Thenje filozofike.

Hektor12

Locus omnem
“Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbesim të tillë pasi të rritemi.” ~Pablo Picasso

Thënia origjinale:

“Every child is an artist. The problem is how to remain an artist once we grow up.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Shoku është një dhuratë që ti i bën vetvetes.” ~Robert Louis Stevenson

Thënia origjinale:

“A friend is a gift you give yourself.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Në këtë kohë, njerëzit dijnë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e asgjëje.” ~Oscar Wilde

Thënia origjinale:

“Nowadays people know the price of everything and the value of nothing.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë.” ~Albert Einstein

Thënia origjinale:

“The world is a dangerous place to live; not because of the people who are evil, but because of the people who don’t do anything about it.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Disa njerëz vijnë në jetët tona për të na treguar që të mos bëhemi kurrë si ata.”

(autori i panjohur)
 

Hektor12

Locus omnem
“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos jeto i kurthuar nga dogma – që do të thotë: mos jeto në bazë të rezultateve të mendimit të të tjerëve. Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve tjerë të shurdhojë zërin tënd të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja: ki kurajo të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.”

~Steve Jobs

Thënia origjinale:

“Your time is limited, so don’t waste it living someone else’s life. Don’t be trapped by dogma – which is living with the results of other people’s thinking. Don’t let the noise of others’ opinions drown out your own inner voice. And most important, have the courage to follow your heart and intuition.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Nuk ka deklaratë më krenare të cilën mund ta bëjë njeriu sesa kur thotë:
‘Do të veproj në harmoni me ndërgjegjen time.’” ~Erich Fromm

Nga libri “Njeriu per vete” (“Man For Himself”) – ERICH FROMM
 

Hektor12

Locus omnem
“Shko në parajsë për klimën dhe në ferr për njerëzit.” ~Mark Twain

Thënia origjinale:

“Go to heaven for the climate and hell for the company.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Çfarë mund të bësh që të promovosh paqe për të gjithë botën? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde.” ~Nëna Terezë

Thënia origjinale:

“What can you do to promote world peace? Go home and love your family.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Unë kurrë nuk e kam marrë si shkak për t’u ndarë nga një mik dallimin e opinionit mbi politikën, fenë, apo filozofinë.” ~Thomas Jefferson

Thënia origjinale:

“I never considered a difference of opinion in politics, in religion, in philosophy, as cause for withdrawing from a friend.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.” ~Sami Frashëri
 

Hektor12

Locus omnem
“Çfarë më habit?
Njeriu,
sepse sakrifikon shëndetin përtë bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.
Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen.
Ai nuk jeton dot as sot as nesër.
Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë
si duhet.”

~Dalai Lama
 

Hektor12

Locus omnem
“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Humbja më e madhe? Mungesa e kurajos.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Ndjenja më e kënaqshme? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

~Nëna Terezë
 

Hektor12

Locus omnem
“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulëne Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm. Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. ” ~Charles Bukowski

Thënia origjinale:

“‎For those who believe in God, most of the big questions are answered. But for those of us who can’t readily accept the God formula, the big answers don’t remain stone-written. We adjust to new conditions and discoveries. We are pliable. Love need not be a command or faith a dictum. I am my own God. We are here to unlearn the teachings of the church, state, and our educational system. We are here to drink BEER. We are here to kill war. We are here to laugh at the odds and live our lives so well that Death will tremble to take us.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Papërsosmëria është bukuri, marrëzia është gjenialitet dhe më mirë është të jesh absolutisht qesharak se sa absolutisht i mërzitshëm.” -Marilyn Monroe

Thënia origjinale:

“Imperfection is beauty, madness is genius and it’s better to be absolutely ridiculous than absolutely boring.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.” -Albert Ajnshtajn

Thënia origjinale:

“A person who never made a mistake never tried anything new.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” ~Nëna Terezë

Thënia në anglisht:

“Not all of us can do great things. But we can do small things with great love.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë.
Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë.
Krenohu me moralin dhe sjelljen tënde se ti e ke ndërtuar atë!”

(anonim)
 

Hektor12

Locus omnem
“Ne vazhdojmë t’i shpallim luftë njerëzve të këqinj në vend se t’i shpallim luftë asaj që i bën njerëzit të këqinj.”

(anonim)

Thënia origjinale:

“We continue to wage war on evil men, instead of on what makes men evil.”
 
Top