Aki
Paint It Black
Pershendetje,flori.
Ishte nje ndihme ne lidhje me anetaren, jo se kam konflikt interesi ndaj atij forumi.
Gezohem qe po te rishoh ketu, kalofsh mire.
Mua ku me llastojne aty shkoj
Pershendetje,flori.
Ishte nje ndihme ne lidhje me anetaren, jo se kam konflikt interesi ndaj atij forumi.
Gezohem qe po te rishoh ketu, kalofsh mire.
Keto te dyja, jane disi kontradiktore me njera tjetren. E para shpreh se ka nje diference midis dy te vertetave te permendura. E dyta nderkohe, flet per ekuvalencen e tyre.
Jo, Universi nuk eshte i padukshem. I padukshem do ishte sikur te mos i shihnim as edhe nje therrime te vetme. Por nese une shoh cfare me rrethon, kjo tregon se Universi eshte i dukshem. Mund te mos e shohim dot te plote akoma, por kur thua i padukshem, atehere nuk e sheh. Fare. Nuk ka rruge te mesme. O e sheh, o nuk e sheh. Dhe ketu ne fakt ka nje problem per padukshmerine vete, sepse nje dicka qe eshte komplet e padukshme, fare, eshte po njesoj sikur te mos ekzistonte fare dhe te ishte komplet nje fantazi. (Ref: Occam's Razor). Por kjo ka disa implikime, qe jo per te gjithe mund te quhen te pelqyeshme.
Nuk arrij te shoh ku qendron problemi. Cenimi i ndonje shenjterie? A nuk eshte disi qesharak sot ky koncept? Sepse eshte disi hipokrite te thuash qe cenimi i shenjterise se shen Bartolomeut eshte me pak i rendesishem sesa cenimi i shenjterise se ligjeve te natyres. A je kaq po njesoj e shqetesuar nese ofendojne shen Andrean po aq sa dukesh se je shqetesuar nga ofendimi i shen ligjit te dyte te Njutonit?
Une gjithashtu mendoj, po kuptoj perhere e me ne menyre te plote nga ky bashkebisedim, edhe se perceptimi qe ti ke per trupin njerezor dhe si funksionon ai - incidentalisht perseri ka te beje 99% me trurin dhe rolin e tij ne organizem - eshte shume, shume me i thjeshtuar sesa nga sa ai eshte ne te vertete.
Pra nuk ka pse te ndiheni e ofenduar, Eléonoré, nga nje konstatim per realitetin, pavaresisht shkaqeve qe kane cuar ne kete realitet.Gurax,
Mund t'a merrja si ofendim por fakti eshte fakt se pervec njohurive qe kam marr nga studimi i Anatomise njohja ime me fiziologjine ka mbetur vullnetarisht i neglizhuar. Me beso edhe nxenese kur isha e kisha te veshtire ti hidhja syte tek modelet e organeve trupore. Me ngjallte nauzea te pakontrolluara, veshtire e kam te shoh gjak, te jem e rrethuar nga kufoma apo te ndjej eren e spitalit. Me turp pa turp, gjithashtu do te pohoj se edhe sistemin riprodhues te gruas nuk e njoh. A me pengon kjo te jetoj? Absolutisht jo. Kur pash nje episod te Doctor House njehere, ai e pershkroi gjendjen amour-eske te nje pacienteje ndaj tij si e influencuar nga disa spore. Pas eliminimit te tyre ajo u kthye «e akullt», ndersa ne nje rast tjeter nje lloj altruizmi i egzaxheruar demonstruar nga nje pacient mashkull ishte rezultat i prezences se disa baktereve ne mos gabohem ne tru.
Kjo e gjitha per te thene se me ngjall vertete keqardhje se nese ti e mendon veten vetem trup atehere reagimi juaj ndaj emocioneve te shkaktuara nga dashuria per partneren apo empatia ndaj njerezimit do te jete vetem trupor. Per mua dashuria, agapi apo ndjenja te forta simpatie ekzistojne ne forme valore qe truri im i kap nese mendjen aty e kam dhe i transformon ne simfonine me te bukur qe fillon gjithmone ne koke, kalon ne zemer qe rreh ritmikisht si rreh edhe bateria (instrument) dhe pastaj ne bark qe i ndjej si krahe fluture. I detajuar vertete ky pershkrim por po e perdor pa frike edhe ne risk te perdorimit te saj kunder personit tim vetem e vetem per te treguar se une dashuroj me koke dhe zemer mbi te gjitha.
Fatkeqesi e madhe per te shumediturit te reduktojne nje ndjenje kaq te fuqishme si «bakter».
Po e le me kaq per sot.
Ju lutemi vini re se edhe pse partizanja me e madhe e ndergjegjes dhe e njohjes se ligjeve te saj, une po i thurr hymne asaj pjese qe manifeston dhe mundeson kete sentiment, trupit te NJERIUT.
Naten e mire.
Mungesa e modestise fallso eshte virtyt. Nese vargjet e siperpermendura jane te tuat Gurax, wow (duartrokitje) ti qenke jo vetem analist por edhe krijues, kombinimi me i bukur i mendjes se njeriut. Mendja jote nuk eshte truri yt. Nese do te ishte, me kalimin tend prej kesaj bote, gjithshka e akumuluar dhe fshehur ne te (tru) do te humbiste....kalbej...Mekat i madh per nje talent te spikatur si i juaji. Te rralle jane ata qe punojne me te dy kahet e trurit...
Ndersa une vazhdoj te te ngre e te te ngre duke vene ne dukje mahnitjen nga niveli i larte i njohurive qe zoteroni, ju perseri kemengulni te vini ne pahe mungesite e mia... Deshira per te mos ditur gjithcka eshte gjithashtu e mire, bilez ideale sepse MAHNITJA eshte nje sentiment me te cilin deshiroj te jetoje cdo dite te jetes time deri ne te fundit...
Do vije nje dite qe ti do te dishe gjithcka dhe si puna e planetit MARS i skuqur dhe perveluar nga etja per oqean (qe ende ruan mister te fshehur ne gjoksin e vet) me syte e zbrazur nga mungesa e kureshtjes, mahnitjes, cinik dhe mosbesues do te kalosh ditet ne ate gjendje te mjerueshme ku asgje nuk ka kuptim, sepse eshte reduktuar dhe zmadhuar deri ne ate pike prej te ciles nuk ka me kthim.
Pershendetje
Tani, ka pretendime se ekziston nje entitet i tille, qe di gjithcka. A ben vaki valle qe te jete - sipas kesaj qe ti the, pike per pike ketu me lart - me sy te zbrazur nga mungesa e kureshtjes, mahnitjes, cinik dhe mosbesues duke kaluar ditet ne ate gjendje te mjerueshme ku asgje nuk ka kuptim?
kuptojme se nuk ka nje si vale qe lind ne tru,
Edhe nje gje te fundit para se te dal..