Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
TIRANE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar. Mësohet se një automjet tip ‘Fuoristradë’ ka përplasur një grua, e cila ishte duke ecur në rrugë. Pas plagëve të marra, bëhet me dije se e moshuara është transportuar në gjendje të rëndë për në spital. Ndërsa nuk dihet ende emri i të plagosurës dhe as drejtuesit të mjetit. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (ed.me/BalkanWeb)
 
Ja dokumentet që i duhen çdokujt për të qenë pjesë e një nga 47 kurseve, të cilat ofrohen në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional. Kaluam pranë shkollës Besnik Sykja dhe pamë të rinj që dilnin së bashku të lumtur. Fillimisht, menduam se ata ishin gjimnazistë, por jo të gjithë ishin aq gjimnazistë. Grupmosha të ndryshme po dilnin prej andej së afërmi të lumtur që kishim mësuar diçka të re edhe sot. Zbuluam se aty së afërmi ishte një Drejtori Rajonale e Formimit Profesional. Saktësisht, ishte Drejtoria e Formimit Profesional numër 4 në Tiranë. Kursantët kishin ikur, të tjerë ishin në ndjekje të kursit, por “Shekulli” nuk u largua pa biseduar m drejtorin e kësaj qendre që dukej si një formë shpëtimi për disa dhe si një rrugë që të çon drejt punësimit për disa të tjerë. Arben Sinojmeri, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional 4 në kryeqytet nuk nguroi të na shpjegonte se besimi në funksionimin e këtyre drejtorive ka filluar gjithnjë e më shumë të shtohet, pasi edhe numri i kursantëve është rritur shumë. Sinojmeri do të na shpjegojë në një intervistë për “Shekullin” edhe dokumentet që i duhen çdokujt për të qenë pjesë e një nga 47 kurseve, të cilat ofrohen në këtë drejtori. Cili është qëllimi i kësaj drejtorie të formimit profesional? Qëllimi i DRFPP-ve, pra jo vetëm i yni është afrimi i punëkërkuesve të papunë, drejt tregut të punës, në një kohë rekord. Ne ofrojmë kurse profesionale për të papunët punëkërkues dhe për çdo person tjetër të interesuar. Sa kurse ofroni aktualisht? DRFPP 4 ofron rreth 47 kurse për këdo që dëshiron të marrë një zanat apo të përmirësojë dhe të forcojë aftësitë e veta në një fushë të caktuar. Kurset janë të ndara sipas këtyre katër departamenteve: departamenti i shërbimeve teknike, ai i shërbimeve turistike, ai i shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera. Ne ofrojmë kurse profesionale dhe jo profesionale. Kurset profesionale përfshijnë zanatet më të kërkuara në tregun e punës, kurse kurset jo-profesionale (ose suplementare) përfshijnë njohuritë ekstra që duhet të ketë çdo punëkërkues i standardeve moderne (gjuhë të huaja dhe bazat e kompjuterit). Çfarë dokumentesh i duhet çdokujt për t’u bërë pjesë e juaja? Për të papunët punëkërkues (që e përfitojnë falas kursin) duhet: një kopje e dokumentit identifikues, si dhe një kupon që tërhiqet pranë Zyrave të Punës Tiranë, që të vërtetojë papunësinë. Për personat e punësuar që duan formim ekstra pranë qendrës: duhet ID si dhe një pagesë (me tarifa shumë sociale) që bëhet pranë bankave. Ndërsa për kategorinë e fundit, atë të personave që u përkasin kategorive sociale në nevojë duhet ID dhe një dokument që të vërtetojë kategorinë së cilës i përket. Nuk janë shumë dokumente dhe as që është një procedurë e bezdisshme aplikimi për t’u bërë pjesë e drejtorisë sonë. A ka një grupmoshë të caktuar, e cila është më e favorshme për t’u bërë pjesë e juaja? I vetmi kriter i yni është që të jesh mbi 16 vjeç dhe kjo për një arsye madhore: sepse kjo është kufiri i moshës mbi të cilin lejohet punësimi ose vetë-punësimi. Sa zgjat një kurs? Ka kurse që zgjasin dy muaj, por ka edhe të tjerë që zgjasin 12 muaj. Pra, varet nga dega që zgjidhet nga aplikanti për kursant. Sa të interesuar janë sot shqiptarët për kurset profesionale? Ka një interes në rritje të vazhdueshme të punëkërkuesve të papunë karshi formimit profesional. Unë do të thosha që njerëzit po ndërgjegjësohen për përfitimin e jashtëzakonshëm që sjell përvetësimi i një zanati të kërkuar nga tregu i punës. Viti 2013-2014 tashmë është konsideruar si nisja e një epoke të re: Rinia (dhe jo vetëm) drejt arsimit dhe formimit profesional. Vëmendja e qeverisë për rritjen e numrit të të punësuarve, drejt zanateve, ka krijuar një impakt pozitiv jo vetëm tek punëkërkuesit, por edhe tek DRFPP-të, të cilat po i përgjigjen këtij objektivi. DRFPP numër 4 është në sinkron me angazhimin e qeverisë dhe me nevojat e punëkërkuesve dhe sipërmarrjes shqiptare për ofrimin e punëtorëve cilësorë. Sa e ndihmon ky organizim shoqërinë shqiptare? Është një periudhë ndryshimesh dhe ridimensionimi të pozicioneve që shoqëria shqiptare po konturon. Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe duhet të orientohemi drejt atyre nevojave që Europa ka dhe ne mund ta bëjmë këtë më së miri. Shoqëria jonë nuk mund të eksportojë tru??? Ne mund të shesim shërbime shumë të mira dhe konkurruese në ndërtim, agroturizëm e shërbime të tjera sociale. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë mision ndaj punojmë fort. DRFPP 4 është sot pa dyshim një ndër skuadrat model. Ajo është në transformim total, po ndryshon në mentalitet, në politikat e formimit, në raportet e saj me sipërmarrjen dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me partneret tanë. Ndaj edhe vëmendja e të rinjve ka filluar të rritet ndjeshëm. DRFPP 4 dhe stafi i saj e ndjek me shumë vëmendje jo vetëm formimin, por edhe postformimin. “Sepse kemi një bazë të dhënash për kursantët që punësohen dhe punojnë fort me bizneset për të mundësuar çdo punësim. Ne jemi sot një qendër që po ndryshojmë dhe po përmbysim mentalitetin”, na tregon drejtori Arben Sinojmeri. “DRFPP 4 mund të pilotojë edhe politika vetëfinancimi, pasi ne mund të gjenerojmë të ardhura dhe të dalim nga politikat e subvencioneve buxhetore. Mundësitë janë, modelet ekzistojnë, ndaj na duhet vetëm vullneti dhe vëzhgimi në një optike të re, pa paragjykime i këtij procesi që mund të jetë një revolucion. Ne jemi gati të garojmë”, e mbyll ai bisedën me Shekullin. 47 kurset që mund t’i përfitoni falas DRFPP 4 ofron rreth 46 kurse për këdo që dëshiron të marrë një zanat apo të përmirësojë dhe të forcojë aftësitë e veta në një fushë të caktuar. Kurset janë të ndara sipas këtyre katër departamenteve: departamenti i shërbimeve teknike, ai i shërbimeve turistike, ai i shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera. 1. Elektroaut (2 nivele), 5 muaj 2. Shërbime automobilistike, 5-6 muaj 3. Llamarinist, bojatisje mjeti, 5 muaj 4. Saldator, 3 muaj 5. Instalues i rrjetit elektrik, 4-5 muaj 6. Riparues i elektroshtëpiakeve, 5 m 7. Instalues panelesh fotovoltaike, 3 m 8. Hidraulikë, 5 muaj 9. Instalues e riparues të sistemeve ngrohëse-ftohëse, 3.5 muaj 10. Instalues panelesh diellore, 3 muaj 11. Riparues elektronik, 4-5 muaj 12. Riparues për kompjuterë, 4.5 muaj 13. Ndërtim, 7-8 muaj 14. Punëtor duro-alumini, 2.5 muaj 15. Kopështari-Luleshtari, 3.5 muaj 16. Punues druri, 5 muaj 17. Mobilier, 5 muaj 18. Tapicier, 3-4 muaj 19. Rrobaqepësi, 4-5 muaj 20. Fasoneri, 2 muaj 21. Punime tekstili, 5 muaj 22. Tipograf, 5 muaj 23. Parukeri, 4 muaj 24. Estetike, 5 muaj 25. Manikyr-Pedikyr, 2.5 muaj 26. Berber, 2.5 muaj 27. Tatuator, 2.5 muaj 28. Kuzhinier, 4-5 muaj 29. Kamarier, 2.5 muaj 30. Banakier, 3 muaj 31. Përpunim brumi, 4-5 muaj 32. Recepsionist 2.5 muaj 33. Turizëm familjar, 4 muaj 34. Guidë turistike, 2 muaj 35. Sekretari, 2.5 muaj 36. Asistente social, 2.5 muaj 37. Kujdestar fëmijësh, 2 muaj 38. Kujdestar për të moshuar, 2 muaj 39. Kujdestare në shtëpi, 2 muaj 40. Kujdestar për personat me aftësi të kufizuar, 2.5 muaj 41. Sipërmarrës biznes i vogël, 3 muaj 42. Arkëtar zyre, 2 muaj 43. Kompjuter, 2 muaj 44. Graphic design, 1 muaj 45. Anglisht (3 nivele), 11 muaj 46. Italisht (3 nivele), 11 muaj 47. Gjermanisht (3 nivele), 11 muaj i njësisë 4 në kryeqytet Arben Sinojmeri /Shekulli
Nis mbledhja e firmave për shatërvanin, qytetarët: Simbol i Durrësit Durrës - Ka nisur të nënshkruhet peticioni për të mos lejuar prishjen e shatërvanit të qytetit bregdetar të Durrësit, në kuadër të projektit të ri për qendrën e qytetit. Rreth 1000 firma qytetarësh janë mbledhur për tu paraqitur më pas në Këshillin Bashkiak, duke synuar ndryshimin e vendimit për realizimin e projektit të ri që përfshinte dhe prishjen e shatërvanit ekzistues. Prej javësh ka pasur një lëvizje qytetare për të mos lejuar prishjen e një prej simboleve të qytetit bregdetar të Durrësit, siç është dhe shatërvani i qytetit. ORA NEWS
TIRANE-Kishte dy mënyre për të vdekur, ose nga plumbat që na qëllonin, ose të vazhdonim fluturimin dhe të shpërthente helikopteri, pasi kishim humbur karburant". Në një rrëfim për "Gazeta Shqiptare", komisar Xhemali, tregon se si helikopteri i sektorit Special të Helikopterëve në repartin RENEA u qëllua më shumë se 30 herë gjatë aksionit për asgjësimin e lëndës narkotike në zonën e Dukagjinit. "Marrja e vendimeve në kohën e duhur dhe në mënyrë gjakftohtë na ka shpëtuar nga ajo situatë", pohon komisari. Për herë të parë 'GSH' boton sot edhe fotografitë ku duken pjesët e helikopterit të dëmtuara nga plumbat. Z. Xhemal, çfarë ka ndodhur ditën që ju qëlluan? Ka qenë data 22 gusht kur ndodhi ngjarja. Kishim marrë urdhër që helikopteri ynë të nisej nga Shkodra për në fshatin Plan. Ngritja e helikopterit është bërë në orën 11:40 minuta nga qyteti i Shkodrës. Kemi fluturuar për 15 minuta dhe kemi mbërritur në fshatin Plan. Aty kemi lënë dy efektivët e policisë që kishim me vete. Madje, kam zbritur edhe unë me kolegun tjetër që kisha në bord. Bashkë me efektivët kemi parë se ku ishin vendosur trupat e tjerë dhe pasi i kemi evidentuar forcat e policisë u kemi thënë efektivëve që do largoheshim pasi kaq ishte misioni ynë. Në orën 12:02 minuta kemi bërë ngritje nga fshati Plan dhe pas 15-20 sekondash, pasi ne jemi ngritur kemi dëgjuar dy të shtënat e para. Dhe pas disa sekondash kemi dëgjuar edhe të shtënat e tjera. Sa herë ju kanë qëlluar? Na kanë qëlluar më shumë se 30 herë. Nga krismat që dëgjova m`u krijua përshtypja se na qëllonin me dy armë të ndryshme. Një lloj arme me të cilën na kanë qëlluar mendoj se ka qenë kallashi, ndërsa për llojin tjetër të armës nuk e përcaktoj dot. Nga e kuptuat se ju qëlluan? E kuptuam se helikopteri ynë ishte qëlluar, pasi 2-3 sekonda pasi na kishin qëlluar ndjemë erën e vajgurit që po përhapej përreth dhe kuptuam se nga plumbat na ishte çarë rezervuari dhe tubi i karburantit të helikopterit. Si arritët të shpëtonit nga plumbat që ju qëlluan? Do të marr një shembull analog për të kuptuar se si e kaluam atë situatë. Të ka ndodhur ndonjëherë që të kalosh një kryqëzim në rrugë pa e pasur mendjen dhe kur ke dalë në anën tjetër të rrugës t`i bësh pyetjen vetes se si ke arritur ta kalosh rrugën? Kështu na ka ndodhur edhe neve atë ditë. Edhe tani kur e kujtoj të gjithë situatën më duket si një ëndërr. Por, mendoj se ishte një vullnet i Zotit që ne t`ia dilnim mbanë. Patët frikë në ato momente? Jo, nuk mund ta quajmë frikë. Por, ishte një situatë delikate. Unë e njihja zonën e Dukagjinit dhe të Malësisë së Shkodrës, sepse kam shkuar edhe herë të tjera në atë zonë që kam dërguar ndihma dhe në moment e mblodha veten bashkë me kolegun tjetër dhe falë gjakftohtësisë dhe veprimeve të koordinuara në kohë dhe ashtu siç duhej, ishin ato që na shpëtuan nga ajo situatë. Kryerja e të gjitha veprimeve me gjakftohtësi nga ana jonë na shpëtuan nga vdekja. Çfarë menduat kur plumbat ju goditën? Gjatë krismave të para, në ato kushte mendova se vdekja mund të na vinte në dy mënyra. Në ato rrethana që ishim kishim dy mundësi që të vdisnim, ose nga plumbat që vinin me breshëri në drejtim të helikopterit tonë, ose të vazhdonim fluturimin dhe helikopteri të merrte flakë, pasi gjatë gjithë kohës na rridhte karburanti. Megjithatë, ne morëm vendimin që të vazhdonim fluturimin dhe të uleshim në një vend të përshtatshëm. Para kishim një përrua dhe kolegu më tha të uleshim aty, por mua m`u duk pak terren i thepisur dhe vendosëm që më mirë të uleshim në një zonë tjetër. Dhe pas kësaj u ulëm në fshatin Mgull, mbi arën me misër të një banori të këtij fshati. Ishte çdo gjë si një ëndërr që nuk e dinim si do përfundonte. Kur u ulëm mbi misër, helika priste misrin i cili ishte 3 metra para nesh dhe ne prisnim se kur do ndalonte dhe çdo gjë do merrte fund. Kur helikopteri ndaloi, pamë se çdo gjë kishte mbaruar më së miri. Nëse do isha në një situatë normale, kurrsesi nuk do isha ulur mbi atë arë për shkak të rrezikut që na priste, por ja që atë ditë helikopteri u ul dhe u vendos aq mirë në tokë, sikur ta kishim vendosur vetë me dorë në atë pozicion, pasi mbrapa helikopterit ishte gardhi i arës dhe ne nuk e kishim prekur, në pjesën para helikopteri mund të prekte murin rrethues të shtëpisë, por nuk e prekëm, prandaj them se ulja ishte një mrekulli. Çfarë bëtë pasi u ulët në tokë? Kur u ulëm kryefamiljari i banesës ku u ulëm na doli bashkë me familjen e tij, që dua ta theksoj ishin njerëz që na kanë ndihmuar shumë. Pasi ata na ndihmuan që të merrnim nga helikopteri ato që na duheshin, kam komunikuar vetë në telefon me drejtuesit e policisë dhe konkretisht me nëndrejtorin e policisë, Altin Qato dhe pas këtij komunikimi na thanë që të mos bënim asgjë, derisa të vinin forcat policore. Helikopterin e lamë aty, derisa dy ditë më parë u zhvendos. (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Përshëndetje! Në këtë forum trajtohen tema universale dhe probleme që hasen në të gjitha shoqërite shqiptare. Përpara se të shkruani në këtë forum! 1. Është e rëndësishme që anëtarët të respektojnë temën e hapur duke iu përmbajtur asaj që trajtohet aty. Në rast se postimet nuk do i përmbahen temës do të transferohen tek Arkivi i posteve. Gjithashtu përpara se të hapni një temë të re hidhini nje sy temave të hapura më parë në mënyrë që të shmanget hapja e dy temave njësoj. 2. Nuk lejohet hapja e temave të tipit chit-chat, apo tema me një fjali apo një pyetje të vetme. Hapësi i temës duhet të ndërtoj një temë që ngjall interes dhe vlen për t'u diskutuar. 3. Në rast se tek Tema e Dites (vendet Shqipfolese) mund të tolerohet një artikull gazete apo reviste, kjo sipas meje mund të ndodh vetëm nëse postuesi i temës citon një pjesëz të vogël të artikullit duke e shoqëruar me një koment të tijin, gjithashtu edhe me pyetje për temën. Kjo formë është e pranueshme pasi nxit edhe pjesmarrjen e anëtarëve në diskutim. Nuk mund të tolerohen thjesht copy/paste gazetash, revistash. Hapësi i temës duhet të kontribuoj duke dhënë mendimin e tij lidhur me atë pjesë të shkëputur nga artikulli i marrë, përndryshe tema e hapur nuk do të kishte asnjë rëndësi. 4. Temat apo postimet me karakter fetar si dhe jasht nentemes do fshihen si të papërshtatshëm. Për të shtjelluar besimet tuaja personale mund të frekuentoni nën-forumet e posaçme. 5. Respektoni mendimin e gjithsecilit. Liria e fjalës dhe e mendimit është e drejtë e të gjithëve. 6. Nuk lejohen: ofendime, sharje apo sulme ndaj njëri-tjetrit. Kjo do të nxiste debate të panevojshme, acarime, fyerje e rrjedhimisht devijim nga përmbajtja e temës. 7. Gjuha e këtij forumi është Shqip! Ju falenderoj për kohën që shpenzoni në këtë forum!
 
Gjatë vizitës në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi rëndësinë që po tregon qeveria ndaj arsimit profesional, si mundësia më e mirë për t’u punësuar. Veliaj tha se shkollat profesionale në të gjithë vendin po përgatiten të presin nxënësit për vitin e ri shkollor. (BalkanWeb)
 
Një grua në Tiranë është dëmtuar në fytyrë nga i shoqi, sipas një akti barbar të së kaluarës, kur nëse një femër shkelte nderin e familjes asaj i pritej hunda. 41-vjeçari Shkëlqim Hysaj doli para gjykatës për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe dhunës në familje, pasi i ka prerë hundën të shoqes, e cila sipas tij ka tradhëtuar marrëdhënien bashkëshortore. Por i pandehuri u përpoq të vetëmbrohej nga dënimi i mundshëm me një alibi tjetër, duke pretenduar se kishte vajzën të mitur dhe nuk ka kush e rrit. “Unë e kafshova në hundë time shoqe dhe ja këputa, sepse ndonëse më tradhëtoi, unë e fala, lashë Poliçanin ku jetonim dhe erdhëm në Tiranë për t’i dhënë një mundësi martesës. Në kohën që unë punoja në Greqi, djali ynë e kapi në shtëpi me dikë tjetër e për shkak të dhunës ai tani ndodhet në burg. Unë e fala, por në orën 5.30 të mëngjesit, ditën e shtunë, kur unë po flija ajo hyri në dhomë për të më vrarë. Madje më këputi edhe gishtat. Atëherë, në gjaknxehtësi e sipër unë i këputa hundën”, ka treguar i pandehuri. Por prokurori Ervin Karanxha pretendon se ky episod nuk ka ndodhur në sherr e sipër. “Si pasojë e kafshimit një pjesë e hundës ka rënë në tokë dhe është dëmtuar. Në këtë rast kemi plagosje me dashje dhe dhunë në familje, akuza të parashikuara në Kodin Penal. Hunda që ka rënë në tokë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, ka deklaruar Karanxha. Ndërkohë, avokatja Vjollca Pustina i kërkoi gjykatës të vendosë masën ‘detyrim paraqitjeje’ për Hysajn, pasi siç tha ajo, klienti i saj është viktima në këtë rast, duke qenë se sipas saj ai ka vepruar për t’u vetëmbrojtur. Aq më tepër, tha avokatja, që ai është ende i tronditur nga tradhëtia. Në mbyllje të seancës gjykata shpalli masën ‘arrest me burg’ për Shkëlqim Hysajn, i cili do të presë përfundimin e hetimeve në paraburgim. / Top Channel
Lajm i fundit: Arrestohet guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve jozyrtare mësohet se fletëarrestet e Prokurorisë janë lëshuar për kreun e BSH dhe për Inspektoren e Përgjithshme të këtij institucioni, Elivar Golemi, dhe gjykata ka vendosur ekzekutimin e tyre. Arrestimi i tij dhe shoqërimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës erdhi vetëm pak orë pas dëshmisë nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës./Top Channel
Delegacioni shqiptar në samitin e NATO-s në Uells të Britanisë kryesohet nga shefi i qeverisë, Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballje me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Udhëheqësit botërorë, të mbledhur në Uells të Britanisë, po diskutojnë për rrezikun e grupit Shteti Islamik, Afganistanin dhe krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Si reagim ndaj atij që shihet gjerësisht si agresion rus, ata pritet të ndërmarrin hapa energjike për formimin e një force ushtarake të ndërhyrjes së shpejtë, që të mund të dislokohet me shpejtësi në zona të caktuara në Evropën Lindore. Takimi i sotëm filloi me një ceremoni për të nderuar forcat e armatosura të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë që kanë luftuar në Afganistan. David Cameron, kryeministri i vendit mikpritës i përmblodhi sfidat madhore globale në komentet e tij në fillim të konferencës: “Trupat ruse janë ilegalisht në Ukrainë. Kërcënimi ekstremist islamist, është ringritur në një formë të re në Irak dhe Siri. Këto janë vetëm dy nga kërcënimet me të cilat ne përballemi. NATO-ja është spiranca e sigurisë sonë dhe gjatë këtyre dy ditëve, ne duhet ta rigjallërojmë dhe rifokusojmë aleancën për të përballuar rreziqet e reja dhe për t’u siguruar që ajo do të vazhdojë të garantojë stabilitetin në gjithë botën,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, para takimin e akuzoi Rusinë se po sulmon Ukrainën.
 
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës. Një nënë ka mbytur foshnjen e saj të porsalindur dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës së saj. Policia ka arrestuar 29-vjeçaren Eriona S. Foshnja e mbytur është e seksit mashkull dhe ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Policia po heton shkaqet e vrasjes. / Top Channel
Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në një lagje të Athinës vetëm sepse folën shqip. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta greke “I Efimerida ton Sindakton”. Dy 17-vjeçarët ndodheshin si turistë në Greqi bashkë me familjet e tyre, që janë me banim të përhershëm në Itali e Maqedoni, dhe në shtetin helen kishin vajtur për të vizituar të afërmit e tyre që banojnë në Athinë. Dy policë grekë sapo i kanë dëgjuar adoleshentët të flasin shqip i kanë arrestuar dhe i kanë dërguar në rajonin e policisë. Sipas gazetës greke policët i kanë ofenduar dy të rinjtë dhe pasi prindërit kanë vajtur në rajon me dokumentacionin që vërtetonin që ishin turist, i kanë liruar vetëm pas 2 orësh dhe as që kanë denjuar që të kërkojnë ndjesë.
Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente. Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parullë kundër klerikut serb Irenej, në të cilën thuhej: "Kryepeshkopi i Serbisë, kundër Shqipërisë". Derisa aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë shoqëruar për në komisariat,në Tiranë janë parë edhe një grup të rinjsh serbë të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë, duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej. Nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera. Godina madhështore e Katedrales është rrethuar me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryhej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet. http://www.shqiperia.com/Flamuri-serb-midis-Tirane-Nderojne-ardhjen-e-Irinejit-antishqiptar!-.25323/
pûci politik i ndihmuar nga Europa dhe amerika,detyruan federaten ruse te reagoje aq shpejt te reagoje ne kerkesen per ndihme ushtarake nga presidenti ukrainas dhe arritje ps ejo ne nje lufte te mundehsme te ftohte mes bllokut lindje perendim si dikur.ne kete nxehtesi politike Europa dhe amerika jane te paret qe provokuan ukrainen,pe rrevuluciion pro europian,dhe ne anen tjeter ato provokuan nervin e nje federate ruse e cila po perballet me provokime te shpeshta nervi nga politikan qe arriten ta gjunjezojn nje puisance nukleare sic ishte irani dje.irani eshte sot problemi kryesor per rusine sepse deri dje ky vend ishte cdo dite prej vitesh i mbrojtur nga federata ruse ,dhe me renje dakord mes paleve perendeimore deh iranit ato kujtuan se dhe nje her gllaberuan boten.siria mundet te harrohet po qe se neser do shperthej konflikti mes rusise deh ukraines,nato do mundohet te nderhyje ushtarakisht,por rreziku ne europe do jete katastrofik deri ku dhe mundet te shperthjne mundesi separatizmi e me shume ne ballkan mes shqiptarve qe enderrojn per nje shqiperi etnike,boshnjaket qe jan cdo dit ne karten e dejtonit por e rendesishmja ajo e rambujese mendoj se do jete dhe nje here e mundhsme si dikur ne fillim luften e pare botrore ku filloi pikerisht ne ballkan.....belgjika federale qe kerkon separatizem me Wallonie e flandria,spanja me catalunia deh asturia,romania me separatizmin e vjeter mes moldavise etj etj.po filloi kjo lufte e cila seriozisht po tregon se fati i europes po shkon drejt shekujve té harruar ku ajo vete ishte shkaktarja kryesore e konflikteve té pergjakura ne mbare boten.si mendoni ju rusia sot do tregoje dhe njeher forcen si ne kohen kur luftoi gjermanet naziste dhe i dha lirine gjithe europes?
 
Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim të publikuar në gazetën Panorama, thotë se e ka ekzagjeruar duke e krahasuar Edi Ramën me Hitlerin për fjalimin që mbajti për armët kimike. U kërkoj ndjesë mbështetësve të Ramës. Mund të kisha thënë: Më kujtoi Sali Berishën, i cili kur humbi zgjedhjet, ua vuri fajin mashtrimeve të opozitës dhe budallallëkut të popullit shqiptar, që nuk ditën të vlerësojnë arritjet e tij. E di që edhe kjo u duket e tepruar, por nuk kamë çfarë bëj. Lubonja megjithatë e ka edhe një krahasim tjetër. Ishte e papranueshme që kryeministri na mbajti edhe 29 minutat e fundit në ankth, dhe çështë më e keqja, tha: Unë u thashë atyre dhe tani po ua them edhe juve. Edhe Enver Hoxha, ndonëse vendoste vetë, kurrë nuk thoshte unë, por Partia, Byroja Politike dhe Kuvendi Popullor./ep
Croatie, vendi i ri ne bashkimin europian po shqyrton qe per tju ofuar shtetesine croate njereze te huaj, duhet te plotsojn vetem kriterin besues ate dsponibilitet te 1.1 millions EUR. Qellimi eshte qe te terheqi sa me shume millioner e investitures te huaj ne kete vend.Malta dhe hungaria Jane ne kete aplikim dhe Canada e larget ofron kete mundesi.Ndersa shqiperia ecen acoma me projektin gjigand economik berishjan,shqiperia 1 EUR.
Top