Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
GREQI-Policia dhe shërbimet sekrete greke janë vënë në alarm për rrezikun e pranisë së elementëve xhihadistë në vend. Sipas mediave greke, policia dhe shërbimet inteligjente kanë identifikuar raste të elementëve që dyshohet se janë të lidhur me ekstremistët. Disa individë kanë shkruar në Facebook se kanë shumë dëshirë të luftojnë për xhihad. Sipas mediave, besohet se ata janë konvertuar nga myslimanë në xhihadistë në xhaminë e improvizuar në Athinë. Autoritetet greke kanë në duar një listë të hartuar nga CIA me emra njerëzish të dyshimtë dhe kanë vendosur kontrolle të rrepta veçanërisht në kufi me Turqinë, për të penguar hyrjen e elementëve ekstremistë që qarkullojnë nëpër Evropë. Ndërkaq në një deklaratë, policia greke bën me dije se “në Greqi nuk trajnohen xhihadistë” dhe pohon se u bënë investigime mbi veprimtaritë e paligjshme të një kompanie në Atikë, që trajnonte dhe jepte diploma për teknikë avioni apo pilotë në persona me nënshtetësi greke apo të huaj. “Nga hetimet nuk rezultuan prova apo shenja për trajnim të “xhihadistëve”, thekson komunikata e policisë. (d.b/BalkanWeb)
Scocia drejt referendumit popullor me,18shtator te ketij viti. Kjo province britanike ndihet tashme e gateshme te vêt qeveriset nga dominimi ndershekullor britanik mbreteror. Ne kete vend nordik,ou tashme njihet si produktori kryesor n bote te wisykey,kerkon shkeputje indipenente nga comunuelfi britabnik. Ato pretendojn que neser te jeune nje nder vendet me té pasura te planetit, por ato dhe sot jane te pasur me britanine e madhe. Cfare ishtyn ato te ndahen ?tjeter shqetesim Europa, po ndien me kete referendum ate separatizmin iberik. Catalonia dhe asturia ne spanje direk jane drejt shkeputjes, nga mbreteria spanjolle. A do kete ndikim ne balllkan kjo levizje?
 
ELBASAN- Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Mjekës të Elbasanit, plagosen pronari dhe tre punëtorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë saldimit të serbatorit të naftës së një kamioni. Të plagosur kanë mbetur Refik Jolla, pronar i servisit, Simon Halili 59 vjeç, dhe dy shtetasit e tjerë me iniciale F.B dhe TH.P, përkatësisht 54 vjeç dhe 26 vjeç. 2 prej tyre janë dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, pasi ka në pësuar djegie në masën 80 % të trupit. Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale si pasojë e pakujdesisë në punë.
 
Papa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike. Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese. Me pas Papa, i shoqeruar nga eskorta papale u nis drejt kryeqytetit, per te mberritur ne Presidence, ku po zhvillohet edhe ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, shoqëruar me një vizitë kortezie me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Mijera besimtare kane dale neper rruge per te pritur Atin e Shenjte, duke i dhuruar atij pershendetje teper te ngorhta. Ora 10:00 do ta gjejë Papën në sallën e pritjes së kreut të shtetit, në një takim me autoritetet dhe më pas do të ketë një fjalim nga ana e tij. Një orë më vonë, në sheshin "Nënë Tereza", Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë. Do të bashkëkremtojnë me të edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme. Në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave. Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare. / Top Channel
Dy javë pas vrasjes makabre të dy grave të moshuara në qytetin e Durrësit, policia në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe kapin dy prej të dyshuarve, ndërsa është në kërkim një i tretë. Një nga të dyshuarit e këtij krimi është nipi i njërës prej viktimave. Grupi hetimor ka mundur të hedhë dritë mbi ngjarjen që rezulton të jetë një vjedhje me dhunë, me pasojë vdekjen, ndërsa policia ka kryer ndalimet e para. Si rezultat i punes hetimore u bë e mundur të zbardhet plotësisht mekanizmi i kësaj ngjarje, të saktësohet mënyra e ekzekutimit si dhe nxitja që i ka çuar autorët drejt këtij krimi të kryer nga shtetasit Indrit Shaqo dhe Velson Elmazi, të cilët kanë hyrë në banesë pasi kanë thyer dritaren e katit të parë të banesës, me qëllim grabitjen e shumave të parave dhe floririt në të. Shaqo ka qenë i armatosur me nje pistoletë kur ka hyrë në shtëpi. Për të realizuar qellimin e tyre kriminal autorët kanë lidhur ne gjymtyrë dhe iu kanë bllokuar gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë. Pas zbardhjes, policia ndaloi shtetasin Velson Elmazi, 28 vjeç nga Elbasani, i dënuar më parë me 4 vjet heqje lirie për marrëdhënie seksuale me dhunë, si dhe arrestoi për armëmbajtje pa leje dhe bashkëpunim në këtë krim shtetasi Artur Kacanolli, 28 vjeç nga Shijaku, i padënuar më parë. Kacanolli është dhe djali i vajzës së motrës së Gjinovefa Vavës dhe dyshohet se ai ka nxitur e organizuar vjedhjen e tezes së moshuar të së ëmës me qëllim marrjen e parave dhe bizhuterive të florinjta në banesën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi prej 65 fishekësh luftarake, 4 ndezësa detonatorë, si dhe një sasi fitili zjarrpërcjellës. Në kërkim është shpallur 40-vjeçari Indrit Shaqja nga Shijaku, i dënuar për krime kundër personit dhe shtetas i dyshuar për përfshirjen në disa ngjarje kriminale. Elsa Vava 72 dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, u vranë në katin e dytë të shtëpisë së tyre më 2 shtator. Ato u gjetën të dhunuara dhe të lidhura këmbë e duar, me qese plastmasi në kokë nga djali i njërës prej viktimave. Nga hetimet e deritanishme rezulton se shuma që është mundur të përvetësohet në banesë është rreth 2 milionë lekë. / Top Channel
SHBA e befasuar nga përgatitja e ushtarakëve shqiptarë në Nju Xhersi Ambasadori Aleksandër Arvizu tha se diplomimi 100 për qind i 24 oficerëve i bën krenarë, pasi nuk mendohej kur nisi kursi “Shqiponja e Zezë 001” Denion Ndrenika Zyrtarë amerikanë thonë se janë befasuar nga niveli i lartë i përgatitjes së ushtarakëve të Shqipërisë. Ambasadori Aleksandër Arvizu mori shembull 24 ushtarakë që kaluan 100 për qind Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së Nju Xhersit. Zoti Arvizu tha se ushtarakët amerikanë dhe shqiptarë janë krenarë për rezultatet e arritura. Në Tiranë ambasadori amerikan foli në ceremoninë e kthimit të studentëve të kursit “Shqiponja e Zezë 001” nga Shtetet e Bashkuara: “24 kandidatë filluan trajnimin në 6 maj dhe po 24 kandidatë përfunduan më 29 korrik. Asnjë klasë më parë nuk ka përfunduar 100 përqind si kjo klasë. Në fakt, 1 ndër 3 kandidatë në shumicën e klasave të shkollës së Nju Xhersit nuk e përfundojnë kursin. Ne nuk e kishim menduar që të gjithë do të diplomoheshin. Ata kapërcyen çdo pritshmëri që kishim. Për këtë arsye ata na bënë krenarë”. Ambasadori kujtoi se veprimi i parë publik i ministres Mimi Kodheli sapo u emërua në detyrë ishte nënshkrimi i letrave të ofertës dhe pranimit për trajnimin e shqiptarëve në shërbimin ushtarak në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë në Nju Xhersi dhe në Fort Bening të Xhorxhias. “Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes ne kemi të diplomuar prej kësaj shkolle në Nju Xhersi, -tha ambasadori, – këta oficerë, si dhe dy nënoficerë që aktualisht janë duke përfunduar programet e trajnimit në shkollën federale të kandidatëve për oficerë në Fort Bening”. Zoti Arvizu theksoi gjithashtu se të gjithë këta oficerë duhet të jenë shembuj të përpjekjeve modernizuese dhe të suksesshme të Shqipërisë: “Ata do të shërbejnë si provë që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura janë thellësisht të përkushtuar jo vetëm në drejtim të përmirësimit të aftësive të gjuhës angleze, por edhe në sigurimin e një trajnimi me orientim amerikan dhe perëndimor”. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë për Forcat e Armatosura: “Disa muaj më parë, kur ju u larguat për studime në programin pilot të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ju dha besimin se do të keni të gjithë mbështetjen e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë po ju siguroj edhe njëherë, që kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme nga ana jonë”. Mandej, ai shtoi se pritshmëria është vërtetë e lartë ndaj ushtarakëve, ndaj i ftoi të bëjnë “gjithçka që duhet, që ne të gjithë të ndihemi krenar me ju”: “Sot, me të vërtetë që ne të gjithë ndihemi krenar që ju përfunduat me sukses këtë program”! Oficerët e sapodiplomuar i përshëndeti edhe komandanti i Gardës Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA/ të Nju Xhersit gjeneral brigade Majkëll Kanif (Michael Cunniff).
 
Tiranë – I dënuari me burgim të përjetshëm Dritan Dajti, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila i ka dhënë katër dënime të përjetshme. Mësohet se Dajti e ka apeluar personalisht vendimin, pa u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Ai akuzohet se për vrasjen e katër policëve, gushtin e vitit 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Seria e seancave gjyqësore në ngarkim të tij ka shkuar mbi 200 dhe përbën një nga rastet e rralla në historinë e gjyqësorit shqiptar.
 
Tiranë-Një shtetas i dënuar me 18 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje i ka ikur nga duart policies, ndërsa transportohej nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt burgut të Fushë Krujës. Nirgen Ymeraj, 22 vjeç, një personazh njohur për blutë e Tiranës, në rrethana shumë misterioze ka arritur të dalë nga makina që po e dërgonte drejt qelisë së burgut. Ymeraj ka zgjedhur një moment, ndoshta edhe mosvëmendje të efektivëve që e shoqëronin duke hapur derën e mjetit dhe ka fituar lirinë, megjithëse supozohet se 22-vjeçari është me duar të prangosura. Ngjarja u shënua në zonën e Kamzës, vetëm disa metra larg komisariatit. Ndërkaq, është në vijim një operacion ku janë përfshirë edhe forcat speciale për arrestimin e tij. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit. Operacioni më intensiv i kërkimit për kapjen e të riut të arratisur po zhvillohet në zonën e Yzberishtit, Kasharit dhe Kamzës, aty ku Ymeraj ka banesën,familjen dhe të afërmit e tij. Fillimisht u dha informacion se i riu ishte arratisur nga ambientet e paraburgimit në Kamëz, por më pas u konfirmua që ai ishte arratisur nga makina e policisë që po e trasportonte drejt burgut. 22-vjeçari ishte arrestuar në datën 5 shtator dhe është mbajtur këto 10 ditë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit,në pritje të trasferimit. Ndërkohë një hetim ka nisur dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për të kuptuar mekanizmin që ka përdorur i riu për tu arratisur dhe për të konfirmuar nëse policët që e shoqëronin kanë zbatuar rregulloren e shoqërimit. (Në foto: Vendi ku Nirgen Ymeraj i shpëtoi policisë) Njoftimi i policisë “Më datë 16 Shtator 2014, rreth orës 11.00’, grupi i shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranës, kanë qënë duke trasportuar me automjet, nga dhomat e paraburgimit në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit Fushë – Krujë, të dënuarin Mirgen Ymeri, vjec 22, i dënuar me 18 vjet burgim për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentiivë”. I dënuari, ka mundur të largohet nga mjeti i policisë. Aktualisht nga strukturat e policisë, janë ngritur disa pika kontrolli me synim kapjen e të dënuarit. Ndërkohë që po analizohen edhe veprimet dhe procedura standarte e punonjësve të policisë, përgjatë shoqërimit, nga Struktura e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”.
 
Tiranë-Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg Ndriçim Ballën, i cili akuzohet për vrasjen e Malinda Hoxhës në zonën e ish-bllokut. Nënoficeri Ndriçim Balla akuzohet për vrasjen e 9 shtatorit në Bllok, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha, ky i fundit ishte objektivi i atentatit. Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qera.
 
Tiranë – Një shkollë austriake profesionale është hapur sot në Tiranë, pranë Fshatit të Fëmijëve “SOS” në Sauk që mban emrin e themeluesit të fshatrave SOS, Herman Gmeiner. Kjo shkollë është vlerësuar maksimalisht sot nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që shenjuan hapjen e saj. Rama tha se “tani kemi dalë nga sistemi arsimor me atë korsinë e rrëmujshme, sepse tani arsimi hyn në dy korsi: arsimin e lartë dhe arsimin profesinal. Sipas të dhënave, vetëm 15% e atyre me diplomë profesionale janë pa punë, sepse ata i kanë shanset e punësimit më të mëdha se të tjerët. Rimëkmëbja e arsimit profesion ka filluar ndjeshëm, – theksoi Kryeministri, – sepse tani prekim 40% më shumë të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale. Kjo tregon se sesa në hava kanë qënë ata që e kanë kundërshtuar këtë nismë. Në fund Rama falenderoi Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, i cili “e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip. Po të ishte një shqiptar në vend të tij, – tha Rama, – me siguri do të fliste tërë kohën në telefon.”
 
“Kur djali ka humbur ndjenjat, ata kanë menduar se vdiq” Nëna e të plagosurit Zijadin Gjorgji rrëfen sherret me familjen e krushkut në Paskuqan të Tiranës “Edlira i tha djalit se nuk donte të largohej, pasi ajo ishte fati i tim biri, por nuk donte i ati” “Familja e Nuredin Likës tentoi që të fshihte krimin. Ata na morën në telefon dhe thanë se Zijadini kishte vrarë veten në shtëpinë e tyre. Fillimisht ne e besuam, por më vonë morëm vesh që djali im ishte plagosur nga vjehrri i tij, Nuredin Lika. Zijadini ka marrë pesë plumba në pjesën e barkut, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në mes të shtëpisë dhe ka dëgjuar planet që familja e tyre po bënte, për të fshehur krimin. Ata kanë besuar se djali kishte vdekur, por Zijadini dëgjoi gjithçka që u bisedua në atë shtëpi”, janë aludimet e ngritura nga Manushaqe Gjorgji, nëna e 26-vjeçarit të plagosur pasditen e së premtes në Paskuqan të Tiranës. Zijadin Gjorgji është plagosur me armë zjarri në shtëpinë e vjehrrit Nuredin Lika, pas një debati të mbartur. Edlira Lika, vajza e Nuredinit, është fejuar rreth tre vite më parë me 26-vjeçarin, por babai i saj kërkoi që të prishte fejesën, pasi mori vesh që Zijadini ishte i sëmurë. Konflikti ka nisur muaj më parë, gjatë kohës që dhëndri i tij ishte në Angli. Pas ardhjes në Shqipëri, situata mes dy familjeve degjeneroi deri në plagosjen e 26-vjeçarit, ku ky i fundit ka kërcënuar me kallash familjen Lika. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, Nuredin Lika, vëllain e të dëmtuarit, Hajri Gjorgji dhe vetë të dëmtuarin, Zijadinin. I riu mbahet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe te dera ruhet 24 orë në 24 nga shërbimet policore, pasi ndaj tij është lëshuar masa e arrestit. Nëna e të dëmtuarit, Manushaqja, ka treguar për gazetën “Shqip” të gjithë historinë e konflikteve mes dy familjeve. Si lindi konflikti mes dy familjeve? Djali im, Zijadini, ka qenë i fejuar prej tre vitesh me vajzën e Nuredin Likës, Edlirën. Fillimisht ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, por më vonë situata u përkeqësua. Nuredini nuk donte që t’ia jepte vajzën djalit. Për çfarë motivi? Përpara disa kohësh, Zijadini bëri një operacion në Angli, në pjesën e gushës. Mua si nënë, nuk më thanë gjë fillimisht. Më pas më treguan se djali kishte pasur një si tip nishani dhe mjekët ia kishin hequr. Operacioni shkoi me sukses dhe djali nuk pati më shqetësime, deri në njëfarë kohe. Më pas, ai pati probleme të tjera shëndetësore dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e kokës. Edhe ky operacion shkoi me sukses. Pas kësaj, Zijadini mori në telefon Edlirën dhe i kërkoi ndarjen. Ai i tha së fejuarës që të vazhdonte jetën, pasi djali nuk ishte mirë nga ana shëndetësore. Vazhdoi fejesa pas kësaj? Edlira i tha djalit se nuk donte të largohej, pasi ajo ishte fati i tim biri. Kështu që lidhja e tyre vazhdoi, pasi ata e donin njëri-tjetrin. Pas kësaj, Nuredini kërkoi prishjen e fejesës. Djali dhe krushku debatuan në telefon dhe Zijadini e kërcënoi. Ai nuk donte t’i bënte ndonjë gjë të keqe atij, por djalë i ri, nuk e ka ditur se çfarë po bënte. Sherret në telefon nuk mbaronin dhe Zijadini erdhi në Shqipëri për t’u sqaruar nga afër. Së bashku me djalin tjetër, Hajriun, ata shkuan në Paskuqan për të rrëmbyer vajzën e Likës. Atje situata u tensionua. Zijadini iku dhe është kthyer disa minuta më vonë, i vetëm. Hajriu nuk e ka ditur vendndodhjen e të vëllait. Ata nuk gjetën një zgjidhje të përbashkët? Jo. Kur Zijadini ka shkuar sërish te shtëpia e së fejuarës, i ka premtuar Nuredinit se vajzën do ta mbante shumë mirë, por ai nuk e besonte një gjë të tillë. Si duket, ata kanë bërë sherr të ashpër me njëri-tjetrin dhe Nuredini e ka qëlluar me pistoletë, në pjesën e barkut. Pas kësaj, ai ka tentuar që të vrasë veten, por nuk e ka lënë e bija. Ajo i ka thënë të atit që të mos e bënte atë veprim, pasi do ta merrte vetë fajin përsipër. Si e morët vesh lajmin? Fillimisht, ata ia kanë vënë armën djalit te barku, në mënyrë që policia të besonte se ai kishte vrarë veten. Pjesëtarët e familjes së Likës debatonin me njëri-tjetrin, për mënyrën e fshehjes së krimit. Më pas na mori në telefon, personi që ndërhyri për fejesën e tyre me mblesëri. Ai na tha se Zijadini kishte vrarë veten te shtëpia e Nuredinit. Ne e besuam fillimisht, por më pas morëm vesh të vërtetën. Djali ka mundur që të dëgjojë të gjitha bisedat që janë zhvilluar në atë shtëpi. Familja e tyre ka besuar se djali kishte vdekur, pasi ai kishte humbur ndjenjat. Pavarësisht kësaj, ai ka mundur që të dëgjojë shumë gjëra, pas krimit, të cilat ia tregoi policisë dhe neve. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën edhe pse humbi shumë gjak. Policia më ka arrestuar djalin tjetër, Hajriun, pasi thotë se ai ka tentuar të vrasë krushkun. Kjo nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajim. /top-channel
 
Shpërthimi i një pusi nafte në fshatin Verri të Fierit ka çliruar sasi të madhe gazi në zonën që ndodhet pranë tij duke shkaktuar panik tek banorët që ndjehen të rrezikuar. Prania e madhe e gazit në ajër për shkak të rrjedhjes së pusit që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po që ka vijuar për disa ora, ka bërë që rreth 15 familje banesat e të cilëve ndodhen afër pusit të dëmtuar të largohen nga fshati. Ndërkohë që edhe në shkollën e mesme të fshatit është ndërprerë mësimi për shkak se nxënësit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përgjegjëse, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për mbylljen e pusit. 16 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)
Fushë Krujë-Sërish shpërthim shpërthim me lëndë plasëse, të llojit tritol ka ndodhur në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të së dielës, vetëm pak metra larg rajonit të policisë. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës, e cila ishte dhënë me qira nga pronari i saj, Esat Karai dhe përdorej si dyqan. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. ORA NEWS
TIRANE- Pas superskandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, një tjetër skemë vjedhjeje është zbuluar në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se arkëtari Besmir Laja, prej afro 3 muajsh ka përdorur metoda të ndryshme për vjedhjen e afro 100 mijë eurove nga arkat e bankës. Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçari mendohet se brenda ditës ka nxjerrë nga banka shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, me raste edhe më shumë. Sipas të dhënave të grupit hetimor, arkëtari i cili tashmë është shpallur në kërkim, i ka nxjerrë shumë lehtë paratë nga banka pa u diktuar njeri. Sipas burimeve policore, si pasojë e eksperiencës së përfituar në punë, ai ka mundur që të gjejë edhe mekanizimin për të tërhequr para nga banka, pa u vënë re. Të njëjtat burime sqarojnë se në fund të ditës, Laja bënte llogaritë e parave që kishte grumbulluar nga klientët e bankës së nivelit të dytë dhe më pas ai i depozitonte në koli, të cilat janë të ndara në manceta. Këto të fundit janë pako me 100 prerje dhe gjatë futjes së lekëve tek ato, arkëtari mashtronte me shumën e parave që depozitonte. Pasi, nëse brenda një mancete 29-vjeçari duhej të fuste 100 prerje 10 mijëshe, ai fuste vetëm tufën e parë të parave me këtë prerje dhe pjesën tjetër i fuste me prerje të tjera, për shembull pesëmijëshe, duke mos arkëtuar shumën e saktë të parave. E gjithë skema e vjedhjes është zbuluar pas një kontrolli që banka ka bërë muajin e fundit, nga i cili ka rezultuar se në bankë mungonin lekë dhe pas një hetimi të përgjithshëm është vërtetuar se në bankë mungonte një shumë e madhe parash. Gjithashtu, Laja ka mundur që të marrë nëpërmjet mashtrimit edhe 510.000 lekë të reja nga bankomatet. Ndërkohë, Brunilda Dura, me detyrë asistente/ shefe operacionale pranë kësaj banke dhe shtetasi Fezi Zeneli, me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që arkëtari të kryente vjedhjen. /BalkanWeb
 
SARANDE- Arrestohen për “Shpërdorim Detyre” dhe “Kotrabandë Mallrash” dy doganiere dhe një tregtar nga krimi finaciar në Sarandë. Në pranga janë përkatësisht Redi Karalli dhe Ndriçim Stojku të dy doganier në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, si dhe tregtari Dritan Ismalaj. Ky i fundit u arrestua në “Qafën e Muzinës”, ndërsa transportonte një sasi mallrash me vlerë disa mijë euro, për të cilat nuk kishte paguar detyrimet doganore. Mallrat ushqimorë si dhe një sasi kafeje do të tregtoheshin në qytetin e Sarandës. (ed.me/News24/BalkanWeb)
Top