Al Punk,
Mos t'i krihte edhe ty mamaja (nena-gjyshe...ne anet e mia) floket ne kete menyre kur ishe i vogel ? Une edhe vajzes edhe djalit keshtu ua krihja floket kur ishin te vegjel. Ua beja me xhel dhe i therrisja «spike», frymezuar nga «Land before time».
Me duket sikur kam mijra vjete qe pushoj. Tani kam nevoje per pune Zoti Al-PUN-K. (Libri i Jobit-testamenti i vjeter).
Cfare ngjyre i ke floket dhe a te ka vajtur ndonjehere ne mendje te besh nje tatuazh por nuk t'a ka mbajtur menderja!?
Karamel eshte ngjyra e flokeve. Kam vene re me kenaqesi te madhe se ndryshimi me i vogel i aspektit fizik me modifikon edhe sjelljen. Une e kam patur frike erresiren deri ne momentin kur e veshur me rroba ushtarake kthehesha me tren ne shtepi, ulur perballe nje vajze tiranase bjonde e cila duke mos qene asnjehere ne Fier me tha se do te zbriste ne stacionin tim. Duke qene te ulura ne nje nga vagonat e fundit te trenit dhe te hipnotizuara nga nje muhabet shume i kendshem nuk e vume re mberritjen ne destinacion. Treni u nis drejt Vlores dhe ne te tmerruara, sidomos ajo e cila duhej te ishte prezent per nje vakjat, me pa me sy akuzues qe donin te thonin «Pata besim te verber te ty». Ishte treni i fundit dhe nje nga netet me te erreta qe kisha pare. Meqenese sinjalizimi per ndalim treni ne rast urgjence nuk punonte pergjgjesia qe ndjeva per bashkeudhetaren me dhane force te vrapoja vagonat me shpejtesi drite dhe te mberrija deri tek lokomotiva per tu bere shenje makinisteve te trenit te ndalonin. Kembet i kam te vogla Nr 35, por a keni pare ndonjehere ushtare me kembe aq te vogla? Kepucet e ushtarit ishin nja 2-3 numra me te medha, shyqyr, se nese 1 milimeter me te vogla te kishin qene, maja e kepuces nuk do te arrinte te prekte lokomotiven e cila kishte nje distance te konsiderueshme nga vagoni pasndjekes. U bera me shenje makinisteve te ndalonin dhe pasi zbritem ne nje vend te panjohur, vendosem te ndiqnim shinat e trenit per tu rikthyer. Nuk e di sa ecem, vecse kur iu afruam nje fshati ne krahun e djathte te shinave, vume re se dritat e te cilit u dhane forme kontureve te disa personave meshkuj qe vinin drejt nesh dhe qe flisnin arixhince (gjuha e arixhinjve) na lane te zbuluara perpara vezhgimit te tyre. Nje dege e trashe peme ne mes te hekurudhes me dha idene t'a beja si kallashnikov dhe shoqja ime me futi shpejt e shpejte floket ne kapelen e ushtarit dhe me sygjeroi te beja si mashkull e te fershelleja duke e mbajtur «armen» ne menyren sa me te dukshme qe te ishte e mundur. U perpoqa te fershkelleja. Keshillave te gjyshes kur ishim te vogla te fershkellenim qe te na rriteshin cicat ua pashe rezultatin ne ate moment te caktuar ne kohe. Sa per efektin e pare, mos u perpiqni kot, nuk funksionon. U shkembyem me arixhinjte dhe pasi nje distance e mjaftueshme u vu midis tyre dhe nesh, ia futem vrapit. Mos te kisha patur rrobat e ushtarit cfare do te kishte ndodhur me ne?
Ne nje moment kur doja te beja nje ndryshim kolosal ne jeten time, mendova se hapi i pare do te ishte te rruaja floket zerro dhe te beja nje tatuazh. Mijera dollare, koha e humbur si edhe dhembja qe ish-bashkeshorti im ndjeu kur u perpoq te hiqte nje tatuazh ne forme kafke ne krahun e majte me ben te ndrroja mendje. Tatuazhin e doja ta kisha patur me teper si shenje identifikimi dhe shprehje e hapur e solidaritetit me nje kauz te dashur. Por nuk ia kam nevojen, kam lindur me nje shenje te tille dhe e di se me ate shenje do te me identifikojne : almande, almonds, bajame.
Asgje qe jepet me deshire nuk mund te vidhet. Njohuria vjen nga vjedhja e informacionit. Jo vetem t'a vjedhin por edhe te japin nje arme ne dore per te te provokuar t'i vrasesh. Nje qe te vjedh, qe te mos duket hajdut, te jep nje arme.
E di kush eshte arma ne duart e kujt ketu.
TI e di.
Tre here e mohoi Peter Jesusin. Kur do te vesh mend se what is done is done.
Nuk te bera asnje gje qe nuk ia bere vetvetes. Pranda fle edhe gjumin e qengjit. Pafajesia eshte e vetmja arme qe kam patur.
Hunda e madhe tregon futjen e saj atje ku nuk i takon!
Johana