Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )
Numri një i Bashkisë premton zgjidhje
Rusi: Vllazni, prit deri të dielën!
Skuadra shkodrane duket se shpejt do të ketë presidentin e saj. Një premtim i tillë i është bërë nga vetë bashkiaku i Shkodrës, Ormir Rusi. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në takimin e djeshëm, që drejtuesit e skuadrës kanë zhvilluar me futbollistët kuqeblu. Në të vërtetë, kanë qenë vetë lojtarët e Vllaznisë ata që e patën kërkuar këtë takim, me qëllim për të sqaruar të ardhmen e tyre. Për rrjedhojë, ashtu siç ishte lënë, të gjithë pjesëtarët e skuadrës, futbollistë dhe trajnerë, në orën 17.15, kanë qenë para drejtuesve të klubit, sekretarit Medja dhe drejtorit teknik Mustafaraj. Ka rënë në sy prania e vetë numrit 1 të qytetit, kryebashkiakut Rusi, i cili me shqetësimin e tij qytetar, në radhë të parë, dhe pastaj atë institucional, ka kërkuar të ndajë shqetësimin e tij me skuadrën për gjendjen e krijuar kohët e fundit. "Kam mësuar se ditët e fundit disa prej "jabanxhinjve", nisur nga vetë situata e krijuar, nuk janë paraqitur në stërvitje. Me këtë veprim ata mendoj se kanë gabuar, sepse nuk duhen të jenë kaq të nxituar. Duhet pak durim, pasi ende nuk kemi thënë që Vllaznia është shkatërruar. Duhet të dini që bashkia është në bisedime me disa biznesmenë të njohur dhe brenda kësaj jave besoj se gjërat do të marrin një zgjidhje përfundimtare,"- mësohet t'u jetë drejtuar Rusi lojtarëve të Vllaznisë. Këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar, duke kërkuar nga drejtuesit e klubit dhe kryebashkiaku një mendim më të qartë se çfarë do të bëhet me ta. Pas sqarimit të z. Rusi, mësohet se ka folur edhe trajneri Zhega, i cili duke iu referuar premtimeve të marra, ka kërkuar edhe njëherë nga skuadra korrektësi në pjesëmarrjen në stërvitje dhe disiplinë në të. Bashkëbisedimi mes dy palëve ka zgjatur diçka më tepër se një orë dhe më pas skuadra, nën drejtimin e Zhegës, ka vijuar me stërvitjen. Ka rënë në sy prania në stërvitjen e djeshme e dy "jabanxhinjve" të rikthyer, kongolezit Bokatola dhe kuçovarit Klodian Asllani. Ata kanë qenë edhe në mbledhjen e zhvilluar para stërvitjes, duke dëgjuar me veshët e tyre premtimin për zgjidhjen e situatës shumë shpejt. Sot pritet që numri i lojtarëve në stërvitje të jetë më i madh, pasi pritet të rikthehen edhe disa nga "jabanxhinjtë" e tjerë. Një premtim të tillë të paktën e ka bërë Bejzade, i cili ka theksuar se do të jetë i pranishëm në stërvitje për të parë sesi do rrjedhin ngjarjet te Vllaznia. "Deri më 5 korrik mendoj se problemi i sponsorit do të jetë i zgjidhur. Siç e thashë, jemi në bisedime me disa biznesmenë, emrat e të cilëve, gjithsesi, nuk mund t'i bëjmë të ditur për efekt të bisedimeve që po bëjmë,"- ka qenë pohimi i djeshëm i bërë nga kryebashkiaku i Shkodrës, z. Ormir Rusi, për gazetarët pas mbledhjes së zhvilluar me skuadrën. Kësisoj, gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë te Vllaznia dhe duket se shumë shpejt ato do të marrin një zgjidhje. Vetë premtimi i Lutfi Nurit për mbështetje fillimisht dhe tashmë edhe fjalët e ngrohta të numrit një të Shkodrës, i kanë ngrohur futbollistët, të cilët, megjithatë, janë në pritje të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi. Nga ana tjetër, entuziast për situatën e krijuar është shfaqur edhe sekretari i klubit, Agim Medja, i cili ka thënë: "Besoj se gjërat tashmë kanë hyrë në një rrugë të mbarë. Vetë premtimi i kryetarit të bashkisë mendoj se duhet të rikthejë besimin te lojtarët, prandaj ata duhet të stërviten me dëshirë dhe përkushtim."
Gjergj KOLA
Vizituan qytetin
Skocezët e Dandit: Na pëlqeu Shkodra
Kanë mbetur të kënaqur nga vizita e tyre në Shkodër përfaqësuesit e ekipit të Dandit, kundërshtarit të Vllaznisë në Kupën UEFA. Ashtu siç kishin paralajmëruar, skocezët kanë mbërritur të hënën në Tiranë, ku janë interesuar për problemin e tyre të udhëtimit drejt Shqipërisë, linjat ajrore e të tjera probleme të këtij lloji. Tre përfaqësuesit e FC Dandit, të udhëhequr nga menaxheri i përgjithshëm i klubit, Xhim Tompson, ndërkohë dje kanë udhëtuar drejt Shkodrës, qyteti ku ata do të zbresin në mesin e gushtit. Sipas sekretarit të klubit të futbollit "Vllaznia", Agim Medja, skocezët fillimisht kanë kërkuar të shohin nga afër kushtet e akomodimit në dy hotelet kryesore të qytetit, "Koloseu" dhe "Meteor". Merret vesh që ata kanë mbetur të kënaqur nga kushtet e afruara nga këto dy hotele, ndërkohë që edhe kapaciteti i tyre është i mjaftueshëm për të përballuar numrin e pjesëtarëve të ekipit skocez, që pritet të zbarkojë në Shkodër. Sipas menaxherit Tompson, delegacioni i tyre pritet të jetë 29-30 veta. Ende nuk dihet nëse me ekipin do të udhëtojnë edhe tifozë nga Skocia, megjithatë, sipas Tompsonit, për ta nuk ekziston ndonjë problem sistemimi, pasi mund të qëndrojnë edhe në kryeqytet.
I pyetur për pretendimet e para pak kohëve, në lidhje me ardhjen e tyre në Shqipëri, Tompsoni është përgjigjur: "Vërtet ne ndoshta e kemi pasur atë frikën tonë, fillimisht ngaqë nuk e njohim këtë vend, por tani që e shkelëm dhe e pamë vetë situatën këtu, mendoj se nuk ekziston asnjë problem. E rëndësishme për ne është që fusha ku do të luajmë është e mrekullueshme, kaq besoj se mjafton për skuadrën e futbollit." Ata kanë premtuar që brenda pak ditësh do të dërgojnë kasetën filmike të ndeshjes finale të Kupës së Skocisë, atë mes skuadrës së tyre FC Dandi dhe Gllazgou Rejnxhërsit. Ka qenë pikërisht ky takim, ndonëse i humbur, ai që i dha të drejtën Dandit të merrte pjesë në Kupën UEFA, ku më 14 dhe 28 gusht do të ndeshen me Vllazninë e Shkodrës. Ata kanë kërkuar nga shkodranët që edhe këta të dërgojnë në zyrat e klubit skocez një kasetë filmike të ndonjë prej ndeshjeve të fundit të Vllaznisë.
Gjergj KOLA
Bejzade: Sot jam në Shkodër
Do të bashkohet në stërvitje me ekipin e Vllaznisë sot edhe njëri prej emrave më të njohur të saj, pikërisht sulmuesi Skerdi Bejzade. Ky i fundit është shprehur dje se nuk ka pse bëhet kaq shumë bujë për mungesën e tij në stërvitje dy ditë. "Nuk e di pse duhet bërë kaq shumë problem mungesa ime në stërvitje. Siç e dini, unë e kam mbaruar kontratën me Vllazninë e, megjithatë, ende nuk kam thënë që do ta braktis. Thjesht mungova dy ditë duke pushuar pranë familjes dhe kaq. Nesër (sot) do të jem prapë në Shkodër në stërvitje, por mendoj se dikush duhet të na japë një përgjigje për të ardhmen. Biem dakord apo s'biem, kjo është punë tjetër pastaj,"- ka thënë vetë futbollisti në deklarimin e tij për "Sportin shqiptar".
Gj. KOLA
sportishqipar.com.al