Re: Takimi i pare!
Me kujtohet nje "takim i pare" me dike ne Tirane. Ishte data 12 gusht, viti 2004. Ora e takimit 11:00. Une sapo kisha mberritur ne Tirane (nisur nga Vlora) edhe nga 21-shi duhet te shkoja ne qender per 10 minuta. Kshq mora nje taksi edhe fishek atje te vendi. Taksia me la mu perballe lokalit ku ajo ishte ulur dhe buzeqeshja e saj, ne nje menyre fuqimisht magnetike, terhoqi shikimin tim: ish ulur ne tavoline, duke pire nje kafe... dhe po shikonte mua ne taksi. Nuk ishim takuar ndonjehere ne jeten tone por ajo buzeqeshje ma beri ate person shume te afert, mu duk sikur njiheshim me perpara. Pagova taksixhiun dhe u nisa drejt asaj tavoline te vockel, i vendosur, packa se buzeqeshja tere kohes, goja vesh me vesh. I dhashe doren dhe u puthem ne faqe shpejt e shpejt. Nuk di si ta pershkruaj ndjesine qe pata, por duhet te them qe isha shume "inkandeshent". E forta eshte qe une dhe ajo e kishim lene te takoheshim si miq, sepse keshtu ishte e drejte, per me teper ajo kishte nje te dashur me te cilin kishte vite qe ish lidhur. Ndenjem tek ajo Bar-Kafe shume pak, aq kohe sa te pija une nje dicka te vogel dhe pastaj zonjusha me sugjeroi te shkonim tek Juvenilja 2, vend i qete dhe mikprites sipas saj. Shkuam tek Juvenilja 2. Muhabeti rrodhi lirshem minutat e para, folem per jetet tona, u interesuam per ndonje gje te veçante qe mund te kishim bere dhe vogelsira te tjera si keto. Asaj i ra vazhdimisht telefoni... por kur e fiku dhe e futi ne çante, une nuk arrita ta besoja qe e kish bere /pf/images/graemlins/smile.gif . Mu duk nje gjest i papare ne fakt: "Sa klas, sa mire /pf/images/graemlins/laugh.gif" - mendova, packa se nuk e dhashe hiç veten. Kaluam 5 ore bashke ate dite, gjate te cilave as une dhe as ajo nuk morem parasysh "jetet tona", u ndiem te lire per te provokuar njeri tjetrin, per te ngacmuar njeri tjetrin me gjeste, shikime dhe fjale. Thava 1 pakete Slims aty tek Juvenilja, jo sepse isha nervoz, por thjesht sepse Slimsi s'me bente asnje efekt, kshq mu desh te tymosja shume. Ndersa ajo kishte vetem 2 cigare BF:"Pi nga keto - tha - eleminojne nje pjese te mire te qymyrit" /pf/images/graemlins/smile.gif
Me kujtohet qe ajo mbushi pipzen me Santal (molle&qumesht, pija ime e preferuar ne vere) dhe pastaj derdhi nje pike lengu mbi buzen time, duke me pare ne drite te syrit, me nje buzeqeshje epshtore. Por sdq nuk desha te beja ndonje budallallek ne ate çast, e vleresoja shume si njeri. Ajo me la nje puthje te shkruar me ndriçuesin e buzeve qe perdorte, mbi njeren nga faturat. Menjehere pas kesaj u ngritem, sepse duhet te ikte ne shtepi. E percolla deri aty ku ajo deshi. "A mund te te perqafoj i thashe ? " Ajo buzeqeshi, mu afrua e me pas me mbeshtolli te terin. Ishte nje perqafim i mrekullueshem, cdo gje perreth u zhduk, ndjeja vetem ate. Me pas ajo u shkeput disi, por jo komplet. Kisha fytyren e saj perballe, me syte e medhenj te perlotur prapa atyre syzeve te saja, me "buzen me kryq" (ka nje shenje mbi buze ne forme kryqi) qe asnje fjale s'nxirrte. Nuk u puthem jo... por une fola sdq:"Sa butë" - i thashe - duke iu referuar gjoksit te saj aq te bukur. Ajo buzeqeshi, e duke rreshqitur ngadale doren e saj nga dora ime, u nis per ne shtepi. Ndenja aty duke e pare tek ikte, i sigurt se nuk do ta takoja me, i trishtuar dhe i lumtur njekohesisht. Ajo e ktheu koken disa here dhe buzeqeshja e saj vazhdonte te vezullonte.
Fundi i pjeses se pare.
Vazhdon.