Sipas nje libri qe kam lexuar "shpirit i gruas" pak a shume bashkohem me mendimin e saj..
Eshte “prirja apo shtytja instiktive, e paarsyeshme, qe na terheq apo na largon nga nje person apo nga nje gje e dhene; eshte dashuria apo urrejtja qe na lidh me te, eshte vrulli qe na shtyn, me hir apo me pahir, per te vepruar ne nje drejtim te dhene, edhe nese arsyetimi na keshillon nje tjeter; eshte flaka qe na ben te provojme kenaqesi, epsh, gezim ne sakrificat me te renda, te mbajtura ne nje drejtim te dhene, per nje qellim te dhene; e na ben indiferente per te mirat qe mund te kemi duke hequr dore nga ato qellime; eshte nje force qe ekziston jashte arsyetimit e qe i heq arsyetimit cdo energji; eshte ndjenja qe gjendet ne rrenjen e cdo gezimi e te cdo vuajtje, sepse nuk ekziston gezim me i madh se pasioni i plotesuar, as vuajtje me te madhe se pasioni i deshtuar.”
Te gjithe jemi te prekshem nga pasionet, por ne dallim nga ato mashkullore, pasionet femerore, kane gjithmone per objekt nje qenie te ndjeshme nga gezimi e nga vuajtja apo qe gruaja e beson te tille; nje qenie te gjalle, dicka te ngjashme me femijen e per te cilen te mund te interesohet ne nje menyre te ngjashme; ne keundershtim me objektivat e pasioneve mashkullore, qe mund te jene me te ndryshmet e me te dallueshmet; here thjesht te ndjeshme, (shije, pamje, degjim) here abstrakte, (filozofi, studim, marreveshje pune, politike) here te vendosura ne individe te larget ne hapesire e kohe (lexues, pasardhes, zgjedhes, kliente) pavaresisht pastaj nga fakti qe ata gezojne apo vuajne.
