Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Kuqeblutë fitojnë 2-1 ndaj të kuqve dhe tani pretendojnë për titull
Vllaznia-Martini, "binomi" që ndali Partizanin

Vllaznia e ka përmbushur premtimin e saj para tifozerisë kuqeblu, teksa ka arritur të ndalë Partizanin. Humbja e paralajmëruar për këta të fundit, edhe përmes shtypit, nga ana e kapitenit Sinani, është arritur, duke i detyruar specialistët dhe analistët e ndryshëm të futbollit shqiptar që t'i shohin me një sy tjetër shkodranët. Loja nisi e bukur. Që në minutat e para janë të kuqtë që kërkojnë të vendosin autoritetin e tyre në fushë. Duro dhe Bejzade përpiqen herë pas here, individualisht, që të ngacmojnë portën shkodrane, por nuk kanë sukses. Abilio dhe Muzka janë plotësisht "në hije", duke mos arritur të shfaqin asgjë përballë kuqebluve të vendosur. Me kalimin e minutave në lojë do të dalë në pah një emër, Vioresin Sinani. Kapiteni shkodran duket se është në ditën e tij më të mirë dhe merr përsipër gjithçka. Por rezultatin do ta zhbllokonte "maniaku" i portave kundërshtare, Edi Martini. Ky gol do t'u jepte zemër futbollistëve të Vllaznisë, të cilët e kuptuan se Partizani nuk ishte i pathyeshëm. Reagimi i skuadrës së Spahiut ishte i vakët. Gjithçka përqendrohet te këmbët e Duros, i cili merr përsipër të rrezikojë nga goditjet e dënimit. Pjesa e parë do të mbyllej në avantazh të shkodranëve, ndërkohë që në të dytën miqtë duken më agresivë pas futjes në lojë edhe të Bylykbashit. Megjithatë, për t'u veçuar është shpirti i lartë i garës te vendësit. Lojtarët e Vllaznisë fitojnë thuajse çdo dyluftim, ndërkohë që vihet re edhe një përgatitje e lartë fizike e tyre. Dy golat e shënuar në fund nuk ndryshuan asgjë në fatin e këtij takimi që, mesa u pa, u fitua nga ekipi që e kërkoi më me dëshirë fitoren, Vllaznia.

Thanë pas ndeshjes:
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë:
"Ishte një fitore e merituar, e para që arrijmë ndaj njërës prej 4 skuadrave pretendente. Kjo fitore tregoi edhe njëherë se mund të luajmë si të barabartë me ta, megjithëse nuk keni parë ende atë Vllazni që pretendoj. Te goli i Partizanit kemi kontestimet tona. Megjithatë, rëndësi ka që ai nuk ndikoi në fatin e këtij takimi."
Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:
"Vllaznia na mundi sepse luajti më me dëshirë se ne. U përpoqëm gjatë gjithë lojës të bënim diçka, por pika jonë e dobët mbetën dyluftimet për top, të cilat pothuajse i kemi humbur të gjitha. Pas kësaj humbjeje na mbetet të ndryshojmë mënyrën e të luajturit, duke u kthyer te ajo lojë me të cilën luajtëm deri në javën e pestë të kampionatit."
Agron Çela, president i Vllaznisë: "Kam pas shumë besim se do të fitonim dhe ia arritëm. Jam i kënaqur pa masë për këtë fitore, e cila u arrit falë shpirtit të lartë të garës që treguan të gjithë djemtë. Ky trepikësh konfirmon edhe njëherë tjetër se jemi në rrugë të mbarë."
Albert Xhani, president i Partizanit: "Ndeshja mund të përfundonte edhe në barazim. Megjithatë, Vllaznia u tregua më kërkuese në këtë takim. Kjo humbje nuk mund të them se do të ndikojë në pretendimet tona, pasi rruga është e gjatë. Për sa i takon gjykimit të ndeshjes, jam i mendimit se gjyqtari në fund kërkoi të aplikojë teorinë e kompensimit."

Të veçanta
- Rëndësia e takimit të djeshëm u duk qartë edhe te numri i madh i tifozëve të pranishëm në shkallët e "Loro Boriçit", rreth 8000 të tillë.
- Në tribunën anësore kanë qenë të pranishëm edhe një grup prej rreth 100 tifozësh të Partizanit. Tensioni në stadium u rrit pas një gjesti të shëmtuar që një prej tifozëve të kuq bëri ndaj atyre vendës. Vetëm ndërhyrja e policisë shmangu ndonjë incident që mund të krijohej.
- Janë duartrokitur gjatë dje në Shkodër ish-futbollistët e Vllanzisë, Duro dhe Bejzade. Ky i fundit, pas një zënke me Xhahysën e ktheu stadiumin kundër tij, megjithëse respekti për të në qytetin verior vazhdon të jetë i madh.
- 5 milionë lekë të vjetra është shpërblimi që presidenca e Vllaznisë ka akorduar për ekipin për arritjen e kësaj fitoreje.


Renditja

Teuta 23
Partizani 21
Dinamo 18
Tirana 17
Vllaznia 12
Elbasani 12
Besa 8
Lushnja 8
Flamurtari 4
Shkumbini 2
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Detroit Eagles-Vllaznia, tifoz edhe Klintoni

Sot, në Detroit të Miçiganit të SHBA-së do të luhet ndeshja miqësore simbolike


Ndeshja e shumëpritur mes Vllaznisë dhe vendësve të Detroit Eagles do të zhvillohet sot në njërin prej qyteteve me popullsinë më të madhe shqiptare në botë. Detroiti dhe i gjithë Miçigani me shqiptarët e vet do të jenë sot të pranishëm në këtë festë, e cila do të shoqërohet me inaugurimin e stadiumit të ri 4000 vendesh, ndërtuar nga vetë klubi me përbërje shqiptare. Siç bëhet e ditur, në ceremoninë përkatëse që do të zhvillohet para fillimit të ndeshjes, pritet të marrin pjesë shumë personalitete, ndër të cilët edhe ish?presidenti i SHBA-së, Bill Klinton. Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i presidentit të Detroit Eagles, shqiptarit Prel Dedvukaj. Për sa i takon miqësores së sotme, shqiptaro?amerikanët presin me ankth të luajnë ndaj ekipit të Vllaznisë. Shkodranët, nga ana e tyre, do të kërkojnë të tregojnë autoritetin e tyre në fushë, duke synuar fitoren. Merret vesh që trajneri Haxhiosmanoviç e ka përcaktuar edhe formacionin me të cilin do të luajë sot. Në portë duket se do jetë i riu Gaspër Ndoja, ngaqë portieri titullar Grima vazhdon të vuajë dëmtimin e kaviljes që nga ndeshja me Teutën. Në mbrojtje do të luhet me 4 futbollistë, në vijë të drejtë, ku bëjnë pjesë Zmijani, Dibra, Teli dhe Belisha. Edhe në mesfushë do të luhet me po kaq lojtarë, Doçi, Osja, Xhahysa e Salihi, kurse sulmi, si gjithnjë, do t'i besohet dyshes Sinani?Martini. I vetmi që do mbetet në stol krahas portierit do të jetë dhe Brajoviç, së bashku me trajnerin Haxhiosmanoviç. Malazezi duket se e ka ndarë mendjen për të qenë pak minuta në fushën e lojës si futbollist, sepse kur është nisur nga Shkodra ka marrë me vete edhe kostumin sportiv.


Ky Artikull u publikua më 16 Nov 2003. Autor Gjergj Kola
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Trajneri i portierëve kuqeblu lartëson kapitenin e ekipit të tij dhe beson te suksesi i sotëm
Ndoja: Sinani, garancia e kualifikimit tonë

"Vllaznia do ta kalojë me sukses përballjen me Shkumbinin dhe do të kualifikohet për në turin tjetër të kupës. Pak rëndësi ka me një apo dy takime." Kështu ka deklaruar njëri prej pjesëtarëve të stafit drejtues të kësaj skuadre, trajneri i portierëve, Paulin Ndoja. Duke folur për takimin e sotëm me peqinasit, të cilët drejtohen nga miku i tij, Vasil Bici, legjenda e portës shkodrane tregohet mjaft optimist. I pyetur nëse kuqeblutë do ta kërkojnë kualifikimin që në takimin e parë, Ndoja është përgjigjur: "Jam i mendimit se nuk ka shumë rëndësi nëse e sigurojmë kualifikimin që në ndeshjen e parë apo në të dytën. Për mua e rëndësishme është të jemi në gjysmëfinale dhe siguroj që këtë do ta arrijmë. Me gjithë respektin që kam për ekipin peqinas, dua të saktësoj që Vllaznia është më lart dhe i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar turin çerekfinal të kupës."
Sikurse dihet tashmë, Vllaznia e konsideron kupën mundësinë më të mirë për ta fituar një trofe, i cili ka plot 17 vjet që i mungon. Mirëpo, për të mbërritur deri në finalen e 31 majit ka ende shumë punë për të bërë. Pikësëpari, duhen kaluar peqinasit në çerekfinale. Paulin Ndoja e konsideron më se të realizueshme këtë gjë, përderisa në skuadër prin një kapiten si Sinani, që gëzon një formë të shkëlqyer sportive. Trajneri i portierëve të Vllaznisë e konsideron këtë lojtar çelsin e suksesit të këtij ekipi. "Kur thashë që Vllaznia do të kualifikohet më tej në kupë, gjithçka e bazova te Sinani, lojtari kuqeblu që bën diferencën me të gjithë, jo vetëm në ekipin tonë, por në gjithë kampionatin shqiptar. Unë do ta krahasoja këtë futbollist tonin me "çelsin e solit", pa të cilin nuk ka kuptim "pentagrami muzikor". Edhe Vllaznia sot nuk ka kuptim pa këtë lojtar," - ka shtuar Ndoja.
Në fakt, koincidenca ka bërë që Shkumbini të rikthehet në fushën e tij pas një dënimi 3-javor pikërisht në takimin e sotëm kundër Vllaznisë. Ishte po ky ballafaqim, i cili u shoqërua me shfaqje të shëmtuara në atë ditë dhjetori të vitit të kaluar, që përcaktoi edhe pezullimin e fushës së Peqinit nga Federata. Kësisoj, sfida e sotme mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të jetë edhe një rast për të treguar se ndodhia e sipërpërmendur ka qenë thjesht një diçka sporadike. Për t'i paraprirë çdo surprize të pakëndshme, shkodranët do të luajnë sot me formacionin e tyre më të mirë. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Ndoja, i cili shton: "Normalisht, duke qenë se e vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, do të hedhim në fushë lojtarët tanë më të mirë. Ekipi nuk ka asnjë mungesë dhe kjo është diçka pozitive. Vllaznia nuk do të shkojë në Peqin për t'u mbrojtur, por për të luajtur lojën e saj karakteristike."
Gjergj Kola


Kuqeblutë, stërvitje në pallatin e sportit
Ekipi shkodran, seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me Shkumbinin e ka zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ajo ka nisur në orën 10.00 të paradrekes së djeshme dhe ka zgjatur diçka më tepër se 1 orë. Kuqeblutë, gjatë kësaj seance kanë luajtur kryesisht në kuadrat, por kanë zhvilluar edhe një stërvitje aerobike dhe relaksuese në prag të takimit të sotëm. Arsyeja e mbylljes së kuqebluve në pallatin e sportit ka qenë shiu i pandërprerë që ka rënë gjatë gjithë ditës së djeshme në Shkodër. Kjo e ka bërë të pamundur stërvitjen e tyre në terren të hapur. Vllaznia e ka lënë Shkodrën po dje, në orën 17.00, ndërkohë që natën e mbrëmshme e ka kaluar në qytetin e Durrësit. Në këtë qytet kuqeblutë do të qëndrojnë deri afër mesditës së sotme, nga ku do të nisen më pas për në Peqin, për të luajtur takimin e parë çerekfinal të kupës me ekipin vendës.
Gjergj Kola
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

VLLAZNIA-TIRANA 3-0
Vllaznia mund Tiranën dhe bën paqe me tifozët
Vllaznia mund Tiranën për herë të parë në këtë sezon futbollistik dhe këtë fitore ajo ua ka dedikuar tërësisht tifozëve të saj me të cilët tashmë ka bërë paqe. Derbi Vllaznia-Tirana ka qenë dje një ndër ndeshjet më të bukura të kampionatit, ku shkodranët arritën të mposhtin Tiranën duke mos i lënë asaj kënëqësinë që të fitonte kampionatin në Shkodër. Ka qenë 20-vjeçari i talentuar i Vllaznisë Hamdi Salihi, ai që u ka dhënë gëzimin e parë tifozëve të shumtë shkodranë, ku në minutën e 21 të takimit ka qenë një inkursion i tij në zonën e rreptësisë së Tiranës që ka mundur portjerin Hidi. Ka qenë Vllaznia ajo që ka dominuar një pjesë të mirë të lojës, ndaj një Tirane që mundohej të reagonte, por me sa duket nuk ishte dita e saj. Goli i dytë i Vllaznisë vjen në minutat e para të pjesës së dytë, dhe kjo për Tiranën është një sfidë e hapur ndaj së cilës duhet reaguar. Në pjesën e dytë të lojës është Tirana ajo që nuk pajtohet me rezultatin dhe tenton të reagojë, por Vllaznia është në formën më të mirë të sajë dhe loja flet vetëm për të. Është Salihi ai që i jep emocion ndeshjes duke rrezikuar disa herë portën e Hidit, dhe më fatalja për Tiranën vjen në minutën e 88 të takimit pas një kombinimi të shkëlqyer Salihi-Sinani dhe është ky i fundit që dërgon Tiranën në shtëpi me tre gola.
Ndërkohë që kanë mbetur dhe tre jave deri në fund të kampionatit ai vjen dhe bëhet sa më interesant, pas një barazimi të Dinamos në Durrës dhe fitores së ngushtë të Partizanit me Elbasanin. Vendi i dytë është një tundim për të tre skuadrat. Dinamo nuk arrin të marrë një trepikësh të rëndësishëm me Teutën, pasi një gol i papritur në minutën e 90-të i Durrsakëve zhgënjen dinamovitët. Por emocioni vjen dhe nga Peqini ku një fitore e thellë 4-0 me Flamurtarin u jep tifozëve të Shkumbinit një arsye më tepër për të festuar në rrugët e Peqinit, pasi Besa tashmë është e destinuar për në kategorinë e dytë. Një tjetër lajm vjen nga A2-shi ku dje u përcaktua dhe skuadra e dytë që do të hyjë sezonin e ardhshmë në A1, ku pas një fitore të Egnatias me Tomorrin 2-1, asaj i ndizet drita jeshile për në A1.
JAVA E 32-TE E KAMPIONATIT
REZULTATET
Vllaznia-Tirana 3-0

Partizani-Elbasani 2-1
Teuta-Dinamo 2-2
Besa-Lushnja 0-0
Shkumbin-Flamurtari 4-0

RENDITJA
Tirana - 74 pikë
Dinamo - 63 pikë
Partizani - 59 pikë
Vllaznia - 56 pikë
Teuta - 48 pikë
Lushnja - 38 pikë
Elbasani - 37 pikë
Shkumbini - 35 pikë
Besa - 29 pikë
Flamurtari - 10 pikë
 

Ben-SHkodrani

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Zëvendëspresidenti i kërkon ekipit të marrë 9 pikët e mundshme, pastaj fati të bëjë të vetin
Fushaj: Vllaznia pret gabimin e të kuqve

"Vllaznia do të tentojë të marrë maksimumin e pikëve të mbetura deri në fund të kampionatit." Kështu është shprehur numri dy i klubit shkodran, Valter Fushaj. Sipas tij, për kuqeblutë janë plotësisht të mundshme fitoret në tri takimet e mbetura. Megjithatë, gjithnjë sipas zëvendëspresidentit të Vllaznisë, rëndësi ka fakti që Partizani të bëjë një gabim. "E rëndësishme është që ne të bëjmë maksimumin deri në javën e fundit të kampionatit. Janë edhe tri ndeshje për t'u luajtur dhe Vllaznia do të tentojë të marrë të 9 pikët që janë në lojë. Do të vlejnë apo jo, kjo mbetet për t'u parë kur të ketë mbaruar kampionati. Ne presim që Partizani të bëjë një hap të gabuar. Nuk e di nëse do të kemi fat apo jo, megjithatë ne do të presim ndalesën e të kuqve,"-thotë Fushaj. Skuadra shkodrane ka fituar të mërkurën ndaj Flamurtarit me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i Vioresin Sinanit ka qenë edhe këtë herë përcaktues për t'u dhenë edhe tri pikë të tjera kuqebluve. Megjithatë, ata edhe këtë javë nuk kanë mundur dot t'i kapin të kuqtë e Partizanit në renditje. Barazimi i tyre me Tiranën ka bërë që diferenca mes dy ekipeve që synojnë vendin e tretë të ngushtohet në vetëm 1 pikë. Në Vlorë, Vllaznia nuk ka zhvilluar një ndeshje kushedi se çfarë. Ndoshta te futbollistët e saj është vërejtur edhe njëfarë lodhjeje nga takimi i së shtunës së kaluar kundër Tiranës. Sipas zëvendëspresidentit Fushaj, përveç marrjes së tri pikëve, e rëndësishme ishte edhe ruajtja e stabilitetit të skuadrës në rezultatet e saj. "Në Vlorë fituam jo pa vështirësi, megjithatë na kënaq fakti që skuadra po krijon këto javët e fundit një stabilitet në rezultate. U bënë 6 javë radhazi që nuk humbasim, çka na e shton dëshirën për ta vazhduar këtë ecuri pozitive deri në fund të kampionatit pa humbur. Ndaj Flamurtarit na nderoi edhe njëherë tjetër Sinani, i cili po kalon një formë të shkëlqyer sportive. Kjo gjë po duket më së miri edhe në golat e shumtë që ai po shënon,"- shton numri dy i klubit shkodran.
Në këtë mënyrë, objektivi i shkodranëve mbetet po ai: deri në fund për vendin e tretë. Por Fushaj e përsërit edhe njëherë tjetër se tani Vllaznisë i duhet edhe pak fat. "Unë e thashë edhe më parë, se do të bëjmë të pamundurën në këto javët e fundit, por për të arritur tek objektivi ynë na duhet që edhe fati të jetë në anën tonë. Vështirë të gabojë Partizani në këto javë që kanë mbetur, megjithatë ne kemi ende besim se fati do të jetë me ne këtë herë,"- e përfundon fjalën e tij zëvendëspresidenti i kuqebluve, Valter Fushaj.
Gjergj KOLA


Tirana 75
Dinamo 64
Partizani 60
Vllaznia 59
Teuta 48
Elbasani 40
Lushnja 39
Shkumbini38
Besa 28
Flamurtari 10
 

Ben-SHkodrani

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sponsorët aktualë të ekipit shkodranë janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar rrugën e nisur 20-05-2004

Çela & Co, sërish presidenca e Vllaznisë

Gjergj Kola


Frika dhe dyshimet për sa i takon ekzistencës apo jo të këtij grupi biznesmenësh, që drejtuan këtë sezon Vllazninë, edhe sezonin tjetër rezulton diçka e kotë. Presidenti Çela dhe stafi i tij kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre në krye të këtij klubi edhe më tutje. Te shumëkush, te tifozeria, madje edhe te vetë futbolistët, kohët e fundit ka ekzistuar dyshimi se çfarë do të bëhej me këta sponsorë të ekipit kuqeblu, të cilët e morën si për emergjencë Vllazninë gushtin e kaluar. Mungesa e përvojës dhe për më tepër fakti, që përmes futbollit sot vetëm humben para, bënte që edhe vetë grupi i biznesmenëve shkodranë ta vlerësonte qetë pozitën e tij. Më në fund, është marrë dhe vendimi i shumëpritur nga të gjithë. Çela & Co do të vazhdojnë të jenë në krye të Vllaznisë. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti shkodran, Agron Çela, i cili e ka bërë të ditur një fakt të tillë, duke folur për "Sportin shqiptar": "Nuk duhet të ketë më asnjë dyshim. Ne, si sponsorë, do të vazhdojmë të jemi sërish në krye të Vllaznisë edhe sezonin tjetër. Vërtet mund të kemi pasur dyshime për vazhdimësinë e mëtejshme në krye të skuadrës, ngaqë, siç e dini, në futbollin shqiptar vetëm humben lekë, pa fituar asgjë. Megjithatë, ajo që na ka shtyrë në këtë rrugë është vendi i tretë që ekipi i Vllaznisë po arrin në këtë kampionat. Sakrifica që kanë bërë këta djem dhe fakti që Shkodra jeton me Vllazninë, na kanë shtyrë për të vazhduar më tej." Një lajm i tillë natyrisht që nuk ka pse të mos pritet mirë në opinionin sportdashës shkodran. Tërheqja e mundshme e këtij grupi biznesmenësh nga drejtimi i klubit shkodran, do të përsëriste të njëjtën situatë si vitin e kaluar te Vllaznia, pas vdekjes së ish?presidentit Myftar Çela. Të gjithë e dinë sa me vështirësi u gjetën pasuesit e tij, të cilët megjithatë erdhën me shumë vonesë. Biznesmenët më të njohur të qytetit, Agron Çela, Valter Fushaj, Xhevdet Amuli, Flamur Hoxha, Paulin Radovani dhe Gjergj Leqejza, i hynë një fushe të re, por këtë e bënë me dëshirën e mirë për ta shpëtuar Vllazninë. Presidenti i ri kujtojmë që u zgjodh vetëm 1 ditë para fillimit të kampionatit dhe kjo pati efektin e vet negativ. Megjithatë, ky vend i tretë është sukses, njëkohësisht nxitje për presidencën që në sezonin e ardhshëm të krijojmë një ekip edhe më të fortë. "Këtë sezon që po mbyllet e dini si e nisëm, prandaj jemi të kënaqur që po e mbyllim në vendin e tretë. Por sezonin tjetër ju siguroj se pretendimi i vetëm i Vllaznisë do të jetë titulli kampion. Nuk do të diskutohet më vendi i tretë, por për të arritur këtë e dimë që duhet të krijojmë një ekip shumë të fortë. Kuptohet, e dimë që kjo kërkon një kosto financiare më të lartë, por i kemi llogaritur të gjitha gjërat," ? shton më tej "bosi" i firmës "Xhenis", njëkohësisht edhe president i Vllaznisë, Agron Çela. Në këtë mënyrë, te Vllaznia problemi më i rëndësishëm, ai i sponsorit, është i zgjidhur. Mbetet për t'u parë sesi do të zgjidhen ato të tjerat, për të krijuar atë skuadër që të gjithë presin.
 

jack daniels

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

U shit ndeshja Partizani-Dinamo se kishim kene ne ne UEFA tani,po nejse jena te knaqur me paraqitjen e skuadres duke marre parasysh gjendjen qe ka qene kur filloi sezoni(pa president,pa pare,pa faze pergatitore),them se kena arrite shume.Ndoshta skuadra tjera do perfundonin si Flamurtari ne kategorine e dyte,po nejse.
Tani do luajme ne Intertoto me sa kam degjuar une, ne roundin e pare 19/20 qeshor kunder nje skuadre Izraelite,besoj se do i mujme.Ndeshja e pare ne Loro Borici. /pf/images/graemlins/wink.gif PARA VLLAZNIA :thumbsup:
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Bici: Besojini kësaj Vllaznie!

Tre javët e stërvitjes në tokën malazeze kanë përfunduar dhe Vllaznia po bëhet gati për të nisur kampionatin e ri. Atë kampionat të cilin trajneri Bici e dëshiron ta nisi mbarë dhe me një skuadër të plotë. Lezhjani i njohur, duke folur për gazetën pas kthimit nga Cetinja, "u ka dhënë duart" dy afrikanëve që u stërivtën tek kuqeblutë, e njëkohësisht ka folur me superlativa për djemtë e rinj shkodranë.

Ja si shprehet trajneri i Vllaznisë Vasil Bici: ? Bici, a jeni i kënaqur me stërvitjen trejavore që Vllaznia zhvilloi në Cetinjë? ? Stërvitja ka shkuar mirë dhe e ka justifikuar plotësisht zhvillimin e saj. Kam pasur në dispozicion një grup djemsh që janë stërvitur plot pasion, megjithatë ata janë të rinj dhe për të justifikuar fanelës së Vllaznisë duhet të punpjnë shumë. Megjithatë, stërvitja ia ka arritur plotësisht qllimit. ? Një javë më vonë do të keni ndeshjen e parë të kampionatit kundër Teutës. A është e gatshme Vllaznia? ? Në aspektin e stërvitjes të këtyre lojtarëve që ishin në Cetinjë po, por e dini që Shkodrës i mungojnë kualitetet. Pra, është e vështirë të ndërtosh një skuadër të fortë, ndaj dhe presim që tek Vllaznia të rikthehen ata lojtarë që kanë luajtur edhe me parë me të. Po ashtu shpresojmë të kemi edhe ndonjë përforcim tjetër javën që vjen. Na duhet një grup lojtarësh cilësorë, të cilët do të gërshetohen me elementin e ri dhe me shumë perspektivë që gjendet aktualisht në Shkodër. ? A do të jetë Teli që këtë javë në formacion? ? Teli ka vetëm nëj javë që ka filluar stërvitjen me grupin dhe kuptohet ka defiçite në përgatitjen fizike. Megjithatë, gjatë javës së fundit që ai punoi me grupin u vërejt një përmirësim i dukshëm i gjendjes së tij. Besoj se do të jetë i gatshëm për të luajtur ? Po Salihi? ? Nuk e di gjendjen e tij, por kuptohet që e mira do ishte ta kishim stërvitur atë. Të hënë do ta shoh, do të bisedoj me të për të parë më nga afër në ç'gjendje është. ? Kë mund të veçoni të spikatur nga të rinjtë që u stërvitën në Mal të Zi? ? Të gjithë pa përjashtim janë të talentuar. Punojnë me shumë dëshirë dhe nëse duan të bëjnë emër shpejt duhet të vazhdojnë të punojnë kështu. ? Me Vllazninë dy javët e fundit janë stërvitur edhe dy futbollistë afrikanë. A do të jenë ata pjesë e ekipit? ? Ndoshta mund të jem pak i ashpër, por mendimi im është se asnjëri prej tyre nuk është për Vllazninë. Janë futbollistë krejt diletantë dhe nuk e di çfarë ka menduar ai menaxher që i ka sjellë. Vllaznia nuk është derë e hapur për çdo lloj sportisti. Për sulmuesim mund të them se kishte diçka, por ne kemi nevojë për mesfushorë dhe nuk na duhen mbrojtësa që nuk dinë t'i bihen topit. ? Domethënë ata nuk do të qëndrojnë tek Vllaznia? ? Këtë nuk e vendos vetëm unë, megjithatë e përsëris ata lojtarë nuk bëjnë për të luajtur me Vllazninë ? Së fundi Bici, duke pretenduar në plotësimin e skuadrës me lojtarë, a mundet tifozeria shkodrane të shpresojë tek titulli kampion? ? Aktualisht nuk ka asgjë të përcaktuar me saktësi, sepse janë shumë rrethana të tjera që do të tregojnë si do të shkojë kampionati. Por mund të them se Vllaznia në 85 vitet e historisë së saj asnjëherë nuk ka hyrë në kampionat për të synuar qëndrimin në kategori. Kjo nuk ka për të ndodhur as tani, sepse ndryshe unë nuk do kisha ardhur fare. Mbetemi me shpresë që presidenca e klubit të realizojë ato çfarë ka premtuar për kompletimin e skuadrës me lojtarë cilësorë, e nëse ndodh kjo, patjetër që Vllaznia do të pretendojë për trofe.

Gjergj Kola[SportiShqiptar]
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Vllaznia dhe Partizani, start fluturues

20040822123751777_1.jpg

Durrsakët kanë lënë Shkodrën të shokuar. Ky ka qenë përfundimi i një përballjeje 90 minutëshe në lojën e futbollit me skuadrën vendase, Vllazninë, e cila ka kërkuar të tregojë dhëmbët e saj që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, që ka ngritur dje siparin për kampionatin e 66-të kombëtar.

E cilësuar si një nga përballjet më interesante të javës së parë të sezonit të ri, ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës kishte tërhequr vëmendjen e pjesës më të madhe të sportdashëve shqiptarë. Në shkallët e stadiumit mbretëronte një atmosferë e ndezur, e krijuar nga tifozët e zjarrtë shkodranë, që ka qenë të shumtë (si përherë) për të ndjekur dhe për të mbështetur nga afër skuadrën. Por në fund janë shpërblyer me një fitore të bukur nga skuadra e tyre, e cila ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 Teutën. Vetë rezultatin flet edhe për rrjedhën e lojës, e cila është dominura tërësisht nga kuqeblutë e drejtuar nga trajneri i ri Vasil Bici (i emëruar në këtë post vetëm para pak javësh). Vllaznia ka krijuar një volum të madh loje, duke ndërtuar raste të shumta për të shënuar. Ndërkohë që durrsakët kanë qenë të pafuqishëm për të përballuar vrullin e shkodranëve, të cilët e shndërrojnë takimin në një goleadë: Një dopjetë ka ardhur nga këmbët e talentit të ri të futbollit shqiptar, Hamdi Salihi, ndërkohë që përkatësisht nga një gol kanë shënuar Lici, Ziambo, Abilio (11 metërsh i fituar nga Lici) dhe Ergerçi. Teuta ka mundur të shënojë vetëm golin e nderit, por gjithsesi pritet që humbja e thellë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të shkaktojë polemika në radhët e durrsakëve. Edicioni i 66 i kampionatit kombëtar të futbollit nuk ka nisur me këmbë të mbarë. Ndeshja Egnatia-Dinamo e parashikuar për t’u luajtur në stadiumin e Kavajës, nuk është zhvilluar pasi kryetari i bashkisë së këtij qyteti nuk e ka lejuar. Në ndeshjet e tjera gjithçka ka shkuar mirë. Në kryeqytet në takimin Partizani-Lushnja, të kuqtë kanë fituar me rezultatin 3–0. Goli i parë është shënuar në minutën e 41 nga Dorian Bylykbashi me një goditje dënimi. Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Partizani shënon edhe dy herë të tjera. Ka qenë Bylykbashi ai që ka krosuar për Bejzaden, i cili do të shënonte golin e dytë. Më pas përsëri Bylykbashi shënoi një eurogol, duke goditur topin fluturimthi. Në ndeshjet e tjera Tirana ka fituar ngushtë ndaj Shkumbint (1–0). Elbasani ka fituar ndaj debutuesve të Laçit (2–0), ndërsa takimi Egnatia-Dinamo do të luhet sot në stadiumin e Peqinit.
teksti: Altin Manallari [Shekulli]
foto: [sporti shqiptar]
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Fillimisht postuar nga genci:
[qb] Vllaznia dhe Partizani, start fluturues

20040822123751777_1.jpg

Durrsakët kanë lënë Shkodrën të shokuar. Ky ka qenë përfundimi i një përballjeje 90 minutëshe në lojën e futbollit me skuadrën vendase, Vllazninë, e cila ka kërkuar të tregojë dhëmbët e saj që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, që ka ngritur dje siparin për kampionatin e 66-të kombëtar.

E cilësuar si një nga përballjet më interesante të javës së parë të sezonit të ri, ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës kishte tërhequr vëmendjen e pjesës më të madhe të sportdashëve shqiptarë. Në shkallët e stadiumit mbretëronte një atmosferë e ndezur, e krijuar nga tifozët e zjarrtë shkodranë, që ka qenë të shumtë (si përherë) për të ndjekur dhe për të mbështetur nga afër skuadrën. Por në fund janë shpërblyer me një fitore të bukur nga skuadra e tyre, e cila ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 Teutën. Vetë rezultatin flet edhe për rrjedhën e lojës, e cila është dominura tërësisht nga kuqeblutë e drejtuar nga trajneri i ri Vasil Bici (i emëruar në këtë post vetëm para pak javësh). Vllaznia ka krijuar një volum të madh loje, duke ndërtuar raste të shumta për të shënuar. Ndërkohë që durrsakët kanë qenë të pafuqishëm për të përballuar vrullin e shkodranëve, të cilët e shndërrojnë takimin në një goleadë: Një dopjetë ka ardhur nga këmbët e talentit të ri të futbollit shqiptar, Hamdi Salihi, ndërkohë që përkatësisht nga një gol kanë shënuar Lici, Ziambo, Abilio (11 metërsh i fituar nga Lici) dhe Ergerçi. Teuta ka mundur të shënojë vetëm golin e nderit, por gjithsesi pritet që humbja e thellë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të shkaktojë polemika në radhët e durrsakëve. Edicioni i 66 i kampionatit kombëtar të futbollit nuk ka nisur me këmbë të mbarë. Ndeshja Egnatia-Dinamo e parashikuar për t’u luajtur në stadiumin e Kavajës, nuk është zhvilluar pasi kryetari i bashkisë së këtij qyteti nuk e ka lejuar. Në ndeshjet e tjera gjithçka ka shkuar mirë. Në kryeqytet në takimin Partizani-Lushnja, të kuqtë kanë fituar me rezultatin 3–0. Goli i parë është shënuar në minutën e 41 nga Dorian Bylykbashi me një goditje dënimi. Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Partizani shënon edhe dy herë të tjera. Ka qenë Bylykbashi ai që ka krosuar për Bejzaden, i cili do të shënonte golin e dytë. Më pas përsëri Bylykbashi shënoi një eurogol, duke goditur topin fluturimthi. Në ndeshjet e tjera Tirana ka fituar ngushtë ndaj Shkumbint (1–0). Elbasani ka fituar ndaj debutuesve të Laçit (2–0), ndërsa takimi Egnatia-Dinamo do të luhet sot në stadiumin e Peqinit.
teksti: Altin Manallari [Shekulli]
foto: [sporti shqiptar] [/qb]
Bravo genci per artikullin fantastik vetem nja 3-4 jave i vjeter /pf/images/graemlins/tongue.gif :lol:
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Trajneri lezhjan i kuqebluve pritet të sjellë edhe një herë skemën e vjetër të shkodranëve 24-09-2004

Bici: Kundër Partizanit me tre sulmues

Gjergj Kola


Humbja me Tiranën javën e kaluar ua ka prishur disi planet drejtuesve të Vllaznisë. Ata kishin menduar që edhe pas javës së katërt të ishin në krye të renditjes, ndërkohë që tani u mbetet veçse të fitojnë me Partizanin. Për t'ia arritur kësaj, trajneri i kuqebluve është duke menduar një mënyrë loje me tre sulmues. Kjo madje duket e sigurt dhe shprehet edhe në fjalët e Bicit, kur thotë: "Jemi duke bërë planet e ndeshjes me Partizanin dhe ndoshta të shtunën mund të luajmë edhe me tre sulmues. Këtë jemi duke e menduar mirë dhe mund ta aplikojmë në këtë ndeshje." Risia e sulmit me tre lojtarë pritet të mos jetë e vetmja për formacionin shkodran. Pas humbjes së fundit me bardheblutë është shënjestruar loja e dobët e mbrojtjes dhe për këtë qëllim Bici është duke menduar një vendosje të re edhe në këtë repart. Kjo u aplikua që të mërkurën në ndeshjen e kupës kundër "inferiorëve" të Tërbunit dhe duket se kështu do të ndodhë edhe ndaj të kuqve të Shulkut. "Në ndeshjen me Tërbunin, që, për mendimin tim, ishte një ndeshje kontrolli, aplikuam lojën me katër mbrojtës në vijë të drejtë dhe do të mundohemi të luajmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme. Në ndeshjen e kupës pati deri diku impenjim, ndonëse skuadra nuk ishte në maksimumin e saj. E kontrolluam lojën gjatë gjithë lojës, edhe sepse kishim përballë një kundërshtar të dobët, por gjithsesi ishte kundërshtari i duhur, me koeficientin e duhur të vështirësisë për të aplikuar këtë mënyrë loje që kërkojmë të rikthejmë edhe një herë te Vllaznia," ? sqaron idetë e tij trajneri i sotëm i kuqebluve. Të gjitha këto bëhen me idenë e vazhdimësisë, megjithatë rëndësinë më të madhe e ka sfida e nesërme me Partizanin. Për shumëkënd, kjo ndeshje mund të konsiderohet e lehtë për Vllazninë, ngaqë të kuqtë, me gjithë ardhjet e shumta të lojtarëve, nuk kanë ende një formacion të kompletuar. Vasil Bici nuk mendon kështu, përkundrazi e konsideron këtë takim shumë të vështirë. "Nuk kemi kundërshtarë të dobët. Partizani po merr forca çdo ditë dhe të jeni të sigurt se nuk do jetë ai Partizan i ndeshjeve të kaluara. Do të jetë Partizan krejt tjetër, të jeni të bindur për këtë. Megjithatë, objektivi ynë dihet: shkojmë për të fituar në Tiranë," ? ka thënë ai. Për kuqeblutë, në këtë mënyrë ka ardhur shansi për të rikthyer besimin te tifozeria e tyre, e cila është e dëshpëruar nga humbja e javës së kaluar. Kundër të kuqve, djemtë e Bicit pritet të jenë të vendosur ndryshe në fushë. Variante këto që pritet të sjellin suksesin, por më i rëndësishmi nga këto duket fakti që në "Qemal Stafa" Vllaznia do të luajë me tre sulmues.

http://www.sportishqiptar.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Afrikani i formacionit kuqeblu nuk është i bindur që loja e tij nuk është në nivelin e kërkuar 24-09-2004

Ziambo: Shkodranë, nuk jam dobët

Gjergj Kola


Afrikani Januari Ziambo pritej të ishte një nga pikat më të forta të Vllaznisë sivjet, por aktualisht, pas 4 javëve të para të kampionatit, duket se ende nuk ka dalë në lojën e tij më të mirë. Kështu ndodhi edhe të shtunën, kur ndaj bardhebluve, ndonëse u përpoq shumë, nuk ka qenë në gjendje të shfaqej si protagonist në fushë. Stafi drejtues i skuadrës dhe vetë tifozeria shkodrane pret më tepër prej tij, por vetë Ziambo është kundër mendimit se po luan dobët. "Jam në një formë shumë të mirë sportive. Kam zhvilluar një fazë përgatitore të rregullt dhe nuk ka pse njerëzit të mendojnë se jam dobët. Po ashtu, nuk është punë mosambientimi me skuadrën. Nëse loja ime nuk ka rënë në sy, kjo ka ardhur ngaqë ne sulmuesit nuk i pasojmë njëri?tjetrit. Unë mundohem të dribloj dhe të pasoj për te shokët e mi, në një kohë që më vijnë fare pak topa. Kjo nuk duhet të ndodhë, sepse futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë duhet të luajnë me njëri-tjetrin. Prandaj, askush të mos mendojë se po luaj dobët," - thotë Ziambo në prononcimin e tij për "Sportin shqiptar". Për lojtarin me ngjyrë, humbja me Tiranën nuk duhet t'i alarmojë gjërat, pasi një skuadër e tillë nuk është turp të të mundë. "Tirana ka ekip shumë të mirë, bëri gol shumë shpejt dhe na mundi. Gjatë gjithë pjesës së dytë e kemi vënë në vështirësi atë dhe nuk është faji i sulmuesve nëse nuk u shënua gol tjetër. Na mungoi fati këtë radhë, por shpresoj që herët e tjera ai të jetë me ne," - shton më tej ish?sulmuesi i Bylisit dhe i Dinamos. Fati nuk e ka lënë të shënojë as vetë futbollistin nga Zimbabveja në disa raste dhe tani mungesa e golit sikur e vë në siklet. Megjithatë, e rëndësishme për të duket angazhimi maksimal i gjithë ekipit për t'iu rikthyer fitoreve, sepse pretendimet e klubit janë të larta. "Kampionati sapo ka nisur dhe kjo humbje nuk duhet të na mërzisë. Ne duhet të vazhdojmë punën për të pretenduar deri në fund fitoren e kampionatit dhe kupës, pasi kemi një skuadër të mirë dhe të denjë për të pretenduar trofetë," - përfundon sulmuesi 24-vjeçar i Vllaznisë. Prej Januari Ziambos vërtet që të gjithë presin shumë. Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe, siç e thotë edhe ai vetë, mbetet për t'u përmirësuar edhe pak gjuha e komunikimit mes lojtarëve kuqeblu në vijën e parë të sulmit. Po të ndodhë kjo, me siguri që Vllaznia do të bëhej një skuadër e frikshme për të gjithë kundërshtarët.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

24-09-2004

Tre kuqeblu refuzojnë ofertën e Besëlidhjes

Gjergj Kola


Fqinjët e Besëlidhjes, të gjendur në vështirësi për ndërtimin e skuadrës së tyre, kanë kërkuar ndihmë te Vllaznia. Drejtues të kësaj skuadre, për të dytë herë brenda pak ditësh, kanë mbërritur në Shkodër për të mundësuar marrjen e dy?tre lojtarëve kuqeblu. Drejtuesit e klubit shkodran janë shprehur të gatshëm për këtë bashkëpunim, ngaqë vetë sportistët e rinj, duke u aktivizuar me lezhjanët, gjejnë mundësi të luajnë. Por jo çdo gjë ka shkuar kështu, pasi përgjigjja e vetë sportistëve ka qenë negative. Dje paradreke, në zyrat e klubit shkodran janë parë drejtuesit e Besëlidhjes, Pjetrushi dhe Lorenci. Ata kanë biseduar edhe një herë për këtë problem me homologët e tyre shkodranë, teksa kanë kërkuar të marrin me huazim tre futbollistë. Bëhej fjalë për Denis Zmijanin, Erionit Selmanin dhe Rudi Bekën. Por të tre këta sportistë kanë preferuar të mbeten te Vllaznia për disa arsye. Së pari, sepse janë të angazhuar me studimet e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" dhe pastaj, edhe ajo tjetra, më mirë në stërvitje me Vllazninë, sesa te Besëlidhja, që po vuan largimin e shumë lojtarëve të saj. Në këtë mënyrë, lezhjanët janë kthyer me përgjigje negative nga Shkodra, kur në të vërtetë prisnin tjetër gjë.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Sulmuesi shkodran u tërheq vëmendjen kolegëve të tij për të mos nënvlerësuar kundërshtarin e radhës 17-11-2004

Sinani: Harrojeni Tiranën, para është Egnatia!

Gjergj Kola


Të gjithë e kanë pritur atë, njeriun e golave të shumtë, kapitenin që të jep moral, sportistin korrekt dhe të disiplinuar. Kjo ishte pak a shumë përmbledhja e pritjes trejavore të rikthimit në fushë të Vioresin Sinanit. Deri të premten paradite, kur ai ka firmosur kontratën e re me kuqeblutë, drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë të shqetësuar për aktivizimin apo jo të tij. Megjithatë, çdo gjë ka përfunduar ashtu siç pritej dhe të nesërmen Sinani ka festuar rikthimin e tij në Shkodër me gol dhe fitore. Ja si shprehet vetë Sinani për këtë rikthim të tij në kampionatin shqiptar, pas 6 muajsh mungese: ? Viori, riktheheni me gol në kampionatin shqiptar. E prisnit një gjë të tillë? ? Kuptohet, detyra e çdo sulmuesi është të shënojë. Edhe unë me këtë objektiv hyra në ndeshjen me Dinamon, megjithëse e pranoj që përgjegjësia ka qenë tepër e madhe. Jam shprehur edhe në gazetën tuaj para ndeshjes se skuadra nuk duhej të priste çdo gjë nga unë. Në të bëjnë pjesë lojtarë shumë të talentuar, të cilët janë në gjendje ta nxjerrin atë nga çdo situatë e vështirë ku mund të jetë ekipi. Megjithatë, jam i kënaqur që shënova dhe fituam, sepse Vllaznisë i duhej kjo fitore. ? E dëshironit këtë gol të shtunën? ? Më e rëndësishmja ishte që të fitonte ekipi, sepse ai nuk po kalonte një moment të mirë. Pastaj çfarë vlere do të kishte goli im, nëse Vllaznia nuk do ta fitonte këtë ndeshje. Për fatin tim të mirë, ndodhën të dyja dhe tashmë gjërat do të jenë më të lehta, si për mua, ashtu edhe për skuadrën time. ? Keni 6 muaj që ndodheni larg Vllaznisë. Çfarë ju bën përshtypje tek ekipi që keni gjetur? ? Shoh që sivjet presidenca ka bërë shumë blerje. Kuptohet, nuk janë shumë prej emrave të vitit të kaluar, megjithatë kanë ardhur lojtarë shumë cilësorë, si Abilio, Ziambo, Leandro, Shehi etj. Përveç tyre, përmend edhe Oliveirën, që ka veti të mira mbrojtëse, ashtu si edhe Singbo, i cili, ndonëse duket se nuk është në gjendjen e tij më të mirë, sërish është i rëndësishëm për skuadrën. Duke qenë kështu, jam i sigurtë se kjo skuadër mund të pretendojë për trofe sivjet. Kuptohet, diferenca që u krijua kohët e fundit në renditje e bën shumë të vështirë, por detyra jonë është të gabojmë sa më pak në ndeshjet e ardhshme, për të pritur kësisoj ndonjë hap të gabuar të dy rivalëve tanë. Ajo që ne dëshirojmë aktualisht është të na jepet edhe njëherë mundësia të jemi në pozita të barabarta me këto dy ekipe. ? Këtë javë do të luani në Rrogozhinë. Jeni duke menduar për Egnatian, apo në mendje keni Tiranën? ? Për Tiranën kemi kohë të mendojmë. Në prag kemi një ndeshje tepër të vështirë, siç është ajo me Egnatian, e cila ka në përbërje të saj lojtarë cilësorë dhe do të mundohet me të gjitha forcat të marrë ndaj nesh ato pikë që nuk ka arritur t'i marrë deri tani. Të gjithë jemi të angazhuar për këtë takim, sepse Vllaznia gjithmonë e ka pasur problem të impenjohet para kundërshtarëve të dobët, apo atyre që janë në vendet e fundit të renditjes. Prandaj, e rëndësishme është të motivohemi në maksimumn për Egnatian, sepse Tirana të motivon vetvetiu. Në Rrogozhinë na duhet patjetër fitorja, nëse duam të vazhdojmë të pretendojë, ndryshe planet tona do të prishen. ? Së fundi, vitin e kaluar keni qenë fituesi i "këpucës së artë". Do të pretendoni të njëjtën gjë edhe sivjet apo ky është një "hesap" i mbyllur"? ? Ajo që do të bëj unë është të shënoj sa më shumë për ekipin tim. Posti i golashënuesit më të mirë nuk është objektivi im primar. Do të bëj ç'të jetë e mundur për të ndihmuar dy shokët e mi të ekipit, Salihin dhe Abilion për të shënuar, në mënyrë që njëri prej tyre të jetë pasardhësi im për "këpucën e artë".
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

17-11-2004

Belisha, shqetësimi i radhës për kuqeblutë

Gjergj Kola


Përveç Ziambos, të dëmtuar prej dy javësh, infermierisë kuqeblu prej katër ditësh i është shtuar edhe mesfushori Belisha. Lojtari i thirrur edhe nga Brigeli në zboret e tij të fundit, ka lënë fushën i dëmtuar të shtunën ndaj Dinamos. Fillimisht është dukur një dëmtim jo i rëndë, megjithatë kavilja e dëmtuar ka filluar të shfaqë probleme më vonë. Sipas mjekut Çoba, që po i qëndron afër lojtarit, dëmtimi i tij është serioz, pasi kavilja e këmbës së djathtë ka pësuar një dëmtim jo të vogël. Për pasojë, ai është duke punuar në mënyrë individuale dhe ende nuk dihet nëse ai do të jetë gati për të shtunën kundër Egnatias. Për të do të vendoset në ditët e ardhshme, duke u varur edhe nga shkalla e rekuperimit të tij. Dje Belisha ka kryer vrapime të lehta përreth fushës së stërvitjes sëbashku me Ziambon. Ky i fundit pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës tjetër me Tiranën.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Braziliani mendon se një fitore në Rrogozhinë do t'i karikonte më tepër kuqeblutë për ndeshjen me kryesuesit 19-11-2004

Leandro: Vllaznisë i duhen pikët më tepër se kurrë

Gjergj Kola


"Fitorja me Egnatian është detyrë për ne, ashtu siç do të jetë edhe me Tiranën apo çdo kundërshtar tjetër." Kështu shprehet një nga lojtarët më të mirë për momentin tek Vllaznia, braziliani Leandro da Silva. Edhe në takimin e fundit me Dinamon, lojtari që vitin e kaluar bëri emër pikërisht me këtë skuadër, ishte në një formë të shkëlqyer, duke qenë përcaktues në lojën e kuqebluve. Nga këmbët e tij erdhën edhe askionet e golave të shënuar nga shkodranët. Leandro e pranon faktin se gëzon një formë të mirë, por nga ana tjetër thekson se mund të japë më tepër. "Duhet ta pranoj se kur erdha në Shkodër nuk kam qenë në 100% të formës time. Tani mund të them se i kam arritur parametrat e duhur dhe po mundohem të bëj më të mirën për Vllazninë. Megjithatë, duhet të jap më tepër, ashtu si duhet të bëjnë të gjithë të tjerët për të arritur objektivat që ka skuadra," - thotë braziliani. Mesfushori që luan në krahun e djathtë ka qenë një nga të preferuarit e trajnerit Bici qysh në fillim të këtij sezoni. Leandro, së bashku me brazilianin tjetër Rodrigo, kanë qenë emrat që trajneri i ka servirur presidencës kuqeblu për merkaton. Leandro e pranoi këtë ofertë, ndërsa mbrojtësi preferoi të rikthehet sërish tek Dinamo. Leandro Da Silva shpreh keqardhje për mosardhjen në Shkodër të bashkatdhetarit të tij. Sipas tij, Rodrigo ka qenë ndër më të mirët për Dinamon të shtunën në "Loro Boriçi". Madje edhe tifozët shkodranë e kanë kuptuar se me të në skuadër, problemet në mbrojtje do të ishin më të pakta. Megjithatë, Leandro Da Silva, autori i dy golave për Vllazninë në këtë kampionat, kërkon të ndalet tek ndeshjet e radhës me Egnatian dhe Tiranën. "Janë të dyja ndeshje në trasfertë, ndaj dhe vështirësia e tyre rritet. Megjithatë ne do të bëjmë maksimumin për t'i kaluar me sukses. Kemi gabuar në Lushnjë dhe Durrës, por rëndësi ka që të mos i përsërisim këto gabime. Na duhen më tepër se kurrë pikët, prandaj do të bëjmë çmos për të marrë maksimumin," ? shprehet Leandro. Mesfushori thekson se për momentin Vllaznisë i intereson një fitore me Egnatian, e cila mund të shërbente njëkohësisht si një karikim përpara sfidës me Tiranën kryesuese. "Të dy takimet, ai me Egnatian dhe Tiranën, kanë specifikat dhe vështirësitë e veta, por për momentin na intereson vetëm ndeshja e radhës në Rrogozhinë. Ta kalojmë njëherë këtë ndeshje dhe më pas të mendojmë për Tiranën," - përfundon braziliani.
 

nikson

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

zagaret na turpnun /pf/images/graemlins/frown.gif Ku eshte Salihi Sinani??????
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Me hum me Egnatien.Turp per ne por kreni per DEDJEN qe gjithmon na rrah kur asht kunder nesh kurse kur asht me ne nuk fiton kurr.
 
Top