Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Obama ka folur kohët e fundit për “kosto”, duke iu referuar luftës civile që po ndodh në Ukrainë. Presidenti amerikan, shkruan blog-u Zero Hedge, nuk kishte në mendje vetëm Gjermaninë dhe Europën në tërësinë e saj, që do të jenë të detyruar të shkojnë drejt një recesioni të thellë prej sanksioneve që i kanë vendosur Rusisë, por edhe vetë Ukrainën. Arsyeja? Ekonomia po shpërthen së brendshmi dhe raporti i fundit për prodhimin industrial rregjistron një rënie vjetore prej 21.4%, sipas statistikave të gushtit. Janë 18% më shumë në krahasim me parashikimet e FMN dhe 12.7% më shumë sipas krahasimeve mujorë. Sic e tregon grafiku i mëposhtëm, bëhet fjalë për rënien më të madhe të prodhimit industrial global që nga viti 2009, dhe ndjek rënien prej 12 përqind, mbi bazë krahasimi vjetor, që ishte në korrik. Ndërkohë, sic shkruan Financial Times, sipas një parashikimi të BERZH, ekonomia ukrainase në tërësinë e saj do të kontraktohet me 9% këtë vit, një vlerësim ky shumë më i lartë në krahasim me të tjerë gjithnjë e më të besueshëm të bërë nga FMN. Kjo gjë “vë gjithnjë e më shumë në dyshim përballimin e borxheve nga ana e qeverisë së Kievit dhe rrit shqetësimin që vendi mund të detyrohet të shkojë drejt një falimenti dhe ristrukturimi”. Ndërkohë që rritet skepticizmi se Ukraina mund të bëhet Greqia e radhës, shkruan Zero Hedge, mbajtësit e obligacioneve janë gjithnjë e më shumë skeptikë dhe dy net më parë, bonot dhjetëvjecare ukrainase shkuan në 10.61%, niveli më i lartë i katër muajve të fundit. Falimenti është tek dera. E ndërkohë që kolapsi, si në nivel ekonomik, ashtu edhe në atë të bonove nuk është befasues dhe ishte parashikuar gjerësisht, ajo që të habit mund të lexohet mes reshtave të një lajmi të Reuters: “Zyrat e statistikës zbulojnë se si industritë kryesore të rajonit të Donetskut, një prej zonave ku lufta është më e ashpër, kanë pësuar një rënie në nxjerrjen e qymyrit me 60% dhe prodhimit të celikut me 30%”. Me fjalë të tjera, ndërkohë që për Europën malli kryesor i referimit është gazi, furnizimi me të cilin nga Rusia është gjithmonë e më shumë në rrezik, për Ukrainën, i vetmi burim natyror, që ndodhet në nëntokën e rajonit më të prekur nga lufta civile dhe për të cilin ka dëshpërimisht nevojë për të ndalur kolapsin ekonomik është ky (Stratfor): Gjë që na sjell tek pyetja mbi të gjitha pyetjet: a mos janë, konkludon Zero Hedge, vendburimet e qymyrit në rajonin e Donetskut, arsyeja kryesore përse Rusia vazhdon të mbështesë luftën civile vetëm në këtë rajon? Një luftë e cila, cdo ditë që kalon e con Ukrainën edhe më pranë falimentit dhe një ndryshimi të pashmangshëm…
 
Kisha kohë që vrisja mendjen dhe thoja: ore, po si nuk nxorri një hajdut të ri me famë, qyteti im i lindjes, Elbasani? Sepse të tillë Elbasani njeh boll! Jo më kot, Elbasanin e quajnë qytetin e fukarenjve dhe pashallarëve të mëdhenj. Shefqet Verlaci ka qenë një ndër ta, por një të tillë nuk pashë të lindte gjatë epokës së barbarisë demokratike! Për pak, sa nuk e shpalla Elbasanin tim të dashur, qytetin, ku jetojnë vetëm njerëz të ndershëm. Falë hajdutit Ardian Fullanit, mua më buzëqeshi buza, dhe zemra filloi të më rrihte fort prej krenarisë gati të groposur. Sepse politikanë Diktatorë nuk pjell dot Elbasani. Edhe ata që kanë tentuar të bëhen të tillë janë po aq të cekët, sa edhe mbiemri i arkeologut, Neritan Ceka, i cili me thonjtë e tij prej femre, gërmon nën dhe, unazat e viktimave të diktaturës. Këtë sport, Neritani, e braktisi, qysh kur doktori Berisha, ia kafshoi ato fort. Mbas kësaj ngjarje të frikshme, kur Neritanit i ha koka, ai telefonon doktorin të vijë tia kruajë. Dhe tani t’i rikthehem, o zot, krenarisë së qytetit tim, Ardian Fullanit. Them krenarisë, sepse një hajdut të tillë, nuk ka arritur ta sjellë në jetë, as edhe një mitër ose bark i një qyteti tjetër shqiptar, të paktën gjatë shekullit të njëzet e një. Ku e bazoj unë këtë konkluzion? Fullani, është hajduti më demokrat i tërë Shqipërisë pashoxhiste. Ai grabiti paratë e tërë shqiptarëve, pa dallim! Mbas kësaj vjedhje, të gjithë shqiptarët, kanë dy dhëmbë më pak; kockat u janë holluar të gjithëve pa dallim, tre milimetra dhe të gjithë ruajnë në trup gjysëm litër më pak gja..Po keshtu edhe statujat ose te vdekurit, jane te gjithe pa asnje vecim, me pak te varfer. Shpata dhe hunda e Skenderbeut jane dy gisht me te holla. Mustaqet e Konstandin Kristoforidhit jane dy centimetra me te shkurtera. Dy nga pese prozhektoret e varrezave jane djegur, saqe kendej e tutje, naten, mund te lexosh vetem emrin e te vdekurve. Mbiemrat e tyre jane zhytur ne erresire. Edhe rojet e muzeumeve kombetare ose private deklarojne 5 dite ne jave te semure. Te gjitha keto pasoja, jane shkaktuar prej Fullanit ne shkalle kombetare! Hë, më thoni? Cili hajdut tjetër është treguar kaq i drejtë, i sinqertë ndaj shqiptarëve? Thesari i Krrabës, vërtetë u vodh, por ne nuk e dimë kush e vodhi? Nuk e dimë, ku jeton hajduti? Vishte kollare apo jo? Jeton në shpellë apo në qiellgërvishëse? Po të përjashtojmë grabitjen mistere, të floririt të Krrabës, të gjithë plackitjet e tjera, kanë qenë provinciale. Kur kalit i hipte veriori, varfërohej jugori, dhe kur i hipte jugori, varfërohej veriori. Ndërsa, në rastin e Fullanit, të gjithë skllevërit janë të barabartë. Nesër, o Fullan, o yll pirat, do t’i bëj një propozim bashkisë së Elbasanit për të shpallur ty, qytetar nderi. Motivacioni im do të jetë: Hajduti më i ndershëm dhe i sinqertë që ka njohur qyteti dhe atdheu ynë, gjatë njëzet e tre viteve të demokracisë. Jam i sigurtë, se idenë time do ta perkrahin pa dallim të gjitha partitë politike, sepse njerëzit që e rrethojnë Fullanin janë njerëz që protofolin ta grabisin me të dyja duart, ndërsa një xhepist sado profesionist të jetë, nuk është aq i aftë që ta rrëmbejë portofolin me të dyja duart. Zakonisht atij i punon më lehtë ose dora e majtë, ose e djathta. Kush ishte ai qen bir qeni, që të kërcënon ty, të dorëhiqesh? Pa ty, do të varfërohet Elbasani! Po, po! Kartmonedhat e shqiptarëve i duhen qytetarëve tanë, për të fshirë djersën. Gropë e poshtër, Elbasani, o Fullan! Shkumbini, ky lum i imtë dhe i pistë, nuk ia shuan qytetit dot etjen tropike. Epo, nuk u bë kiameti se vodhe! Elbasanit nuk i duhen asgjesuar hajdutët! Përndryshe pa to, ai mbetet lakuriq, pa asnjë shpatë në brez. Sepse politikës mbarëkombëtare nuk ia themi dot ne. Jemi, as mish as peshk! Mos ndoshta e ka fajin shtrirja jonë gjeografike që nuk pjellim dot Diktatorë? Ne jemi kërthiza e vendit. Vetëm ekuatorit nuk i merren mendtë. Pjatat e kandarit mund të kërcejnë lart e poshtë, por shtylla e kandarit jo. Sa ngjajmë ne të dy, O Ardian Fullani. Sa i ngjan artistit ti o Fullan! Isuf Myzyri, i këndoi të tërë Republikës pa dallim! Bashkëqytetasi yne, Kristoforidhi, brodhi anë e mbanë Republikës, e mblodhi pasuritë e gjuhës shqipe, duke i ruajtur ato në deftere të vjetër, pa u merakosur nëse filan shprehje i përkiste veriut apo jugut! Edhe ti pak a shumë këtë bëre. Dorën tënde, të butë, e fute thellë në arkën e shtetit, dhe nxorre që andej pa dallim, flori e pará, duke mos pyetur: të kujt kanë qenë këto para? Të malësorit, fushorit, kodrinorit, lumorit, detasit apo liqenasit? Po e mbyll këtë letër duke shpresuar se bashkia e Elbasanit do ta aprovojë kërkesën time, duke të shpallur TY qytetar nderi! Hajdutit më të ndershëm që ka njohur Shqipëria në shekullin e njëzet e një!
 
BE ndan 649,7 milionë euro për Shqipërinë deri në 2020 (Rifreskim) Eurokomisioneri Shtefan Fyle tha se fondi do të ndihmojë për zbatimin e reformave, përmirësimin e jetës së shtetasve dhe krijimin e urave lidhëse fqinjësore në Ballkanin Perëndimor Shqipëria do të marrë 649.5 milionë euro ndihmë për mbështetjen e reformave nga Bashkimi Europian. Fondi i BE-së përfshin periudhën deri në vitin 2020 dhe u konfirmua nga Komisioni Europian. Kjo shumë është pjesa që përfiton Shqipëria nga tërësia 11 miliardë euro që BE-ja ndan për Ballkanin Perëndimor dhe për Turqinë, në këtë rast për 7 vitet që vijnë. “Ky financim është një lajm shumë i mirë për vendet e rajonit që synojnë të integrohen në Bashkimin Europian”-tha Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Shtefan Fyle (Štefan Füle), diplomat nga Republika Çeke. Sipas eurokomisionerit, fondi i ndarë sipas vendeve do të shërbejë në zbatimin e reformave për ndikim në përmirësimin e jetës së shtetasve dhe krijimin e urave lidhëse fqinjësore në Ballkanin Perëndimor. “Kjo shumë do t’u ofrojë mbështetje vendeve me të ardhme europiane për të kryer dhe zbatuar reformat dhe përparimin në rrugën për në Bashkimin Europian”-tha zoti Fyle. Nga tabela me fondet e ndara (nga IPA 2), Serbia është përfituesja më e madhe me 1,5 miliardë euro, por pa llogaritur Turqinë që merr 4,45 miliardë euro. Kosova do të përfitojë 645.5 milionë euro, Mali i Zi 270,5 milionë euro dhe shteti maqedonas 664,2 milionë euro. Në tabelë janë paraqitur edhe shifrat për çdo vit. /Denion Ndrenika
 
Emocionet e vizitës të shkaktuara nga pritja madhështore, portretet e klerikëve martirë të vendosura në bulevardin kryesor të kryeqytetit, vuajtja e popullit shqiptar nga komunizmi dhe bashkëjetesa harmonike e tri feve kryesore kanë qenë kryefjala e Papës gjatë udhëtimit të tij 90-minutësh. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Papa u ka kërkuar falje atyre dhe u ka thënë se do të përgjigjet për udhëtimin në Shqipëri, shkruan sot “Radio Vatikani” në faqen online. Gjatë konferencës, Papa theksoi faktin se Shqipëria është në periferi të Evropës, duke thënë se vizita e tij jo më kot u bë në këtë vend. Ai gjithashtu vuri në dukje se pavarësisht faktit që Shqipëria ka një shumicë myslimane, ajo nuk është një “vend mysliman, ajo është një vend evropian”, dhe vuri në dukje bashkëpunimin ndërmjet tri feve të mëdha: Islamit, Krishterimit Ortodoks, dhe Katolicizmit. Ai përsëriti rëndësinë e kulturës së bashkëjetesës, tolerancës dhe miqësisë në vendin ballkanik, ndërsa nuk i ka fshehur impresionet për moshën mesatare në vend. “Ata më thanë se ai është vendi më i ri në Evropë…Atje shikon një kulturë mjaft të lartë, e aftë për të ndërtuar vëllazërinë”, tha Papa. I është dashur të studiojë për gati dy muaj periudhën e komunizmit dhe historitë e përndjekjes së feve gjatë kësaj kohe. “Kjo ishte një periudhë mizore, niveli i mizorisë ishte i tmerrshëm. Kur pashë posterat e të vrarëve gjatë periudhës komuniste, jo vetëm katolikët, por edhe ortodoksët dhe myslimanët…kjo ka ndodhur për shkak se ata besonin në Zot. Secili nga tre komunitetet kanë dhënë një dëshmitarët e tyre para perëndisë dhe tani dëshmojnë vëllazërinë e tyre”. Ati i Shenjtë pranoi se ka lotuar pas dëgjimit të dëshmisë së një prifti të burgosur për 27 vjet nga regjimi komunist, duke thënë se ai është i impresionuar nga përulësia e atij njeriu, i cili duhet ta tregojë historinë e tij në emër të të gjithë persekutuarve të tjerë. Në fund të konferencës në udhëtim, Papa konfirmoi udhëtimin e tij të radhës në Strasburg më 25 nëntor dhe Turqi më 30 nëntor, në festën e Shën Andreas, të cilën ai do ta festojë në Stamboll me Patriakun Bartolomeu. Kur gazetarët i kujtuan se Turqia ndodhet në kufi me Irakun si për t’i kujtuar rrezikun që vjen nga ai shtet, Papa tha se gjeografia nuk mund të ndryshohet. /Gazetaplus/
 
Strategjia e Qeverisë për uljen e ndotjes së mjedisit. Program financimi për blerjen e mjeteve me kilometrazh zero dhe rritje e taksave. Thellim të diferencimit në taksim për mjetet sipas vjetërsisë. Qeveria ka në plan që të nxjerrë jashtë qarkullimit automjetet e para vitit 1995, me synimin e uljes së ndotjes në mjedis. Ky propozim, i cili ende mbetet i padefinuar deri në fund mund të prekë jo pak, por mbi 20 mijë njerëz. Në vendin tonë parku i mjeteve mbetet relativisht i vjetër, duke sjellë si pasojë emetimin e karbonit në nivele relativisht të larta. Në këto kushte, tri janë propozimet e bëra: e para, ajo e heqjes së pjesës më të vjetër të parkut të mjeteve; e dyta, zgjerimi i diferencimit në taksim sipas viteve të mjetit; e treta, program për nxitjen e blerjes së mjeteve të reja. Kërkesa Propozimi për heqjen e makinave të para vitit 1995 vjen nga Ministria e Mjedisit në Strategjinë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, të miratuar vetëm pak kohë më parë. Në këtë strategji llogaritet saktë edhe efekti që mund të ketë një masë e tillë. (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama) NERTILA MAHO Panorama
 
Emisioni “Fiks Fare” nisi të martën në mbrëmje transmetimin e një investigimi që do të tregojë se si thithen fonde nga shoqata, që veprojnë në emër të jetimëve në Shqipëri, duke mashtruar, por edhe se si kërkohen favore seksuale, në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin e jetimit. Investigimi i "Fiks Fare" nisi pas një informacioni që mbërriti në redaksinë e emisionit për aktivitetin e shoqatës ”Jetimët në fokus “. Pretendimet mbi mënyrën e abuzimit ishin të shumta, por më e rënda ishte shfrytëzimi seksual i jetimëve nga ana e kreut të kësaj shoqate, Maksim Liço në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin. Investigimi nisi fillimisht në rrjetet sociale në një komunikim në Facebook të kryetarit të kësaj shoqate me një djalë jetim 17-vjeçar nga qyteti i Sarandës. Gjatë bisedës kryetari e ngacmon atë seksualisht dhe i premton ndihmë nga ana e tij. Për të ruajtur konfidencialitetin e kësaj bisede, gazetarët e 'Fiks Fare' kontaktuan me zotin Liço në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet rrjetit social Facebook. Bashkëpunëtori i Fiksit iu prezantua kreut të shoqatës “Jetimët në Fokus” si një jetim 16-vjeçar në kërkim të ndihmës. Ftesa në Facebook nga ana e Liços u pranua menjëherë. Madje të menjëhershme ishin edhe pëlqimet në çdo foto të djalit të postuar në këtë rrjet. Pas bisedave të para në Facebook bëhet edhe takimi i parë pranë zyrave të shoqatës “Jetimët në fokus”. Gjatë bisedës djali i kërkon ndihmë, ndërsa kryetari i kërkon plotësimin e disa dokumenteve që të nisin regjistrimin si jetim për ta ndihmuar më vonë në nxjerrjen e statusit të jetimit. Pasi i jep numrin e tij të telefonit celular, kreu i shoqatës i lë takim në zyrën e tij që ndodhet në kryeqytet, në rrugën e Durrësit. Takimi i parë zhvillohet në zyrë. Liço i kërkon djalit të prezantuar si jetim 16-vjeçar që të përgatisë një sërë dokumentash, në mënyrë që t’i sigurojë shkollimin falas në një kolegj privat, por pa pagesë e më pas strehim e statusin e jetimit. Në këtë bisedë kreu i shoqatës “Jetimët në fokus” i bën ftesën e parë djalit në shtëpinë e tij në Kombinat, nëse do të ketë nevojë për një vend për të fjetur. Pas takimit të parë dhe bisedave në Facebook, zhvillohet një takim tjetër në zyrën e shoqatës, ku të pranishëm janë edhe disa punonjës të saj. Në këtë takim, kreu i shoqatës, Liço, i kërkon sërish plotësimin e dokumenteve dhe njërit prej punonjsëve të fillojë që ta regjistrojë djalin si një jetim 16-vjeçar. Sipas tij ky ishte dhe informacioni që djali (i prezantuar si jetim), i kish dhënë gjatë bisedave në Facebook. Një pjesë e bisedës së transmetuar në Fiks Fare Takimi i parë në zyrë me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus” Maksim Liço: Hajde se tanët jemi të gjithë, të shoqatës Maksim Liço: Zemër çfarë ke? I solle ato dokumentat që folëm? Maksim Liço: Unë ta mësova problemin. Çfarë problemi të kesh tani do e flasim bashkë. Maksim Liço: Të mundohem të të fus unë në ndonjë shkollë kështu, që të mos paguash, në ndonjë kolegj, ndonjë kështu? Fiksi: Unë pashë një çikë në Facebook që ndihmonit… Maksim Liço: Ore shumë mirë bëre. Fiksi: Çfarë bëni ju? Çfarë mundësish na jepni? Maksim Liço: Nga je? Fiksi: Nga Tirana. Maksim Liço: Se ku të kam parë unë, pashë një çikë fotografitë. Maksim Lico: Hajde për çdo gjë, do ta mësoj dhe shtëpinë. Hajde për ca të kesh hall, më thuaj. Fiksi: Po ça? Të vij të fle te shtëpia jote? Maksim Liço: Jo mo. Hajde fli ndonjëherë. S’ka problem. Fiksi: Të vij të fle te shtëpia jote?! Maksim Liço: Po hajde mo, fli ndonjëherë, kur të jesh pushim apo kur të ashtu. Fiski: Ti në shtëpi je me familjen tate, s’kam lidhje ke shpia jote. Maksim Lico: Jo, s’e kam këtu familjen unë Fiksi: Juve nga jeni me origjinë? Maksim Liço: Nga Përmeti jam unë Fiksi: Ndonjë fëmijë kështu, keni ju? Maksim Liço: Kam dy djem. Moshë e madhe se unë jam 51 vjeç Takimi i dytë në zyrën e shoqatës “Jetimët në fokus” Maksim Liço: Urgjentisht të regjistrohesh Fiksi: Të klasës së tetë? Maksim Liço: Po të klasës së tetë. Punonjesi i shoqatës së jetimëve: Çfarë moshe ke një herë? Maksim Liço: 16 vjeç, po hë se e regjistrojmë. Do e regjistrojmë si jetim. Bjeri të keqen sa më parë tani. Dëftesa e klasës së nëntë, dy fotografi, certfikatat, të vdekjes, të asaj... *** Sa është numëri i jetimëve në vendin tonë dhe në çfarë kushtesh jetojnë? Sipas një raport të veçantë të vitit 2013 të Avokatit të Popullit “Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu fëmijet e sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, si dhe të fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar” ne vendin tonë ka rreth 31 mijë fëmijë jetim. Ata ndahen në dy kategori në jetim socialë, numri i të cilëve rritet nga vitit në vit për shkak të problemeve sociale, kryesisht varfërisë, dhe jetimë biologjikë, fëmijë që kanë humbur prindërit, të braktisur në maternitet apo në disa raste ekstreme edhe në rrugë apo në kosha plehrash. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale qeveritare dhe 360 të tjerë, në 16 qendra joqeveritare (OJF). Fatkeqësisht numëri i jetimëve në vendin tonë gjithmonë ka mbetur një numër i diskutueshëm pasi institucioni i vetëm i statistikave INSTAT nuk disponon të dhëna mbi numrin e fëmijëve jetimë. Numëri 31 mijë vjen si deduksion i përllogaritjes së ndihmës ekonomike me të cilën trajtohet kjo shtresë. Sipas Instat Nga 700.000 individë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetim. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve rraskapitëse për mbijetësen, por me të prekurit nga ky ekstrem varferie mbeten femijët jetimë. Një pjesë shumë e vogel e tyre marrin asistence sociale, e cila në masen e përfitimit të saj mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetes së tyre. Një pjesë shumë e vogël përfitojnë statusin e jetimit. Po sipas raportit në vendin tonë janë deklaruar publikisht rreth 140 shoqata që merren me trajtimin e shtresave të varfëra dhe fëmijëve në nevojë, veçanerisht të fëmijëve jetimë dhe fëmijeve të ngujuar nga gjakmarrja”. Secila shoqatë ka një statut të veçantë dhe marrin formë ligjore pas regjstrimit të tyre në gjykatë. / Top Channel
Jane rreth 400 punonjës të cilët janë të detyruar te punojne 7 dite ne jave, dhe me keto te ardhura mbajne familjet e tyre. "Unë jetoj më qira dhe paguaj cdo muaj 170 mijë lekë. Paga ime këtu është 200 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kam edhe një fëmijë të vogël për të rritur. Si mund të mbijetoj unë, kur nuk më japin pagën?" thotë një punonjëse. "Ky është muaji i dytë që nuk e kemi marrë rrogën. Me këtë punë mbahemi. Ne jemi katër vetë në shtëpi, punoj vetëm unë dhe paga që marr është mundësia e vetme për t'u ushqyer. Në momentin që nuk marrim pagë do të nisim të marrim ushqime me lista në dyqane", thotë një punonjës. Nje pjese e grave tregojne se edhe pse punojne ne kushte shume te veshtira dhe shpesh here te pasiguruar, jane te detyruara te heshtin pasi zgjidhja qe u jepet eshte rruga. "Kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar shumë gjatë gjithë javës. Kur kërkojmë të drejtat tona, na tregojnë rrugën. Fëmijët duan të ushqehen, ne duam të ushqehemi, por çantën e kemi bosh", thotë një tjetër punonjëse. Punonjesit e kesaj fabrike ku behet faza e pare e perpunimit te kepuceve jane shprehur te bindur ne vijimin e protestes. / Top Channel
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka vendosur përmes një urdhri të pezullojë 20 për qind të kompanive që tregtojnë naftë dhe gaz me shumicë në tregun shqiptar. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Energjetikës bëri të ditur se me propozim të Inspektoriatit Qendror Teknik 37 shoqëritë që shesin karburant nuk do të lejohen të ushtrojnë më aktivitetin e tyre. Sipas njoftimit, pezullimi është ndërmarrë për shkak se këto kompani kanë abuzuar me cilësinë e produkteve të tregtuara dhe nuk kanë respektuar detyrimet ligjore ndaj shtetit. Në njoftim Ministria ka listuar dhe emrat e 37 kompanive të pezullara që rezultojnë të shtrira në gjithë territorin e vendit, edhe pse ndër to nuk figuron asnjë nga kompanitë me peshe të lartë në treg. Pak kohë më parë me propozim të Ministrisë së Energjisë, Kuvendi miratoi një ligj që ashpërson masat ndëshkuese për kompanitë që abuzojnë me cilësinë e karburante. Por së bashku me informalitetin e lartë, cilësia e dobët mbetet një nga problemet më të mëdha në tregun e karburanteve. Dy vjet më parë Qeveria e asaj kohe kontraktoi me koncesion një kompani austriake për të bërë markimin e karburanteve, një masë që u justifikua se do të disiplinonte cilësinë në treg dhe ulte hapsirat për evazion. Kompania përfiton rreth 6.5 euro për cdo tonë karburant të shitur në treg, edhe pse efekti i koncesionit në përmirësimin e cilësisë ka hapur jo pak debate. Ministria e Financave ka bërë të ditur se është në negociata me kompaninë koncesionare, por pa zbuluar më shumë detaje se cfarë do të ndodh me koncesionin. origjina e lajmit: http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285021&k3
Një ngjarje aspak e zakontë raportohet pranë një varreze në Selanik të Greqisë, raportimet mbi të cilën policia ka nisur t’i hetojë, pasi është mësuar se një grua u zgjua në arkivol dhe e varrosur, e që më pas nuk mundi t’i mbijetojë incidentit pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar. Disa njerëz, të cilët po vizitonin varrezat pranë Selanikut, i thanë policisë se kishin dëgjuar të bërtitura dhe të goditura nga nëntoka e një varri të një femre, 1 orë pas funeralit të saj të zhvilluar të enjten. Edhe pse përpjekjet për ta nxjerrë arkivolin nga varri u kryen me shpjetësi, gruaja 45-vjeçare nuk mundi t’i mbijetonte ngjarjes tragjike. Ajo ishte deklaruar më herët e vdekur nga doktorët, të cilët po e trajtonin atë për kancer. Funerali i saj u zhvillua në Peraia, një fshat i vogël 22 km në Jug të Selanikut, qytetit më të madh të Greqisë veriore. Menjëherë pasi të afërmit e fundit ishin larguar nga varrezat, banorë të zonës dhe një grup fëmijësh që po luanin aty afër kishin dëgjuar një zë femre që kërkonte ndihmë nga brenda varrit. Ata njoftuan policinë dhe nisën zhvarrosjen për ta shpëtuar atë, por ajo kishte ndërruar jetë nga asfiksimi brenda arkivolit, raporton media greke. Gjithsesi, një doktoreshë, e cila ishte në vendngjarje dhe ekzaminoi trupin e saj, tha se ajo ishte e vdekur prej disa orësh dhe ishte e pamundur që të ishte ngjallur. “Thjesht s’mund ta besoj”, tha Chrissi Matsikoudi për televizionin Mega. “Ne bëmë disa teste, përfshi edhe njërën për mosfunksionimin e zemrës në trupin e saj”, tha mjekja. Është thuajse e pamundur për “dikë në gjendje ngurtësimi kyçesh e muskujsh, që të ketë bërtitur apo të ketë goditur arkivolin”, shtoi ajo. Një mjek ligjor pritet të ekzaminojë sërish trupin e saj, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë thënë se do të dorëzojnë një ankesë kundër doktorëve përgjegjës për trajtimin e saj në një klinikë për kancerin. / Top Channel
 
Mes shumë destinacioneve turistike me cmime te lira, gazeta “Huffington Post” e rendit Sarandën si vendin e dytë në Europë që duhet vizituar gjatë stinës së vjeshtës. “Si një nga vendet me plazhin më të bukur në bregun Jonian, Saranda ofron shërbim shumë të mirë të hoteleve me 5 yje dhe me çmime relativisht të ulëta krahasuar me pika të tjera turistike europiane” “Lashtësia e qytetit romak të Butrintit është një trashëgimi botërore e vlerësuar dhe ruajtur nga UNESCO” http://www.huffingtonpost.co.uk/trivagocouk/affordable-autumn-trips_b_5834476.html
Instituti i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive ka bërë në 24 orët e fundit kallëzime penale për gjashtë zyrtarë të shtetit. Sipas një njoftimi për shtyp, zyrtarët në fjalë, të cilët u përkasin strukturave të ndryshme shtetërore, akuzohen për vepra penale të karakterit financiar. Kështu, mes personave të kallëzuar është një gjyqtar, i cili akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Një tjetër është zyrtarja e Ministrisë së Financave, Irena Gjika, e cila akuzohet për fshehje të pasurisë. Ndërkohë, për të njëjtën akuzë janë kallëzuar edhe katër inspektorë të Tatimeve, Artur Taraj, Agron Selimaj, Artan Bega dhe Arben Xhaferri. / Top Channel
Një vrasje në familje ka tronditur qytetin e Xhenovës, në Itali. Shtetasi shqiptar Adrian Balliu ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Valmira, ndërsa dy fëmijët e vegjël të çiftit flinin. Menjëherë pas vrasjes 44-vjeçari shqiptar ka thirrur forcat e rendit dhe u ka shpjeguar se nuk duronte dot më dyshimin se e shoqja e tradhëtonte. Nga të dhënat e para duket se Adrian Balliu ishte kthyer i dehur në shtëpi, gjë e konfirmuar edhe nga testi i alkoolit, dhe pas një zënke ishte munduar të mbyste me jastëk bashkëshorten 30-vjeçare. Me pas ai ka përdorur dy thika për ta vrarë pasi njëra i ishte thyer. Gruaja ka ndërruar jetë pasi është goditur shtatë herë. Nuk dihet nëse problemet ekonomike kanë rënduar marrëdhëniet e çiftit, por vrasësi ka rrëfyer se kishte frikë mos e shoqja i merrtë fëmijët, tre dhe katër vjeç. Ai njihej nga drejtësia për disa çështje droge dhe ishte i akuzuar për kërcënime nga një prej punëdhënësve të tij. Aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për vrasje në rrethana rënduese. / Top Channel
 
KAVAJË-Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës. Burime nga policia bëjnë me dije ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku djali ka plagosur babanë e tij 75-vjeçar dhe kushëririn vetëm 16 vjeç. Të plagosurit janë Ibrahim Sula 16 vjeç dhe Hekuran Sula 75 vjeç. 75-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 16-vjeçari është jashtë rrezikut. Autori i plagosjes së dyfishtë është Isuf Sula, i cili është arrestuar nga komisariati i policisë së Kavajës vetëm pak minuta pas ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, paraprakisht dyshohet së personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin në gjendje të dehur. (a.n/BalkanWeb)
Fushë Krujë - Hidhet në erë, makina e kryebashkiakut të Fushë Krujës, Gjon Bardhi. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate, ndërsa kryetari i bashkisë së Fushë Krujës ndodhej në një gëzim familjar në fshatin Larushk. Automjeti, për fat të mirë, ishte i parkuar në momentin e shpërthimit e për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të pjesshme, që ka pësuar vetë makina. Bardhi ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd, ndërkohë që ky është shpërthimi i 16-të që ndodh në zonën e Fushë Krujës brenda vitit. Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. ORA NEWS
 
VLORË-Një 17 -vjeçare u plagos me armë zjarri në shkollë nga bashkëmoshatari i saj i klasës. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme në fshatin Gjormë të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se 17-vjeçarja E.Tota u plagos me një plumb në shpatull nga bashkëmoshatari i saj Aldo Arishaj. Autori i dyshuar i ngjarjes i cili është dhe djali i një prej mësueseve të shkollës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai u vu në pranga nga policia vetëm pak orë më vonë brenda në fshat. (a.n/BalkanWeb)
Top