Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Gysi, ma merr mendja qe ti me shume zemergjeresi keto pyetje do ia lesh per pergjigje shkences apo jo?...meqenese eshte ajo c'ka deri me tani i ka dhene pergjigje te terave.

Apo?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Sigurisht Kordele, cfare jane pyetje qe i takojne shkences ia le shkences, por c'farejane pyetje filozofike duhet t'ia leme filozofise.

Pyetjet e mesiperme rrahin me teper ne nje refleksion filozofik.
Shkenca vetem sa mund te na shtoje informacionin mbi materien, nuk i jep dot zgjidhje problemeve te shkakut dhe qellimit final, apo te urtesise qe nxirret nga refleksione lidhur me menyren se si ne e njohim qenien.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Me sa di une edhe shkencat shpesh rezervohen ne dhenien e rezultateve definitive, pasi eshte provuar qe me zgjerimin e shkalles se njohjeve te njohurive, teorite te jene permbysur. Ketu kam parasysh shkencat shoqerore. Ato ekzaktet jane me teh me te mprehte.Por, nga ana tjeter, ato filozofike jane thellesisht te kundershtushme pasi nuk bazohen ne kerkime empirike, por vetem ne kendveshtrime ose elaborim mendimi. Ne pjesen e pare kemi thellesisht te bejme me materien, qe eshte me afer mendsh per nje njeri racional. Ne pjesen e dyte, ku abstraktja eshte kryefjala, cdo gje eshte subjektive...apo ti s'po abstragoje zotin?

Ah po, dhe meqe ra fjala, zoti eshte kuptim abstrakt apo konkret? Ma merr mendja qe po te definojme kete hapesire, me tej cdo gje behet e lehte.
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Ah po, dhe meqe ra fjala, zoti eshte kuptim abstrakt apo konkret? Ma merr mendja qe po te definojme kete hapesire, me tej cdo gje behet e lehte.

[/ QUOTE ]

aresyetim jashtezakonisht i URTE.

pikerisht ky eshte thelbi i çdo gjeje, qe ketej niset perpara se te diskutojme, sidomos per probleme jo te prekshme.

une them qe duhet marre me konsensus, pra ose abstrakt ose konkret.

per marsianet ndoshta 1+1=3, ata kane vendosur pra ta marrin keshtu kete zgjidhje.
siç edhe greket e merrnin token te rrafshet, kjo si pengoi te prodhonin, shpiknin, ose filozofonin bile me SAKTE nga ne.
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Hahaha ketu hidhen pyetje e merren pergjigje behen ca te tjera me mendimin se jemi dicka me tutje edhe prape nje strumbullar,te gjitha keto mendime kane te bejne me kerkimin personal dhe aspak me dicka qe ekziston apo jo.
Nuk mund te arrihet tek nje vertetim duke kaluar ne shkalle hipotezash qe ne fund te fundit nuk kane ku te mbeshteten edhe shkenca vete meqe u permend eshte ajo qe i huazon tashme idene e Zotit si fillim te pakten.
Per ta bere me te qarte Zoti eshte ai qe e ka prezantuar veten dhe jo pjelle filozofiko-fantastike,nese krenaria per ta pranuar pengon,vertetimi eshte ne parimet ne te cilat udhezon ky Zot e qe jane plotesisht te vlefshme,gje qe i jep vertetesine.
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hahaha ketu hidhen pyetje e merren pergjigje

[/ QUOTE ]

pse ça pret ti, te hedhim e presim bumje. forum me lal ky, s'behet tjeter gje veç me hudh e prit pyetje e pergjigje. si dhe tek ajo "nuk mund te arrihet ne nje vertetim duke kaluar ne shkalle hipotezash .." po teoria relativitetit e ajnshtajnit çfare eshte, nuk eshte hipoteze ?

pse merret pra per e vertete, pa u vertetu.
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Po te jete per Ajshtajnin as rastesia e mirefillte nuk ekzistonte,kurse teoria e relativitetit ka bazat qe ne fillimet e njerezimit kur kuptuan se njeriu dhe cdo gje qe e shoqeron ne jete eshte kalimtare,pra nderron jete/forme,shnderrohet ne pluhur apo dicka tjeter.

Absolute do te quaja lumturine dhe ate qe e ben te perjetohet ne kete apo supozojme ate jete,pershkrim i Perendise krijues.
 

Ema

Goddes
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

O Zoti S6 Frasheri /pf/images/graemlins/smile.gif !

Ideja e Zotit eshte ne evolucion te vazhdueshem ne forme por jo ne substance.
Se ja te them une:Tani foshnjet e papagezuara qe vdesin pa lagur ballin me uje te bekuar deri para nje viti na shkonin drejt e ne nje lloj Purgatori se aty i vuri Dante dhe kisha aty i harroi.Tani u erdh keq per mituraket edhe i kane drejtuar per ne parajse.

E verteta eshte qe njeriu nga jashte eshte gjithnje e me afer Zotit por nga brenda largohet cdo dite,per fat te keq.Kjo se lufta midis feve ka marre permasa drastike,ka perzjere shtet,politika e ushtri te tera.
Edhe populli(ah mor popull sa gjera behen ne emrin tend!) mjaft ti tundin kemboren versulet,se kush shkeputet nga kopeja e han ujku thoshte Bushi.

Ju uroj dialog te mbare,pa perleshje verbale te metejshme!
Gjithe te mirat!
 

hawk

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

EMA me duket atehere se nuk nryshon Zoti por menyra e besimit(feja) dhe intensiteti i tije.
Nuk ka besime te reja(te konsiderueshme ne anetare)qe te flasim per ndonje forme te re te Zotit.
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ideja e Zotit eshte ne evolucion te vazhdueshem ne forme por jo ne substance.


[/ QUOTE ]

ne fakt, forma perfaqeson idene dhe eshte e PANDRYSHUESHME, ndersa substanca perfaqeson materien dhe eshte e ndryshueshme ose EVOLUTIVE.

sa me teper njeriu te jete materialist, aq me pak ai eshte idealist ose fetar.

sidoqofte ti me "forme" e "substance" kerkoje te thoshe PARAQITJE dhe THELB.

kishte pra vetem keqperdorim fjalesh. /pf/images/graemlins/laugh.gif

pra me sa kuptova une ti doje te thoje, qe njerezit megjithese sot duken sikur s'besojne ne zot, kjo s'do te thote qe zoti s'ekziston. apo jo ?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
..Tani foshnjet e papagezuara qe vdesin pa lagur ballin me uje te bekuar deri para nje viti na shkonin drejt e ne nje lloj Purgatori se aty i vuri Dante dhe kisha aty i harroi.Tani u erdh keq per mituraket edhe i kane drejtuar per ne parajse...

[/ QUOTE ]

Me fal per nderhyrjen, sepse e shoh qe i je drejtuar S6, por s'mund te le pa komentuar...

Ti thua qe foshnjave tani u jepet drejtimi per ne parajse...hmmm, me shume se nje "urdher" i dhene nga zoti, ky duket si nje vendim racional i qenieve njerezore me qellimin qe t'i japi te kuptoje besimtareve, qe ka arsye. Dakort jam, vendim i drejte, po kete vendimin per te ndryshuar "drejtimin" e foshnjave ua faksoi, ua tha ne vesh...apo....ah po e di pergjigjen; ti do me thuash qe zoti u iluminoi mendjen "perfaqesuesve" te tij ne toke dhe ata vepruan. Apo jo?

Athere, pyetja ime ne vijim eshte: E ka permiresuar kleri imazhin e zotit? A nuk te duket sikur kleri ka ne dore nje cope brume te cilin e perpunon cdo dite deri sa ta "pjeke" mire e mire qe "buka" e prodhuar te hahet pa vrare dhembet?...dmth pasi ka njohur mire e mire njeriun dhe ka pare c'pret ai nga "zoti" ka permiresuar "materialet" qe t'i shkojne sa me pershtat dhe ne kete menyre ka shpresuar t'i mbylle gojen edhe skeptikut qe qendron ne skajin tjeter e qe tund koken dhe leshon pikepyetje si tym mbi te.
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Ema mire qe gjete material (cilesor duhet thene lol) se kisha frike mos eci sa eci ngeci ky diskutim si karkaleci :)
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Ne kete menyre realitet i perditshem ne nje forme apo nje tjeter prej faktit se ekziston si ekuilibrues dhe arsye drejtesie per ate qe e beson dmth per nje tjeter mund te jete edhe arsye per fantazira e per te llustruar unin ...
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Athere, pyetja ime ne vijim eshte: E ka permiresuar kleri imazhin e zotit?

[/ QUOTE ]

imazhin e zotit jo, s'ka mundesi bile ky s'ka qene as eshte roli kishes (jo i klerit, sepse ne gjirin e tij ka dhe pederaste, pedofile, manjake, funksionare qe punojne si te tere ne per nje çap buke, etj,).

neqofte se kishen e shohim si MORAL (padyshim ky eshte roli saj) duhet thene se ajo e ka PERKUFIZUAR (jo permiresuar, s'ka permiresim e as regres i gjithi ky eshte pikveshtrim, varet nga ç'ane jemi pozicionuar dhe e shohim boten, bile edhe nga lloji syzeve qe perdorim, zaiss ose zmadhus ose sy qeni, /pf/images/graemlins/laugh.gif ) rolin e NJERIUT sidhe rrugen e tij jetesore ne binare te cilet shpien ose jo ne parajse.
 

zog

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
zoti eshte shprese!!!

[/ QUOTE ] kjo eshte thenie e madhe.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?

Nuk jam dakort qe koncepti mbi Zotin eshte evolutiv tek njeriu.
Koncepti mbi Zotin eshte ceshtje te zhvillimit te intelektit dhe intelekti njerezor eshte me hope. Here zhvillohet, iluminohet, zgjerohet dhe here perkeqesohet, ben hapa prapa, fanatizohet.
P.sh. Ne greqine e lashte kishte nje zhvillim te jashtezakonshem te mendimit ne perendim. Por nuk mund te thuhet kjo per mesjeten ne perendim, kur koncepti mbi Zotin pati nje ngurtesim te fuqishem pre antropomorfizimit.
Po keshtu, pergjate koheve te ndritura te kalifatit arab, filozofia islame pati nje zhvillim te jashtezakonshem duke u frymezuar dhe nga filozofia greke, por nuk mund te thuash aspak se sot ajo mund te krahasohet ndopak me kete kohe.
Po keshtu, nuk mund te thuash aspak se sot mendimi filozofik perendimor eshte me i zhvilluar se ne kohen e rilindjes e ne vijim. Bota ka kohe qe ka shterruar mendimin apo krijimin e gjenive, dhe mendimi vjen duke u fanatizuar dita-dites.

Pra edhe koncepti i njerezve per Zotin, ka pasur ulje-ngritjet e veta ne varesi te zhvillimit njerezor te mendimit.
 
Top