“Sherr” për Kosovën, Shqipëri-Serbi

Universal

AnonymouS


"Gazeta Shqiptare" zbardh sot, debatin që u zhvillua në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë. Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre.

Më 13 nëntor 2014 në Vjenë, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mbajti takimin e radhës, ku një prej shqetësimeve të delegacionit të Bashkimit Evropian, është fakti që në Kosovë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet, nuk është formuar ende qeveria dhe institucionet e tjera. Sipas delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm, kjo situatë e krijuar po pengon reformat dhe proceset integruese të Kosovës, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.

b.web
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk kuptoj nje here perse nuk marrin ne konsiderate declarimet e kryeministrit serb ,gjate vizites se edi rames,ku ai deklaroi se asnjeher e asnje diplomat apo minister nderkombetar ,gjate vizitave zyrtare ne serbi nuk kane kerkuar zyrtarisht njohjen nga serbia ,pavaresin e vetshpallur nga kosova.atje ne Beograd ka ambasada e trupe diplomatike me shume se ne shqiperi,dhe nuk eshte nevoja te kerkohet ne asamble e okb!
Kosova do njihet shume shpejt nga serbia kur republika srbska ne konfederaten boshnjake e herzegovine te kerkoj shkeputje e bashkim me republiken e serbise.Kur bota ta njohe krimene e cila me vote te lire u shkeput e jo si kosova.Kosova u vetshpall nga parlamenti e jo referendumi popullor.Ketu loz lojen amerika e cila ka vendos zyrat ne TIRANE.
 

Hektor12

Locus omnem
Shume po marrim persiper te diskutojme fatet qe kombet i bejne vete ... Historia flet me fakte dhe jo me pasion njerezish ... Normal qe gjeopolitika boterore si dhe ajo ne Ballkan dirigjohet nga Kombe te medha sic ka ndodhur historikisht, fatet e nje kombi i vendos kombi vete dhe jo politika e zyrave dhe e salloneve ... rruga per ne BE per Ballkanin skalon nga deshira e Aleksandrit por nga zhvillimi, reciprociteti dhe bashkejetesa ... te ish ashtu Shqiperia historikisht ka qene e cunguara e Evropes saqe sot jetojne 10 milione shqiptare ne 5 shtete ne Ballkan , skerkohet venie kufijsh por vtevendosje per secilin komb dhe Shqiptaret ka ardh kohe te vendosin vete fatet e veta ...
 
Top