Shprehjet me te bukura filozofike!!

Hektor12

Locus omnem
Absurde është t'i klasifikosh njerëzit në të mirë dhe të këqij. Ata janë ose interesantë ose monotonë.
Uajldi
 

Hektor12

Locus omnem
Në botë ekzistojnë dy lioj njerëzish: inteligjentë të pafe dhe fetarë pa inteligjencë.
Aragoni
 

Hektor12

Locus omnem
Ekzistojnë shpirtëra të fëlliqur, të brumosur nga llumi i bërllogut, të dashuruar pas fitimit e interesit, po ashtu siç ekzistojnë edhe shpirtëra të bukur, të dashuruar pas lavdisë e virtytit.
La Bryeri
 

Hektor12

Locus omnem
Njerëzit dinakë urrejnë shkencën e adhurojnë primitivizmin, kurse të mençurit këtë e shfrytëzojnë.
Bekoni
 

Hektor12

Locus omnem
Një mori njerëzizh e konsiderojnë veten të sëmurë edhe pse nuk janë, e një mori tjetër e konsiderojnë veten të shëndoshë edhe pse nuk janë.
Lihtenbergu
 

Hektor12

Locus omnem
Njeriu që përpiqet të arrijë idealin e vet, i ngjan udhëtarit, i cili në mbrëmje hip në kodër, kur nuk është më afër yjeve, por i sheh më bukur ata.
Taneri
 

Hektor12

Locus omnem
Ai që e merr me gjithë mend një punë që nuk sjell dobi materiale dhe i përkushtohet asaj, nuk mund ta llogarisë se do të jetë i pranuar nga bashkëkohësit.
Shopenhaueri
 

Hope

dans ton coeur
tumblr_l3h3cuaGiv1qzjor8o1_500.jpg
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
vetëm njerëzit e lirë mund të negocijojn.të burgosurit smund të bëjnë kontrata,lirija jote dhe imja nuk mund të ndahen. .Nelson Mandela
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk eke krijuar atë,
Mos u kreno me prejardhjen tënde se nuk eke zgjedhur atë,
Krenohu me Moralin dhe Sjelljen tënde,se ti eke ndërtu atë..

cobra
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Unë skam ardhur në Londër për Mitrovicën time,Por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare,që të bashkohen në një shtet...

kshtu është përgjigjur Isa Boletini në Londër....
 

Hektor12

Locus omnem
Sa origjinal aq sa edhe parat e taksapaguesve i le ne internet duke mbrockollit... Xhelozon ishalla ben pershtypje me ndonje femer... Pfff sa e shpifur ca mban kjo toke njerez pa karakter dhe moral qe shkruajne gjithe diten per moral
 
Top