Preferoj ta them shqip.

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Une bie dakord per shume gjera me ju. Edhe mua ma hapin barkun ca fjale te perdorura krejt pa nevoje, nga ata qe kujtojne se po tregohen intelektuale, si psh: suportoj, riskoj, kualitet. Lere pastaj kur i perdorin huazimet pa ua ditur kuptimin. Para disa vitesh nje gazetare pyeti nje politikan amerikan se si do te zgjidhej ceshtja e strehimit ne Shqiperi per kosovaret qe po "evakuoheshin" nga serbet. Ai i gjori kerkoi t'i perkthehej pyetja disa here, derisa u pergjigj se termi "evakuim" po e ngaterronte se tepermi, se ne qofte se kosovaret thjesht po evakuoheshin, atehere perse po i akuzonim serbet per spastrim etnik?
Chaon, si shqiptare, krenohem me ata artikujt qe na ke nxjerre ne faqen tjeter, po mos na turpero! Nuk e kisha pritur qe nje shqipfoles kaq i zjarrte sa ti te perdore fjalen "nick-u"(nickname) ne vend te fjales shqip "nofke" (Do te kisha vene nje nga ato kokat me buze ne gaz ketu tani, per te te thene qe e kam me shaka, po nuk di se si)
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

A, se harrova, me duhet te shqiperoj fjalen "facilities", dhe pavaresisht se ne perkthime kam perdorur sipas rastit "pajisje", "sherbime", "mjedise", "kushte", tani me duhet nje fjale shqip qe i permbledh te gjitha keto.
 

psejo

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

ej si i thone ne shqip Çante dhe Shishe. se keto jan fjale turke... Ka ndonje sinonim shqip?
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Traste dhe matare/pagure, po nuk do t'i zevendesoja me fjalet perkatese, se i referohen llojeve te hershme te cantes dhe shishes.

A ka ndonje qe te me jape pergjigje per pyetjet qe kam shtruar une?
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Elida Raiti:
[qb] A, se harrova, me duhet te shqiperoj fjalen "facilities", dhe pavaresisht se ne perkthime kam perdorur sipas rastit "pajisje", "sherbime", "mjedise", "kushte", tani me duhet nje fjale shqip qe i permbledh te gjitha keto. [/qb]
shmb: lehtesuese

ps. thuaj dicka me teper, ku do ta perdoresh?
 

psejo

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

haha rrofsh. fjalet traste dhe pagure i njihja. po nuk jan perkthimet e sakta. trasta eshte prej lecke dhe nuk hidhet ne shpatulla ndersa pagurja eshte ene balte.

po nga bullgarishtja. dhe ne dhe ata kemi pije. per me pi. dhe: ti. per veten e dyte njejes. di ndonjeri ndonjegje per prejardhjen e tyre. ne nga ata apo, ata nga ne???
 

Guest
Re: Preferoj ta them shqip.

He pra pse..
Kur s´ka sinonim nje fjale,ska..(per Canten e kam fjalen)..
Nuk mund te shpikim nje tjeter fjale dhe pse fjalet ekzistuese,jane te huazuara,nga Turqishtja..
Nese themi Teze..( si turqit)..s´mund ta zevendesojme me,"Motra e mamase"..(qe ta shqiperojme..)
 

psejo

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

un nuk kerkova te shpikeshin fjale te reja. un pyeta nqs ka ndonje fjale ne shqip qe ka dale nga perdorimi duke jau zene vendin huazimet. se fjalet te tilla (si edhe tezja) jane thelbesore per gjuhen dhe duhet te ken qene dhe ne shqip. nuk eshte se jan futur me teknollogjine apo me rryma mode.
 

balforum

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

He pra pse,hajt se po te ndihmoj si gjithmone /pf/images/graemlins/laugh.gif me fjalen shishe.
Ne kemi fjalen e vjeter qe ka ngelur edhe ne anglisht " botle " qe ne shqip ne e quajme " botile "

O Safa Ymeri po mbuzhe ate botilen me raki sa na thave germazin :lol:
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga ErSI:


ps. thuaj dicka me teper, ku do ta perdoresh? [/QB]
Ne nje broshure te sherbimeve publike thuhet: "Facilities we offer" dhe jepet nje liste me sherbimet, pajisjet etj,etj. Sugjerime?
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Faleminderit, ErSi. Kete fjale e kam cuar disa here neper mend, por nuk me tingellon mjaft zyrtare (kam frike se bej vetvrasje profesionale) dhe, nga ana tjeter, kjo fjale perdoret gjithashtu nga gjykatesit, kur u japin lehtesime ne gjykim te akuzuarve. Jam ne medyshje...
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

Elida, mua nuk me tingellon keq, sme jep pershtypjen e nje gjykate. Pastaj ti testoje neper njerez para se te jete perfundimtare dhe nese nuk jep rezultat, shikohet nje alternativ tjeter.
ps. cfare fushe i perket kjo "broshura" kartolina?
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

ne nga ata apo, ata nga ne??? [/QB]
Dorezohem, gjuha qenka pus pa "oke e ane", po ka shume mundesi qe te gjitha burimet te vijne prej te njejtit oqean.

Mbreme lexova "perralla shqiptare" te Virgjil Muces, (dmth bera sikur po ia lexoja djalit per ta vene ne gjume) dhe gjeta keto fjale, per prejardhjen e te cilave nuk mbaj asnje pergjegjesi:
torbe/ hejbe (i bleva kalit hejbe "Gucci", ha-ha)
Gjithashtu gjeta dhe fjaeln ndoshta me te hershme per shishe: poce. Atehere kane qene poce balte, po sot mund t'u themi poce qelqi.
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] Elida, mua nuk me tingellon keq, sme jep pershtypjen e nje gjykate. Pastaj ti testoje neper njerez para se te jete perfundimtare dhe nese nuk jep rezultat, shikohet nje alternativ tjeter.
ps. cfare fushe i perket kjo "broshura" kartolina? [/qb]
Me fal per vonesen ErSI, nuk kam patur kohe te hyj ne forum. Sugjerimet i mirepres me shume interes. Perfundimisht vendosa qe "facilities" ta perkthej "kushtet" ne kete rast. Broshura eshte informative per publikun e interesuar ne kushtet dhe sherbimet e ofruara nga Zyra e Sherbimeve Publike ne nje bashki te Londres.
 

little darling

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Si mund ti pershtasim ne shqip fjalet e meposhtme

facilitator ( of a training)

stakeholder

feedback/input

access to (education, etc)

workshop

gender awareness

acknowledgement

Faleminderit
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Si mund ti pershtasim ne shqip fjalet e meposhtme




<font color="brown"> Une po perpiqem te te jap disa perkufizime, me aq sa mundem. Pastaj, edhe te tjeret mund te te japin mendime: </font>




facilitator (of a training)<font color="brown"> -&gt; ndermjetes
(zakonisht
ne bisedime)
ose
moderator
(nuk eshte
shqip, por
keshtu e
kane
pershtatur) </font>




stakeholder <font color="brown"> -&gt; aktor (aktor ne politike,
ne nje proces te caktuar,
etj.);
aksioner (nese ka lidhje
me fushen ekonomike). </font>




feedback <font color="brown"> -&gt; zakonisht, perdoret ne
kuptimin e komenteve apo
mendimeve qe jep ndaj nje
pune tashme te bere, qe te
eshte dhene per
vleresim/rishikim. Ne varesi
te situates mund t'i behet
edhe shpjegimi. </font>




input <font color="brown"> -&gt; Kontribut, komente (kur flitet
per tekstin e ndonje projekti,
ceshtje te ndryshme etj.) </font>




access to (education, etc) <font color="brown"> -&gt; hyrje
ne..., mundesi per... (eshte nje nga
fjalet me te veshtira per t'iu
gjetur nje pershtatje ne shqip.
Varet shume edhe nga konteksti.
(mundesi per t'u arsimuar) </font>




workshop <font color="brown"> -&gt; seminar, konference (deri
tani, keshtu eshte perkthyer)</font>




gender awareness <font color="brown"> -&gt; ndergjegjesim per
ceshtje gjinore ose
thjesht
ndergjegjesim
gjinor (kjo e fundit
eshte shume e
pergjithshme) </font>




acknowledgement <font color="brown"> -&gt; 1. pohim, pranim
2. njohje (ne kuptimin e te drejtave,
meritave, etj.
3. mirenjohje, falenderim </font>







[/ QUOTE ]
 

Diddy19

Su@mi
Re: Preferoj ta them shqip.

Nuk ishte problemi tek perkufizimi ENIAD( me sa kuptova une) sepse cfare duan te thone keto fjale e kemi parasysh pak a shume te gjithe( duke patur parasysh edhe kontekstin).Problemi eshte te gjejme ekuivantet e atyre fjaleve ne shqip.

Input = Koment,kontribut?
Une merrem me informatike ,dhe termi Input s'ka te beje fare me komentin apo me kontributin (shembull ky).
 

little darling

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Faleminderit te gjitheve per mendimet.

Disa prej ketyre fjaleve te mesiperme i kam ndeshur shpesh sa here me eshte dashur te bej ndonje perkthim dhe asnjehere nuk kam qene plotesisht e kenaqur me variantin qe kam dhene.

facilitator -lehtesues/ndermjetes por asnje variant nuk e jep te plote kuptimin e drejtuesit te nje trajnimi psh

stakeholder- une zakonisht aktor e kam perkthyer me thene te drejten

feedback/input -konteksti eshte mbi nje projekt, apo trajnim, apo raport. Faleminderit Eniad mendoj se komente/kontribut eshte pershtatje e mire ne rastin kur perdoren bashke
workshop- edhe une seminar e kam perkthyer
access - vazhdon te mbetet problematike. Ne fakt shembulli qe dhashe nuk eshte i mire sepse ai eshte ndoshta me i lehti per tu pershtatur -mundesi edukimi kam perdorur, por ne disa raste te tjera i bie ta shpjegosh gjate

acknowledgement - e kam fjalen per ate pjesen e vecante ne fillim te ndonje raporti,libri etj.Une e kam perkthyer falenderime, por ne fakt eshte njohje meritash, por, ne shqip, s'ka shume kuptim keshtu.

Shpresoj te vazhdojme te shkembejme mendime,pasi te gjithe kemi nevoje per bashkepunim per te pasuruar dhe persosur me tej fjalorin shqip me morine e fjaleve dhe termave te reja qe ndeshim cdo dite.
 
Top