Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
PDK, provokim me myftiun! “PDK, provokim me myftiun” E Marte, 30 Janar 2007 Forumi Mysliman i Shqiperise reagon se Partia Demokristiane me kandidimin e myftiut te Lezhes, Tomorr Ballabani, per Bashkine e Rrogozhines, i ka provokuar rende myslimanet. “Me rekrutimin dhe kandidimin skandaloz te myftiut te Lezhes, PDK-ja e ka trashur shume zullumin. Per me teper ajo ka demtuar rende veten dhe koalicionin e djathte ku aderon, pasi popullsia myslimane e Rrogozhines ndjehet e provokuar dhe e fyer rende, kur nje klerik i larte mysliman eshte bere gati te ftoje myslimanet e Rrogozhines qe te votojne per vlerat kristiane te PDK-se, nderkohe qe ai e ka per detyre te predikoje vlerat islame”, thuhet ne deklaraten e ketij forumi. Ata kane akuzuar PDK-ne, e cila nga nje parti e papeshe, qe me trafikun e kandidateve po fuqizohet dhe mund te krijoje percarje fetare ne vend. E.P
wikipedia ne shqip e kujt eshte? Shpesh me bie rasti te lexoj tek wikipedia shqip, hap lista te ndryshme,si kengetare, aktore,shkrimtare dhe shoh qe shumica nuk jane ose jane tekste cung, dhe nderkohe qe ka me shumice te dhena per artiste te diaspores apo kosovare.Natyrisht qe dhe ata jane shqiptare por ata nuk perfaqsojne shqiprine. A duhet te shkruhen ne keto lista? Nuk dua te keqkuptohem nuk dua te fyej asnjenjeri, por me duket jo e drejte.
bjondet ne shqiperi i them miqve te mij ketu qe ne shqiperi gjysma jane bjonde nuk e besojne, kush ka foto ti veje ketu ju lutem
Saddam - denim me vdekje. "Demokracia" irakene gjykon ne kte menyr ex-Raisin.
VOTONI PER SHQIPERINE http://thevotenation.com Klikoni dhe votoni "I like Albania" se per dreq jemi klasifikuar vendi i trete me i urryer ne bote (jemi minus 3000 e plot vota). Kemi disa dite per te nderruar fatin e atdheut qe te mos dale ne "Wall of Shame". Votoni ne menyre te perseritur. Shperndajeni tek miqte tuaj e kudo qe ndodhen. p.s. Merrni shembull nga nacionalizmi serb.
Monument Azem Hajdarit? Mora vesh se qeveria ka ndermend te vendose ne parkun rinia nje monument (bust me duket) te udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit, Azem Hajdarit. Si mendoni a e meriton ky ifundit kete nderim apo jo, dhe pikerisht ne qender te tiranes?
Vrasja e gazetarit. Vrasja e gazetarit H.Dink ne Turqi po i kushton Turqise edhe nje hap mbrapa ne marrdheniet me Evropen. Ekstremizminacionalist,eshte prezent ne Turqi.
"Mëkatet" e Berishës, tashme liber dhe ne anglisht <font color="red">James Pettifer dhe Miranda Vicker: "Nuk e botojmë tani në Shqipëri, pasi influencon negativisht në fushatën e PD-së" </font> "Mëkatet" e Berishës, libër në anglisht Kryeministri shqiptar i "kryqëzuar" si arkitekti i ‘97-ës dhe vrasja e Azem Hajdarit Gazeta Shqip Pamjeve filmike të trazirave në vitin 1997 në Shqipëri, fiksuar nga kamerat televizive të agjencive më me emër në botë, një dëshmi autentike e asaj që ndodhi atë vit të mbrapshtë në historinë shqiptare, u shtohet edhe një libër që analizon dhe zbulon prapaskenat e atyre ditëve të zeza dhe më pas. Dy autorë britanikë, njohës të mirë të vendit tonë, pas një pune disavjeçare fakt-mbledhëse, kanë publikuar librin e tyre me titull "The Albanian Question, Reshaping the Ballkan" ("Çështja shqiptare e rimodelimit të Ballkanit"). Miranda Vickers, aktualisht eksperte pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe James Pettifer gazetar, përmes këtij libri tentojnë të hedhin dritë rreth prapaskenave të panjohura deri më sot, që çuan Shqipërinë drejt trazirave të ‘97-ës. Libri është i ndarë në 6 kapituj dhe fillon me çështjen më të mprehtë të atyre viteve skemat piramidale dhe qeverisjen e demokratëve. Kapitujt e tjerë ia lënë vendin luftës në Kosovë, ku autorët ndalen në fillimin e ekzistencës së UÇK-së, rolin e Tiranës zyrtare përfshirë mbështetjen e FARK-ut të Bujar Bukoshit, për të cilin zbulohen fakte se si fondi i kësaj ushtrie paralele u përdor për qëllime përfitimi në skemat piramidale etj. Siç edhe pohon vetë njëri nga autorët, Pettifer kapitulli më interesant në libër është ai për vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari dhe tentativa e Sali Berishës për të bërë një grusht shteti, duke përdorur fjalën franceze "Coup d‘Etat", huazuar nga frëngjishtja për grusht-shtet, në titullin e këtij kapitulli. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së autorëve britanikë zhvillimet në Kosovë, ku Rambueja, ndërhyrja e NATO-s dhe krizave e refugjatëve, trajtohen në një këndvështrim tjetër. Libri është një përmbledhje faktesh dhe analize e atyre ngjarjeve 10 vitet e fundit që kanë lënë gjurmë jo vetëm te shqiptarët, por edhe te të huajt. Mbyllet me një temë sa aktuale po aq të vështirë për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës së re, Preshevës, duke e ndërthurur atë me çështjen nacionaliste, përfshirë Çamërinë. Ky është libri i dytë i këtyre autorëve për zhvillimet në Shqipëri. Nis pikërisht në vitin 1996, ku është fundi i librit "Albania-From Anarchy to a Balkan Identity" (Shqipëria-Nga Anarkia në Identitetin e Ballkanit". Vickers, një studiuese e kahershme e Shqipërisë, e cila me shkrimet e saj dhe raportet nga terreni për qeverinë britanike apo institucione ndërkombëtare fitoi antipatinë e zotit Berisha, kur ai ishte President. Duket se ky libër, ku vë në qendër të tij "mëkatet" qeverisëse të Berishës mund ta thellojë hendekun e pakënaqësive nga Kryeministri shqiptar, i përfshirë tashmë në ethet e fushatës elektorale. Promovimi në Londër Ishte klubi i gazetarëve "Front-Line", në Londër, vendi i zgjedhur nga autorët për të bërë promovimin e tyre. "Ata duhet të urohen për mënyrën objektive që kanë prezantuar historinë e Shqipërinë në dhjetë vitet e fundit", thotë gazetari i prestigjiozes "The Times", Tom Winnifrith. Pyetur nga "Shqip" se cili është mesazhi që kërkoni të përcillni me anë të këtij libri për lexuesin, Miranda Vickers përgjigjet: "Libri është ditari i asaj që ne pamë në Shqipëri nga janari 1997 deri në 2006. E quajmë veten me fat që ne u ndodhëm në Shqipëri, kur ngjarjet u bënë histori e këtij vendi. Pati zhvillime nga më të ndryshmet. Lufta në Kosovë, ardhja e mijëra refugjatëve, NATO që ndërhyri atje, Ushtria FARK e Bukoshit që kërkoi të hynte në lojë. Vrasja e Azem Hajdarit mund të them se është pjesa më e rëndësishme e këtij libri. Sepse pas kësaj vrasjeje, u tentua një grusht shteti nga Berisha". Libri ka dalë në treg në të gjitha libraritë britanike, madje edhe në Amerikë. Por kur do ta shikojë dritën e botimit në Tiranë? Vickers jep një përgjigje domethënëse, duke pasur parasysh se libri është një "eksploziv" i vërtetë me ndikim politik anti-Berisha. "Natyrisht, që libri do të botohet në shqip. Pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit. Meqë libri është tërësisht politik, nuk donim të influenconim në këto zgjedhje, pasi do të ndikonte në rezultatin e partisë së zotit Berisha", shpjegon ajo. Gjithashtu, meqë libri është shkruar me një gjuhë tejet kritike për zotin Berisha, me të drejtë lind pyetja: Ç‘do të thotë për një studiuese të çështjeve shqiptare si Miranda Vickers rikthimi i Berishës në pushtet, aq më tepër kur ky libër i saj dhe James Pettifer shkruar me nota të theksuara kritike për përgjegjësitë e Berishës në ‘97-ën? "Është një pyetje interesante", thotë Vicker, duke vazhduar përgjigjen: "Mund të them se askush në opinionin ndërkombëtar nuk mund ta besonte rikthimin e Berishës në pushtet. Të gjithë ishin të tronditur. Është e pabesueshme që një gjë e tillë ndodhi. Kjo tregon pafytyrësinë e klasës politike shqiptare. Berisha, Nano dhe të gjithë ata që i rrethojnë i përkasin të shkuarës, deri atëherë kur ata të largohen politika shqiptare nuk mund të ecë përpara. Sali Berisha dhe Fatos Nano e njohin mirë njëri-tjetrin. Ata e dinë dhe vetëm ata të fshehtat e njëri-tjetrit". E pyetur nëse me këtë dëshiron të thotë që ata po bëjnë lojëra politike, ajo përgjigjet: "Mund të them se ata dinë shumë rreth njëri-tjetrit. Për këtë janë të frikësuar nga njëri-tjetri". Ambicia e Nanos për t‘u bërë president, sipas Vickers, është e drejtë e tij, por e shikon si ndërrim rolesh me Berishën. "Nano mund ta shikojë këtë si një të drejtë të tij. Ai dhe Berisha... Berisha ishte president, Nano mund të behet president dhe me ketë ata ndryshojnë rolet", thotë prerë ajo, duke të lënë një ndjesi refuzimi për Nanon president. Miranda tregon se vizita e saj e fundit në Tiranë ishte para një muaji e gjysmë. "Të qenit i dëshpëruar për të qenë në pushtet, sesa i fokusuar në punët që duhet të bëjë dhe ka nevojë Shqipëria", shprehet për pikën e dobët të qeverisjes "Berisha". KRITIKAT Nano me "mëkate" vendosi shtet ligjor Ish-ambasadori i parë britanik në Tiranë, Stiven Nash, gjatë promovimit tha se libri ka vlera, pasi autorët nuk kursejnë së kritikuari të gjithë klasën politike shqiptare. Por çfarë mendon Vickers për ish-liderin socialist, Fatos Nano, një ndër aktorët kryesorë në politikën shqiptare gjatë viteve për të cilën flet libri... "Do të ishte shumë e lehtë të thosha se ai është një kriminel, siç e quajnë kundërshtarët e tij në Tiranë. Nëse takoni cilindo kundërshtar të Nanos në Tiranë, fjala e parë që të thonë është se Nano është kriminel i përfshirë në kontrabandë dhe në 100 të zeza. Por opinionin tim për Nanon do ta bazoj në fakte. Gjatë pushtetit të tij pati një rritje ekonomike, u vendos shteti ligjor, por paralel kishte një korrupsion të lartë. Me të vërtetë një korrupsion të frikshëm. Por më kryesorja ligji dhe rendi bënë që ti mund të udhëtoje i lirë në çdo cep të Shqipërisë. Kudo që shikoje e ndjeje prezencën e ligjit dhe rendin. Dhe padyshim që kjo ishte një arritje. Korrupsioni është i tmerrshëm dhe vazhdon të jetë. Sipas meje, korrupsioni nuk ka të bëjë me Berishën apo Nanon. Janë familjet mafioze shqiptare, ato që e kontrollojnë atë. Ato gjashtë-shtatë familje që kontrollojnë krimin e organizuar dhe mund të them se asnjë lloj qeverie nuk ka për të t‘i shkatërruar ato, pasi janë shumë të fuqishme. Në këtë drejtim, Shqipëria kërkon ndihmën ndërkombëtare. Nuk është aspak e drejtë për asnjë qeveri shqiptare që të besojë se është e pastër nga e paprekur nga krimi dhe korrupsioni. Situata është absolutisht e ngjashme, si në kohën e Berishës dhe Nanos, si edhe tani përsëri. Këto familje kontrollojnë shumë. Tani ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, madje edhe nëse komuniteti ndërkombëtar do të japë ndihmën e tij në këtë fushë, do të jetë shumë e vështirë për t‘u hequr atyre kontrollin e krijuar. Ata janë shumë të fuqishme dhe u përkasin të gjitha ngjyrave politike. Janë anëtarë të PD-së, PS-së, kanë lidhje të fuqishme e pa kufi në të dyja krahët e politikës". SKEMAT PIRAMIDALE U përfshinë edhe diplomatët e huaj Megjithëse kanë kaluar dhjetë vjet nga përmbysja e skemave piramidale në Shqipëri, libri i dy autorëve "Çështja shqiptare e rimodelimit të Ballkanit", më shumë se cilindo tjetër fajëson zotin Berisha. "Presidenti Berisha dhe qeveria nuk po zgjoheshin nga e gjithë magnituda e krizës. Rendi për ta dukej se ishte prioriteti kryesor, në mungesë të mundësive për të ndaluar vazhdimin e funksionimit të skemave piramidale. Qeveria dukej se hezitoi të mbyllte skemat piramidale, pasi një gjë e tillë do t‘ia bënte gropën qeverisë së Berishës me një reputacion si arkitekti i kapitalizmit popullor", shkruajnë autorët. Pettifer dhe Vickers, për herë të parë, përfshijnë në skemat piramidale dhe influencën e diplomatëve të huaj, duke shkruar: "Në mbylljen e firmës piramidale ‘Xhaferi‘, qeveria e Berishës po vepronte sipas urdhrave të diplomatëve të huaj dhe zyrtarëve ndërkombëtarë, të cilët dinin (atë që nuk e dinin shqiptarët) se në këtë firmë piramidale kishte fonde të mëdha parash, që i përkisnin popullit të Kosovës, të depozituara atje nga ‘qeveria në mërgim‘. Lobi i krimit të organizuar në komunitetin ndërkombëtar e pa këtë si një sulm që mund t‘i bëhej UÇK-së dhe mënyrë për të dobësuar çështjen shqiptare në Serbi. Paratë e Kosovës në Shqipëri ishin depozituar në Lushnjë, Kavajë dhe Shijak. Administrata e Presidentit Berisha nuk dëgjoi paralajmërimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar në tetor 1996. Skemat piramidale u lanë të vepronin nën drejtimin e disa figurave aspak të njohura, si ushtaraku Vebi Alimuça, i kthyer si VIP në sytë e shqiptarëve dhe si një menaxher i kompanisë ‘Vefa‘ me një fitim multi-miliona dollarë në vit. ‘Vefa‘ kishte lidhje të afërta me Partinë Demokratike dhe qeverinë". Në fund të kapitullit për skemat piramidale, autorët dalin në përfundimin se e gjithë ajo që ndodhi ka një arkitekt të vetëm, Sali Berishën. "Të gjitha rrugët, që ndoqi Berisha për këtë çështje, pasqyrojnë vullnetarizëm për të përdorur terma e teknika marksiste-leniniste të periudhës së Enver Hoxhës. Komuniteti ndërkombëtar neglizhoi vështirësitë që po kalonte vendi në tranzicion, duke i dhënë përparësi perspektivës së Berishës si një kapitalist vullnetar, ku një ekonomi tregu dhe institucionet mund të ndërtohen duke neglizhuar problemet reale". BERISHA-MEJXHER Si u mbyll "skandali i dhuratave" Miranda Vickers dhe James Pettifer kanë përfshirë në libër edhe një skandal të saj kohe, me protagonistë ish-presidentin Sali Berisha dhe Kryeministrin konservator, Xhon Majxher. Sipas tyre, gjatë një vizite në Londër, Berisha i dhuroi Mejxherit disa dhurata me vlerë, marrë nga muzetë shqiptare. "Në Londër dhe Uashington u rikthye vëmendja ndaj marrëdhënieve të qeverisë së Xhon Mejxherit dhe regjimit të Berishës. Media britanike kishte thënë se vetë Mejxher dhe ministri i Jashtëm, Duglas Hurd, dhe të tjerë anëtarë të qeverisë, kishin marrë dhurata nga Presidenti Berisha gjatë vizitës në Londër, dhurata që ishin tërhequr nga muzetë e Shqipërisë. Dyshimet rreth kësaj ngjarjeje do të plekseshin me disa të dhëna të tjera. Presioni në rritje nga Ministria e Jashtme Britanike bëri që Shërbimi Sekret MI6 të ndërhyjë në bllokimin e publikimit të ngjarjes në "The Cook Report" (një program investigativ), në nëntor 1995", shkruhet në libër.
Ndonje i zgjuar te me kthjelloj pak Dajo,teze,halle jane nga emrat qe identifikojne njerezit tane me te afert ,si ka mundesi qe eshe turqit identifikojne po te njejtit njerez te tyre te afert ashtu si edhe ne.!? Gjeni dicituren ne ua dhame atyre apo Sulltan Murati i ka rrenjet nje cike me thelle sec mendojme ne
VOTO DHE BEJ QE TE VOTJNE EDHE TE TJERE!!! http://www.thevotenation.com/ si dreqin ka mundsi, qe shqiperia vendi i dyte me pak i pelqyer, per te jetuar. mund te votoni 3 here... kalojuani sa me shume njerezve kete adrese, ju lutem!
Turqia , pergatitet te hyj ushtarakisht ne Irak Keto jane lajmet e fundit.Çdo gje do vendoset sot pas seances urgjente parlamentare me dyer te mbyllura ku do jene te pranishem edhe gjeneralet me te larte te ushtrise turke. Çeshtja eshte se Turqise po i kanoset nje rrezik i madh terrorizmi nga kampet e terroristeve te ngritura ne Kerkuk(Nje territor turk qe iu morr me te padrejte Turqise) Jane zbuluar shume kampe terroriste edhe fuqite e kombeve te ndryshme atje nuk kane marr asnje mase. Trafiku i renduar politik me amerikanet dje e ka treguar ate problem.
Integrieti dhe media! Integriteti dhe Media Mimoza Dervishi Kur shikon "Fiks Fare" dhe montazhet me fjalimet kriminale që Berisha dhe Nano i kanë adresuar njëri-tjetrit, tronditesh edhe njëherë si atëherë, pastaj skuqesh dhe kërkon të fshehësh kokën diku, pastaj kujtohesh që nuk i ke bërë ti këto turpe dhe mundohesh të qetësosh veten. Por, befas kupton se je pjesë e së tërës dhe mundohesh të kujtohesh ç‘ke thënë dhe ti një vit, dy vjet a dhjetë vjet më parë, sa herë e ke gëlltitur mbrapsht atë që ke thënë, a ke njolla të tilla në biografi, mosqëndrueshmërie deri në pacipëri, a ke rol në riciklimin e pamoralshëm të dy keqbërësve më të mëdhenj që ka njohur Shqipëria pas Enver Hoxhës. Ku qëndron integriteti yt përballë atyre të politikanëve? A ka të drejtë Fatos Lubonja kur thotë se, duke kritikuar takimin rishtar mes të "mëdhenjve", nuk bëjmë gjë tjetër, veçse duam të distancohemi nga ata, të themi që ne nuk jemi si ata, por në fakt jemi të gjithë njësoj. Dhe ky është thelbi në fakt: A është kthyer shoqëria shqiptare sot, me në krye binomin media-politikë, në një shoqëri pa integritet, pa karakter dhe pa moral. Ku imoraliteti na shitet si parim, ku anormalja na shitet si progres, ku fjala që përdori Mustafa Nano "e ndyrë" është madje më e pakta që mund të thuhet... Nëse gazetat do ishin me zë, "Fiks"-i sot do bënte çudira të tjera montimi dhe do i bënte të ulnin kokat e mos i nxirrnin më (në u ka mbetur ndonjë pikë gjaku në deje), të gjithë asaj kaste analistësh, opinionistësh që Fatos Nano do t‘i quante sot me përkëdhelinë e tij hipokrite, jo nxitës konfliktesh, por europeistë. Të gjithë atyre që jo më larg se dy vjet më parë, nuk lanë gjë pa thënë e nxjerrë nga pena e tyre për Fatos Nanon, dhe sot pas gati dy vjetësh po na e kthejnë përsëri si hero, ose po mbajnë një qëndrim po kaq të shpifur, që e quajnë të balancuar. Nuk është kthyer Nano, por kanë ndërruar mendim një pjesë e atyre që e shanë dje me në krye Berishën, kanë ndërruar mendimin që s‘e patën kurrë, kanë shkelur mbi personalitetin që ndoshta s‘e patën kurrë, dhe mbi karakterin e tyre që u deformua rrugës, bashkë me atë të Berishës e Nanos. Dhe po përpiqen ta trajtojnë si parimore të keqen që ka gllabëruar vendin, imoralitetin. Dhe historia fillon disa herë e nuk mbyllet asnjëherë. Fillon gjithmonë në prag të ndërrimit të pushteteve, kur pikërisht kjo shpurë mediatike, njëherë përzuri Berishën, pastaj Nanon, pastaj ktheu Berishën dhe tani sërish Fatos Nanon. S‘ka asgjë të keqe të ndërrosh mendim, të jesh koherent, por kur ke një bazë të arsyeshme dhe një motiv për të ndërruar mendim, kur sheh se kanë ndërruar vërtetë personazhet politike që t‘i përshkruan dhe ke për detyrë të kritikosh. Dy vjet më parë, ata iu sulën Fatos Nanos dhe nuk i lanë gjë pa thënë për gjithë bëmat e tij, jo ato që i përmendi Berisha vend e pa vend, por ato që shiheshin sheshit, kryesisht degjenerimin që i bëri shtetit shqiptar dhe njollën që i vuri Shqipërisë në të gjitha indekset e botës, për korrupsion, varfëri e trafik njerëzish dhe droge. Pikërisht në momente të tilla, këta opinionbërës nuk u lodhën aspak të gjenin kush do t‘i vihej përballë qenies së deformuar Fatos Nano, por shkuan shpejt e shpejt te Berisha. Ky është gabimi i parë fatal. Ai na u paraqit tërësisht i ndryshuar, njëlloj sikur të kishte bërë transfuzion gjaku e truri. Kanë kaluar veçse një vit e ca muaj errësirë dhe u vërtetua e kundërta. Jo vetëm nuk ka ndryshuar, por është po aq despotik dhe i paaftë sa në fillimet e karrierës së tij. Dhe për këtë nuk ka nevojë të rreshtojmë presionin që ai bën me pushtetin e tij, tentativat për t‘u hequr lirinë institucioneve të pavarura, tentativat për të vjedhur votat sërish, persekucionin që i bën opozitës, por mbi të gjitha të tijve. Mjafton të themi që askush nuk pipëtin në PD, sepse e di mirë fundin. E megjithatë, ai nuk do ishte kthyer pa ndihmën e medias, e cila është inferiore dhe e trembur në radhë të parë nga mbipushteti i kësaj qenieje. Siç është inferiore nga mbipushteti i moderuar që i vesh vetes Fatos Nano. Bash në momentin kur ishte koha t‘i jepnin lamtumirën edhe Nanos, ngritën nga "varri" pikërisht personazhin, që diku aty rrotull ‘96-‘97 i kishin treguar vendin e merituar dhe i kishin dhënë dërrmën edhe mediatikisht. Që Berisha dhe Nano duan të kthehen dhe rikthehen, kjo ka të bëjë jo vetëm me moralin e tyre, por dhe me një të drejtë të tyre, do thoshte gjithkush. Ashtu sikur me të drejtën e një keqbërësi, që e ka në gen të bëjë të njëjtën gjë, nëse do lihej jashtë qelisë. Por është shoqëria ajo që duhet të japë verdiktin, ashtu sikur duhet të ishte media gjykata e parë e politikanëve. Nuk ka nevojë të themi që kemi një politikë imorale, por a është dhe Gjykatë-Media po e tillë? Nuk mund të ketë ricover-rime për njerëz të tillë, që shkatërruan atë vend dhe nga të cilët asgjë e mirë nuk ka ardhur. E në krye të kësaj shoqërie që duhet të dënojë dhe mos lejojë riciklime të turpshme, janë edhe një pjesë e opinionbërësve, gazetarëve, ata që pretendohet të mbajnë mbi supe orientimin e shoqërisë. Të cilët sollën fillimisht Berishën dhe tani, pa u mbushur as dy vjet nga lamtumira "fisnike" e Fatos Nanos, po e sjellin sërish si shpëtimin e kombit dhe po na mallëngjejnë, duke na treguar sa begati kishte vendi, kur ata përqafoheshin. Nano dhe Berisha mund të duan të rrinë në postet e larta të shtetit edhe për 50 vjet të tjera, por ç‘duam ne shqiptarët. A janë këto dy figura më të votuarat prej vërteti, apo populli shqiptar nuk ka pasur kë të votojë tjetër, se në fund të fundit këto u ka servirur media, e cila po tregon se është e para që nuk duron dot zërat e rinj në politikë. Ajo duhet të ishte matësja e integritetit të politikës. Ashtu sikur "Fiks Fare" po mat dhe njëherë integritetin e Nanos dhe Berishës sot. Po integritetin e medias kush e mat? Me siguri lexuesi, është përgjigjja e shpejtë. Po sa fuqi ka lexuesi dhe shikuesi përveç se të shtyjë gazetat me mllef e t‘i hedhë në kosh ato. Shoqëria shqiptare është në ngërçin më të madh të jetës së saj, në pikun më të pamoraltë që nga fillimi i demokracisë, kur gjërat ishin rrëmujë, kur kishte vërtet nevojë për orientime, kur shkruhej e thuhej midis inoçencës dhe mospërvojës, por me intuitën dhe dëshirën për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Kjo ëndërr u harrua dhe dukemi të dorëzuar para imoralitetit politik shqiptar dhe jo vetëm kaq, një pjesë e medias sot ka përvetësuar këtë imoralitet dhe është bërë njësh me të. Nuk është nostalgjia e popullit për Nanon dhe Berishën, por e medias. Tani Nano na quhet shpëtim i politikës, një frymëzor i ri, një talent i pazbuluar më parë, gati dhe një yll në rritje. Dhe në Shqipëri mjaftokan vetëm dy vjet pushime, për t‘u kthyer si fitimtar. Çfarë bëri Fatos Nano në këto dy vjet, cili është kontributi i tij dhe çfarë na tregoi dhe na bindi se paska ndryshuar edhe ai tashmë? Pse nuk na shpalosi këtë frymë të re europeiste në 16 vitet e shkuara? Apo befas i ra në kokë dielli i brigjeve të botës dhe u bë më i zgjuar e më i përgjegjshëm se kur na la... Ai ka pafytyrësinë të na tregojë se do bëjë një katarsis të ri. Por, si mund të besojë një analist fillimisht e më tej gjithë shoqëria që dëgjon, se ai do bëjë katarsis tjetër? Ku është pyetja normale: Çfarë ndodhi me katarsisin tënd të parë zoti Nano? Akuzuat si hajdutë njerëzit që kishit afër dhe më pas i bëtë ministra... Ky është katarsisi që kemi përsëri nevojë? Kjo është e reja që të gjithë po mbajnë frymën derisa të ndodhë sërish? Na tundet para syve nga ata që kritikuan Nanon dy vjet më parë, dorëheqja e tij moderne, dhe tani që Nano kthehet na kujton Cvajgun paturpësisht. Një dorëheqje false krijon një precedent edhe më të rrezikshëm se një mosdorëheqje e ndershme. Çfarë e justifikon kthimin e tij? Apo thjesht mosha e të zgjedhurit të kryeministrave në Japoni. Si mund të krahasohemi me vende dhe njerëz që kanë shpikur integritetin, që për arsye morali e dinjitetit shkojnë dhe në vetëvrasje. Për të mos përmendur se ç‘bëjnë me pushtetin e tyre politik japonezët dhe në cilën mirëqenie e kanë çuar vendin e tyre krenar. Nga ana tjetër, ku është detyrimi dhe përgjegjësia e opinionbërësve ndaj shqiptarëve? Eshtë normale të pasqyrosh lëvizjet e Nanos dhe Berishës (megjithëse duhen injoruar), por nuk është fare e moralshme të tregosh se shpëtimi do vijë po nga këta, që për 16 vjet e lanë Shqipërinë në mesjetë. Media ka vështirësinë dhe komoditetin të kritikojë politikën, por kush do gjykojë median, e cila tani po shkon njësh me imoralitetin politik. Nëse 5 analistë të kamur të Tiranës nuk kanë nevojë për drita se kanë gjeneratorë, bëjnë pushimet jashtë njësoj si Fatos Nano, kjo nuk është Shqipëria dhe ata nuk përfaqësojnë më zërin qytetar. Nëse pirja e kafeve me Nanon dhe Berishën i bën ata të ndryshojnë mendim përballë njërit e tjetrit, nuk është morale t‘ua servirin miqësitë dhe kulisat e tyre popullit si parimore. Një gazetar, nëse ndjehet i vetmuar, le të marrë një qen për shok e të bëjë xhiro nga liqeni, po mos ia sjellë zorrët në fyt këtij populli, duke i treguar se të "mëdhenjtë" do bëhen sërish bashkë për të mirën e kombit. Cila është e mira? Foshnjat që vdesin nga i ftohti, bizneset që vdesin nga mungesa e energjisë, ata që kanë një pension 50 mijë lekë në muaj dhe hanë veten me dhëmbë, listat e borxheve nëpër të gjitha dyqanet ushqimore të Shqipërisë, papunësia që detyron shqiptarët të marrin detin apo malet e Greqisë? Politika ndryshon balancat dhe aleancat dhe, në varësi të tyre, ndryshojnë dhe qëndrimet. Por a është normale të ndryshojnë balancat e medias dhe pse duhet të ndryshojnë ato? Vetëm një arsye dhe shpjegim ka: Janë aq të lidhura me njëra- tjetrën sa nuk dallohet më, ku fillon media e ku mbaron politika. Dhe kjo është katastrofa e vërtetë shoqërisë shqiptare sot.
Emigrantet shqipo fluturojne me presh ne * Te vjen per te qare e per te qeshur kur shikon qurashe si puna e kesaj tiranses qe i ven qurrat sa majtas djathtas dhe i perlqene me shume te flasi greqisht se sa shqipe ne atdheun e saj. Video Pthuu njeres pa identitet qe shtrojne bythen per 2 pare.Njerez te pa pare do i quaja dhe une si Tupja.
Pas Rumanise dhe Bullgarise, BE ve drynin Sic e keni ndjekur dhe ne lajmet dje, Rumania dhe Bullgaria moren po-ne perfundimtare. Mirepo, mesa duket keto do te jene vendet e fundit qe anetaresohen, duke pasur parasysh diskutimin e Barrosos dy dite me pare, diskutim i cili nxorri ne pah shqetesimin qe qendron ne themel te Bashkimit Evropian: deri ku do te zgjerohet BE? A ka te drejte Barroso kur thote se zgjerimi duhet te ndalet derisa BE te ristrukturohet? Po Shqiperia dhe MSA-ja e firmosur?
Manifesto kundra Islamizmit MANIFEST: pasi kemi perballuar dhe mundur fashizmin nazismin dhe stalinizmin bota tani po ndeshet me nje tjeter kercenim global totalitar: ISLAMISM. Nje lufte globale ku ndeshen demokratet dhe teokratet islamiste e cila nuk do fitohet me arme po ne fushen ideologjike. Autoret e kesaj manifestoje te botur ne gazeten daneze Indland Jyllands-Posten, 28/02/06, shkrimtare, gazetare, intelektuale bejne thirrje per rezistence ndaj islamizmit totalitar, per nevojen per te perballuar kete kercenim, ashtu sic dhe ngjarjet qe pasuan botimin e kartoonave treguan. Islamizmi eshte nje ideologji reaksioanare qe vret barazine dhe lirine dhe asgje nuk justifikon obskuritanizmin dhe totalitarizmin si zgjedhje. Bile as deshperimi. Autoret e kesaj manifestoje qartesojne se shpirti kritikal dhe kritikimi i Islamit si besim fetar nuk duhet ngateruar me stigmatizim te besuesve te tij dhe se liria per te kritikuar ose shpirti kritikal, sic e quajne ata, duhet te ushtrohet ne te gjitha kontinentet kundra te gjitha abuzimeve dhe dogmave. Ata apelojne tek te gjithe demokratet dhe liridashesit te te gjitha vendeve qe shekulli yne te behet shekulli i dijes dhe jo i obskurantizmit. Autore te kesaj manifestoje jane qe eshte firmosur dhe shperndare nga qytetare ne mbare boten jane: Ayaan Hirsi Ali, deputet i parlamentit hollandez dhe skenarist i filmit Submission dhe qe jeton 24 ore ne mbrojtje policore. Chahla Chafiq, shkrimtare Iraniane, aziluese ne France. Ka shkrujatur "Le nouvel homme islamiste , la prison politique en Iran " (2002). Caroline Fourest, shkrimtare e librarve me reference ne fanatizem dhe laicizem: Tirs Croisés : la laïcité à l'épreuve des intégrismes juif, chrétien et musulman (with Fiammetta Venner), Frère Tariq : discours, stratégie et méthode de Tariq Ramadan, et la Tentation obscurantiste (Grasset, 2005). Bernard-Henri Lévy, filozof francez, lindur ne Algjeri, qe merret me te gjitha izmat e shekullit XX, (Fascism, antisemitism, totalitarism, terrorism), autor i La Barbarie à visage humain, L'Idéologie française, La Pureté dangereuse, American Vertigo. Irshad Manji, Fellow at Yale University and the internationally best-selling author of "The Trouble with Islam Today: A Muslim's Call for Reform in Her Faith" (en francais: "Musulmane Mais Libre"). Ajo shprehet hapur per fjale te lire bazuar ne Kuran. Mehdi Mozaffari, professor iranian origin and exiled in Denmark, author of articles and books on islam and islamism such as : Authority in Islam: From Muhammad to Khomeini, Fatwa: Violence and Discourtesy and Glaobalization and Civilizations. Maryam Namazie, Writer, TV International English producer; Director of the Worker-communist Party of Iran's International Relations; and 2005 winner of the National Secular Society's Secularist of the Year award. Taslima Nasreen, Bangladesh, Doctor. Mbron grate dhe minoritet dhe eshte denuar si apostate. Salman Rushdie, author of nine novels, including Midnight's Children, The Satanic Verses and, most recently, Shalimar the Clown. He has received many literary awards, including the Booker Prize, the Whitbread Prize for Best Novel, Germany's Author of the Year Award, the European Union's Aristeion Prize, the Budapest Grand Prize for Literature, the Premio Mantova, and the Austrian State Prize for European Literature. He is a Commandeur of the Ordre des Arts et Lettres, an Honorary Professor in the Humanities at M.I.T., and the president of PEN American Center. Philippe Val, Director of publication of Charlie Hebdo. Ibn Warraq , author, Apostate qe ka lene Islamin. Why I am Not a Muslim ; Leaving Islam : Apostates Speak Out ; and The Origins of the Koran , is at present Research Fellow at a New York Institute conducting philological and historical research into the Origins of Islam and its Holy Book. Antoine Sfeir , Libanez i krishter. director of Les cahiers de l'Orient and has published several reference books on islamism such as Les réseaux d'Allah (2001) et Liberté, égalité, Islam : la République face au communautarisme (2005). P.S Islamizem dhe Islam nuk jane njesoj.
Top