Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )
Shkodranët, pasi mundin të kuqtë në shtëpi, arrijnë sërish të rrëmbejnë vendin e tretë në renditje 06-12-2004
Kuqeblutë "përmbytin" Partizanin
Gjergj Kola
Vllaznia ka arritur një tjetër fitore në fushën e saj dhe sërish me shumë gola. Takimi i shtyrë pas përmbytjeve të së shtunës nuk u ka shpëtuar sërish kontestimeve në lidhje me gjykimin e ndeshjes. Disa kartonë të verdhë, të dhënë pa masë nga Velçani në pjesën e parë, kanë çuar në momentin më kulmor të ndeshjes. Goli i vetëm i Partizanit në këtë takim, sipas të gjithë të pranishmëve në stadium, ka qenë në pozicion jashtë loje. Por nuk kanë menduar kështu anësori Miho dhe kryesori Velçani, që, me sa duket, deshën të ishin edhe ata personazhë të këtij takimi. Momentet pas këtij goli kanë sjellë një tensionim jo vetëm të lojës në fushë, por edhe të tifozëve në tribuna. Megjithatë, Vllaznia ka fituar me sukses. Loja e saj ka qenë më e mirë se ajo e miqve. Te këta të fundit ka spikatur vetëm loja e Bylykbashit në sulm, e Ndrekës në mbrojtje dhe e të riut Bakaj në mesfushë. Shumë pak për një skuadër që kishte ardhur për pikë në Shkodër. Nga ana tjetër, edhe Vllaznia nuk është se ka bërë një nga ndeshjet më të mira të saj, por ka përfituar edhe një herë tjetër nga klasi i lojtarëve të saj të sulmit. Në këtë mënyrë, fitorja e djeshme për kuqeblutë e Bicit vjen në një moment të mirë për ta, pasi javën tjetër shkojnë në Elbasan. E kundërta për Partizanin, që ka shumë për të bërë për të justifikuar emrin e mirë që ka krijuar në vite.
Deklaruan:
Vasil Bici, trajner i Vllazniasë: "Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Po e vazhdojmë serinë e lojërave të mira, megjithëse më duhet ta pranoj që nuk u ngjitëm plotësisht në nivelin tonë më të mirë. Skuadra po e vuan aktualisht edhe mungesën e një stoli cilësor dhe në këtë mënyrë na duhet të përforcohemi me dy?tre lojtarë cilësorë. Javën tjetër kemi një sfidë tjetër shumë të vështirë dhe kurrsesi nuk duhet të dalim pa pikë nga Elbasani. Vetëm kështu mund t'i përmbushim objektivat që skuadra jonë ka tani."
Edmond Zhupa, zëvendëstrajner i Partizanit: "Jemi ndëshkuar shumë shpejt dhe ky gol e dëmtoi shumë ekipin tonë nga ana psikologjike. Përpos kësaj, disa nga të huajt që kemi në ekip nuk po e justifikojnë aspak aktivizimin e tyre. Në pjesën e dytë u munduam të reagojmë, shënuam edhe një gol, por Vllaznia e zgjidhi ndeshjen falë kualiteteve që ka në sulm. Na mbetet shumë për të bërë për të ardhmen, pasi na presin ndeshje edhe më të vështira."
Të veçanta:
? Përsëritja e një ndeshjeje në Shkodër është hera e dytë që ndodh. Sipas asaj që na kujton Ymer Striniqi, një gjë e tillë ka ndodhur edhe më 16 prill të vitit 1978, kur luanin Vllaznia dhe Labinoti i Elbasanit. Atëherë veçse ishin luajtur 45 minuta lojë dhe më pas, po për arsye atmosferike, ndeshja u ndërpre.
? Ndeshjen e djeshme e ka ndjekur, përveç të tjerëve, edhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Arsyeja kryesore ka qenë se javën tjetër shkodranët, rivalët kryesorë të skuadrës së tij për vendin e dytë, do të udhëtojnë drejt Elbasanit.
? Takimin e djeshëm e kanë ndjekur rreth 5 mijë tifozë shkodranë, të cilët dje kanë blerë edhe bileta më të lira në "Loro Boriçi
nga..
www.sportishqiptar.com.al