Kur isha studente ne Tirane, studentet e deges se letersise tregonin gjithmone viziten e paharrueshme te nje shkrimtari tone ne nje auditor studentesh te cilet ishin duke analizuar nje nga veprat e tij. Midis te tjerash u diskutua edhe simbolika e nje portreti te vene mbi murin e dhomes se pritjes se protagonistit. Duke marre per baze qe shkrimtaret ne veprat e tyre pasqyrojne edhe boten e tyre te brendshme krahas fiksionit domethenia e ketij portreti qe fliste pa fjale u shtjellua me zjarr nga nje numer i madh studentesh. I ulur ne nje nga bangat e fundit, me nje veshtrim qe shprehte here kureshtje, here habi, Zoti Kadare shkembente veshtrime me pedagogun dhe kur padurueshmeria e ketij te fundit i vuri fund diskutimit pasionues, fjala iu drejtua shkrimtarit. Ai tha duke qeshur : «Epo kesaj i thone te behet qimja tra. Ate portret te pershkruar ne detaje te hollesishme e vura ne veper per arsye se e kam ne shtepine time dhe me pelqen shume...aq shume sa fjalet mungojne per ta pershkruar ndjenjen qe me ngjall. E dua pa kusht dhe fjalet do t'i zbehnin bukurine sepse sa here e shikoj dridhem si nje lis i lashte i rrahur nga furtuna. Ky eshte realiteti, dhe kete te vertete (real-vertete) absolute e mbaj vetem une. E cuditshme natyra e njeriut- tha ai-u futa ne kete auditor studentesh pa ditur absolutisht gjene me te vogel per ju dhe po largohem duke njohur shume prej jush. Ju pasqyruat vetveten tek ky portret sikur ai te ishte pasqyra e shpirtit tuaj. Me memorjen e fuqishme qe e karakterizonte ai iu drejtua studenteve me rradhe duke iu pershkruar tendencat dhe predispozitat...Ti tregove shpirtin e sakrifices, ti te dashurise pa kusht, ti te manipulimit, ti te sadizmit, ti te mirenjohjes, ti te shpreses, ti te zhgenjimit, ti te prehjes, ti te habitjes,ti te fajit, ti te epshit, ti te besnikerise, ti te shenjtesise se dickaje, ti te xhelozise, ndersa ti iu drejtua ai nje studenteje tregove te verteten ashtu sic ishte dhe konceptuar prej meje. Une erdha ketu pa njohur njeri prej jush, dhe po largohem me njohurite tuaja personale qe me treguat ju vete. Flluckat (PERCEPTIMET ) e secilit prej debatuesve plasen vis a vis REALITETIT por helas (fjale ne frengjisht---fatkeqesisht) disa studente kishin ulur kokat...ndoshta nga turpi. Me nje shprese te fundit nje nga studentet tha : Nga ta dime ne se t'i nuk po genjen? Shkrimtari qeshi dhe tha: Epo kur u be bishti te thote se eshte koka...me kete fjale pedagogu nxorri nje flete nga xhepi ku shkrimtari kishte shkruar TE VERTETEN. FRUTI im i pare je ti tha ai duke ju drejtuar studentes. FUND
Kete ia dedikoj Dullie-t per aq prehje qe me ngjall kur e shoh ne forum, si dhe Universal i cili po ashtu si une e mban Atdheun TE SHENJTE.