SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!
Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet!
Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!!
Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai.
Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!!
Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, dhe hidhe në drejtim të gruas së tij, dhe shikoje se çfarë do të bën!
Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë, dhe filloi të bërtet me zë që ta mbron gruan e vet!
Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme!
Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave!
Sa shumë majmunë dhe sa pak luana ka në ditët e sotme!