Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Atentat nipit të Cekës, i vunë eksploziv në lokal, plagoset bashkë me juristin e truprojen e tij TIRANE – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 10:00 në rrugën “Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi. Mësohet se lokali është në pronësi të biznesmenit Armando Ceka, nip i diplomatit të njohur Neritan Ceka. Sipas informacioneve të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili është në gjendje kritike. Ceka dhe të plagosurit e tjerë, Julian Çela dhe Artur Sharra, u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, Julian Çela dhe Armando Ceka janë në gjendje më të rëndë, ndersa gjendja e të plagosurit Sharra është më e stabilizuar. Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet që shpërthimi të jetë shkaktuar në mënyrë të telekomanduar. Dëshmitari rrëfen ngjarjen: “Po kaloja me biçikletë kur dëgjova shpërthimin në ndërtesën 3 katëshe. Tek shkallët pashë një djalë të mbushur plot me gjak. Në atë kohë një Fiat i bardhë ndaloi dhe morën atë djalin. Unë pashë dy të plagosur, njëri te shkallët komplet i gjakosur dhe njëri nga brenda më duket se i ishin prerë këmbët.” ATENTAT BIZNESMENIT CEKA NË SHTATOR 2013 Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në muajin shtator 2013 në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip ‘Volvo’ me targa AA 997 CX. Pista kryesore e hetimeve u përqëndrua në mosmarrëveshjet që biznesmeni kishte me banorët e një pallati të ndërtuar prej tij, të cilët e kanë kallëzuar disa herë në polici duke e akuzuar për shitjen e pallateve dy herë. Në vitin 2012, më 17 mars Lorenc Terenaj, ortakut të 34-vjeçarit Ceka i është vendosur tritol në banesën e tij. Teranaj dhe Armando Cekaj kanë lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë. Burimi: Lajm-Shqip
 
Ndryshimet penale, dënim çdo shtetasi që lufton jashtë vendit- Ndryshimet penale, dënim çdo shtetasi që lufton jashtë vendit - Përfshirja e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri, apo në konflikte të tjera të ngjashme jashtë vendit, do të konsiderohet vepër penale. Burime për “A1 Report” bënë të ditur se është gati nisma për të amenduar Kodin Penal, ndryshimet e të cilit janë iniciuar nga një grup deputetësh të komisionit parlamentar të Ligjeve dhe kryetari Fatmir Xhafaj. Mësohet se drafti me ndryshimet ligjore, propozon miratimin e disa dispozitave që penalizojnë ata shqiptarë të cilët marrin pjesë në konflikte të armatosura, përjashtuar rastet kur janë pjesë e formacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese. Burimet, saktësojnë për “A1 Report” se ndërhyrjet ligjore janë të konsultuara me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me ekspertë të njohur të së drejtës penale. Kjo iniciativë e ligjvënësve, pritet të përfshijë penalizimin jo vetëm të shqiptarëve që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, por edhe ata persona që rekrutojnë për të marrë pjesë në luftë jashtë atdheut. Gjatë këtyre ditëve, pritet që këto ndryshime të paraqiten në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve të martën, për t’iu nënshtruar më tej edhe diskutimeve në komisionet parlamentare. Nisma vjen si një domosdoshmëri, në kushtet kur deri më tani, zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shqiptarë kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur sirian. Pak ditë më parë Kosova propozoi një ligj të posaçëm për të dënuar deri në 15 vjet, të gjithë shtetasit kosovarë që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit të tyre. Burimi: Lajm-Shqip.com
 
Serbia kërkon zgjedhje parlamentare në Kosovë. Kryeministri i Serbisë ka deklaruar se qeveria e tij kërkon që në Kosovë dhe Metohi të mbahen zgjedhje parlamentare për serbët. “Kjo duhet të ndodhë me ndihmën e misionit ndërkombëtar”, -i ka thënë Daçiç përfaqësuesit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, në takimin e së mërkurës. Më tej Daçiç ka shtuar se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 marsit në veri të Kosovës, në Mitrovicë, në mënyrë që komuniteti serb të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton B92. Ai theksoi se pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila është ende në proces, qeveria e Serbisë po merr të gjitha masat e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të pranohet nga Bashkimi Evropian. Sipas kreut të qeverisë serbe, “vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe implementimi i Marrëveshjes së Brukselit janë shumë të rëndësishme”. Linku i Lajmit KETU Burimi : lajm-shqip.com
 
Protesta e opozitës. Basha: Vendi në udhëkryq të rrezikshëm. U zhvillua për rreth 90 minuta në Tiranë protesta e partive opozitare, nën drejtimin e Partisë Demokratike. Tubuesit qe erdhën nga te gjitha rrethet, u mblodhën fillimisht ne sheshin “Skenderbej”, ku 23 vjet me pare u rrezua busti i diktatorit Hoxha e me pas marshuan drejt bulevardit. Ne fjalen e tij, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha u shpreh se vendi, nen drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Kuvendit Ilir Meta po shkon ne drejtim te pasigurt. “23 vjet me pare qytetaret e ketij vendi rrezuan bustin e ish-diktatorit Hoxha duke shenuar nje dite te rendesishme ne historine shqiptare. Sot vendi ndodhet ne nje udhekryq te rrezikshem pasi shohim se cfare po ben Qeveria Rama-Meta, qe po shkaterron vlera te medha te ketij vendi”, u shpreh Basha. Sipas tij, shteti ligjor, vota e lire, punesimi, aspirata europiane po demtohen nga Rama dhe Meta qe po thyejne ligjin dhe nuk po ndalen. “Me kete dyshe horizonti i shpreses se shqiptareve. Sot jemi mbledhur me shume se kurre, para se e keqja te prese fundi, para se e keqja te humbasim statusin e vendit kandidat”, tha Basha. 50 police rreshtohen para Kryeministrisë Policia e Shtetit përpara fillimit të protestës mori masa të forta sigurie, sidomos përgjate bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’. Rreth 50 police femra u rreshtuan ne kordonin perpara Kryeministrise, per te krijuar rrethin e pare te sigurise, perpara godines. Rrethi i dyte i sigurise ishin forcat e rendit dhe te sigurise publike ne Komisariatet e Tiranës. Pothuajse te gjitha efektivat e rendit, ne komisariatet 1 dhe 4 paten pjesen me te madhe te kordonit te dyte. Te distancuar nga dy kordonet e sigurise se Kryeministrise ishin Forcat e Nderhyrjes se Shpejte qe ishin ne gatishmeri te ndonje akti te dhundshem te mundshem, gjate pas dhe protesters se opozites. Gjithashtu i gjithe efektivi i policise rrugore ne Tirane eshte ne gatishmeri per bllokimin e te gjitha rrugeve nderlidhese me bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ per ndalim qarkullimin e automjeteve deri ne perfundimin e plote te protestes dhe shperndarjes se protestuesve. Burimi: lajm-shqip.com
 
Haxhinasto: Reforma në transport, fund blerjes së patentave . Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një takim në drejtorinë e Transportit Rrugor ne Tiranë, u ndal të sqarojë rëndësinë që ka reforma në transport. Sipas tij, kjo reformë do bëjnë të mundur rritjen e sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve që udhëtojnë cdo ditë. Sipas tij, do t’i jepet fund blerjes së patentave.“Mendimi dhe koncepti se mund të blihet patenta duhet të marrë fund menjëherë. Përmes shitjes së patentës, shesim sigurinë, kompromentojmë sigurinë publike. Pasi një i paaftë në timon është rrezik për sigurinë dhe jetën. Ndaj duhet të realizojmë masat e paketës për kualifikimin dhe testimin për patentën”, tha Haxhinasto, duke shtuar se do të përmirësohet mënyra e testimit teorik dhe praktik. Ministri i Transporteve theksoi gjithashtu se një reforme të thellë kërkon edhe procesi i kontrollit të automjeteve. “Procesi i kolaudimit të shikohet me vëmendje, pasi vetëm automjetet me kushtet e përshtatshme duhet të dalin në rrugë. Të monitorohet, të kontrollohet dhe të bëhet vlerësimi rigoroz, pasi është e rëndësishme cilësia e shërbimit për automjetet dhe qytetarët”, tha Haxhinasto. Haxhinasto u ndal edhe te mbrojtja e mjedisit. “Kam dhënë urdhër që gazrat që lëshojnë automjetet të jenë pjesë e testimit. Asnje lëshim nuk do të bëhet me gazrat që lëshojnë automjetet dhe cilësinë e karburanteve pasi cilësia e shëndetit publik është parësore”. Ministri i Transporteve ripërsëriti idenë për targat elektronike. Sipas tij, “targat elektronike duhet të nxjerrin informacione si për policinë, ashtu dhe për drejtorinë e transportit rrugor, mbi gjendjen e automjetit, aftësisë së shoferit, detyrimet e tij, me qëllim që të ecim para drejt standardit europian”, tha Haxhinasto. Burimi: lajm-shqip.com
 
Llalla: Masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin . Në analizën e Prokurorisë së Apelit në Tiranë është i pranishëm edhe kryeprokurori, Adriatik Llalla. Drejtori i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari gjatë kësaj analize vuri në dukje përhapjen e gjerë të veprave penale e korrupsionit, ndërsa kreu i organit të akuzës këshilloi mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj këtyre veprave penale. Llalla u shpreh më tej se do të ketë, masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin. “Nga të dhënat statistikore konstatohet se për vitin 2013 vërehet re një rritje e numrit të vendimeve të mosfillimit në raport me cështjet e dërguara për gjykim. Po kështu konstatohet se ka tendencë në rritje edhe të vendimeve të pushimit. Duke marrë shkas nga rritja e vendimeve të mosfillimit, konstatoj se shkak kryesor për këtë rezulton të jetë se, materialet e referuara nga institucionet e tjera, apo edhe të kallëzuara qytetarët nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj, nuk janë të shoqëruar me prova, apo në disa raste fakti nuk përbën element të veprues penale. Një fokus i vecantë në këtë drejtim duhet organizuar me punën e Policisë së Shtetit, institucioni që sjell materiale drejt institucionit tonë”, tha Llalla ndër të tjera. Burimi: lajm-shqip.com
 
Elisa Spiropali: Do të ulen çmimet e referencës . Çmimet e referencave në doganë vazhdojnë të mbeten një problem për sipërmarrësit shqiptarë e të huaj që operojnë në vend. Gjatë një takimi mes përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Administratës Doganore është prezantuar projekti për heqjen e këtyre çmimeve me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve brenda një periudhe njëvjeçare. Përfaqësues të biznesit kanë kërkuar sqarime për mënyrën e procedimit të heqjes së çmimeve të referencës. Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali tha se, procedura do të bëhet gradualisht, megjithatë nuk dha një datë për përfundimin e këtij procesi. Çmimet e referencës janë aplikuar në të shumtën e rasteve si formë për të realizuar planin e të ardhurave nga doganat, ndërkohë që sipas ligjit, ato zbatohen vetëm atëherë kur ka dyshime ose paqartësi dokumentacioni lidhur me çmimet e blerjes së mallit jashtë vendit. Për të shmangur abuzimet e mundshme me faturat dhe kontratat e blerjes së mallrave, doganat aplikojnë çmime standarde të bazuara në kriteret e tregut dhe në të dhënat e mallit. Një çmim reference më i lartë se realiteti do të thotë drejtpërdrejt një tarifë më e lartë për konsumatorin. Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali ishte në takimin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar. Ajo shoqërohej nga Kevin Atkinson, përfaqësues i Croën Agents, Ervina Domi, Drejtore e Drejtorisë Juridike, Genc Celi, Drejtor i Drejtorisë së Tarifës dhe Origjinës dhe Këshilltarët. Spiropali, siguroi bizneset që po punohet intensivisht për uljen graduale të aplikimit të çmimeve të referencës, veçanërisht për mallra që importohen nga shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, diskutimi në lidhje me çmimet e referencës mbetet një debat i hapur me komunitetin e biznesit. Burimi: lajm-shqip.com
 
mendova te kujtojme disa gjera veprime ose ngjarje te kohes se shkuar qe mbase sot brezit te ri u duken te cuditeshme por per ne kane qen mese normale... Keto i mbani mend psh ???
 
10 ditë burg për shoferët e dehur Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas të cilet janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa patur leje drejtimi. Sipas statistikave te policise thuhet se 152 prej tyre jane ndaluar per perdorim alkooli dhe te tjeret ose nuk kane patur patente, ose nuk i kane qendruar patrullave te policise, kjo e fundit per shkak se kane patur njohuri per akisonin e nisur. Por Prokuroria dhe gjykatat kane kerkuar dhe kane dhene masen e arrestit me burg vetem per 83 prej tyre. Duke u bazuar ne statistika, gjate kater muajve te fundit, organet e drejtesise ne 400 rastet e ndodhura arrestuan vetem 17 prej tyre. Por diçka ndrysoi ne janar, ku nga 207 raste te ndaluara, 51 prej tyre, ose nje e katerta e tyre u mbajtën ne arrest. Policia serish mbetet e pakenaqur ne lirimin sidomos te personave problematike ne qarkullimin rrugor emrat e cileve nuk behen publike. Fakti qe vetem numri i te ndaluarve per pije alkoolike eshte sa dyfishi i atyre, qe u eshte dhene masa me burg nga gjykata, ka reflektuar ne pakenaqesi jo vetem tek policia por edhe tek Ministria e Brendshme. Duke patur rezerva per menyren se si po trajtohet nga drejtesia aksioni i qarkullimit rrugor per disiplinimin e drejtimit te mjeteve ne vend, Ministria e Brendshme eshte duke pare me larg. Juristet e saj jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike dhjete dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t’i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin dhjeteditor te burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool. Burimi: lajm-shqip.com
 
Dekonspirimi, zbulohet SMS e policëve për sekserët e Sinanajt. Dy prej personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të vrasjeve me pagesë dhe atentateve me eksploziv, janë njoftuar nga punonjës të policisë për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tyre. Marion Mitro, ish-inspektor i INUK në Bashkinë e Vlorës deri në shtator 2013, dyshohet se është njoftuar nga një efektiv i Policisë së Rinasit për urdhër-arrestin e nxjerrë ndaj tij, ndërsa në Vlorë, Andon Mëhillaj është informuar nga një polic “që të bënte kujdes”. Këto të dhëna janë bërë të ditura dje nga burimet e prokurorisë, pasi zv.drejtori i Përgjithshëm i SHKB, Zamir Shtylla, qëndroi për disa orë në zyrat e Krimeve të Rënda. Zyrtari i Ministrisë së Brendshme mësohet se ka dërguar në Prokurorinë e Krimeve të rënda materiale hetimore për tri dosje. Pjesa më e rëndësishme mësohet se kanë qenë materialet e grumbulluara nga hetimet e deritanishme të SHKB-së lidhur me dekonspirimin e aksionit për kapjen e vrasësve me pagesë. Burimet nga hetimi nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë çështje, por thanë se janë gjetur prova në lidhje me dekonspirimin e aksionit ndaj “grupit të tritolit”. Sipas provave të cilat tashmë janë administruar në dosjen penale, mësohet se një polic i Rinasit e ka informuar Marion Mitron para arrestimit për urdhrin e ndalimit të dhënë ndaj tij. Ndërkohë, një efektiv i Vlorës ka përcjellë një mesazh tek i dyshuari si porositës i vrasjeve Andon Mëhillaj, duke i thënë “bëj kujdes”. Burimi: lajm-shqip.com
 
A i mban mend njeri ketu cigaret me? :)
 
Nje gjirafe e quajtur Marius, 18 muajshe nuk i shmang dot ligjet e xhunglës as brenda nje kopeshti zoologjik Drejtori shkencor i Kopeshtit Zoologjik ne Kopenhagen insistoi se nuk kishte zgjidhje, por duhej qe te vrisnin gjirafen e re pavarësisht protestes globale nga të dashuruar të kafshëve . Bengt Holst tha se Marius, i cili ishte pjese e një nga një grupi tetë gjirafash dhe, ishte caktuar për t'u eliminuar pasi kishte shumë gjirafa me gjene të ngjashme ne programin Europian te mbarështimit "Gjirafat shumohen shume mire sot, dhe kur te zgjedhim per ate qe do mbijetoje, duhet te zgjedhim ate me gjenet me te mira" tha z Holst BBC pasi Marius u ekzekutua me nje arme me shkarkese elektrike. Pas ekzekutimit te gjirafes, pjesetaret e kopeshtit zoologjik ftuan te pranishmit qe te merrnin pjese ne nje autopsi publike duke demonstruar konstruktin e saj nderkohe qe copetonin trupin e saj duke e ndare ne pjese. Mishi i gjirafes eshte perdorur per te ushqyer luane te tjere te kopeshtit zoologjik. Mesohet qe Holst te jete cituar duke thene se: "Do të ishte absolutisht qesharake për të hedhur larg disa qindra kilogramë mish" Mbetjet e Marius u ushqyer të luanëve në kopshtin zoologjik -së ( AP )
 
Dritan Rexhepi, ndër 10 më të kërkuarit në Spanjë - Policia spanjolle e ka renditur Dritan Rexhepin, në listën e dhjetë personave më të rrezikshëm të atij shteti. Ajo ka bërë publike foton e 33-vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij, pasi dyshohet se ai është strehuar në rajonet e afërta të Spanjës. Dritan Rexhepi kërkohet nga katër shtete për vepra të rënda penale, si vrasje me pagesë, grabitje bankash, trafikim të lëndëve narkotike etj. Gjithashtu 33-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit. Ai do të bëhej i njohur në botën e krimit, pas arratisjeve të tjera të bujshme. Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Që prej asaj kohe, ai është futur në listën e personave më të kërkuar të disa shteteve. 10.02.2013 Burimi: lajm-shqip.com
 
Një grup me këshillimor 13 juristë elitarë do të ndihmojnë në reformën në drejtësi. Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar sot e juristëve. Naço u shpreh e ky grup këshillimor do të bëjë të mundur realizimin e angazhimeve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm të bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut. “Për shkak të rëndësisë së procesit por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të Komisionit të Venecias, por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sugjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi”, tha Naço. Sipas Naços ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë, si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. “Një rol të posaçëm ky grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standardet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit Europian si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë”, shtoi ai. 10.02.2014 Burimi: lajm-shqip.com
Top