Pyetje pergjigje te ndryshme

TinkerBell

Papirus rex
Ditëve të fundit, gjëja vetme që më bën të buzëqesh, është kur shikoj emrin tim në listat e provimeve, që kam kaluar kuptohet.

Dita jote ideale, nga mëngjesi deri në darkë vonë, do të ishte ?
 

Mirabel

Locus omnem
Nuk ekziston nje ideale...por e duhura do ishte zgjimi ne ora 10, pastaj nje abonim tere diten ne nje SPA...ku perfshin cdo gje femerore.

cfare eshte per ju nje mik?
 

joetisti_

Locus omnem
po (vetem se: miku i mire, ne dite te veshtire, thuhet. Dhe une i kam goxha te mire sepse ne veshtiresi duken, ne te mire... Problematika e kohes, sigurisht. Ka justifikim sepse e shohim edhe te vetja qe nuk jemi shume te disponueshem, megjithate... Sa keq qe nuk kemi (shume) edhe miq jo te mire !!)

te eshte dukur ndonjehere sikur nje dite nga tjera te kete patur ndryshim 'si dita me naten' vetem sepse ne diten tjeter ke patur me shume perqendrim vemendjeje nga dikush?
 

Johana

Forumium praecox
Dikush qe mendoi se me MASHtroi! Ai qe me ben te ndjej meshire.

Floket aktualisht i kam te gjate deri ne mes te kurrizit. Ondulacion natyral. Varet nga lageshtia e ajrit. I nderroj ngjyrat si te me doje e bukura zemer. Kur jam e gezuar i dredh dhe i bej kacurrela. Me duket vetja si dele. Kur jam ne gjendje neutrale i mbaj bisht kali dhe i bej nje dredhje te vogel si bisht derrkuci. Kur jam serioze i shtrij komplet dhe me duket vetja si dhi ose cjap. Floket i pres pa problem se ashtu sikur dhe thonjte me rriten me shpejtesi fenomenale. Me quaj te bekuar.

Cilin aktor filmi do te kishe deshire te takoje?


Denzel Washington. Keanu Reeves dhe Rachel McAdams.
 

Johana

Forumium praecox
Al Punk,
Mos t'i krihte edhe ty mamaja (nena-gjyshe...ne anet e mia) floket ne kete menyre kur ishe i vogel ? Une edhe vajzes edhe djalit keshtu ua krihja floket kur ishin te vegjel. Ua beja me xhel dhe i therrisja «spike», frymezuar nga «Land before time».

Me duket sikur kam mijra vjete qe pushoj. Tani kam nevoje per pune Zoti Al-PUN-K. (Libri i Jobit-testamenti i vjeter).

Cfare ngjyre i ke floket dhe a te ka vajtur ndonjehere ne mendje te besh nje tatuazh por nuk t'a ka mbajtur menderja!?

Karamel eshte ngjyra e flokeve. Kam vene re me kenaqesi te madhe se ndryshimi me i vogel i aspektit fizik me modifikon edhe sjelljen. Une e kam patur frike erresiren deri ne momentin kur e veshur me rroba ushtarake kthehesha me tren ne shtepi, ulur perballe nje vajze tiranase bjonde e cila duke mos qene asnjehere ne Fier me tha se do te zbriste ne stacionin tim. Duke qene te ulura ne nje nga vagonat e fundit te trenit dhe te hipnotizuara nga nje muhabet shume i kendshem nuk e vume re mberritjen ne destinacion. Treni u nis drejt Vlores dhe ne te tmerruara, sidomos ajo e cila duhej te ishte prezent per nje vakjat, me pa me sy akuzues qe donin te thonin «Pata besim te verber te ty». Ishte treni i fundit dhe nje nga netet me te erreta qe kisha pare. Meqenese sinjalizimi per ndalim treni ne rast urgjence nuk punonte pergjgjesia qe ndjeva per bashkeudhetaren me dhane force te vrapoja vagonat me shpejtesi drite dhe te mberrija deri tek lokomotiva per tu bere shenje makinisteve te trenit te ndalonin. Kembet i kam te vogla Nr 35, por a keni pare ndonjehere ushtare me kembe aq te vogla? Kepucet e ushtarit ishin nja 2-3 numra me te medha, shyqyr, se nese 1 milimeter me te vogla te kishin qene, maja e kepuces nuk do te arrinte te prekte lokomotiven e cila kishte nje distance te konsiderueshme nga vagoni pasndjekes. U bera me shenje makinisteve te ndalonin dhe pasi zbritem ne nje vend te panjohur, vendosem te ndiqnim shinat e trenit per tu rikthyer. Nuk e di sa ecem, vecse kur iu afruam nje fshati ne krahun e djathte te shinave, vume re se dritat e te cilit u dhane forme kontureve te disa personave meshkuj qe vinin drejt nesh dhe qe flisnin arixhince (gjuha e arixhinjve) na lane te zbuluara perpara vezhgimit te tyre. Nje dege e trashe peme ne mes te hekurudhes me dha idene t'a beja si kallashnikov dhe shoqja ime me futi shpejt e shpejte floket ne kapelen e ushtarit dhe me sygjeroi te beja si mashkull e te fershelleja duke e mbajtur «armen» ne menyren sa me te dukshme qe te ishte e mundur. U perpoqa te fershkelleja. Keshillave te gjyshes kur ishim te vogla te fershkellenim qe te na rriteshin cicat ua pashe rezultatin ne ate moment te caktuar ne kohe. Sa per efektin e pare, mos u perpiqni kot, nuk funksionon. U shkembyem me arixhinjte dhe pasi nje distance e mjaftueshme u vu midis tyre dhe nesh, ia futem vrapit. Mos te kisha patur rrobat e ushtarit cfare do te kishte ndodhur me ne?

Ne nje moment kur doja te beja nje ndryshim kolosal ne jeten time, mendova se hapi i pare do te ishte te rruaja floket zerro dhe te beja nje tatuazh. Mijera dollare, koha e humbur si edhe dhembja qe ish-bashkeshorti im ndjeu kur u perpoq te hiqte nje tatuazh ne forme kafke ne krahun e majte me ben te ndrroja mendje. Tatuazhin e doja ta kisha patur me teper si shenje identifikimi dhe shprehje e hapur e solidaritetit me nje kauz te dashur. Por nuk ia kam nevojen, kam lindur me nje shenje te tille dhe e di se me ate shenje do te me identifikojne : almande, almonds, bajame.

Asgje qe jepet me deshire nuk mund te vidhet. Njohuria vjen nga vjedhja e informacionit. Jo vetem t'a vjedhin por edhe te japin nje arme ne dore per te te provokuar t'i vrasesh. Nje qe te vjedh, qe te mos duket hajdut, te jep nje arme.

E di kush eshte arma ne duart e kujt ketu.
TI e di.
Tre here e mohoi Peter Jesusin. Kur do te vesh mend se what is done is done.
Nuk te bera asnje gje qe nuk ia bere vetvetes. Pranda fle edhe gjumin e qengjit. Pafajesia eshte e vetmja arme qe kam patur.

Hunda e madhe tregon futjen e saj atje ku nuk i takon!

Johana
 

Johana

Forumium praecox
Daniel Srsa. (Astrophysics i perzier me Deizm-besimi ne Zot)
Momenti i rizgjimit!

Te ka humbur ndonjehere deshira te planifikosh dhe a te ka ndodhur te jetosh diten sikur te ishte dita jote e fundit ?

PS. Ju lutem falni perdorimin e TI ne vend te JU.

Cdo dite, prej vitesh, e jetoj si diten e fundit. Jap dhe i jepem 100%. Pa rezerva!
Duke presupozuar se jam by-manual perfekte, marr nje laps ne doren e majte dhe nje tjeter ne te djathten. Filloj e shkruaj me te majten dhe te djathten ne te njejten kohe nga majtas djathtas, duke u kujdesur te le nje hapesire midis te dyjave. Kur filloj dhe shkruaj me te majten, automatikisht dora e djathte ben te njejten gje. Duke menduar se e tashmja eshte dora e majte dhe e ardhmja eshte dora e djathte (kahu DJATHTAS) cdo pike e se tashmes dikton te ardhmen e cila pasqyron tendenca vetevrasese (mungese ndergjegje). Duke pare tendencen e vrasjes se vullnetshme te shpirtit nga ata qe nuk e kane, mendova te qendroj gjithmone ne SOT dhe cdo dite te kaloj ne te kaluaren. Dora e majte filloi te shkruaje nga e djathta ne te majte dhe u ndoq automatikisht nga e djathta. Kur dora ime e majte do te arrije (ka arritur) ne pikenisjen e saj atehere e djathta e cila eshte e ardhmja i afrohet momentit te ndergjegjesimit. Ndergjegjesimit se shoqeria njerezore e ketyre mijevjecareve te fundit ka perjetuar te njejtat cikle fillim-fund qe perfundojne gjithmone me shperthime te llojit LUFTE. Fillim i ri - Zhvillim- Fryrje- Pellcitje e keshtu me rradhe pa pushim. Nese pas cdo rifillimi eshte vene re nje zhvillim me i madh ne nje fushe te caktuar ose disa, duke perfshire midis te tjerash informatiken, mjetet e komunikimit arkitekturen apo what-not, po aq edhe mjetet shfarosese te natyres arme kimike, biologjike, gjenetike, atomike i kane ndjekur keto tendenca. Per cfare duhen gjithe keto arme qe midis te tjerash shkaterrojne planetin, kete anije perfekte, PERFEKTE, krijuar me dashuri per NJERIUN? Kete planet qe eshte edhe planeti ku standartizimi i misherimit trupor te shpirtit behet? Nese jeta presupozohet te kete lindur nga nje shpirt i madh, ne cfaredo lloj forme misherimi atehere kush jane alienet??

Nese dikush shfaros nepermjet luftrash shtepite e shpirtit (trupi) eshte si puna e atij te cilit iu dha urdhri te mos thyente veze kot nese keto veze nuk do te perdoreshin per ushqim. Tani nqs TI, shpirt rebel, thyen veze dhe ve re se dicka me e mire vjen si rrjedhoje, nuk eshte talenti yt por i imi qe di te beje nje omlete me keto veze te thyera.
Sopata pret. Cekici nderton. Asnje gje e thyer, e prere, e demtuar, e abuzuar, e torturuar, e tallur nuk duhet te kerkoje ndihme nga AI apo ATA qe shkaktuan edhe fatkeqesine e SAJ.

Prandaj jetoj ne SOT qe e ARDHMJA e RE te manifestohet.

Johana
 

Johana

Forumium praecox
pak si shpejt per planifikime?

Jeni natyre qe nderrmerni ndryshime me kosto te larte?

A ka kosto me te larte se jeta. Te vesh koken tende ne dore te dikujt dhe t'i tregosh, pa frike dhe turp te gjithe dobesite e tua per te pare nese do te perdoren kundrejt teje? Po, jeten time edhe zemren time, si kosto larte, e kam lene peng, per hir te besimit. Besimit qe vijon: se nuk dua kurre te jetoje ne nje bote qe nuk ka NJE ZOT, KRYEZOT, te drejte, te vertete, bamires e me kompleks te larte SUPERIORITETI. Nje Zot i cili sic krijoi nje here, mund te rikrijoje prape. Mjafton Copy-Paste! Nga ana ime une deshiroj t'i tregoje kesaj SUPERQENIE se nese ekziston nje njeri si une, ka shume te tjere qe me perngjasojne dhe se per hirin tone nje e ardhme me e sigurte, me e ngadalte, me e begate, me e gezuar ku cdo gje e krijuar nga njeriu per njeriun te shperndahet ne menyre te drejte, bujare dhe te merituar dhe ku njerezit te kene me teper oportunitet te gjejne nje objekt te vertete afeksioni dhe jo nje fantazi ne kombinim me te cilin ata do te jene ne gjendje te njohin vetveten dhe te shprehin anet e tyre me te mira. Ne vetmi, ne vetvete rralle jane ata qe mund te qendrojne. Merrni si shembull Chandler Bing nga seriali Friends. Ne kombinim me te dashuren e Joy-it ai eshte qenie krejt ndryshe nga kombinimi me Moniken. Nga nje qenie serioze ai tjetersohet ne karagjoz.

Uji i embel eshte edhe ajer, edhe avull, edhe debore edhe akull. Uji pihet. Ai qendron perfekt ne vetvete si dhe i nevojshem, i domosdoshem per t'u kombinuar me mijra produkte dhe per te krijuar nenprodukte. Kafja nuk mund te pihet pa uje. Uji eshte i domosdoshem. Nese dikush ketu eshte kafe, ai nuk mund te njohe vleren e vetvetes pa kombinim me dike tjeter e cila ose i cili do t'i vere ne pah kete karakteristike te parezistueshme. Qe eshte ilac. Ose droge sic thone disa.

Johana
 
Top