Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Udhetimi ne veri te Shqiperise - pyetje Miredita, i pershendes lexuesit e ketij forumi. Jam cek nga Praga i cili meson shqip. Disa here e vizitova Shqiperine dhe rajone te ndryshme ne Malin e Zi ku jetojne shqiptare. Edhe ne kete vere dua te shkoj ne Plave dhe pastaj ne Shqiperi. Degjova se ne Gerncar u hap pikekalimi i ri midis Malit te Zi dhe Shqiperise. Kam deshire te madh te shkoj ne Vermosh sepse fotografi ne internet nga Vermoshi jane shume te bukura. Ju lutem, mund te me thoni nese ky pikekalim kufitar eshte e hapur me te vertete? Me interesohet si duket rruga nga Gerncar ne Vermosh dhe pastaj ne Koplik. Zakonisht udhetoj me autostop. A eshte nje levizje midis Vermoshit dhe Koplikut? C´mendoni? Sa dite do te shkoja nge Vermoshi ne Koplik me kembe? A ekziston fshatrat midis Vermoshit dhe Koplikut? Para disa vitesh isha ne Theth dhe ne Valbone, dmth di cfare mund te pres ne veriun e Shqiperise. Ky rajon me pelqen shume, gjithmone u takova vetem me njerez te mire dhe nuk pata as nje problem. Por ne Vermosh nuk isha. Kerkoj disa informacione dhe besoj se dikush prej juve mund te me ndihmoj. Ne Mal te Zi dhe Shqiperi dua te vij ne korrik. Faleminderit per pergjigje dhe ju lutem me falni se shqipja ime nuk eshte pa gabime. Mesoj vetem 4 vite dhe ketu ne Prage nuk kam shume mundesi te flas shqip. Ju uroj gjithe te mirat.
 
Foto nga Kishat katolike ne trojet shqiptare Katedralja ose Kisha e Madhe në Shkodër
Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas Si mendoni se do influencoje arrestimi i shqipetareve maqedonas ne kete kohe kritike kur po vendoset fati i Kosoves? Mendoni se eshte bere me qellim? Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nga FBI kanë lindur në Maqedoni http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36600 Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nën akuzën se janë pjesë e grupit terrorist kanë lindur në Maqedoni. Keshtu ben te ditur agjencia e lajmeve Makfaks e cila I referohet nje burimi anonim ne Ministrine e Brendshme maqedonase. Bëhet fjalë për vëllezërit Duka të cilët kanë lindur në Ohër dhe Dibër, e që jetonin në fshatin Spas (Shpëtimi) të Arrestimi I tyre eshte bere pasi, ne baze te disa provave dhe xhirimeve ne videokaseta DVD, eshte zbuluar se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Aktpadia prej 27 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit përshkruan aktivitetin e këtyre 6 personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën Ft Dix para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak. Personat e arrestuar jane: Janë arrestuar Shain Duka (1981), Diton Duka (1978) me nofkat "Distan", "Entoni" apo "Toni" dhe Elvir Duka (1983) me nofkat "Elvis" dhe "Sulejman", si dhe Agron Abdullahu, për të cilin supozohet se është nga Kosova, meqë ishte "snajperist në Kosovë". Vëllezërit Duka jetonin në Çeri Hil në Nju-Jork. Ata janë shpërngulur në SHBA në mënyrë ilegale para disa viteve, ndërsa kanë punuar në një kompani për vendosje dhe rikonstruim të kulmeve. Autoritetet amerikane pohojnë se kundër të gjithë të dyshuarve kanë dëshmi të forta se një periudhë të gjatë kanë përgatitur sulm mbi kompleksin ushtarak Fort Diks, si dhe mbi bazën e afërt detare. Shqiptari i katërt jetonte në Buena Vista, po ashtu në Nju-Jork dhe punonte në një supermarket. Edhe ai në mënyrë ilegale është shpërngulur në SHBA. Ai ngarkohet vetëm për posedim ilegal të armëve, ndërsa i vetmi shtetas i SHBA-ve është jordanezi, i cili konsiderohet të jetë lider i grupit.
Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...ASIMILIM HELEN??? At Nikolla Marku(Elbasan): Janullatos, betohu para Zotit dhe përgjigju për 16 pyetjet e mia At Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish për gazetën “SOT”, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Orthodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Hirësia e tij Janullatosi. Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si “luftëtari” i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi? A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget. 1- Ç’na kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston? 2- Kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e varrosur djaloshin shqiptar? 3-Ç’mund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Orthodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të pare të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare? 4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Orthodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij? 5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës? 6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe? 7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar? 8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni orthodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju? 9- Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni apo është Kisha dhe shteti grek pas jush? 10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet? 11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipetar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe? 12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju? 13- Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës K.Kristoforidhi, çfarë planesh ke kurdisur për atje? 14- Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit? 15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike, që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë? 16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor? Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Hirësinë e Tij? Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të ndikimit grek mbi Kishën Orthodokse shqiptare. Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri. Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit. Per Gazeten Sot - 08 gusht '05, bisedoi Artur Ajazi per me shume info Gazeta Sot
Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une Klubi i Tiranës organizon konkurs fotografie me temën: “Këtu jetoj unë” • Si e shikoni ju lagjen tuaj, qyteti ku jetojmë? • Cilat janë gjërat që do të ishit krenar t’ia tregonit të gjithëve ? • Cilat janë gjërat e bukura, të shëmtuara, nostalgjike, groteske, qesharake, absurde dhe pa lënë mënjanë gjërat tërheqëse që ju mendoni se duhen fotografuar në qytetin tonë. Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin diçka për ambjentin ku jetojnë dhe qytetin e tyre. Për fotot më të mira do të shpërndahen çmime! Çmimi i I ---- 100 euro Çmimi i II ---- 50 euro Çmimi i III ---- 25 euro Datat e konkursit janë: 16 maj– 30 maj Dorëzimi i fotografive 30 maj – 2 qershor Përzgjedhja e fotove 3 qershor Ekspozitë e hapur tek Parku Rinia Për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet plotësoni këto kritere: • Pjesëmarrësit nuk duhet të jetë më shumë se 25 vjeç • Pjesëmarrësit nuk duhet të dorëzojnë më shumë se 3 foto të shoqëruara me 2-3 fjali shpjeguese për fotografi dhe informacion kontakti të aplikuesit. • Pranohen vetëm foto dixhitale me rezolucion të lartë. • Formati i dorëzimit mund të bëhet dorazi me CD ose USB pranë zyrave të MJAFTIT në adresën: Rruga e Elbasanit, Nr, 71, Tiranë. Ose ato mund t’i dergoni me postë elektronike në adresën: ketu.jetoj.une@gmail.com Klubi i Tiranës
iken Blair, vjen Brown... pas frances nje shtet tjeter i rendesishem europian pritet te ndryshoje liderin. tony blair ne nje pronuncim te paralajmeruar ka vendosur te largohet nga detyra e kryeministrit te britanise pas 10 vitesh ne kete post. brenda qershorit blair do lere zyren dhe pritet qe pasuesi i tij te jete gordon brown... roli i blair ne politiken globale ka qene i nje rendesie te vecante. ai do te mbahet mend per fitoret dhe deshtimet ne lidhje me ceshtje te ndryshme si psh. lufta ne irak apo qendrimi perballe euros.
Provokacionet ne gusht 1949 Para disa ditësh në shtypin e përditshëm lexova artikullin e Z. Nuri Dragoj për provokacionet e gushtit të vitit `49-të, të bëra nga ushtria greke ndaj territorit shqiptar. Si historian, si njohës i shumë personaliteteve të asaj kohe dhe si dëshmitar okular, nuk mund të hesht ndaj shtrembërimeve të fakteve dhe mosnjohjes së duhur të realitetit historik. Dihet se pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe Greqi u vendosën sisteme shoqëroro-politike diametralisht të kundërta . Në Shqipëri pushtetin e morën forcat komuniste, kurse Greqia në sajë të ndërhyrjes anglo amerikane, shpëtoi nga kthetrat e komunizimit. Duhet theksuar se forcat e armatosura të Partisë Komuniste greke, të quajtur EAM, vazhduan luftën e armatosur dhe arritën të pushtojnë gjithë Greqinë kontinentale, deri në periferi të Athinës, ku u krye edhe një atentat në dhjetor të vitit 1944 ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe, Wiston Churchil. Në vitin 1946-të u firmos paqja e Varqizës për të bërë zgjedhje të lira dhe demokratike. Në vitin 1947-të komunistët grekë të nxitur nga Moska, filluan përsëri luftën e armatosur për të marrë pushtetin. Ndihma materiale dhe armatime ushtarake për EAM –istët vinin dhe nga blloku komunist dhe hynin ilegalisht në territorin grek nëpërmjet kufirit bullgaro-jugosllav. Pas rezolucionit të Bukureshtit në qershor të `48-ës, Jugosllavia titiste u përjashtua nga blloku komunist dhe u cilësua si “Kali i Trojës” në lëvizjen komuniste.Qysh në verën e vitit 1948-të shteti jugosllav ndaloi çdo ndihmë për eamistët grekë dhe mbylli kufirin me Greqinë. Në të njëjtën kohë, ushtria qeveritare greke mundi të vendosë kontrollin gjatë kufirit greko- bullgar. I vetmi vend që mund të ndihmonte nga ana tokësore forcat komuniste greke mbetej Shqipëria. Qeveria e Enver Hoxhës u tregua e gatshme për të zbatuar urdhrat e Moskës, që territori shqiptar të kthehej në një trampolinë për të furnizuar komunistët grekë me çarëdolloj materialesh në funksion të marrjes së pushtetit. Çdo muaj në portin e Durrësit mbërrinte nga Kostanca e Rumanisë një anije sovjetike e ngarkuar me armatime ushtarake dhe materiale të ndryshme për të furnizuar EAM-istët grekë. Anija shkarkohej natën nga një repart ushtarak special dhe ngarkohej në 50 kamione “tatra” duke u nisur menjëherë për në zonën e Bozhigradit dhe Trestenikut të Korçës. Ky material merrej në dorëzim në kufirin shqiptaro-grek nga përfaqësuesit e EAM-it dhe nëpërmjet tuneleve që kishin hyrjen në tokën shqiptare, transportohej në brendësi të tokës greke. Në verën e viti 1949-të ushtria greke, e ndihmuar dhe nga forcat ajrore anglo-amerikane, filloi një operacion masiv për t`i shpartalluar përfundimisht forcat komuniste greke, të përqendruara kryesisht në malin e Gramozit, në Vici dhe Kajmalcallan. Operacionin e udhëhiqte kryekomandanti i ushtrisë greke, Aleksandër Papagos, kurse forcat ajrore anglo- amerikane, Van Flit. Qeveria komuniste shqiptare në bashkëpunim me EAM-istët kishte hapur themele dhe ndërtuar depo për të furnizuar komunistët grekë në sektorin e Bozhigradit dhe Trestenikut e të Gramozit. Gjithë armatimet dhe materialet që vinin nga kampi komunist futeshin në brendësinë e tokës greke nëpërmjet tuneleve. Sigurisht që organet e zbulimit grek kishin të dhëna të hollësishme për vendin ku ndodheshin dhe funksionet që kryenin bazat e vendosura në territorin shqiptar. Komanda e operacionit grek i kërkoi shtetit shqiptar mbylljen e menjëhershme të themeleve dhe ndërprerjen e çdo ndihme për EAM-istët, përndryshe do të ballafaqohej me goditjet e ushtrisë greke. I ndodhur përpara një situate të tillë, që mund të sillte rreziqe të paparashikuara, dikatori Hoxha kërkoi ndihmë nga Moska për të përballuar një agresion grek. Qeveria sovjetike, që i dinte mirë planet e ushtrisë greke, e qetësoi diktatorin se provokacionet e ushtrisë greke nuk kishin si synim rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës, prandaj ato duhet të përballoheshin nga ushtria shqiptare. Këtë gjë e pohuan dhe pa asnjë ekuivok edhe këshilltarët sovjetikë pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. “Ne do t’ju ndihmojmë , por jo ushtarakisht”. Ky deklarim solli një pështjellim në radhët e anëtarëve të Shtabit, ku gjenerali Hamit Keçi deklaroi haptazi se ushtria shqiptare nuk ishte në gjendje të ndalonte sulmin grek as edhe një ditë e jo 10 ditë siç kishte deklaruar Enver Hoxha. Hamit Keçi u arrestua po atë ditë dhe u dënua si armik i popullit për shprehjet e tij disfatiste. Repartet e ushtrisë greke sulmuan më 2 gusht dhe hynë në sektorin e Bozhigradit pas një rezistence të dobët të ushtrisë shqiptare. Në ditët në vijim, në zonën e Korçës u dislokuan mbi 6 mijë efektiva të ushtrisë shqiptare për të ndaluar një ofensivë greke në brendësinë e territorit shqiptar. Grekët, pasi shkatërruan tunelet dhe pikat e furnizimit për forcat komuniste greke, u tërhoqen nga sektori i Bozhigradit në brendësinë e territorit të tyre. Më 12 gusht forcat greke hynë përsëri në territorin shqiptar në zonën e Bilishtit për të shkatërruar qendrat e furnizmit të EAM-it, që ndodheshin në afërsi të fshatit Trestenik. Në lidhje me luftimet që u zhvilluan në dy javët e para të muajit gusht të vitit `49-të në zonën e Korçës midis ushtrisë shqiptare dhe asaj greke, gjeneral Hulmsi Spahiu, ish-komandant i Artilerisë shqiptare më ka treguar: “Ushtria shqiptare në zonën e Korçës komandohej nga oficerë gjysmë analfabetë. Ajo ishte e pajisur si mos më keq si në armatim, ashtu dhe në veshmbathje e ushqime. Ushtrisë i mungonte krejtësisht eksperienca e luftës frontale. Që në fillim të provokacioneve greke, reparte të vogla dhe sidomos efektivat e pikave kufitare mbetën të izoluara pa bukë dhe municione. Kjo i detyroi disa dhjetëra ushtarë të dezertonin dhe të kërkonin strehim politik në shtetin grek. Por, gabimi më i madh u bë nga artileria jonë e vendosur në fshatin Pojan të Korçës. Ajo për disa minuta bombardoi ushtrinë shqiptare në fushën e Devollit duke shkaktuar mbi 50 të vrarë dhe shumë të plagosur... Kur provokacionet e ushtrisë greke përfunduan, pasi ishin plotësuar objektivat e saj (shkatërrimi i bazave të furnizimit të EAM-it) Enver Hoxha, i veshur me uniformë madhore të gjeneral-kolonelit, i shoqëruar me një shpurë ministrash dhe oficerësh, vizitoi spitalin ushtarak të Tiranës për të dekoruar ushtarët e plagosur në provokacionet greke.... Enver Hoxha mbajti një fjalim të shkurtër duke u mburrur për “fitoren e shkëlqyer ” të ushtrisë shqiptare kundër monarko –fashistëve grekë. Si gjithmonë, disfatat Enver Hoxha i paraqiste si fitore dhe populli i mjerë i duartrokiste. Është për të ardhur keq dhe është e pafalshme që disa studiues dhe historianë të sotëm për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë kohës së diktaturës komunistes i referohen arkivave të Partisë së Punës dhe historiografisë krejtësisht të politizuar të asaj kohe, duke i parë fenomentet historike me syzet e Enver Hoxhës. Nuk ka absurditet më të madh që edhe pas 16 vjetësh pluralizëm, mitet dhe legjendat e sajuara nga propaganda komuniste t`i serviren opinionit publik si të vërteta historike. Shqiptarët janë ushqyer me gënjeshtra dhe demagogji për gjysmë shekulli dhe sot, kanë nevojë që të mësojnë të vërtetën e mohuar për 45 vjet.
Libraria fillon 'erotica-hotline' Austri: Nuk eshte nje peshperime tipike qe degjohet gjithenje ne librarite e qytetit apo te shkolles. Viena's City Hall ka leshuar nje 'sex hotline' me qellim te rrise para per kapitalin e pergjitheshem te librarise. Eshte shume i 'cuditshem' ky veprim por duket i sukseshem. Telefonuesit duhet te paguajne 53 cents per minute qe te degjojne nje aktore tek lexon me 'epsh dhe zjarrm' pasazhe nga takime erotike tek periudha Victoriane. Parate e mbledhur do te investohen ne rinovimin e librarise dhe zgjerimin e saj ne libra. Brilante.
Armiqt tonë Virtual Te maskuar me emblema shqiptar Nuk e di nese e shkruaj kete ne vend te gabuar Artikull shkruar ne Forumin Shqiptare: Ne kundershtim te njerezve qe udheheqin forumin me te madh Shqiptare Forumi(ANTI)Shqiptar.Com Me titull: Armiqt tonë Virtual Te maskuar me emblema shqiptare! http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=80431 ( nga ketu eshte fshire nga Albo heleni ) *************************************** Shkrimi ne kundershtim me Forumin Shqiptar dhe ne mbrojtje te interesave shqiptare *************************************** Është hera e pare qe hap një teme qe ka lidhje me Forumi(anti)Shqiptar.Com dhe problemet qe ky paraqet ................... ................... ................... .. Artikull shkruar në Forumishqiptar.Com në lidhje me antishqiptarizmen e kryeadministratorev e te këtij forumit ndaj Shqipatreve dhe identitetit shqiptar. ................... ................... ................... .. linku: http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=80431 Shkrimi origjinal: Përshëndetje! Është hera e pare qe hap një teme qe ka lidhje me Forumi(anti)Shqiptar dhe problemet qe ky paraqet ! Të mbeshtjellesh me emblemat shqiptare dhe ta emerosh vetveten me terma SHPIRT SHQIPTARI dhe një kohesisht te ngritesh kundër interesave mbareshqiptare ose të mundohesh te sllavizosh ose greqizosh tokat shqiptare dhe identitetin tonë te lasht shqiptare është ne kundërshtim me kombin dhe me vet veten përderisa ndihesh shqiptare!!! Është shumë skandaloze dhe tepër fyese për një forum qe quhet FORUMSHQIPTAR ose pretendon te jet Shqiptare dhe te jet prone ose te udhehiqet nga njerëzitë qe ne shumë e shumë mënyra mundohen te perqajne dhe te mbjellin urrejtje dhe bindje te kqija ndershqiptare mes krahinave dhe fisev shqiptare si dhe mes feve qe ne shqiptarët vazhdojme ti kem! E di mirë!! qe ky shkrim do të prek ndergjegjjen(nëse kan) të atyre qe ende enderrojne qe Qameria është Greke ose Epiri është Grek ose Kosovë është Serbi apo shqiptarët e Maqedonis jan maqedonas! Mjafton te shikoni vetëm disa tema te diskutuara nga ata autoret me emblema shqiptare sikur gomari i veshur me lekuren e ujkut! Disa Shkrime: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=75298&page=2 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=75298&page=2 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=55032&page=4 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=75036 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=72301 http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=62343 Si përfundim unë nuk e di se cili mund te jetë misioni dhe qëllimi i këtij njeriu apo i gjithë njerëzve qe mund te qendrojne pas tij Por e di qe te gjithë ne duhet te tregohemi te kujdesshem qe të mos biem pre e mendesive dhe e komenteve boshe qe mund te ndikojne negativisht ne mënyrën tonë te te gjykuarit dhe qe e c'nderojnë te qenurin tonë shqiptare. Disa Shkrime Nga Albo: Sa i përket Nikolla Markut, atdhetarit shqiptar qe po kërkon shkeputjen e kishes greke ndaj asaj shqiptare. http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=71375 Kjo për Camerine: http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=74070&page=2 Ndërsa kjo tjetra me identitetin shqiptar: http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=76366 Do u bëja thirrje te tërë forumisteve te këtij forumi qe te evitonin ALBASOUL-in dhe forumin e tij http://www.forumishqiptar. com. dhe mos te mirren seriozisht shkrimet e njeerzve qe mundohen ose ndonjë her e kan arrit qëllimin e tyre kundër shqiptareve! Lord Kosovë 25.04.2007
Bojkotoni Himaren! "Konsumatoret",fushate bojkoti ndaj turizmit te Himares,fushata e nisur nga ZMK-ja ka ssi synim doreheqjen e Bollanos me ane te nej fushate te kushtezuar dhe selektive,duke i kerkuar te gjithe turisteve shqiptare qe te bojkotojne cdo lloj sherbimi apo blerje gjate kohes se sezonit turistik ne te gjitha pikat e sherbimeve te qytetit te Himares ne rast se ato nuk kane 2 shenja dalluese te reagimit "anti-Bollano",qe eshte vendosja e <span style="color: #FF0000">flamurit shqiptar dhe B.E ne nje ambient te dukshem</span>,ku ofrohet sherbimi turistik,si forme identifikimi te reagimit ndaj kryetarit te baskise.Kjo besoj se eshte nje forme e zgjuar e bojkotimit dhe e provuar edhe jashte
Boris Yeltsin vdes ne moshen 76 vjecare Te Henen qe shkoi vdes Presidenti i pare i zgjedhur lirisht nga populli Rus, i cili njihet per reformat demokratike ne Rusi pas nje deshtimi te zemres ne Central Clinic Hospital ne Moske. Kremilini ka deklaruar te Merkuren si dite zie ne nder te ish presidentit Yeltsin, i cili do te varroset ne varrezat e Novodevichy ne Moske ku gjenden figurat me te shquara te historise Ruse si Nikita Khrushchev dhe Anton Chekhov.
Cho Seung-hiu: Studenti-vrases i Virginia Tech Nje total prej 33 studentesh duke perfshire dhe Cho-ne u vrane te Henen e kaluar. Me poshte jane disa prej shkrimeve dhe komenteve te tija. (ne anglisht se kohe nuk kam te perkthej) "You had a hundred billion chances and ways to have avoided today, but you decided to spill my blood. You forced me into a corner and gave me only one option. The decision was yours. Now you have blood on your hands that will never wash off, I didn't have to do this. I could have left. I could have fled. But now I will no longer run...' Ankesa te here pas hershme ndaj tij ishin bere prej studenteve dhe profesoreve. Neglizhenca e autoriteteve ne shkolle beri qe vrasja e dy studenteve ne 7:15 am te vijonte me vrasjen e 30 te tjereve pas 2 oresh.
Kufizime ne Emigracion nga qeveria Amerikane? Nje nga temat e perditshme qe diskutohet dhe qe gjithenje lihet ne harrese deri ne zgjedhjet e rradhes, eshte immigracioni. Ka vetem nje pergjigje per kete pyetje: Duhet apo jo qe qeveria Amerikane te vendose kufizime ne emigracion? Ju lutem jepni arsyet tuaja per te mbeshtetur pergjigjen.
Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por ja ku i keni 500 dollarë Ministria amerikane e mbrojtjes sipas kërkesës së Unionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ACLU publikoi 496 kërkesa dëmshpërblimi për vdekjen e civilëve gjatë luftimeve në Irak dhe Afganistan, të cilët zbulojnë vetëm një pjesë të vogël të tregimeve të tmerrshme rreth fatit të popullatës civile në këto vende. Armata amerikane në bazë të këtyre kërkesave shpenzoi gjithsejtë 32,3 milion dollarë dëmshpërblim: 34,6 milion për Irak dhe 720.000 për Afganistan. Sipas dosjes së Pentagonit, Salah Ad Din, civil nga provinca irakiane, ka bërë të ditur se ushtarët amerikan me 100 plumba vranë familjarët e tij që ishin duke fjetur, duke vrarë nënën e tij, babanë dhe vëllain. Përveç tre personave, ushtarët amerikan kanë vrarë edhe 32 dele, pas pranimit të përgjegjësisë, irakianit i është paguar dëmshpërblimi në shumë prej 11.200 dollarë dhe 2.500 për "heshtje". Në rastin tjetër ky lloj dëmshpërblimi i është paguar familjes së një djaloshi të cilin e kishte shkelur kamioni ushtarak pas "ndarjes së dhuratave" në shkollën e qytetit Karbali. Kërkesa për dëmshpërblim e një irakiani është refuzuar sepse djali i tij ishte vrarë gjatë luftimeve mes forcave amerikane dhe vullnetarëve irakian. "SHBA-të nuk mund ta pranojnë kërkesën tuaj sepse vdekja e djalit tuaj është pasojë e luftimeve. Na vjen keq për humbjen e djalit tuaj. Ju dëshirojmë të gjitha të mirat në Irakun e lirë", qëndron në letrën të cilën ia dërgoi oficeri amerikan babait të dëshpëruar. Për vrasjen e djaloshit nëntë vjeçar, të cilin, siç thuhet, ushtari amerikan e kishte vrarë gabimisht sepse kishte menduar se në çantën e tij shkollore kishte bomba, Pentagoni pagoi 500 dollarë. Saff
Sotir Nini Te gjithe tashme e dine kete emer qe per fate te keq besoj zgjodhi nje kombetare e nje vendi te huaj dhe jo kombetaren e vendit ku ka lindur ai edhe prinderit e tij ne nje vende qe gjithmone e ka pranuar edhe te panjohur e ka mirepritur ai na tradhtoj dhe vajti me kundershtare tane shekullor ne cdo fushe,Ky njeri i cili injoroj fanellen kombetare te shqiperise.Ju si besoni cfare duhet te kishe bere te pranonte shqiperine apo greqine?e nderon kjo?
Top