Shprehjet me te bukura filozofike!!

SNAP

Papirus rex
"Do preferoja të vallëzoja në qendër të vetmisë sime, sesa në cep të jetës së dikujt tjetër. "

~Giulia Carcasi
 
SNAP

Papirus rex
Gjërat më të bukura duhet të luftosh për t'i pasur... dhe kur i ke, duhet të luftosh per t'i mbajtur..!
 
SNAP

Papirus rex
E di pse ndonjëherë mbetemi të zhgënjyer? Sepse besojmë se të tjerët janë të gatshëm të bëjnë atë që ne do të bënim për ta!

~Gaetano Lo Presti
 
SNAP

Papirus rex
"Politikanët janë gjithandej të njëjtë; ata premtojnë të ndërtojnë një urë, edhe aty ku nuk ka lumë".

| Nikita Hrushov |
 
SNAP

Papirus rex
"Rruga drejt lumturisë është në të tashmen; mos shiko në të kaluarën dhe as mos humb kohë duke menduar si do të jetë e ardhmja. E ardhmja do vijë në kohën e saj!"
 
SNAP

Papirus rex
Të falësh një person që të ka plagosur, është dhurata jote ndaj tij.
Të largohesh prej atij dhe të harrosh ekzistencën e tij, është dhurata jote ndaj vetes.
 
SNAP

Papirus rex
Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbettë veç një, - unë do të jem ai!

|Viktor Hygo|
 
SNAP

Papirus rex
Kam mësuar... - William Shakespeare.

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.Që mund të bisedosh me yjet.Që mund t'i rrëfehesh hënës.Që mund të udhëtosh në pafundësi.Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.Që është e nevojshme të ëndërrosh.Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.Që qënia jonë eshtë e lirë.Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...!
 
Lumicoka1

Primus registratum

Shume mire dhe mendime me vlera per ate qe i ka thene dhe me me shume vlera per ate qe e perdor dhe e zbato
 
Lumicoka1

Primus registratum
Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbettë veç një, - unë do të jem ai!

|Viktor Hygo|
Po shume e vertete se thuhet:-" Ti je njeshi",pra njeshi ne shoqeri eshte me i madh se dyshi ose dhjeta
 
Top