Sporti Shkodran ( Vllaznia )

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Kuqeblutë përgatiten për fitoren e tretë, që do t'u forcojë pozitat në renditje
Vllaznia: Besëlidhja, 3-pikëshi i radhës
Ndeshja e sotme konsiderohet e lehtë në pamje të parë për Vllazninë, pasi përballë do të kenë Besëlidhjen, e cila përfundimisht duket se e ka siguruar daljen nga kategoria. Por nuk konsiderohet kështu nga drejtuesit e këtij ekipi, të cilët mendojnë se fatet e këtij takimi kanë për t'u vendosur vetëm në fund të këtij 90-minutëshi. Tekniku Ramadan Shehu, madje, më tepër se për ndeshjen e së mërkurës për kupë, ndaj Teutës, ka menduar gjatë gjithë këtyre ditëve për kalimin me sukses të lezhjanëve. Ai edhe në analizat e zhvilluara me ekipin, u ka bërë thirrje lojtarëve për përkushtim maksimal në këtë periudhë. "Normalisht, mendja jonë duhet të jetë te ndeshja me Besëlidhjen, pavarësisht se ky takim mund të konsiderohet i lehtë nga të tjerët. E rëndësishme është të marrim tri pikët, të cilat na duhen për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit, ndërsa pasi të kalojmë këtë ndeshje, do të fillojmë të mendojmë për Teutën,"- ka thënë tekniku Shehu.
Transferta e Lezhës nuk pritet të sjellë ndonjë risi në formacionin e kuqebluve, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Do të rikthehet vetëm kapiteni Sinani, që mungoi javën e kaluar ndaj Flamurtarit për një gjendje gripale. Në portë do të jetë sërish Grima dhe para tij, pa asnjë diskutim, treshja mbrojtëse Dibra-Beqiri-Zmijani. Në krahë do të jetë Kaçi nga e majta dhe Osja apo Devolli në të djathtë. Kjo dilemë vjen ngaqë ndaj Flamurtarit, me aktivizimin e tij, Safet Osja ka marrë vlerësimet e teknikut Shehu. Në rolin e shkatërruesit, lojtari më në formë është anëtari i ekipit Shpresa, Amarildo Belisha, vendi i të cilit nuk diskutohet në formacion. Në pozicion para tij pritet të jetë Ishka, në qendër, së bashku me Asllanin, ndërkohë që vija sulmuese do t'i besohet pa asnjë dyshim dyshes Sinani-Bejzade. Ky i fundit, pas dëmtimeve që ka pasur kohët e fundit, duket se i ka lënë prapa ato dhe pritet të jetë në fushë sot. Siç vihet re, ndryshimet janë krejt të vogla për kuqeblutë dhe kjo shpjegohet me atë që formacioni i tyre tashmë është pothuajse i stabilizuar. Një tripikësh sot do t'i konsolidonte edhe më tepër pozitat e Vllaznisë në renditje, në raport me ekipet rivale të saj për vendin e dytë, Partizanin dhe Shkumbinin, të cilët mendohet të kenë ndeshje më të vështira sot. Nëse djemtë e Shehut fitojnë ndaj Besëlidhjes, për ta do të ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat, çka vërteton më së miri faktin se ky ekip tashmë është rikthyer në emocionet që të jep lufta e kampionatit, madje me pretendime serioze.
Gjergj Kola

Grima: Jemi gjithnjë e më të fortë
Nëse Vllaznia në takimin e sotëm në Lezhë ka mundësi të regjistrojë fitoren e tretë radhazi, të njëjtën detyrë do të ketë edhe portieri i saj, Armir Grima, për të mbrojtur portën e tij. Prej dy ndeshjesh, ai ka qenë në rolin e spektatorit, duke pretenduar që kjo "thatësirë" e portës së tij të vazhdojë sa më gjatë. Por vetë ai ka bërë të ditur se më të rëndësishme do të jenë fitoret që do arrijë Vllaznia në të dy kompeticionet ku merr pjesë. "E rëndësishme, mendoj unë, është të fitojë skuadra në çdo ndeshje, ndërkohë që unë do të përpiqem ta bëj sa më mirë detyrën për mbrojtjen e portës. Kemi nevojë për të fituar, duke filluar nga ndeshja me Besëlidhjen, takim që konsiderohet i lehtë, por ne nuk nisemi nga kjo. Vërtet objektivat që kanë dy ekipet janë krejt të kundërta, vërtet vlerat e skuadrave janë shumë larg njëra-tjetrës, por, gjithsesi, ne nisemi nga ajo që fitorja është e arritur vetëm kur të ketë mbaruar ndeshja,"- ka thënë portieri i kuqebluve, Grima. Duke folur kështu, ai lë të kuptohet se për ndeshjen e kupës është herët të flasësh. Pavarësisht nga kjo, portieri i njohur nuk ka hezituar të bëjë një koment edhe në lidhje me të: "Të them të drejtën, si Teutën apo Dinamon i prisja me qejf në hedhjen e shortit, pasi me bardheblutë nuk dëshiroja të ndesheshim që tani, pasi kishim më pak shanse për të kapur kupat e Evropës. Sa për dy ndeshjet me durrsakët, mund të them se do të jenë mjaft të forta, por për ne është një favor i vogël që ndeshjen e dytë do ta luajmë në Shkodër, para tifozëve tanë të zjarrtë. Parë në shumë aspekte, mendoj se ne jemi më shumë favoritë sesa Teuta, por, nga ana tjetër, duhet dhënë maksimumi i mundshëm për të siguruar finalen,"- ka shtuar mbrojtësi i portës shkodrane. Forma e Grimës ka qenë në nivele të larta në gjitha këto javët e fundit, megjithëse diçka është përmirësuar edhe në mbrojtje. Pikërisht këto stabilizime të lojës kanë sjellë atë që Vllaznia, në ndeshjet e fundit, ta përmirësojë disi imazhin e keq të krijuar për të nga pësimi i shumë golave. Kuqeblutë, me 31 gola të shënuar, renditen të dytët, pas Tiranës. Grima ka pësuar jo për fajin e tij plot 22 gola, duke u renditur në vendin e 7-të për sa u përket golave të marrë.
Gjergj Kola

Veterani i Besës kërkon fitoren si "varkë" shpëtimi në betejën për mbijetesë
Mergjyshi: Vetëm suksesi na qetëson
Veterani Mërgjyshi po jep sivjet një ndihmesë të madhe në radhët e Besës për ta shpëtuar atë nga rënia në kategorinë e dytë. Pas largimit të Daiut, ai mbetet kyçi i mbrojtjes kavajase, duke sfiduar vitet mbi shpinë. Ky futbollist është bërë përcaktues në mjaft prej situatave të rrezikshme para portës së Kokurit. Duke qenë ish-dinamovit, ai e sheh kështu takimin e sotëm ndaj ish-ekipit të tij.
- Si ndiheni në radhët e Besës këtë sezon?
- Edhe pse kam pak kohë që luaj te Besa, duket se kam gjetur ngrohtësi dhe respekt nga të gjithë. Mbi të gjitha, mënyra e lojës së Besës i përshtatet shumë mënyrës sime të të luajturit. Te Besa duket se po rikthehen talentet e reja vendëse, gjë që garanton të ardhmen e këtij ekipi.
- Cili takim ju ka lënë më shumë mbresa?
- Natyrisht, ato që i kemi mbyllur me fitore, ndaj Vllaznisë dhe Besëlidhjes në Lezhë, pa harruar edhe barazimet ndaj Tiranës në fazën e parë. Shije të hidhur më ka lënë barazimi ndaj Bylisit dhe humbja e thellë ndaj Tiranës javën e kaluar.
- Sot do të keni përballë ish-ekipin tuaj, Dinamon. Si e parashikoni takimin?
- E shoh tepër të vështirë, pasi e njoh dhe e vlerësoj Dinamon si kundërshtare tepër të fortë. Edhe pse flitet se do të ketë mungesa, Dinamoja ka në dispozicion shumë lojtarë cilësorë. Do të na duhet të djersijmë shumë për të arritur te fitorja. Do ta kemi të vështirë, por jo të pamundur. Vetëm fitorja ndaj bluve do të na qetësonte sadopak.
- A do të mbetet Besa në grupin e më të mirëve?
- Nëse fitojmë ndaj Dinamos, gjithçka bëhet e sigurt. Por edhe nëse barazojmë, do të na duhet ta vazhdojmë luftën, pasi edhe kundërshtarët tanë kanë short të vështirë në javët e ardhshme.
Feriz Ferizaj

Renato, braziliani në zemrat e durrsakëve
Futbollisti i ardhur nga Brazili, Renati de Souza, ka ditur të fitojë zemrën e tifozerisë durrsake dhe të ekipit me lojërat e mira që ka zhvilluar, me vazhdueshmërinë e prezantimeve pozitive në ndeshje e në qëndrimin korrekt me grupin. Ka qenë një zgjedhje perfekte e presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, afrimi i këtij futbollisti, që fillimisht nuk ta mbushte syrin, por që më pas diti të fitojë zemrat e durrsakëve, që shikojnë tek ai një nga pikat e forta në ekip, që tashmë është bërë i pazëvendësueshëm në formacionin e Teutës. Sipas trajnerit të dytë të Teutës, Stavri Nica, futbollisti Renato jo vetëm ka një konstante pozitive në të gjitha ndeshjet, por është një nga futbollistët që stërvitet shumë, madje qëndron ndonjëherë më shumë se të tjerët në stërvitje individuale. Ashtu si dhe miku i tij, Khumalo, braziliani i Teutës, me një temperament të veçantë, i qeshur dhe miqësor, është akomoduar mjaft mirë te Teuta ku ka bërë edhe shumë miq. Një pjesë të mirë të kohës, braziliani e kalon në stërvitje dhe pjesën tjetër në hotelin "Florida", ku i janë krijuar kushte të mira qëndrimi dhe argëtimi. "Jam i kënaqur te Teuta, - shprehet për "Sportin shqiptar" futbollisti Renato, duke shtuar më tej:- E kam për nder që luaj në një nga ekipet më të mira të kampionatit shqiptar, me të cilin do të isha i lumtur që të fitoja një trofe." Për sa i përket takimit gjysmëfinal me Vllazninë, Renato beson në kualifikimin e Teutës, duke deklaruar: "Kemi një ekip që i ka forcat dhe mundësitë që jo vetëm të kalojë gjysmëfinalen e kupës, por edhe të fitojë trofeun, duke u mobilizuar maksimalisht."
Llambi Kallço


sportishqiptare.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Besëlidhja - Vllaznia 0-3

Lezhë: Shkodranët kanë gjunjëzuar 3-0 Besëlidhjen, tashmë në A2


Besëlidhja
Llani 5.5
Lika 6
Brahja 5
Prela 5
Pjetrushi 5
Toma 5
Doçi (Cafi 85') 6
Kruja (Moyo 55') 5
Myrtaj 5
Zenuni (Mashi 46') 5
Ivanaj 5
Trajner: R. Kulli

Vllaznia
Mustafa 7
Alcani (Zmijani 46') 6
Beqiri 7
Teli 6.5
Devolli 6.5
Kaçi 6.5
Romanishin 6
Asllani 6
Bokatola (Osja 55') 6
Sinani 7
Ishka (Salihi 66') 6.5
Trajner: R. Shehu
Shënues: Kaçi 40', Sinani 45' (11-m), 88'
Gjyqtarë: A. Taullau, L. Çuko (Tiranë), A. Guçe (Lushnjë)
Karton i verdhë: Salihi

10' - Krosim i saktë i Bokatolës, ndërhyn me kokë Ishka dhe topi kalon mbi traversë.
13' - Kros nga e majta dhe ndërhyn në kohë mbrojtja lezhjane.
14' - Ngurron të gjuajë Sinani brenda zone dhe topi përfundon në fundore.
15' - Goditje dënimi, 20 metra larg portës, nga Ishka, por pa rrezik për Llanajn.
20' - Ekzekuton bukur një këndore Myrtaj, ndërhyn Lika me kokë, por Mustafa del fitues.
22' - Asllani, i vendosur në vijë fatale, ka ndaluar topin me dorë dhe 11-metërsh. Godet Lika nga pika e bardhë dhe Mustafa ka grushtuar me mjeshtëri.
24' - Doçi jep një asis për Ivanaj, i cili 2-3 metra larg vijës fatale nuk arrin të shënojë.
30' - Pasim i saktë i Doçit për Ivanaj, që godet në ecje e sipër dhe Mustafa grushton bukur.
31' - Godet Myrtaj dhe pret Mustafa.
40' - Kombinim i saktë Bokatola-Devolli dhe Kaçi, pasi ka marrë një pasim të saktë nga ky i fundit, fare afër i është vjedhur mbrojtjes lezhjane dhe ka shënuar 0-1.
42' - Zenuni kroson saktë për Tomën, i cili me kokë e ka dërguar topin jashtë kuadratit të portës së Mustafës.
45' - Ndërhyn Toma brenda zone në mënyrë të parregullt ndaj Sinanit dhe 11-metërsh, të cilin po Sinani e kthen në gol 0-2.
65' - Sinani ka futur një top në zonë, por ndërhyn mbrojtja duke larguar rrezikun.
67' - Godet Asllani nga 16 metra dhe Llanaj pret me vështirësi.
69' - Mashi ka ekzekutuar bukur një goditje dënimi, ndërhyn mbrojtja mike, por pasaktësisht, duke i dhënë mundësi Brahjes të godasë me kokë. Topi përplaset në pingulen e djathtë të portës së Mustafës.
70' - Dy herë fare afër Ivanaj ka mundësi të shënojë, por topi në të dyja rastet është përplasur në traversë.
80' - Osja, në pozicion ballor nga 16 metra, godet fort dhe topi përfundon jashtë.
85' - Përsëri provon të godasë fort Osja, por përsëri jashtë.
88' - Sinani ka goditur fort, pasi ka marrë një pasim të saktë nga Asllani. Topi është përplasur në pjesën e brendshme të traversës dhe pastaj ka përfunduar në rrjetë, 0-3.

Thanë
Ritvan Kulli, trajner i Besëlidhjes: "Mendoj se rezultati nuk i përgjigjet lojës. Ne ishim shumë afër golit. Po të kishim shënuar nga pika e bardhë, rezultati i ndeshjes do të ishte ndryshe. Jam i kënaqur nga ekipi, ne luajtëm lirshëm, krijuam mjaft raste, por fati nuk ishte në anën tonë. Shkodranët ishin të rrezikshëm dhe efktivë në lojën sulmuese. Ne goditëm dy shtylla dhe mbi të gjitha humbëm një penallti. Futbolli i tillë është, në fund matet me golin dhe të tjerat harrohen."
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë: "Ne ishim përgatitur ta fitonim këtë ndeshje. Vllaznia luajti me siguri. Besëlidhja luajti me dëshirë dhe lirshmëri, pati momente të bukura dhe krijoi raste për shënim. Pozicioni i tyre u ka krijuar mundësi të luajnë lirshëm. Ne na pengoi në lojën tonë terreni jo i mirë. Tani do të mendojmë për kupën. U përpoqëm të ruajmë freskinë e skuadrës, duke aktivizuar sa më shumë futbollistë. Kjo dhe për të ndërtuar në formacion sa më të saktë për të mërkurën me Teutën."

Monologu nga Ahmet Kraja:
"Ishte një ndeshje e bukur. Besëldhja, e çliruar nga emocionet, luajti lirshëm, kontrolloi kundërshtarin dhe disa herë kërcënoi portën shkodrane. Theksoj se lezhjanët duhet të kishin shënuar me ato raste të pastra që krijuan. Fatale për ta ishte humbja e penalltisë dhe e dy golave të tjerë nga Ivanaj, që e dërgoi topin në traversë nga fare afër portës. Skuadra shkodrane e filloi lojën e tensionuar. Kishte dëshirë të shënonte sa më shpejt, për pasojë në 30 minutat e para ishte konfuze dhe bëri shumë gabime në pasime. Ajo shkoi te porta lezhjane më rrallë, por, kur shkoi, shënoi. Dhe për këtë merita u takon futbollistëve Kaçi dhe Sinani. Përfundimisht, mendoj që, duke gjykuar nga rezultati 3-0, të krijohet përshtypja se lojën e ka dominuar Vllaznia. Por, duke gjykuar nga mënyra se si u luajt në fushë, them se ishte një ekuilibër i plotë".

Jashtë fushe
- Tribuna VIP, ndryshe nga java e kaluar, këtë radhë ishte mbushur plot. E kanë ndjekur ndeshjen së bashku të dy presidentët, Artur Çela i Besëlidhjes dhe Myftar Çela i Vllaznisë. Të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Salvator Kaçaj dhe Artan Bushati. Ishin bashkë edhe këngëtari i njohur Bujar Qamili dhe ish-kampioni i dyrrotëshit shqiptar, mjeshtri i sportit, Agim Tafili.
- Për fitoren futbollistëve lezhjanë u ishtë premtuar nga presidenti Çela 50.000 lekë të reja secilit dhe për barazimin nga 25.000 lekë të reja.

Ky Artikull u publikua më 20 Apr 2003. Autor Lekë Miraj - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

SPORT

Prill 23, 103
Kupa, sot ndeshjet e para të gjysmëfinaleve



Sot luhen takimet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Çifti më interesant padyshim që është takimi derbi mes Tiranës dhe Dinamos. Edhe takimi tjetër, Teuta-Vllaznia, nuk do të ngelet jashtë interesit të sportdashësve, pasi kujtojmë që të dyja tifozeritë janë të zjarrta. Të dy takimet do të luhen në orën 16:00. Derbi do të luhet në stadiumin "Qemal Stafa", ndërsa takimi tjetër në stadiumin e qytetit të Durrësit, "Niko Dovana". Tirana vjen më e favorizuar në këtë takim, pas fitores në ndeshjen e kampionatit, ndërsa Dinamo pa trajnerin rumun, Cikleanu. Teuta dhe Vllaznia vijnë pas fitoreve bindëse, përkatësisht ndaj Apolonisë dhe Besëlidhjes. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 7 maj, ndërsa finalja më 31 maj.

KUPA E SHQIPERISE

Tirana - Dinamo ora 16:00
Teuta - Vllaznia ora 16:00

Ndeshjet e kthimit luhen më 7 maj
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

23 Prill 2003

Në ndeshjen gjysmëfinale, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, në Durrës, futbollistët e Teutës shënuan fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës, me rezultat 2:1.

Në këtë mënyrë durrsakët konfirmuan pretendimet e tyre për Kupën e Shqipërisë. Për fitoren e Teutës u përkujdesen Begeja dhe Zëre, ndërkaq golin e shpresës për Vllazninë e shënoi Asllani. Javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku edhe do të përcaktohen skuadrat finaliste, të cilat do të luftojnë për trofeun e çmueshëm të vendit.


Kupa e Shqipërisë

Dinamo-Tirana
----------------------------2:0
Teuta-Vllaznia
----------------------------2:1

Ndeshjet e kthimit pas një jave

futbolli.com
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Kupa e Shqiperise: Teuta - Vllaznia 2-1

Në "Niko Dovana", shikues të shumtë inkurajuan vendësit në fitoren 2-1 ndaj Vllaznisë
Teuta, fitorja e vogël e shpresave të mëdha


Shënues: Begeja 65', Zëre 73', Asllani 76'
Teuta: Shehi, Xhai, Zëre, Tetova, Kumalo, Renato, Toshkollari, Kotemelo, Ahmataj, Mancaku (Memelli 71'), Begeja (Ballço 86'). Trajner: H. Lika
Vllaznia: Grima, Zmijani, Devolli, Beqiri, Dibra, Kaçi, Romanishin, Belisha (Gjokoviç 76'), Bokatola, Sinani (Bejzade 84'), Ishka. Trajner: R. Shehu
Gjyqtarë: S. Jareci, S. Avdo (Tiranë), F. Hysomema (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Mancaku, Kumalo, Devolli, Bokatola.

1'- Ahmataj gjuan nga 25 metra dhe grushton portieri Grima.
3'- Renato pason për Zëren, që humbet në momentin e fundit kotrollin në zonë.
7'- Renato pason për Begejën, që gjuan me kokë, por jashtë.
9'- Sinani jep një pasim për Devollin, që nuk arrin të konkludojë.
11'- Ishka pason për Sinanin në hyrje të zonës, që gjuan jashtë kuadratit.
12'- Xhai pason për Begejën, që gjuan jashtë.
18'- Toshkollari jep një kros në drejtim të Begejës, që godet, por jashtë.
21'- Devolli depërton nga e djathta e sulmit, kroson për Sinanin, që shkëputet bukur me kokë, por godet jashtë kuadratit.
23'- Goditje dënimi për Teutën nga 25-30 metra, shkelmon Ahmataj, por topi kalon mbi tra.
29'- Ishka godet në gjysmëkthesë në vijën e zonës së rreptësisë, por pret portieri Shehi.
35'- Goditje dënimi për Teutën nga 35 metra larg portës. Gjuan Mancaku dhe jashtë.
43'- Mancaku depërton në zonë, gjuan bukur, topi kthehet tek Ahmataj, që gjuan fluturimthi dhe topi kalon disa metra larg shtyllës pingule.
45'- Renato depërton nga e djathta e sulmit durrsak, kroson në formë gjuajtjeje dhe topi kalon mbi tra.
48'- Sinani, i lirë brenda zonës, pasi merr një top të befasishëm, nuk arrin të konkludojë në çastet e fundit.
49'- Renato gjuan nga 30 metra, por jashtë.
52'- Mancaku gjuan brenda zonës dhe pret portieri Grima.
55'- Kros i rrezikshëm në zonë i Mancakut, shkëputet portieri Grima, duke pritur në ajër topin.
57'- Sinani depërton bukur nga e djathta e sulmit shkodran, gjuan, por jashtë kuadratit.
62'- Ahmataj gjuan një goditje dënimi nga 30 metra dhe topi kalon jashtë kuadratit.
65'- Kumalo jep një pasim për Begejën në krahun e djathtë të sulmit durrsak, i cili i vetëm përballë portierit Grima galopon rreth 5 metra, gjuan rrafsh me tokën dhe shënon golin e parë për Teutën. 1-0.
73'- Ahmataj jep një krosim të fuqishëm pas një goditjeje dënimi në zonën e portierit Grima. Topi kalon në gjysmëlartësie në zonën e portierit dhe në momentin që shkëputet në drejtim të tokës, ndërhyn në formë sparkate Zëre, që e çon topin në rrjetë. 2-0.
76'- Sulm frontal i Vllaznisë. Ishka gjuan fort në hyrje të zonës dhe grushton portieri Shehi. Topi rikthehet përsëri në zonë dhe, pas një krosimi të dytë, Asllani, fare pranë portierit, godet bukur me kokë dhe shënon golin e parë për Vllazninë. 2-1.
80'- Goditje dënimi për Teutën. Ahmataj pason në formë krosi për Begejën, që gjuan me kokë dhe jashtë.
89'- Kumalo, pasi shmang dy mbrojtës të Vllaznisë, shkëputet nga e majta e sulmit durrsak, kroson, por topi nuk shfrytëzohet nga asnjë prej sulmuesve.

Thanë
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar dhe do të shkojmë në Shkodër me qëllimin që të kualifikohemi. Kemi shënuar dy gola si rezultat i presionit të vazhdueshëm dhe në një moment mospërqendrimi kemi pësuar një gol. Do të shkojmë në Shkodër për të arritur kualifikimin, duke zhvilluar një futboll të bukur. Të dy ekipet, në ndeshjen e sotme, treguan vlerat e tyre si dy prej ekipeve më të mira të kampionatit."
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë:
"Kishim ardhur në Durrës për të arritur barazimin ose fitoren. Nuk e di nëse goli i parë ishte i rregullt apo jo, por barazimi mendoj se do të ishte rezultati më i drejtë për këtë ndeshje. Mendoj se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për kualifikimin. Për sa i përket ndeshjes tjetër, mund të them se, së pari, jam duke menduar për ndeshjen e parë të kampionatit me Erzenin e Shijakut dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e kupës."

Monologu nga Niko Jani:
"Mendoj se Teuta, po të tregohej pak më e kujdesshme, do të arrinte një fitore të pastër, e cila do t'i përgjigjej edhe lojës që ajo zhvilloi, veçanërisht në pjesën e dytë. Mendoj se rezultati 2-1 e lë ndeshjen të hapur dhe se do të kualifikohet ai ekip që do të dijë t'i shfrytëzojë më mirë rastet që do t'i krijohen. Mendoj se të dy ekipet janë të denja, por Teuta ka avantazhin se ka një ecuri të mirë në kampionat dhe ekipi ka rritje në lojën e vet. Për ndeshjen e sotme veçoj lojën e mirë të futbollistëve me eksperiencë në radhët e Teutës. Veçoj këtu lojën e Tetovës, Zëres dhe Mancakut, të cilët luajtën me shpirt gare dhe e ndihmuan ekipin në momentet delikate të lojës. Mendoj se në pjesën e parë Teuta nuk tregoi atë shpirt gare që tregoi në pjesën e dytë, ku ekipi hyri në lojën e tij jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë të mentalitetit dhe psikologjisë së fitores. Vetëm nëse luan kështu në "Loro Boriçi", Teuta do ta arrijë kualifikimin."

Të veçanta...
- Në tribunën "VIP" të stadiumit "Niko Dovana", përveç presidentit të FSHF-s, Armando Duka, presidentëve të Teutës dhe Vllaznisë Hasanbelliu dhe Çela, ndodhej edhe ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit, Agron Duka, si dhe autoritetet vendore.
- Në ndeshjen mes Teutës dhe Vllaznisë ka qenë numri më i lartë i spektatorëve, të cilët e kanë ndjekur Teutën gjatë gjithë këtij sezoni futbollistik. Mbi 5500 sportdashës durrsakë si dhe sportdashës të ardhur nga Shkodra kanë mbështetur skuadrat respektive, ndonëse spektakli i kërkuar ka munguar.
- Ndeshja është zhvilluar në kushte ideale në një fushë perfekte si dhe në një ditë pranverore dhe atmosferë të ndezur sportive.

Kualifikimi i hapur pas fitores së Teutës në "Niko Dovana".
Teuta ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në gjysmëfinale të kupës në stadiumin "Niko Dovana", duke fituar me rezultatin 2 1, falë golave të Begejës dhe Zëres. Vllaznia e ka shënuar golin me anë të Asllanit, duke e lënë të hapur kualifikimin për të dy ekipet. Takimi është pritur me interes nga tifozeria durrsake, ku mbi 5 mijë spektatorë kanë mbushur shkallët ballore, të tribunës dhe pjesërisht ato anësore të "Niko Dovanës". Nuk kanë munguar edhe sportdashës të ardhur nga Shkodra. Në tribunën "VIP", krahas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, presidentëve të klubit të futbollit Teuta, Hasanbelliu, dhe atij të Vllaznisë, Çela, ka qenë prezent edhe ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit, Agron Duka si dhe drejtues të pushtetit vendor. Ndeshja është zhvilluar në kushte ideale, në një terren të mrekullueshëm dhe në një ditë pranverore. Ndeshja në tërësi nuk u është përgjigjur vlerave të dy ekipeve, veçanërisht pjesa e parë e takimit, ku loja është përqendruar në mesfushë dhe nuk janë parë lëvizje të qarta taktike nga të dy ekipet. Teuta ka insistuar më shumë, por pa arritur të konkludojë, në një kohë që Vllaznia ka vepruar përmes kundërsulmit. Pjesa e dytë e takimit ka nisur më mirë për Teutën, që ka pasur më tepër nerv në lojën e saj dhe më qartësi taktike, gjë që është shoqëruar me presion të vazhdueshëm në portën e Vllaznisë që, nga ana e saj, ka reaguar me anë të kundërsulmit. Gjithsesi, durrsakët e kanë kërkuar golin dhe e kanë gjetur me anë të Begejës, i cili, pasi ka përfituar një pasim të Kumalos e ka kaluar Teutën në avantazh në minutën e 65-të të takimit. Pa kaluar 8 minuta (në minutën e 73-të) për Teutën gjërat kanë shkuar si s'ka më mirë, pasi u shënua edhe goli i dytë, që do të thotë mundësi të mëdha kualifikimi. Por gëzimi i durrsakëve nuk ka zgjatur shumë, pasi në një moment hutimi të mbrojtjes, Ishka fillimisht ka gjuajtur, duke tronditur portën e Shehit dhe më pas Asllani, duke shfrytëzuar një kros në zonë, ka shënuar me kokë shumë pranë portierit Shehi në minutën e 76-të, duke i vështirësuar gjërat për durrsakët. Nga minuta e 65-të e takimit dhe deri në të 76-tën, është përcaktuar jo vetëm rezultati i ndeshjes, por ka qenë dhe pjesa më e bukur dhe emocionante e këtij takimi. Menjëherë pas takimit, trajneri Lika është shprehur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, në një kohë që ka deklaruar se do të shkojnë në ndeshjen e ardhshme në Shkodër për të arritur kualifikimin. Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë, Ramadan Shehu, ka deklaruar se erdhën në Durrës për barazim ose për fitore, por nëse, sipas tij, "goli i parë i Teutës ka qenë i rregullt, rezultati i përgjigjet takimit." Shehu është shprehur gjithashtu se është optimist për kualifikimin e Vllaznisë. Me këto deklarime dhe atmosferë është mbyllur dhe sfida e parë në "Niko Dovana". Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit në "Loro Boriçi", ku të dy ekipet do ta kërkojnë kualifikimin me një rezultat të hapur.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Vllaznia - Erzeni 5-1

Shkodër: Kuqeblutë gjunjëzojnë 5-1 Erzenin, duke hedhur poshtë thashethemet e pragndeshjes
Vllaznia, 5 gola për të rikthyer tifozët


Shënues: Dibra 9', Sinani 14', 87', Devolli 38', Asllani 45', Kaseke 84'

Vllaznia
Grima 6
Devolli 7
Zmijani 6
Dibra 7
Romanishin 7
Belisha (Bokatola 29') 6
Sinani 7
Kaçi (Osja 61') 6
Asllani 7
Beqiri (Teli 58') 7
Ishka 7
Trajner: R. Shehu

Erzeni
Kapllani 5
Nushi 5
Rexha (Gjergji 75') 5
Kaseke 6
Hasho 5
Buna 5
Mançe (Taipi 46') 5
Lala 5
Karapici 5
Varfi (Myderizi 46') 5
Xhafa 5
Trajner: P. Haxhia
Gjyqtarë: B. Pashaj, K. Hysi, A. Beqiri (Tiranë)
Karton i verdhë: Ishka

2' - Mançe shfaqet krejt papritur i rrezikshëm në zonën shkodrane, gjuan, por pret portieri Grima.
9' - Pas një goditjeje dënimi, topi goditet me kokë nga Ishka, por bllokohet nga një mbrojtës dhe që aty Dibra me këmbë e ka dërguar topin në rrjetë, 1-0.
14' - Sinani merr një top të saktë nga Belisha dhe gjuan fort me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë, 2-0.
15' - Ishka godet fort nga 20 metra, por topi përfundon mbi traversë.
23' - Sërish Ishka shfaqet në pozicion të volitshëm shënimi, por bllokohet në gjuajtje në momentin e fundit nga një mbrojtës mik.
24' - Sinani godet me kokë brenda zonës, grushton mirë Kapllani.
28' - Kaseke kroson bukur nga e djathta, por Vrapi godet keq me kokë dhe jashtë.
31' - Rexha sheh portierin Grima të dalë nga porta, gjuan nga 40 metra, por topi nuk përfundon në portë.
33' - Godet Romanishin, por topi përfundon mbi traversë.
35' - Asllani kërkon të bëjë spektakël, por topi, i goditur prej tij me thembër, përfundon mbi traversë.
38' - Asllani përfiton nga një gabim i Kasekes, pason te Devolli, që, me kokë, nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tretë, 3-0.
41' - Asllani gjuan fort, por topi kalon mbi portë.
42' - Sinani kërkon të shënojë golin e tij të dytë, por pret mirë Kapllani.
45' - Sinani vepron bukur nga e djathta dhe pason tek Asllani, që, në qendër, me qetësi e dërgon topin në rrjetë, 4-0.
47'-51' - Ishka është i pafati i kuqebluve, kur ka goditur dy herë traversën në këto minuta.
64' - Ishta godet sërish nga jashtë zonës, por pret Kapllani në dy kohë.
71' - Asllani nxjerr krejtësisht të zbuluar Sinanin, por ky i fundit nuk arrin të shënojë përballë Kapllanit.
73' - Ishka edhe këtë radhë nuk është i saktë në goditjen e tij drejt portës shijakase.
76' - Lala godet nga 30 metra dhe Grima me vështirësi e dërgon topin mbi traversë.
82' - Sinani brenda zonës gjuan dy herë, por topi përplaset edhe në shtyllë, pa arritur dot të përfundojë në rrjetë.
84' - Kaseke ka arritur të shënojë, pas një inkursioni të gjatë të skaudrës së tij, 4-1.
85' - Buna kërkon të shënojë golin e dytë, por topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
87' - Osja ka gjetur bukur Sinanin në zonë dhe ky i fundit gjuan saktë, duke shënuar golin e tij të dytë, 5-1.

Thanë
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë: "Ishim përgatitur në maksimum për këtë ndeshje, duke vlerësuar Erzenin si një skuadër në kufijtë e ekzistencës, por në të vërtetë arritëm një fitore të lehtë. Pavarësisht nga fitorja, mendoj se jemi larg të luajturit një futboll bashkëkohor. Disa lojtarë ende nuk e kanë konceptin e të markuarit gjatë gjithë 90 minutave, apo atë të befasisë. Jemi në vend të dytë për momentin, por ai do të jetë realitet vetëm nëse arrihet në fund të kampionatit".
Petrit Haxhia, trajner i Erzenit: "Vllaznia e meritoi plotësisht fitoren, sepse luajti më mirë, na bllokoi plotësisht, duke treguar vlerat e një ekipi me të vërtetë profesionist. Erzeni ndoshta nuk ishte plotësisht i përgatitur për këtë takim, por qëllimi ynë kryesor është që në ballafaqimet direkte me rivalët tanë të dalim me sukses, për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë."

Monologu nga Agim Medja:
"Vllaznia, veçanërisht në pjesën e parë, duke e vlerësuar në tërësi ndeshjen, pati një përkushtim maksimal në lojë. Si rezultat i kësaj, ekipi jo vetëm shënoi 4 gola gjatë kësaj pjese, por, nga ana tjetër, edhe veprimet i kryeu të rrjedhshme, kombinative dhe të efektshme para portës. Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, pasi edhe ritmi ra, megjithatë me mënyrën e ndërtimit të lojës, shkodranët arritën sërish të ndërtojnë shumë aksione. Mendoj se fitorja, ishte vlerësimi më i mirë për Vllazninë, për atë që dha në fushën e lojës. Ndërsa Erzeni nga ana e tij paraqiti dobësi në të gjitha repartet, duke qenë i pafuqishëm për të përballuar Vllazninë."

Jashtë fushe:
- Tashethemet e hapura në Shkodër gjatë këtyre ditëve se gjoja Vllaznia do t'ia linte ndeshjen Erzenit bëri që në shkallët e stadiumit në fillim të takimit të mos ishin më tepër se 500-600 tifozë shkodranë. Transmetimi përmes Radio Tiranës i komentatorit të njohur Ymer Striniqi dhe golat e shënuar shpejt për Vllazninë sollën më pas në stadium edhe mjaft tifozë të tjerë, numri i të cilëve arriti në 1500.
- Skuadra e Erzenit kishte ardhur pa doktor në këtë takim dhe, për rrjedhojë, punën e tij e ka bërë ai i Vllaznisë, Zyhdi Çoba.
- Malazezit Gjokoviç, ndonëse ka qëndruar në nxemje gjatë disa minutave, nuk i ka ardhur mundësia të aktivizohet, pasi trajneri Shehu i bëri të tri zëvendësimet. Ndoshta zëvendësimi që la jashtë Gjokoviçin ishte futja e Telit në vend të Beqirit, të cilin tekniku shkodran nuk deshi ta ngarkonte shumë, ngaqë të mërkurën do të jetë në fushë me kombëtaren tonë në Bullgari.

Ky Artikull u publikua më 27 Apr 2003. Autor Gjergj Kola - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Dhunë ndaj futbollistëve të Veleçikut
SHKODËR- Ndeshja e futbollit mes ekipeve të kategorisë së dytë Korabi-Veleçiku, e zhvilluar dy ditë më parë në Peshkopi, është shoqëruar me një dhunë fizike ndaj futbollistëve dhe stafit të ekipit udhëtues të Malësisë së Madhe (Veleçikut). Pamje filmike të transmetuara nga TV e Malësisë së Madhe kanë treguar futbollistë të gjakosur në fushën e blertë të Peshkopisë. Ata janë qëlluar me gurë, thanë për gazetën burimet. Pasi janë lajmëruar institucionet shtetërore, ka qenë ndërhyrja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Bajram Ibro, ajo që ka bërë që futbollistë e Veleçikut të arrijnë të largohen nga Peshkopia. Dy kaseta filmike i janë dorëzuar policisë vendase në dhomat e zhveshjes, por ato janë thyer nga policët, thanë për gazetën burimet. Një kasetë disa minutëshe ka arritur të fshihet nga sportistët ku tregohet dhuna e ushtruar ndaj tyre nga tifozët. Pritet që sot në FSHF të zhvillohet një takim për këtë ndeshje.
Anila Dushi
shekulli.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Lushnja - Vllaznia 0-1

Lushnje: vendësit humbasin 1-0 me shkodranët, duke rrëzikuar qëndrimin
Vllaznia, fitorja e shkëputjes


Lushnja
Prençe 6
Malko 6.5
Hysko 6.5
Gazheli 6
Dhima 5
A. Hysko 4
Kadiu 5
Çuko 4
Hasalla (Gega 65') 6
Elezi (Grizha 65') 4
Nora 6.5
Trajner: K. Mile

Vllaznia
Grima 7.5
Zmijani 7
Devolli 6
Beqiri 6
Dibra 6
Qosja 5
Romanishin 7
Gjokoviç (Belisha 70') 5
Bejzade 7.5
Sinani 6
Asllani 7
Trajner: R. Shehu
Shënues: Sinani 42'
Gjyqtarë: M. Allkja (Elbasan), A. Pregja. S. Avdo (Tiranë)
Kartonë të verdhë: A. Hysko, Devolli, Nora

6' - Goditje e Bejzades nga 30 metra dhe topi përfundon ngitur me shtyllën tansversale të Prençes.
15' - Vallëzim i Sinanit në zonë, por që e tepron me mbajtjen e topit, duke i dhënë mundësi Prençes të ndërhyjë.
17' - Pasim i Elezit për Norën, i cili 7 metra larg portës godet fluturimthi, duke e detyruar Grimën të bëjë mrekullinë me një fluturim spektakolar.
20' - Goditje dënimi nga 20 metra për lushnjarët. Ekzekuton fort Çuko, pret në pozicion Grima.
27' - Goditje me kthesë e Elezit mbi vijën e 16-metërshit dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës.
33' - Goditje dënimi përsëri për lushnjarët mbi vijën e portës shkodrane, Çuko godet fort, duke krijuar rrezik për Grimën.
38' - Kros i bukur i Çukos për Norën. Vetëm dalja e shpejtë e Grimës eviton një gol të sigurt për lushnjarët.
40' - Përsëri një korridor i bukur, por këtë radhë Kadiu shërben për Elezin. Eshtë ndërhyrja e Dibrës, që i heq të drejtën e golit Elezit.
42' - Ligji i futbollit që, po nuk shënove do të pësosh, gjen mëshirim te shkodranët, të cilët, me anë të goleadorit të tyre Sinani, shënojnë në një kundërsulm të shpejtë dhe 0-1.
50' - Nora kroson bukur në zonë dhe, në momentin e fundit, Kadiu godet tokazi ngjitur me shtyllën pingule.
57' - Një hezitim i mbrojtjes mike dhe Kadiu përfiton, por nuk është i saktë në gjuajtje.
61' - Pas një pauze të gjatë, Asllani godet fuqishëm nga larg, por pa rezultat.
68' - Nora ka rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, kur fare i vetëm përballë Grimës godet në mënyrë të gabuar mbi traun e portës shkodrane.
70' - Pas një krosi nga e djathta, Dhima, i ardhur në ndihmë të sulmit, godet keq me kokë, duke humbur një mundësi të mirë për të shënuar.
77' - Harkim i bukur i Çukos brenda zonës, Nora kthen bukur me kokë, duke e gjetur në gatishmëri Grimën.
84' - Sinani përfiton nga boshllëku i krijuar në prapavijën lushnjare, por e lëshon topin shumë përpara.
90' - Nora, me një top nga thellësia e mesfushës, triblon bukur deri në kufijtë e zonës, por gjuajtja është e pafuqishme.

Thanë
Kristaq Mile, trajner i Lushnjes: "E kishim vlerësuar ndeshjen dhe ishim të karikuar për fitore. Në pjesën e parë dominuan totalisht kundërshtarin, por vuajtëm nga sëmundja tashmë e pashërueshme e mosshënimit të golit. Energjitë e shumta të harxhuara nuk po dimë t'i menaxhojmë, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve tanë të na ndëshkojnë me pak mundim. Kjo humbje do të na kushtojë shtrenjtë."
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë: "Erdhëm në Lushnjë duke e konsideruar këtë ndeshje si shumë të vështirë. Lushnjarët na vunë shumë herë në pozitë; vetëm falë fatit dhe aftësive të padiskutueshme të portierit arritëm ta ruanim të paprekur portën tonë. Kjo fitore e merituar u lehtësua në pjesën e dytë, kur ekipi i Lushnjës u tregua i pafuqishëm."

Monologu nga Iljaz Çeço:
"Në përgjithësi u zhvillua një ndeshje me dy tablo të kundërta. Një pjesë e parë në të cilën lushnjarët dominuan dhe e administruan më mirë lojën. Ata e qarkulluan topin saktë dhe bukur, duke u shfaqur rrezikshëm përpara portës kundërshtare. E meta kryesore e vendasve ishte moskonkludimi, duke bërë të mundur të rritej tensioni në kërkim të golit. Përsa i përket Vllaznisë, në këtë pjesë të parë i dorëzoi totalisht armët e sulmit, duke menduar vetëm për mbrojtjen. I vetmi kundërsulm i realizuar nga shkodranët në fund të pjesës së parë u realizua me sukses nga Sinani, i cili, me golin e shënuar, zhvleftësoi plotësisht atë volum loje të krijuar nga vendasit. Pjesa e dytë ishte një 45 minutësh pa grintë nga të dyja ekipet, te lushnjarët u vu re një lodhje fizike dhe psikologjike. Nga ana e tyre, shkodranët nuk rrezikuan shumë, duke u munduar të administrojnë avantazhin e krijuar që në pjesën e parë."

Të veçanta
- Si gjithmonë, të pranishëm në tribunën VIP ishin presidentët Çela dhe Bega.
- Përveç kryetarit të bashkisë të qytetit të Lushnjes, e ndoqi këtë takim edhe shefi i garave të FSHF-së, Sulejman Mema dhe mjeshtri vlonjat i futbollit, Mexhit Haxhiu.
- Në pushim të pjesës së parë u zhvillua një ceremoni modeste për nder të veteranit të futbollit lushnjar, mjeshtrit Hajdar Sherifi, të cilit iu dha titulli "Qytetar nderi" i qytetit të Lushnjës.
- Për të nderuar veteranin Sherifi kishte ardhur edhe ish-nxënësi i tij, mjeshtri i madh i futbollit të Lushnjës, Dinamos dhe i përfaqësueses sonë, Iljaz Çeço.

Ky Artikull u publikua më 04 May 2003. Autor Pëllumb Peci - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

6 Maj 2003


Sipas sulmuesit durrsak, ekipi ka formë të mirë dhe shkon me moral të lartë në Shkodër
Mancaku: Kupa, beteja ku kërkohet kualifikimi
Bledar Mancaku, njeriu-gol i Teutës, e gjeti rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e kampionatit, ndaj Dinamos, duke kaluar në kuotën e 9 golave. Ai e shikon sfidën e ardhshme të Teutës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Vllazninë si një betejë, ku kërkohet kualifikimi. Në intervistën për "Sportin shqiptar", Mancaku do të shprehej:
- Keni fituar me Dinamon 2 0, në një ndeshje me kundërshtar të rinuar. Si e vlerësoni këtë fitore?
- Është një fitore që tregon se Teuta nuk bën dallime interesash në mes të kampionatit dhe kupës, por luan si një ekip profesionist, që çdo ndeshje e vlerëson maksimalisht. Kemi fituar me meritë, por do të bënim kështu dhe sikur Dinamoja të vinte në Durrës me futbollistët më të mirë.
- Keni shënuar një gol, por keni pasur mundësi dhe për të tjerë. Si e vlerësoni këtë fakt?
- E rëndësishme është që fituam. Sigurisht, edhe goli më gëzon, por kemi humbur shumë raste, që do ta bënin rezultatin edhe më të thellë.
- Nesër ju pret ndeshja e sezonit, ku Teuta do të luajë jo vetëm kartën e Evropës, por edhe të trofeut. Sa e vlerësoni këtë fakt?
- Sigurisht që menjëherë pas ndeshjes me Dinamon kemi filluar të mendojmë për ndeshjen gjysmëfinale të kupës, me Vllazninë në Shkodër. Eshtë një betejë ku kërkohet kualifikimi. Unë jam optimist se do ta arrijmë, pavarësisht se është një ndeshje e vështirë, ku rezultati është i hapur.
- Sa siguri i jep Teutës fitorja 2 1 në Durrës, në ndeshjen e parë në "Niko Dovana"?
- Mendoj se siguria nuk është te rezultati, pasi kupa ka veçantitë e saj. Optimizmi im vjen nga fakti që ekipi ndodhet në gjendjen e tij më të mirë dhe vjen me moral të ngritur në këtë takim. Po t'i shtosh kësaj edhe motivimin për të synuar trofeun dhe për të arritur zonën evropiane, them se i kemi shanset për kualifikim, por e përsëris se përballë do të kemi një ekip të fortë dhe të motivuar, që do ta vlerësojmë maksimalisht.
- Keni shënuar 9 gola në kampionat. A dëshironi të shënoni edhe në kupë?
- Në kupë duhet kualifikimi dhe fare pak rëndësi ka se kush do ta shënojë golin. Duhet të jemi tepër të përqendruar në këtë ndeshje, pasi çdo gabim kushton.
- Shpresoni se tifozeria durrsake do t'ju mbështesë?
- Jam i bindur për këtë. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh në ndeshje vendimtare.
Llambi Kallço

sportishqiptar.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

8 Maj 2003


Kupa Republikes: Vllaznia - Teuta 1-1

Vllaznia dhe Teuta barazojnë 1-1 në "Loro Boriçi", kështu durrsakët kualifikohen në finalen e kupës
Memelli, njeriu i finales së Teutës


Vllaznia: Grima, Zmijani, Beqiri, Dibra, Devolli, Osja (Kaçi 56'), Romanishin, Bejzade, Ishka, Asllani, Sinani. Trajner: R. Shehu
Teuta: Shehi, Kotemelo, Zëre (Ballço 33'), Xhai, Tetova, Renato, Toshkollari, Kumalo, Ahmataj, Mancaku (Bërzezi 70'), Memelli (Begeja 65'). Trajner: H. Lika
Shënues: Bejzade 62', Memelli 6'
Gjyqtarë: B. Pregja, S. Avdo, L. Çuko (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ishka, Mancaku, Bërzezi (2), Ballço
Karton i kuq: Bërzezi

2'- Sinani regjistron rastin e parë të kronikës, kur godet me kokë një top të ardhur nga Osja, por godet vetëm rrjetë e jashtme.
6'- Kundërsulm i befasishëm i Teutës. Topi, nga e majta, shkon në kokën e Memellit, që i pashqetësuar nga asnjëri prej mbrojtësve shkodranë arrin ta çojë topin në rrjetë. 0-1.
11'- Sinani, brenda zonës, vepron bukur, por gjuajtja e tij përfundon vetëm në rrjetën e jashtme.
12'- Mancaku orvatet nga distanca, por topi i gjuajtur prej tij pritet nga Grima.
13'- Ishka, pas një pasimi të Sinanit, godet me kokë, por topi në rrugën drejt portës është devijuar në këndore nga një mbrojtës durrsak.
24'- Asllani, fare pranë portës, ka shënuar, por goli është anuluar pas sinjalizimit për pozicion jashtë loje nga anësori Çuko.
30'- Beqiri ekzekuton një goditje dënimi nga 30 metra dhe pret mirë Shehi.
41'- Aksion vetjak i Sinanit rreth 40 metra dhe brenda zonës ka gjuajtur fort tokazi, por topi godet vetëm shtyllën e djathtë pingule.
50'- Memelli me kokë për pak sa nuk e ka çuar topin në rrjetë për të dytën herë.
51'- Asllani, brenda zonës, nuk arrin të barazojë, pasi pret mirë Shehi.
54'- Sinani dhe Asllani fare pranë golit, por sërish në formë të shkëlqyer Shehi.
57'- Kumalo kërkon të depërtojë vetë mes mbrojtjes shkodrane dhe pret Grima.
58'- Asllani dy herë ka goditur portën e Teutës, por është i pafat, duke mos arritur të shënojë.
62'- Asllani e bën gjithçka bukur. Me të djathtën kroson në zonë dhe aty është Bejzade që me kokë ka mposhtur Shehin, duke brazuar rezultatin 1-1.
68'- Ishka, fare pranë portës, nuk është i saktë në goditjen e tij drejt kuadratit.
74'- Bejzade provon të njëjtën gjë dhe përsëri pa sukses, teksa topi kalon mbi tra.
82'- Sinani godet me kokë, por grushton mirë Shehi, duke e kaluar topin në këndore.
84'- Bejzade ka pozicion të volitshëm për të shënuar, por gjuan në mënyrë tepër të gabuar.
88'- Kumalo, nga 30 metra, ka gjuajtur saktë dhe fort, por topi është ndalur në traun e portës së Vllaznisë.
90'- Bejzade, 3-4 metra larg portës, çuditërisht nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.
92'- Dibra humbet mundësinë e fundit për të shënuar, kur fare pranë portës ka goditur, por jashtë.

Thanë
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë: "Nuk mendoj se u bë qameti se u eliminuam, pasi një gjë të tillë e kanë provuar edhe skuadra të mëdha. Kjo sepse sot vërtet jam i kënaqur nga loja e ekipit tim, pasi ka zhvilluar një nga lojërat e tij më të mira, megjithëse nuk arritëm të kualifikoheshim. Një e metë e lojës sonë ishte konkludimi para portës së Teutës, ku arritëm të krijonim disa raste, por lojtarët tanë nuk ishin të saktë. Bëra vetëm një zëvendësim, duke futur në lojë Kaçin, ndonëse jo në ditën e tij më të mirë për disa probleme shëndetësore që ka pasur. Kjo u bë për të krijuara situata goli. Prisja ndoshta më tepër nga Beqiri, megjithatë futbolli kështu e ka, dikush duhet të fitojë dhe kjo i takoi Teutës."
Hasan Lika, trajner i Teutës: "U bë një lojë shumë e mirë dhe meritë për këtë ka veçanërisht Vllaznia, që zhvilloi një takim me nivel të lartë. Ndoshta ne vetë ia lehtësuam disi punën, sepse pas golit që shënuam, lojtarët tanë u vetëkënaqën, duke u tërhequr në gjysmëfushë tonë. Aktivizimi i Memellit sot para Begejës mendoj se u bë ndoshta nisur nga fakti që ai është supersticioz. Ky lojtar ka shënuar sa herë që ka luajtur në Shkodër dhe prej kësaj vendosa ta aktivizoj që nga fillimi. Vuajtëm nga disa veprime jo të sakta në mbrojtje, pas daljes së Zëres së dëmtuar, megjithatë mund të them se ishim me fat që u kualifikuam, ashtu siç mund të themi që edhe Vllaznia ishte me fat pas asaj traverse të Kumalos. E rëndësishme është që kemi arritur në finale të kupës. Tashmë duhet të mendojmë për më tej."

Komenti
Teuta ka arritur mbrëmë një kualifikim shumë të rëndësishëm brenda në "Loro Boriçi". Goli i Memellit, që u shënua shumë shpejt, ka zgjidhur gjithçka dhe loja në minutat e mëpastajme duhet thënë se është kushtëzuar pikërisht prej tij. Vllaznia e ka nisur takimin shumë e motivuar, por ndonëse i kishte bërë planet për të qenë shumë e kujdesshme në mbrojtje, çuditërisht, në minutën e 6-të kjo gjë nuk ka ndodhur, kur sulmuesi i Teutës, Memelli, nuk është shqetësuar nga asnjëri prej 3 mbrojtësve vendës dhe me qetësi ka shënuar. Ky gol ka qenë një dush i ftohtë për shkodranët, të cilët nuk e kishin menduar kështu zhvillimin e lojës. Ata kërkojnë të ndërtojnë diçka në lojën e tyre, duke ngulmuar të shënojnë sa më shpejt golin e barazimit, por ky do të vononte. Njeriu që bëhet shqetësimi kryesor i mbrojtjes së Teutës do të ishte kapiteni Sinani, i cili ndoshta ka zhvilluar takimin e tij më të mirë të kohëve të fundit. Ai ka marrë përsipër shumë gjëra. Eshtë tërhequr mbrapa në mesfushë për të marrë topat, ka luajtur në krahë, ka servirur topa edhe për shokët, por edhe ka goditur portën e Shehit. Ai nuk arriti të shënonte, pasi në një rast është ndalur nga shtylla.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e durrsakëve, ndërkohë që në të dytën pritej që tekniku i Vllaznisë, Shehu, të ndryshone diçka në lojën e skuadrës së tij për të zhbllokuar rezultatin. Ndonëse Belisha kishte minuta të tëra që bënte nxehjen, ai nuk është aktivizuar fare në fushë, pasi Shehu është mjaftuar vetëm me aktivizimin e Kaçit, edhe ky me qëllimin për të krijuar situata të tjera goli. Durrsakët janë të qetë, madje me mënyra nga më të ndryshmet kërkojnë që loja të mbyllet sa më shpejt. Megjithatë, pas disa rasteve të njëpasnjëshme të Vllaznisë, do të mbërrinte minuta e 62-të, kur Asllani kalon bukur Ahmatajn dhe në një krosim të saktë për Bejzaden i ka dhënë mundësinë të barazojë rezultatin. Goli ka rritur entuziazmin në tribunat e "Loro Boriçit", ku 8 mijë tifozët shkodranë prisnin me padurim nga ekipi i tyre golin e dytë. Ai nuk do të mbërrinte kurrë, ndonëse rastet do të krijoheshin. Sa për meritë të Shehit, aq edhe për paaftësi të sulmuesve shkodranë, rezultati nuk do të zhbllokohej më. Barazimi i ka gëzuar pa masë miqtë nga Durrësi, ndërkohë që ka kthyer heshtjen në "Loro Boriçi", duke bërë kështu që Teuta të jetë skuadra që do të diskutojë finalen e 31 majit.

Incidenti
Trajneri Lika goditet nga një tifoz
Ka ndodhur në minutën e dytë të shtesës prej 4 minutash, që ishte akorduar në fundin e takimit. Një tifoz shkodran në tribunën qendrore, me mjaft qetësi dhe i pashqetësuar nga askush, ka kaluar rrethimin prej hekurash që ndan tribunën me pistën e stadiumit dhe është drejtuar menjëherë drejt stolit durrsak për të goditur trajnerin Lika. Ky i fundit, që ndodhej gjatë gjithë kohës jashtë stolit, duke udhëzuar futbollistët e tij, për të mbrojtur rezultatin është gjendur krejt papritur nën 2-3 goditje me grushta të tifozit të sëmurë shkodran. Kaq ka mjaftuar që Lika të rrëzohej, ndërkohë që vetëm pas këtij momenti policët e kanë parë rastin dhe menjëherë e kanë kapur njeriun goditës. Madje ndaj tij nuk kanë munguar edhe goditjet dhe më pas merret vesh që ai është shoqëruar në komisariat. Vetë trajneri Lika, pas ndeshjes, në konferencën e shtypit të organizuar, e ka konsideruar këtë rast krejt sporadik që, sipas tij, është krijuar nga disa faktorë të tjerë, që nuk kanë të bëjnë fare me Shkodrën. Ndërkohë, të pyetur në lidhje me njeriun që goditi trajnerin durrsak, një nga drejtuesit më të lartë të drejtorisë së polcisë së qarkut Shkodër është shprehur: "Ndonëse është njeri i sëmurë psikik, për këtë person ne kemi marrë masën e arrestit dhe ai ndodhet në qelitë e paraburgimit." E veçanta e këtij incidenti ka qenë pavëmendshmëria e uniformave blu, të cilët, ndonëse të shumtë në numër, nuk dihet ende sesi e kanë lejuar njeriun që goditi Likën që të kalojë rrethimin dhe të vrapojë për ta goditur.

Presidenti Çela: Pregja e gatoi gjithë këtë
Ka qenë shumë i shqetësuar në dy ditët e fundit presidenti i Vllaznisë, Myftar Çela, sapo ka marrë vesh emrin e gjyqtarit që do të gjykonte takimin mes Vllaznisë dhe Teutës. Emri i Bujar Pregjës është kontestuar gjatë nga ai dhe stafi i tij, duke e konsideruar një gjyqtar që gjithnjë ka gjykuar në dëm të Vllznisë. Ndonëse, sipas tij, Federata nuk e ka marrë fare parasysh kërkesën e shkodranëve që ky gjyqtar të mos gjykonte në këtë ndeshje, gjithçka ka vazhduar siç ishte përcaktuar më parë. Për rrjedhojë, edhe pas takimit të djeshëm, që solli eliminimin e Vllaznisë, Çela, mjaft i zemëruar, është shprehur: "Edhe ne kemi fajet tona në këtë eliminim. Por të jeni të bindur që gjithçka e gatoi gjyqtari Pregja. Ai kishte ardhur me këtë qëllim në Shkodër dhe ia arriti ta eliminonte Vllazninë. Gjykimi i tij ka lënë shumë për të dëshiruar dhe është turp që një njeri i tillë të vazhdojë të gjykojë, pasi është njeriu i duhur për të bërë pazare të tilla."

Të veçanta:
- Takimi filloi në orën 19.00, nën ndriçimin e projektorëve.
- Një kaos i vërtetë ka shoqëruar pragndeshjen e djeshme dhe pikërisht problemi i shitjes së biletave. Klubi "Vllaznia" kishte angazhuar një firmë private për ta bërë këtë gjë, por, çuditërisht, një orë para se të niste takimi, nuk ka pasur bileta në shitje në ambientet pranë stadiumit. Kjo gjë i ka irrituar shumë tifozët, të cilët kërkonin biletat për ndeshjen dhe, me gjithë ndërhyrjen e presidentit Çela, shumë tifozë shkodranë kanë mbetur pa hyrë në stadium. Gjithsesi, ndeshjen e kanë ndjekur 8 mijë shikues.
- Në tribunën "VIP" në takimin e djeshëm ka pasur shumë personalitete, ku binin në sy prefekti i Shkodrës, Gjergj Leqejza, dy kryetarët e bashkive, Ormir Rusi dhe Miri Hoti, deputetë etj.
- Fundi i ndeshjes ka sjellë shumë uniforma blu dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë në ambientet pranë stadiumit. Ata kanë marrë nën mbikqyrje dhe kanë shoqëruar deri në dalje të Shkodrës durrsakët, për të mos ndodhur incident tjetër, si ai që i ndodhi trajnerit Lika.


Ky Artikull u publikua më 08 May 2003. Autor Gjergj Kola - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Loro Boriçi: Shkodranët gjunjëzojnë 4-2 Besën, falë tregolëshit të kapitenit
Vllaznia, fitore nën emrin e Sinanit


Vllaznia
Grima 6
Zmijani (Osja 49') 6
Devolli 7
Teli 6
Beqiri 7
Asllani 6
Romanishin (Belisha 24') 5
Bejzade (Gjokoviç 71') 6
Sinani 8
Ishka 7
Kaçi 7
Trajner: R. Shehu

Besa
Kokuri 7
Xhani 5
Doka 6
Mergjyshi 6
Bratja 5
M. Bajaziti 5
Bardhi (E. Xhihani 46') 5
Ymeri 5
Kollçaku (Qerolli 83') 6
Lila (Fosa 72') 5
K. Bajaziti 6
Trajner: I. Gjyla
Shënues: Sinani 3', 53' (11-m), 66', Ishka 82', K. Bajaziti 1', Doka 80'
Gjyqtarë: B. Pashaj (Tiranë), E. Miho, F. Elezi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Beqiri, Xhani, Doka, Ymeri

1' - Kundërzbritje e shpejtë e Besës. Klodian Bajaziti i pashqetësuar nga askush, gjuan saktë duke shënuar 0-1.
3' - Sinani depërton bukur në zonë, por topi largohet nga Kokuri për në këndore.
9' - Sinani në një tjetër aksion identik, këtë herë gjuan saktë tokazi dhe 1-1.
21' - Krosi i Ishkës nuk shfrytëzohet nga Kaçi që gjuan në mënyrë të gabuar.
22' - Devolli tenton tokazi të gjejë portën kavajase, por topi përfundon jashtë.
26' - Ishka ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, por pret në dy kohë Kokuri.
27' - Bejzade e godet topin me kokë, pret mirë Kokuri.
28' - Mergjyshi është fare pranë autogolit, por reagon mirë portieri i tij që largon topin në këndore.
34' - Belisha gjuan fort nga 25 metra, topi godet shtyllën e majtë pingule.
35' - Pas një goditje këndore, topi goditet me kokë nga brenda zonës prej Beqirit duke e përplasur në traversë.
48' - Bejzade i vetëm me Kokurin kërkon ta shmangë atë, por nuk ia arrin pasi portieri kavajas largon topin.
53' - Sinani gjuan në drejtim të portës, topi preket në mënyrë të dukshme me dorë nga një mbrojtës i Besës dhe gjyqtari Pashaj tregon pikën e bardhë të 11-metërshit. Gjuan saktë vetë Sinani dhe 2-1.
58' - Belisha e godet fort topin nga distanca por që përfundon jashtë.
62' - Sinani shënon me kokë, por sërish gol i anulluar për pozicion jashtë loje.
66' - Ishka pason bukur për Sinanin që me zgjuarsi e ka dërguar topin mbi Kokurin duke shënuar përsëri, 3-1.
80' - Goditje dënimi për Besën, topi kalon në zonë dhe aty Doka me kokë ka shënuar në portën shkodrane dhe 3-2.
82' - Sinani ka pasuar bukur tek Ishka që i vetëm me Kokurin ka gjuajtur saktë duke shënuar, 4-2.

Thanë
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë: Lojën e filluam keq pas një gabimi foshnjarak të Zmijanit që na solli golin. Besa po të ishte më e kujdesshme do të na vështirësonte punën. Ne kërkojmë profesionalizmin në skuadër, prandaj jo më kot kam bërtitur gjatë gjithë ndeshjes. Ende nuk është i sigurtë vendi i dytë, megjithëse e kemi thelluar epërsinë.Ilir Gjyla, trajner i Besës: Skuadra jonë nuk diti të mbrojë atë avantazh të krijuar shpejt. Kjo ndoshta ngaqë nuk mundi të përballonte individualitetet e Vllaznisë, veçanërisht Sinanin, lojtarin që zgjidhi edhe rezultatin e ndeshjes. Objektivi jonë dihet tashmë, të synojmë qëndrimin në kategorinë e parë dhe besoj se kësaj kemi për t'ia arritur.

Monologu i specialistit nga Agim Medja:
Pësimi i golit të parë që në sekondat e para të ndeshjes është një rast tipik i goditjes psikologjike të ekipit të Vllaznisë. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen me Teutën ku u eliminuam prej saj. Mendoj se pas pësimit të këtij goli, loja në përgjithësi pati rritje ku edhe vetë trajnerët shkodranë ditën të motivojnë, të ngacmojnë lojtarët e tyre për të dhënë më të mirën në fushë. Vetë lojtarët e kuptuan këtë dhe si pasojë reaguan shpejt duke shënuar. Kavajasit, nga ana e tyre, ishin të pafuqishëm për të mbrojtur rezultatin, duke shfaqur dobësi në përgatitjen e tyre dhe si pasojë nuk mundën t'i bënin dot ballë Vllaznisë e cila e meritoi plotësisht fitoren.

Të veçanta
- Eliminimi nga kupa prej Teutës, i ka dëshpëruar pa masë tifozët shkodranë, të cilët dje kishin braktisur Vllazninë në ndeshjen ndaj Besës. Për rrjedhojë në stadium nuk kanë qenë më shumë se 500 vetë.
- Vazhdon tradita e mirë e zhvillimit të konferencave të shtypit pas çdo takimi të luajtur në Loro Boriçi.


Ky Artikull u publikua më 11 May 2003. Autor Gjergj Kola - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Takimi i sotëm në Shkodër do të jetë i hapur, sepse secili ekip kërkon tri pikë
Vllaznia: Me Shkumbinin, fitorja e publikut
Fundi i kampionatit është pritur me më pak interes se kurrë këto vitet e fundit në Shkodër. Pavarësisht se Vllaznia është fare pranë "kurorëzimit" me titullin e nënkampiones, "besnikët" e saj të zjarrtë e kanë braktisur thuajse tërësisht. Një veprim i tillë duket disi i çuditshëm për këtë tifozeri, e cila edhe në kohën e trazirave të 97-s nuk mungoi ta ndiqte ekipin e saj në çdo qytet të Shqipërisë. Sivjet kjo gjë jo vetëm që nuk po ndodh në takimet e kuqebluve jashtë, por është e dukshme edhe në takimet që luhen në "Loro Boriçi". Ndaj Besës, të shtunën e kaluar, "gjiganti" stadium ndërkombëtar mezi mbante në supet e tij 500 veta. Kjo është vërtet një dukuri mjaft e hidhur. Po kaq shikues, për nga interesi i pakët që është treguar këto ditë, duket se do të ketë edhe në takimin e sotëm mes Vllaznisë dhe Shkumbinit. Pavarësisht se do të ndeshen vendi i dytë me vendin e katërt, askush nuk do t'ia dijë. Vallë pse ndodh kjo gjë me atë tifozeri që është quajtur gjithnjë e veçantë dhe e mrekullueshme? Ndoshta ata nisen nga shprehja e teknikut që drejtoi Vllazninë në fillim të sezonit, i cili shpesh deklaronte: "Vendi i dytë është dështim për Vllazninë." Nisur nga kjo, por edhe nga fakti që distanca me Tiranën kampione është jashtëzakonisht e madhe, 14 pikë, tifozët duket sheshit që janë të zhgënjyer. Madje jo vetëm nga kampionati, por edhe nga eliminimi për kupë, që shkodranët pësuan nga Teuta brenda në Shkodër. Po t'u shtosh atyre edhe thashethemet e hapura herë pas here se kjo apo ajo ndeshje është e lënë, njerëzit që jetojnë me futbollin në qytetin verior preferojnë që të shtunave të mos marrin rrugën për në stadium, por të zgjedhin një vend tjetër për t'u argëtuar. Ndoshta u morëm më tepër seç duhet me këtë faktor, por ia vlen, pasi kur e braktisin edhe shkodranët stadiumin, gjërat duhet të analizohen me shumë qetësi. Sot, në "Loro Boriçi" zbret Shkumbini i Peqinit, në një takim ku vetëm kompromis nuk do të ketë. Trajnerët Shehu dhe Bici, në periudha të ndryshme, i kanë drejtuar këto ekipe, çka do të thotë se tani mbetet për t'u parë se cili prej tyre do të dijë të jetë më "ekspert" në variantin e lojës që do të ndërtojë për të sfiduar rivalin. Në takimin e fazës së parë, Vllaznia pati fituar brenda në Peqin 3-1, por në atë dhjetor të vitit të kaluar as Shehu dhe as Bici nuk kanë qenë në postet që mbajnë sot. Prandaj kur të dy ekipet kanë alternativë të vetme fitoren, pritet të shohim se si do ta kërkojnë vetë skuadrat këtë objektiv. Një gjë është e sigurt: "Loro Boriçi" i pret, si gjithnjë, miqtë ashtu si duhen pritur.
Gjergj Kola

sportishqiptar.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Shkodër: Kuqeblutë mundin 2-1 Shkumbinin para vetëm 300-400 shikuesve
Vllaznia, fitorja pa shkëlqim


Vllaznia
Mustafa 7
Devolli 6
Zmijani 6
Beqiri 6
Dibra 6
Osja (Kaçi 51') 6
Romanishin (Gjokoviç 85') 6
Bejzade 6
Ishka 7
Asllani 7
Sinani 7
Trajner: R. Shehu

Shkumbini
Osmani 7
Kl. Dervishi 7
Xhyra 6
Magani 7
R. Dervishi 6
Salliu 6
Merxha 6
Çilufja 6
Mashado 7
Ceno (Gjata 46') 6
Pasha 6
Trajner: V. Bici
Shënues: Ishka 37', Bejzade 64', Kl. Dervishi 70'
Gjyqtarë: A. Janku, S. Avdo (Tiranë), E. Pjetrushi (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Pasha, Çilufja, R. Dervishi

Radiografia
6' - Ceno, pas një kundërzbritjeje të shpejtë, gjuan pa shumë forcë dhe pret pa problem Mustafa.
8' - Sinani vepron bukur nga e majta, kroson në zonë dhe aty Bejzade, me kokë, e dërgon topin vetëm në rrjetën e jashtme.
15' - Sinani e godet topin në hyrje të zonës, por jashtë.
36' - Asllani godet bukur në zonë, por portieri Osmani ka reaguar mjaft mirë me këmbë, duke e larguar topin.
37' - Devolli ka krosuar nga e djathta dhe Ishka brenda zonës ka goditur saktë me kokë, duke shënuar 1-0.
42' - Sinani kërkon të shënojë golin e tij të parë, por gjuajtja e tij pritet pa shumë probleme nga Osmani.
50' - Devolli nis një top në formë krosi në drejtim të zonës peqinase dhe ai për pak sa nuk përfundon në portë.
52' - Asllani godet fort në hyrje të zonës, topi kalon mbi traversë.
53' - Ishka godet në hyrje të zonës, por jashtë.
57' - Kaçi përpiqet që, me të majtën e tij, të gjejë portën peqinase, por nuk ia arrin.
63' - Ishka godet fort nga 25 metra, grushton me shumë vështirësi topin në këndore portieri Osmani.
64' - Topi, i krosuar nga Kaçi prej goditjes nga këndorja, ka shkuar në kokën e Bejzades, që gjuan saktë dhe 2-0.
66' - Merxha nga krahu i majtë futet bukur në zonë, godet fort, por pret mirë Mustafa.
70' - Mashado tregohet mjaft elegant në zonë, duke shmangur 2-3 mbrojtës dhe portierin Mustafa. Në fund pengohet në mënyrë të parregullt nga Beqiri. Gjyqtari Janku ka treguar pikën e bardhë të 11-metërshit, nga ku gjuan saktë Klodian Dervishi dhe gol, 2-1.
75' - Merxha provon nga jashtë zonës, por topi kalon mbi portë.
76' - Sinani godet fort, pret mirë Osmani.
78' - Provon sërish Sinani, por edhe njëherë tregon aftësitë e tij portieri peqinas.
85' - Salliu gjuan tokazi nga distanca, pret në pozicion Mustafa.
89' - Portieri Osmani kërkon të bëjë akrobaci me topin fare pranë vijës fatale, nga e cila përpak sa nuk përfiton Sinani.

Thanë
Ramadan Shehu, trajner i Vllaznisë:
"Në të vërtetë, prisja një rezistencë më të fortë nga Shkumbini, një skuadër me ambicje. Përgjithësisht, patëm momente të mira, pastaj u shfaq sëmundja e vjetër, e mungesës së profesionalizmit. Me disa lojtarë, sidomos ata të ekipit Shpresa, kemi mjaft probleme. Megjithatë, e merituam fitoren. Siç e kam thënë edhe më parë, ende nuk kam besim se e kemi të sigurt vendin e dytë, pasi matematikisht asgjë nuk ka përfunduar."
Vasil Bici, trajner i Shkumbinit:
"Ne e dinim që Vllaznia do të na hapte shumë probleme, megjithatë them se po t'i kishim pasur edhe tre lojtarët që na munguan, mund të kishim marrë rezultat tjetër në këtë takim. Sikur të mos mjaftonin këto, gjatë ndeshjes na u dëmtuan edhe tre lojtarë të tjerë, për rrjedhojë, nuk mund të bënim më tepër."

Monologu nga Medin Zhega:
"Rezultati, në përgjithësi, i përgjigjet lojës së zhvilluar nga të dyja ekipet, megjithëse edhe Shkumbini paraqiti një lojë dinjitoze, duke e vënë shpesh në vështirësi mbrojtjen shkodrane. Vllaznia, nga ana e saj, luajti me shumë kujdes për të marrë rezultatin, atë fitore që i nevojitej për pretendimet që ka. U zhvillua një lojë jo e një niveli të veçantë, mungoi ritmi, ndërkohë që bëhet një lojë e shpërndarë, pa funksionimin e mirë të reparteve me njëri-tjetrin. Në këtë takim mungoi dyluftimi dhe ishte e vështirë të dalloje një çift që luftonte fort në fushën e lojës. Gjithsesi, mund të them se të dyja ekipet u kënaqën me atë që dhanë dhe morën nga loja e zhvilluar."

Të veçanta
- Shumë pak interes në Shkodër për këtë takim. Vetëm 300-400 tifozë e kanë ndjekur atë, duke vërtetuar edhe njëherë braktisjen prej tyre të skuadrës së zemrës.
- Ndeshjen e djeshme e ka ndjekur edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Ormir Rusi, ndërkohë që presidenti i Vllaznisë, Myftar Çela e ka ndjekur atë mes dy emrave të mëdhenj të futbollit shkodran, Ramazan Rragami dhe Medin Zhega.
- Ndonëse shumë pak tifozë në stadium, forcat e rendit kishin marrë masa të rrepta sigurie, për të parandaluar ndonjë fenomen të ngjashëm me atë të ndodhur dy javë më parë, me trajnerin e Teutës, Hasan Lika. Por, çuditërisht, policët këto masa i ushtruan edhe ndaj gazetarëve, madje ata gati-gati bënë të dështonte konferenca e shtypit e pasndeshjes, pasi nuk i lejonin ata të futeshin në sallën përkatëse.


Ky Artikull u publikua më 18 May 2003. Autor Gjergj Kola - Sporti Shqiptar
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

26 Maj 2003

Intervistë për kampionatin e futbollit. “Kërcënime zotit Xhani? Kam neveri t’u përgjigjem shpifjeve të tilla”
Kokëdhima: Faleminderit, Shkodër!



“Kjo ndeshje e fituar pa meritë i dha Apolonisë një gjë plotësisht të merituar”, - thotë në një intervistë dhënë zv.kryeredaktorit të gazetës “Shekulli”, Adrian Thano, presidenti i Apolonisë, Kokëdhima. Ai shprehet i bindur se Apolonia është një paralajmërim. Paralajmërim që koha e reformave në tregun e futbollit tanimë ka ardhur.
Zoti Kokëdhima, si e vlerësoni ju ndeshjen e Apolonisë me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër?
Nga të gjitha ndeshjet që kemi luajtur gjatë këtij kampionati, kjo ka qenë e vetmja që nuk e kemi fituar me meritë. Këtë ndeshje ne e fituam me ndihmën dhe mbështetjen e sportdashësve shkodranë dhe të futbollistëve të ekipit të Vllaznisë. Në katër-pesë javët e fundit të kampionatit, ekipe të krahasueshme me Apoloninë nga pikëpamja e klasifikimit në tabelën e renditjes, si Lushnja dhe Besa e Kavajës, fituan disa ndeshje të pamerituara, duke krijuar një pozicion jo të drejtë për ekipin tonë. Në këto kushte, ne iu drejtuam hapur e publikisht shkodranëve përmes një thirrjeje, që e publikoi “Sporti Shqiptar”, me të cilën i kërkonim mbështetje e përkrahje për ekipin tonë në fushën e tyre. Ata e pranuan kërkesën tonë dhe për këtë unë i falenderoj nga zemra dhe u jam shumë mirënjohës sportdashësve, futbollistëve, qytetarëve shkodranë dhe presidentit të Vllaznisë z.Myftar Çela. Falë kësaj mbështetjeje, ne e fituam ndeshjen në Shkodër. Megjithëse pa autorizim (për këtë kërkoj ndjesë), në emër të gjithë sportdashësve fierakë, dua t’i siguroj ata shkodranë se ne do t’i përcjellim me ndjenjat më të mira të gjitha vizitat e tyre dhe të Vllaznisë në Fier.
A mendoni se tolerimi që u bë nga shkodranët ishte diçka e mirë, diçka e drejtë apo e pranueshme, diçka sportive si me thënë?
Po të kemi parasysh, siç shpjegova më lart, atë që ndodhi në javët e fundit të kampionatit, duhet ta pranojmë se, në një kuptim të përgjithshëm, Vllaznia dha drejtësi. Vllaznia nuk mund të rregullonte gjithçka, por, gjithsesi, bëri një korrigjim të madh. Kjo ndeshje e fituar pa meritë i dha Apollonisë një gjë krejtësisht të drejtë, plotësisht të merituar: i dha mundësinë të ndeshet drejtpërsëdrejti në një takim “play-off”-i me Lushnjën. Kjo e fundit do të ketë gjithashtu shansin të tregojë se e meriton me të vërtetë përpara Apolonisë qëndrimin ndër 10 skuadrat më të mira të vendit. Ne duhet t’i lëmë emocionet mënjanë dhe të pranojmë se ndeshje të tilla, si: Besa-Dinamo në Lushnjë, Tirana-Lushnja në Tiranë, Lushnja-Apolonia e Besa-Apolonia në Lushnjë etj., ishin shfaqjet më antisportive dhe më ekstreme të degjenerimit të kampionatit tonë kombëtar të futbollit, të cilat i shkaktuan një dëm të drejtpërdrejtë Apolonisë. Për të gjitha këto arsye, ajo që bëri Vllaznia ishte shumë e drejtë. Dhe unë kisha besim të plotë te Shkodra, prandaj edhe u thashë njerëzve të mi t’u drejtoheshin publikisht shkodranëve.
Ju, a do ta kishit bërë të njëjtën gjë që bëri Shkodra, po të ishit në role të kundërta me Vllazninë?
Pa pikën e dyshimit, po. Mënyra se si do ta bëja do të ishte ndryshe.
A mendoni se Apolonia do të qëndrojë në grupin e 10 ekipeve më të mira të kampionatit tonë kombëtar?
Nga ç’kuptoj e ç’kam parë këtë kampionat, në se gara do të ishte e ndershme, nuk duhet të diskutohej rënia në A2 as për ne dhe as për Lushnjën. Ka ekipe të tjera që duhet të binin në A2 përpara Lushnjës. Duke mos pasur më shumë në dorë, po i përgjigjem pyetjes suaj.
Apolonia do të jetë ndër 10 klubet e A1-shit. Kur e bëj këtë deklaratë, unë kam parasysh si gjendjen e ekipit tonë, si atë të konkurrentëve tanë. Apolonia ka një ekip mjaft të ri, por shumë të përgatitur nga ana fizike, me disiplinë të lartë taktike, me moral e përgatitje të lartë psikologjike, me besim të plotë te vetja dhe te stafi drejtues e, veçanërisht, te trajneri ynë i shquar, Faruk Sejdini; një ekip që në fazën e dytë të kampionatit arriti të grumbullojë 23 pikë, përmes 7 fitoreve dhe dy barazimeve. Ne kemi kontestuar dy humbje dhe një barazim, për shkak të gjykimit të njëanshëm të arbitrave. Apolonia është kampione e fazës së parë në “far-play” dhe ndoshta do të jetë e tillë edhe në krejt kampionatin. Nuk kam pikën e dyshimit që ne do ta fitojmë “play-off”-in. Ne do ta fitojmë ndeshjen me Lushnjën, sepse ajo do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, që është një fushë cilësore dhe asnjanëse. Në këtë ndeshje Apolonia do të jetë e mbështetur shumë mirë nga sportdashësit fierakë, të cilët nuk do të kenë frikën dhe merakun se do t’u cenohet dinjiteti, personaliteti dhe siguria e tyre fizike në stadium. Në këtë ndeshje një faktor shumë i rëndësishëm do të jetë neutraliteti i gjyqtarëve. Siç më njoftoi sot (dje) drejtori i Apolonisë, ndeshja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh perëndimorë, të cilët nuk do të ketë mundësi askush t’i kërcënojë me jetë apo me marrje peng, ashtu si nuk do të jetë e mundur t’i ndikojë me rrugë të tjera.
Si do të jetë loja e Apolonisë në këtë finale të “play-off”-it?
Gjatë këtij kampionati e kam pëlqyer Apoloninë dhe i kam uruar futbollistët e saj me gjithë zemër për dy ndeshje: për atë që luajtën me Partizanin në Fier, të cilën e fituan duke e mposhtur kundërshtarin në të gjitha drejtimet, si dhe për ndeshjen që kanë humbur në Lushnjë, në të cilën demonstruan vitalitet, karakter të fortë, një luftë sportive mjaft të denjë dhe nuk morën rezultat pozitiv vetëm për shkak të gjykimit të njëanshëm. Për ndeshjen që do të luajmë në “Qemal Stafa” do të doja të mos i zhgënjeja miqtë e Apolonisë dhe në përgjithësi opinionin sportdashës të vendit, duke u premtuar se do të jetë ndeshja më e mirë që ka bërë Apolonia gjatë këtij kampionati.
Si i keni marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit?
Përgjithësisht, marrëdhëniet tona kanë qenë normale, pavarësisht se ne nuk kemi ndarë të njëjtin mendim për disa çështje. Një gjë është e sigurt: në futbollin shqiptar nevojitet një reformë rrënjësore, duke filluar nga paketa ligjore, struktura dhe mënyra e menaxhimit të kampionateve tona, reforma institucionale, infrastruktura e terreneve, ambienteve stërvitore dhe stadiumeve etj. Në se nuk lëvizet me shpejtësi në këto drejtime, situata do të rëndohet më tej dhe investimet në futbollin shqiptar do të sosen në mënyrë katastrofike. A është normale gjendja e stadiumeve tona? Pse nuk shkon publiku në ndeshje? Sa futbollistë të kombëtares sonë aktivizohen në kampionatin kombëtar? Sa investime realizohen në një vit në futboll? A luhet futboll në të gjitha qytetet tona apo futbollistët ndihen akoma të pasigurt edhe fizikisht? Edhe pse presidenti i Federatës Shqiptare dhe unë mund të kemi aq kulturë e kapacitet moral, sa të kapërcejmë çdo vlerësim emocional të çështjeve të veçanta, në mes tonë ekziston një problematikë e madhe që duhet zgjidhur, për t’u dhënë përgjigje pozitive pyetjeve të mësipërme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se një investitor privat nuk mund të pajtohet me një ambient shkatërrues për investimet e tij. Për këtë arsye, kam nënvizuar edhe herë tjetër rëndësinë e prejardhjes së presidentit të Federatës së Futbollit Shqiptar, z. Armando Duka, nga bota e biznesit. Prandaj futbolli shqiptar pret një reagim të jashtëzakonshëm jo vetëm nga federata, por edhe nga të gjitha strukturat e pushtetit vendor e qendror, veçanërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të gjithë kemi për të ndryshuar diçka.
Zoti Kokëdhima, disa të përditshme dje kanë publikuar një pretendim të presidentit të klubit Partizani, zotit Albert Xhani, sipas të cilit, ju e keni kërcënuar atë me jetën, po qe se Partizani nuk fiton ndeshjen me Besën. Si qëndron e vërteta?
Kam neveri t’u përgjigjem shpifjeve të tilla. Me këto do të impenjohen juristët tanë dhe, prej tyre e prej organeve kompetente, ju dhe opinioni publik do të merni përgjigjen. Është një fushatë e gjerë shpifjesh, që orkestrohet tani kundër meje dhe shoqërive të mia. Karakteristikë e kësaj fushate është se ajo përdor si burime dizinformimi njerëz të paarsimuar, me nivel shumë të ulët kulturor e profesional, njerëz të dështuar në sipërmarjet e tyre, konkurrentë që nuk i kanë rezistuar konkurrencës me produktet tona ose njerëz të përdorur nga partitë politike, që nuk janë dakord me politikat tona redaksionale apo i keqkuptojnë ato. Nuk dëshiroj t’i kushtoj vëmendje ndonjë të pushuari nga puna. Kjo fushatë, sigurisht, do të intensifikohet tani, në prag të zgjedhjeve lokale, me shpresë që mediat tona të dëmtohen sa të jetë e mundur, në pamundësi për të na detyruar të ndryshojmë qëndrimet tona varësisht nga interesa të caktuara. Ne kemi shumë eksperiencë dhe nuk ndikohemi aspak nga metoda të tilla lufte. Më kot shpresojnë se ne do të humbasim qetësinë e do të bëjmë gabime. Përkundrazi. Për gjithë shpifësit ne kemi ngritur një strukturë, që përbëhet nga juristë profesionistë. Kjo është struktura antishpifje. Qëllimi: të neutralizojë efektin negativ të shpifjes dhe të sigurojë një ambient sa më etik e të shëndetshëm për punë e jetesë në Shqipëri! Mjeti: legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Vendi: gjykata! Koha: vazhdimisht! Sipas kësaj teknologjie do të trajtohet edhe Albert Xhani.

Ju keni vetëm 8 muaj që investoni tek Apolonia. A keni gjetur një mjedis mbështetës për këtë inisiativë tuajën?

Më kanë mbështetur sigurisht të gjithë ata qytetarë të Fierit që e duan me zemër Apoloninë, që përjetojnë emocione të forta nga sukseset dhe dështimet e saj, që ndjekin me sy e veshë gjithçka i ndodh ekipit, për mirë a për keq. Jam ndier e ndihem moralisht përgjegjës për emocionet e tyre, ashtu siç e kam vuajtur shumë keqtrajtimin e tyre në dy raste, në ndeshje jashtë Fierit. Nuk dëshiroj të jem romantik e jorealist në përgjigjen time. Në një pjesë të mirë, futbolli shqiptar menaxhohet nga njerëz injorantë, mediokër, pa vizione, pa kapitale, me veprimtari informale biznesi, me botëkuptim ordiner që i presin drutë shkurt dhe i zgjidhin punët fët e fët, ose me kulaç ose me kërbaç. Inisiativa jonë private për të investuar në futboll mbi parime ligjore e të tregut, e bën Apoloninë në tregun e futbollit një shembull shqetësues, një paralajmërim të një realiteti tjetër, ku presidentët dhe kasta e sponsorëve ndihen të kërcënuar. Kjo ka nxitur shpeshherë qëndrimet krejt jodashamirëse ndaj Apolonisë, në shumë qarqe. Mua më vjen keq që është kështu, por e vërteta vlen më shumë. Apolonia paralajmëron se koha e reformave në tregun e futbollit tanimë ka ardhur. Disa kapitalistë seriozë po hyjnë tek ekipet e futbollit. Ata që do të vijnë pas meje në këtë treg, sigurisht që do të ndihen të mirëpritur, të mbështetur, të mirëseardhur; nuk do të ndihen si unë dhe Apolonia, shpeshherë të sulmuar. Duke qenë ndër të parët investitorë (jo sponsorë), na duhet të ndeshemi vendosmërisht dhe t’i tejkalojmë këto realitete. Unë besoj se shqetësimin që shpreha më lart, tashmë ta kenë perceptuar më qartë ato organizma e institucione të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, të cilat kanë në dorë të ndihmojnë një zhvillim të shpejtë të futbollit tonë.


shekulli.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

31 Maj 2003

Atletikë: Tirana dhe Vllaznia kampionet e vitit

Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar dje edhe pjesën e dytë të garave të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Atletikës po në pistën e stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë. Në këtë kampionat janë përfaqësuar gjithsej 8 ekipe, me 120 atletë që konkurrojnë në të gjitha disiplinat e "mbretëreshës" shqiptare, si ato të kërcimit, hedhjes dhe vrapimet. Por përveç tyre, një ekip i Kosovës ka mbërritur në Tiranë për t'u përfaqësuar në këtë jubile të kampionatit kombëtar në statusin e të ftuarve të Federatës Shqiptare të Atletikës. Edhe në këtë ditë të dytë dhe të fundit për kampionatin kombëtar të atletikës, sipas programit, garat kanë nisur në orën 16.30, me garën e 400 metrave me pengesa për meshkuj dhe me për femra. Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Ajet Toska, si dhe inspektorit Pavllo Mihali, ky aktivitet është karaterizuar nga një rivalitet i madh për shkak se në këtë 65-vjetor të kampionatit kombëtar kanë qenë të pranishëm të gjithë titullarët e atletikës shqiptare, si Klodiana Shala, Arben Maka, Dorian Çollaku, Sokol Shepetea. Në ditën e dytë të aktivitetit, koha, për fatin e mirë të atletëve, ka qenë e mirë. Por ndërkohë, asnjë prej atletëve nuk ka mundur të shënojë rekord, edhe pse rezultatet, sipas drejtuesve të federatës, kanë qenë në nivele të larta. Për sa i përket pistës ku u zhvilluan garat, ajo dje ishte në gjendje të mirë, ndërsa për garat e kërcimit, më në fund, tartani ishte shtruar në segmentin e vrapimit për atletët e kërcimit. Por gara më e fortë dhe emocionuese e gjithë aktivitetit ka qenë ajo e 100 metrave meshkuj, ku pretendentët për të fituar këtë garë ishin të shumtë, mes tyre edhe rekordmeni Sokol Shepetea. Por, për fat të keq, rekordmeni, në i cili kryesonte deri në momentet e fundit afër finishit, ka pësuar një tërheqje muskulare dhe e ka lënë garën në mes. E vetmja garë e cila solli vërtet emocione nga të gjitha garat e zhvilluara deri në atë moment. Në fund të të gjitha garave, kampionë për femra u shpall ekipi i Tiranës. Për trajnerët e ekipit, Sabri Bejleri dhe Lili Bejleri, Tirana tregoi një përgatitje të lartë në këtë kampionat, ku shumë prej sportistëve arritën kategorinë e parë. Po ashtu, edhe për trajnerin e Vllaznisë, Vildan Tufi, ekipi i meshkujve Vllaznia që në fillim shfaqi pretendime për fitimin e titullit kampion. Por ai kërkon të veçojë ata që i dhanë dhe stimulin më të madh ekipit, konkretisht Admir Bregu, i cili tashmë është rikthyer i suksesshëm në pistë, ashtu dhe Bledar Meri etj., rezultatet e të cilëve ishin në nivele të kënaqshme. Ndërsa për sa i përket faktit që në kampionatin e sivjetëm nuk u thye asnjë rekord, specialistët (trajnerët, inspektori i federatës etj.,) e shpjegojnë me faktin se edhe për rekordet ka një kufi dhe jo gjithmonë në aktivitete kombëtare janë të pritshme rekordet, pasi ato vijnë gradualisht. Gjithsesi, Kampionati i 65-të Kombëtar i Atletikës është zhvilluar në një atmosferë të vërtetë gare dhe organizimi nga ana e federatës ishte në nivele vërtet të kënaqshme.
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

Rudi Vata:Vllaznia ka qenë ekipi im i parë, Shkodra është vendlindja ime


Myftar Çela më kishte propozuar postin e trajnerit-lojtar në klubin e Vllaznisë. Një njeri i tillë është e vështirë t’u vijë me kuqebluve ”. Rudi Vata, futbollisti i mirënjohur shqiptar ka analizuar për gazetën më të madhe angleze, “The Sun”, humbjen e presidentit Çela.

Shtypi britanik ka qenë i interesuar për ngjarjen, sidomos pas faktit që Vllaznia do të luajë kundër FK Dandit në Kupën UEFA.
Vlera e tij ishte e paimagjinueshme për futbollin shkodran. Me humbjen e Myftar Çelës, te Vllaznia nuk është më një pjesë e ndritur e historisë së klubit”.
Kështu Rudi Vata, ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, është shprehur për të përditshmen më të madhe të Anglisë “the sun”. Në një intervistë nga Japonia e largët ku luan për skuadrën e Jokahomës, Vata ka treguar lidhjet e tij me presidentin që u nda nga jeta 10 ditë më parë.

“Vetëm para pak kohësh, më kishte ofruar postin e trajnerit-lojtar në ekip. Jam menduar gjatë, por hëpërhë vendosa të luaj në Japoni. Në të ardhmen edhe mund të isha i gatshëm ta pranoja këtë ofertë. Vllaznia ka qenë ekipi im i parë, Shkodra është vendlindja ime”,- ka thënë për tabloidin prestigjoz lojtari që mban rekordin e ndeshjeve të luajtura për kombëtaren.

The Sun, ashtu si shumë gazeta angleze kanë qenë të interesuara për kundërshtarin e skocezëve të FK Dandit. Duke qenë se Rudi Vata është i vetmi lojtar që ka luajtur në skoci telefoni i mbrojtësit nuk ka pushuar ditët e fundit. “Vllaznia do ta ketë të vështirë pa Myftar Çelën.

Ai ishte shumë ambicjoz. Ekipi zuri vendin e dytë në kampionat këtë vit, pozicion me të cilin presidenti nuk pajtohej. Ai vuri në krye të Vllaznisë, ish-trajnerin e kombëtares, Medin Zhega me synimin për të ndërtuar një ekip të madh. Evropa ishte një nga synimet e presidentit, por tani pa të, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë
[telesport]
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

23 Qershor 2003

Pas disa shtyrjeve të arsyeshme, futbollistët shkodranë do të nisin stërvitjen për sezonin e ri
Vllaznia, sot në rresht para Zhegës



Ekipi shkodran do të nisë sot përgatitjet për ndeshjet e Kupës UEFA si dhe për sezonin e ri futbollistik. Në orën 17.00, ashtu siç është bërë lajmërimi përkatës, të gjithë futbollistët e Vllaznisë duhet të jenë në fushën e stërvitjes përpara trajnerëve për të zhvilluar seancën e parë stërvitore pas pushimeve. Drejtuesi i ri, Medin Zhega, ka filluar punë gati një muaj më parë, menjëherë pas përfundimit të kampionatit të kaluar. Fillimisht, ai pati menduar që stërvitjen me ekipin ta fillonte menjëherë pas prezantimit të tij, pra më 10 qershor. Më pas, kjo datë u shty për 6 ditë më vonë, por edhe atëherë nuk u realizua, ngaqë mbrëmjen e 14 qershorit presidenti Myftar Çela humbi jetën. Normalisht, nuk ishte momenti i duhur për të dalë në stërvitje. Si pasojë, trajneri Zhega e ka shtyrë fillimin e saj për dy ditë më pas, i siguruar edhe nga drejtuesit e klubit. Përfundimisht u vendos që skuadra të grumbullohet sot.
Humbja e presidentit Çela ka prishur shumë plane, megjithatë pozitive për skuadrën ka qenë fakti që ajo ndodhej pushim këto ditë. Pavarësisht nga kjo, dyshimet mbi të ardhmen mund të kenë qenë të mëdha te kuqeblutë. Sot do të nisë puna te Vllaznia, teksa drejtuesit e klubit kanë dhënë garancinë e duhur për mbarëvajtjen e stërvitjes. Ata e kanë siguruar trajnerin Zhega dhe të gjithë "jabanxhinjtë" se kushtet e qëndrimit dhe sistemimit të tyre në Shkodër do të vazhdojnë të jenë të njëjta si më parë në hotel "Favorit". Ndonëse është thënë kështu, ende nuk dihet nëse në stërvitjen e sotme do të jenë të gjithë futbollistët. Dyshimet më të mëdha janë për dy prej të huajve të Vllaznisë, kongolezin Bokatola dhe ukrainasin Romanishin. I pari, siç dihet, ka shprehur rezerva për qëndrimin e mëtejshëm në Shkodër, ngaqë nuk ka marrë rrogën 2-mijëdollarëshe të muajit të fundit. Për rrjedhojë, këto ditë, ai është parë "të shëtisë" edhe në ambientet e klubit "Partizani", prandaj nuk dihet ende nëse sot do të dalë në stërvitje me kuqeblutë. Sa për Romanishinin, edhe ky mund të mos jetë prezent, ngaqë ende nuk është kryer procedura e marrjes së lejeqëndrimit të tij në vendin tonë. Për këtë, ai mund të vijë pak ditë më vonë.
Sot Vllaznia nis përgaritjet dhe ka të ngjarë që brenda kësaj dite pjesëtarët e saj mund të mësojnë edhe emrin e pasardhësit të Myftar Çelës, që ka shumë të ngjarë të jetë nga pjesëtarët e familjes së tij.
Gjergj Kola

sportishqiprar.com.al
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

23 Qershor 2003

Shkodra, ende asgjë për nderimin e Çelës


Puna dhe kontributi i ish-presidentit të kuqebluve, Myftar Çela, ende nuk është shpërblyer me ndonjë nderim apo titull të lartë nga pushteti vendor i Shkodrës. Burime pranë bashkisë bëjnë të ditur se një gjë e tillë pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak, që mendohet të zhvillohet në ditët e fundit të këtij muaji. Po këto burime bëjnë të ditur se për Myftar Çelën është duke u menduar t'i akordohet titulli më i lartë që ky këshill jep. Në të vërtetë, ai e meriton më tepër se shumëkush këtë nderim, pasi kontributi i tij për Vllaznisë, futbollin shkodran dhe këtë qytet ka qenë vërtet i admirueshëm. Megjithatë, deri tani, vetëm komuna e Kastratit, vendlindja dhe vendbanimi i tij, e ka shpallur atë "Simbol" të kësaj zone. Të tjerët asgjë deri tani. Nga klubi i futbollit "Vllaznia" merret vesh se zyrtarët e tij janë duke bërë gati propozimin për nderimin e ish-presidentit të tyre nga këshilli bashkiak. Por gjërat nuk mbesin këtu, teksa grupe të ndryshme sportdashësish mbështetin idenë e kapitenit Sinani për ta përjetësuar emrin e Myftar Çelës në ndonjë institucion. Dhe më mirë se në stadiumin aktual të qytetit, i cili aktualisht mban emrin e futbollistit të madh Loro Boriçi, nuk ka vend tjetër. Kjo ide, sipas sportdashësve shkodranë, është nisur ngaqë Myftar Çela bëri shumë për këtë stadium, të cilin e bëri edhe ndërkombëtar, ndërsa Boriçi i madh vetëm një vit ka luajtur në Shkodër.
Gjithsesi, fundi i qershorit do të saktësojë edhe mënyrën dhe titullin me të cilin do të nderohet ish-presidenti i Vllaznisë, Myftar Çela.
Gjergj Kola
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

23 Qershor 2003

Romanishini kërkon leje hyrëse

Ende nuk dihet nëse ukrainasi i kuqebluve do të jetë sot në stërvitjen e parë të Vllaznisë. Sergei Romanishin, pas përfundimit të kampionatit të kaluar dhe deri tani, ndodhet me pushime në vendlindjen e tij. Fakti që ai ka kontratë me klubin shkodran deri në janar të vitit të ardhshëm nuk lë vend për diskutime në lidhje me të ardhmen e tij kuqeblu. Por duket se nuk do të jetë e lehtë që ai të kthehet në Shqipëri, pasi, siç bëhet e ditur, duhet që të paraqesë kontratën e punës në klubin "Vllaznia" si dhe lejen e qëndrimit të tij në Shqipëri, në mënyrë që të kalojë pa probleme në ambientet e doganës së Rinasit. Duke e parandier këtë gjë, Sergei, para pak ditësh, është lidhur në telefon me drejtues të klubit "Vllaznia" për t'u kërkuar atyre që t'i dërgojnë me anë të faksit këto dokumente, për të mos pasur probleme gjatë kthimit të tij. Sekretari i klubit, Agim Medja, ka shpjeguar dje se të gjitha procedurat këtu janë kryer, veçse për të marrë leje qëndrimi duhen zbatuar disa afate ligjore. Duke qenë kështu, ata presin që Romanishini të kthehet sot për të nisur stërvitjen, por nëse dalin pengesa, atëherë duhet ndërhyrë në instancat e tjera për të përshpejtuar procedurat, në mënyrë që futbollisti të bashkohet menjëherë me ekipin për të nisur nga stërvitja.
Gjergj Kola
 

genci

Primus registratum
Re: Sporti Shkodran ( Vllaznia )

23 Qershor 2003

Ish-mesfushori i Vllaznisë ka luajtur edhe më parë ndaj gjeorgjianëve dhe është i bindur të kualifikimi


Lici: E njoh Dinamon e Tbilisit
Shkodrani i kampionëve të Tiranës, Suad Lici, është i vetmi futbollist, i cili ka luajtur më parë dy ndeshje ndaj gjeorgjianëve të Dinamos së Tbilisit. Ka qenë sezoni 1999-2000, kur Lici luante në radhët e ekipit të vendlindjes së tij, Vllaznisë, me të cilën u shpall kampion dhe iu desh të luante dy takime pikërisht ndaj po kësaj skuadre, që në muajin korrik do të ndeshet me bardheblutë. Dy ballafaqimet e gjeorgjianëve ndaj Vllaznisë së Shkodrës kanë qenë dramatike, duke parë edhe sesi rrodhën ngjarjet. Ndeshja e parë në Tbilisi përfundoi me fitoren e vendësve 1-0, ndërsa ajo e kthimit e luajtur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" u fitua nga shkodranët 3-1, çka do të thoshte kualifikim. Por nuk qe e thënë kështu, pasi një gabim teknik i bërë në protokollin e regjistrimit të lojtarëve nga ana e drejtuesve kuqeblu, iu dha lindorëve fitoren në tavolinë. Luan Jahja ishte futbollisti i paregjistruar në listën prej 18 futbollistësh, çka i solli Vllaznisë eliminimin nga veprimtaria më e madhe futbollistike evropiane, siç është Liga e Kampioneve. Këtë fakt, tanimë Suadi e kujton me keqardhje, ndonëse mban të veshur një fanellë tjetër, siç është ajo e Tiranës. Në një deklarim për "Sportin shqiptar" nëpërmjet linjës telefonike, 28-vjeçari shprehet se në përgjithësi e njeh lojën e gjeorgjianëve, ndonëse kanë kaluar katër vjet nga përballja me Vllazninë. "Në momentin kur u informova se kundërshtari i ardhshëm i Tiranës në Ligën e Kampioneve do të ishte Dinamo e Tbilisit, jam kënaqur, por në të njëjtën kohë edhe hidhëruar, duke kujtuar eliminimin e Vllaznisë nga një gabim në protokollin e regjistrimit të 18-shes së lojtarëve. E mbaj mend si tani, kur në sezonin 1999-2000 u shpallëm kampionë të vendit dhe shorti na vuri përballë pikërisht Dinamos së Tbilisit. Ndeshjen e parë në Gjeorgji e humbëm me rezultatim minimal 1-0, por me bindjen se kur të ktheheshim në Tiranë do ta përmbysnim rezultatin. Faktikisht ashtu ndodhi dhe ne fituam 3-1 ndaj tyre, por nuk qe e thënë që të kualifikoheshim. Një gabim në regjistrimin e lojtarëve, menjëherë solli eliminimin tonë në tavolinë nga UEFA. Keqardhja e të gjithëve në skuadër ishte e madhe, por nuk kishim çfarë të bënim dhe e pranuam këtë realitet,"- shprehet Suadi.
Kanë kaluar katër sezone dhe, kur Lici është shpallur kampion me një tjetër fanellë, i duhet që të ndeshet sërish ndaj gjeorgjianëve të Dinamos së Tbilisit. Ai është i bindur se këtë herë ka për të dalë kryelartë nga stadiumi dhe kualifikimi do t'i përkasë Tiranës. Kjo falë edhe njohjes së lojës që ka ai për Dinamon. Sipas tij, gjeorgjianët luajnë një futboll teknik dhe nuk shquhen për ndonjë përgatitje të lartë fizike. "Tanimë kanë kaluar katër sezone dhe mua më duhet të ndeshem sërish ndaj Dinamos së Tbilisit, por me një skuadër tjetër. Besoj se këtë radhë ka për të na buzëqeshur neve kualifikimi, pasi te të gjithë shokët ekziston bindja për kalimin me sukses të turit të parë. Ndonëse ka kaluar kohë nga përballja ime me gjeorgjianët, në përgjithësi ata luajnë një futboll teknik, por nuk shquhen për përgatitje të lartë fizike. Ajo që ne duhet të bëjmë në të dy përballjet tona, si në Tbilisi edhe në Tiranë, pas një jave, është se duhet t'i mbajmë gjatë gjithë kohës në presing të vazhdueshëm. Nëse e arrijmë këtë mënyrë loje dhe të paktën të shënojmë një gol në ndeshjen e parë, çdo gjë do të bëhet më e lehtë për ne, kur të ndodhemi përpara sportdashësve tanë,"- komenton shkodrani i krahut të majtë të kampionëve. Në sezonin e tij të parë me Tiranën, Suadi ishte një prej pikave fikse të formacionit bardheblu. Ai momentalisht gëzon një formë të mirë edhe gjatë kësaj faze përgatitore që po zhvillohet në Hungari. Sipas tij, në kampingun e ekipit hungarez të Ferencvaroshit u janë krijuar të gjitha kushtet që përgatitjet të vijojnë sipas planit. "Gjatë kësaj jave të parë stërvitje këtu në Budapest, çdo gjë ka kaluar pa probleme. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Suljeman Mema, po kryejmë nga dy seanca stërvitore dhe presim që ditën e mërkurë të zhvillojmë ndeshjen tonë të parë miqësore. Besojmë se me këtë stërvitje që po aplikojmë, të gjithë do të jenë të ndërgjegjshëm për një Tiranë dinjitoze në Evropë,"- përfundon "pistoni" i krahut të majtë, Suad Lici.
Aurel CELIBASHI

sportishqiptar.com.al
 
Top