Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Bashkia e Tiranës kërkon nga banorët e kryeqytetit të mos përdorin ujin e ujësjellësit për shkak të ndotjes. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Eno Bozdo, në burimet e Shën Mërisë dhe të Bovillës balta dhe llumrat e shumtë për shkak të përmbytjes dhe reshjeve e kanë nxjerrë jashtë funksionit ujësjellësin. Një ditë pas vërshimit të ujërave, daljes së Lanës nga shtrati dhe përmbytjes që ndodhi në shumë lagje të kryeqytetit, Bashkia kërkon ndihmën e qeverisë për të hapur disa rrugë e për të hequr sasinë e madhe të inerteve. Ndërkohë, disa shkolla dhe kopshte janë dëmtuar nga ujërat dhe sot janë të mbyllura. Më herët, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në kryeqytet njoftoi se për shkak të stuhisë së mbrëmjes së të martës, që solli reshje të dendura e që përmbyti thuajse gjysmën e vendit, në kryeqytet do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Moti i keq, siç njofton UKT, ka shkaktuar avari të rëndë në linjën kryesore që furnizon me ujë kryeqytetin, ndërkohë që po punohet për riparimin e këtij difekti. Gjithashtu punime po kryhen edhe në rrjetin kryesor të Selitës. Kufizimet me furnizimin me ujë do të prekin zonat e Komunës së Parisit, Bllokut të Vilave amerikane, Tiranën e Re, Shkozën, Saukun, ish-Bllokun, ish-Qytetin e Nxënësve dhe Yzberishtin. Po ashtu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm edhe për zonat periferike, si Babrruja dhe e gjithë zona nga reparti 3700 deri në Kinostudio, kjo sepse sipas UKT janë turbulluar burimet e Bovillës së vjetër nga reshjet e dendura gjatë natës. Ndërkohë, Shtabi i Emergjencës në bashkëpunim me policinë kanë dhënë ndihmën e shpejtë të nevojshme për disa prej zonave më të rrezikuara të Tiranës. Sipas njoftimit të grupit të punës, në krye të të cilit janë drejtues të lartë të policisë, është normalizuar situata në 240 banesa dhe 3 dyqane që rrezikonin përmbytjen. Ndëhyrjet janë bërë në zonat e Shkozës, Farkës dhe Kamzës, siç bëhet e ditur nga Shtabi i Emergjencës. / Top Channel
Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kilovat/orë energji. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare për 2015 -2016 shkelqim cani okReforma në tarifat e energjisë për familjet është konturuar tashmë. Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kv/orë energji në muaj dhe atij 13.5 lekë për konsumin mbi 300 kv/orë, çka prodhon të njëjtin nivel çmimi për të gjithë, 10.6 lekë për kv/orë energji duke nisur nga 1 janari 2015. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këtë version e ka pranuar edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Propozimi Kompania CEZ, tani OSHEE, në vitin 2012 kur dhe aplikoi ndryshimin e tarifave në Entin Rregullator të Energjisë, kërkoi heqjen e tarifës për bllokun e parë dhe ulje të lehtë të tarifës së bllokut të dytë. Sipas shpjegimeve të atëhershme të kompanisë CEZ, në këtë mënyrë do të kishte një shpërndarje të thjeshtë të rritjes së të ardhurave të kërkuara në mënyrë të barabartë për çdo grup të konsumatorëve. “Llogaritja është bërë duke synuar rregullime të lehta të tarifave dhe duke shmangur rritjen e lartë në 2013, por që pason edhe në 2014”. Ky parim dhe argumentin i çekëve duket se do të vihet në jetë nga qeveria pa asnjë ndryshim për periudhën 2015-2016. Sipas kompanisë OSHEE, sistemi i tarifave me dy blloqe (e ashtuquajtura tarifë sociale) duhet të hiqet për shkak se nuk përmbush aspak qëllimin e saj të synuar teksa e gjithë popullata është përfituese e një “subvencioni” të tillë, jo vetëm konsumatorët në nevojë. Mbështetja e konsumatorëve në nevojë është një rol që duhet të kryhet nga institucionet shqiptare nëpërmjet ndihmave të drejtpërdrejta që të kenë lidhje me faturat e energjisë, sepse, nëse ofrohet me çmimet e energjisë, një gjë e tillë deformon tregun e energjisë dhe një alokim të drejtë të kostove për shpërndarjen dhe shitjet e energjisë. Të njëjtën pikëpamje në fakt për heqjen e fashës mbrojtëse kanë ndarë edhe institucionet ndërkombëtare, të tilla si Banka Botërore, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë – që e rekomandon fuqishëm një reformë të tillë, USAID dhe institucione të tjera të ngjashme. Si ndryshon fatura e energjisë Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani teksa komentoi për “Zërin e Amerikës” situatën në sektorin energjetik, pranoi se tarifa e re për konsumin e energjisë elektrike do të vendoset si një çmim mesatar pa dhënë më shumë detaje për metodikën që do përdoret për përllogaritjen e çmimit të ri, por duke konfirmuar se me FMN-në është rënë dakord që të hiqet fasha prej 300 kv/orësh. Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj. Bazuar në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013, rreth 76.3% e të gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300kvh/muaj. Nëse me çmimin aktual këto familje paguajnë 7.7 lekë për kv/orë, me çmimin mesatar prej 10.6 lekësh për kv/orë, fatura mujore do të rritej me të paktën 1 mijë lekë të reja në muaj për çdo familje. Nëse i referohemi këtij çmimi mesatar për familjet që konsumojnë më shumë se 300 kv/orë në muaj, fatura mujore do të ulej me një shumë të pakonsiderueshme. Sipas të njëjtit raport të ERE-s, kjo kategori zë më pak se 25 % të konsumatorëve familjarë. MAPO
 
Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës për trafikun e armëve nga Shqipëria për në Siri, është kthyer brënda pak minutash një head line për median ndërkombëtare duke vënë dyshime të forta për një rrjet të trafikut të armëve drejt Sirisë dhe Irakut ku është aktiv shteti islamik. Por e pyetur nga Ora News, zyra e shtypit të organit të akuzës rrëzoi çdo hipotezë se grupi i arrestuar të premten po trafikonte armë në drejtim të ndonjë vendi jashtë Shqipërisë përfshirë Sirinë. “Agjenti i infiltruar i prokurorisë së krimeve të rënda nuk ka provuar një fakt të tillë. Madje në dy rastet kur ai duke u shtirur si trafikant ka blerë dy armë duke i deklaruar si destinacion Italinë dhe Greqinë, por në asnjë rast Sirinë. Ka pasur disa dyshime se të arrestuarit, një pjesë të armëve i siguronin në Serbi por në shumicën e rasteve brënda vendit.” Megjithatë edhe policia e Tiranës minimizoi rastin duke deklaruar se deklarata e kreut të policisë kishte të bëntë me dyshime se ky grup i arrestuar ka pasur një aktivitet trafikimi drejt Sirisë, dhe jo në rastin konkret të armëve të bllokuara në operacion. Të premten pas një hetimi 20 ditor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u vunë në pranga 7 persona të cilët u kapën në flagrancë ndërsa trafikonin armë të llojëve të ndryshme në kryeqytet dhe Shijak. ORA NEWS
 
25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, gazeta prestigjoze “The New York Times” sjell një analizë të detajuar të gjendjes aktuale ekonomike të vendeve ish-komuniste në Europë. Opinionisti David Brooks, e mbështet shkrimin e tij për vendet e ish-bllokut lindor në analizat e Branko Milanovic, ekonomist në Universitetin e Nju Jorkut, i cili i ndan vendet ish-komuniste në katër kategori. Në vend të fundit janë vendet, për të cilat Milanoviç thotë se do u duhen edhe 50 ose 60 vjet të tjera të arrijnë një rritje ekonomike, që të kapërcejë shifrat e viteve kur ishin ekonomi nën komunizëm, Sipas tij këtyre vendeve do u duhet më shumë kohë sesa vitet e komunizmit për të kapërcyer "varfërinë". Në këtë grup gjendet Serbia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Bosnja, të cilat nuk kanë shënuar rritje në nivelin e të ardhurave me atë që kanë pasur para vitit 1990. Në këtë gjendje ndodhet 20% e popullsisë së vendeve ish-komuniste. Grupi tjetër përfshin ato vende që kanë thjesht dështime të moderuara, me ritmet e rritjes ekonomike për frymë nën 1.7 për qind në vit. Këtu hyjnë vendet si Rusia dhe Hungaria që vazhdojnë të bien në mënyrë konstante në krahasim me Perëndimin. Në këto vende jeton rreth 40 për qind e popullsisë së botës post-komuniste. Grupi i tretë përfshin ato vendet që e kanë rritjen ekonomike midis 1.7 për qind dhe 1.9 për qind. Këto vende, si Republika Çeke dhe Sllovenia, po mbajnë një rritje të qëndrueshme me pjesën tjetër të botës kapitaliste. Në fund radhitet grupi i vendeve, të cilat ia kanë dalë të zhvillojnë një ekonomi të suksesshme pas rënies së komunizmit. Në këtë grup hyjnë Polonia, Azerbajxhani dhe Kazakistani. Por Milanovic thekson se shumë prej këtyre kombeve janë në fazën e rritjes ekonomike për shkak të burimeve të tyre natyrore, sidomos të naftës. Vetëm pesë vende ia kanë dalë të krijojnë ekonomi të suksesshme kapitaliste pas shëmbjes së komunizmit, sipas analizës së botuar në New York Times dhe këto vende janë Shqipëria, Polonia, Bjellorusia, Armenia dhe Estonia. Për ta thënë në mënyrë më të thjeshtë, vetëm 10% e njerëzve që jetojnë në vendet ish-komuniste janë duke jetuar në vende që e kanë kaluar në mënyrë të suksseshme periudhën e tranzicionit nga komunizmi në kapitalizëm. 90% e njerëzve jetojnë në vende, të cilat kanë dështuar përgjatë tranzicionit të kalimit të ekonomive të tyre nga komunizmi në kapitalizëm për arsye të ndryshme. Ky fakt tashmë duket edhe në politikën agresive që po zhvillojnë vende si Rusia apo Hungaria, të cilat po formësojnë shekullin e 21. Sipas analizës, komunizmi ka lënë plagë të rënda në vendet ish-komuniste dhe ka dëmtuar psikologjikisht viktimat e tij, ndaj shërimi nga këto plagë është gradual dhe progresi nuk është i garantuar. Koha Jone
Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe Krujës Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe KrujësTIRANE – Paraburgimet “Jordan Misja” dhe “Mine Peza” në Tiranë, të njohura përkatësisht si paraburgimet 313 dhe 302, nuk kanë më vend. Që prej ditës së premte, të gjithë personat që lihen në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës nuk mund të “bujtin” në këto paraburgime për shkak të mbipopullimit tej çdo mundësie. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhet e ditur se që prej fundjavës të paraburgosurit janë dërguar në burgjet e Fushë- Krujës, Lezhës dhe Durrësit. “Aktualisht në ambientet e Burgut 313 janë akomoduar rreth 525 persona në total, ndërsa në Burgun 302 janë akomoduar rreth 230 të tillë”, tha një zyrtar i Burgjeve. Në ambientet e këtyre paraburgimeve mësohet se ka raste ku 10 persona ndajnë të njëjtën qeli. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, kapaciteti i të parit është 320 persona dhe i të dyti 170. Nga ana tjetër, mbipopullimi ka prekur gjithë sistemin e burgjeve. Sipas të dhënave, numri i personave të izoluar që vuajnë dënime penale apo qëndrojnë si të paraburgosur është mbi një mijë persona. Bëhet e ditur se mbipopullimi pritet të zgjidhet në pak ditë. Kjo për shkak se brenda kësaj jave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet të marrë në dorëzim dy godinat e përfunduara të burgjeve të Fierit dhe të Beratit. Sipas burimeve, kapaciteti i dy godinave të reja shkon në gati një mijë veta. Mbipopullimi i sistemit lidhet edhe me shtimin e numrit të arrestimeve të policisë gjatë aksioneve policore të ndërmarra gjatë muajve të fundit për ndërtimet e paligjshme, për drejtuesit e automjeteve, si dhe për vjedhësit e energjisë elektrike. (er.nu/panorama/BalkanWeb)
Emisioni “Ca Thu” ndoqi paraditen e sotme aksionin e paligjshem te punonjesve te permbarimit gjyqesor, te mbeshtetur nga policia e shtetit, nderkohe qe Gjykata nuk e kishte marre ende vendimin e ekzekutimit.Shikoni pamjet tronditese se si permbaruesit pa asnje dokument identifikues, nxjerrin jashte pronaret e dyqanit. Ne veprimet e tyre te paligjshme ata ndihmohen edhe nga policia e shtetit, qe sillet ne menyre te ashper jo vetem me qytetare por edhe me median. Njeri prej policeve gjate aksionit, guxon te dhunoje edhe grupin e “Ca Thu”-se dhe gazetarin Genci Angjellari. Nderkohe qe ne oren 13.00 ishte gjyqi per kete ceshtje, dhe Gjykata e Tiranes vendosi anullimin e vendimit permbarimor, per sa i perket paditesit Shefqet Mata. Gjithashtu gjykata u shpreh se permbarimi ka vepruar ne menyre te paligjshme, duke shperdoruar detyren.
 
TIRANE - Një përplasje me armë mes të rinjsh ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme në një lokal të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri mësohet se është një nga të rinjtë që ka humbur jetën nga përleshja me armë. Një italian mësohet gjithashtu se ka humbur jetën, por jo si pasojë e të shtënave me armë. Paolo Azzaro, 64 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak nga tronditja që ka marrë nga ngjarja pasi vuante nga zemra. Sakaq, identiteti i dy personave të tjerë që janë vrarë nuk dihen ende, ndërsa policia ka arrestuar 2 autorët si të dyshuar për vrasjes së 3-fishtë, ku njëri prej të ndaluarve është djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani. Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, një armë zjarri tip pistoletë. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tir....vUa1eY8d.dpuf http://www.shqiptarja.com/home/1/tir...nj-250129.html Një prej dy autorëve është Kostandin Xhuvani, i njohur per vrasje edhe me parë dhe i dënuar me vetëm dy vjet burg.
 
Në pikën kufitare më të madhe mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shënuar dy ditët e fundit kthime në masë të udhëtarëve shqiptarë. Bëhet fjalë për persona që kanë si qëllim udhëtimin në Greqi për arsye të ndryshme dhe jo emigracioni. Nga pala greke janë kërkuar dokumente apo para në sasi të konsiderueshme, ndryshe nga ligji për liberalizimin e vizave. Burime jozyrtare thonë se këto kthime po bëhen pas efektit që la ndeshja me Serbinë dhe tensionin mes dy vendeve. Minoriteti grek në Derviçian gjithashtu është ankuar se ka banorët janë dhunuar psikologjikisht mbrëmjen e 14 tetorit, pas pezullimit të ndeshjes në Beograd. Gazeta Express
Atentati i pregatitur per diten e djeshme e diel ,deshtoi fale inteligjences police fédérale belge. U arrestuan 2 shtetas hollandez me origine türk te cilet ishin me mison attentat kunder ndertesave te conseil d Europe ketu n Brussel. Gjithsesi lajmerohet presioni i ISIS ndaj qytetareve francez, belge dhe américain te goditen ne cdo vend bulevarde apo aéroporté, per arsye se franca dje mori nje séré sulmesh ajrore n shtetin islamik. Europa po pregadit nje sulm te gjithanshem dhe me te Eger se sa USA kur dominoi irakun. Rreziku per nje lufte te ashper sa vjen e mundesohet cdo dite. Germany dje ndaloi me ligj cdo imazh te flamurve te zinj me germa arabe,te perdoren n teritorin germain.
Mbi 60% e shqiptarëve marrin borxh tek miqtë, biznesi: S’blen askush Tiranë - Pavarësisht shifrave pompoze të qeverisë punësimi në Shqipëri ose numri i personave që sigurojnë të ardhura ka rënë me 4% gjatë 6-mujorit të parë të 2014. Shifra është bërë publike në një raport të Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin Financiar. Sipas raportit, qytetarët shqiptarë marrin borxhe për të plotësuar nevojat. 60 % e familjeve i gjejnë paratë në mënyrë informale nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që vetëm 40% e tyre i kërkojnë paratë në sektorin formal ose në banka. 29 % e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se kanë marrë hua të detyruar nga ulja e të ardhurave në familje si dhe prej shtrenjtimit të jetësës. Ndërsa qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë “blerja/riparimi i një prone” dhe “konsumi”. Të dhënat tregojnë se aftësia paguese e borxheve nga këto familje ka rënë ndjeshëm si rezultat uljes së të ardhurave. Rreth 55% e familjeve huamarrëse i përkasin grupit me të ardhura mujore në kufijtë “17-50 mijë lekë”e cila gjithashtu vlerësohet, në ulje me 6-mujorin e kaluar, duke rënë nën mesataren e deritanishme. Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe për bizneset, të cilat 5 vitet e fundit janë detyruar që të marrin më shumë hua. Më shumë se gjysma e kompanive dhe sipërmarrjeve që operojnë në vendin tonë kanë deklaruar se kanë marrë hua për të vazhduar aktivitetin e tyre, por pavarësisht këtyre shifrave pritshmëritë për 6- mujorin e dytë të vitit përsa i përket ecurisë ekonomike priten të jenë më të mira. ORA NEWS
 
Shqiperia ne enciklopedi SHQIPERIA Republika e Shqiperise, apo ndryshe Shqiperia (emri vjen nga termi: toka e shqiponjave) eshte nje shtet qe gjendet ne juglindje te Europes. Kufizohet ne veri me Serbi/Mal i Zi dhe Kosoven, ne lindje me Maqedonine (Ish Republike Jugosllave) , ne jug me Greqine, dhe vija bregdetare shtrihet ne perendim me Detin Adriatik dhe ne jugperendim me Detin Jon. Emri zyrtar: Republika e Shqiperise Himni Kombetar: Hymni i Flamurit Gjuha zyrtare: Shqip Kryeqyteti: Tirana Forma e qeverisjes: Republike parlamentare Kryetari i shtetit aktual: Bamir Topi/b] Kryeministri aktual: Sali Berisha Kontinenti: Europa Siperfaqe: 139a Total: 28.748 km2 %Ujra: 4.7% Qytetare: 3.582.205 (126a) Dendesia: 122 qytetare/km2 Pamvaresia: 28 Nentor (nga Perandoria Osmane) Festa e Çlirimit: 29 Nentor Valuta: Lek Targa automobilistike: AL Ora zyrtare: UTC+1 Prefiksi telefonik: +355 Pjestare e OKB: Qe nga 14/12/1955 HISTORIA Shqiperia ishte qender e disa kolonive te Greqise antike, e me pas province Romake (Iliria) , pasi u pushtua nga popuj te ndryshem u be pjese e Perandorise Otomane ne 1478. Pas luftes se pare ballkanike Shqiperia deklaroi pavaresine e saj ne 28 Nentor 1912, por pushtimet nuk mbaruan. Ne Luften e Dyte Boterore u pushtua nga Italia e me pas nga Gjermania. Rezistenca komuniste mori pushtetin pas ikjes se okupatorit. Ne 1990 5 vjet pas vdekjes se Enver Hoxhes, Shqiperia qe ishte nje shtet komunist teper i izoluar dhe qe kishte pak kontakte dhe me vendet e tjera komuniste, mori nje forme multipartitizmi pas fitores se demokracise. Por vendi vuan ende nga problemet ekonomike, krimi i organizuar etj. POLITIKA Kryetari i Shtetit eshte Presidenti i cili zgjidhet nga Kuvendi i Shqiperise. Kuvendi perbehet nga 140 deputete dhe rinovohet nje here ne kater vjet. Maxhoranca zgjedh Kryeministrin i cili pasi krijon Qeverine dekretohet nga Presidenti dhe votohet ne Kuvend sipas Kushtetutes se Shqiperise. RRETHET Shqiperia eshte e ndare ne 36 rrethe te cilat jane te grupuara ne Prefektura te cilat jane 12. Rrethet jane: Berat Bulqizë Delvinë Devoll Dibër Durrës Elbasan Fier Gramsh Gjirokastër Has Kavajë Kolonjë Korçë Krujë Kuçovë Kukës Kurbin Lezhë Librazhd Lushnjë Malësi e Madhe Mallakastër Mat Mirditë Peqin Përmet Pogradec Pukë Sarandë Skrapar Shkodër Tepelenë Tirana Tropojë Vlore GJEOGRAFIA Gjeografia e Shqiperise konsiston ne nje terren kodrinor dhe malor. Lartesia me e madhe arrin ne 2753 m. Vendi ka zakonisht nje klime kontinentale me dimer te ftohte dhe vere te nxehte. Pervec Tiranes me rreth 700.000 banore, qyetatet kryesore jane Durres, Elbasan, Korçe, Shkodere Vlore. EKONOMIA Shqiperia eshte nje nga vendet me te varfera te Europes. Pjesa me e madhe e popullsise merret me agrikulture dhe nje e pesta e popullsise jeton jashte kufinjve. Papunesia eshte shume e madhe dhe vjen zakonisht nga korrupsioni i larte dhe krimi i organizuar ne strukturat me te larta te shtetit. Vendet kryesore qe ndihmojne ekonomikisht Shqiperine jane Italia dhe Greqia. DEMOGRAFIA Pjesa me e madhe (95%) eshte shqiptare, por ekziston nje minorance greke prej 3%. Shume shqiptare etnike jetojne ne trojet e tyre ne Kosove dhe Maqedoni. Gjuha meme eshte shqipja edhe pse minoriteti perdor zakonisht greqishten, nderkohe qe eshte shume e perhapur italishtja e pervetsuar nga emigrantet si dhe nga populli nepermjet televizionit. Qysh nga pushtimi Otoman maxhoranca e shqiptareve eshte muslimane 70%, edhe pse besimi ishte i ndaluar ne periudhen komuniste. Kisha autoqefale orthodokse 20% dhe Kisha katolike 10% qe jane fete kryesore ne Shqiperi. TRASHEGIMIA KULTURORE Arkeologjia Besimet fetare Gjuha shqipe Artet e bukura Fotografite shqiptare Kodiket e Shqiperise Eposi shqiptar Kultura tradicionale Kanun e kuvend Letersia shqiptare Solidariteti Arkitektura Teatri Kinemaja Muzika LIDHJE TE JASHTME INSTITUCIONE QENDRORE Presidenti (faqja zyrtare) Kuvendi i Shqiperise (faqja zyrtare) Keshilli i Ministrave (faqja zyrtare) Ministria e Mbrojtjes (faqja zyrtare) Ministria e Puneve te Jashtme (faqja zyrtare) Ministria e Financave (faqja zyrtare) Ministria e Drejtesise(faqja zyrare) Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta (faqja zyrtare) Ministria e Shendetesise (faqja zyrtare) Ministria e Arsimit dhe Shkences (faqja zyrare) Ministria e Brendeshme (faqja zyrtare) Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit(faqja zyrtare) Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve (faqja zyrtare) Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes (faqja zyrtare) Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (faqja zyrtare) Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (faqja zyrtare) Ministria e Integrimit (faqja zyrtare) Kontrolli i Larte i Shtetit (faqja zyrtare) Banka e Shqiperise (faqja zyrtare) Akademia e Shkencave (faqja zyrtare) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (faqja zyrtare) Keshilli i Larte i Drejtesise (faqja zyrtare) Avokati i Popullit (faqja zyrtare) INSTITUCIONE TE TJERA DHE KOMPANI Keshilli Kombetar i Radiotelevizionit (faqja zyrtare) Komisioni i Letrave me Vlere (faqja zyrtare) Departamenti i Administrates Publike (faqja zyrtare) Instituti Kombetar i Statistikave (faqja zyrtare) Agjensia e Prokurimit Publik (faqja zyrtare) Agjensia Kombetare e Privatizimit (faqja zyrtare) Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (faqja zyrtare) Drejtoria e Pergjithshme e Doganave (faqja zyrtare) Instituti i Sigurimeve INSIG (faqja zyrtare) Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (faqja zyrtare) Bursa e Tiranes (faqja zyrtare) Qendra Kombetare e Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore (faqja zyrtare) Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise (faqja zyrtare) Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (faqja zyrtare) Autoriteti Portual Durres (faqja zyrtare) Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor (faqja zyrtare) Posta shqiptare (faqja zyrtare) Hekurudha Shqiptare (faqja zyrtare) Instituti i Monumenteve te Kultures (faqja zyrtare) Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (faqja zyrtare) Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare KESH (faqja zyrtare) Albinvest (faqja zyrtare) Drejtoria e Patentave dhe Markave (faqja zyrtare) Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise dhe Kalibrimit (faqja zyrtare) Drejtoria e Akreditimit (faqja zyrtare) Drejtoria e Pergjithshme e Standartizimit (faqja zyrtare) Tirana International Airport "Nene Tereza" (faqja zyrtare) Albtelecom (faqja zyrtare) Albanian Mobile Communication (faqja zyrtare) Vodafone Albania (faqja zyrtare) Eagle Mobile (faqja zyrtare) Federata Shqiptare e Futbollit (faqja zyrtare) INSTITUCIONE ARSIMORE Universiteti i Tiranes (faqja zyrtare) Universiteti Politeknik (faqja zyrtare) Universiteti Bujqesor i Tiranes (faqja zyrtare) Universiteti i Vlores "Ismail Qemali" (faqja zyrtare) Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" (faqja zyrtare) Universiteti i Gjirokastres "Eqerem Cabej" (faqja zyrtare) Universiteti i Durresit "Aleksander Moisiu" (faqja zyrtare) Akademia e Arteve (faqja zyrtare) Universiteti i New Yorkut, Tirane (faqja zyrtare) Universiteti UFO, Tirane (faqja zyrtare) Universiteti Zoja e Keshillit te Mire, Tirane (faqja zyrtare) Universiteti "Marin Barleti", Tirane (faqja zyrtare) Universiteti Kristal, Tirane-Durres (faqja zyrtare) Universiteti Europian i Tiranes (faqja zyrtare) Universiteti Polis, Tirane (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Tirane (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Shkoder (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Mat (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Elbasan (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Berat (faqja zyrtare) Drejtoria Arsimore Rajonale e Rrethit Fier (faqja zyrtare) INSTITUCIONE GJYQSORE Gjykata Kushtetuese (faqja zyrtare) Gjykata e Larte (faqja zyrtare) Gjykata e Krimeve te Renda (faqja zyrtare) Prokuroria e Pergjithshme (faqja zyrtare) Gjykata e Shkalles se I Tirane (faqja zyrtare) Gjykata e Shkalles se I Fier (faqja zyrtare) BASHKI DHE KOMUNA Bashkia e Tiranes (faqja zyrtare) Bashkia e Durresit (faqja zyrtare) Bashkia e Elbasanit (faqja zyrtare) Bashkia e Korces (faqja zyrtare) Bashkia e Vlores (faqja zyrtare) Bashkia e Shkodres (faqja zyrtare) Bashkia e Fierit (faqja zyrtare) Bashkia e Beratit (faqja zyrtare) Bashkia e Pogradecit (faqja zyrtare) Bashkia e Peshkopise (faqja zyrtare) Bashkia e Kukesit (faqja zyrtare) Bashkia e Kavajes (faqja zyrtare) Bashkia e Krujes (faqja zyrtare) Bashkia e Himares (faqja zyrtare) Bashkia e Burrelit (faqja zyrtare) Bashkia e Policanit (faqja zyrtare) Bashkia e Vaut te Dejes (faqja zyrtare) PARTI POLITIKE DHE OJF Partia Demokratike e Shqiperise (faqja zyrtare) Partia Socialiste e Shqiperise (faqja zyrtare) Partia Demokristiane (faqja zyrtare) Levizja Socialiste per Integrim (faqja zyrtare) Partia Socialdemokrate (faqja zyrtare) Partia Demokracia Sociale (faqja zyrtare) Aleanca Demokratike (faqja zyrtare) Partia Demokrate e Reformuar (faqja zyrtare) Partia Komuniste Shqiptare (faqja zyrtare) Balli Kombetar (faqja zyrtare) [b]MEDIA NE SHQIPERI Gazeta 55 Gazeta Albania Gazeta Ballkan Gazeta Integrimi Gazeta Koha Jone Gazeta Korrieri Gazeta Metropol Gazeta Panorama Gazeta Republika Gazeta Rilindja Demokratike Gazeta Sot Gazeta Sport Ekspres Gazeta Sporti Shqiptar Gazeta Shekulli Gazeta Shqip Gazeta Shqiptare Gazeta Telegraf Gazeta Tema Gazeta Tirana Observer Gazeta Zeri i Popullit (Informacioni i mesiperm eshte marre nga www.wikipedia.org dhe www.shqiperia.com) [color:"red"] [/color]
 
Të mësosh për BE që në kopsht, projekti pilot për 150 kopshte në vend Parashkollorët dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare do të mësojnë se çfarë është BE, integrimi i vendit dhe çfarë ndodh me anëtarësimin në familjen europiane. Do të ketë projekte infomuese, por edhe përfshirje në kurrikulën e re, informacionet për BE. Për këtë arsye ministria e Arsimit Lindita Nikolla do të firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, i drejtuar nga Michael Granoff. Është fondacioni ai që financon “Junior Achievement”. Ky nuk është vit i parë në të cilin funksionon ky projekt pilot, ka gati 3 vjet që në gjimnaze zhvillohen aktivitete informuese dhe sensibilizuese, por është hera e parë që projekti shtrihet nga mosha 3 vjeç deri në 18 vjeç kur përfundohet gjimazni. Projekti ka përfshirë 150 shkolla në nivel kombëtar, dhe në të janë angazhuar 12.000 nxënës. Janë trajnuar 180 mësues dhe ka 90 mentor që udhëheqin. Koha Jone
Konsumi i alkoolit, duhanit, kanabisit, por dhe marrëdhëniet seksuale të hershme në grupmoshat 11, 13 dhe 15 vjeç, pritet të sjellin pasoja jo të pakta në brezin e ri që po rritet. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik, i fokusuar pikërisht në këto grupmosha me 4900 nxënës shkollash në të gjithë vendin, sjell fakte tronditëse. 3.4% e tyre raportojnë se konsumojnë alkool rregullisht dhe 1.5% e tyre konsumojnë të paktën 5 lloje pijesh. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet seksuale, vetëm në një vit është rritur me 5% numri i adoleshentëve 14-15 vjeç, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale, një problem jo i vogël, ku si pasojë kemi dhe aborte të vajzave të kësaj moshe, të cilat vijnë për shkak të mospasjes së informacionit të nevojshëm për ta evituar atë. “Në qoftë se vjet u raportuan 14.5% e rasteve të kryerjes së marrëdhënieve seksuale, këtë vit ka shkuar në 19,5%. Ajo që vihet re është se në mënyrë absolute raportojnë shumë më tepër meshkujt kryerjen e marrëdhënieve seksuale, se sa vajzat, në një raport 95% me 5%. Një fakt tjetër interesant është përdorimi i kanabisit”, tha Gentiana Qirjako, shefe e Departamentit të Promocionit, ISHP. Djemtë e moshës 15 vjeç, që ndjekin shkollën, raportojnë se kanë konsumuar kanabis të paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa 2.3% thonë se kanë konsumuar kanabis të paktën një herë gjatë 30 ditëve të fundit. Nuk janë të pakta dhe vajzat që konsumojnë droga të lehta, por në këtë studim, raportimi i tyre është i pakët. Por më shumë se shifra, ky studim duhet të jetë një alarm i institucioneve përkatëse, që merren me edukimin dhe kujdesin e të rinjve. “Ky studim duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për të gjithë institucionet që lidhen me shëndetin e fëmijëve, kryesisht ato arsimore dhe shëndetësore, për të hartuar politika, për të zbatuar programe, që të kenë në fokus jo thjesht promovimin e sjelljes së shëndetshme, apo jo thjesht luftën kundër sjelljeve të rrezikshme, por të marrin parasysh edhe konstekstin social ku zhvillohen të gjitha këto sjellje”, tha Gentiana Qirjako, shefe e Departamentit të Promocionit, ISHP. Ky studim i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik u mbështet nga UNICEF dhe UNFPA, me qëllim sigurimin e të dhënave të sakta për sjelljet e rrezikshme dhe të shëndetshme të grupmoshës 11-15 vjeç. / Top Channel
 
SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë pas incidenteve të djeshme në Beograd, duke thënë se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë model frymëzimi për rajonin. “Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Shqipëria dhe shqiptarët kanë vendosur të jen modeli frymëzues i të ardhmes”, tha Rama, për Zërin e Amerikës. Gjatë intervistës, Rama ka thënë se politika nuk duhet të ndikohet nga sporti, duke lënë kështu të kuptohet se do të shkojë në vizitën e planifikuar në Beograd. “Futbolli nuk mund të bëhet instrument i politikës”. Ndryshe, Rama ka thënë se është krenar me futbollistët shqiptarë, me lojën e sjelljen e tyre. “Më lejoni që të jem krenar për 24 orët e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për cka na dhuruan dje djemtë e kombëtares. Ata ishin superior në lojë dhe me raste”, ka thënë ai. Sidoqoftë, ai ka thënë se skenat në Serbi ishin raciste dhe të dhunshme. “Ishte shfaqje dhune dhe racizmi”, ka shtuar ai. Ndërsa lidhur me lajmin e publikuar për arrestimin e vëllait të tij, Rama tha se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë atë çfarë ëhstë raportuar nga mediat serbe. Ora News
Të gjitha shkollat e sistemit parauniver sitar në vendin tonë duhet që të zhvillojnë një herë në muaj kros masiv. Ky është udhëzimi më i ri që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dërguar në çdo drejtori arsimore. Në këtë udhëzim përcaktohet se ky aktivitet duhet të zhvillohet të premten e dytë të çdo muaji. Vëmendja që MAS ka dhënë për zhvillimin e orës së fizkulturës është maksimale, pasi edhe në një udhëzim të mëparshëm ka përcaktuar hapat që duhet të ndjekë çdo mësues për zhvillimin e orës së edukimit fizik. Shtimi i orëve të fizkulturës në të gjitha klasat e sistemit parauniversitar, duke filluar nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, me nga tri orë në javë ka qenë një propozim i kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili ka theksuar se shtimi i orëve të edukimit fizik në shkolla do të ulë obezitetin e nxënësve, i cili është në shifra alarmante. Ndërkohë që Qendra Kërkimore Shkencore e Sportit në Shqipëri ka konstatuar se popullsia jonë aktivizohet fizikisht -atletikisht, në masën prej 4 %. Udhëzimi&krosi Fillimin e javës që shkoi në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, si dhe në Zyrat Arsimore në mbarë vendin ka shkuar udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku përcaktohet se të premten e dytë të çdo muaji, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend duhet të zhvillojnë kros masiv me të gjithë nxënësit e shkollës dhe mësuesit e edukimit fizik. Orari i zhvillimit të krosit përcaktohet nga drejtuesit e shkollës. Rikthimi i krosit, shtimi i orëve të fizkulturës, por edhe mundësia e futjes e fizkulturës së mëngjesit në shkolla duket sikur po na kthen mbrapa në kohë, pasi kanë qenë rregulla që në shkollat tona kanë aplikuar në vitet e komunizmit. Por për drejtuesit e qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit nuk është kështu. Sipas tyre, dhënia prioritet orës së edukimit fizik do të sjellë reduktim të obezitetit të fëmijëve, që aktualisht është në shifra alarmante. Nga të dhënat e qershorit 2014, të Institutit të Shëndetit Publik rezulton se popullsia me moshë mbi 20 vjeç, 54,4 % e saj është me mbipeshë ndërsa 21,3 % është obeze. Në platformën e edukimit fizik të publikuar nga Ministria e Arsimit theksohet se jetesa sedentare nuk ka prekur vetëm të rinjtë dhe moshat e reja, por që fëmijët e kopshtit. Kjo, për arsye sepse sporti nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur, ndërkohë që orët e edukimit fizik me ndryshimin e sistemit arsimor janë eliminuar në vitet XI dhe XII të shkollave të mesme të vendit. Por këtë vit shkollor, MAS ndryshoi programet dhe ka përcaktuar se çdo nxënës, nga klasa e I deri në klasën e XII do të zhvilloi tri orë fizkulture në javë. Ndërkohë që mësuesit e fizkulturës e kanë të detyruar që për çdo nxënës të bëjnë matjet e cilësive fizike-atletike, siç përcaktohet në kartelën individuale, duke zhvilluar rregullisht tri testime, në fillim të semestrit të parë, në mes dhe në fund të semestrit të dytë. Në bazë të këtyre tri rezultateve, mësuesi duhet që të bëjë një krahasim dhe më pas të nxjerrë konkluzionet vjetore të cilësive fiziko-lëvizore për grupmoshat deri në 10 vjeç, deri në 14 vjeç, deri në 18 vjeç. Drejtoritë e shkollave urdhërohen që çdo ditë të bëjnë kontrollin e mbarëvajtjes së orës së fizkulturës. “Drejtoria e shkollës kontrollon çdo ditë zhvillimin e orës së edukimit fizik në të gjitha klasat, si dhe detyrimisht verifikon dhe merr pjesë gjatë zhvillimit të testeve”, -përcaktohet në udhëzimin e MAS për zhvillimin e orës së edukimit fizik. Koha Jone
Top