Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Situata kaotike e asaj émigration illégale, drejt hapsires Schengen po hap trazira politique, mes vendeve qe perfshihen ne to. Gjermania, vendi qe akuzon italine se nuk kontrollon rrptesisht linjen hekurudhore veriore te saj. Italia per nje muaj shpenzon 9 million EUR, vetem ne pritje dhe ofrim sherbim émergent, per émigrantet clandestine que vijne nga afrika. Greqia vendi i cili perjeton nje krize ekonomike katastrofike, per nje vit ka shpenzuar 35million EUR. Vendet e mareveshjes Schengen, sikur Kane hyre ne faza kritike krize ne mos mareveshje. Vendet nordike, akuzojne vend et jugore, per tolerim ne brezin kufitar ate europian nder aziatik (turqine),dhe ate detarlampeduza e malta e cila la arritur recorde botror ou ne cdo banor ka 2azil kerkues.Europa, eshte ne alarm te shkalles orange, ndaj versuljes klandestine que vjen nga afrika dhe lindja e mesme.
Po shikoja shikuesit civile izraelite, qe ndodheshin mbrapa altilerise se rende dhe moderne izraelite (made in usa+germany ... etj!, se desh harrova mretneshen Beti), dhe benin tifozllek bombardimeve palestinezeve te pambrojtur ne rripin e Gases!-mendova: edhe une kam te njejten pamje si keta tifoze, si dhe viktamat e tyre, me nje emer tperbashket 'homosapiens'-, me erdhi neveri nga vetja. Nje nacion qe gjith historine e ka te shkruar si rrogtonjes dhe per keqardhje, sot ben baterdine qe nga viti 1946 me uniformen ushtarake-, vertet po luftojne kercenimin jetesoj qe u vjen nga Gasa, apo ...?
 
Një agjent kufitar në çdo 300 metra, çdo orë të ditës, i mbështetur nga 1125 kilometra gardh përgjatë gjithë kufirit meksikan. Asnjë “green card” për 11 milionë emigrantët e paligjshëm, që jetojnë në Amerikë, deri sa këto hapa dhe disa të tjera për përforcimin e kontrollit kufitar të ndërmerren. Asnjëra prej këtyre masave nuk rrit deficitin apo borxhin federal. Një grup bipartizan senatorësh zbuluan kompromisin gjatë së enjtes, me synimin për të siguruar kalimin në Senat të një projektligji mbi reformën e emigracionit, me një mbështetje të mjaftueshme nga republikanët, si dhe për të bindur Dhomën e Përfaqësuesve të ndërmarrë masat e duhura, që janë prioritete të presidentit Barack Obama. Amendamenti bipartizan do të kërkojë edhe 20 mijë agjentë të tjerë kufitarë, duke kompletuar gardhin prej 1125 km përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe dhënien e 3,2 miliardë dollarëve në përmirësimin e teknologjisë, të ngjashme me atë të përdorur nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan. Propozimi, i negociuar nga një grup senatorësh nga të dyja partitë, i njohur si “8 gangsterët”, këmbëngul për verifikime më të forta të punëtorëve dhe kontrollet e hyrje-daljeve në kufi. Vetëm pasi këto 5 kushte të jenë plotësuar dhe verifikuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, atëherë do të mund të lejohen emigrantët të kthehen në rezidentë të përhershëm. / Top Channel
Cfare mendoni per sistemin me pike te patentave shqiptare? Po lexoja rregulloren dhe ka nje tufe me parashikime qe do i rrisnin buxhetin personal policise pasi nuk ka burre nene qe i respekton ne Shqiperi. Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron lejedrejtimin prej më shumë se 3 vjetësh që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 10 pikë • Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesa 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në rakordimet konvekse 5 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundëravajtje kur rruga është ndarë në disa karrexhata të veçanta 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10 e Kodit Rrugor të ndryshuar, brenda vitit 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a tramvajit duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit, pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë • Drejtuesi i mjetit ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojnë këtë lëvizje 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qëllim mënjanimin e aksidentit 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur barrierat janë duke u hapur 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel, në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit, nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11,12, 13 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 24 muaj 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3 të nenit 148 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës 12-mujore 8 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme pa marrë autorizimin përkatës 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me mjet jashtë norme pa kushtet e përcaktuara në autorizim 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n” 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor mjet kalimi, që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62 në rrugë dhe autostrada 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje kur parashikohet 6 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme, pa respektuar kushtet e vëna në autorizim për ruajtjen e sigurisë 10 pikë • Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimit të trafikndarësit edhe aty ku ai mungon 10 pikë (http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/21815/Behet-zyrtare-Patenta-me-pike-59-gjobat-per-shoferet) Mendoni se do funksionoje si ligj?
 
Protesta per vdekjen e shqiptarit ne burgun grek, policia shperndan protestuesit e mbledhur perpara ambasades greke Përshkallëzohet protesta e organizuar sot nga një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, për torturimin dhe vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në burgun grek. Policia ka përdorur shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit, të nisur në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen. Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë, ku brohoritën në kor fjalë fyese ndaj Greqisë. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar rrugën tek Blloku i Ambasadave. Deshmi nga gazetari Mand Bajrami (https://www.facebook.com/mand.bajrami/posts/10203476398779420) ne nje episod te asaj qe ndodhi sot.
 
Afganistan, sulm kamikaz mbi trupat shqiptare Publikuar: 10.04.2014 - 18:40 Trupat paqeruajtëse shqiptare që ndodhet në Afganistan kanë qenë në shënjestër të një sulmi kamikaz. Për fat të mirë nuk ka pas viktima, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy ushtarë amerikanë që ndodheshin në autokolonë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila bën me dije se, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komanda e Forcës Tokësore është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle-8”. “Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 sipas orës lokale të Spin Boldak, Kandahar. Një autokolonë me tre automjete, në të cilat ndodheshin personel amerikan dhe shqiptar, ka qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border, në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime automjeti i parë, i cili ka qenë në gjendje të manovrojë, brenda të cilit ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy automjetet e tjera të autokolonës, ku ndodheshin edhe pjesëtarë të “Eagle-8”, nuk kanë pësuar goditje fizike”, thuhet njoftim.
 
“Liria e lëvizjës pa viza për kosovarët mundësohet, vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret. Askush nuk mund të flasë për data, se kur mund të ndodhë kjo dhe është e padrejtë e jo produktive, që ndokush të flasë për këtë çështje”. Kështu ka deklaruar në Prishtinë, europarlamentarja Tanja Fajon. Gjatë një konference për shtyp, ajo tha se, në muajin Mars, në Kosovë do të vijë për të dytën herë misioni i ekspertëve, për të parë nga afër se çfarë është punuar për përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit. Problemi kryesor, sipas saj, është numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt BE-së. Për këtë, ajo i ka thënë dy ministrave, Rexhepi e Çitaku, që të punojnë për ndalimin e kësaj dukurie. “Padyshim që ka frikë, sepse kur njerëzit largohen, do të thotë se kushtet e jetës janë të vështira. Është e zorshme edhe t’i fajësojmë, por duhet ta dini se kur largoheni ilegalisht nga shteti, atëherë do të ktheheni. Prandaj, kjo është diçka që duhet ta dini, sepse kështu rrezikoni veten, jetën, por edhe shtetet që duhet t’iu kthejnë prapa në Kosovë. Duhet të jemi të vetëdijshëm, se udhëtimi ilegal është i papranueshëm. Pikërisht për arsyen, që njerëzit po largohen nga vendi, këtu duhet t’u sigurohet jeta më e mirë. Kemi krizë në gjithë Evropën, por shpresoj që, së shpejti në Kosovë, njerëzit të mos kenë më nevojë të largohen nga vendi”, tha Tanja Fajon. Gjatë një konference për mediat, Fajon njoftoi se, pas takimeve që ka zhvilluar me dy ministrat, Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi, është njohur me detaje për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës, në përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. “Askush nuk mund të thotë qartë, se kur do të hiqen vizat për Kosovën, sepse kjo varet nga plotësimi i kritereve. Prandaj, mos spekuloni me data, sepse këtë askush s’mund ta thotë. Tani duhet të fokusoheni në misionin e radhës të eskpertëve dhe atë çfarë duhet të beni. Kjo nënkupton, shumë përkushtim dhe punë, për të realizuar këto kritere. Duhet të punojmë së bashku, qeveria duhet marrë përgjegjësinë për plotësimin e kritereve, dhe gjithçka varet nga raporti i Marsit”, deklaroi Tanja Fajon. Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve insitucionalë, se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, Fajon tha kjo mbetet të shihet pas raportit të muajit Mars. “Unë do të doja, që kjo të ndodhë sa më shpejt, por është e pamundur që të thuhet se kur, në këtë moment, sepse ka shumë kritere që duhen plotësuar. Kemi informata se Kosova është duke përparuar, por duhet pritur raporti i Marsit. Më pas do të shohim më qartë, se ku qëndron Kosova. Ndaj, duhet të presim se sa do t’i duhej Kosovës, por duhet të përqendroheni në punë dhe jo vetëm të plotësoni kriteret, por edhe t’i zbatoni. Duhet të sigurohemi, që njerëzit nuk do të abuzojnë me të drejtën e lirisë së lëvizjes”, shtoi më tej Tanja Fajon. Krahas kërkesës për plotësim të kritereve, Fajon kërkoi nga qytetarët e Kosovës të mos marrin rrugën për migrim, duke theksuar ky veprim është një ndër pengesat më të mëdha të liberalizimit. Burimi: Lajm-Shqip.com
 
TIRANË-Një person i pajetë është gjetur në një automjet, sot paradite tek kodrat e Liqenit, në Tiranë. Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje dhe po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes. Kanë qenë banorë të zones të cilët kanë sinjalizuar forcat e policisë mbi një automjet brenda të cilit ndodhej një person i pajetë. Viktima më pas u identifikua si shtetasi Lutfi Peti 55 vjeç, i cili ushtron një aktivitet privat pranë Liqenit Artificial. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po hetohet mbi disa pista. Trupi u dërgua në morgun e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ku po i bëhet autopsia. Ekspertiza mjeko-ligjore që po kryhet do të japë përgjigje mbi dyshimin e policisë se kemi të bëjmë me një vrasje. Burimi: Lajm-Shqip
 
Qeveria zviceriane nuk ka pranuar kërkesën e Greqisë për një marrëveshje midis dy vendeve, sipas modelit britanik, me anë të së cilës do të taksoheshin paratë qe kane depozituar greket e pasur ne bankat zviceriane. Deklarata eshte bere ne nje takim qe ministrja zviceriane e Finances ka pasur ne Athine me homologun e saj grek Janis Sturnaras, kur ky i fundit ne kuadrin e luftes ndaj evazionit fiskal, ka kerkuar qe barra e krizes te shperndahet ne menyre te barabarte tek te gjithe greket. “Per arsye se grekët janë duke bërë përpjekje të mëdha dhe kanë perjetuar sakrifica të mëdha kërkojme ndihmën e Zvicrës në mënyrë që grekët të cilët kanë para te pataksuara në Zvicër te kene edhe ata nje pjese te barres se krizes ne vend”, tha Janis Sturnaras, ministër i Financave. Funksionarja e larte zviceriane ka pranuar se modelet me ane te te cilave nuk taksohen parate e shtetasve te huaj ne Zvicer ,jane te vjeteruara dhe do te duhet qe sot e tutje te kete nje shkembim informacioni per shumat e depozitave ne bankat e vendit te saj,por ka theksuar se parate qe jane depozituar deri tani,nuk do te preken. “Në lidhje me atë që ka ndodhur në të kaluarën , Zvicra është duke zhvilluar bisedime me vende të ndryshme duke përfshirë edhe Greqinë se si , në kuadër të ligjit zviceran , ne do të jemi në gjendje te korrigjojme këto çështje të së kaluarës në mënyrë që te mos kemi asnje llogari bankare te pataksuar në bankat zvicerane – dhe në lidhje me këtë, një hartë rrugore është krijuar dhe detajet e këtij plani udhëzues do të bëhen më specifike në muajt e ardhshëm”, tha Eveline Widmer, ministrja zvicerane e Financave. Ministrja zviceriane nuk i eshte pergjigjur edhe pyetjes se gazetareve greke ne se kishte dijeni per shumen e pergjithshme te depozitave te grekeve te pasur ne bankat e vendit te saj qe vleresohet se mund te shkoje nga 30 deri ne 60 miliardë euro, kurse burime mediatike e çojne kete shifer ne 600 miliardë euro, duke llogaritur edhe depozitat e grekeve qe nuk jetojne ne Greqi apo pronaret e anijeve qe i mbajne kompanite e tyre ne shtete te tjera. Por ajo ka theksuar se tani e tutje do te kete nje shkembim informacioni per sa i perket emrave dhe shumes se parave qe do te depozitojne qytetaret greke. Deklarata e saj kane zhgenjyer Athinen zyrtare qe priste te plotesonte dicka nga boshlleku i madh ne arkat e saj nga taksimi i depozitave te padeklaruara ne Zvicer, ndersa ka shkaktuar reagime ne shtresat e varfra te grekeve qe kane pare edhe njehere se krizen po e paguajne vetem ata dhe jo te pasurit dhe evazoret fiskale. Burimi: lajm-shqip.com
 
Kapet banda e grabitësve . Tre të rinj nga Durrësi, Puka dhe Tirana janë arrestuar si autorë të dyshuar të dhjetra vjedhjeve të ndodhura muajt e fundit në tre qytete të vendit. Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e dokumentimin me prova ligjore të një numri të konsiderueshëm vjedhjesh të ndodhura në Durrës nga grupi i të rinjve, i njohur për përvojë të posaçme veçanërisht në vjedhjen e lokaleve të tregëtisë nëpërmjet hapjes së qepenave të tyre, si dhe vjedhjes së motoçikletave nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së fijeve elektrikë. Vjedhjet janë realizuar në harkun kohor të tre muajve të fundit, ndërsa policia gjatë operacionit “Trekëndëshi” ndaloi nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim 18-vjeçarin Thanas Paloka, banues në Pukë, i dënuar më parë për vjedhje, 21-vjeçarin Edmir Cumraku nga Durrësi, si dhe Martin Vocrrin, 19 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Tre të ndaluarit kanë vjedhur mbi 23 dyqane, ndërsa në qytetin e Tiranës 12 motoçikleta, të cilat i kanë shitur më pas në Durrës dhe Lushnje kundrejt vlerës 15- 30.000 lekë. Ndërkohë produktet ushqimore të vjedhura në shumë njësi tregtare janë shitur prej tyre në zonën e plazhit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e mallrave të vjedhura ditët e fundit, si dhe disa vegla e paisje që përdoreshin për hapjen e qepenave të dyqaneve dhe ndezjen e motoçikletave. Burimi: Lajm-Shqip.com
 
Që nga kimikatet deri te riciklimi i mbetjeve, ja cilat janë zonat më të ndotura, që rrezikojnë jetën e miliona njerëzve Rreziku Qytete të largëta industriale, qendra të përpunimit të mbetjeve dhe vende të njohura për katastrofa bërthamore përbëjnë listën e hapësirave më të ndotura në botë për vitin 2013, sipas listës së publikuar prej institutit Blacksmith, organizatë jofitimprurëse në Nju Jork. Vendet toksike nuk janë llogaritur, por në listë janë përfshirë Çernobili i Ukrainës, i cili vuan akoma prej pasojave të ardhura nga shpërthimi radioaktiv i ndodhur në vitin 1986; delta e lumit Niger, ku çdo vit derdhen 240 mijë fuçi të naftës së papërpunuar dhe Hazaribagh në Bangladesh, ku kancerogjenët u bashkuan me furnizimin e ujit të pijshëm në një zonë të qytetit. Në raportin e këtij viti, kemi theksuar disa nga vendet më të ndotura në tokë. Por është e rëndësishme të nënvijëzohet se problemi është shumë më i gjerë se vetëm këto 10 zona, tha Riçard (Richard) Fuller, president i institutit Blacksmith. Ai vazhdoi duke shtuar se sipas tyre, shëndeti i më shumë se 200 milionë njerëzve rrezikohej prej ndotjes që po zhvillohet me shpejtësi në botë. Sipas raportit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se 23 për qind e vdekjeve që ndodhin në botë vijnë prej faktorëve mjedisorë si ndotja. Përveç kancerit, ekspozimi ndaj kimikateve toksike mund të shkaktojë helmim të menjëhershëm ose kronik, dëmtim të aftësive njohëse të trurit, shkatërrim të organeve dhe probleme në frymëmarrje. Raporti thekson se fëmijët janë më të prekshëm ndaj këtyre simptomave. Sipas kërkuesve 10 qytetet më të ndotura janë përzgjedhur bazuar mbi rrezikun shëndetësor që shkaktojnë kudo nëpër botë. Më poshtë ato janë rreshtuar sipas rendit alfabetik. Agbogbloshie, Gana: Kjo zonë që ndodhet në periferi të kryeqytetit Accra të vendit, është më e madhja për përpunimin e mbetjeve në Afrikën Perëndimore. Kur kabllot e pajisjeve elektronike si mikrovala dhe kompjuterë digjen për të marrë bakrin që kanë brenda, ato shpërbëhen në grimca dhe mbesin në tokë. Vlerësohet se 40 mijë njerëz janë prekur prej rrezikut të ndotjes në këtë zonë. Çernobili, Ukrainë: Katastrofa më e madhe bërthamore e ndodhur në vitin 1986 çliroi 100 herë më shumë radiacion sesa bombat atomike të hedhura në Hiroshimë dhe Nagasaki. Sëmundje të lëkurës, rrugëve të frymëmarrjes, shterpësi dhe defekte në lindje të gjitha këto prekin njerëzit që jetojnë në Belarus dhe në Ukrainë gjithë këto vite. Gjithashtu, aksidenti është lidhur me më shumë se 4000 raste të kancerit të tiroideve. Ndotja nga Çernobili është vlerësuar të ketë prekur 10 milionë njerëz. Lumi Citarum, Indonezi: Më shumë se 500 mijë njerëz u prekën në mënyrë direkte dhe mbi 5 milionë të tjerë në mënyrë indirekte nga ndotja kimike në lumin Citarum degë e javës perëndimore. Përqendrimet e plumbit, aluminit, magnezit dhe hekurit në lum janë disa herë më të larta se mesataret botërore për shkak të ndotjes nga burimet industriale dhe të brendshme. Dzerzhinsk, Rusi: Një zonë madhore e prodhimit të kimikateve në Rusi, Dzerzhinsk ka nivele të larta të ndotësve si dioksina dhe fenoli në ujërat nëntokësore. Vendasit vuajnë prej sëmundjeve dhe kancerit të syve, mushkërive dhe veshkës. Për më tepër jetëgjatësia mesatare në qytet është 47 për femrat dhe 42 për meshkujt. Hazaribagh, Bangladesh: Regjësit e lëkurave përdorin metoda të vjetra dhe të paefektshme për të bërë lëkura duke hedhur çdo ditë 22 mijë litër kub mbetje toksike në lumin kryesor të qytetit. Kjo ka ndikim te 160 mijë njerëz. Mbetjet përfshijnë edhe kimikatin që shkakton kancer, kromin gjashtëvalent. Kabue, Zambi: Dekada të tëra të minierave të plumbit që operonin në mënyrë të parregullt e kanë bërë këtë qytet afrikan të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e banorëve të Kabues, ku më se 300 mijë njerëz janë prekur prej ndotjes. Në vitin 2006, niveli i plumbit në gjakun e fëmijëve ishte dhjetë herë më i lartë sesa duhej. Kalimantan, Indonezi: Në ishullin Borneo, Kalimantan dhe zonat përreth toka është ndotur prej mërkurit për shkak të minierave të arit, duke ndikuar në 225 mijë njerëz. Minatorët e zonës përdorin mërkur në procesin e nxjerrjes së arit, gjatë shkrirjes dhe bashkimit të lëndëve të para. Matanza Riachuelo, Argjentinë: Më shumë se 15 mijë industri mendohet të jenë duke çliruar një shumëllojshmëri të ndotësve në lumin Matanza, i cili kalon përmes Buenos Airesit dhe derdhet në Rio de la Plata. Ndotësit përfshijnë zinkun, plumbin, bakrin, nikelin dhe kromin, duke e bërë ujin rreth lumit të Matanza-Riachuelos të pasigurt. Jeta e 20 mijë personave që jetojnë në zonë rrezikohet çdo ditë. Lumbi Niger, Nigeri: Një numër i panjohur njerëzish janë prekur prej industrisë së naftës së pangopur në këtë pjesë të populluar dendur të Afrikës. Mendohet se 7000 incidente të rrjedhjes së naftës kanë ndodhur gjatë viteve 1976-2001. Raporti tregon se rreth 2 milionë fuçi nafte nxirren nga delta çdo ditë që nga viti i kaluar. Norilsk, Rusi: Norilsk është një qytet industrial në Rusinë siberiane, ku çdo vit, çlirohen në ajër afërsisht 500 tonë të oksideve të bakrit dhe nikelit, po ashtu edhe 2 milionë tonë të dioksidit të squfurit. Jetëgjatësia mesatare e punëtorëve të fabrikave është 10 vjet më e ulët se ajo e Rusisë. Sëmundje të lëkurës, rrugëve të frymëmarrjes, shterpësi dhe defekte në lindje të gjitha këto kanë prekur 10 milionë njerëz që jetojnë përreth Çernobilit Në Dzerzhinsk të Rusisë vendasit vuajnë prej sëmundjeve dhe kancerit të syve, mushkërive e veshkës dhe jetëgjatësia është 47 vjet për femrat dhe 42 për meshkujt Norilsk është një qytet industrial në Rusinë siberiane, ku çdo vit, çlirohen në ajër afërsisht 500 tonë të oksideve të bakrit dhe nikelit, po ashtu edhe 2 milionë tonë të dioksidit të squfurit Më shumë se 15 mijë industri mendohet të jenë duke çliruar një shumëllojshmëri të ndotësve në lumin Matanza, i cili kalon përmes Buenos Airesit
 
50 minuta sherr Rama-Nishani Përplasja pas dyerve të mbyllura- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje pas mesdite një vizitë surprizë në selinë e Presidencës, ku është takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takimi që ka zgjatur afër një orë mes dy krerëve më të lartë të shtetit vjen menjëherë pas përplasjeve të forta mes institucionit të Presidencës dhe të Kryeministrisë, dhe sidomos pas deklaratave të forta të Nishanit për çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëristitucionale, ku palët kanë ndarë qëndrime diametralisht të kundërta, të shprehura këto dhe në publik. Burimet brenda takimit saktësuan se mes dy krerëve më të lartë të shtetit, Presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama u zhvillua një ballafaqim midis qëndrimeve për çështje që janë prezantuar gjatë kohëve të fundit dhe që kanë sjellë me të vërtetë një debat të fortë në ambientin politik shqiptar. Ambasadorët Si pikë e parë e diskutimit mes Nishanit dhe Ramës gjatë bisedimet afër një orë ka qënë çështja e mosdekretimit të emrave të disa ambasadorëve dhe kjo në kuadër të ankesës nga ana e kreut të ekzektutivit dhe për dekretet e tjera që kanë mbetur pezull, duke bllokuar ecurinë normale të punës. Bëhet fjalë për mosdekretimin e kandidatit për ambasador në Vatikan, Ardian Ndreca dhe kandidatit për ambasador në Arabinë Saudite, Ermir Gjinishi. Emrat e këtyre dy ambasadorëve qëndrojnë në Presidencë, ndërkohë që vetë Nishani ka thënë për mediat se s’do të dekretonte kandidatura të kulisave, tekave, interesave apo thjeshtë dëshirave, por vetëm kandidatë që plotësojnë kushtet e përfaqësimit dinjitoz të vendit, individë seriozë dhe të përmbajtur që zotërojnë kapacitetet e duhura intelektuale, profesionale, shoqërore dhe etike. Pikërisht një vendosmëri e tillë për të bllokuar këto dekrete, por dhe të tjera nga ana e Presidentit ka sjellë dhe shqetësimin e kryeministrit. Shkarkimi i Xhukës Një pikë tjetër e cila është diskutuar ka qënë dhe çështja e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Zana Xhukës, ish-kryetare e ILDKP nën argumentin e mungesës së zbatimit të ligjit në emërimin e saj një vit më parë, duke votuar kandidaturën tjetër të dekretuar nga Presidenti po një vit më parë. Duke parë se presidenti dhe për shkarkimin e Xhukës ka mbajtur qëndrimin e tij, duke e cilësuar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën emërimin në krye të këtij institucioni të Shkëlqim Ganajt, madje e ka cilësuar këtë emërim si një uzurpim të kompetencave të kreut të shtetit, Rama e ka diskutuar në takimin e djeshëm. Ina Rama Mësohet se në takim është diskutuar dhe për për anëtarët e KLD dhe qëndrimin që kanë mbajtur ata ditët e fundit. Kreu i qeverisë mësohet të jetë shprehur se ky institucion si dhe një pjesë e gjyqtarëve shfaqin qëndrime të hapura politike, të papranueshme për një vend ku ka demokraci, ndarje pushtetesh dhe që aspiron të hyjë në Evropë. Njëherësh kryeministri Rama mësohet t’i ketë bërë të ditur Presidentit, i cili është dhe kryetar i KLD-së, se është absurde të bllokosh ish-Kryeprokuroren Ina Rama me argumentin si të paaftë për ushtruar funksionin e gjyqtares, ndërkohë që ajo ka drejtuar për 5 vite me radhë një institucion kushtetues e të pavarur kaq të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, që është Prokuroria e Përgjithshme. Aq më tepër që në këtë rast është shkelur dhe ligji e Kushtetuta, që përcaktojnë rikthimin në vendin e punës pas përfundimit të mandatit. SHISH jashtë bisede Burimet thonë se mes Nishanit e Ramës s’ka qënë objekt diskutimi në takimin e djeshëm SHISH dhe kreu i tij Visho Ajazi Lika. Do të duket në ditët që vijnë se çfarë qëndrimi do mbajë presidenti Nishani, pas këtij ballafaqimi me kreun e qeverisë. Nishani: “Xhuka, në Kushtetuese. Drejtësia pa presion” Kreu i shtetit Nishani e quan emërimin e pasuesit të Zana Xhukës në krye të ILDKP, Shkëlqim Ganaj akt të rëndë, të patolerueshëm të shkeljes së Kushtetutës, dhe parlamenti uzurpoi kompetencat e presidentit. Sipas tij drejtimi në Kushtetuese, është jo vetëm në korrektese të detyrës, por dhe në ndërgjegjen e tij qytetare, shoqërore dhe njerëzore, që nuk e lejojnë të mbetet indiferent. Sipas tij në këtë mënyrë synohet korrektimi i një shkeljeje por dhe frenohet krijimi i një precedenti. Për prokurorët të huaj për 21 janarin, ai thotë që drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Edi Rama: “21 janari hetim me prokurorë të huaj” Kreu i qeverisë, Edi Rama tha në Parlament se qeveria do marrë një prokuror të huaj për të hetuar e zbardhur ngjarjet e 21 janarit, si dhe dosjet e korrupsionit. “Vazhdoni të drejtoni sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë e ju keni marrë garancinë se s’do ju prekni për gjithë ato vite dhe u keni thënë. Meqënëse e keni kaq merak hetimet duke filluar nga 21 janari, një prokuror i pavarur i huaj të vijë e të drejtojë hetimin e çështjes. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit ta hetojmë më tej e ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë”, tha Rama. Burimi: Lajm-Shqip
 
Debate të ashpra në Kuvend Kuvendi është kthyer sot ne arene debatesh te ashpra mes mazhoranes dhe opozites ne qender te te cilit ishet vendimi i marre nje jave me pare lidhur me shkarkimin e kreut te ILDKP, Zana Xhuka. E pranishme në sallën e kuvendit opozita ka shkaktuar tension në kuvend duke protestuar për atë që e cilëson shkeljen e Kushtetutës nga ana e qeverisë, botimin me vonesë të vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ të Qeverisë dhe situatën e rëndë në ekonomi e rend. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga kuvendi që të kthejë mbrapsht vendimin e marrë seancën e kaluar për shkarkimin e kreut të ILDKP të cilin e ka cilësuar si vendim nazist dhe si nje puç ndaj Kushtetutes dhe kreut te shtetit. Ai ka akuzuar mazhorancën se me veprimet që bën po dhunon çdo ditë standardet evropiane dhe demokratike dhe po krijon kushtet per nje destabilitet te situates ne vend. “Ne mblidhemi sot në një ditë më të rëndë në historinë e parlamentit. Ne mblidhemi këtu pasi Parlamenti një javë më parë bëri një votim të tipit nazist duke shkarkuar kryeinspektoren e ILDKP-së”, tha Berisha. Kjo seancë, tha Berisha, po dëshmon fundin e këtij parlamenti. Halimi: Kuvendi, gijotinë e institucioneve të pavarura Deputeti i PD-së, Eduard Halimi duke folura nga foltorja e Kuvendit tha se ky institucion është kthyer në një gijotinë e institucioneve të pavarura në vend duke iu referuar ketu shkarkimit të kryeinspektores Zana Xhuka. “Një javë më parë ky Kuvend u kthye në ‘gijotinë’ dhe shkarkoi kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana Xhuka. Ajo u shkarkua se i kërkoi kryeministrit të japë llogari për pasurinë e tij. Ky Kuvend nuk mund të ketë tjetër axhendë, vetëm të kthejë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”, tha Halimi. Meta-opozitës: Antimitingun e keni për kryetarin tuaj të ri Ndërkohë kreu i parlamentit, Ilir Meta u shpreh se opozita me këtë mënyrë sjelljeje po shkel rregulloren dhe po bën antimiting në Parlament. “E kuptoj që keni ardhur për antimiting që e keni për kryetarin e partisë tuaj që nuk ju dha fjalën te sheshi. Më gjeni mua tolerant e vini këtu të shkelni rregulloren”, u tha Meta deputetëve demokratë. Të shkarkuarit nga administrata, protestë para kuvendit Ish-punonjës të administratës, të larguar nga detyra, kanë zhvilluar sot një protestë përpara parlamentit, gjatë kohës që zhvillohej seanca plenare. Me pankarat në duar protestuesit u kërkojnë deputetëve zbatimin e ligjit të nëpunësit civil dhe rikthimin e tyre në punë. Ish-punonjës të administratës pretendojnë se janë larguar padrejtësisht nga puna dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, në rast se nuk do të ketë asnjë reagim për shqetësimin e tyre. Burimi: Lajm-Shqip.com
 
Atentat nipit të Cekës, i vunë eksploziv në lokal, plagoset bashkë me juristin e truprojen e tij TIRANE – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 10:00 në rrugën “Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi. Mësohet se lokali është në pronësi të biznesmenit Armando Ceka, nip i diplomatit të njohur Neritan Ceka. Sipas informacioneve të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili është në gjendje kritike. Ceka dhe të plagosurit e tjerë, Julian Çela dhe Artur Sharra, u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, Julian Çela dhe Armando Ceka janë në gjendje më të rëndë, ndersa gjendja e të plagosurit Sharra është më e stabilizuar. Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet që shpërthimi të jetë shkaktuar në mënyrë të telekomanduar. Dëshmitari rrëfen ngjarjen: “Po kaloja me biçikletë kur dëgjova shpërthimin në ndërtesën 3 katëshe. Tek shkallët pashë një djalë të mbushur plot me gjak. Në atë kohë një Fiat i bardhë ndaloi dhe morën atë djalin. Unë pashë dy të plagosur, njëri te shkallët komplet i gjakosur dhe njëri nga brenda më duket se i ishin prerë këmbët.” ATENTAT BIZNESMENIT CEKA NË SHTATOR 2013 Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në muajin shtator 2013 në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip ‘Volvo’ me targa AA 997 CX. Pista kryesore e hetimeve u përqëndrua në mosmarrëveshjet që biznesmeni kishte me banorët e një pallati të ndërtuar prej tij, të cilët e kanë kallëzuar disa herë në polici duke e akuzuar për shitjen e pallateve dy herë. Në vitin 2012, më 17 mars Lorenc Terenaj, ortakut të 34-vjeçarit Ceka i është vendosur tritol në banesën e tij. Teranaj dhe Armando Cekaj kanë lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë. Burimi: Lajm-Shqip
 
Ndryshimet penale, dënim çdo shtetasi që lufton jashtë vendit- Ndryshimet penale, dënim çdo shtetasi që lufton jashtë vendit - Përfshirja e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri, apo në konflikte të tjera të ngjashme jashtë vendit, do të konsiderohet vepër penale. Burime për “A1 Report” bënë të ditur se është gati nisma për të amenduar Kodin Penal, ndryshimet e të cilit janë iniciuar nga një grup deputetësh të komisionit parlamentar të Ligjeve dhe kryetari Fatmir Xhafaj. Mësohet se drafti me ndryshimet ligjore, propozon miratimin e disa dispozitave që penalizojnë ata shqiptarë të cilët marrin pjesë në konflikte të armatosura, përjashtuar rastet kur janë pjesë e formacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese. Burimet, saktësojnë për “A1 Report” se ndërhyrjet ligjore janë të konsultuara me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me ekspertë të njohur të së drejtës penale. Kjo iniciativë e ligjvënësve, pritet të përfshijë penalizimin jo vetëm të shqiptarëve që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, por edhe ata persona që rekrutojnë për të marrë pjesë në luftë jashtë atdheut. Gjatë këtyre ditëve, pritet që këto ndryshime të paraqiten në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve të martën, për t’iu nënshtruar më tej edhe diskutimeve në komisionet parlamentare. Nisma vjen si një domosdoshmëri, në kushtet kur deri më tani, zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shqiptarë kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur sirian. Pak ditë më parë Kosova propozoi një ligj të posaçëm për të dënuar deri në 15 vjet, të gjithë shtetasit kosovarë që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit të tyre. Burimi: Lajm-Shqip.com
Top