Eléonoré
Valoris scriptorum
Une personalisht e imagjinoj ekzistencen e saj si nje kuti te madhe (te mbeshtjelle) ne te cilen eshte nje dhurate. Kjo dhurate eshte ne mes te nje sheshi dhe rreth saj jane nje numer i caktuar njerezish te cilet duhet te imagjinojne se cfare ka aty brenda. Dhurata ka veti ti hapet vetem personit i cili e gjen se c’eshte. Voila, nje blete magjike del dhe I perket personit fitimtar. Personi ne fjale, ne rast se nuk I pelqen ia fal nje tjetri; por ama nese PO ai nuk eshte ne gjendje ta ndaje ate dhuarate magjike me te tjeret, se ndarja e saj fizike shkakton edhe vdekjen e saj. Ky person, nese eshte altruist dhe kur e di gje kjo blete ben mjalte te pashtershem, atehere ai mund te vendose ta fale kete mjalte te tjereve qe kane nevoje per pak embelsi ne jete ose po te doje t’i veje nje vlere te caktuar ketij mjalti.
Nuk e di nese e keni kuptuar se UNE isha nje nga ata njerez mbledhur rreth pakos se mbeshtjelle! Nuk e di nese e keni kuptuar qe kjo blete magjike e cila ka veti te hapet ne momentin e duhur dhe qe u hapet vetem atyre personave qe tregojne Integritet, Ndershmeri, Sinqeritet, Vertetesi, Drejtesi, Besnikeri, tashme me perket MUA! Ate as nuk e SHES as nuk e FAL. Ta sheses do te thote t'i vesh nje vlere, po a mund t'i vihet vlere jetes? Me quani po te doni Shenjtori (Val Kilmer) dhe Bleta eshte Ema (Elisabeth Shue) shkencetare, mjalti i se ciles (teknologjia e gjenerimit te nje energjie te paster nepermjet cold fusion) sipas filmit i dhurohet njerezimit. Por me qe ne rastin tone konkret, duke lene menjane parabolat dhe fabulat, kjo dhurate eshte e padukshme dhe ndihet here si ajer, here si drite, here si energji e here si fryme, une si e perzgjedhura e saj, duke ditur forcen e saj te paimagjinueshme dhe te pakrahasueshme, vendosa, duke qene UTOPISTE, dhe ALTRUISTE, te shperndaj pak nga keto rreze kudo qe shkoje. Nese ndonje nga ju ndihet i frymezuar mendoj se misioni im eshte permbushur. Nese dikush prej jush ndihet mire nen kete prezence atehere perseri misioni im eshte i permbushur.
Duke marre parasysh qe KJO nuk krahasohet me asgje tjeter, une, si njeri i kufizuar nga realiteti do te perdor vetem ato terma qe ky realitet me ofron, kam vendosur ta quaj fryme te shenjte dhe ta konsideroj si te derguar nga Zoti per te pare nese jemi gati te bashkohemi me boten e e TIJ. Jam ne gjendje, megjithate, qe ne menyre qe te perfshije sa me teper njerez ne kete rreth, terminologjine ta ndryshoj sipas kokave me te cilat kam te beje.
Nuk e di nese besoni apo jo, respekti eshte respekt njesoj per te gjithe. Une vete nuk e kam pare Zotin dhe nuk pretendoj te kem folur me te. Por per hir te besnikerise ndaj besimit te te pareve te mi une i lutem te njejtit Zot sikurse edhe ata dhe i jap fytyre njeriu. Ndryshe nga te gjitha fete e tjera, vetem Zoti i Kristianeve dha nje BESE dhe nje PREMTIM. Qe do te rikthehej. Prania e prezences se TIJ eshte e padiskutueshme. Shqiperine e dua me zemer, ne te gjithe shqiptaret me rrenje kristiane apo myslymane, i therrasim here Allah dhe here Zot. Jam e bindur qe flasim per te njejtin. Por po te degjosh fjalen ZOT. Eshte shume e bukur. Do te thote ZOTim (BESE), ZOTerim (me qene PRONAR) (me qene i AFTE) dhe BURRE.