Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Ja si grabisnin me dhunë “gjahtarët e natës” Policia e Tiranës ka arrestuar dje gjashtë persona, të cilët dyshohet se kanë kryer një sërë grabitjesh me dhunë në disa pika të karburanteve në rrethe të ndryshme të vendit. Arrestimi i tyre u bë nga forcat e policisë së komisariatit numër 1 në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë gjashtë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim. “Sot strukturat e komisariatit numër 1 në Tiranë pas një hetimi të kujdesshëm bënë të mundur kapjen e një grupi të strukturuar kriminal me tendencë vjedhjen me dhunë në disa qytetet të vendit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjahtarët e natës” u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm”: Orgelc Halmusaj 24 vjeç banues në Kamëz Aleksandër Daci 26 vjeç banues në Kamëz Kristi Koleci 22 vjeç banues në Bathore Bashkim Mëllungja 30 vjeç banues në Bathore Ndue Deshaj 27 vjeç banues në Bathore Fredi Mëllungja 26 vjeç banues në Kamëz Si dhe është shpallur në kërkim Gentian Lika Të gjashtë shtetasit e lartpërmendur u kapën përgjatë momenteve të përgatitjes së një vjedhje me dhunë të një pike karburanti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Pogradec. Të ndaluarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete tip “Volsvagen Golf” dhe “Benz”, të cilat dyshohet se i kanë përdorur për të kryer vjedhjet me dhunë. Sipas shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë, të arrestuarit janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat: - Më datë 16 nëntor 2013, vjedhja e një pike karburanti në Laç -24 janar 2014, vjedhja e një pike karburanti në Bërzhitë -13 janar 2014, vjedhja e një pike karburanti në Laç -15 janar 2014, vjedhja e një pike karburanti në Burrel -17 janar 2014, vjedhja e pikave të karburantit në Lushnjë dhe Vorë Nga ana e policisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi dhe identifikimin e lidhjeve të tjera të mundshme kriminale, ndërsa materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorive të rretheve gjyqësore Tiranë, Mat, Laç dhe Lushnjë.
 
I penduari i “tritolit”: Unë bëja vrasjen, sekseri merrte lekët- Vrasësi me pagesë, 31-vjeçari Juljan Sinanaj, ka shfaqur pakënaqësi rreth pagesave për çdo eleminim fizik që kryente, ndoshta për këtë fakt ka zgjedhur dhe të bashkëpunojë me policinë. Në rrëfimin pranë ekspertëve të Policisë së Tiranës dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai zbërtheu gjithë skemën e vrasjeve. Si përshembull, Sinanaj tha se për vrasjen e bisnezmenit Sokol Veizaj i ishin premtuar 1500 metra tokë dhe në fund kishte marrë vetëm një apartament. Ndërkaq, atentati në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ishte mundësuar pas dështimit të vrasjes së një tjetër biznesmeni, me inicialet J.M. Porositësi Marion Mitro i kishte premtuar Sinanajt 20 mijë euro në këmbim të vrasjes së Metushit dhe meqë nuk u realizua, ai i kërkoi killerit 27-vjeçarit të vendoste tritol në makinën e prefektit të Vlorës. Kryesisht Sinanaj merrte nga 5 deri në 50 mijë euro për çdo shërbim, ndërsa ka theksuar faktin se i dukej sikur paguhej më pak se Neritan.Gj..... ...... Per me Shume
 
Në një letër dërguar Agjencise Qendrore të Inteligjencës në SHBA(CIA-s), avokati amerikan Edgar M.Church, shpjegon në detaje vizitën e tij në Egjipt në vitin 1949 dhe ofron një tablo për të gjithë personazhet që njohu atje. Në këtë letër avokati amerikan shprehet se ai personalisht nuk ka parë apo takuar asnjërën prej motrave të Ahmet Zogut, por shton se kunata e Zogut, i ka rrëfyer atij mbi marrëdhënien që kishte Zogu me të motrën e vetë. Më pas avokati amerikan raporton dhe informon se gjatë një shëtitje me Geraldinën në rezidencën e re që po ndërtonte Zogu, kjo e fundit i bëri të ditur se motrat e Zogut do të jetonin veçmas çiftit, por la të nënkuptohej se përjashtim bënte Senija, e cila do të qëndronte pranë dhomave të Zogut. Avokati amerikan përshkruan në detaje dhe arkat me florinj që mbante Zogu në shtëpi dhe historinë e një shërbëtoreje të shtëpisë që u dyshua se kishte vjedhur flori. Më pas Edgar M.Church, detajon dhe të dhënat mbi motrën e Geraldinës dhe bashkëshortin e saj amerikan të cilët thekson se nuk mund të konsiderohen “veçanërisht të besueshëm”. Por përtej këtij fakt, në dosjen e de-klasifikuar amerikane të CIA-s, avokati amerikan në disa letra të njëpasnjëshme që i ka dërguar kësaj agjencie të inteligjencës ka theksuar faktin se edhe ai vetë besonte dhe kishte krijuar bindjen se Zogu dhe motra e tij Senije(të cilën amerikani herë e shkruan Xenida dhe herë Xeneia,) kishin një marrëdhënie intime mes tyre dhe se Geraldina, gruaja e Zogut, ishte në dijeni të plotë të këtij fakti. Avokati amerikan nga ana e tij u afrua pranë oborrit të Mbretit Shqiptar në Ekzil nga vetë gruaja e Zogut, pasi ai ishte i martuar me kushërirën e saj. Më poshtë dokumenti i plotë i datës 11 Maj 1949 i de-klasifikuar nga CIA dhe i përkthyer në shqip: SEKRET11 Maj 1949 -Memorandumi i dosjes: (me shkrim dore) Info nga Edgar M. Church, bashkëshorti i kushërirës së Geraldinës dhe avokat i Zogut 1. Mbreti Zog jeton në adresën 16 Rue Ekbal, Ramleh, Alexandria 2. Me aq sa konstatova unë gjatë vizitës ku takova mbretin, të ftuarit e tij dhe familjarët e tij, janë këto të dhëna të mëposhtme: a) Kemal Bey Messari: Messari është një kujdestar i cili me sa duket kujdeset për punët e grupimit të Zogut dhe protokollin. Ai ishte personi që u dërgua për të më takuar mua kur mbërrita në hotel, hoteli ishte shumë pranë rezidencës së Zogut dhe në këtë hotel ai akomodon të gjithë të ftuarit e tij. Ai nuk mundi dot të hynte në bisedë me mua dhe më mbajti nën survejim për 2 orë përpara se të prezantonte veten. Unë e kuptoj këtë qëndrim të tij, si diçka të paramenduar që ka lidhje me protokollin e sigurisë. Ai hyn tek krahu i të fortëve, mban syze-teke, ai duket se thjesht rri kot aty dhe bën relativisht një jetë boshe. b) George Gog: Gog është një ish-ushtarak i lëvizje së rezistencës në Shqipëri. Ai është i ri, diku tek 30 vjeç, ka flokë të zinj, sy bojëqielli dhe shtatlartë. Ai duket në një formë të përkryer fizike sa që nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Nga ajo që kam kuptuar unë, ai ka mbërritur në shtëpinë e Zogut, përpara 6 muajsh(Tetor 1948), pasi ka qenë shumë aktiv me rezistencën dhe organizimin e rezistencës kundër komunizmit në Shqipëri. c) Sater Martini: Martini duket se ka qenë Kryeministri i Zogut dhe miku më i besuar i tij, në kohën kur Zogu ishte zyrtarisht Mbret i Shqipërisë. Ai me shumë gjasa ka qenë njeriu më besnik në krahë të Zogut që përpara se Zogu të bëhej Mbret. Ai është afërsisht 60 vjeç, me flokë gri dhe me kaçurela. Ka sy bojëqielli dhe është shtatlartë. Ai është shërbëtori më i besuar i Zogut, sikundër është mëse e qartë se atij i janë lënë për administrim nga Zogu të gjitha punët e natyrës politike. Besnikëria e tij ndaj Zogut as që mund të vihet në diskutim dhe përshtypja që më la mua nga kontakti që pata me të është se ai do e jepte menjëherë jetën e tij për “Mbretin e tij”. d) Konti Alexander(Skënder) De Villa: Villa ka nënën franceze ndërsa të atin shqiptar. Me sa kuptohet, babai i tij ka qenë ambasador në Paris për disa kohë, përpara vitit 1940. Villa është një nga anëtarët e hyrë së fundmi në të ashtuquajturin “Grupi Mbretëror”. Ai duket se merret me problemin e financave të Mbretit Zog dhe të transaksioneve Financiare. Ai shpesh në aksin Aleksandri-Paris. Gjatë kohës që po ndërmjetësonte së bashku me Zogun transferimin e fondeve nga “Guaranty Trust Company” e Nju Jorkut, për në “National City Bank”, Villa e mori atë me vete për të përgatitur prokurën e nevojshme të përfaqësimit në emër të tij, e cila i krijonte mundësinë për të ekzekutuar transfertën e fondit. Gjatë kohës që isha në Aleksandri, gruaja e Zogut, Geraldina, më kërkoi që unë t’i bleja asaj një automjeti Cadillac limuzinë me kapacitet për shtatë pasagjerë. Ndërsa isha duke përgatitur blerjen e këtij automjeti, në mënyrë indirekte më thanë se Villa do të ishte në gjendje që të kryente të fondeve që do më duheshin mua për blerjen e këtij automjeti. Në gjykimin tim, Villa përdoret nga Zogu, pak a shumë si një shoqërues i gruas së tij, si dhe për ta përdorur për transferua apo transaksione fondesh në tregun e zi ndërkombëtar. 3. Nga të gjithë emrat që kam renditur, do theksoja që Alexander De Villa është njeriu më pak i besueshëm. Ai duket se është jashtë loje për sa i takon angazhimeve dhe punëve të mia me Zogun në Shtetet e Bashkuara. Zogu e ka urdhëruar atë që të bëjë siç unë i them. Villa herë shfaqet i ngathët e herë këmbëshpejtë për punët që ai vetë ka në dorë, këtu do të shtoja se kam një respekt të konsiderueshëm për nivelin e intelektit të Gog dhe Martini. 4. Pesë motrat e Zogut duket se jetojnë në rezidencën e tij së bashku me të. Më poshtë po rendis emrat e tyre sipas moshës, duke filluar nga më e moshuara. a. Majide b. Musezan c. Xeneia d. Naphia e. Adele Unë kurrë nuk jam takuar me ndonjërën prej tyre, e me sa duket në përputhje me ligjet Muhamediane ato jetojnë në një tjetër hapësirë të pallatit. Mbretëresha ma ka lënë të nënkuptuar në mënyrë indirekte, ndërsa motra e mbretëreshës, Virginia, ma ka shprehur në mënyrë fare të hapur, se motra e tij Xeneia, ka një ndikim të fortë tek Zogu. Është më se e kuptueshme dhe e dukshme se Zogu po jeton me motrën e tij në fjalë si burrë e grua dhe me shumë gjasa Villa përveç detyrave zyrtare është marrë edhe për të argëtuar gruan e Zogut. Sipas informacionit më të mirë që munda të siguroj dhe jam përpjekur shumë që ta siguroj këtë informacion, motrat e kanë mendjen që i vëllai t’i mbajë me lekë, me sa më shumë lekë që të jetë e mundur. Asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë nivel intelekti të spikatur, me aq sa munda të kuptoj unë. 5. Zogu dhe gruaja kanë një djalë të moshës 11 vjeç. Ai njihet si Leka. Ai është biond, me sytë e zinj, shumë i afrueshëm dhe flet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Leka është shumë më i pjekur për moshën që ka. Zogu mundet të braktisë gruan dhe djalin duke menduar për rikthimin në Shqipëri, duke i lënë ata që të kujdesen për njëri tjetrin dhe Mbretëresha më tha se ajo dhe i biri duan që të shpërngulen për në Amerikë përpara se të jetë shumë vonë. 6. Ndërsa isha duke vizituar Zogun dhe gruan e tij, ajo më shëtiti tek rezidenca e re që ata janë duke e ndërtuar. Shtëpia është shumë e madhe dhe është shtrirë në një terren me hapësirë të konsiderueshme. Trualli ka kushtuar 20 mijë paund egjiptian ndërsa godina ka kushtuar rreth 10 mijë paund egjiptian. Kjo rezidencë e re është në pozicion diagonal me rezidencën ku banon aktualisht Zogu. Të gjitha motrat, me përjashtim të Xeneia, do të jetojnë në një tjetër shtëpi e cila ndodhet të paktën 300 yard më tej. Sipas planifikimit që kanë bërë, Xeneia do të akomodohet në dhoma pranë dhomave të Zogut ndërsa Mbretresha do ketë dhomat e saj disi më të shkëputura prej Mbretit. 7. I biri Leka ka një governante angleze që kujdeset për të dhe kjo governante me sa duket gëzon një besim të fortë në të gjithë familjen përfshirë dhe Mbretin dhe Mbretëreshën. Motra e Mbretëreshës më ka thënë muajin e fundit se kur ajo kishte ikur për disa kohë në SHBA, ndodhi që governantja ishte pushuar nga puna ose ishte duke u pushuar nga puna. Unë vetë nuk e kam parë e as nuk e kam takuar ndonjëherë këtë governante. Kjo governante është punësuar nga Zogu, diku nga viti 1943 në Angli dhe është shpërngulur në Aleksandri së bashku me familjen, në kohën kur familja shkoi atje në vitin 1946. Duke marrë shkas nga pakënaqësia që kishte me infermieren Zogu i mban të ardhurat e tij në sasi floriri’ dhe me ç’kuptoj unë ai ka një shumë prej 800 mijë dhe i ka fshehur në arka që i mban në dhomat e tij të gjumit. Në këto arka ai mban dhe bizhuterisë e gruas së tij apo bizhuteritë e kurorës. Është një rregull i qartë për të gjithë se vetëm Mbreti dhe Mbretëresha mbajnë çelësat e këtyre arkave dhe se vetëm shërbëtorët apo njerëzit më të besuar mund të ndodhen në këto dhoma kur nuk ndodhet Mbreti dhe Mbretëresha. Me sa duket dikush tjetër ka pasur akses tek këto arka dhe që ka lidhje me vjedhjen që nënkuptova më lart. Pas hetimeve që kanë kryer ata kanë dalë në përfundimin se governantja ka qenë fajtore dhe kjo ka shërbyer për pushimin e saj nga puna. 8. Messari, Martini dhe Villa flasin që të tre një frëngjishte shumë të mirë, si shqiptarë që janë. Gog nuk di të flasë tjetër gjuhë përveç shqipes me sa kuptoj unë. Mbreti flet një frëngjishte mediokre, flet mirë gjermanisht, anglisht s’di fare, merret vesh turqisht dhe sigurisht që flet shkëlqyeshëm shqip. Motrat flasin një frëngjishte të çalë, me theks të fortë shqiptar. Mbretëresha flet anglishte perfekte, frëngjishte perfekte, gjermanishte perfekte, hungarishte perfekte, shqipe perfekte dhe pakëz gjuhë arabe. 9. Diku nga viti 1947, duket se motrat e Mbretëreshës së Shqipërisë bënë një vizitë në Romë për një takim me Papën. Nuk mund ta marr dot vesh arsyen e kësaj vizite. Mendoj se Mbretëresha dhe Mbreti janë të prirur drejt një divorci mes tyre dhe mund të ndodhë që Mbretëresha është e prirur për një edukim katolik të birit të saj ndërsa Mbreti synon një edukim Muhamedan. Jam i prirur të besoj se një divorc do të vinte vetëm si një vullnet i Mbretit se sa si një vullnet i Mbretëreshës. Mendoj se ajo e gjen veten më mirë në këto pozita si gruaja e Mbretit, se sa si një shtetase amerikane me të ardhura të kufizuara. 10. Mikesha më e ngushtë e Mbretëreshës jashtë familjes është Mbretëresha e Bullgarisë, Giovanna. Mbretëresha e Shqipërisë dhe ajo e Bullgarisë pijnë rregullisht çaj mes tyre të paktën 3 herë në javë, e me sa kam kuptuar nga bisedat me Mbretëreshën e Bullgarisë ajo është shume e kujdesshme ndaj Geraldinës. Duke qenë më e moshuar dhe me më shumë përvojë, Mbretëresha e Bullgarisë nuk rresht së këshilluari Geraldinën për problemet që ajo ka si gruaja e mbretit Zog. Kam një përshtypje se Giovanna është më e zgjuar nga ç’duket. 11. Mbretëresha Geraldine, ka një motër, të cilën e kam përmendur dhe më parë( Zonja Virginia Aponnyi Blackburn) e cila është e martuar me amerikanin Joseph Blackburn. Blackburn ka lindur në Denver, Colorado, është i shkolluar në “YALE” i diplomuar në vitin 1943 dhe punon aktualisht në “TMA Airlines”, 101, Champs Elysses, Paris, France. Blackburn vjen cik si i papërgjegjshëm, është i këndshëm, tip optimist dhe shok i komunikueshëm. Virginia, gruaja e tij, ka ndikim tek Geraldina më shumë se çdokush tjetër. Me ç’kuptohet ajo ka punuar me G-2 në Hungari gjatë luftës. Ajo është shumë e dobët mendërisht dhe fizikisht edhe për shkak të eksperiencës së saj me nazistët gjatë luftës në Hungari. Virginia është shumë e kujdesshme ndaj së motrës dhe bën çdo gjë për t’iu gjendur pranë. Asnjë prej të dyve, as Zoti dhe as Zonja Blackburn, nuk mund të konsiderohen veçanërisht të besueshëm megjithëse ata ekspozohen si persona me integritet të madh. Letërkëmbimi mes zyrtarëve Si e shikonte CIA avokatin amerikan që raportonte për Zogun Dokumenti i deklasifikuar që zbardh korrespondencën mes dy zyrtarëve të CIA-s dhe interpretimin e tyre mbi statusin që avokati Edgar M.Church kishte në raport me Zogun dhe në raport me vetë CIA-n. Më poshtë ofrohet letërkëmbimi sekret ndërmjet dy zyrtarëve të CIA-s, të cilin e kemi përkthyer pjesërisht. Përzgjodhëm vetëm pjesën ku sqarohet raporti i CIA-s me avokatin Edgar M.Church dhe roli i tij në planet e CIA-s për të inkuadruar dhe Zogun. Sipas këtij letër-këmbimi del e qartë se Church nuk është një punonjës mirëfilli i CIA-s por duke qenë se ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen e Mbretit Zog, është vënë në dispozicion të kësaj agjencie për të informuar mbi të gjitha detajet dhe mbi gjithçka që kishte dijeni mbi Zogun. Nga ana e saj CIA kishte interes në përfshirjen e Zogut, dhe influencës së tij brenda Shqipërisë, për të realizuar operacionin OBOPUS/BGFIEND që synonte rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. SEKRET MEMORANDUM PËR: (….) SUBJEKTI: a) Propozimi për Operacionin Shqiptar b) Edgar M.Church, c/o Sherman, Sterling&Wright, 20 Exchange Place,Neë York City(residence: 16. E, 72nd St., New York City) 1. Në vijim të bisedës sonë, mëngjesin e sotëm, po ju rendis të dhënat për subjektin tonë dhe karakteristikat e tij. Zoti Church është një avokat i cili punon në një firmë të njohur ligjore, i diplomuar në Universitetin e “YALE” dhe i angazhuar për të na ndihmuar në lidhje me ç’të mundet duke marrë shkas nga rrethanat e tij. Ai nuk ka kërkuar punësim nga CIA apo ndonjë agjenci tjetër shtetërore por ka shprehur gatishmërinë e tij me aq sa mundësi i paraqiten. Atë e solli për të më takuar mua zoti Presçot Childs, pasi dëgjoi historinë e zotit Church ai i bëri të ditur se OPC dhe OSO do donin të lidheshin dhe të flisnin direkt me të. Momentalisht nuk besoj se ata të OSO-s kanë kontaktuar me të, por e kam referuar emrin e tij tek ( e fshirë ) dhe tek (e fshirë) si dhe informacionin në fjalë, nëse OSO do të kishte interes. 2. Zoti Church, ka bërë të qartë se ka lidhje të mira me Mbretin Zog të Shqipërisë. Ai thotë se është përfaqësues ligjor i Mbretit dhe se kaloi një javë me Mbretin dhe Mbretëreshën gjatë një vizite në Aleksandri. Mbretëresha është një kushërira e gruas së avokatit Church, dhe sipas Church-it, vjehrra e tij ishte mblesa e martesës mes Zogut dhe Geraldinës. Zogu i besoi Church-it mbylljen e 120 mijë dollarëve në bankë në emër të gruas dhe të birit të vetë. Church pretendon se Zogu ka një besim të madh tek ai dhe se është i vëmendshëm ndaj këshillave dhe rekomandimeve të tij. (materiali vijon me të tjera të dhëna për planet e Zogut, shën. redaksi) Me poshte faksimilet e raportit sekret të CIA-s
Deklarata 30-minutëshe e kryeminsitrit Edi Rama, se Shqipëria e ka të pamundur të demontojë armët kimike, është pritur me brohoritje nga protestuesit, të cilët prej 48-orësh kishin qendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pikërisht këtë përgjigje. “Në momentin e fundit ishim në ankth, por gjithçka shkoi mirë dhe ajo ishte një lule në shkretëtirë që lindi”, deklaroi një protestues. “U finalizua me një sukses të jashtëzakonshëm. Rama u tha qytetarëve se ‘karrigia është e tija, por pushteti është i popullit’”, komentoi një qytetar tjetër. “Ai është kryeministri ynë. E kemi zgjedhur vet dhe e falenderojmë shumë. Jemi të kënaqur që e kemi zgjedhur”, u shpreh një tjetër. Armët kimike OPCW miraton planin e asgjësimit “SHBA mbeten partneri ynë strategjik” OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera Kjo protestë qytetare, e cila kishte organizatorë thjesht ndërgjegjen individuale të secilit protestues, për të mos lejuar demontimin e armëve kimike në Shqipëri, ndryshe nga herë të tjera nuk ka kërkuar as masa të rrepta sigurie përpara selisë së Kryeministrisë. Pas përgjigjes së kryeministrit, protestuesit janë larguar të entuziazmuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Të tjera rreth shkrimit Arrestimi i Aferdita Hyses dhe hetimi per shitjen e 11 kompanive TIRANE- Vjedhja e 5.4 milion eurovë është bërë nga një skemë e ngritur nga daja dhe nipi, pasi Gjergji Tupe është daja i Benesës, persona që është shfaqur si përfaqësuesi i kompanive kineze në shitjen e 100 për qind të kapitalit tek i afërmi i tij Gjergji Tupe. Skema e vjedhjës së 5.4 milion eurove me rimbulsimin e mbartur të TVSH-së për 11 kompani kineze, është ndërtuar nga dy persona, që në fakt janë dajë dhe nip. “Gazeta Shqiptarja.com”, zbulon se i kërkuari nga policia Gjergji Tupe, është daja i të kërkuarit tjetër Mirjan Beneja (ne foto). Dajë dhe nip, kanë ngritur skemën, duke arritur të falcifikojnë prokurat e përfaqësimit dhe marëveshjet e shitjeve të noterëve, e më pas dokumentacionin në fjalë ta paraqesin në drejtorinë e Tatim-Taksave, duke arritur të tërheqin prej buxhetit të shtetit shumën prej 5.4 milion euro. Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se në të 11 rastet ka qënë nipi shtetasi i proceduar penalisht Mirjan Beneja, ai që ka shitur në mënyrë fiktive të 11 kompanitë kineze. Ndërkohë që në të gjitha rastet ka qënë blerës në mënyrë fiktive, daja i tij Gjergji Tupe. Orgjina e këtyre dy personave vjen në zona e Korçës, ndërkohë që prej një jave asnjëri prej tyre nuk ka rënë në prangat e policisë së Shtetit, megjithëse janë kryer dhjetëra kontrolle në banesat, në të cilat dyshoheshin se ata fshiheshin. Për këtë çështje në kërkim janë dhe 7 zyrtarë të tjerë. Brenda një dite Ajo që ka zbuluar njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës është se kërkesa e biznesmenit Gjergji Tupe, është shqyrtuar brenda ditës së depozitimit të saj. Bëhet fjalë për disa raste të tilla, ku kërkesa është depozituar në drejtorinë e Tatimeve dhe më pas brenda po të njëjtës ditë, kjo kërkesë është marrë në shqyrtim nga inspektori i kontrollit. Skandali merr akoma përmasa të mëdha, kur tre ditë pas depozitimit kërkesës për rimbulsimin e TVSH-së, ish-drejtoresha e Tatimeve Afërdita Hysa, ka firmosur dokumentacionin për kalimin në llogari bankare të shumave financiare që varionin nga 400 deri në 600 milion lekë të vjetra. Tërheqje të tilla janë bërë në disa raste dhe Kesh. S’gjendet paratë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vënien në sekuestro të llogarive bankare, por që në fakt këto llogari kanë qënë të gjitha bosh. Me qëllim gjetjen e shumës së parave të vjedhura janë bërë kontrolle në banesat e 9 personave të proceduar penalisht, por edhe në këto banesa nuk ka pasur rezultat. Dyshimet flasin se lekët mund të jetë transferuar jashtë shtetit dhe se për këtë prokuroria është duke kryer hetime. Ndërkohë që për sa i përket largimit të 7 personave të shpallur në kërkim, burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se 10 ditë përpara se të lëshonin urdhër-arrestet, kanë njoftuar të gjitha pikat doganore, për arrestimin e tyre në rast pranie të tyre në këto pika. Pustina, s’kam firmosur asnjë prokurë Lidhur me firmosjen prokurave të përfaqësimit për shtetasit Mirjan Benaja, ka reaguar noterja Laura Postina, e cila shprehet se firma e saj është flacifikuar nga personat që kanë përfituar nga veprimtaria kriminale. Pustina, që njihet si shoqja e Argita Berishës tregon se në asnjë prokurë nuk ka hdhur firmën e saj, ndërkohë që e dyshimtë mbetet vula e hedhur në dokument. Sipas Laura Pustinës, prokurat e përmendura janë të fallsifikuara, nuk përmbajnë nenshkrimin e saj, numrat e regjistrit të saj noterial, dhe vulat e përdoruara në to, nuk janë ato me të cilat ajo është pajisur nga Ministria e Drejtësisë për kryerjen e aktivitetit noterial. Ky fakt sipas saj është i njohur dhe i vërtetuar edhe nga Prokuroria. cfar duhet te beje shteti me kto persona tja perplasi SALI BERISHE dhe LULZIM BASHES ne fytyre apo ti kalbi ne burgje ???????
Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor. At Nikolla Marku bekoi tunelin e Qafe Krrabes duke e konsideruar nje veper te rendesishme per te gjithe shqiptaret. At Nikolla uroi qe udhetimi ne kete rruge te shkoje sa me mbare. At Nikolla Marku pershkoi te gjithe tunelin duke bere ritet fetare te cilat zakonisht jemi mesuar t'i shohim brenda ambienteve te kishave. Ndoshta bekimi i priftit u nis nga numri jo i vogel i aksidenteve qe kane ndodhur ne kete rruge ne vetem 3 dite qe eshte hapur. / Top Channel
A jane nacionalist shqiptaret? nacionalizmi, nje ndjenje shume e perhapur te popujt e ballkanit. Nje ndjenje qe ka sjelle edhe luftra. A jane shqiptaret nacionaliste?
 
Kryeministri Edi Rama i u takua në Londër me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kameron, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë takimit me homologun britanik, Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Kameron e uroi kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin evropian të Shqipërisë. Gjithashtu kryeministri shqiptar është takuar sot edhe me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti. Në takim ishin në pranishëm edhe Xhorxh Soros dhe përfaqësuesi i BERZH-it Erik Berglof. Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër do të takohet edhe me këshilltarin e tij, ish-kryeministrin britanik Toni Bler.
 
Reagon avokatja: Nëse ndërhyhet, vepër penale Fatjona Mejdini Kompleksi Jon i ndërtuar buzë detit pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, pritet të prishet së shpejti. Pallati i cili është mediatizuar shumë muajt e fundit dhe për shkak se një nga aksionerët në ndërtimin e tij është i vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk do të qëndrojë dhe për shumë kohë. Pavarësisht zërave, lajmin e dje e konfirmoi për Top Channel zëvendësministri i Transporteve, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani. Sipas tij, territori i bregdetit duhet të pastrohet dhe godina në fjalë nuk mund ti shpëtojë këtij aksioni. Ai zbuloi për herë të parë publikisht dhe shkeljet që ndërtuesit kishin kryer në kuadër të ngritjes së këtij kompleksi, por theksoi se kompensimi për banorët ishte i domosdoshëm. Ndërkaq, gjykata administrative ka shpallur masën e përkohshme për mosndërhyrjen e autoriteteve në kompleksin “Jon” derisa të zgjidhet padia në themel. Ndërhyrja e institucioneve pritet të ndodhë në momentin kur kjo masë të konsiderohet e mbyllur. Shkeljet Zëvendësministri i Transporteve theksoi se institucionet shqiptare nuk kanë si qëllim në vetvete shembjen, por ajo vjen si pasojë e faktit se në pallatin në fjalë vihet re një mori shkeljesh flagrante të ligjit shqiptarë. Sipas tij, gjithçka ka lindur nga një vendim i vitit 1995, kur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit u kthen pronarëve 600 metra katrorë truall në një kohë që Gjykata e Vlorës një vit më pas u jep të drejtën e pronësisë edhe për 1000 metra katrorë të cilat, sipas autoriteteve shqiptare në fakt janë det. Nga 600 metra katrorë truall, kemi sot 3000 metra katrorë ndërtim, si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuar, si pasojë e veprimeve të tyre ‘abrra- kadarbrra’, në shkelje flagrante të ligjit. Rezulton se nga njolla e ndërtimit, le të supozojmë që leja e bashkisë është në rregull, por që nuk është, bashkia ka thënë që brenda truallit 1600 metra katrorë lejohesh të ndërtosh në një njollë vetëm 1098 metra katrorë. Faktikisht edhe sipas aktit të kolaudimit që kanë bërë vetë pronarët, rezulton që të kemi 1600 metra katrorë njollë sipërfaqe ndërtimi dhe kësaj sipërfaqeje ndërtimi po t’i shtojmë edhe ambientet e tjera shtesë, sot njolla në total del tre mijë metra katrorë, theksoi Manjani, duke lënë të kuptohet se qeveria e ka të qartë argumentin në lidhje me marrjen e kësaj mase. Banorët Në një kohë kur Manjani tregohet i ashpër në lidhje me ndërtuesit dhe institucionet, të cilat sipas tij kanë abuzuar në kuadër të përfitimit, ai thekson se blerësit e apartamenteve janë viktima dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblehen nga ana e qeverisë. Ai shtoi se ata nuk mund të trajtoheshin njësoj si mashtruesit. Kushdo mund të kishte qenë një viktimë e kësaj paligjshmërie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima, nuk mund të trajtohen njësoj si mashtruesit dhe si ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin, Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer ata që kanë harxhuar, theksoi Manjani në lidhje me banorët. Ata nga ana e tyre e kanë quajtur të nxituar këtë nismë, duke shtuar se ata i kishin apartamentet e tyre konform ligjit dhe se kishin muaj që kishin nisur të banonin në këtë apartament. Denoncimet në media në lidhje me ndërtimin e këtij pallati kanë qenë të hershme, por vetëm pas marrjes së pushtetit nga socialistët hapa konkretë u kryen në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë së tij. Kjo çështje pritet të ngjallë dhe një debat politik në vend, nisur nga fakti se prania e familjes së kreut të PD-së si aksioner në këtë kompleks, mund të përkthehet dhe si një sulm politik nga ana e përfaqësuesve të opozitës. Ballanca Avokatja për çështjen e pallatit Jon, njëherësh një nga banorët e kësaj godine, Erinda Ballanca në një prononcim për Top Channel deklaroi se konflikti duhet të zgjidhet nga gjykata e jo me një vendim qeverie. Realisht nuk ka asnjë pavlefshmëri, por edhe sikur të ketë pavlefshmëri nuk e gjykon një organ i shtetit. Se kanë këtë kompetencë ligjore as Manjani, as INUK. Këtë e ka gjykata dhe vetëm gjykata, deklaron Ballanca. Për avokaten, leja e ndërtimit është dhënë mbi truall ekzistues dhe jo në det. Pse pretendon zoti Manjani që nuk ekziston, kur unë kam dokument nga ky shtet që ekziston? Të gjitha faktet mbi pasuritë e paluajtshme regjistrohen në regjistrat publikë. Pronare ishte familja Ndini, e cila ua shiti pronarëve aktualë, të cilët e blenë dhe të cilët fituan titullin e pronësisë dhe aplikuan, nënvizon Ballanca. Në mbyllje, avokatja thekson se nëse shkelet vendimi më i fundit i Gjykatës Administrative, atëherë do të jemi në kushtet e kryerjes së një vepre penale, pasi shkelet e drejta e pronës.
 
Tërhequr më 15 Nëntor 2013 Protestat e qytetarëve kundër armëve kimike siriane kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja. BBC shkruan se qindra protestues të shoqërisë civile u mblodhën para parlamentit dhe godinës së qeverisë dhe kërkojnë që t’i thuhet jo armëve kimike siriane. Gjiganti britanik i informacionit shkruan më tej në faqen zyrtare në internet edhe për vendin pritës të këtyre lëndëve helmuese. Në ras të një refuzimi nga Shqipëria, thotë BBC, me shumë gjasa 1 mijë ton gaz sarin dhe agjentë të tjerë vdekjeprurës, do të transportohen drejtë Francës për t’iu nënshtruar procesit të shkatërrimit. BBC thotë se i gjithë arsenali i armëve dhe lëndëve helmuese luftarake të Basha al-Assad është nën kontrollin ndërkombëtar në portin e Latakias në pritje të marrjes së destinacionit se ku do të zhvendosen. / Top ChannelArmët kimike SHBA mbeten partner startegjik OPAK: Do të gjejme« alternativa te« tjera Protestuesit festojn JO_ne e madhe
 
Lulzim Basha përgëzoi rininë shqiptare që sipas tij “i dha fund ankthit duke e detyruar Edi Ramën t’i thotë një JO të mekur asgjesimit të armëve siriane në Shqipëri”. Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike tha: “Kjo është fitore e shoqërisë së lirë shqiptare që mori në dorë fatin e saj kur kryeministri donte të luante me të. PD-ja ndihet pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarëpopullor sepse ishte në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrat e saj si opozitë për të demaskuar gënjeshtrat dhe mashtrimet e kryeministrit. Thënë këtë, përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli dhe rinia pa dallime politike.” Armët kimikeMiratohet plani i armëve kimike “SHBA mbeten partneri ynë strategjik” OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera “Rinia është aspirata demokratike europiane dhe moderne. Si kryetar, qytetar dhe prind i shpreh mirënjohjen të rinjve dhe të rejave që u bënë barrikadë e aventurës së kryeministrit me armët kimike. Një problem i madh u zgjidh, por një tjetër doli. Ky problem është Edi Rama, i cili me megalomaninë e tij kurdisi skandalin duke u ofruar për shkatërrimin e armëve kimike, por jo si kryeministër serioz apo partner i mirë që dëshiron të ndihmojë. U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesat e veta”, shtoi Basha. Kryetari i opozitës argumentoi më tej: “Kryeministri nuk bëri transparencë duke e mbajtur të fshehtë këtë çështje dhe nuk u konsultua me askënd. Vetë demokracia amerikane është ngritur në themelet e transparencës. Rama gënjeu aleatin tonë strategjik. Ai mbeti vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm edhe nga partnerët tanë.” Basha foli edhe për marrëdhëniet e partisë që ai drejton me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Për PD-në, marrëdhëniet me SHBA-në janë marrëdhënie kyçe të dorës së parë. PD-ja ka bashkëpunuar si aleate e ngushtë për shumë çështje me rëndësi për paqen dhe sigurinë globale. Aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e Shqipërisë nën drejtimin tonë. Këtë e tregojnë deklaratat e zyrtarëve më të lartë amerikanë përgjatë viteve. Kryeministri gënjeshtar duhet të marrë përgjegjësinë e plotë dhe PD-ja do të kërkojë transparencën për këtë histori që dëmtoi imazhin e vendit tonë dhe e vuri në pozitë të vështirë karshi aleatit.” Lulzim Basha përgëzoi rininë shqiptare që sipas tij “i dha fund ankthit duke e detyruar Edi Ramën t’i thotë një JO të mekur asgjesimit të armëve siriane në Shqipëri”. Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike tha: “Kjo është fitore e shoqërisë së lirë shqiptare që mori në dorë fatin e saj kur kryeministri donte të luante me të. PD-ja ndihet pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarëpopullor sepse ishte në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrat e saj si opozitë për të demaskuar gënjeshtrat dhe mashtrimet e kryeministrit. Thënë këtë, përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli dhe rinia pa dallime politike.” Armët kimikeMiratohet plani i armëve kimike “SHBA mbeten partneri ynë strategjik” OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera “Rinia është aspirata demokratike europiane dhe moderne. Si kryetar, qytetar dhe prind i shpreh mirënjohjen të rinjve dhe të rejave që u bënë barrikadë e aventurës së kryeministrit me armët kimike. Një problem i madh u zgjidh, por një tjetër doli. Ky problem është Edi Rama, i cili me megalomaninë e tij kurdisi skandalin duke u ofruar për shkatërrimin e armëve kimike, por jo si kryeministër serioz apo partner i mirë që dëshiron të ndihmojë. U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesat e veta”, shtoi Basha. Kryetari i opozitës argumentoi më tej: “Kryeministri nuk bëri transparencë duke e mbajtur të fshehtë këtë çështje dhe nuk u konsultua me askënd. Vetë demokracia amerikane është ngritur në themelet e transparencës. Rama gënjeu aleatin tonë strategjik. Ai mbeti vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm edhe nga partnerët tanë.” Basha foli edhe për marrëdhëniet e partisë që ai drejton me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Për PD-në, marrëdhëniet me SHBA-në janë marrëdhënie kyçe të dorës së parë. PD-ja ka bashkëpunuar si aleate e ngushtë për shumë çështje me rëndësi për paqen dhe sigurinë globale. Aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e Shqipërisë nën drejtimin tonë. Këtë e tregojnë deklaratat e zyrtarëve më të lartë amerikanë përgjatë viteve. Kryeministri gënjeshtar duhet të marrë përgjegjësinë e plotë dhe PD-ja do të kërkojë transparencën për këtë histori që dëmtoi imazhin e vendit tonë dhe e vuri në pozitë të vështirë karshi aleatit Lulzim Basha përgëzoi rininë shqiptare që sipas tij “i dha fund ankthit duke e detyruar Edi Ramën t’i thotë një JO të mekur asgjesimit të armëve siriane në Shqipëri”. Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike tha: “Kjo është fitore e shoqërisë së lirë shqiptare që mori në dorë fatin e saj kur kryeministri donte të luante me të. PD-ja ndihet pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarëpopullor sepse ishte në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrat e saj si opozitë për të demaskuar gënjeshtrat dhe mashtrimet e kryeministrit. Thënë këtë, përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli dhe rinia pa dallime politike.” Armët kimikeMiratohet plani i armëve kimike “SHBA mbeten partneri ynë strategjik” OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera “Rinia është aspirata demokratike europiane dhe moderne. Si kryetar, qytetar dhe prind i shpreh mirënjohjen të rinjve dhe të rejave që u bënë barrikadë e aventurës së kryeministrit me armët kimike. Një problem i madh u zgjidh, por një tjetër doli. Ky problem është Edi Rama, i cili me megalomaninë e tij kurdisi skandalin duke u ofruar për shkatërrimin e armëve kimike, por jo si kryeministër serioz apo partner i mirë që dëshiron të ndihmojë. U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesat e veta”, shtoi Basha. Kryetari i opozitës argumentoi më tej: “Kryeministri nuk bëri transparencë duke e mbajtur të fshehtë këtë çështje dhe nuk u konsultua me askënd. Vetë demokracia amerikane është ngritur në themelet e transparencës. Rama gënjeu aleatin tonë strategjik. Ai mbeti vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm edhe nga partnerët tanë.” Basha foli edhe për marrëdhëniet e partisë që ai drejton me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Për PD-në, marrëdhëniet me SHBA-në janë marrëdhënie kyçe të dorës së parë. PD-ja ka bashkëpunuar si aleate e ngushtë për shumë çështje me rëndësi për paqen dhe sigurinë globale. Aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e Shqipërisë nën drejtimin tonë. Këtë e tregojnë deklaratat e zyrtarëve më të lartë amerikanë përgjatë viteve. Kryeministri gënjeshtar duhet të marrë përgjegjësinë e plotë dhe PD-ja do të kërkojë transparencën për këtë histori që dëmtoi imazhin e vendit tonë dhe e vuri në pozitë të vështirë karshi aleatit
a Ylli Rakipi, analisti i njohur i medias, ka muaj që konsumon cigaren elektronike si një mundësi për të lenë fare duhanin në ditët që pasojnë. Ai tregon se është një praktike shumë e mirë, e përhapur gjerësisht edhe ne Evrope dhe që vete atë e ka ndihmuar të jetë jashtë personave që konsumojnë çdo ditë cigare duke renduar shëndetin. Ylli Rakipi, këshillon të gjithë ta përdorin këtë pajisje, që nxit ndarjen përfundimtare nga cigarja. Analisti Rakipi, është njëri nga personazhet që ne zgjodhëm për të shpjeguar arsyet pse një grupmoshe e tillë por jo vetëm, gjejnë paqe tek cigarja elektronike. Florian Tafili, që shpërndan këto lloj cigaresh në Tiranë, shpjegon se ne 6 vitet e fundit, përdorimi i saj është rritur. Përveç se të krijon idenë e cigares por pa djegie, letër dhe katran, ajo eliminon erën e keqe, ul shpenzimet dhe mbi te gjitha ruan shëndetin. Por, si përdoret një cigare e tille? Flori tregon se me një cigare te tillë mund të zgjasësh deri ne 1 vit, na rast se bateria e saj do karikohet çdo dite. ai shton se çmimi për blerjen e saj arrin deri në 7 mije leke dhe përdoret së tepërmi tek 50-vjetarët. Por ka edhe nga ata që nuk kanë ndërmend ta lënë dhe as të zgjedhin këto cigare te reja. Mesatarisht një shqiptar konsumon 18 cigare ne dite sipas shifrave të INSTAT. Statistikat thonë se 70 % e duhanpirësve thonë se do e lenë cigaren, por vetëm 1-2% e mbajnë fjalën. Ne fakt, varësia nga duhani është aq e madhe, sa edhe kur je duke pire një cigare, te duket se nuk po e konsumon atë. Rakipi star, known media analyst, has electronic cigarette consumes month as an opportunity to leave no smoking in the days that follow. It shows that it is a very good practice, widely spread in Europe and it has helped him to be out every day people who consume cigarettes being burdened health. Star Rakipi, advises everyone to use this device, which stimulates the final separation from cigarettes. Rakipi analyst, is one of the characters that we chose to explain the reasons why such an age group but not only find peace to electronic cigarettes. Tafili Florian, who distributes these brands do in Tirana, explains that in the past 6 years, its use has increased. Besides that creates the idea of a cigarette without burning, and tar paper, it eliminates bad breath, reduces costs and above all health stores. But, as such used a cigarette? Gold indicates that such a cigarettes can last up to one year, if we would Loading its battery every day. He adds that its acquisition price amounts to 7 thousand ALL and used mostly to 50-yearbooks. But there are those who do not intend to leave or choose the new cigarettes. Albanian consumes an average of 18 cigarettes per day, according to figures Statistics. Statistics say that 70% of smokers say they would leave the cigarette, but only 1-2% of their word. In fact, tobacco addiction is so great that even when you're drinking a cigarette, do not seem to be consuming it.
 
Policia kanadeze njoftoi shkatërrimin e një rrjeti pedo-pornografik ku 341 persona kanë përfunduar në pranga. Rrjeti vepronte kryesisht në Toronto. Sipas autoriteteve vendase, në përfundim të një hetimi të gjatë 3-vjeçar mbi një rrjet të sofistikuar pornografie me të mitur. Hetuesit thonë se 400 fëmijë janë shpëtuar nga kthetrat e këtij rrjeti, pjesa më e madhe e të cilëve nga Europa Lindore. Në qendër të gjithë skandalit ndodhej një kompani prodhimi dhe shpërndarje filmash në Toronto. Kjo kompani, e quajtur “Azov Films” besohet se ka shitur DVD të fëmijëve lakuriq të filmuar në Gjermani, Rumani dhe Ukrainë. Aktiviteti i saj, me aq sa kanë publikuar autoritetet kanadeze, ishte i shtrirë në 94 vende të globit. Ndërkohë, vetë kompania është mbrojtur duke deklaruar se filmimet e saj janë pjesë e artit “naturist” dhe se ky aktivitet ishte i ligjshëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
 
Asnje vendim per te rrezikuar shqiptaret Tërhequr më 14 Nëntor 2013 Kryeministri Edi Rama për të dytën ditë radhazi është prononcuar rreth armëve kimike të Sirisë duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk ka vënd për alarm. Pasi ka shprehur mirëkuptimin për të gjithë ata që kanë nisur të protestojnë, kryeministri tha se përfshirja e Shqipërisë në këtë cështje është e natyrshme si pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe si partnere e pandashme e SHBA-ve. “Fakti që sot nuk ka ende asnjë vendim, lidhet me faktin që sot nuk ka ende asnjë plan të plotë dhe asnjë marrëveshje të plotë me vendet e përfshira në këtë proces. Por, jo vetëm nga ana jonë, edhe mes Armët kimikeNë Shqipëri komponentë, jo armë kimike Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë Greqia, front kundër armëve vendeve me njëri-tjetrin”, tha Rama. Kryeministri sqaroi publikun se anulimi i ligjit për importin e plehrave dhe armët kimike të Asadit janë dy gjëra pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën. “Çdo vajzë dhe çdo djalë, nxënës apo student, që sot është përfshirë në këtë debat, duhet ta dijë se kurrë, unë vet dhe kjo qeveri, nuk do të pranonte që, jo jeta, por vet e ardhmja e tyre të vihej në diskutim me cënimin më të vogël. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë, unë apo qeveria, nuk do të vendoseshim në asnjë lloj pozicioni, që do të rrezikonte qoftë edhe një fije fëmijën apo familjen. Kurrë unë nuk do të shkoja përballë publikut dhe përballë Parlamentit për të kërkuar “Po”-në e tyre të domosdoshme, pa pasur në dorë një plan të bazuar mbi një marrëveshje, që do të garantonte jo vetëm që të gjitha rreziqet e imagjinuara për shkak të një propagande, do të thosha të mbështetur në një tërësi të pavërtetash dhe me disa të vërteta që janë vetëm të vërtetat tona, të kthehej në një problem”, tha Rama. “Po-ja jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe me një marrëveshje, nga ku të jetë e qartë për të gjithë, që Shqipëria do të dalë jo vetëm më kokën lart, por e fituar dhe më e pastër se ç’është sot”, theksoi Rama. *** “Mbetet me shumë të panjohura qoftë për faktin se thuhen shumë të pavërteta, por qoftë dhe për faktin se ndërkohë diskutimi vazhdon dhe shumëçka mbetet ende pjesë e një diskutimi intensiv, e një diskutimi të gjerë, e një diskutimi me përgjegjshmërinë më të lartë nga të gjithë dhe ju siguroj edhe nga qeveria shqiptare.Më lejoni të shtoj se pa asnjë dyshim sot dhe gjithherë, unë jam dhe do të mbetem krenar që ne jemi një shumicë e zgjedhur me votë të fortë popullore, që projektin e parë që i çoi parlamentit pati projektin e ndalimit të importit të plehrave”, tha kryeministri Rama. “Pa asnjë dyshim njerëzit kanë nevojë për siguri të plotë. Njerëzit kanë nevojë për të patur para syve një plan të plotë. Njerëzit kanë nevojë për të gjykuar mbi një marrëveshje të plotë dhe në fund të fundit për të dëgjuar një arsyetim të plotë për çfarë përfiton Shqipëria, pikërisht edhe nga vetë pikëpamja mjedisore në rast se përfshihet në një operacion të tillë.E të gjitha këto do të mund të thuhen dhe dëgjohen, vetëm kur ky plan i plotë dhe kur kjo marrëveshje e plotë të jenë gati për t’u diskutuar. Fakti që sot nuk ka ende asnjë vendim, lidhet me faktin që sot nuk ka ende asnjë plan të plotë dhe asnjë marrëveshje të plotë me vendet e përfshira në këtë proces dhe jo vetëm nga ana jonë, por mes vendeve me njëri-tjetrin”, vijoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama u kthye në mbrëmje, në zyrën e tij në Kryeministri, nga vizita zyrtare në Mal të Zi. Gjatë orëve të mbrëmjes u mësua se Rama ka pasur një bisedë të tretë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, por ende nuk ka një vendimmarrje në lidhje me armët kimike të Sirisë. Por, burime pranë qeverisë thanë se kryeministri do ta bëjë publik vendimin për këtë çështje, gjatë ditës së premte. Kryeministri duket se do të ketë një natë të gjatë në zyrë, në lidhje me vendimin që qeveria Armët kimikeSi u shkatërruan LHL-të në 2007-n?Basha: Jo armëve kimike“Pasdite”, protesta kundër armëve kimike do të marrë në lidhje me arsenalin e armëve të Sirisë. Të premten, 15 nëntor, OPAK merr vendimin SHBA dhe Rusia po kërkojnë të zgjasin procesin e shkatërrimit Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike do të dalë të premten, më 15 nëntor, me një vendim të qartë, përmes të cilit do të mësohen vendet dhe mënyrat e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Zv/ministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov, tha se OPAK po shqyrton mundësitë bashkë me vendet e interesuara, emrat e të cilave ai nuk i bëri publik. Diplomati rus tha se ekziston një konsensus, qe mbushjet kimike të shkatërrohen jashtë Sirisë, që do të përbënte edhe mënyrën më të sigurt dhe më racionale, për t’i bërë ballë kërcënimit të armëve kimike të këtij vendi. Më herët, media foli për një projekt/marrëveshje të re mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara; dy vendet kërkojnë që lëndët kimike të dalin jashtë Sirisë në fund të këtij viti dhe të eliminohen në fund të 2014, e jo në mesin e 2014-s siç është thënë më parë. Në fazat e para, Siria do të fragmentojë arsenalin kimik në mesin e 2014-s dhe do t’i lëvizë lëndët kimike jashtë vendit, më 31 dhjetor të këtij viti. Përjashtimi i vetëm do të ishte alkooli izopropil, një prekursor sarin, që do të shkatërrohet në Siri, më 1 mars të vitit të ardhshëm. Zv/ministri i Jashtëm rus tha se Moska po shqyrton mundësinë për të dërguar 2 milionë dollarë si ndihmë për OPAK, që po vëzhgon çarmatimin e Sirisë nga armët kimike. Transportimi i armëve kimike po diskutohet. Duke iu referuar OPAK, Damasku ka 1300 ton substanca kimike dhe prekursorë, që përdoren për të pasur armë kimike, dhe 1200 municione të pambushur.
Top