Ishte ulur një njeri i urtë ne mesin e disa burrave dhe disa prej tyre e hapën temën e martesës dhe grave. Njëri prej tyre tha:Gruaja është sikur këpuca,burri mund ti ndërroje ato sa të dojë, derisa te gjej këpucën e përshtatshme.Të pranishmit shkuan pranë njeriut të urtë, dhe i thanë: -Si mendon ti mor burrë për fjalën që tha ky zoteri..?? Ai tha: Ajo çfare tha ky vëlla është plotesisht e vërtete. Gruaja është këpucë në sytë e atij që e sheh veten si këmbë..Kurse ajo është Kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë.Prandaj mos e qortoni folesin !!