije shqiptareve? sic na ka mesuar historia ne vlore?. Njezeri tu themi poshte ambicjeve huaja ne vendin tone, te refuzojme fene e huaj, dhe te ndihmojme ne rregullimin e imazhit te shiperise! E di qe jemi bere te varur ekonomiksht nga italianet, grekerit e nga turqit, e di qe na kane derrmuar per 500 vjet turqit, e di qe na kane shtypur serbe, greker e italiane, e di qe per 50 vjet nuk na dhe u drejta te shihnim driten e diellit, e di qe jeni te lodhur, por per here te fundit te ngreme krye se vetem dinjiteti na ka ngelur , po e shitem edhe ate atehere do na talli gjithe bota Un si vlonjat u them jo fese , ambicjve te huaja ne shqiperi Jeni me mua apo jo?
Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive Olldashi: Do lehtësoj uljen e çmimeve të shtëpive 17-01-2007 TIRANË- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, deklaroi dje se shumë shpejt do të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të vijuar garën elektorale ligjërisht. Në takimin me banorët e lagjes së "21 Dhjetorit", Olldashi tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të lerë postin e ministrit të Brendshëm, për t'u shërbyer qytetarëve të Tiranës. Ndërkaq, gjatë këtij takimi ka ardhur edhe premtimi i parë i bujshëm i Olldashit para banorëve të kryeqytetit. Sipas tij, duke mundësuar ngritjen e disa qendrave urbane në Tiranë, do të mundësohet edhe ulja e çmimeve të apartamenteve të reja. "Ne do të lehtësojmë dhe do të bëjmë uljen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet",- tha Olldashi, por pa sqaruar më tej strategjinë që do të ndiqet për të arritur deri në një ulje reale të çmimeve të ndërtimeve në Tiranë. Ndër të tjera, kandidati i të djathtëve për bashkinë më të madhe në vend, tha se ai do t'u ofronte një mandat në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të kryetarit të bashkisë.
"Shqiptaret" e lugines se presheves votojne ! Si e gjykoni ket veprim?
Kush e ka fajin per gjendjen energjitike ne AL Po hap ket temen se jemi cmendur fare me kete gjendjen e dritave,turp i botes vend ne mes te europes te kete keshtu problemesh me drita dhe uje(pastaj na shesin dokrra politikanet qe do futemi ne BE,NATO etj)
Top