Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
SYRIZA rikonfirmon: Nënshtetësi të gjithë fëmijëve të emigrantëve! Tsipras: Dialog po pa kompromis Greqi, shpallen masat "anti-Trojka" BE: Falja e borxhit, e panevojshme! ATHINE - Ministrja Plotësuese e Emigracionit Tasia Xristodhulopoulou, dikasterit të krijuar për herë të parë në qeverinë e re greke të sapoformuar, ka rikomfirmuar sërish premtimin e partisë së majtë radikale për t’i dhënë nënshtetësi greke të gjithë brezit të dytë të emigrantëve. Në një intervistë radiofonike Xristodhulopoulou theksoi se se qeveria e re e Aleksis Tsipras do të përmbushë premtimin për dhënien e nënshtetësisë greke, përfshirë fëmijëve e tyre të lindur në Greqi, ashtu si dhe shtetasve që kanë ardhur në një moshë të vogël me familjet e tyre. Dy ditë pas ardhjes në pushtet Tasia Xristodhulopoulou deklaroi se ky projekt do të jetë një ndër premtimet e para që do të realizohet nga qeveria e re e drejtuar nga Aleksis Tsipras, pasi dhe më herët kjo parti i ka kërkuar qeverisë së mëparshme për të rregulluar këtë padrejtësi. “Ne kemi dhënë fjalën se do të zëvendësojmë menjëherë këtë padrejtësi ndaj fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur këtu, që kanë mbaruar shkollat dhe nuk kanë njohur asnjë atdhe tjetër. Këta do të jenë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve, por do të përfshihen gjithashtu edhe ata që erdhën këtu të vegjël, kanë mbaruar shkollat këtu, kanë mësuar vetëm gjuhën greke, dhe janë njësoj si fëmijët grekë. Këtu u rritën, këtu mësuan gjuhën, këtu janë shokët e tyre.” tha në fjalën e saj Xristodhulopoulou Xristodhulopoulou, prej vitesh përgjegjëse për të Drejtat e Njeriut, dhe tashmë në postin e ministres plotësuese të Emigracionit në aleancën qeverise të radikalëve të majtë dhe partisë Anel të krahur të djathtë, tha gjithashtu se do të ndjekë parimet e konventave ndërkombëtare, në mikrpitjen dhe përkujdesjen e refugjatëve nga Siria, e veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar nga zonat e luftës, praktika këto të pazbatuara më parë. Shqiptarja
Rusia luftë me NATO,10 mijë tanke për pushtimin e Ballkanit Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe NATO-së janë në një pikë kritike, dhe nuk përjashtohet një luftë në mes këtyre dy superfuqive. Një ekspert ushtarak rus thotë se Rusia mund të nis shumë lehtë 10 mijë tanke drejtë Ballkanit, të cilat i ka të vendosura në Malet Urale. Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) nuk përjashtohet të ndodhë në një të ardhme të afërt, në qoftë se palët nuk fillojnë që të gjejnë një kompromis. Në një artikull të shkruar në Financial Times profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konflikteve në Universitetin George Mason në SHBA, Denis Shandol, thotë se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në lindje dhe planet për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën në gjirin e saj, po e fut Rusinë në një rrugë qorre, transmeton lajmi.net. Pas luftës së ftohtë, blloku ushtarak i NATO-s nuk është shpërbërë, por vazhdoi të marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura nëpër botë. Pjesmarrja e NATO-s nëpër shumë konflikte nëpër botë, sipas këtij eksperti, ka bërë që ajo ta shpërndajë fuqinë, për dallim nga Rusia që ka një fuqi të përqëndruar.Në anën tjetër, eksperti i Qendrës për Hulumtime Ushtarako-Politike MGIMO (Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë) Mihail Aleksandrov , beson se mundësia e një lufte të madhe është vërtetë e madhe, por njerëzit duhet të mendojnë në atë mënyrë që ta parandalojnë atë. Aleksandrov thotë se Rusia shumë lehtë mund ta pushtojë Ballkanin, duke përfshirë këtu edhe Bullgarinë dhe Rumanië. Sipas tij, Rusia në këtë rast do të mund të ndërtonte një alenacë me Serbinë, ku së bashku fillimisht do të pushtonin Kosovën dhe Malin e Zi. Në këtë rast ai vlerëson se NATO do të futej në një gjysmërreth. Ai thekson se ushtria ruse në Malet Urale ka 10 mijë tanke të cilat shumë shpejtë dhe lehtë do t’i fuste në këtë funksion. Përkundër asaj që NATO ka aftësinë për mobilizuar miliona ushtarë, sipas tij, edhe rusët do të jenë në gjendje të mbledhin një ushtri prej dy deri në tre milionë pjesëtarësh. Ky ekspert ushtarak thotë se në këtë luftë sigurisht se do të futeshin në funksion edhe armët bërthamore, të cilat i kanë të dyja fuqitë. Ai thotë se Perëndimi mund të ketë makineri moderne, por edhe Rusia ka raketa që mund t’i hedhë nga avionët, anije dhe nëndetëse, të cilat janë të aftë për të goditur secilën pikë në Evropë. “Rusia kontrollon shumicën e burimeve në botë, ka një territor të gjerë, dhe potenciale të madhe bërthamore. Nëse do të donte ti fuste ato në funksion mund të shkatërrojë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stalini nuk e ka pasur një mundësi të tillë, por ne e kemi atë”, ka theksuar ai. /Lajmi.net
TIRANË – Ambasadori i ri i SHBA-së Donald Lu flet shqip dhe e ka prezantuar sot veten dhe bashkëshorten e tij, Ariel, me anë të një videoje. Në video-mesazh ai tregon se cili do të jetë misioni i tij dhe çfarë dëshiron t’iu ofrojë shqiptarëve. “Mirëdita! Quhem Don Lu dhe jam shumë i gëzuar që Presidenti Obama më ka zgjedhur mua si ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, – shprehet ai që në krye. – Si shumë amerikanë, edhe unë jam djali i një emigranti. Babai im erdhi në Amerikë nga Kina dhe ka punuar shumë për t’u dhënë fëmijëve të tij, shanse që ai vetë nuk i ka pasur kurrë. Ajo ishte ëndrra e tij amerikane. Unë e di që t’u sigurosh një të ardhme më të mirë, fëmijëve tanë, është një ëndërr që amerikanët dhe shqiptarët e ndajnë me njeri-tjetrin. Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.” Në një moment, pranë ambasadorit Lu,sikurse shihet në video, afrohet bashkëshortja e tij, të cilën ai e prezanton kështu: “Kjo është gruaja ime, Ariel, që do të vijë me mua në Shqipëri, sëbashku me fëmijët,”- shprehet ai në vazhdim. (ar.sh/BalkanWeb)
 
Harmonia fetare “çudit” Parisin, duartrokiten 4 klerikët shqiptarë.. Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria është shembulli unikal i harmonisë fetare, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku. Në Parisin e tronditur nga sulmet terroriste të ditëve të fundit, toleranca jonë fetare e konkretizuar me praninë e 4 krerëve shqiptarë të besimeve fetare, është vlerësuar me duartrokitjet e qindra mijëra njerëzve që marshuan në sheshin “Republica”. Ja si eshte shprehur ne media kryeministri Rama : Klerikët shqiptarë e mahnitën Parisin Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se katër klerikët fetarë shqiptarë e kanë mahnitur Parisin me pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në Marshin e Bardh. “Mirenjohje te kater perfaqesuesve te klerit shqiptar qe sot mahniten Parisin dhe e ngriten Shqiperine ne piedestal”, ka shkruar Rama.
Dy vëllezër shqiptarë nga qyteti i Elbasanit janë vrarë në Holandë, në Roterdam, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat e huaja raportojnë se Flerenc Tola 27 vjeç dhe vëllain e tij Klevis Tola 25 vjeç, janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze. Gjithashtu raportohet se është plagosur edhe tjetër shqiptar, Serxhi Piku. Aktualisht mësohet se tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti. Ndërkohëk, të kontaktuar nga “Panorama Online”, zytartë të ministrisë së Brendshme konfirmojnë këtë ngjarje. Më herët, mediat e huaja raportojë se të tjerë persona janë përfshirë në këtë ngjarje, ku pas shkëmbimeve të zjarrit, një tjetër shtetas Italian ka mbetur i plagosur. Aktualisht thuhet se policia vendase po punon për kapjen e autorëve. Panorama
3419 eshte nr i vdekjeve ne detin mesdhe,kete vit nga emigrante clandestine qe synojne brigjet europes!Kjo rruge me rrezik vdekje record ne planet,po shqeteson opinionin public europian,deri organizma te cilet po mendojn per nje ligj te rrepte kunder trafikut te rrezikshem illegal,dhe te mbikqyrin e kontrollojn rreptesisht hapesiren teritoriale ujore europiane.Azil ne europe shume shpejt do filloje te minimizoje dhenje ndaj kerkuesve ne rritje.Vendet e ballkanit ,tashme jan futur ne listen jeshile ku do thote nuk jan me vende tranzitore,por vende qe kan dal nga situata lufte apo anarkie,me nji fjal vende stabel.Siria deh vende afrikane ,nuk do priten ne mase ne dyert e europes,dhe me e rendesishmja ehste se deri UNHCR,ka dhen alarmin se do braktis kampet e refugjateve ne turqi ,per arsye mungese fondesh ushqimore.Mesdheu eshte ne situate teper tragjike,italia dhe greqia nuk po munden te perballojn fluxin e madh te refugjateve ,dhe po lejn te lire neper qytetet etyre keto njerez dhe shumica e tyre po marrin rrugen drejt veriut te europes,per nje shanc te dyte! ISMM - Inter Service Migrants Méditerranée 1 Boulevard Garibaldi, MARSEILLE 01, France +33 4 91 925647
TIRANE - Ashtu siç deklaroi Ambasadori Arvizu mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive, Ambasada Amerikane në Tiranë do të japë viza 3 vjeçare studentore, vizitori dhe punësimi, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen. Sipas Ambasadës Amerikane, kjo do të thotë që nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti. Kjo periudhë e re vlefshmërie do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët, të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht. Është e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Mbrëmë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, deklaroi në një intervistë televizive se, vizat amerikane për shqiptarët do të kenë një vlefshmëri prej 3 vjetësh. Arvizu deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm dhe duhet që të vlerësohet. Përsa i përket liberalizimit të plotë të vizave, ambasadori Arvizu tha se, është ende herët dhe duhet shumë punë. “Në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh. Në SHBA mund të shkojnë pa viza shtetasit e vetëm 35 vendeve”, -tha Arvizu. (er.nu/BalkanWeb)
 
Tsipras, kryeministri ateist i Greqisë që nuk pranoi betimin fetar prej kryepeshkopit të Greqisë Për herë të parë në historinë e saj, Greqia ka nga dita e sotme kryeministrin më të ri në moshë, 41-vjeçarin Alexis Tsipras. Dhe po për herë të parë në historinë e saj, një kryeministër grek merr detyrën pa një betim fetar. Tsipras i veshur thjeshtë, si gjithnjë pa kravatë, ishte sot para presidentit në ikje, Karolos Papulias, ku bëri vetëm nje betim politik prej 24 fjalësh. “Unë ju siguroj se me nderin dhe ndërgjegjen time do të përkrahë Kushtetutën dhe ligjet dhe do t’i shërbejë interesit të përgjithshëm të popullit grek”, tha Tsipras. Ai mbërriti në Pallatin Presidencial i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Më herët Alexis Tsipras u takua për kortezi edhe me kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Hieronimus, të cilit i tha: “Erdha këtu për të marrë urimin tuaj. Ju siguroj se marrëdhëniet shtet-kishë do të përmirësohen dhe do të jenë më efektive sesa në të kaluarën”.Si një ateist i përbetuar, Tsipras i ka thënë ndër të tjera kryepeshkopit të Greqisë se ai nuk është martuar në kishë dhe nuk i ka pagëzuar dy fëmijët sipas riteve ortodokse. Kështu që edhe tani si kryeministër i vendit nuk mund të bënte një betim fetar, nuk mund të dilte kundër atyre bindjeve që ka mbrojtur për gjithë këto vite. Pas kolaicionit me partinë “Grekët e Pavarur”, Tsipras do të ketë një shumicë parlamentare prej 162 deputetësh. Koha Jone
Nga sot, 1 janar 2015 pasaportat dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT. Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushtonte 6 mijë lekë, nga sot do të kushtojë 7500 lekë. Çmimi rritet dhe për kartat ID, nga 12 mijë në 1500 lekë. Pasaportat e reja do të kenë aktiv informacionin elektronik, çka do të thotë se nuk do të jetë më i nevojshëm marrja e vërtetimeve shtesë kur qytetari kërkon shërbime. /oranews/
Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’ Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022. Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. - SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO” - CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ - RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË - NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN - RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 
Posedonin bomba me celularë, Policia e Durrësit arreston 4 persona. Operacioni është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kuadër të operacionit “Twix”.Burimet zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Febjus Dauti 31 vjeç, lindur në Has dhe banues në Durrës, Dashnor Dumani 30 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, Asllan Plaku 24 vjeç, lindur dhe banues në Durrës e Bledar Plaku 31 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pas një pune 2 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime e Rënda, pasi ju sekuestruan 3 mina me celular të montuara. Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat e lartpërmendur kishin si qëllim shitjen e tyre për vepra të rrezikshme kriminale. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikimit të lëndëve plasëse. Ndërkaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet tip ‘Fiat Punto’, 7 telefona celularë, mjetë të tjera për prodhimin e këtyre minave si nastro, tela elektrike dhe kaçavida. Shqip
 
Durrës, eksploziv fuoristradës pranë zonës së plazhit, policia dyshon për atentat UPDATE-Një automjet tip “Volvo” është shpërthyer me lëndë plasëse pasditen e së dielës rreth orës 17:30 në zonën e plazhit në Durrës. Mjeti me targa AA 262 JX thuhet se është në pronësi të shtetasit Julian Tuku, ndërsa nga ky incident nuk janë raportuar viktima dhe të lënduar, por vetëm dëme materiale. Burime për “Panorama Online” , thonë se Julian Tuku kishte disa ditë që kishte udhëtuar drejt Anglisë dhe policia po heton nëse eksplozivi ishte vënë për një konflikt të mundshëm, apo për shkak se automjeti ndodhej prej disa ditësh i parkuar në atë vend. Panorama
 
Itali-Tre italianë dhe një shqiptar janë arrestuar në Salento pasi u kapën me një ngarkesë prej rreth 6 tonë marijuanë. Policia financiare e Italisë sekuestroi 612 kilogramë marijuanë dhe 21 kilogram hashash. Lënda narkotike kishte mbërritur nga deti dhe do të transportohej me furgon, por destinacioni nuk dihet. Po ashtu u sekuestrua edhe një varkë, e cila ishte diku larg, por mendohet se atë ishte transportuar lënda narkotike dhe një makinë e cila shoqëronte furgonin me ngarkesën e drogës. ORA NEWS
 
Durrës, eksploziv makinës së biznesmenit kuksian, kishte precedentë penalë Një automjet ka shpërthyer me eksploziv mëngjesin e sotëm pranë Shkëmbit të Kavajës duke shkaktuar plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një automjet tip Benz ngjyrë gri me targë AA 765 FN i cili ka qenë në ecje e sipër nga Durrësi në drejtim të Shkëmbit të Kavajës ka shpërthyer në flakë. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç, nga Kukësi. Trota është person me precedentë të mëparshëm penalë. 48-vjeçari ka qenë edhe më parë objekt atentati. Ngjarja ka ndodhur Kukës, ne qershor te vitit 2013 ku Trota se bashku me 2 miq te tij jane sulmuar me arme nga dy persona me motor ne karburantin ne pronesi te tij, ku ka mbetur i plagosur. Nga shpërthimi i sotëm, i cili dyshohet se eshte bere permes lendes eksplozive tritol, Trota ka marre plage te shumta ne fytyre, pasi mendohet se eksplozivi eshte vendosur ne pjesen e motorit dhe eshte shperthyer ne menyre te telekomanduar. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet duke nisur nga konfliktet e mëparshme ku ka qenë i përfshire 48-vjeçari, pasi pista kryesore mbetetet ajo e hakmarrjes. Shqip
Elbasan, shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë ELBASAN - Një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori droge ditën e sotme në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku janë sekuestruar mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të arrestuar janë disa shtetas shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve një shtetas turk dhe një kolumbian, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre. Mësohet se laboratori i drogës gjendje brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur që në vitet 1997, në zonën e Fushë-Labinotit, dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale. Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditura për A1 Report se këto bimë, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, më pas përpunoheshin dhe sasia kokainës e nxjerrë nga kjo përdorej për t’u eksportuar jashtë vendit. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se destinacioni i kokainës ishte Evropa. Po të njëjtat burime saktësojnë se sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Ndërkohë operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane, ndërsa dyshohet se mes të arrestuarve të mund të ketë edhe shtetas gjermanë. Ndërkaq, vijon hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, pasi mësohet se priten edhe arrestime të tjera. Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, ku po bëhen analiza për të kryer investigime lidhur me sasinë e drogës e cila është zbuluar në këtë laborator droge në Fushë-Labinot. Shqiptarja
Top