Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Katër të vdekur në një shtëpi, Italia nuk shpëton Rëfimi i Sofie Selimajt, gruaja që ka humbur 4 fëmijë dhe burrin, të gjithë të sëmurë nga "mosfunksionimi i veshkave" Sofia: Nuk po shkoja për asgjë tjetër, doja vetëm t'i dhuroja veshkën vajzës sime dhe t'i shpëtoja jetën Andela na shikon pas xhamit të një fotoje të vënë mbi një frigorifer që shërben njëkohësisht edhe si komo, në dhomën e vetme të apartamentit të familjes Selimaj në Varosh të Vlorës. Përballë saj, me sytë fiksuar mbi foton e 23-vjeçares, që humbi jetën për "mungesë" vize, qëndron e ëma Sofie Selimaj, me sytë që i janë shterur lotësh, ndoshta ndërsa shihte komonë-frigorifer, prej nga i buzëqeshin dy vajzat dhe burri, të tre të vdekur nga mosfunksionimi i veshkave.Një a dy minuta, pasi jemi takuar e kemi pëshpëritur ngushëllimet të gjithë heshtim dhe sytëdashje pa dashje na shkojnë herë te Sofia, herë të fotoja mbi komo... Dhoma ku jemi, ndodhet në katin përdhes të një biçim pallati 2 katësh. Aty na pritën pesë gra të veshura me të zeza ulur në copa sfungjerësh të shtruara në të katër cepat e dhomës ku e vetmja orendi duket se janë fotot e fëmijëve dhe burrit të vdekur të Sofies, të vendosura mbi korniza, në muret e palyera prej kohësh....Sofia ndez një cigare dhe fiksohet sërish mbi foton, sikur kërkon të nxjerrë prej xhamit vajzën, për ta pasur sërish të gjallë. Ajo e di që nuk mund ta bëjë. Do ta kishte bërë një muaj më parë, por atëherë i duhej një vizë. Nëse do të kishte pasur një vizë, për të kapërcyer detin, Sofia do të ishte kthyer me të bijën dhe nuk do të shihte foton, ndërsa ndizte njëra pas tjetrës cigare, të cilat pastaj i mbante me zor mes duarve dhe buzëve që i dridheshin. Ne pa dashje fillojmë të mendojmë, sikur Sofia të kishte pasur një vizë, por fotoja është në kornizë dhe në krah të saj ndodhet Dhoksia, motra e madhe dhe ajo e vdekur nga "mos funksionimi i veshkave"(Nefrologjike), pa mundur të bëjë qoftë edhe një dializë; Mujo babai i vdekur po nga e njëjta sëmundje në Tiranë dhe Mezani djali 18 vjeç, i shtruar për të njëjtat arsye në një spital në Greqi, ku nuk e mjekojnë se nuk ka dokumente. Sikur të kishte vizë... "Ta kishin hedhur në anë të detit..." Sofia pret sa kthejmë kafetë e mortit dhe pastaj nis e flet. Fillimisht fjalët i ngatërrohen i bëhen lëmsh, ndërsa zëri i acarohet. Por historia e saj është e thjeshtë, ajo fillon me pritje në oborrin e Konsullatës Italiane në Vlorë, vazhdon me pritje në oborrin e Konsullatës Italiane në Vlorë dhe mbaron me pritjen e një arkëmorti që zbret andej nga dy vjet më parë nisi të bijën. "I përplasa dorën në tavolinë konsullit, se ai hapte dhëmbët, i thashë se nëse më vdiste vajza ai do të ma kishte në qafë",- tregon ajo duke shkundur duart si të vuante nga ndonjë tik nervor. Në gjithë atë që thotë, pa na lejuar asnjëherë ta ndërpresim, ngatërrohen bekimet për mjekët që ia mbajtën të gjallë vajzën për 2 vjet, për ata që u kujdesën për të ndërsa ajo si nënë nuk mund të merrte vizë, me mallkimet për ata që nuk e lejuan t'i qëndronte pranë të bijës. "Të më kishte thënë konsulli, se përse nuk ma jepte vizën dhe t'i kisha thënë të ma hidhte vajzën këtej detit, të paktën ta kisha këtu, por ai asgjë nuk më tha. Mezi më priti një herë dhe as dosjen e mbushur me fakse urgjente nga spitali, epikriza (analizë e posaçme veshkash) dhe pasaportën nuk mi ktheu",- thotë ajodhe duke e theksuar shqipton emrin e Konsullit të Përgjithshëm të Italisë në Vlorë- "Ai, Lorenzo Tomasoni". Sofia ndalon vetëm për të marrë frymë. Me zërin që e ngre gjithmonë e më shumë, me duart që i lëviz gjithmonë e më fort. "Nëse nuk më jepnin vizën, të ma kishin hedhur në këtë anë të detit",- thotë dhe tregon me orë e data duke kapërcyer nga viti në vit, ditët që iu deshën të kalonte në konsullatë dhe pritjen e pafund e të pashpresë për një vizë. Fillimisht tregon se ka mundur të marrë një leje qëndrimi 6- mujore në Itali, kjo në kohën kur edhe vajzës iu dha e drejta për të shkuar për kurim në vendin fqinj. Një mjek italian në Vlorë, Karlo Guardiani, kishte gjetur të bijën në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës ku kishte pësuar dy vdekje klinike. Me ndihmën e tij është mundur të sigurohej viza për të dyja dhe vetëm një grup ushtarësh të "Guardia di Finanza-s", ka marrë përsipër të transportonte dhe pastaj të fuste me forcë në një traget të linjës vajzën që edhe pse ishte duke vdekur nuk e lejonin të udhëtonte për shkak të një vule. Në Itali vajzën e shtruan në Spitalin e Potenzas dhe me kujdesin e mjekut Guardiani ajo mori kurën e duhur dhe arriti të merrte veten. "Do t'iu mbetem borxh gjithë jetën këtyre njerëzve, që nuk di mese t'ua shpërblej për atë që bënë me vajzën time",- thotë ajo duke thirrur Zotin që t'i bekojë këta njerëz që edhe pse u treguan të gatshëm, nuk mundën të shpëtonin jetën e vajzës së saj, por kjo për faj të vizës. 6 muajt e leje qëndrimit mbaruan dhe Sofies i duhejtë kthehej në Shqipëri, për të marrë një vizë të dytë. Gjatë kësaj kohe ajo kishte bërë të gjitha analizat dhe kishte rezultuar dhuruese e vlefshme për të bijën, por në kohën kur duhej të kthehej për të bërë operacionin askush nuk i jep vizë. Ajo e kujton mirë 4 shkurtin e 2006-s, kur për herë të parë e kthyen pa asnjë përgjigje nga dyert e konsullatës. 4 shkurti ishte dita e parë, e ditë-pritjeve të saj të pashpresa dhe ajo donte vetëm një vizë, që të mund t'i jepte vajzës veshkën, por atëherë... "Dyert m'u mbyllën të gjitha" Askush veç bashkëqytetarëve që e ngushëllonin, nuk e priti Sofien, që nuk kërkonte asgjë veç vizës, që duhej ta merrte për t'i qëndruar pranë të bijës dhe në fund për t'i dhuruar asaj një veshkë. "Ishin të gjitha gati dhe unë nuk doja që t'i gjenin veshkë, veshkën do t'ia jepja unë, vetëm për të do të shkoja në Itali. Nuk po i kërkoja asgjë tjetër. Vetëm të më kishte dhënë vizë, se unë veshkën vajzës sime do t'ia dhuroja, por nuk më ndihmoi asnjë njeri. Të gjithë m'i mbyllën dyert",- shpërthen ajo në një breshëri fjalish, herë të lidhura herë të palidhura, që megjithëse të shqiptuara me ton të lartë, tingëllojnë më shumë si vajtime të një gruaje që nuk ka më lot..."I shkova Liri Berishës kur erdhi në një festë për jetimët këtu në Vlorë, madje e mora në telefon, por asnjë përgjigje nuk mora. Nuk mora përgjigje as nga Bujar Leskaj, as nga deputetët e tjerë të Vlorës, që të gjithë më mbyllën derën",- thotë Sofia, ndërsa fut andej këndej nëpër fraza se, "vajzën ia kërkon shtetit" se, "shtetit i kërkon të drejtën" se "nuk dua të dijë çdo të bëjnë, mua të më kthejnë vajzën" . Dhe megjithëse s'e kërcënon duke shkundur duart, nga toni që u jep fjalëve e di që janë thjesht "përçartjet" e një nëne që nuk mund të bënte asgjë më shumë, pasi ishte e pafuqishme përballë dyerve të konsullatës dhe indiferencës së qeveritarëve. "Dua të di përse nuk ma dhanë vizën",- thotë ajo edhe pse e kupton që gjithë kjo nuk ka asnjë kuptim e vajzën nuk ia kthen dot. "Dua të di përse nuk më ktheu përgjigje konsulli, kur i vinin njëri pas tjetrit fakset ku shkruhej se duhej të shkoja urgjent. Transplanti ishte me afat dhe ai mbaroi në shtator të vitit që shkoi. Prej asaj dite unë vetëm kam dërguar pafundësisht epikriza e analiza në konsullatë, pa marrë asnjë përgjigje, madje pa më pritur askush". Dhe gruaja ndez sërish një cigare, lëshon dorën, mbi shiltet e sajuara me sfungjer në dhomën pa mobilje dhe mban frymën, si të priste përgjigjen të cilën ka frikë se nuk do ta marrë kurrë. Në këtë anë të detit, presin "Andelat" Zor se shteti shqiptar ka ndonjë statistikë, të atyre njerëzve që vdesin se ndërsa presin në radhë para ambasadave, nuk arrijnë të marrin një vizë. Askush nuk di sa janë ata që mbetën të vdekur maleve, ata që i rrëmbyen dallgët, ata që u vranë prej policive kufitare dhe "Andelat", që presin nënën apo këdo t'iu dhurojë veshkën apo çfarëdo për të jetuar. Ato që presin vulën për të jetuar,por mbeten të vetme në spitale ku s'njohin askënd apo ku i njohin të gjithë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë për to. Në këtë anë të detit presin "Andelat". Në prill njëra prej tyre zbriti me një arkivol të mbyllur hermetikisht nga një traget i linjës. Thonë që e kishin veshur si nuse, por askush nuk mund ta shihte, pasi tabuti nuk hapej. Në 6 prill ajo u përcoll për në varreza e u mbulua me baltën e vendit të saj që nuk mund të bënte asgjë për të, veç ndoshta t'i dërgojë tani erën e detit me të cilin u rrit, detit që nuk lejoi nënën e saj t'i shkonte në ndihmë. Të gjitha "Andelat" më 6 prill ishin ulur këmbëkryq në dhomën me shilte të stisura të familjes Selimaj, ku prej komosë së stisur sheh duke qeshur Andela, në krah të djathtë të saj motra më e madhe Dhoksia, në krah të majtë i ati. Të gjithë të vdekur... Mezani 18 vjeç rëndë në Greqi E gjithë familja e Selimajve në Vlorë, duket se ka vuajtur trashëgiminë e një sëmundjeje që iu ka marrë jetën pjesës më të madhe të familjes.Një grua na thotë se më parë familjesi kishin vdekur edhe dy fëmijëtë tjerë, të cilët e bëjnë më të plotë tragjedinë që u ka marrë jetën 5 vetave dhe e gjitha për shkak të mungesës së mjekimit. Andela, Dhoksija, e cila ka lënë një fëmijë jetim, Anita, Marengleni dhe babai i tyre Mujo, të gjithë kanë vdekur nga mosfunksionimi i veshkave. Vetëm dy nga të shtëpisë së Selimajve nuk vuajnë nga sëmundja. Sofia dhe Skënderi 14-vjeç, ndërsa djali tjetër Mezani ndodhet tashmë në një spital në Greqi, në gjendje të rëndë dhe askush nuk e merr përsipër ta kurojë, pasi as ai nuk ka dokumentet. Sofia që herë-herë sheh telefonin, duket se tani e ka mendjen tek djali, të cilin duhet me doemos ta shpëtojë, por sërish i kanë dalë përpara vizat. Jeta e Mezanit është sërish në udhëkryq, për shkak të vulave dhe tragjedia duket sërish sikur troket në derën e shtëpisë së Selimajve. "Këtu jam me qira",- tregon Sofia duke na shpjeguar më tej se shtëpinë që kishte e kishte shitur dhe paratë i kishte harxhuar nëpër spitale, ku ka lënë edhe shpresën e saj. Konsulli: Nuk kam kohë të flas, më keni marrë në numrin personal "Nuk kam kohë që t'ju përgjigjem, për 10 minuta kam një takim zyrtar",- kështu iu përgjigj interesit të gazetës Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Lorenzo Tomasoni, pasi i thamë se përse e kishim telefonuar në celularin e tij pasditen e së dielës. Ai na sqaroi se numri ishte personal, ku nuk duhej ta telefononim dhe nuk pranoi të përgjigjej mbi çështjen. Pak ditë më parë, ai kishte thënë për të përditshme italiane "Corriere della Sera", se nëse do t'i kishte dhënë vizën gruas do të kishte shkelur ligjin. Ndërkohë, deputetë të së majtës në senatin e vendit fqinj, kanë kërkuar një interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm, në lidhje me këtë rast, duke këmbëngulur në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, të cilën e kanë cilësuar tragjike. Media italiane e ka cilësuar rastin si shumë të rëndë, duke ia vënë fajin burokracive që kishin çuar në vdekjen e vajzës shqiptare 23 vjeçe.
ZONE E LIRE (dh...e) Kjo Farse Se di a e keni pare ndonjehere emisonin e dites se premte ne Tv Klan "ZONE E LIRE". Ku drejtuesi Idiot,arrogant Arjan Cani i bo zbor te ftuarve dhe ata e pranojne kete lloj Poshtrimi . Nje dite Kulmi i tha vajzes se nje shkrimtareje ( per etike spo e them emrin e saj) vajza e te ciles qe 16 vjec e ptyti ne nje salle plot me publik/me te fruar -A KE BO SEKS ME NJE PLAK ? -A JE LESBIKE? -A E KE BO NDONJEHERE ? Si e lene kete keshtu ?
Tribunali i Hagës i ofron rrufim Serbis!! …bile as ngushllime për 200 mijë shehid boshnjak Tribunali i Hagës i ofron rrufim Serbis!! Mallku qofshin të gjitha konventat ndërkombtare te cilat bashkpunojn më kriminel të luftrave . Mallku qoft ndërgjegja e botës së vdekur që sipas asaj , vrasja masive që mori jetën e 200mijë musliman boshnjak nuk është krim që meriton të ndëshkohët. Mallku qofshin gjith ata sy që shikonin dëbimin e fëmijëve,grave dhe pleqve nga shtepit dha fshatrat e tyre, dhe nuk qitën as një pikë loti. Mallku qofshin gjith ata vesh që dëgjonin tregime rreth përdhunimeve të grave muslimane boshnjake, dhe vazhduan sikur po ndegjonin një këng ronmantike. Mallku qoft politika amerikane e cila gjykon vëtëm në baza te masllahatit –interesit- , edhe nese kërkohet shkelja e te gjitha konventave nderkombtare,ligjore , morale etj... Ai i cili nuk pajtohet me ne në kët pikë, atëher let na komentoj vendimin qe mori tribunali i Hages rreth krimeve serbe ndaj boshnjakve, i cili shfajson qeverinë serbe nga krimet njërzore. Sepse qeveria e tanishme serbe është mikeshe e shteteve te bashkuara te amerikes.Bile kjo qeveri është krye-kput made in USA. Me dollarët amerikan arriti në krye te shtetin , kryetari i tanishem Serb. Ne shfajsimin e qeveris serbe , fare nuk jan marr parasysh krimet e luftes serbe ndaj boshnjakve. Por është shikuar vëtëm interesi amerikan. Tribunali i Hages - i cili është gjykata më e lart e kombeve të bashkuara – gjykoj për pafajsinë e Serbis në akuzën për gjernocid gjat luftes se Bosnes . Duke bër me dije se ajo vëtëm ka shkelë lighin ndërkombtar, për mos shpëjtim në ndalim të masakres se Sebrenices, mirpo nuk ka bër gjenocid… Kjo është një vazhdimsi e serialit të bashkpunimeve të tërthorta mdërkomtar me qeverin Serbe … serial ky i cili ka fillu qysh atëher kur Evropa dhe Amerika vendosen ta ndjekin politiken e heshtjes ndaj asaj cfar i'u bënte muslimanve boshnjak. Edhe për kundër gjith asaj c'ndodhi , asnjë shtet evropjan nuk lëvizi ,as në nivel politik, e as me kercenim me embargo, ose te pakten , t;ua bëjn me gisht në shenjë fajsimi. Po ndodhi e kundërta. U mundonin ta arsyetojnë Serbinë. Edhe Evropa edhe Amerika e pas tyre edhe kombet e bashkuara , vazhduan kët politik deri sa zjarri kaploj cdo pëllëmb te Bosnes, dhe banoret e saj u shëndrruan o te vdekur o te dëbuar… është interesant se konferenca e parë ndërkomtare e ndihmave për Bosne u mbajt në kryeqytetin e Kroacis, Zagreb. Shumica e pjesmarrsve ne kët konferencë ishin perfaqsuesit e kishave evropjane ,kurse numri i politikanve ishte shum i vogel. Atë ditë u caktuan ndihmat për Bosnen dhë për të dëbuarit, mirpo nëpër mes kishes, vetem nëpërmes kishes! Meselja ishte se; Serbet i ndjeknin muslimanet e bosnes për t'i prerë, e kush ju shpëtonte duarve te tyre dhe u strehonte ne kampe te refugjatve, e merrte kisha për ta vazhduar skenarin . Ai i cili nuk vdiste nga dora serbe, vdiste i pakëzuar, i krishter! Pastaj përfundon skenari… Pasi u shkatrrua Bosna në tërsi,Unioni evropjan filloj të lëviz dhe i dërgoj forcat e saj për t'i mbrojtur mulimanët boshnjak që i kishin shpëtuar dores kriminele serbe. I futen nën kontroll disa vende si, Sarajeven,Tuzllen,Srebrenicen, si dhe disa qytete tjera. Këto vende i quanin vende te sigurta, nën mbrojtjen e kombeve te bashkuara . Muslimanve boshnjak ju dhan siguri qe te jetojn të qetë dhe të sigurt, kurse Serbis ia terhoqën vërejtjen që të mos i'u ofrohet ketyre vendeve. Atë ditë të gjith i besuan kombeve te bashkuara .Atyer ju besuan edhe vet muslimanet e Bosnjes, dhe vazhduan t'iu besojn derisa u habiten të gjith ndaj masakrave te tmerrshme – e ne krye te ketyre masakrave, masakra e Srebrenices- bën qe serbet në keto vende pasiqe kombet e bashkuara kishin mbyll sytë dhe ua kishin ndez shenjën e gjerbërt. Katastrofa me e madhe ishte se përfaqsuesi i kombeve te bashkuara u mundonte t'i arsyetoj serbet të cilët me një ofanzivë edhe atë nën mbikqyrjen e shlem kalterve, kishin vrarë më shum se 8 mij musliman boshnjak. Ky skenar nuk përfundon me kaq. Perëndimi ende vazhdon t'ua plotsoj deshirat serbeve . Ju kan premtuar kredit,Washingtoni i ka premtuar Beogradit se nuk do të privohet nga fondi ndërkomtar dhe banka botrore. Bile i ka premtu ndihma te menihershme qe kan vleren e miliarda dollarve. Kështu Jugosllavia u shëndrrua në një teatër ndërkomtarë. Ju hjek embargo, i premtuan se kan për t'i ndihmuar në zgjedhjen e të gjitha problemeve të cilat e kan qu Serbinë në buzë të greminës… Pas gjith kësaj , a mund të themi se ekziston një gjykatë e drejt ndërkomtare dhe një drejtësi ndërkombtare që duhet respektuar ?! Pas gjith kësaj a mund të themi se vetem Serbet jan kriminel, apo ka edhe kriminel tjerë që ju ndihmuan atyre ushtarakisht dhe medialisht –me anë te mediave – dhe qëndruan në krahun e tyre në të gjitha asambletë ndërkomtare…. e sot ju ofrojn rrufim ?!
Milioneret Shqiptare! Kush jane , si u bene? Te jem i sinqerte, ideja per te konsumuar dhe ndare mendimet mbi kete teme me erdhi tek bisedoja me nje shokun tim per nje politikan dhe me pas per nje gazetar investimet e te cileve i kalonin 10 milion euro, fotoja e e Koço Kokedhimes me slloganin "Si te behemi Milioner" ne nje emision radiofonik. Milioneret e fshehur te cilet kryejne transaksione milona eurosh dhe nxjerrin disa ish sigurimsa apo njerez te thjeshte ku edukimi i tyre nuk e kalon ate 8-vjecarin. Mund te ndjame ketu mendimet per keta pseudo-milionere, si dhe per milioneret e vertete.
Me zorret tona do te bejne litar Me zorret tona do te bejne litar I shikoni ata... Ata jane Shqiptare... Me zorret e tyre do te bejme litar... Këngë barbare dhe cnjerzore për të ngritur moralin e nje ushtrie qe i perket nje vendi te U.E. dhe Nato. Kjo është pamja e fundit që mbërrin nga Greqia në lidhje me sjelljet raciste dhe makabre ndaj popullsisë shqiptare. Mediat greke kane publikuar një video ku tregohen ushtarë greke duke kënduar këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare gjatë stërvitjes së tyre në terren. Këtë radhë, ndryshe nga të gjitha rastet e tjera të incidenteve në lidhje me ksenofobinë e dukshme të grekëve ndaj shqiptarëve, kemi të bëjmë me nje akt te ushtruar nga struktura zyrtare te shtetit grek. Ka qenë pikërisht gazeta greke "Ta Nea" e cila ka zbuluar video-skandalin e këngëve me përmbajtje të fortë antishqiptare. Sipas burimeve, në këtë gazetë janë botuar para dy ditësh të dhënat e para për këtë video skandaloze të xhiruar pikërisht në ambjente stërvitje të ushtrisë greke. Videoja është realizuar nga një celular ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50 kilometrash. Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët greke këndojnë këngë antishqiptare me përmbajtje të theksuar racismi dhe barbarismi jo human. Në njërën prej tyre, thuhet: "I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, me zorrët e tyre do të bëjmë litarë. E ndersa ne Shqiperi te gjithe kerkojme te marrim sa me pare nje pashaporte greke si pseudo vorio epiriot, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona, E ndersa ne Shqiperi lejojme hapjen e shkollave greke pa leje istitucionale, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona, E ndersa ne Shqiperi lejojme qe kompanite greke te uzurpojne ekonomine vendase, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona, E ndersa ne Shqiperi politkanet tane vazhdojne te na thone qe kjo eshte politika e fqinjesise te mire dhe rruga e integrimit europian, ne Greqi ushtaret greke vazhdojne te kerkojne qe me zorret tona te bejne litar. Ne Shqiptaret, si bij krenare te Illireve dhe si nje popull qe ka ndikuar nder shekuj ne kulturen europiane si nje shembull qe gjate gjithe historise se saj , kurre nuk ka kryer kolonizime, spastrime etnike, olokauste, luftra fesh etj. por qe gjithmone ka ndjekur rrugen e respektimit te feve, te racave dhe te kulturave te ndryshme, ja leme Zotit qe te ndeshkoje barabarismin dhe politiken shoviniste qe shteti grek ka ndjekur dhe po ndjek ndaj bashkeatdhetareve tane. Zoti mbrofte Shqiptaret nga shtete te U.E. dhe NATO qe kerkojne te bejne litare me zorret e fqinjeve te tyre….. Shqipetari mund te lejoj qe te behen kukurrec zorret e politikaneve te tij indiferente, por kurresesi te bijeve te tij. Me respekt Arber Cepani Videon origjinale te ketij skandali mund ta gjeni ne kete link http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k
Albtelecom! Shqiptaret do ken internet me te lire; dje ne gazeten Shekulli kishte nje artikull pak interesant ku shkruhej se do behej nje investim i ri i cili permiresonte plateformen e internetit ne shqiperi dhe krijonte mundesine per shperndarjen e 200 000 linjave ADSL .... Sic eshte shprehur njeri ketu: Nqs e sheh albtelekomin ne sy a ke me e puth a ke me pshty? Jepni opinionet tuaja mbi vertetesine e artikullit
Hillary Clinton: Femra e pare Presidente ne USA? Hillary Clinton, bashkeshortja e Presidentit me zemer me te mire ne historine e presidencave ne USA, Bill Clinton, ka vendosur te konkuroje per Presidente ne zgjedhjet e ardhshme ne 2008. Si mendoni ju cilat jane shanset qe ajo do te fitoje? A do te influencoje vendimin e popullates fakti i te qenurit teper liberale dhe femer? Ju ftoj per diskutim.
 
Skandal !!! Ushtria Greke !!! Ushtria Greke frymezohet nga urrejtja per Shqiptaret
Peticion per Kosoven Tung te gjitheve Gjeta ne web-site per peticione dhe nder to eshte nje petiocion kunder pavarsise per Kosoven. Nuk u habita aspak kur doli qe te gjithe nenshkruasit ishin Serbe ose Ruse. Por cfare eshte e shqetesueshme eshte qe ky peticion eshte nje nga me te nenshkruarit dhe me te lexuarit. Kjo eshte faqja http://www.thepetitionsite.com/?ltl=1173602827 . Duhet qe ne te krijojme nje peticion te tonin.
Ufo ne Bregdet Eshte teme e diskutuar.... Gjithsesi kjo ndodhi sot. Rojet e portit ne bregdet kan fotografuar nje disk fluturues ne patrullimin e tij te zakonshem .
Njerez Te Humbur. Ky emision (mision do ta quaja) fisnik i Z.AIDA SHTINO, qe ju gjendet prane sadopak gjithe atyre familjeve me hallet qe kane me te humburit e te dashurve te tyre. Eshte shume prekes po ta shohesh , kane arritur te gjejne disa te humbur prej vitesh , duke ju dhene shprese atyre zemrave qe kane vite qe presin. Ju mund ta shikoni Live emisionin ne Satelit ne Valet: <font color="red">VIZION </font> <font color="black">PLUS </font> Trasmetim satelitor 24/24 ore/dite FALAS EUTELSAT W2 freq:11.267 Symbol rate:2.170 Fec:3/4 Polarizimi:Horizontal. Jepni dhe ju ndihmen tuaj ne njihni ndonje nga ata qe kane humbur ne keto adresa: e-mail aidashtino@vizionplus.tv njerez_te_humbur@vizionplus.tv Nr Tel 042 58488 - 042 64865 Ju flm. Nqs nuk keni nje satelit emisionin mund ta shikoni duke hapur faqen Vizionplus ne fund te faqes majtas poshte programe vidio e para.
C'ka te perbashket Chavez me Hillary Clinton Perkthimin nqs e keni deshire do ta sjell neser ose pasneser sepse jam pak i zene. Students of Alinsky Many important community and labor organizers came from the "Alinsky School" and studied at the Industrial Areas Foundation Training Institute. Ed Chambers Cesar Chavez Jack Egan Tom Gaudette Michael Gecan Samantha Gutglass David Knowlton Fred Ross Ed Shurna Andrew Vachss Hillary Clinton[3] Reading Hillary Rodham's hidden thesis http://en.wikipedia.org/wiki/Saul_Alinsky [edit] Biography and work A criminologist by training, Alinsky in the 1930s organized the Back of the Yards neighborhood in Chicago (made famous by Upton Sinclair's The Jungle). He went on to found the Industrial Areas Foundation while organizing the Woodlawn neighborhood, which trained leftist organizers and assisted in the founding of community organizations around the country. In Rules for Radicals (his final work, published one year before his death), he addressed the 1960s generation of leftist radicals, outlining his views on organizing for mass power. Author of Reveille for Radicals, Alinsky encouraged unity and communication in social movements, writing "There's another reason for working inside the system. Dostoevsky said that taking a new step is what people fear most. Any revolutionary change must be preceded by a passive, affirmative, non-challenging attitude toward change among the mass of our people. They must feel so frustrated, so defeated, so lost, so futureless in the prevailing system that they are willing to let go of the past and chance the future. This acceptance is the reformation essential to any revolution. To bring on this reformation requires that the organizer work inside the system, among not only the middle class but the 40 per cent of American families - more than seventy million people - whose income range from $5,000 to $10,000 a year (in 1971). They cannot be dismissed by labeling them blue collar or hard hat. They will not continue to be relatively passive and slightly challenging. If we fail to communicate with them, if we don't encourage them to form alliances with us, they will move to the right. Maybe they will anyway, but let's not let it happen by default.." [1] Alinsky is often credited with laying the foundation for grassroots political organizing that dominated the 1960s [2]. Later in his life he encouraged holders of stock in public corporations to lend their votes to "proxies" who would vote at annual stockholders meetings in favor of social justice. While his grassroots style took hold in American activism, his call to stock holders to share their power with disenfranchised working poor never took hold in U.S. progressive circles. Alinsky was a critic of a passive and ineffective mainstream liberalism. In Rules for Radicals, he argued that the most effective means are whatever will achieve the desired ends, and that an intermediate end for radicals should be democracy because of its relative ease to work within to achieve other ends of social justice. The song, "The Perpetual Self, Or "What Would Saul Alinsky Do?" was featured on the 2006 release of Sufjan Stevens' album, "The Avalanche". [edit] Students of Alinsky Many important community and labor organizers came from the "Alinsky School" and studied at the Industrial Areas Foundation Training Institute. Ed Chambers Cesar Chavez Jack Egan Tom Gaudette Michael Gecan Samantha Gutglass David Knowlton Fred Ross Ed Shurna Andrew Vachss Hillary Clinton[3]
Video nga Shqiperia http://www.youtube.com/watch?v=cbpokH7MBlQ Vendosa kete videon e re ne Youtube. Nuk e di nese egziston mundesia qe te dale direkt ne forum, apo duhet te ikim se s'ben tek faqja e YouTube. Shikim te kendshem, e me thoni si iu duket.
Drejtesia! C'mendoni per lirimin e Klajdi Papajanit pas 9 muajsh paraburgim?!
IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi . Pse... ? Sepse : - Nuk udhehiqet me nga nje diktator gjakpires si Sadami. -Diktatori nuk do ikte vete dhe per kete u deshen sakrifica , sakrificat u bene , dhe pas ketyre vejn shperblimi qe eshte liria dhe demokracia . Sigurshte liria dhe demokracia nuk konsolidohen per nje dite, nje muaj apo nje vite duhen vite dhe perpjekje. Por rruga drejt tyre filloi qe ne momentin kur u rrezua gjakpiresi. - Irakienet po e ndihmojne dhe perkrahin qeverine e re. - Irakienet nuk i duan terroristet dhe fondamentalistet islamike te cilet vrane me qindra dhe mijera te pafajshem . Irakienet e kuptojne se terrorizmi i fondamentalisteve islamike eshte edhe me i pergjakshem se regjimi diktatorial i SADAMIT. - Irakienet po shkojne drejte suksesit se iu dha rasti qe te shihnin driten dhe drita triumfon mbi terrin.
Top