Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Policia, gjoba për fashon e babait Nga: ARBEN VATA Këto ditë nëpër rrugët e Tiranës sheh në çdo rrugë jelekë fosforeshentë të varur nëpër pemë. Tregtarët e vegjël të pajisjeve të ndërtimit dhe të pjesëve të këmbimit të makinave kërkojnë t’u tërheqin vëmendjen drejtuesve të automjeteve për t’i blerë ato, pasi prej gati dy javësh policia është hedhur në një aksion për vendosjen e gjobave, në rast se mungojnë jeleku, trekëndëshi, mjeti për shuarjen e zjarrit si dhe kutia e ndihmës së shpejtë. Çmimi i këtyre jelekëve është rritur ndjeshëm këto kohë, ndërsa kutia e ndihmës së shpejtë ka pësuar një rritje gati 100%. Askush nuk e mori vesh se përse policia u kujtua në këtë kohë që të zbatojë ligjin për qarkullimin e mjeteve në rrugë, ndërkohë që me herët kryeministri kishte lajmëruar nisjen e një aksioni kombëtar për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Njerëzit e trembur që shohin përditë në lajme sesi policia gjobit me 200 mijë lekë të gjithë ata që nuk i kanë në bagazhin e tyre këto mjete, vrapuan t’i blinin, por kur u ndeshën me mungesën e tyre në treg, sidomos kutinë e ndihmës së shpejtë, u vu re një fenomen alla shqiptar. Farmacitë dhe njësitë e tjera që siguronin kutinë e ndihmës së shpejtë, përhapën njoftime sipas të cilave kutitë me fasho sanitare, ishin ekskluzivitet i një grosisti farmaceutik, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sigurisht që, në situata të tilla ka edhe thashetheme që përfshijnë njerëzit në pushtet, por kur ka zë nuk është pa gjë. Përfoljet për babain e Tahirit dolën nga vetë farmacistët, të cilët, në pamundësi për ta siguruar ato këtë mall në treg, u detyruan ta linin terrenin e lirë për babain e ministrit. Ndaj edhe policia kërkon në kontrollet e veta vetëm një lloj kutie të ndihmës së shpejtë, atë që thuhet se ka sjellë në treg babai i ministrit, i arrestuar rreth 2 vjet më parë për korrupsion në shpërndarjen e ilaçeve. Zyrtarisht nuk ka asnjë distancim nga zërat që e implikojnë babain e ministrit në këtë tregti, pavarësisht se ai nuk mund të jetë i përjashtuar nga konkurrenca e ndershme. Por ministri nuk mund të urdhërojë policët që të sulen si ujqër nëpër rrugë dhe të detyrojnë drejtuesit e mjeteve që të blejnë pikërisht kutinë me fasho që ka sjellë babai i tij dhe jo të tjerat. Shitja e këtyre kutive të ndihmës sanitare (fasho dhe jod), është kryekëput qëllimi i fushatës së papritur të policisë nëpër rrugë. Nuk ka asnjë studim që të provojë se shkaku kryesor ose ndër kryesoret për humbjen e jetëve në aksidentet automobilistike të jetë mungesa e kutisë së ndihmës së shpejtë. Jo se kutia nuk duhet të jetë, por nuk mund të jetë detyrim për drejtuesit e mjeteve p.sh. që lëvizin brenda qytetit. Specialistët mbase e dinë më mirë, por me shpejtësinë që lëvizim nëpër rrugët plot me trafik në Tiranë, kjo kuti nuk duhet aspak. Apo mos vallë qeveria duhet të na edukojë me pahir që të kujdesemi për shëndetin dhe të na shpëtojë jetën me një copë fasho e jod? Apo ndoshta kutitë e ndihmës së shpejtë, janë për të siguruar paratë që të kemi shëndetësi falas në spitale? Në fakt, ministri i Shëndetësisë ka një vit që flet për shëndetësi falas dhe shërbim urgjence të menjëhershëm në çdo skaj të vendit dhe, kësisoj, kutitë me fasho nuk do të kemi as kohë t’i përdorim, zoti ministër i Brendshëm. Turravrapi për të vënë gjoba edhe për mungesën e fashove në makinë, zoti ministër, nuk është gjë tjetër, por qëllimi i policisë së sotme, e cila e ka gjobën si qëllim në vetvete qysh kur erdhët në pushtet dhe për këtë besoj nuk ka nevojë për fakte... A më thua zoti ministër se në cilin vend të botës (ndoshta me përjashtim të Kosovës dhe Egjiptit që i kam parë vetë), sheh policë rrugorë nëpër rrugë që ecin me bllok në dorë?! Nuk besoj se qëllimi i policit rrugor është të gjobisë drejtuesin e mjetit, por të garantojë sigurinë në rrugë dhe stabilizojë trafikun. Tek ne policin e gjen në çdo semafor, të fshehur pas kaçubave apo kodrinave, ku del si hajdut përpara dhe të kërkon dokumentet… tani edhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Nuk ndodh besoj askund që policia rrugore të të ndalojë në rrugë pa asnjë shkak, edhe pse drejtuesi i mjetit nuk ka tejkaluar shpejtësinë, edhe pse ka të ndezura dritat, edhe pse ka zbatuar të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Polici rrugor tek ne të ndalon kot së koti për të të kontrolluar dokumentet, nëse ke vënë rripin apo ke në bagazh kutinë me fasho e me jod. Ky është një absurditet shqiptar, që përgjatë kësaj qeverisjeje është kthyer në një stil të përhershëm pune të policisë. Pasi po pajisen me forcë nga qeveria me kutinë me fasho, tashmë qytetarëve nuk është çudi që një ditë t’u kërkohet edhe pasta e rrojës apo edhe furça e kruajtëset e dhëmbëve, antidjersa etj. Sepse qeveria jonë e dashur nuk do që qytetarët e vet të neglizhojnë edhe këto procese të jetës së përditshme… Ata që nuk guxojnë t’i marrin do të përballen pastaj me policinë e gjobave. Unë për vete, zoti ministër, i kam blerë pajisjet që ju keni urdhëruar, por të siguroj që unë nuk udhëtoj as shpejt, as shpesh. Aq më tepër tani që qeveria mendon edhe për ne që të mos marrim shumë shëndet, duke lajmëruar rritjen e çmimit të naftës me 120 lekë për litër, unë dhe shumë si unë nuk do të kenë shumë mundësi që të udhëtojnë me makinë. Por për ta verifikuar, policëve të tu po iu jap edhe targën time të makinës, AA 59 5AE, që kur të kontrollojnë në bagazhin e makinës të gjejnë jo vetëm fasho, jod e jelek, por edhe antiplumb, telekomandë televizori, hekur rrobash, furçe dhëmbësh, pastë rroje, antidjersë dhe çamçakëz, siç thotë me ironi një miku im. Një këshillë për biznesin e kutive me fasho: pse nuk ia fusni në mend policisë që të detyrojë të pajisen edhe ata që udhëtojnë me biçikleta?! (d.d/GSH/BalkanWeb)
 
TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri. Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Paolo Azzolo, 60 vjec me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemres. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave. News24 në vendgjarje sjell pamjet e para pak pas krimit të rëndë, video që BalkanWeb e publikon si më poshtë: Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i Drejtorisë së Policisë Artan Didi dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme. Autoret Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Në vendngjarje vec patrullave të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, shkoi edhe kreu i drejtorisë së policisë Artan Didi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme. Shkaqet e vrasjes Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak për vrasjen e katërfishtë është bërë një sherr për motive banale. Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen. Banorët: Të mbyllen lokalet poshtë pallateve Banorët shprehen se janë trembur nga ngjarja e rëndë dhe kërkojnë që të mbyllen lokalet poshtë pallatit. “Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk na zuri gjumi gjithe naten. Policia të jetë në gadishmëri dhe të mbyllen lokalet poshtë pallatit”- shprehen banorët. Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre. Konstadin Xhuvani eshte emer I perfolur pasi ne vitin 2011 kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri. Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës. Gjykata e denoi vetem me dy vite burg Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policies. Pas kryerjes se denimit, Konstandin Xhuvani lirohet. (News24/BalkanWeb)
 
Në Vlorë dhe Sarandë janë arrestuar disa zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t. Policia ka vënë në pranga Roland Tafilajn, ish-drejtorin rajonal të ALUIZNI-t dhe Laert Canen, përgjegjës i sektorit të legalizimit. Është arrestuar gjithashtu edhe Feti Deromenaj, përgjegjës i sektorit të Hartografisë. Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për M.Nikollon, përgjegjëse e sektorit të Hartografisë. Ish-zyrtarët e ALUIZNI-t në Vlorë dhe Sarandë akuzohen për shpërdorim detyre. / Top Channel
Paketa fiskale, çmimi i karburantit rritet me 12 lekë për litër Rritja - Taksa e qarkullimit, e cila është 17 lekë për çdo litër karburant, pritet që në vitin 2015 të bëhet 27 lekë për çdo litër karburant TVSH-ja - Kësaj takse të propozuar do i shtohet edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që në total rrit çmimin e karburantit me 12 lekë për litër Zërat - Në paketën e re fiskale pritet të preken të paktën njëzet zëra, mes të cilëve janë edhe akciza për duhanin dhe tatimi mbi dividendin Relacioni Efekti, prej rritjes së taksës së qarkullimit nga 17 në 27 lekë Arsyet - Në relacionin për paketën e re fiskale thuhet se rritja prej 10 lekësh është propozuar, duke parë nivelin më të ulët që ka Shqipëria për këtë taksë dhe që kjo masë lidhet me mbrojtjen e mjedisit Bledi Gilaj grabitje karburantiÇmimi i karburanteve në vendin tonë do të rritet me 12 lekë për litër. Kjo është propozuar në paketën e re fiskale, të përgatitur nga qeveria shqiptare, e cila tashmë i është kaluar biznesit për negociata, megjithëse në 20 vitet e fundit, ata nuk kanë qenë dakord asnjëherë për ngritjen e taksave. Por, me paketën e re fiskale nuk pritet të rritet vetëm çmimi i karburantit, i cili do të vijë nëpërmjet rishikimit të taksës së qarkullimit, por edhe tatimi mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera. Karburantet Burime të besueshme nga shoqatat e biznesit pohojnë se prej disa ditësh po diskutojnë paketën e re fiskale, për të cilën do të japin mendimet e tyre deri në fund të këtij muaji, ndërkohë që në nëntor pritet të diskutohet në komisionet përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë. Një nga taksat që pritet të rritet është taksa e qarkullimit, e cila mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht, kjo taksë është 17 lekë për çdo litër karburant dhe pritet që në fillim të vitit pasardhës të bëhet 27 lekë për çdo litër karburant, pa përfshirë këtu Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila e rrit këtë vlerë me 5.4 lekë të tjera. Në relacionin për paketën e re fiskale, e cila u është shpërndarë për diskutim shoqatave të biznesit, thuhet se rritja prej 10 lekësh (100 lekë të vjetra) është propozuar, duke parë nivelin më të ulët që ka Shqipëria për këtë taksë në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe që kjo masë lidhet me mbrojtjen e mjedisit, si pasojë e reduktimit të konsumit të karburantit. Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë automatikisht rritje të çmimit të karburantit me të paktën 120 lekë për litër, duke sjellë një efekt pozitiv për zërin “Taksa kombëtare” dhe efekt negativ për konsumatorin shqiptar (çdo përdorues të një mjeti motorik), pasi pritet që vitin e ardhshëm, çmimi i naftës dhe i benzinës të shkojë më shumë se 200 lekë për litër. Taksa e qarkullimit mbahet nëpërmjet karburantit që prej të paktën tre vitesh, ku fillimisht hyri me 2 lekë për litër. Në vitin 2012, kjo taksë u rrit në 5 lekë për litër, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, qeveria, e cila po linte mandatin, e rriti me 2 lekë të tjera, duke e çuar në 7 lekë për litër. Por, rritja e taksës së qarkullimit nuk ndaloi me kaq. Qeveria e mazhorancës së re, që me paketën e parë fiskale, të cilën e miratoi në fund të vitit të kaluar, vendosi që kjo taksë të rritet me 10 lekë për litër (17 lekë gjithsej). Edhe sivjet pritet që të bëhet një rritje e tillë, të cilën qeveria e ka parashikuar në paketën e re fiskale, megjithëse kjo pritet të negociohet sërish dhe deri në miratimin e saj në fund të këtij viti, mund të ketë ndryshime, për më të lartë ose për më të ulët. Dividendi Megjithatë, taksa e qarkullimit nuk është e vetmja që pritet të rritet, pasi janë të paktën 20 zëra në paketën e re fiskale që do të ndryshojnë. Veç akcizës për duhanin, që është diskutuar gjerësisht këto ditë në media, pritet të rritet edhe tatimi mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera. Qeveria ka planifikuar të rrisë tatimin mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera (përfshirë dhe ato mbi interesat e fituara nga depozitat) në 15%, nga 10% që është ky nivel aktualisht, me qëllim që ta barazojë me tatimin mbi fitimin për korporatat e mëdha. Një vit më parë, qeveria vendosi rritjen e tatimfitimit për korporatat e mëdha nga 10% në 15%, ndërsa përshkallëzoi tatimin mbi pagat (nga 0 deri në 23%), duke hequr dorë në këtë mënyrë nga taksa e sheshtë prej 10%, që ishte vendosur nga qeveria demokrate në vitin 2008. Qeveria mendon të barazojë këtë tatim me tatimin mbi fitimin, që mund të lindnin nga tatimet e diferencuara. Rishikim pritet të ketë edhe për rentën minerare, për arsye se të ardhurat prej saj kanë pësuar një tkurrje. Sipas statistikave, gjatë tetëmujorit të këtij viti ka pasur një tkurrje me 9 për qind, pasi të ardhurat, nga 5.2 miliardë lekë kanë zbritur në 4.74 miliardë lekë. Shqip
 
Kjo është nënë Mbaresa. Sot mbushi 90vjeç. Është besimtarja më e vjetër e Kishës Rilindja. Ajo nuk ka frikë të vdesi. Jo se ka jetuar kaq shume, por se e di që do shkojë në parajsë. :(
Të dy federatat e futbollit, serbë dhe shqiptarë, mund të përjashtohen nga kualifikueset e Euro 2016 pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku tifozët serbë ushtruan dhunë mbi furbollistët e kombëtares shqiptare. Kështu shkruan gazeta spanjolle AS. Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, anglezit Martin Atkinson dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.. Por vendimi zyrtar nga UEFA do të merret më 23 tetor. “Ajo që ka ndodhur nuk është e pranueshme, është diçka që nuk ka justifikim apo arsye,” tha presidenti i UEFA-s. Për herë të parë në gjashtë muajt e fundit Platini dhe Blater kanë rënë dakord për diçka të tillë. Duke mbyllur shkrimin, gazeta madrilene AS, shkruan se ndëshkimet për këtë rast nga UEFA do të jenë të rënda dhe shembullore. ORA NEWS
Writen: Blendi Salaj (ish Administrator i ketij forumi) Ju lutem shperndajeni sa me shume si artikull (FB/Twitter/G+) pasi ka nje fushate te forte Serbe keto kohe per te penalizuar dhe Shqiperine Among chants of "Kill Albanians", burning NATO flags, and bottles being thrown from the stands the Albanian National Side was able to gain control of the midfield, taking three very dangerous shots on target and unnerving the Serbian side and fans. The game, a qualifier for the Euro 2016 was to be played without any Albanian fans in the stands. As the mach started, the Serbian fans were chanting: "Kill Albanians" Upon entering the stadium the Albanian Delegation found themselves being escorted the way they do with dangerous criminals. The President of the Albanian Federation was hit with a piece of wood while going in. He turned that object in as evidence. Once inside the Stadium Serbian war songs and insults could be heard filling the air. Infamous hooligans whom UEFA has banned for life for previous episodes of violence were seen directing the chants. These folks should not have been in the stadium, yet somehow, they were let in while Albanian supporters were banned. Even the Official Band joined in with war marches that carry racist lyrics. The Serbian Football Federation sold, than canceled tickets to Albanian supporters, citing security concerns for the decision, an unprecedented move, that was nevertheless respected by the Albanian Federation. With no support in the stadium, the Albanian Side heard the National Anthem booed then, as they were coming dangerously close to a goal, bottles started flying, and fireworks smoked on the green. So when the drone flew over the stadium, as the only way to fly national colours in an aggressively hostile environment, the mayhem was more than 40 minutes old. The Albanian flag was considered a provocation, but that is the only flag we've got. I was at the Albania v. Denmark game last Saturday, and there were plenty of Danish flags in the stadium and being sold on the streets. Not offensive in the least bit. Serbia defender Stefan Mitrovic tried to rip down the Albanian flag, over-imposed over a map of the territories where Albanians live in the Balkans, which caused a reaction from Taulant Xhaka of Albania who tried to defend the national symbols from being disgraced. And that is all it took, hooligans entered the pitch and they kicked and punched Albanian players mercilessly, in fact striker Bekim Balaj took a chair to the head on international TV. Violence erupted at "Partizan Stadium" with the police forces seemed unwilling to control the angry mob of Serbian fans. Now the chants of "Kill Albanians" took a sharp turn towards being carried out. There is video footage showing security personnel encouraging angry fans to enter the filed, and Albanian Captain Lorik Cana confirms that they were hit inside the stadium by the security people who were there to assure their well being. With cuts and bruised and bloody traumas to the head, the Albanian Side was understandably emotionally shaken and psychologically distraught, unable to play the beautiful game in such an ugly, ugly situation. Yet, the Serbian media has gone into high gear trying to put the blame on Albanian players, even contorting such ridiculous stories like the one that involves the Prime Minister's brother, as the person controlling the drone. Some Serbian media went as far as to declare that Olsi Rama was arrested, which he certainly wasn't, but negative propaganda thrives on such vile, and potentially destabilizing lies. The game was called off by English official Martin Atkinson, and the Albanian Delegation had to be flown out of Belgrade in the wee hours of the morning, in scenes that appeared out of the 1990s, when there were no drones flying flags over Belgrade, rather, NATO planes were dropping bombs. And they were not perceived as offensive by the international media then. But this time, it seems many have fallen pray to the Serbian Propaganda Machine, trying to spread blame evenly between the violators and the victims of repulsive, archaic, Balkans' style intolerance. We, in Albania remain in disbelief of the events that occurred in Belgrade on the 14th of October. Such thing is unimaginable to us. In fact, there is only one place in the world where this could have happened, and now we know which place that is. It is disheartening to hear recent statements of the Serbian Football Association, that do not muster the courage to take responsibility for their complete failure at organising a safe international sporting event. The Serbian side seems unable to condemn the violence, extremism and racism that was displayed at Belgrade, but rather, they seem too busy weaving political statements that do not serve any purpose but to defend the shameful acts of racist violence and the unsporstmanlike conduct of their players, fans and security staff. In the video, the Albanian Players trying to take the Flag chased by a Serbian player and the first break of the Serbian fans
Shqiptarët do të pajisen nga 1 janari i 2015- s me karta të reja identiteti dhe pasaporta të reja biometrike. Kryeministri Rama, pjesëmarrës në konferencën “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, zhvilluar nga Ministria e Inovacionit, tha se përmes dokumenteve të dixhitalizuara me më shumë elemente sigurie do të arrihet të luftohet korrupsioni i sporteleve, pasi shumë shërbime do të ofrohen online. “Ne jemi duke punuar për një fazë të re të betejës së korrupsionit dhe ne besojmë se do e mundim korrupsionin si një sistem që çdo ditë thith gjakun e familjeve duke thithur gjakun në xhep duke u marrë gjakun”, tha Rama. Pesë vjet pas pajisjes së qytetarëve me karta identiteti elektronike, të pajisura me çip personal të dhënash dhe pasaportash biometrike sipas standardeve të BE-së, shqiptarët do të duhet të pajisen me karta dhe pasaporta të reja identifikimi. Meqenëse ato do të jenë dokumente që do të funksionojnë përmes çipit elektronik dhe numrit personal, pajisja me to nuk do të jetë fakultative, apo kur të skadojnë dokumentet e vjetra, por menjëherë, pasi qytetarëve nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim nga pikat elektronike. Sipas Kryeministrit, do të nisë dixhitalizimi i pronës dhe kjo do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë disa shërbime të tjera. “Nëpërmjet sistemit dixhital duhet të merren të gjitha shërbimet, nëpërmjet sistemit online duhet të merren të gjitha shërbimet dhe të merren shumë shpejt, por për të arritur këtu duhet të stërvitim të gjitha pikat e shërbimit. Që të arrijmë që kur të marrë dikush hipotekën, të mos sorollatet zyrë më zyrë, por ta marrë edhe në zyrën e postës, edhe në një qendër tregtare. Kemi nevojë që të bëjmë dixhitalizimin e pronës dhe të marrë fund manipulimi e hartave. Kështu çojmë një numër të madh shërbimesh në shumë qendra dhe atje në filan komunë ku nuk ka zyra. Pensionistët të mos rrinë në radhë, por ta marrin pensionin drejtpërdrejt nëpërmjet automateve në një qendër tregtare”, tha Rama. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se dokumentet e reja të identifikimit do të kenë elemente të shtuara sigurie, të cilat do të jenë në duart e qytetarëve prej janarit të vitit 2015. Sipas ministrit Tahiri, nëpërmjet elementeve të shtuara të sigurisë në pasaporta dhe letërnjoftime do të përmirësohet cilësia e shërbimeve, do të rritet efektiviteti i administratës dhe do të ulet mundësia për korrupsion. “Shërbimet cilësore nëpërmjet inovacionit teknologjik rrisin aksesin e qytetarëve, që do të thotë më shumë besim, më shumë bashkëveprim, më shumë partneritet, më shumë kapacitet për të dhënë shërbime cilësore. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do të kenë në duar një nga dokumentet më të sigurta. Nga janar qytetarët do të kenë edhe kartat e reja me elemente të shtuara të sigurisë”, deklaroi ministri. Panorama
Croacija, hedhi mendimin per te krijuar,nje ballkan model sic eshte bashkimi europian. Ne kete ide mendohen sa do pak, te qetesohen nervat etnike, konfliktet e reja te mundeshme, dhe largimin nga influenca fetare n popullsine besnike ballkanase. Croacija dihet tashme rivalitetin politik, te ashper qe ka ndaj serbise dhe ftohtesia diplomatique shqiptare, ndaj qeshtjes se madhe kombetare. Me kete ide a thua do rilinde dhe nje here nje konfederalizem ish model jugo !Bosnie l'Herzégovine, gjithashtu gjendet n udhekryq,me marveshjen e dejtonit, marreveshja e Rambouillet eshte akoma e la zgjidhur, kosova prêt njohje nga serbia, maqedonia ka acarime politique, me Athènes. Repvblica srbska me banjaluken kerkon bashkim me serbine, vojvodina prtendon te kaloje n klanin hungarez, keshtu rrezikohet dhe njeher stabiliteti n ballkan.Ja vlen idea croate ?
 
Rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al Assad sipas CIA dhe një studimi të ISCR dhe The Soufan Group. Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së shtetit islamik. Zyrtarët perëndimore janë të shqetësuar për faktin se cfarë mund të bëjnë këta shtetas kur të kthehen në shtetet e tyre të lindjes. Washington Post publikon një hartë ku duket qartë se nga cilat shtete xhihadistët kanë hyrë në Siri. Referuar kësaj harte nga Shqipëria, për të luftuar në Siri, janë larguar 148 shqiptarë. Shifrat e luftëtarëve xhihadistë nga Europa Perëndimore janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Radikalizimin dhe dhunës politikë , ( International Center for the Study of Radicalisation and Political Violence, ISCR. Ndërsa shifrat e tjera janë nga Soufan Group dhe flasin për njër periudhë nga dhjetori 2013 në tetor 2014. Një numër më i vogël i xhihadistëve që kanë shkuar në Siri të luftojnë janë nga Bangladeshi, Kili, Japonia, Malajzia, Singapori. Këto shtete nuk janë treguar në hartë. ORA NEWS
 
Itali - Një ish-ushtarak shqiptar është arrestuar në Itali me kokainë dhe marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se 31-vjeçari shqiptar, – për të cilin jepen vetëm inicialet A.J, – u vu në pranga, pasi u kap me 2 kg marijuanë dhe një sasi prej 200 gram kokainë. Marijuana u gjet në një prej gomave të automjetit tip benz, me të cilin udhëtonte ish-ushtaraku shqiptar, ndërkohë që kokaina u gjet e fshehur në një kasafortë. Policia italiane ka thënë për mediat se 31-vjeçari ka qenë një ushtarak në karrierë në ushtrinë shqiptare. I arrestuari ka qënë pjesë e misioneve të rëndësishme si “Isaf” në Afganistan dhe “Liria e Irakut” në Irak. Oranews.tv
 
Tiranë –Valixhja e teknikut kinez të punësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e të shtunës, Shqipëri- Danimarkë, në “Elbasan Arena”, e harruar, mëngjesin e sotëm, në banjot e Aeroportit “Nënë Tereza” ndezi alarmin për bombë duke ngritur në këmbë gjithë policinë. Gjithashtu krijoi panik tek udhëtarët që ishin në aeroport. Gazetari ynë Xhevahir Zhabina informoi se valixhja kishte ngjallur dyshimin tek një udhëtar, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e policisë. Menjëherë ishte bërë dhe rrethimi i aeroportit dhe verifikimi i valixhes e cila fillimisht rezultoi pa pronar. Pak më vonë, nëpërmjet kamerave u zbulua dhe pronari i saj, ishte një shtetas kinez i cili rezultoi se e kishte harruar. Më pas u mësua se shtetasi kinez, identifuar si Qiangjun Mao, ishte një teknik reklamash që ishte punësuar për reklamat e ndeshjes Shqipëri- Danimarkë në Elbasan. Tekniku ishte thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e të shtunës. Brenda valixhes ka pasur pajisje elektrike të parrezikshme. Zyrtarë të aeroportit sqaruan se hetimi i objekteve të dyshimta në aeroporte është një procedurë standarte që ndiqet në kushtet e luftës kundër terrorizmit. Pasi u verifikua se nuk kishte rrezik puna në aeroport u kthye në normalitetit. (Në foto Aeroporti “Nënë Tereza” mëngjesin e sotëm) ORA NEWS
Të maskuar si refugjatë, grupe me nga 4 luftëtarë të do të përpiqen të kalojnë kufirin me Turqinë, e prej andej do të udhëtojnë drejt Europës Perëndimore me pasaporta të falsifikuara. Lajmin e përcjell gazeta gjermane "Bild am Sonntag" , duke iu referuar qarqeve të sigurisë, që lënë të kuptohet se qëllimi i një organizimi të tillë është një dhe i vetëm: atentate në Kontinentin e Vjetër. E njejta gazete pretendon se sherbimet amerikane te zbulimit kanë arritur të deshifrojnë komunikimin e koduar të drejtuesve te ISIS-it për këto plane terroriste. Pikerisht nga pergjimet u mesuan edhe detaje te udhezimeve te dhena komandove xhihadisteve, nder te cilat edhe fakti qe nuk duhet te merrnin avione per shkak te kontrolleve teper te rrepta ne aeroporte. Kufirin turk nga ana tjeter e kalojne cdo dite me qindra siriane qe i largohen luftes civile, ndaj per terroristet konsiderohet me e lehte kjo rruge pasi mund te perzihen me refugjatet e te hidhen ne anen tjeter pa rene ne sy. "Bild am Sonntag" shkruan gjithashtu se autoritetet gjermane kane qene ne dijeni te nje situate te tille, e madje pohojne se Gjermania vazhdon të jetë në fokusin e terrorizmit xhihadist, cka le te kuptohet se sigurise se brendshme te saj i kanoset nje rrezik real. Nje tjeter gazete gjermane, "Die ëelt" ben te ditur se gjithmone e me shume luftetare radikale nga Europa, qe para disa vitesh kane qendruar ne kampet terroriste te zones kufitare mes afganistanit e Pakistanit, tani ndodhen ne siri ose jane rruges per atje. Nje zyrtar i larte i sigurise i tha kesaj gazete konflikti sirian Shteti Islamik kanë nje force shume te madhe tërheqëse për islamistët e gatshëm për të luftuar. / Top Channel
 
Shkurt 1931. Si rezultat i Luftes se Pare Boterore, kur ndertimi i rrugeve dhe transporti automobilistik e transformoi kete vend, Shqiperia perparoi nga kuajt, tek motorret me “kuaj fuqi” brenda nje dekade. Ne kete fotografi paraqitet zona e Tunelit te Ujit te Ftohte ne Vlore. (National Geographic, numri i Shkurtit 1931)
 
Tek kjo adrese: https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_dhe_Drejtoria_e_Pergjithshme_e_Policise_se_Shtetit_Ndalimi_i_qarkullimit_te_makinave_diten_e_diele/?nkpKrbb Ka nisur nje peticion per te kufizuar qarkullimin e makinave ne qytetin e Tiranes. Nisma eshte qytetare (teresisht jo politike) dhe nese do arrihet nje fiture e vogel qytetare ketu, do i hapet rruge levizjeve te tilla dhe per qytete te tjera. Nese e gjeni me interes, mund t'i bashkoheni peticionit ne linkun me siper. Krijuesit po perpiqen per 200 vota... Prezantimi sipas nismetareve:
Top