Thenje filozofike.

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Është koha të themi se organizimet fetare,me gjithë supersticionet e tyre,me tërë sistemet e tyre filozofike e fiskale,janë anakroniste dhe nuk i përgjigjen më kohëve.As që është e mundur me ndonjë mënyrë të bëhen këto eksponente të kulturës dhe të qytetërimit,siç duan të pretendojnë njerëzit e veshur në uniforma,njerëzit që predikojnë edhe sot e gjith ditën se shenjtoret,sado të nguruar,mund të lozin në syn".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Kur vdiste i respektuarshmi plaku i familjes,trupin e tij e futnin në baltë,siç bëjnë edhe sot.Mirpo pjesëtarët që mbetëshin të gjallë u çfaqej në ëndërr fytyra e të vdekurit dhe bile më e fuqishme dhe më e rreptë,u flite,i qortonte,i përkdhelte njësoj sikur të ishte i gjallë. Mendja e njeriut primitv nuk dinte të dallonte ëndrrën nga realiteti,siç bëjmë ne të sotshmit.Ata filluan të mendojnë se njeriu vdes trupërisht,por mbetet diçka pas tij.Ajo diçka u çfaqej në ëndërr,Ajo diçka(shpirti)rron përgjithmon.Kështu shpjegohet gjithë nderimet dhe sakrificat që filluan të bëheshin traditat në vorret e njerëzve tlë vdekur".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Njeriu primitiv se pat në dorë ta disiplinoj trurin e vet.Enigma e madhe e qënies ose e mosqënies,e vdekjes e komentuan paprerësisht qysh se filloji të mendojë deduktivisht.Pafundësia e qiejve,yjtë,deti,natyra e gjithë,ishte një faktë,e pra,kërkonte dhe një shpjegim.
Shpikjet e feve,më vonë,me shjegimet dhe ngushllimet e tyre,kanë pasur qëllim kryesor të qetësojn njerëzit nga ky tmerr".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Tradhëti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës.Tradhëti është edhe kur mbjellë fara,që janë kundër kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Zoti është një krijesë e mendjës njerëzore,sepse,siç u provua,duke u zgjëruar horizonti i mendimit të njeriut,ndrron formë dhe ideja e zotit".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Kleri duhet ti shikoj punët e veta.Kur të filloj të përzihet në punët tona,ne duhet të ngrihemi të flasim fortë,e në çoftë nevoja,ta shtyjmë dhe më tej punën.Ose të rritet një brez i ri që të mos jetë as katolik i mirë,as musliman,as ortodoks,por vetëm e vetëm shqipëtar i nxehtë me mendësi radikale evropiane,ose jemi fikë".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Çdukja e feve nuk është punë e kombit tonë,është punë e gjithë kombëve sa i kan këto,dhe diturisë që është e gjithë njerëzisë".
 

scadarsko

Locus omnem
"Kleri duhet ti shikoj punët e veta.Kur të filloj të përzihet në punët tona,ne duhet të ngrihemi të flasim fortë,e në çoftë nevoja,ta shtyjmë dhe më tej punën.Ose të rritet një brez i ri që të mos jetë as katolik i mirë,as musliman,as ortodoks,por vetëm e vetëm shqipëtar i nxehtë me mendësi radikale evropiane,ose jemi fikë".
kush e ka than kyt? ti apo ndonjeri qe se ke vendos?
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Natyrisht,Syri e lexon vetëm librin,çdo shikim me ndërgjegj,je është lexim.për të lexur drejt duhet të shikohet drejt,ata që shikojn shtrembër,asnjëher smund të shikojnë drejt.
 

Ilir Xhemaili

Forumium praecox
Cila eshte dhurata falas, qe i ben njeriu vetes, thjesht clirohu nga matrapazlleqet qe mund te ndodhin, sepse vet ke lindur dhe mundesh te fitosh lumturine ne qetesi, te vertet, koha do te sjell.
 

Ilir Xhemaili

Forumium praecox
Koha sa duhet cmuar, por nuk i dihet vlera, celes i gjithckaje prej gjithckaje, qendroi besnik kohes ne rrugen e drejt, sepse do te shperblej me zhvillimet dinamike, dhe ateher do ta besosh, mirepo e patjetersueshme eshte optimizmi ne rrugen racionale, dhe jo ne devijime te shumta dhe optimist rreth teresise.
 
Top