Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Vllaznia, Lici e Drobnjak në fushë ndaj Teutës

Gjergj Kola

Vllaznia, Lici e Drobnjak në fushë ndaj Teutës


Në ndeshjen e kësaj jave kundër Teutës, në formacionin e Vllaznisë pritet të ketë disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara. Ajo që pritet me shumë interes natyrisht që është rikthimi i të njohurit Suad Lici dhe njëkohësisht edhe prezantimi i malazezit të sapoblerë Jovan Drobnjak. Të dy këta futbollistë mendohet të jenë në fushë që nga minuta e parë në këtë takim kundër durrsakëve. Të paktën kështu është parë në ndeshjen e djeshme të kontrollit që kuqeblutë kanë zhvilluar. Siç ishte paralajmëruar, ky test është zhvilluar pikërisht në “Loro Boriçi” edhe ngaqë duhej parë më nga afër gjendja e disa futbollistëve të ardhur në provë ditët e fundit tek Vllaznia. Në formacionin e parë, atë që mendohet të luajë ndaj durrsakëve, në stërvitjen e djeshme janë parë disa lëvizje të reja. Kështu në portë mbetet si gjithnjë titullar Ndoja, kurse në mbrojtje kanë munguar Teli e Radusinoviç dhe Dedja ka bërë disa eksperimente. I pari në të vërtetë ka ardhur me vonëse në stërvitje ngaqë dje ka qenë në Ambasadën Italiane për marrjen e vizës për në turneun e Norçias. Megjithatë në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme, Teli ka mbërritur dhe ka zënë vendin e Hotit. Ndërkohë që malazezi Radusinoviç kishte marrë leje për disa punë personale teksa ka qëndruar në Podgoricë. Siç e thamë në mbrojtje dje është provuar rreshtimi me Hotin, Hasanin, Belishë, Licin e Doçin ndërkohë që edhe në mesfushë ka pasur surpriza. Krahas Leandros dhe Likës, tashmë të zakonshëm në formacionin kuqeblu, dje është provuar në qendër të mesfushës edhe 18 vjeçari Alsid Tafili. Një lojtar ky me të dhëna shumë të mira dhe prezantimi i tij në fushë gjatë 90 minutësisht të djeshëm ka qenë shumë i pëlqyeshëm. Çka do të thotë se nuk do jetë e papritur nëse ai e nis ndeshjen si titullar në Durrës. Nga ana tjetër, në sulm përkrah Sinanit dje ka luajtur malazezi i sapoardhur Drobnjak. Megjithëse jo në kontigjentin e tij më të mirë fizik, ish-sulmuesi i Partizanit është pëlqyer për veprimet e tij në fushë dhe kombinimet me kapitenin. Duke qenë kështu, me shumë të ngjarë që këtë javë, ai do të formojë dyshen e sulmit me Sinanin. Megjithatë për disa minuta gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së djeshme të kontrollit, trajneri Dedja në vend të malazezit ka aktivizuar të riun Cani, çka do të thotë se kjo mbetet një mundësi. Por ndërkohë ajo që mbetet ende për t’u përcaktuar është aktivizimi i Radusinoviç. Kjo duket e sigurtë dhe ajo që mbetet për t’u saktësuar është vetëm se kush do t’i lirojë vendin. Kjo ende nuk është përcaktuar dhe një mundësi është që të dalë një nga mbrojtësit që luajtën në testin e djeshëm. Tjetër mundësi është edhe largimi i ndonjë mesfushori. Të gjitha këto hipoteza mbeten për t’u provuar edhe në këto 2 ditë që kanë mbetur deri në zhvillimin e ndeshjes.
Gjergj KOLA


-Malazezët, ata që rezultojnë të pavlefshëm


Ndeshja e djeshme e kontrollit që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë edhe testi vendimtar që do të vendoste për fatin e disa prej lojtarëve që kanë ardhur për t’u provuar tek Vllaznia. Kështu me përjashtim të Drobnjakut që e ka nisur ndeshjen në formacionin e parë, të tjerët janë aktivizuar në intervale të ndryshme kohore në formacionin e dytë. Ajo që ka rezultuar në fundin e këtij testi është që tre prej malazezëve që kishin ardhur për provë, nuk e kanë kaluar “klasën”. Që do të thotë se Nikiç, Xhorxheviç dhe Rakoviq sot nuk do jenë më në stërvitje me kuqeblutë. Nga ana tjetër një figurë më të mirë se to ka bërë nigeriani Nëabunëanne i cili përgjithësisht ka fituar njëfarë besimi tek trajneri Dedja. Për rrjedhojë ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në provë dhe më pas do të vendoset për të. Por neë tre malazezë dje u larguan si të pavlefshëm, një tjetër lojtar nga vendi fqinj do të provohet sot. Bëhet fjalë për Mehmet Divanoviç, 21 vjeç që luan si mesfushor i majtë. Në karrierën e tij ai është aktivizuar me ekipet e Molnarit dhe Petrovacit.
Gjergj KOLA


-Teli, i vetmi futbollist i Vllaznisë në Norçia


Mbrojtësi i Vllaznisë Admir Teli do të jetë i vetmi lojtar i kësaj skuadre që do të marrë pjesë në turneun e Norçias. Ai dje ka qenë në Ambasadën Italiane për paisjen me vizë dhe për rrjedhojë tashmë do të jetë në dispozicion në trajnerit Brigel. Teli është një nga pikat më të forta të kuqebluve, një lojtar që ka treguar një stabilitet në lojën e tij e për rrjedhojë jo më kot është përfshirë në listën e kombëtares sonë që do marrë pjesë në këtë turne.
Gj. KOLA
 

genci

Primus registratum
Vllaznia, vjen Bokatola, gati largimi i Rinaldos

Te shtunen 21 Janar vazhdon java e dyte: Teuta - Vllaznia
Gjergj Kola

Vllaznia, vjen Bokatola, gati largimi i Rinaldos


Skuadra shkodrane vazhdon të ketë shumë luhatje sa i takon merkatos së saj. Në përpjekjet për të sjellë lojtarë cilësorë, drejtuesit e Vllaznia natyrisht që po ndeshin edhe në problemet e largimit të futbollistëve. Kështu dje me skuadrën më në fund shtë bashkuar kongolezi Bokatola por ndërkohë duket e sigurtë që do largohet sulmuesi brazilian Rinaldo. Ky i fundit dje nuk ka qenë në stërvitje dhe askush nga drejtuesit e skuadrës nuk ka dhënë një shpjegim në lidhje me këtë. Por ajo që ka pëshpëritur diçka ka qenë braziliani tjetër që luan për kuqeblutë Leandro. Sipas vetë atij, Rinaldo do largohet nga Vllaznia. Por ndërkohë në stërvitjen e djeshme ka munguar edhe Zheraldinjo. Dikush është mjaftuar me faktin se ai ka shkuar në Tiranë bashkë me sulmuesin dhe nuk përjashtohej mundësia që ta kishte përcjellë Rinaldon për në Rinas për të fluturuar më pas drejt Brazilit. Nga ana tjetër burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se edhe Zheraldinjo ka shprehur pakënaqësi në lidhje me mosaktivizimin e tij si titullar me Vllazninë. Ai prej javësh ka ngrohur stolin dhe është mjaftuar vetëm të futet në fushë si zëvendësues. Kjo gjë natyristh që nuk ka lënë shije të mirë tek ai dhe siç bëhet e ditur nga burime brenda skuadrës, zheraldinjo ka kërkuar edhe një takim me presidencën e klubit për të sqaruar disa gjëra dhe më pas nuk është çudi edhe të largohet nga Shqipëria. Gjithsesi për momentin vetëm Rinaldo duket i sigurtë për t’u larguar. Braziliani që erdhi në tetor ek ekipi shkodran në fillim bëri një paraqitje relativisht të mirë teksa arriti të shënojë edhe 4 gola për Vllazninë në ndeshjet e kampionatit. Por në javët e fundit të fazës së dytë, ai me formën e paraqitur ka lënë shumë për të dëshiruar. Çka ka bërë që presidenca e klubit të kërkojë një sulmues tjetër dhe tashmë e ka gjetur atë. Bëhet fjalë për malazezin Drobnjak që tashmë është pjesë e skuadrës dhe duke qenë kështu, natyrshëm që Rinaldo duhej të bëhej gati për stolin. Kjo gjë është konsideruar e pakuptueshme për brazilianin 27 vjeçar që kësisoj ka bërë gati valixhet për kthimin në vendin e tij. E ndërsa ai është drejt largimit, bëhet e ditur se një brazlian tjetër mund të mbërrijë tek Vllaznia. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera, por bashkëpatrioti i Leandros është pritur të mbërrinte mbrëmë sëbashku me menaxherin e tij. Megjithatë ajo çfarë konsiderohet pozitive në këto momente për kuqeblutë është edhe mbërritja e Bokatolës. Kongolezi i shumëpritur ka mbërritur vetëm dje në drekë në Shkodër pas një udhëtimi të gjatë dyditor nga Franca. Për rrjedhojë ai pasi është prezantuar para seancës së pasdiets me ekipin ku ka luajtur edhe më parë, është lënë pushim nga ana e trajnerit Dedja. “Ndjehem mirë që jam sërish në Shkodër. Ishte dëshira ime për t’u rikthyer ajo që më bëri të jem këtu. Shpresoj të bëj më të mirën për të. Gëzoj një formë të mirë sportive dhe besoj se shumë shpejt do të jem i gatshëm për trajnerin Dedja”-ka thënë ai në prononcimin e tij të parë për “Sporti Shqiptar”.
Gjergj KOLA


-Divanoviç dhe Nëabunëanne ende në provë me kuqeblutë


Pas largimit të tre futbollistëve malazezë që rezultuan të panevojshëm, dje me Vllazninë kanë vazhduar sërish me provën e tyre edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për malazezin tjetër Divanoviç si dhe nigerianin Nëabunëanne. Trajneri Dedja ka kërkuar më tepër kohë në dispozicion për dhënien e një mendimi më të qartë mbi këta dy lojtarë edhe për faktin që ata luajnë në repartin e mesfushës, ku nevoja për përforcime është evidente. Për pasojë dy të huajt edhe dje janë stërvitur me ekipin dhe me shumë të ngjarë prova e tyre do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.


-Vllaznia, stërvitja spostohet në Golem


Megjithëse trajneri Dedja kishte kërkuar të kishte stadiumin “Loro Boriçi” edhe për një seancë tjetër në dispozicion, kjo gjë dje nuk është realizuar dhe për rrjedhojë duke qenë se edhe fusha e Shtojit, ku ata stërviten zakonisht ka qenë në një gjendje jo të mirë, dje kuqeblutë janë stërvitur në Golem. Por fakti që në këtë fushë nuk ka dushe ka bërë që futbollistët të zhvishen në dhomat e stadiumit e më pas me makinat e tyre të udhëtojnë drejt Golemit ëpr t’u rikthyer sërish aty për të bërë dush. Duke qenë kështu, natyrisht që lojatrët janë rropatur jo pak megjithatë më e rëndësishme se kjo ka qenë përgatitja për ndeshjen me Teutën
 

genci

Primus registratum
-Dedja: Futbollistët paguhen shumë, japin pak

-Dedja: Futbollistët paguhen shumë, japin pak


Humbja e fundit në Durrës është e pajustifikueshme. Për asnjërin nga futbollistët shkodranë nuk është e logjikshme të nxjerrë pretekste pse humbën ndaj teutës. Diferencat edhe në përbërje kanë qenë të dukshme në anën e Vllaznisë por kjo jo në fushën e lojës. Pas golit të barazimit, skuadra është shpërfytyruar krejtësisht. Ai që e ndjen më shumë se çdokush tjetër humbjen është pikërisht trajneri Hysen Dedja. Kjo ngaqë ndryshe ai e përgatit skuadrën gjatë javës dhe ndryshe ajo luan në ditën e ndeshjes. Nëse ndaj Tiranës, humbja u justifikua me faktin që lojtarët u goditën psikologjisht nga thirrjet e tifozerisë kundër presidencës, kësaj rradha nuk ka arsye për t’u mbrojtur. Për rrjedhojë edhe Dedja menjëherë pas ndeshjes por edhe dje ka dalë hapur kundër profesionalizmit të lojtarëve të tij. “Humbja nuk ka asnjë justifikim. Por më duket se lojtarët e mij më shumë se tek ndeshjet e kanë mendjen tek ana ekonomik”-ka thënë tekniku i kuqebluve. Por ndërkohë një deklaratë e tillë është keqinterpretuar mesa duket nëpër media. Aq sa një gjë e tillë e ka shqetësuar së tepërmi “timonierin” shkodran i cili ka sqaruar në lidhje me ato çfarë ka thënë: “Në të vërtetë ajo çfarë unë realisht kam dashur të them me atë deklaratë ka qenë tjetër gjë nga ajo që është komentuar më pas. Unë kam dashur të them këtë gjë: Futbollistët e Vllaznisë paguhen shumë më tepër sesa duhen. Më tepër sesa ajo që japin në fushën e lojës. Ata paguhen me 4, 3 dhe 2 mijë euro në muaj dhe po bëjnë një paraqitje shumë të dobët pa e justfikuar aspak të qënurit pjestar i Vllaznisë. Të gjithë ne, duke filluar nga unë dhe duke përfunduar tek futbollisti i fundit, paguhemi për të bërë garë sportive dhe jo për të zhgënjyer në fushë me paraqitje të tilla si ajo ndaj Tiranës dhe kjo ndaj Teutës. Pikërisht në këtë kontekst e kam thënë edhe unë atë shprehje se futbollistët mendojnë më shumë për paratë që marrin sesa për t’i justifikuar ato në fushën e lojës, në një kohë që presidenca ka qenë shumë korrekte me pagesat e tyre”. Në këtë mënyrë ajo që mbetet pavarësisht këtyre deklaratave është gjendja jo e mirë e Vllaznisë. Këtë javë që shkoi, ajo e lëshoi edhe një vend tjetër në renditje, duke kaluar tek ai i shtati. Një vend aspak i përshtatshëm për një skuadër që ka shpenzuar jo pak për të sjellë lojtarë cilësorë. në këtë kontekst sot pritet që analiza e cila do zhvillohet, të jetë shumë e ashpër me futbollistët kuqeblu. Për presidencën por edhe stafin drejtues të ekipit, gjendja aktuale është e patolerueshme e si rrjedhojë duhet ndërhyrë në këtë mes. Këtë e paralajmëron dhe tekniku Dedja që në fund do thoshte: “Në këtë analizë natyrisht që do nxjerrim të metat dhe shkaqet e asaj çfarë po ndodh në skuadër. Nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që kjo gjendje të përkeqësohet më tej”.
 

genci

Primus registratum
Bashki- Federatë, gati marrëveshja për palestrën

Bashki- Federatë, gati marrëveshja për palestrën -Atletikë


-Bashki- Federatë, gati marrëveshja për palestrën


Premtimet për palestërn e atletikës së Shkodrës tashmë kanë mbetur vetëm për t’u bërë realitet. Nuk ekziston asnjë pengesë për nisjen e punimeve aq më tepër kur të gjitha palët tashmë janë dakord për një gjë të tillë. Kështu është premtuar në takimin që presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Fatos Shehaj ka patur dje me kryetarin e Bashkisë së Shkdorës Artan Haxhit. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe pak ditë më parë, njëshi i federatës së atleikës kishte kërkuar nga Bashkia e qytetit verior garancinë që ambjenti i cili mendohet t’i shërbejë atletikës të vihet plotësisht në shërbim të saj. Për këtë arsye kryebashkiaku Haxhi menjëherë ka lëshuar shkresën që vendi i parashikuar për ndërtimin e kësaj palestre të jetë vetëm në shërbimin e atletikës. Një vendim i tillë natyrisht që e ka ngrohur presidentin Shehaj që nga ana tjetër ka kërkuar edhe ndonjë ndihmë tjetër financiare nga Bashkia për punimet që mendohet të nisin shpejt. Edhe në këtë pikë, z. Haxhi ka siguruar se institucioni që ai drejton do të lëvrojë një fond të caktuar për të ndihmuar edhe ai në realizimin e këtij projekti. “Unë e kam ndjerë si detyrë prej kohësh që të bëja diçka për t’i krijuar kushtet të paktën minimale atletëve shkodranë për stërvitje. Tashmë që edhe presidenti Shehaj pashë se kishte plane serioze për ndërtimin e kësaj palestre, natyrisht nuk kishim si të mos afronim bashkëpunimin tonë. Shpresoj shumë që një projekt i tillë të realizohet sa më shpejt”-ka thënë ai. Nga ana tjetër kryebashkiaku angazhoi edhe drejtorin e Urbanistikës për bërjen edhe njëherë të preventivit të ndërtimit të kësaj palestre ndarë në zëra të veçantë siç u kërkua nga presidenti Shehaj ngaqë ekziston mundësia që për ndërtimin e kësaj palestre të ndihmojnë donatorë të ndryshëm duke futur edhe veten e tij. Vetë presidenti i sapozgjedhur i “mbretëreshës” është dukur i kënaqur me pritjen në Shkodër dhe nga ana e tij shprehu entuziasmin që atletët shkodranë më në fund të stërviten në kushte të mira. “Gjej rastin të falendero kryetarin e Bashkisë për gatishmërinë e treguar dhe natyrisht të gjithë sëbashku jam i bindur se kemi për ta realizuar këtë projekt i cili nuk më shërben mua por atletikës shkodrane”-ka thënë Fatos shehaj. Projetki i palestër së atletikës në Shkodër që mendohet të ndërtohet poshtë tribunës së stadiumit “Loro Boriçi” është edhe në zyrat e Minsitrisë së sportve dhe pritet që edhe ky institucion të japë kontributin e vet financiar për ndërtimin e saj. E rëndësishme është që pavarësisht se kush do jenë donatorët, kjo palestër të përfundojë ashtu siç është premtuar.


Gjergj KOLA
 

Guest
Presidenca, vazhdon “inati” me skuadrën

Presidenca, vazhdon “inati” me skuadrën -Presidenca, vazhdon “inati” me skuadrën


Në miqësoren e djeshme kudnër Beslidhjes në ambjentet e stadiumit të Shkodrës nuk është parë asnjë nga drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia. Asnjëri nga pjestarët e presidencës nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim miqësor pikërisht nisur nga fakti që ata vazhdojnë ta kenë “inatin” me skuadrën. Zhgënjimi që kanë marrë nga rezultatet e skuadrës në këtë fillim të fazës së tretë, është shoqëëruar edhe me një ftohje të marrëdhënieve mes palëve. Kushti për t’u afruar sërish duket se është vetëm fitorja në ndeshjen e rradhës në Lushnjë. Por kjo ndeshje nuk mendohet të jetë vetëm mundësia më e mirë e “pajtimit” mes palëve pasi vlen edhe në një aspekt tjetër. Presidenca ua ka bërë të ditur lojtarëve faktin se pa fituar në Lushnjë nuk ka rroga e kjo gjë në njëfarë mënyre e ka rritur edhe tensionin në prag të kësaj ndeshjeje. Për të gjitha këto, asnjëri nga pjestarët e presidencës së Vllaznisë dje nuk ka preferuar të ndjekë miqësoren me Beslidhjen.
 

Guest
Paulin Ndoja: Vendi i shtate shum keq për Vllaznin

Paulin Ndoja: Vendi i shtatë, shumë keq për Vllazninë
Më shumë se për gjithçka tjetër i vjen keq që emri i Vllaznisë po “nëpërkëmbet”. Paulin Ndoja: Vendi i shtatë, shumë keq për Vllazninë
Më shumë se për gjithçka tjetër i vjen keq që emri i Vllaznisë po “nëpërkëmbet”. Dhe kjo jo për faj të kujt tjetër por të vetë pjestarëve të këtij klubi me mjaft emër të cilët nuk kanë arritur të ndërtojnë skuadrën që duhet. Paulin Ndoja ndihet shumë keq që kuqeblutë si rrallëherë tjetër ndodhen në vendet e fundit të tabelës së renditjes. Ai ia ka shprehur mendimet e tij edhe në takimet që ka patur me presidentin Çela i cili jo vetëm njëherë i ka kërkuar mendime atij. Kuptohet mendimet edhe mund të kenë qenë të kundërta por mjeshtri i njohur i portës shkodrane dhe asaj shqiptare, nuk ka përtuar të japë shpjegimet në lidhje me mënyrën si duhen bërë shumë punë në klub. Aktualisht Ndoja mban vetëm detyrën e drejtorit të stadiumit “Loro Boriçi” duke mos pasur të bëjë fare me punën në klub megjithatë duket qartë që atij i dhemb gjendja e keqe të cilën është duke kaluar Vllaznia. Kjo duket qartë edhe në intervistën e tij për “Sporti Shqiptar” kur shprehet:
-Ndoja si e konsideroni gjendjen e Vllaznisë kur ajo ndodhet aktualisht në vendet e fundit të renditjes?
-Shumë keq, madje do të thosha se nuk ka sesi shkon më keq. Vendi i shtatë që kjo skuadër mban në renditje është i pajustifikueshëm. Do të ishte shumë më ndryshe nëse skuadra nuk do kishte sponsor dhe një renditje e tillë edhe mund të justifikohej nga mungesa e parave. Por tashmë që lekë ka, madje mendoj se janë shpenzuar shuma tepër të mëdha nga presidentët, një paraqitje e tillë e këtij ekipi na ka zhgënjyer shumë të gjithëve ne që kemi qenë dhe jemi të lidhur ngushtë me këtë fanellë dhe me këtë emër.
-Cilat mendoni se janë shkaqet që Vllaznia është në këtë gjendje?
-Si shkaqe kryesore unë do përmendja dy; e para, përgjegjësi kanë pjestarët e stafit që janë marrë me blerjet sepse donatorët kanë hedhur shumë para por në skuadër kanë ardhur lojtarë të rëndomtë. Sepse nuk është hera e parë që ndodh kështu. E njëjta situatë ishte edhe vitin e kaluar ku u bënë të njëjtët gabime. Nga ana tjetër janë larguar disa futbollistë shkodranë të cilët do ishin baza e ekipit sepse janë lojtarë me vlera. Shkaku i dytë mendoj se është mungesa e figurave të njohura në rradhët e stafit të Vllaznisë. Për mendimin tim Dedja ndihet i vetëm në një kohë që tek Tirana shoh që në shërbim të trajnerit të parë vihen edhe figura të njohura si Ali mema e Shkëlqim Muça, tek Partizani e Dinamo po ashtu të tjerë emra të rëndësishëm të historisë së këtyre klubeve. Dashje pa dashje prania e figurave të tilla në krye të klubeve do të thotë shumë ndërkohë që tek Vllaznia një gjë e tillë nuk është prezente.
-Megjithatë skuadra duket se ka emra cilësorë sportistësh dhe sërish nuk po japin rezultatet e duhura. Pse ndodh kjo?
-Mendimi im është se futbollistët kanë rënë në një gjendje përgjumjeje. Dhe nga situata natyrisht ata që duhet t’i nxjerrin janë drejtuesit e skuadrës dhe ata të klubit dhe këtu del sërish ai problemi që përmenda më lart; mungesa e njerëzve të duhur për të ndihmuar në këtë drejtim.
-Kohët e fundit ndërkohë po flitet shumë për kthimin e klubit në shoqëri aksionere. Ju si mendoni, a është kjo rrugëzgjidhja më e mirë për këtë klub?
-Nga sa kam unë informacion di që një apo më mirë asnjë nga klubet e futbollit tonë nuk ka kaluar në një shoqëri aksionere të mirëfilltë. Kjo do të thotë se hapat duhet të bëhen shumë të matur për t’i bërë mirë punët që në fillim e të vuajmë më vonë.
-Gjithsesi keni shpresë se ekipi shkodran do të rikthehet tek rezultatet e pritshme?
-Besimi asnjëherë nuk më ka munguar për këtë por natyrisht që të gjithë pjestarët e Vllaznisë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se prej tyre pritet shumë dhe duhet të japin maksimumin. Nëse ndodh kjo, atëherë unë besoj se gjërat kanë për të marrë për mirë në këtë skuadër.
Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Vllaznia, miqësore luksi me Tiranën

Vllaznia, miqësore luksi me Tiranën


Shekulli

Vllaznia do të luajë një miqësore me ekipin kampion në fuqi, Tiranën. Ndeshja është rregulluar pas marrëveshjes mes drejtuesve të dy skuadrave dhe për rrjedhojë bardheblutë kanë pranuar të jenë mysafirë sot pasdite në Shkodër. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" në orën 13:30. Në të vërtetë, kuqeblutë kishin planifikuar një miqësore me një skuadër të një rangu më të ulët, por përgjigjja pozitive që dhanë bardheblutë ka bërë që të ndryshojë edhe kundërshtari i radhës. Kjo miqësore pritet të jetë testi më serioz në prag të ndeshjes së afërt me Lushnjën.
 

genci

Primus registratum
Vllaznia vs. Tirana per Kampionat me 10 Maj 2006

E merkure 27 Prill 2006 ,Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan




Elbasani - Vllaznia



2 - 1




Shënues : Rizvanolli 35', Qorri 38' / Ahi 42'



Elbasani:

Kotorri, Dede, Vrapi, Tetova, Osja, Kaçi, Qorri (Kuçi 60'), Stojku, Çapja, Bejzade (Sukaj 56'), Rizvanolli (Nora 68'). Trajner: I. Daja


Vllaznia:

Ndoja, Teli, Kelmendi (Leandro 46'), Hasani, Radusinoviç, Ahi, Doçi, Belisha (Sinani 46'), Bokatola, Lika (Lici 60'), Hoti, . Trajner: H. Dedja

Kartone te verdhë : -


Kartone të kuq : -


Gjyqtarë : A.Janku, E.Doda, G.Qirici (Tiranë)






Radiografia:



5'- Ahi godet fuqishëm në drejtim të portës vendëse, por grushton portieri Kotorri.
8'- Qorri kroson në zonë për Rizvanollin dhe ky i fundit shpërdoron një mundësi përballë Ndojës.
16'- Sulmuesi Rizvanolli godet fuqishëm me kokë, por mbi traun e portës mike.
18'- Qorri lëshon një "silur", por Ndoja pret në pozicion.
23'- Rizvanolli kalon dy kundërshtarë, gjuan, por jashtë kuadratit.
30'- Ahi përballë Kotorrit gabon, duke gjuajtur shumë lehtë.
35'- Krosim nga a majta e Qorrit, Rizvanolli kërcen me kokë dhe shënon. 1-0 për Elbasanin.
37'- Qorri nga 30 metra, në një goditje dënimi, godet fuqishëm, duke shënuar një golin të bukur. 2-0 për Elbasanin.
41'- Tenton portën Doçi, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
42'- Ahi, jashtë zone, karikon të djathtën dhe shënon. Vllaznia ngushton në 2 1 diferencën.
45'- Kapiteni Dede largohet nga fusha, duke menduar se ka marrë karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Bokatolës.
51'- Bokatola godet jashtë zone, ndërsa Kotorri pret mjaft mirë.
64'- Sukaj depërton brenda zonës, por në çastin e fundit humbet ekuilibrin.
70'- Lici përballë portierit Kotorri nuk shënon, grushton ky i fundit.
81'- Osja kalon tre futbollistë miq brenda zonës, godet, por Ndoja grushton, duke evituar një gol të sigurt.
86'- Leandro për ekipin mik tenton portën, por godet mbi traun e saj.




Komenti:

Pas shumë e shumë mundimesh, më në fund Vllaznia e sheh veten në finale të kupës. Në fakt, shkodranët janë mundur në ndeshjen e kthimit në Elbasan, por rezultati i ndeshjes së parë në Shkodër i ka favorizuar kuqeblutë për të kaluar edhe gjysmëfinalet. Dhe në fakt kështu ka ndodhur, pasi Elbasani ka shënuar 2 gola në pjesën e parë njëri pas tjetrit dhe të gjithë kujtuan që përmbysja e madhe erdhi, por kanë kaluar vetëm katër minuta që stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" të heshtte nga goli i vetëm i shkodranëve.
Loja ka nisur e qetë, pavarësisht se Elbasanit i duheshin të paktën dy gola për të shpresuar te kualifikimi. Ekipet kanë studiuar shumë njëri-tjetrin deri në minutën e 20-të. Pas kësaj minute, vendësit intensifikojnë sulmet e tyre, ndoshta kjo nisur edhe nga mosreagimi i Vllaznisë, që duket se kishte udhëtuar vetëm për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë. Janë tri gjuajtje të forta të njëpasnjëshme të futbollistëve verdheblu, dy prej të cilave priten në mënyrë të shkëlqyer nga portieri Ndoja. Por atë që nuk bënë elbasanasit në minutën e 25-të dhe të 28-të, ia arrijnë qëllimit në minutën e 35-të dhe të 38-të, teksa për tri minuta, fillimisht Erion Rizvanolli me kokë dhe pastaj Qorri me një goditje standarde dënimi tundin rrjetën e portës shkodrane, duke kaluar ekipin në delir. Kur po mendohej që pjesa e parë po përfundonte me avantazhin e dy golave dhe verdheblutë të mendonin të shënonin edhe një në pjesën e dytë, ka ardhur menjëherë reagimi i Vllaznisë, teksa në një kundërsulm Ahi shkurton diferencën në 2-1. Duke bërë llogaritë, Elbasanit i duheshin edhe dy gola për kualifikimin, teksa ishin minutat e fundit e pjesës së parë. Dhe pikërisht në këto momente ndodh edhe "incidenti" me kapitenin Dede. Qendërmbrojtësi i Elbasanit ndërhyn ashpër ndaj Bokatolës dhe menjëherë heq bluzën dhe del nga fusha e lojës. Sipas deklaratës së vetë kapitenit Dede, këtë veprim ai e bëri pasi kuptoi që ndërhyri vërtet ashpër dhe e dënoi veten duke qëndruar në dhomat e zhveshjes. Mirë Dede që bëri një gjest që rrallë ndodh në fushat tona, por gjyqtari i ndeshjes duhet të kishte nxjerrë patjetër kartonin e kuq, çka e vë në përgjegjësi të plotë gjyqtarin kryesor. Elbasani nuk futi asnjë lojtar për ta zëvendësuar, as në fundin e pjesës, as në pjesën e dytë. Pjesa tjetër e takimit është e ekuilibruar. Trajneri Daja heq nga loja Bejzaden, Qorrin dhe Rizvanollin të lodhur, duke freskuar sulmin për të kërkuar golat e tjerë. Kundërpërgjigjet trajneri Dedja, i cili fut në fushë "kartat" më të mira të shkodranëve, Sinanin, Leandron dhe Licin. Rastet fillojnë e bëhen gjithmonë e më shumë sporadike, derisa dëgjohet vërshëllima e fundit. Kështu Vllaznia arrin të shkojë në finale, duke e pasur si synimin kryesor që pas përfundimit të fazës së dytë. Ndërsa Elbasani tashmë nuk mund të luftojë në të dy frontet, por do të përqendrohet në kampionat, atje ku mundësitë për arritur titullin janë të prekshme. Këtë javë Elbasani do të presë Partizanin, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë në Tiranë, teksa do të ndeshet me Dinamon. Verdheblutë kërkojnë fitoren për dy arsye, për të ruajtur diferencën me ndjekësin dhe për t'u "hakmarrë" ndaj të kuqve për tri humbjet e këtij sezoni. Nga ana tjetër, shkodranëve do t'u bënte punë edhe një barazim.





Ilir Daja, trajner i Elbasanit:

“Më vjen keq për eliminimin nga kupa. Ishim vetëm një hap larg finales. Mendoj se zhvilluam një pjesë të parë shumë pozitive, ndërsa në pjesën e dytë dalja e kapitenit Dede na vuri shpesh në vështirësi, pasi ishim me 10 lojtarë. Mund të them se tashmë duhet të jemi të qetë përpara takimit me Partizanin këtë fundjavë.”


Hysen Dedja, trajner i Vllaznisë :

"Mendoj se luajtëm mjaft mirë në përballjen e sotme. Mund të them se ishte një ndeshje e vështirë, por unë në pjesën e dytë, ose më saktë në momentin që shënuam dhe doli Dede nga loja, kisha besim se tashmë jemi në finale. Tani na duhet të mendojmë për kampionatin, pasi jemi ende në zonën e ftohtë."


Te Veçanta :

- Nevil Dede e ka lënë fushën e lojës në fund të pjesës së parë dhe nuk është kthyer më në të, ndërkohë që gjyqtari Janku nuk ka nxjerrë karton të kuq për të. Diçka e çuditshme dhe që bie ndesh me rregulloret përkatëse. Sipas deklaratës së vetë kapitenit Dede, këtë veprim ai e bëri pasi kuptoi që ndërhyri vërtet ashpër dhe e dënoi veten duke qëndruar në dhomat e zhveshjes. "Më vjen keq që skuadra jonë u eliminua. Dua të sqaroj të gjithë tifozët tanë se dalja ime nga fusha ishte se unë pas asaj ndërhyrjeje të rëndë që bërë, mendova se gjyqtari më dha kartonin e kuq. Megjithatë, i kërkoj falje ekipit që e lashë me 10 futbollistë. Ishte një ndërhyrje që unë mendova se duhet të ishte për karton të kuq." Elbasani nuk futi asnjë lojtar për ta zëvendësuar Deden, as në fundin e pjesës, as në pjesën e dytë, ndërkohë që çuditërisht, gjyqtari Janku nuk reagonte fare.
- Shumë pak spektatorë për takimin e kupës midis Elbasanit dhe Vllaznisë. Numri i tyre në fillimin e saj nuk i kalonte 1500 të tillë, ndërsa në pjesën e dytë, për shkak të një shiu tepër të rënduar, pothuajse stadiumi ishte tërësisht i boshatisur.
- Të dy presidentët, si Laze, ashtu edhe Çela, e kanë ndjekur këtë takim nga tribuna e stadiumit përkrah njëri-tjetrit
 

genci

Primus registratum
Re: Vllaznia vs. Tirana per Kampionat me 10 Maj 2006

Ndeshjet e djeshme gjysmëfinale kanë përcaktuar Tiranën dhe Vllazninë si finaliste të Kupës së Shqipërisë 27-04-2006

Tirana-Vllaznia, finalja e 10 majit


Olsi Avdiaj



Tirana dhe Vllaznia do të jenë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë dhe shkodranët janë munduar jo pak teksa kanë eliminuar dy ekipe shumë të forta si Dinamon dhe Elbasanin. Tirana në "Qemal Stafa" ka vuajtur shumë për të arritur kualifikimin dhe finalen e 10 majit. Ndonëse kanë humbur 1 0 me Dinamon, bardheblutë kanë rrezikuar shumë për t'u skualifikuar nga finalja e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë. Vetëm rezultati i takimit të parë, 4-2 për Tiranën, ka bërë diferencën. Ndërkohë që Dinamo tashmë e sheh veten jashtë çdo objektivi në këtë kampionat. Edhe Vllaznia është kualifikuar për në finale të kupës. Gjithsesi, Elbasani e ka fituar gjysmëfinalen e djeshme 2 1, por pa arritur dot të shkojë në finale, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2 0. Kësisoji, Vllaznia rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas shumë kohësh. Interesante në këtë ndeshje ka qenë dalja nga fusha e lojës në mënyrë misterioze e Nevil Dedes në fund të pjesës së parë. Mendohet se Dede e ka lënë vetë ndeshjen ndërkohë që pas takimit është shprehur se ka qenë veçse një keqkuptim dhe se ka dalë nga loja pasi ka menduar se është ndëshkuar me karton të kuq, gjë të cilën nuk e ka bërë gjyqtari Janku. Gjithsesi, vetëm në ditët në vazhdim do të zbardhet përfundimisht e gjithë kjo çështje paradoksale. Për t'u kthyer, finalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë Tirana Vllaznia. Ajo do të zhvillohet në një fushë asnjanëse, të cilën do ta vendosë në ditët në vazhdim, më 10 maj.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Vllaznia vs. Tirana per Kampionat me 10 Maj 2006

EJ LALE THOSHIN SE PER NDESHJEN vLLAZNIA-eLBASINI
sikur ishte e shitme /pf/images/graemlins/laugh.gif por ndodhi e kunderta kane hapur fjale se ekipi vllaznise ka filluar te shes ndeshjet
 

genci

Primus registratum
Fitojmë Kupën, mbyllim “gojët e liga”

Fitojmë Kupën, mbyllim “gojët e liga”

Kualifikimi për në finale të kupës natyrisht që e ka kaluar “në ekstazë” presidentin e Vllaznisë Agron Çela. Jo pak herë ai gjatë këtij sezoni është parë i shqetësuar, madje duke akuzuar edhe futbollistët e tij për mospërgjegjësinë e duhur në fushë, megjithatë në fund të sezonit, atë e sheh krejt ndryshe. Shumë më të përqendruar, njëkohësisht edhe optimist se fundi i sezonit do të mbyllet me një “happy-end” për skuadrën që ai sponsorizon.

Ja si shprehet “bosi” i Vllaznisë Agron Çela në intervistën e tij për “sporti Shqiptar”:-z.President, në fillim urime për kualifikimin në finale të Kupës së Shqipërisë.-Faleminderit. Ka qenë një kënaqësi arritja e këtij objektivi dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse çuarja deri në fund e këtij gëzimi.-Por për të luajtur në Kupat e Evropës, ju duhet ta fitoni edhe ndeshjen finale apo jo?-E kemi të qartë këtë gjë dhe prandaj thashë që do kërkojmë ta çojmë gëzimin deri në fund.-Nuk ju tremb Tirana, skuadra që ju ka mundur katër herë në këtë sezon?-Vërtet Tirana na ka mundur katër herë në këtë sezon por mendoj se të paktën një herë të vetme ne do të arrijmë ta mundim atë. Dhe kjo herë e vetme do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Do jenë 90 minuta sakrifice dhe besoj se skuadra jonë do të jetë në ndeshje për të nxjerrë një super-ndeshje, ashtu siç i ka hije Vllaznisë dhe futbollit shkodran.-E konsideroni avantazh të luajturit në fushë asnjanëse më 10 maj?-Sigurisht që është avantazh sepse skuadrat do luajnë lirshëm pa ndikimin e fushës dhe tifozerisë. Prandaj dhe gjithnjë kam qenë i mendimit se Federata ka bërë mirë që ka vendosur zhvillimin e finales së kupës në fushë asnjanëse.-Kalimi i Vllaznisë në finale të kupës është paragjykuar shumë në opinionin sportiv. Cili është reagimi juaj?-Vllaznia nuk është skuadër çfarëdo që të mos e meritojë daljen në finale apo dhe fitimin e trofeve. Në Elbasan u gjetëm në fillim në vështirësi pasi vendasit shënuan dy gola por pastaj me golin tonë mbyllëm çdo gjë. Nuk ka pse të bëhen komente të tilla sa herë që fiton Vllaznia. Por për t’i mbyllur njëherë e mirë këto fjalë që qarkullojnë, rasti më i mirë do jetë finalja e kupës. S’besoj se do ketë njeri që do flasë sërish me të njëjtat fjalë kur ta sjellin kupën në Shkodër.-Nëse fitoni kupën, do ta konsideroni mëse të justifikuar gjithë investimin që ju dhe kolegët tuaj keni bërë për këtë skuadër?-Sigurisht që po. Fitimi i një trofeje do të thotë shumë edhe për ne si donatorë të skuadrës. Natyrisht që do kishim preferuar kampionatin, por edhe kupa nuk është keq. Sepse pikërisht duke e pasur mendjen tek ky trofe, kemi toleruar shumë në kampionat.-Së fundi meqë dolët tek kampionati, e ndjeni ende rrezikun e rënies nga kategoria?-Unë personalisht asnjëherë nuk e kam çuar ndër mend se Vllaznia do binte nga kategoria. Këtë mendim kam edhe tani prandaj nuk kam asnjë lloj frike në këto ndeshjet e fundit që kanë mbetur.Gjergj KOLA -Presidenca, gati super-premio për fitimin e kupësTashmë që fitorja e Kupës së Shqipërisë është një hap larg, presidenca kuqeblu ka menduar dhe bërë gati edhe një super-premio në rast të arritjes së këtij suksesi. Këtë gjë e ka bërë të ditur dje në një prononcim për gazetën vetë presidenti Çela i cili është shprehur: “Jemi duke e menduar edhe këtë gjë. Mund të them se në rast të fitimit të kupës, për ekipin do të jetë një premio shumë e lartë”. Duke e ngacmuar gjithnjë në lidhje me këtë çështje, presidentit i kujtuam që edhe vitin e kaluar ata si donatorë vendosën si shpërblim në rast të fitimit të kupës, një premio të lartë prej 1000 mijë dollarësh. I pyetur nëse kjo premio do jetë në fuqi edhe sivjet, Çela është përgjigjur: “Di të them që do jetë një premio shumë e lartë, ndoshta sa vitin e kaluar, ndoshta e përafërt me të, por gjithsesi skuadra do jetë shumë e motivuar në këtë drejtim”. Ekipi shkodran përveçse për fitimin e kupës do ketë këtë premio të lartë, një motiv më tepër është edhe fakti tjetër që Vllaznia ka plot 19 vjet që nuk e fiton këtë trofe. Kujtojmë këtu që finalja e 10 majit mes Vllaznisë dhe Tiranës është “kopja” e finales së para 7 vitesh kur në vitin 1999 këto dy skuadra u takuan përsëri sëbashku dhe fati në atë takim i pat buzëqeshur bardhebluve. A do të ndodh kështu edhe sivjet apo do jenë shkodranët ata që do marrin revanshin? Kjo pyetje do marrë përgjigje natyrisht më pasditen e 10 majit.Gjergj KOLA -Cungu: Ada do ta mundi TepelenënBarazimi i marrë në ndeshjen e fundit ndaj Laçit është konsideruar si fitore në kampin velipojak ngaqë ka qenë një ndeshje jashtë e për më tepër ndaj një rivali direkt. Por tashmë kjo pikë e marrë është harruar dhe futbollistët e drejtuesit e Adës kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e rradhës, atë me Tepelenën. Edhe ky është një kundërshtar direkt për ta dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores për velipojakët. Këtë e pranon edhe vetë trajneri i tyre Armando Cungu i cili dje për “Sporti Shqiptar” do të shprehej: “Ky është një tjetër takim shumë i vështirë për ne të cilin e kemi vlerësuar në maksimum dhe shpresoj t’ia dalim me sukses. Për të pretenduar qëndrimin në kategori, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse për të lënë poshtë nesh në renditje një nga kundërshtarët tanë, Laçin apo Tepelenën. Shpresat i kemi të mëdha prandaj shpresoj t’ia dalim me sukses edhe ngaqë vetë skuadra në këto ndeshjet e fundit ka luajtur shumë e mobilizuar”. Vetë trajneri Cungu ndërkohë për dy javë nuk do jetë në drejtimin e skuadrës pasi ai mëgjesin e së shtunës do të jetë i detyruar që për disa arsye familjare të udhëtojë drejt Italisë. Megjithatë sa i takon drejtimit të ekipit, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë nuk ndjehet shumë i shqetësuar ngaqë e lë atë në duart e sigurta të kolegut të tij Plumbini. “Më vjen shumë keq që në ndeshjen me Tepelenën dhe me Tomorin nuk do jem në krye të skuadrës ngaqë për disa arsye të miat do jem në Itali, por mendoj se tskuadra është në duart e sigurta të kolegut tim Plumbini. Shpresoj shumë që pas kthimit tim nga Italia, ta gjejë Adën të shpëtuar nga rënia prej kategorisë”-ka shtuar më tej trajneri cungu. Për ndeshjen e nesëme kundër Tepelenës, velipojakët do të kenë mungesën e mesfushorit Kraja që ka plotësuar numrin 3 të kartonave të verdhë. Në këtë mënyrë skuadra e parafundit në renditje të shtunën ka në plan të lërë përfundimisht këtë vend, për të qenë kështu skuadra e shpëtuar.Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Re: Fitojmë Kupën, mbyllim “gojët e liga”

E Marte, 02 Maj 2006


DEDJA, I HABITUR NGA REAGIMET E SKUADRES SE TIJ

Shkodranet edhe nje here tjeter kane zhgenjyer ne kampionat. Paraqitja e tyre, sidomos ne pjesen e pare te ndeshjes me Dinamon, ka lene shume per te deshiruar. Nje mefshtesi ne te gjitha drejtimet ka sjelle edhe humbjen e radhes per Vllaznine.

Humbje e cila perfundimisht nuk u jep atyre shanse per te pretenduar vendin e peste ne renditje. Megjithate, me humbjen ne Tirane, kuqeblute gjithsesi nuk e ndiejne shume rrezikun e renies nga kategoria. Si rrjedhoje, pergatitjet per finalen e kupes do te zhvillohen ne nje atmosfere me te qete, duke mos e pasur shume mendjen te ndeshjet me Partizanin, apo dhe me Skenderbeun, ku atyre u duhet edhe nje pike.

Megjithate, trajnerin Dedja e shqeteson ky shperqendrim i skuadres se tij ne ndeshjet e kampionatit. “Nuk e di pse, por lojtaret e mi nuk kane ate impenjimin e duhur ne ndeshjet e kampionatit. Shpresoja shume qe ne kete ndeshjen me Dinamon te benim dicka me teper, por gabuam ne shume drejtime”, ka thene ai. Ajo qe ka rene ne sy, sidomos ne ndeshjet qe Vllaznia ka zhvilluar ne Tirane, ka qene reagimi i skuadres vetem kur ajo ndodhet ne disavantazh dhe kryesisht ne pjesen e dyte.

Kjo gje sigurisht qe nuk te jep shansin per te synuar shpeshhere marrjen e pikeve. Nje faktor i tille natyrisht qe e shqeteson drejtuesin e stolit kuqeblu, i cili shton: “Ajo qe nuk kuptoj une eshte se pse skuadra reagon me vonese, vetem atehere kur ndodhet ne disavantazh. Nje dukuri e tille po verehet kryesisht ne ndeshjet e ketij kampionati qe kemi zhvilluar ne Tirane.

Sigurisht qe skuadra nuk ka qene e udhezuar te veproje asnjehere ne kete menyre, por ja qe ndodh keshtu dhe, megjithese kemi luajtur mire, kemi arritur te leme edhe pike”, perfundoi ai. Tani skuadres kuqeblu i duhet vetem nje pike qe te jete e sigurte.
 

genci

Primus registratum
Vllaznia Do Fitoje vs. Tirana

Vllaznia: Rrethet “liderë”, Elbasani kampionatin, ne kupën
Pakashumë ky është lajtmotivi i të gjithë deklaratave të kampit shkodran në pragun e ndeshjes së sotme finale të kupës. Skuadrat e kryeqytetit e kanë dominuar futbollin shqiptar në vitet e fundit por ky sezon duket se do t’i përkasë plotësisht ekipeve të rretheve. Nëse Elbasani ka fituar kampionatin, gjasat dhe mundësitë janë që edhe Vllaznia të fitojë kupën e Shqipërisë. Madje në pamje të parë të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një “koalicion” të këtyre skuadrave që nuk kanë të bëjnë me kryeqytetin. Këtë e tregon më së miri fakti se Vllaznia ka zgjedhur si qytetin ku do t’i jepte fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme, pikërisht Elbasanin e titullit kampion. Kjo zgjedhje nuk është bërë pa qëllim sepse shkodranët kanë se çfarë të mësojnë nga suksesi i sivjetëm i portokallinjve. Vajtja e kuqebluve në këtë qytet të Shqipërisë së Mesme, duket se ka shërbyer edhe për t’i marrë “formulën” ekipit të Arben Lazes i cili në dy sezonet e fundit nuk e ka lënë Tiranën “të çojë krye” në ballafaqimet direkte mes tyre.

Nga ana tjetër “koalicioni anti-Tiranë” duket se merr jetë kur futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë dje kanë marrë mesazhin se 5 autobuzë me tifozë të Elbasanit do jenë sot në mbështetje të Vllaznisë në Lushnjë. Një organizim i vetë elbasanasve kuptohet “në inat” të bardhebluve dhe automatikisht në krahun e shkodranëve. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që sot, të paktën kështu kanë marrë informacion drejtuesit shkodranë, në mbështetje të skuadrës kuqeblu do ketë edhe shumë tifozë nga Peqini apo dhe Lushnja. Pa lënë ps dore një numër të madh tifozësh që pritet të vijnë nga Shkodra me 20 autobuzët që ka vënë në dispozicion të tyre presidenca e Vllaznisë. Përveç kësaj atmosfere, një arsye më tepër pse shkodranët e duan kupën është edhe “etja” më e madhe e lojtarëve dhe drejtuesve të saj për një trofe. Kështu presidenca e klubit ndonëse ka 3 vjet që e sponsorizon këtë skuadër me shuma të mëdha ende nuk ka ndjerë gëzimin se çfarë do të thotë fitimi i një trofeu. Po ashtu dëshirë të madhe për ta fituar Kupën e 54-të të Shqipërisë ka edhe trajneri Dedja. Ai rikthehet në stadiumin e Lushnjës pas plot 6 vjetësh për të diskutuar një tjetër finale dhe këtë herë nuk dëshiron të dalë pa e fituar atë. “Me Lushnjën më lidh diçka e veçantë sepse pikërisht para 6 vjetësh kur kam qenë në drejtimin e kësaj skuadre, kam dalë sërish në finale të kupës, të cilën e kemi humbur me penallti ndaj Teutës. Rikthehem sërish në Lushnjë, në këtë qytet që më ka mbështetur shumë në punën time kur e drejtoja skuadrën e këtij qyteti dhe shpresoj që lushnjarët t’i kem sërish përkrah edhe sot”-thotë trajneri aktual i Vllaznisë. Nga ana tjetër, me përjashtim të Ndrekës që e ka fituar atë me Partizanin, asnjëri nga futbollistët e tjerë të skuadrës shkodran nuk e ka fituar këtë trofe. Thënë më ndryshe “nuk ia di shijen” atij dhe si rrjedhojë do të bëjë maksimumin për ta fituar atë. Mundësitë janë, besimi ekziston dhe ajo çfarë pritet tashmë është vetëm konkretizimi në fushën e lojës. Shkodra ka 19 vjet që e pret këtë Kupë dhe nëse sot pasdite, kjo gjë bëhet realitet, atëherë është e sigurtë se qyteti më i madh i Veriut të Shqipërisë, nuk do të flerë sonte nga gëzimi. Ky është pikërisht ndryshimi i madh që futbolli i rretheve ka me atë të kryeqytetit.
Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Re: Vllaznia Do Fitoje vs. Tirana

Vllaznia? Ky ishte maksimumi ynë
-Vllaznia? Ky ishte maksimumi ynë.Humbja në nfeshjen finale të Kupës së Shqipërisë me Tiranën sigurisht që nuk ka lënë shije të hidhur tek asnjë shkodran. Qoftë ky futbollist, drejtues apo dhe tifoz i saj. Madje këta të fundit kanë qenë më të zhganjyerit në këtë mes. Numri i tyre në udhëtimin drejt Lushnjës ka qenë i madh dhe një numër tjetër i konsiderueshëm tifozësh ka qenë me veshët nga {Roza Haxhiu’. Shumëkush kishte pritur edhe fitoren e Vllaznisë në këtë finale por kjo nuk ka ndodhur. Tirana ndonëse jo në ditët e saj më të mira, i ka mundur për të pestën herë në këtë sezon. Zhgënjimi është i madh por ai që kërkon të tregohet më realisti në deklaratat e tij padyshim që është trajneri Hysen Dedja. Duke folur për mediat pas ndeshjes ai ka thënë :’Kjo ishte forca e Vllaznisë. Në këtë finale kemi luajtur me lojtarë të rinj kryesisht dhe kuptohet diferenca në fushë ka qenë tek kualitetet.

Megjithatë loja ka qenë plotësisht e barabartë madje po të ishim treguar më të kujdesshëm në disa raste para portës, mund të kishim qenë ne ata që do kishim shënuar. Gjithsesi më duhet ta pranoj se kaq ishte forca e vërtetë e kësaj Vllaznie’. Sinqerisht që një deklaratë e tillë shpreh më së miri gjendjen reale të skuadrës që ai drejton. Madje mund të thuhet se ka bërë më tepër se mundësitë. Pragndeshja është shoqëruar nga akuzat e donatorëve të Vllaznisë në adresë të homologëve të tij bardheblu për ndërhyrje tek gjyqtari italian. Më pas kemi patur të bëjmë më kundërshtimin e kongolezit Bokatola për të luajtur nisur nga disa pakënaqësi financiare që ka pasur me presidencën. Ndërkohë trajneri Deedja e kishte menduar një pikë të rëndësishme këtë futbollist në planet e tij për ndeshjen. Gati të njëjtin fat pati edhe braziliani Leandro që përpak sa nuk bojkotoi edhe ai ndeshjen. Pa lënë pas dore këtu problemin e Licit i cili vazhdon të mos ketë disa probleme për aktivizimin e tij. Këto fakte natyrisht që janë shumë për një skuadër si Vllaznia që lojtarët cilësorë i ka me {pikatore’. Si rrjedhojë, skuadra që luajti në fushë të mërkurën ndaj Tiranës duhet përgëzuar për atë çfarë bërti megjithëse tifozët siç thashë kanë dalë të zhgënjyer nga kz takim. Pavarësisht nga kjo, kuqeblutë kanë mbzllur në këtë mënyrë një tjetër sezon pa asnjë trofe. Një pozitë kjo jo shumë e favorshme për një skuadër e cila ka marrë jo pak lekë për të qenë e tillë. Ajo që mbetet sigurisht që është një analizë e gjatë e gjithë sezonit duke mos i marrë ndeshjet të ndara nga njëra-tjetra. Një fjalë e vetme mund të përfshijë gjithë këtë sezon të gjatë të shkodranëve: dështim. Mbase ky fakt mund të shërbejë për mirë kuptohet për përgatitjet e sezonit të ri sepse Shkodra mbi të gjitha kërkon një skuadër të mirë dhe jo një skuadër sa për t[u përfaqësuar denjësisht dhe sa për tq qëndruar në kategori. Këtë gjë mbase e dinë të gjithë por problemi është për të bërë realitet një skuadër ndryshe, një skuadër që të mos dështojë si ajo e së mërkurës në ‘Roza Haxhiu’.
Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Gjendja aktuale e Vllaznisë

Gjendja aktuale e Vllaznisë
Gjendja aktuale e Vllaznisë ka risjellë shqetësim edhe në rradhët e drejtuesve të pushtetit lokal. Ashtu si edhe disa muaj më parë, numri 1 i Bashkisë Shkodër Artan Haxhi, dje ka kërkuar të jetë prezent në problemet që shqetësojnë futbollin shkodran. Për këtë qëllim ai ka thirrur në zyrën e tij në mesditën e djeshme sekretarin e klubit të futbollit Vllaznia Ismet Hoxha. Por nga ana tjetër takimi i djeshëm i numrit 1 të qytetit të Shkodrës ka bërë të ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndërhyrjes së tij. Kjo pasi këto ditë do të kërkojë një takim edhe me treshen e donatorëve të cilëve do t’u kërkojë edhe njëherë tjetër ndryshimin e situatës sa më parë tek ekipi i futbollit. Vllaznia është shqetësimi i përgjithshëm për të gjithë shkodranët dhe në këtë kontekst, vendi i gjashtë në kampionatin që sapo përfundoi është i pajustifikueshëm. Këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë z.Haxhi kur në një prononcim për gazetën është shprehur: “Unë bashkohem me shqetësimin e të gjithë shkodranëve për gjendjen jo të mirë që ka kaluar Vllaznia këtë sezon.

-Haxhi, “paralajmërimi” tjetër për presidencën e Vllaznisë
Është e pafalshme që skuadra të diskutojë edhe qëndrimin në kategori. Për këtë arsye, institucioni që unë drejtoj do të ndërhyj në këtë mes për t’i dhënë një rrugëzgjidhje këtij problemi. Jam shumë dakord që donatorët aktualë të skuadrës shkodrane kanë shpenzuar jo pak për të mbajtur skuadrën e për këtë natyrisht që i falenderoj sinqerisht për kontributin që kanë dhënë. Natyrisht nuk jam i mendimit se ata duhet të largohen nga drejtimi i mëtejshëm i klubit. Por nga ana tjetër, ata duhet t’i bëjnë gjërat më mirë sa i takon mënyrës së drejtimit të punëve dhe menaxhimit të saj. Një thirrje të tillë ua kam bërë edhe para disa muajve por situata nuk u përmirësua. Prandaj dhe do t’u bëja thirrje edhe njëherë tjetër donatorëve të Vllaznisë ta ndryshojnë sa më parë gjendjen e skuadrës por nëse nuk munden ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë të hapin krahun”. Në takimin e djeshëm të zhvilluar në zyrën e numrit 1 të Bashkisë kanë marrë pjesë përveç kryetarit të saj Haxhi, edhe dy nënkryetarët Rasha e Ademi, jusistja e këtij insitucioni si dhe sekretari i Prefekturës Shkodër Sheqi. Përballë tyre sekretari i klubit Vllaznia Ismet Hoxha ka qenë i detyruar të japë shpjegime në lidhje me situatën në klubin që ai drejton, njëkohësisht megjithëse thuhen pak gjëra nga ky takim, bëhet e ditur se sekretarit Hoxha i janë lënë disa detyra për ditët e ardhshme ku më kryesorja do jetë bërja gati e një relacioni të përgjithshëm të ecurisë së futbollit shkodran. Nga ana tjetër, ai do të vërë në dijeni edhe pjestarët e presidencës së klubit për takimin që do ketë me ta kryebashkiaku. Në këtë mënyrë edhe njëherë tjetër institucioni i pushtetit lokal të Shkodrës nga i cili ka varësinë direkte edhe klubi i futbollit, kërkon të marrë situatën në dorë. Deklarata e djeshme e Artan Haxhit në adresë të presidencës mund të cilësohet si “paralajmërimi i dytë” për ndryshim e situatës. Shkodra nuk mund të tolerojë më futbollin e saj në pozita të tilla. Ndërkohë me të marrë informacion se kryebashkiaku do kërkojë takim me ta, drejtuesit e presidenës së Vllaznisë duket se e kanë mirëpritur atë sepse vetëm me takime të tilla mund të sheshohet çdo diskutim apo problem që ka Vllaznia.
Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Re: Gjendja aktuale e Vllaznisë

Kuqeblutë në pritje të qartësimit të gjërave
Kuqeblutë në pritje të qartësimit të gjërave.Nëse në rradhët e drejtuesve të klubit ka shumë gjëra për të diskutuar, ata që po e vuajnë një situatë të tillë janë futbollistët shkodranë. Dje kemi parë shumë prej tyre me shtypin nëpër duar duke lexuar ato çfarë shkruanin gazetat me shpresë se do mësonin diçka më të saktë në lidhje me të ardhmen e tyre. Sinani, Leandro, Lici, Bokatola, Leandro, Teli, Belisha, Ndoja e ndonjë tjetër kanë filluar të marrin ofertat e para nga ekipet e tjera megjithatë ata po presin me interes edhe rrjedhjen e ngjarjeve tek Vllaznia. Në këtë mënyrë për ta por edhe për opinionin sportiv shkodran ka shumë interes pritja deri të hënën, ditë kur është thënë që do përcaktohen shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e kësaj skuadre.Gjergj KOLA

-Kuqeblutë në pritje të qartësimit të gjërave
Nëse në rradhët e drejtuesve të klubit ka shumë gjëra për të diskutuar, ata që po e vuajnë një situatë të tillë janë futbollistët shkodranë. Dje kemi parë shumë prej tyre me shtypin nëpër duar duke lexuar ato çfarë shkruanin gazetat me shpresë se do mësonin diçka më të saktë në lidhje me të ardhmen e tyre. Sinani, Leandro, Lici, Bokatola, Leandro, Teli, Belisha, Ndoja e ndonjë tjetër kanë filluar të marrin ofertat e para nga ekipet e tjera megjithatë ata po presin me interes edhe rrjedhjen e ngjarjeve tek Vllaznia. Në këtë mënyrë për ta por edhe për opinionin sportiv shkodran ka shumë interes pritja deri të hënën, ditë kur është thënë që do përcaktohen shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e kësaj skuadre.
Gjergj KOLA
 

genci

Primus registratum
Shkodra, krenohet me kampionin e saj të Botës

Shkodra, krenohet me kampionin e saj të Botës
Atmosfera në qytetin e Shkodrës ka qenë vërtet entuziaste pas mësimit të lajmit se biri i këtij qyteti ishte shpallur kampion Bote. Lajmi i mbërritur pasditen e së martës ka qarkulluar shumë shpejt nëpër të gjithë ambjnetet e këtij qyteti, në lokale, shtëpi e kudo tjetër. të gjithë krenoheshin me Erkand Qerimajn, djalin 18 vjeçar të Shkodrës që arriti suksesin më të madh në historinë e sportit shqiptar. -Klubi dhe Bashkia, gati pritjen për kampionin.Në ambjentet e klubit Vllaznia dje ka pasur shumë gjallëri. Të gjithë drejtuesit por edhe punonjësit e tij janë ndjerë shumë të gëzuar me suksesin e sportistit të këtij klubi. Njëkohësisht ata kanë marrë edhe shumë mesazhe urimi nga të gjithë qytetarët. Ndërkohë instancat drejtuese të sportit në Bashki por kryesisht në klubin shumësportësh Vllaznia kanë filluar menjëherë përgatitjet për pritjen e “heroit” të tyre.

Kështu u pëlqente ta quanin Erkandin që në Botërorin e Kinës ka arritur një rezultat shumë të lartë sportiv. Për rrjedhojë Bashkia dhe klubi Vllaznia kanë menduar zhvillimin e një manifestimi shumë të bukur në qendër të qytetit me rastin e kthimit në qytetin e tij të kampionit të Botës. “Është një sukses shumë i madh për sportin shqiptar por edhe për klubin Vllaznia. Ky është suksesi më i madh që ka arritur një sportist shqiptar dhe për rrjedhojë në bashkëpunim edhe me Bashkinë Shkodër po marrim të gjitha masat për t’i bërë pritjen e duhur këtij kampioni të Botës. Kështu është menduar dhe planifkuar që pritja për Erkandin dhe trajnerin e tij Genc Barkiçi të bëhet ditën e shtunë në orën 10.00 të paradrekes në sheshin qendror të qytetit me anë të një manifestimi të madh ku shpresojmë të jenë të pranishëm të gjithë qytetarët shkodranë të cilët e kanë pritur më së miri këtë lajm”-ka thënë drejtori i klubit Vllaznia Gëzim Mema.


-Prindërit, tension dhe “zemra gati të plasë”
Emocionet më të mëdha natyrisht që i kanë patur dy prindërit e Erkandit, babai Mehdija dhe nëna Fatbardha. Në veçanti i ati ka qenë në tension të madh në momentet kur djali i tij po konkurronte në Botërorin e Kinës. Kontaktet telefonike me presidentin e Federatës Esat Ademi kanë qenë të shpeshta, çdo 10 minuta gjatë garës së Erkandit. “Kam qenë në tension të madh. Nuk më zinte vendi. Hyja në shtëpi, dilja jashtë por nuk kisha reahti askund. Jam lidhur disa herë në telefon me presidenti Ademi dhe kam qenë gjithnjë në korent të konkurimit të djalit. Kur kam marrë vesh suksesin, sa nuk më ka lënë zemra. Ka qenë gëzimi më i madh i jetës sime. Në të vërtetë unë e kam pritur këtë rezultat. E kam ndjekur më stërvitje dhe kisha besim se do të hynte në zonën e medaljeve. Por të them të drejtën nuk ia kisha besën kinezëve. Botërori zhvillohej në vendin e tyre dhe nuk kishim shumë dijeni se çfarë sportistësh do merrnin pjesë. Megjithatë ankthi mori fund tashmë dhe duhet t’i gëzohemi këtij suksesi”-ka thënë Medi Qerimaj. Të njëjtat emocione ka provuar edhe Bardha, bashkëshotja e tij e cila me trup ishte në Shkodër por me mendje në Kinë. Me të marrë vesh lajmin, telefonatat në adresë të familjes Qerimaj kanë qenë të shumta. “më kanë mbaruar tre bateri telefoni nga telefonatat e shumta që kam pasur. Sot ndërkohë e kam ndjerë veten më i qetë, jo si babai i kampionit të botës por si shkodran. Jam ndjerë krenar që djali im bëri diçka të mirë për këtë qytet dhe këtë e justifikojnë urimet e shumta që kam marrë”-thotë në përfndim babai i Erkandit.
Gjergj KOLA
 

Guest
Re: Shkodra, krenohet me kampionin e saj të Botës

eli, e ke fitu bastin e pik' !

tesh q1 ju ka pru eri lek me thes /pf/images/graemlins/laugh.gif mos u ban koprrac po na e ban nji parti e t'bajm' qef /pf/images/graemlins/grin.gif nji kontinent ma lerg jam /pf/images/graemlins/tipsy.gif


uuu itesh e vuna re q1 artikullin e paska shkru gjergji. hajde gjezeko hajde, lepurushja here /pf/images/graemlins/cooli.gif

eli makare i "cuervo riserva" jose especial, se lmojt i kam n'bace e krypen bash te dera e shpis /pf/images/graemlins/laugh.gif

e kam lan alkolin, giuro /pf/images/graemlins/laugh.gif , vec ktej sa ka fillu dimni e duhet kajher ka i teke sa me u xe /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

genci

Primus registratum
Kampioni ynë i botës...

Kampioni ynë i botës...


Ahmet Shqarri

Për Shqipërinë, veçanërisht, si vend i vogël dhe që i ka të rralla ngjarjet e mëdha e sidomos të bukura, lajmi se në Kinën e largët shkodrani 18-vjeçar Erkand Qerimaj u shpall kampion bote, nuk ka se si të mos bëjë përshtypje, madje shumë, aq sa emocionet për këtë përfshijnë këdo, edhe pse jo fort të lidhur me sportin.
Në raste të tilla si ky i peshëngritësit tonë, tashmë kampion bote, ngjarja merr përmasa edhe më të mëdha, për faktin se në vendin tonë të vogël, m’u në kërthizë të Evropës, gjërat e gëzueshme nuk është se i kemi në “sofër” për ditë. “Tranzicioni”, kjo fjalë që po na pëlqen ta përdorim si shpesh në vend të justifikimit për punët tona jo fort të mbara, duket një term pa vlerë për Erkandin nga Shkodra që për herë të parë në historinë e sportit tonë, i sjell Shqipërisë një titull kampion bote. Edhe më parë ka pasur ndonjë rast kur kemi “pickuar” me ndonjë rezultat të tillë që ka bërë jehonë, si p.sh në futboll para ca kohësh, kur fituam edhe ndaj kampiones së Evropës, apo vite e vite më parë kur fitonim medalje ari në kontinent nëpërmjet qitëses Elisabeta Karabolli, për të mos përmendur edhe ndonjë tjetër si ai i Ymer Pampurit që këtu e 30 vjet të shkuara merrte medalje në Lojërat Olimpike të Mynihut...
Por ngjarja e këtyre ditëve me kampionin e ri të botës, Erkand Qerimaj, është krejt tjetër dhe nuk ka të bëjë me ato raste episodike, do të thosha, që i përmenda më sipër. Sepse, peshëngritja, sporti që për herë të parë i solli Shqipërisë një titull kampion bote, ka kohë që po jep shpresë, dhe jo vetëm iluzione, se mund të shkojë atje ku, në fakt, arriti nëpërmjet Erkand Qerimajt. Që nga pretendimet e hershme të Faruk Kalleshit, Mirjan Hakanit, Erlin Nikollës e shumë të tjerëve të atij brezi, për të ardhur tek të mëdhenjtë e tjerë më të vonshëm si Pirro Dhima e Luan Shabani, që u bënë kampionë e rekordmenë bote apo fitues lojërash olimpike, fatkeqësisht për vende të tjera, ky sport te ne tashmë ka një rrugë të tijën të sigurt ku po ecën, duke krijuar, pse jo, edhe shkollën shqiptare të peshëngritjes, gjë që absolutisht nuk mund ta themi, tani për tani, për asgjë tjetër në vendin tonë. Vetë arritjet e suksesshme të këtyre viteve të fundit ku gjithmonë futemi ose pretendojmë për medalje në çdo aktivitet ndërkombëtar, siç ka bërë p.sh Ilir Suli apo siç po bëjnë vazhdimisht të tjerët më të rinj, si vëllezërit Trasha, Endri Haxhihyseni, për të arritur deri në titullin kampion bote, që Shqipërisë i vjen për herë të parë nga Erkand Qerimaj, tregojnë për tabanin e fortë dhe të sigurt ku mbështetet sot peshëngritja shqiptare, që jo më kot ka marrë vendin e parë në elitën e sporteve tanë.
... Në atë mesditë të së martës së 30 majit, rastisa që të takoj poetin e mirënjohur Xhevair Spahiu, një shok e mik i hershëm që prej viteve studenteske. Gjithnjë “i trazuar”, plot ndjenjë e ndërkohë po aq “rebel”, shkëmbeja me mikun tim poet mendime rreth debatit Kadare-Qose. Pikërisht, kur biseda po “rëndohej” nga këto tone filozofike, poeti po kërkonte të shkëputej prej tyre, duke dashur të relaksohej nëpërmjet sportit. “Flasim për futbollin se është më i gëzueshëm dhe për gëzime kemi më shumë nevojë se sa për zënka dhe mërr-mërre midis njëri-tjetrit- më tha Xhevo, sikur të donte që të ekuilibronte bisedën që deri në atë çast po anonte nga letërsia... Dhe si për t’ia kaluar sporti letërsisë, në atë çast më erdhi në ndihmë një mesazh celulari që vinte nga Kina e largët : Sapo fitoi titullin e kampionit të botës Erkand Qerimaj, duke qenë i pari shqiptar që e arrin një sukses të tillë... Pekin, 30 maj 2006, ora 15 00 (me orën tonë). Ai që ma jepte këtë lajm historik ishte vetë presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Esat Ademi, i pranishëm në garat e kampionatit botëror të të rinjve, i cili me këtë rast dëshironte ta ndante këtë gëzim me të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodheshin. Pasi i rikthehem edhe njëherë këtij mesazhi, duke u siguruar për vërtetësinë e tij, në çast nisa ta ndaj edhe unë gëzimin me poetin, të cilit i shndritën sytë dhe u gjallërua sikur e gjithë kjo të përbënte lajmin më të rëndësishëm dhe më të bukur për te!
“Le të ngrihet Li Poja nga varri dhe të thurë një këngë për shqiptarin kampion të botës...”, shkroi shpejt e shpejt në një copë letër Xhevahir Spahiu, duke më thënë ndërkohë se duhej ta dija që Li Poja ka qenë dhe mbetet poeti më i madh i të gjitha kohërave për Kinën!...Në këtë atmosferë, ia nisa menjëherë lajmin A1 Televizion, që nuk vonoi ta publikonte atë në ekranin e tij informativ, duke qenë i pari që e bëri një gjë të tillë...
E gjitha kjo që përjetova gjatë një bisede me një poet, më shërbeu ndërkohë edhe për të thënë se, më shumë se disa polemika si ajo që përmendëm, por edhe të tjera që kohët e fundit po i marrim si “shumë seriozisht”, kur ato nuk janë të tilla, këtij vendi i duhen më shumë ngjarje si ajo e Kinës, i duhen djem si Erkandi ynë 18-vjeçar që shpresojmë të mos jetë i fundmit kampion bote.




02/06/2006
 
Top