Vjehrrat!

Blendi

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Qe je kinge je, ate mbaje. Vjerre e mire apo e keqe s'me intereso fare, puna e kujt ka me te pas vjerre, jo imja.

Tani seriozisht. Idealja do ishte te kishe nej shtepi te madhe ku vjerri me vjerren te kishin hapsiren e tyre te jeteses, dhe cifti i ri te veten, vecas. ne kete menyre te ndihmojne edhe me femijet kur jane te mitur. Se gjyshrit i duan fort te vegjlit. une jam rritur me gjyshe dhe me gjysh ne shtepi se im ate ishte me i vogli i 8 femijeve. Dhe gjyshi im thoshte: EVLATI I EVLATIT, MJALTE I MJALTIT. hiqej kembadoraz neper shtepi me mua ne kurriz qe e kisha gjyshin "kale", me mprihte lapsat me bicak kur vizatoja, gjyshja me ushqente. S'kam qene as ne cerdhe as ne kopesht. Nga kjo ane e muhabetit u jam falenderues se nuk kam ngrene shpulla nga edukatoret.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Vjehrrat!

Eshte thjesht mentaliteti shqipetar qe prinderit te jetojne me familjen e djalit dhe te komandojne nusen qe kane ne shtepi. Mendova se ky mentalitet ka ndryshuar nga koha e gjenerates se mamit tim, por mesa duket paska akoma djem qe e kane te ngulitur ne koke.

Vjehrra dhe vjehrri duhen dhe respektohen shume me teper kur jetojne ne shtepine e tyre dhe i hapin vend vehtes duke ardhur per vizita apo me bujt per kohe te shkurter tek djali dhe nusja. Por kur jeton nen nje cati, behet shume e veshtire te bashkejetosh qofte dhe me mamane tende. Jo se nuk e do, por sepse ka ikur koha e bashkejeteses kope ku krijohen ferkime te paevitueshme, tani rriten femijet dhe shkojne ne universitete ne moshen 18 vjec dhe shkeputen nga prinderit dhe nuk duan te kthehen te jetojne me prinderit e tyre, juve thoni qe te jetosh me prinderit e burrit apo gruas! Jemi ne vitin 2003... mentalitieti dhe mundesite kane ndryshuar shume nga viti 1950.

Neo ka nje pyetje te arsyeshme kur thote qe si te behet me prinderit kur plaken? Per mendimin tim, persa kohe ato kane kembe e dore per te jetuar vete, te jetojne vete. Si shembull kam mamin tim qe jeton vetem fare dhe eshte shume e lumtur dhe indipendente. I vijne shoqet e saj ne cdo ore te dites, gatuan cfare te doje dhe sa here te doje, del ku do, ben cfare do pa qene e detyruar te rregulloje jeten e te tjereve. Mami im ka jetuar me vjerren e saj per 30 vjet dhe tani me thote se tani ka filluar te shijoje jeten e saj.
Kur prinderit arrijne ne ate moshe qe nuk jane te zote per vehten e tyre, natyrisht qe mbi femijet bie barra e kujdesjes se tyre. Sesi e rrgullojne femijet eshte ceshtje tjeter, disa i marrin ne shtepine e tyre per tu kujdesur, disa paguajne nje grua per tu kujdesur sepse "femijet" pra ne po te jemi ne pune gjithe diten, nuk kemi si ti bejme sherbim prinderve te semure, dhe disa te tjere e kane zgjidhur me anen e azilit. Por, ne fund te fundit, vjerri dhe vjehrra nuk te kane qene barre gjithe jeten dhe ke pasur konflikte dhe acarime sa kur arrijne ne kete gjendje te jetes se tyre te kete arrdhur ne maje te hundes. Ky eshte mendimi im. Une personalisht, kur te jem ne gjendje te tille nuk do doja kurre te jetoja me familjen e femijeve te mij, sepse dhe une dua te jem e lire dhe e pavarur, dhe nusja do donte te bente jeten e saj me burrin qe ajo ka zgjedhur dhe jo me mua. Do me dukej vehtja e tepert te jetoja me nje cift.

Kur eshte sidomos nje cift i ri, si thote dhe Blendi, do te zgjohesh ne mengjes dhe te pish kafen xhveshur, si mund ta besh nje gje te tille kur ke njerez te tjere? Do te mos hash ate qe ka gatuar vjehrra por do te hash ate qe gatuan ti, apo thjesht nje cope pizza qe e blen jashte, do te rregullosh shtepine si e do vete, do te ftosh shoke e miq e te rrish deri pas mesnate duke pire dhe bere gallate, a nuk do shqetesoje vjehrren? Prandaj, po ta shikosh me syrin e nuses, ap ote vjehrres, bashkejetesa eshte nje JO e madhe, i ka ikur koha dhe i ka ikur vlera.
 

olti

Neo
Re: Vjehrrat!

Sigurisht te nisesh jeten sebashku me dike tjeter eshte e veshtire dhe ketu ka mirekuptim. POR ajo qe nuk kuptoj una eshte fakti qe kjo marredhenia nuse-vjerre eshte ne shume raste mjaft e komplikuar dhe me probleme. PSE te jete valle keshtu?! Kam pare para disa muajsh nje film i bazuar ne nje histori teresisht te vertetete. Ne te behej fjale pikerisht per kete tip marredhenie, pra ate midis nuses dhe vjerres. Me sa mbaj mend ata fillimisht jetuan ne nje shtepi, pastaj djali me nusen mori shtepi tjeter, por i ndikuar nga e ema e mori ne anen tjeter te rruges. Ngjarjet shkuan aq keq saqe djali u largua disa here nga shtepia e vet duke e lene vetem gruan e tij. Me pas dashuria beri te veten dhe u rikthye tek bashkshortja. Por ky akt qe dhe denimi me vdekje per nusen. Vjerra e vrau nusen fare pasi ajo i mori djalin. :shrug: Nje rast ky, e te tille ndodhin vazhdimisht.
 

olti

Neo
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Qe je kinge je, ate mbaje. Vjerre e mire apo e keqe s'me intereso fare, puna e kujt ka me te pas vjerre, jo imja.

Tani seriozisht. Idealja do ishte te kishe nej shtepi te madhe ku vjerri me vjerren te kishin hapsiren e tyre te jeteses, dhe cifti i ri te veten, vecas. ne kete menyre te ndihmojne edhe me femijet kur jane te mitur. Se gjyshrit i duan fort te vegjlit. une jam rritur me gjyshe dhe me gjysh ne shtepi se im ate ishte me i vogli i 8 femijeve. Dhe gjyshi im thoshte: EVLATI I EVLATIT, MJALTE I MJALTIT. hiqej kembadoraz neper shtepi me mua ne kurriz qe e kisha gjyshin "kale", me mprihte lapsat me bicak kur vizatoja, gjyshja me ushqente. S'kam qene as ne cerdhe as ne kopesht. Nga kjo ane e muhabetit u jam falenderues se nuk kam ngrene shpulla nga edukatoret. [/qb]
:thumbsup:

Ketu teresisht dakord. POR kjo nuk eshte ideale, perkundrazi shume e mundshme. Nje shtepi e madhe, ku secili ka hapesiren e tij.

Kjo teme eshte shume e gjere dhe ka shume aspekte per te diskutuar dhe jo vetem marredheniet nuse-vjerre. Shoqerite jane te ndryshme dhe pikerisht ketu duhet te mbeshtetemi ne diskutimin tone. Nuk eshte njesoj nje cift i vendeve ku jetojme sot me ato ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk eshte e lehte te lesh prinderit vetem duke i pare nje here ne vit (ose nje here ne disa vjet), ndersa ketu po. Me kujtohet qe ne shtepine ku jetoja me pare kisha ne te njejtin kat dhe nje plak relativisht te vjeter. Ai jetonte i vetem fillikat. Diten e Pashkes po ashtu ishte i vetem. E pyeta se cfare do bente, e me tha se asgje te vecante- per te do ishte nje dite si shume te tjerat. E pyeta nese kishte femije e me tha qe po. Imagjinoni pak tani qe ne ne diten e festes tone me te madhe te leme prinderit vetem!

Une pyes prap. E zeme qe jemi ne situaten ku prinderit apo vjerrerit nuk mund t'i leme vetem, pra jemi ne te fundit qe mund te bejme dicka per to. Do te sakrofikonim intimitetin tone per te mos i lene ata te vetem ne nje shtepi mes kater mureve, apo me keq ne azil?!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Vjehrrat!

Shume nena e konsiderojne djalin e tyre si pronen e tyre dhe nuk i pelqen ta ndajne me dike tjeter. Disa psikologe thone se behen dy femra qe duan te njejtin mashkull dhe ketu fillon xhelozia. Sido te jete, prindi duhet ta kuptoje se po i dha jeten femijes nuk do te thote se e ka pronen te vet ate femije. Kam nje shoqen time qe e ka djalin 10 vjec e me thote se me del gjumi naten kur shof ne enderr sikur djali im do doje nje vajze dhe do iki nga une!!! :confused:
 

Dolores

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Aman o se ne grate behemi shtriga ndonjehere......nuk njof ndonje mashkull une qe ka probleme me vjerrhat deri ne piken qe arrijme ne femrat. Nji dicka e di te sigurte aman qe nuk do ti lija kurre prinderit e nji njeriu qe dua (qe jane kane bere koken dhe koqet marshallah,qe te martohej me mua )pa ndihmuar nqs ishin duke vuajtur nga ndonje semundje......me duket shume absurde moskokecarje sepse s eshte problemi yt. Kjo nuk do doja ti ndodhte as prinderve te mij :rolleyes:
 

Goca

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Une di vetem nje gje, qe babi im dhe mami im nuk kane per te perfunduar ne azil, keshtu qe edhe mami dhe babi i burrit nuk kane pse perfundojne ne azil.

Marova s'fol mo.
 

Goca

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Ok a mund ta shtrojme ndryshe problemin?

Deri ne c'mase duhen toleruar vjerri dhe vjerra nese jeton me to dhe nese nuk jeton???? [/qb]
Deri ne ate mase sa nuk ndrydh personalitetin tim dhe dinjitetin tim. Deri aty ku nje fjale e thene prej tyre nuk sjell asnje pasoje konkrete , por eshte vec fjale. Deri aty ku une dhe burri im, ne bashkepunim te plote , mendojme se e kemi drejte ashtu sic po veprojme ndaj s'u duhet vene veshi gjithckaje.
Me shume s'di te them , sepse duhet ta provosh ate situate per te pare se cilat jane problemet qe mund te dalin.
 

Goca

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Penele zemer ku jeton ne re???

A mund te jetosh me vjerrin vjerren dhe te kesh raport te tille??? Mos me thuaj qe ti njef filanin dhe fistekun qe ja kane dal mbane. Raste shume te rralla [/qb]
Ndoshta flas keshtu ngaqe s'e kam provu, por une per vete nisem nga kjo.
S'e di a ke vjerre ti edhe si e ke , por kam pa ca qe i kane vjerrat si shoqe, mgjs jane shume te rralla.
Osht bo puna me gjet iher vjerren e masnej me e pyt a ka naj cun qe me u martu.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Degjo Lara. Per mendimin tim, te kesh vjehrrit ne shtepi eshte skenari me i keq.

Ne rast se nuk ka rruge tjeter, se prindrit i duam njesoj te gjithe mos te keqkuptohemi, por ne rast se nuk ka rruge tjeter dhe do i mbajme atehere VJERRa dhe VJERRI duhet ta dine qe Zonje shtepie eshte NUSJA dhe zot shtepie eshte DHENDRI.
Ata jane bujtes te nderuar, perkujdesemi, por vendimet i marrim vete, se jane pikerisht keto nderhyrjet qe shkaktoje gjithe ate gjullurdine, se nuk zihen per buken.

Po qemoti ishte ndryshe ne fakt. Se ishte nusja qe shkonte ne shtepi te vjerres dhe aty behej nami se vjerra mbante kontroll te plote.
 

Goca

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] atehere VJERRa dhe VJERRI duhet ta dine qe Zonje shtepie eshte NUSJA dhe zot shtepie eshte DHENDRI.
Ata jane bujtes te nderuar, perkujdesemi, por vendimet i marrim vete, se jane pikerisht keto nderhyrjet qe shkaktoje gjithe ate gjullurdine, se nuk zihen per buken.

[/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

olti

Neo
Re: Vjehrrat!

Po pse u dashkan keto ndarjet ne zoter shtepie dhe bujtes? Jemi njerez- nuk mundemi te jetojme si te tille, pra me marreveshje dhe bashkepunim?!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb] Po pse u dashkan keto ndarjet ne zoter shtepie dhe bujtes? Jemi njerez- nuk mundemi te jetojme si te tille, pra me marreveshje dhe bashkepunim?! [/qb]
Varet ..psh..ne te shumten e rasteve shtepija ku jeton eshte e vjehrres. Ka bere shume sakrifiza sic ajo edhe vjehrri per te pase ato qe kane sot. Te rinjte duan gjerat e tyre. Edukata ne nje menyre tjeter me femijet. S'i bertet dot femijes perpara gjyshes se fillon sherri...Etj etj...

Gjithsekush ne shpi te vet edhe mrekulli. Vjehrrat duhet ti duam normale, sepse ata kane dhen jeten atij me te cilin ke vendosur te kalosh jeten...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb] Po pse u dashkan keto ndarjet ne zoter shtepie dhe bujtes? Jemi njerez- nuk mundemi te jetojme si te tille, pra me marreveshje dhe bashkepunim?! [/qb]
Ketu nuk jam fare dakort me ty NEO. Nje burre dhe nje grua perbejne nje familje me vete. Kur djali martohet eshte se pari Burre i gruas se vet, pastaj Bir i nenes.
Secili ka vendin e vet, ka rrgulla jo prej mungeses se dashurise, por sepse vetem keshtu mund te funksionoje. Si do jetojme dy kurora nen nje cati, pa i ndare ca gjera me pare? Ndoshta kur te arrish ne ate pike ke per ta kuptuar. Nuk jetohet "katershe", shtepia ka NJE zonje dhe NJE zot. Dy gjenerata te ndryshme jane te destinuar ti shohin gjerat ndryshe, dhe po erdhi puna qe vendimet merren sebashku...E HONGRE BUDALL se do bohet sherri sherr.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Vjehrrat!

Fillimisht postuar nga Dolores:
[qb] Aman o se ne grate behemi shtriga ndonjehere......nuk njof ndonje mashkull une qe ka probleme me vjerrhat deri ne piken qe arrijme ne femrat. Nji dicka e di te sigurte aman qe nuk do ti lija kurre prinderit e nji njeriu qe dua (qe jane kane bere koken dhe koqet marshallah,qe te martohej me mua )pa ndihmuar nqs ishin duke vuajtur nga ndonje semundje......me duket shume absurde moskokecarje sepse s eshte problemi yt. Kjo nuk do doja ti ndodhte as prinderve te mij :rolleyes: [/qb]
Nuk jam dakord me mendimin se ne grate behemi shtriga! Jeta e nuses me vjerren eshte shume ndryshe nga e burrit me nenen e tij apo vjehrren e tij. Se pari, burrat ne pergjithesi nuk e cajne koken ne detajet e shtepise apo gatimit si gruaja e shtepise, pra nuk e vret mendjen se nusja do te mobiloje shtepine sipas gustos se saj, kurse vjerra do sipas te sajes. Ferkimet ne jeten e perditshme lindin midis atyre qe marrin pjese aktive ne cdo mirmbajte te shtepise, dhe jo vetem qe sjellin rrogen dhe kaq. Pra burri ne shtepi eshte shume ndryshe nga gruaja ne shtepi, te pakten per ne shqipetaret. Vjehrra nuk i vjen dhenderit nga mbrapa ti thote se nuk e ke lare mire dyshemene, dhe pse nuk ke bere dreken per sot.
Pastaj, askush nuk po thote qe kur jane te semure dhe kane nevoje per ndihme do i hedhim ne plehra... cfare po themi eshte kur jemi mire e bukur mos te jetojme te gjithe bashke. Ndoshta jam vetem une keshtu, por nuk me pelqen te me nderhyjne ne jeten time dhe as te jap hesap per gjerat qe bej, per shoqet qe ftoj, dhe per cfare vesh e ha, apo sa here pastroj shtepine e cfare kolltuku ble. Eshte jeta ime dhe dua ta bej ashtu si dua une. Kam nje boss ne pune qe me urdheron, nuk dua te kem nje boss dhe ne shtepi.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

Une e mbaj mend kur kam qene kalama, Ana ka te drejte. Ime me donte te blinte divane, gjyshja nuk donte te hidhte poshte minderin e vet.
Ime me donte te bente dhomen e pritjes njefaresoj, gjyshja nuk donte ta hiqte bufene qe e kishte blere qe kur kishte qene nuse vete.
Ime me donte te bente banjen, gjyshja mendonte se banja ishte vend perfekt per te patur nej tavoline te madhe druri me rraqe nen mbulese dhe furnela me vajguri.
Ime me mendonte se duheshi thirrur bojaxhinjte, gjyshja ishte e bindur se mund te shtyhej edhe nej vit, tavanet nuk ishin "te zinj" si thoshte mami.

Ja kshu gjerash Neo...
 

edda

Primus registratum
Re: Vjehrrat!

pastaj ta themi troç secili do rehatine e vet, nuk mund te dalesh me breke e kanotiere para vjehrres ene vjehrrit apo s'mund ti thuash "me leje do dilni ju içik se neve kemi qejf ta bajme sot ne kuzhine se s'po na pelqen ma ne krevat". (ene n'krevat duhet ta besh pa ze se nigjohet nga dhoma tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Une s'jam per braktisjen e prinderve ne azil por ama duhet te gjindet nje lloj ekuilibri..per mendimin tim nje çift duhet te martohet vetem atehere kur te siguroje nje shpi per te jetuar vetem
 
Top