Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Kjo eshte abuzim me postin Zog per te kenaqur egon personale dhe profesionale.

Une do thoja te kunderten edhe sikur te ishte teper i pergatitur per gjithcka duhej te luante rolin e arbitrit dhe jo te atij qe vendos duke abuzuar me postin e tij na favor te vetes.
 

Lara

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] tani diçka mbi shkrimin kritik te atij arkitektit pa hy ne debat si dhe ne detaj.

mendoj se nje person qe arrin e behet ne pak vite Kryebashkiak i Tiranes, duke pas nje stazh jete me pervoje te pasur; familje intelektuale, personalitet, sportist, pedagog, Piktor, politikan, minister, etj, etj, tregon qe ku person nuk eshte budall, keto arritje nuk i ka fituar nga fati i mire, por ka treguar nje fare inteligjence per te kapur okazionin e paraqitur ne moment te dhene.

pikerisht mendoj qe kjo Inteligjence per te fituar gjithe keto arritje, gjithe kete FAME, eshte sidotejete me e madhe se inteligjenca e nje personi megjithese te ndershem e te perkushtuar me profesionin arkitekt edhe kur vjen puna per te zgjedhur dy ngjyra fasade.

une nuk e kuptoj ndryshe ket pune, te fala. [/qb]
Pra le te te bej nje analogji me ate qe po thua ti. Nje politikan qe ka mbaruar per ekonomik, ka bere nje kurs per shkenca politike, ka qene pedagog ne fakultetin ekonomik e mbase dhe juridik, ka qene minister kulture apo i jashtem, kryetar dhome etj etj. eshte i afte nga zotesite e tij qe ka perftuar prej ketyre posteve dhe kredencialeve qe ka, te te japi mendim per nje ndertese se sa e forte mund te jete nga ana e qendreses ne rast termeti. Si te duket si analogji. Pra nje inxhinier megjithese eshte i kualifikuar dhe specialist vetem per kete pune, te tejkalohet nga nje qe ka kualifikim komplet tjeter dhe s'merr vesh se si lidhen traret e kollonat e banesave. Shikoje pra ne kete kendveshtrim.
Une te kuptoj qe ti e vlereson Ramen per ate qe ka bere. Te gjithe e vleresojme per cfare ka bere. Por edhe ai si gjithe te tjeret nuk eshte perfekt. Dhe nese ka gabime i duhen paraqitur ne menyre qe ti ndreqi. Megjithate gjithmone duke e vleresuar per cfare ka bere. Por ai e ka te veshtire te pranoje kritikat, dhe me ler te te them dicka. Ai artist qe nuk pranon kritiken eshte i deshtuar.Pasi Arti bazohet ne kritike. Nuk ka artist qe punen e tij s'e ka vendosur perpara nje grupi njerezish qe dine vetem te te kritikojne.Sepse ashtu meson dhe ul propabilitetin per te gabuar serish. Prandaj dhe ai si artist, piktor, e pedagog ne moshen 24 vjec, eshte i deshtuar.
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ximi, e vertet, mund te jet abuzim, por siç mund ta dish me i FORTI, i cili eshte dhe me i Zgjuti, ABUZON. fatkeqesisht ose fatmiresisht gjerat ndodhin keshtu. qe te te jepet mundesia te abuzosh, duhet ne radhe te pare ta meritosh Graden, e me pastaj abuzimin.

une ket desha me prek, te tregoj qe Rama duke pas fuqine ne dore, ka dhe zgjuarsine, veprimin, mnj gjithçka. them se kundershtaret e tij humbin kohen kote duke analizu ngjyrat e "shallvareve" (po te jesh nga tirana e di perse behet fjale).

Rames fillimisht duhet me i marr pushtetin, e me pas ngjyrat (meqe e keni fiksim ket /pf/images/graemlins/laugh.gif ). gudbaj vietnam! hehe!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Zog thuj ca te dush po amon mos kalo nga shallvaret kur te ikesh ne tirane /pf/images/graemlins/laugh.gif

Do duket si ato ngjyrat qe jevgjit lyjshin korridorin dhe aneksin e shpive te shqiptareve dikur /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s. Per ate eshte edhe nderhyrja e personave qe e njohin se si veprohet per te mos lejuar abuzimet ... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

lara ti ben "shkence" kot. Rama eshte PIKTOR, mos e harro ket, eshte tip MODERN, qe vishet me sqime, ka nje koke e karakter EUROPIAN (Ti kujton qe Nano e thiri ngaqe kishte thonjt e nxime). ka nje dashur per tu patur ZILI /pf/images/graemlins/tongue.gif

ti kujton se nje tip i tille, me kaq shije, nuk eshte ne gjendje te zgjedhe dy ngjyra muri. a zeriozisht e ke a!

lara, 24 vjeç Rama ka 20 vjet kur ka qene. :cool:
 

Lara

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[QB] lara ti ben "shkence" kot. Rama eshte PIKTOR, mos e harro ket, eshte tip MODERN, qe vishet me sqime, ka nje koke e karakter EUROPIAN

Po kush eshte Nano qe qenka kaq i zgjuar sa te marrim per baze mendimin e tij. Pastaj Nano nga njera ane e ngre e nga tjetra e shkel Ramen. E ka bere si top futbolli. Shkencat nuk i bej une dhe nuk do lodhem te te mbush mendjen ty. Nese dhe ti si Rama kujtoni se te vishesh me xhakete te verdhe e kemishe te kuqe, do te thote te e jesh modern, dhe se duke pasur nje femer sexy ne krahe te ben BIG SHOT, atehere shko shikoje dhe nje here veten tende se me duket se paske probleme personaliteti.
Edhe ne HAWAII vishen njerezit me kemisha lara lara se ashtu eshte e konceptuar e bukura, por s'kam pare deri tani ndertesa lara lara ne ate shtet. Prandaj s'do bejme muret e qytetit si kemishat qe veshim per dite.
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Lara:
[qb] s'do bejme muret e qytetit si kemishat qe veshim per dite. [/qb]
e pse jo, he! çfare na pengon apo deshira jote laramane.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

zogu, pikerisht Lares i mungon deshira laramane /pf/images/graemlins/wink.gif mos u ngaterro tani /pf/images/graemlins/wink.gif

P.s.Ta paska bo kopse Lara :lol:
 

Billy

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

QYTETI I TIRONES NE KETO VITET E FUNDIT ESHTE RREGULLU SHUME ,PO IME DUHET ME PUNU SHUM ME RREGULLU TIRONCIT.
 

lola

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga 109UV:
[qb] ndoshta ti nuk e lexove artikullin lola se ishe e zene me kukullat. [/qb]
E para e punes: Nuk te ndihmon argumentin tend te perpiqesh te me ulesh mua, o "gjeni!". Mendova te mbroja veten ketu, por nuk dua te arsyetoj gomarllekun tend.

e dyta: E lexova me vemendje letren. Ky arqitekti yt i dashur thote:

"Në këtë mënyrë, të gjitha godinat janë veshur me të njëjtin kostum. Kështu,
jo vetëm që u humbet atyre individualitetin dhe ua zbehët ose ua zhbëtë
vlerat arkitektonike fillestare, por duke qenë të gjitha godinat të lyera
njëlloj, duke sikur të gjitha janë projektuar nga i njëjti njeri dhe sikur
janë ndërtuar në të njëjtën kohë.


S'duhet të harroni se aty ka godina me vlera arkitektonike të ndërtuara nga
mezi i viteve 1930 (katër- pesë godinat pranë Ministrisë së Arsimit dhe ajo
përkundrejt Ambasadës Jugosllave) të tjerat janë ndërtuar në vitet '50. (ish
godina e oficerëve) dhe të tjerat- nga arkitektë të ndryshëm në vitet '60,
'70, '80. Juve ju duket sikur e zbukuruat këtë rrugë, meqë e lyet fund e
krye me bojë madje dhe gurët e tullat e fasadave. Në të vërtetë ju e bëtë
llum dhe e fshehët trashëgiminë ndërtimore të saj nën petkun e uniformitetit
gjoja modern."

Thote gjithashtu se shume banesa te tjera ne Tirane kane vlere arkitektuale.

Une (dhe shumica e njerezve besoj) mendoj se pallatet 4,5 apo 6 katese qe u ndertuan ne kohen e komunizmit nuk kane absolutisht asnje vjere te tille, madje jane jashtezakonisht te shemtuara ne cfaredo niveli ti konsiderosh. Gjithashtu jane shume te shtrenjta per tu mirembajtur dhe per ty lyer.
 

lola

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Plus qe i mbajne pamje Shqiperise qe duket sikur eshte nje vend ne Afrike!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga lola:
Une (dhe shumica e njerezve besoj) mendoj se pallatet 4,5 apo 6 katese qe u ndertuan ne kohen e komunizmit nuk kane absolutisht asnje vjere te tille, madje jane jashtezakonisht te shemtuara ne cfaredo niveli ti konsiderosh. Gjithashtu jane shume te shtrenjta per tu mirembajtur dhe per ty lyer.
Lola pas gjithe atij artikulli qe ke lexuar kishe ardhur ne kete mendim.
Hmmmmmmmmm :confused:
Me vjen keq po ajo qe thoni ne "emer se shumices" se njerezve me siper s'ka te beje fare me artikullin ne fjale.

Ato ndertesa do te qendrojne ne kembe edhe per shume kohe, duam apo s'duam ne sepse "shumica e njerezve" pikerisht ne ato ndertesa banon, nuk ka zgjidhje tjeter vetem te mirembahen dhe re rregullohen ato qe jane.

Dicka nga ana urbanistike; blloqet e vjetra te banimit jane te llogaritura fare mire me distancat dhe te gjitha normat e lejuara qe nga gjelberimi, sheshet etj etj... po ashtu edhe ndertesat respektojne nje rregull urbanistik te arsyeshem qe as nuk eshte dukur fare ne ndertimet e reja dhe as ka per tu bere per nje kohe te gjate.

Sot sheh "pallate te bukur" te sapo ndertuar njeri me ngjyre blu e nje tjeter me te kuq eprballe tij, pa asnje harmoni me njeri tjetrin....

Blloqet e vjeter te banimin me gjithe grine dhe monotonine e tyre i kishin te rregulluar nga ana estetike disa probleme....

Le te dale edhe bashkia e tiranes me normat per ngjyrat qe duhen perdorur ne tirane ashtu sic eshte ne cdo vend te botes.
Madje edhe me ngjyrat e grilave nese duhet lejuar te kete deri edhe me ngjyrat e perdeve.

Te pakten nuk do duket tirana si ndonje lagje periferike e ndonje qyteti te ndyre te karaibeve.
 

lola

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

hmmmmm...nese lexon c'kam shkruajtur me pare Ximi, do shohesh qe une e kuptoj shume mire qe njerezit jetojne ne keto pallate.

Po sepse ne kemi nevoje per apartamentet dhe nuk kemi leke te ndertojme te tjera, nuk duhet ti genjejme vetes se ato qekan me ndonje lloj vlere nga arkitektura.
 

dreni

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] Plus qe i mbajne pamje Shqiperise qe duket sikur eshte nje vend ne Afrike! [/qb]
ke te drejt lola me keq se ne afrik jan.
5+ e ke per ket fjal.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Une shresoj se Z. Rama do ta konsideroje nje keshille miredashese dhe jo nje kritike publike.
Sido qe mbetet per tu paragjykuar fakti qe Z. Kolevica preferon te shkruaje letra publike ne vend te nje takimi privat me kryetarin, ku mund t'a keshilloje balle per balle. Besoj se Z. Rama do ta kishte mirpritur arkitektin ne zyren e tij.
Z. Kolevica shprehet ne fillim te letres se Rama eshte munduar te beje pune te mbara per Tiranen. Ndaj ngelet shpresa qe prej kesaj te dalin mesime dhe te ndryshohet pozitivisht.

Packa disa gjerave qe permendem me lart, ne pergjithesi Rama ka kryer pune padyshim POZITIVE.
Me mbetet te them se para ngjyrave te ndezuara fasadat e Tiranes ishin rrjepur jo vetem nga bojrat por aq sa kishin dale tullat. Here pas here copa te medha suvaje binin ne trotuare.
Nuk merzitem shume sepse fundi i fundit eshte vetem boje, nuk do te kushtoje shume, mund t'i lyejme edhe nje here. Hallall suvatimet e reja dhe trotuaret e shtruar, parqet, rruget...
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] " (ne fakt mu s'me behet von), Ramen se kam gjo per komandant batalioni, po flisja vetem ne koncept, po shqiptaret se kane akoma aq mjeshteri sa ta perparojne debatin pa e degraduar ate. ne s'jemi shume te zgjut, pranej. ciao! [/qb]
sakt bravo !!!!!!!!!!!!
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga Lara:
[qb] s'do bejme muret e qytetit si kemishat qe veshim per dite. [/qb]
e pse jo, he! çfare na pengon apo deshira jote laramane. [/qb]
Ketu gabohesh rend mjeshter jam shume dakort persa i perket diskutimit tend mbi fjalen fame dhe besoj se nje arkitet me pervoje (ndoshta eshte fjala me e sakte) duhet te beje diçka me shume se nje leter te hapur thjesht per faktin se ndoshta eshte nder njerzit me te pajisur nga ana intelektuale per te trajtuar kete problem, per mua problemi i njgjyrave as nuk egsiston eshte diçka shume siperfaqsore mund te ndryshohen brenda 6 muajsh. Per mendimin tim problemi eshte shume shume me i thelle dhe te them te drejten jame shume i indinjuar qe arkitekt me pervoje si Kolevica ne vend qe Tiranes ti japin nje plan regullues merren me letra qe ne fund te fundit jane vetem fjale, ndoshta ju nuk e keni idene po fakti qe Tirana nuk ka nje plan rregullues, (dhe ky projekti franzes nuk eshte nje plan rregulles qe i perket gjithe qytetit ) do te thote qe ti Tiranen e hedh ne kaos te paketen per nja 15 -20 vitet e ardhshme nejse ndoshta ketu ka njerez qe mendojne se bojisja e pallateve krijon diçka te re,,,,,,,,,,,,,, duke i lyer duken modern e mund te trajtohen si vepra arti .......... ...... mos harroni qe aty brenda jetojne njerez !!!!!!!!! qe ndoshta kane me shume probleme se boja, nejse ndoshta nuk ju intereson po dhe ato qe ju quani pallate moderne nuk jane aspak te tilla sepse nuk respektojne ( dhe po jua perseris ) RREGULLAT ME MINIMALE TE ARKITEKTURES po ju cito dhe Le Corbusier se zakonisht me fjalet e arch. te medhejne duket si kur ke me shume kulture /pf/images/graemlins/frown.gif Le Corbusier thoshte shtepia nuk eshte shtepi ne qoftese nuk ka gjelberim, nuk ka parkim e nuk ka gjithe sherbimet qe i duhen ......................( e perkthuere terra -terra)

ps. persa perket lagjeve me stil sovjetik duhen vetem restauruar se i perkasin historise sone ............. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga faithless:
... ndoshta ju nuk e keni idene po fakti qe Tirana nuk ka nje plan rregullues, (dhe ky projekti franzes nuk eshte nje plan rregulles qe i perket gjithe qytetit ) do te thote qe ti Tiranen e hedh ne kaos te paketen per nja 15 -20 vitet e ardhshme ...
Dakord jam me ato qe keni then siper, por kisha deshiren te beja vetem nje sqarim.
Tirana e ka planin rregullues te projektuar me duket dhe '89 dhe miratuar ne '90.
Me sa di s;ka asnje vendim qeverie qe e ka zhvleresuar ate plan, prandaj si i tille ai mbetet ne fuqi.

Edhe ai studimi i studios franceze nuk eshte plan rregullues, por me teper i ngjan "studimeve te pjesshme urbanistike" qe ka ndjekur si politike bashkia e Tiranes keto 13 vjet per ti bere bisht dhe Planit Rregullues ekzistues.
Nje gje vura se re tek ai shdumi i studios franceze nuk munda te shoh asnje te re mbi zhvillimet e akseve rrugore, gjithcka eshte mbeshtetur ne Planin e '90 dhe mbi nje studim shume te mire te nje grupi austriak te '95 mbi Tiranen. E reja me e madhe e studios franceze eshte pergatitja e shesheve te ndertimit ne qender te Tiranes.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Arkitektin (dikush tha i famshem) Petraq Kolevica nuk e njoh, keshtuqe nuk deshiroj te komentoj personin, vepren dhe kontributin e tij (pozitiv apo negativ) mbi arkitekturen shqiptare, por ai shkrim nuk mu duk edhe aq i shquar. Edhe njerez, boll ngelet duke permendur Le Corbusier ne lidhje me urbanistiken, pasi ai pak merrte vesh nga urbanistika.

Persa i perket ngjyrosjes se pallateve nga Bashkia e Tiranes, kjo ceshtje, per fat te keq, ka zbritur ne opinionin publik dhe diskutohet me teper prej politikaneve injorante dhe njerezve, qe aspak nuk ia kane idene arkitektures, sesa prej urbanisteve, te cilet jane "te zotet e kesaj pune".

Nqs disa arkitekteve te realizmit socialist u dhimbsen "kutickat" e tyre gri te murrme, ka menyra te tjera per te mbrojtur veprat e tyre mediokre. Le te vrasin mendjen se ndoshta i gjejne keto menyra.
P.sh. ne Gjermani dhe ne disa vende te europes arkitekti ka nje si "Te drejte autori" mbi ndertesen qe ka planifikuar dhe askush nuk ka te drejte te beje ndryshime ne ndertese pa miratimin e krijuesit te saj (kjo e drejte shuhet me vdekjen e autorit).
Prandaj edhe arkitektet shqiptare ne vend qe te qahen dhe qurraviten, le te gjejne menyrat per te mbrojtur te drejtat e tyre.
 
Top