Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Ore gysi qe smbush mire!

une te them nje gje dhe te njejten gje ma thua ti mua. Zotin me mjekerr nuk e shpika une dhe fatmiresisht as dhe e besoj. Zotin me mjekerr e shpiku teologjia. Bibla thote se perendia i dha njeriut imazhin e vet dhe njeriu i paditur kur u pasqyrua tek pellgu me uje pa fytyren e Zotit (qe cuditerisht ngjante me te tijen /pf/images/graemlins/tonguee.gif) nejse pa dashur te gjykoj njeriun injorant, te primitiv, te manipuluar nga feja qe shkruante perralla ne librat e saj "te shenjte", vij ne shekullin e 21 dhe te gjej ty me te njejtin mentalitet, me te njejtin besim, me te njejten cektesi te njeriut te shpelles, me te njejten frike te ngulitur ne ato pak rrudha... c'fatkeqsi!!!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

O djall djali, c'fiton ti duke fyer Gysin? Me te shara askush nuk do munde kurre te vendose piken e fundit, ato perfundojne ne grushta, kurse ne AF ne kosh /pf/images/graemlins/laugh.gif. Me vjen keq qe ato qe ke lexuar nuk i perdor si argumenta per te ndertuar nje debat ku edhe une qe vetem lexoj te kem c'te mesoj. Lere lexuesin te lire te zgjedhe se argumentet e kujt i vene per shtat, pa i imponuar ate qe mendon ti. Nuk te ka hije keshtu! Me dashuri, une /pf/images/graemlins/cooli.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
or djal!
Mos harroni se jeni ju ata qe natyres i keni veshur nje petk, i keni dhene nje identitet, nje seks, madje i keni vene dhe mjekerr!

[/ QUOTE ]

Mendon se kjo prish ndonje pune te madhe?
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Stn Te KOrrigjoj Pak ... Ato Fytyrat dhe Mjekrrat dhe kush e di cfare jane gjera qe Bota i ben ose disa Persona i bejne per Interesat e Tyre Globale ...


Kohe Me Pare u Hap dhe NJe Teme Ketu ne Forum per Punen e Deles Dolly qe U KRijua me Klonim dhe Tema thoshte

"Zoti KRijoi Njeriun Apo Njeriu Zotin"

Mund te shtoj qe kjo Teme Te Jete hapur pas Protestave Boterore qe u bene me Publikimin e Fotove te Profetit Muhamed...


Ajo qe ka qene eshte dhe nuk Luhet Dot ... Gje Tjeter qe Lobet e Feve kudoqe jane e bejne Politiken e tyre Bashke me Fene qe te kene sa Me Shume Pushtet ...


Perfshi dhe Kryqezatat e Medha te Kishes dhe Luften Islame qe e Quajne disa Terrorriste qe e bejne Per Fene ... Pa Ofendime per Kedo Besimtar te kujdto Feje por Feja Ka Punen e Vet Politika ka te Veten mos i Perfshini keto 2 gjera ne diskutimet Tuaja se me kot do harxhoni kohen ...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Ky eshte vertete problemi Geshtenjez, Stn, nuk ka c'debat te ndertoje, pasi nuk ka argumente. Kjo vjen nga nje gje. Pasi nuk di te degjoje dhe te kuptoje te tjeret, ne menyre qe te mund te vendose ura komunikimi, te domosdoshme per nje debat midis qeniesh te arsyeshme.
Debati eshte komunikim, por komunikim nuk mund te vendos nje njeri qe nuk arrin te degjoje, te kuptoje dhe te analizoje seriozisht tjetrin.

Tani, Stn, pikerisht, une kete po te thoja me siper. Sigurisht qe Mjekren Zotit nuk ia ke vene ti. Por naiviteti yt si dhe i atyre qe ekane artikuluar kete budallallek eshte se bien pre kushtezimit viziv te ikonave murale te nxjerra nga dora e Mikelanxhelos. Te tille njerez kane nje ide per Zotin pikerisht duke u kushtezuar nga imazhi ku Zoti eshte nje burre plak me mjekerr te bardhe, babaxhan. Pak a shume si babonatale. Kjo eshte fantastike dhe flet mjaft per menyren se si ngrihen perceptimet tek njerezit. Te krijosh nje figure, per te cilen te gjithe e dine qe eshte e trilluar, por qe te gjithe vazhdojne ta imagjonijne Zotin sipas asaj figure qe kane trilluar vete.
Une nuk e di se nga e ke gjetur ti ne bibel qe Zoti eshte ashtu sic ti e ke pare ne kupolat e kapeles sikstine ne Vatikan, por ta zeme se eshte keshtu. Ti po ben debat lidhur me ekzistencen e Zotit dhe jo lidhur me antropomorfizimin e tij.
A te duhet shume mund per te kuptuar qe jo te gjithe besimtaret e botes e kuptojne Zotin ashtu sic e kupton katolicizmi perendimor?

Kur flitet per ekzistencen e Zotit nuk do te thote se po flitet domosdoshmerisht vetem per nje nga format e konceptimit te tij(dhe ne fakt kjo eshte inekzistente realisht).
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

une them qe zoti me mjeker eshte, ngaqe briskun e shpiku njeriu.


ps, geshtenjeza si te duket si argument ky ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Nuk e di zog po kohet e fundit gjithcka qe thua ti (perfshi te gjitha format e lajthitjes apo kthjelltesise tende) me duket vetem sexy /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zoe

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

<font color="red">Jashte teme! </font>
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

cfare argumenti mund te perdor me ty mer gys! ti i ke taposur veshet, i ke mbyllur syte dhe vetem na citon perrallat e teologjise duke mos qene aspak realist, por perkundrazi duke u bere me shume se qesharak :shrg: Cfare mund te degjoj une nga nje person i trilluar, i verber dhe i bere pa/dashje pjese e lojes universale, pjese e genjeshtres se madhe. Nese dikur michelangelo pikturonte Zotin babaxhan me mjeker duke e subjektivizuar ne maksimum, ti sot ne nje fare menyre e perkrah pasi vazhdon te mbrosh dhe te besosh idete monoteiste te cilat e sjellin Zotin si nje qenie sapiente, me personalitet, me ide, me veshe por pa goje (pasi te gjithe kur luten i flasin me Zotin, por kur ndonjehere ndodh qe Zoti flet me ndonjerin askush nuk beson te mjerin, madje jane besimtaret te paret qe propozojne dergimin e tij ne cmendine...) .
Pra gys dua ta mbyll me ty me shprehjen e sjelle enkas nga lashtesia "Injoranca nuk njeh argument"


Geshtenjeze! gysin ka kush e mbron, me mire behu "avokate e djallit" /pf/images/graemlins/devil.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Geshtenjeze! gysin ka kush e mbron, me mire behu "avokate e djallit" /pf/images/graemlins/devil.gif

[/ QUOTE ]

Po e marr me filozofi ndaj te them: Djalli ka gjithmone te drejte, s'ka nevoje per avokat fare /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Shprehja latine eshte krejt me vend Stn.
Ti nuk po sjell asnje argument!

Une mund te behem qesharak per ty, dhe nuk kam asnje lloj problemi apo dyshimi per ty. Ka shume burra te mencur qe mund te duken qesharake ne sy te nje morie njerezish. Por je ti ai qe nuk degjon dhe nuk deshiron te kuptosh. Ti nuk merr as mundimin me te vogel te kuptosh qe Zoti per nje besimtar nuk eshte ashtu sic ti kujton se ne e besojme. Prandaj ti debaton me iluzionet e tua dhe jo me tjetrin.

Fakti qe Mikelanxhelo e piktuornte Zotin me mjeker, dhe se Mikelanxhelo ishte monoteist, nuk dtth se kush mbron monoteizmin, mbron detyrimisht edhe antropomorfizimin e Zotit.
Se pari vete Mikelanxhelo, nuk ma merr mendja dhe s'ka kuptim qe te kete qene antropomorfist, lidhur me idene per Zotin, por pikturat e tij kane qene thjesht per te percjellur mesazhet, dhe jo per te dhene idene e Zotit.
Se dyti, te jesh monoteist, nuk dtth se mbron detyrismisht idene e Mikelanxhelos per Zotin.
Ti ben ca kapercime sonambulike spektakolare te pashembullta.

Atehere, po theksoj se Zoti, sipas konceptimit tim te pakten, si dhe te miliarda njerezve monoteiste sot ne bote, konceptohet jashte permasave hapsinore dhe kohore. E kupton se c'do te thote kjo?
Kjo do te thote, vec te tjerash qe edhe cdo perfytyrim, cdo imazh qe mund te hamendesoje truri me pjellor i njeriut, nuk eshte absolutisht, dhe nuk ka te beje aspak me imazhin e Zotit. Ai i kapercen keto permasa.
Kur thuhet qe Zoti degjon, ketu nu kbehet fjale aspak per aparat te te degjuarit si ai qe kane njerezit. I cili funksionon me membrane, qe kap impulset e tingujve dhe qe i deshifron pastaj ne tru.
Zoti eshte gjithdegjuesi. Ai sheh dhe degjon gjithcka. Mjafton kjo per te kuptuar se kemi dale pertej cdo dimensioni qe mund te hamendesoje qenia njerezore.
Materializmi yt i ngushte ben qe te mos kuptosh dot, qe behet fjale per realitete jofizike, dhe jashte perceptimit objketiv, konkret njerezor.

Per sa i perket te qenit realist, eshte nj problem me vete. Pasi po falsim per realitete mbishqisore. Problemi eshte i yti. Pasi ti nuk arrin te kuptosh qe ka dhe realitete pertej dhe mbi shqisore. Keshtu qe je ti qe je jorealist, duke mos njohur kukfinjte e realitetit te prekshem nga perfytyrimi njerezor.

Ps. Geshtenjeza, nuk po me mbronte aspak mua, por po vinte ne dukje kotesine e debatit tend.
Avokatia me e mire eshte avokatia e te vertetes. Asaj qe cdo njeri njeh per te vertete. Ose te pakten e rruges se si mund te shkohet tek nje e vertete. Mjerimi i argumenteve te tu eshte se edhe sikur te presupozojme se ateizmi qe ti mbron te jete e verteta, rruga me te cilen ti shkon tek e verteta jote eshte shume e varfer dhe e dobet. Keshtu qe as vete djalli nuk ka nevoje per avokate te paafte si puna jote.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Geshtenjze, ma paske marre fjalen nga goja, kemi qene duke shkruar te dy te njejten gje!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

te nderuar anetare te AF!

Ju ftoj te diskutojme se bashku piken 3 te temes: Cfare do te behet me "Zotin" ne te ardhmen?! Njekohesisht ju kerkoj qe mos bini prehe e tentativave te gysit per ta futur temen ne rrjedhen teologjike, shiheni gysin thjeshte si nje kavje te perpunuar ne laboratoret teologjike te cilet sherbejne per te fryre mendjet me gjepura qe here pas here gysi na i percjell ketu.
 

soni2

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

ende nuk i iku ai frymezimi teologjik i perhapjes e fese se vet atij??
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

dy rruge ke, ose te mendosh ose te besosh, gysi e ka gjet rrugen e vet /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Cka qene e dime, c'fare eshte,hmm kjo eshte ne pikpyetje..cdo te behet nuk na intereson..Me nje fjale " bollox" sic thojne anglezet!!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Ka qene gjithcka, eshte bere hobby e do behet c'te doje njerezimi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top