Eléonoré, nese do te vazhdoja ate lloj filozofie ne formen e nje rrethi ciklik dhe si lojra fjalesh, mund te thosha shume thjesht se "Kudo qe te jesh ne Univers, Toka rrotullohet rreth Diellit, pra ky pohim eshte nje e vertete Universale". Por une ne menyre specifike nuk po e them kete gje. Thjesht po i dal perpara qe tani te njejtes gje qe te mos ndodhe, drejt se ciles dukesh sikur po shkon. Ketu paska qene problemi, tek zevendesimi i 'Toke' me 'planet' dhe 'Diell' me 'yll'?
Megjithate, edhe une edhe ne te gjithe jemi materie, jemi "Mother Nature". Ne jete te jeteve gjate ekzistences se vet, materia ka luajtur me veten ne triliarda te panumerta menyrash. Ne qe luajme me veten tone, eshte perseri nje pjese materie qe interakton me nje pjese tjeter materie. Eshte vete materia ne levizje, "in motion". Nuk arrij te shoh ku qendron problemi. Cenimi i ndonje shenjterie? A nuk eshte disi qesharak sot ky koncept? Sepse eshte disi hipokrite te thuash qe cenimi i shenjterise se shen Bartolomeut eshte me pak i rendesishem sesa cenimi i shenjterise se ligjeve te natyres. A je kaq po njesoj e shqetesuar nese ofendojne shen Andrean po aq sa dukesh se je shqetesuar nga ofendimi i shen ligjit te dyte te Njutonit?