Preferoj ta them shqip.

little darling

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Vintage,
jam shume dakrod me ty per faktin qe konteksti luan rol paresor ne perkthim dhe i njejti term mund te kete kuptime te ndryshme ne kontekste te ndryshme



Ne rastin e mesiperm, ne fakt, shembujt ishin kryesisht ne lemin e shkencave sociale, ndoshta une duhet ta kisha bere me te qarte kontekstin

Shpresoj te vazhdojme bashkebisedimin me shembuj te tjere
 

little darling

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Po per "social construction", cfare mendimesh keni?

P.sh., e perdorur ne kontekstin "gender as a social construction"?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Grup i synuar dhe moster (ne se e ke fjalen per studime statistikore).

Nderkohe me jep dot njeri ide se si mund te perkthehet ne anglisht fjala informatizim, dhe pse ne perdorim "informatike" dhe jo "shkenca kompjuterike"
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

<font color="brown"> Ne fakt, nuk eshte nenforumi i duhur per te pyetur, por, zakonisht, e perdorin ose "computerization", ose "automatization". </font>
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Ma do mendja, ngaqë të parët që e prunë në Shqipëri ishin profesorët e FSHN-së së dikurshëm, shumica e të cilëve studionin në Francë, e ku computer science duhej të qe përkthyer si informatikë...
Shkenca kompjuteri është më afër thelbit, për mendimin tim...
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

"Texture"
Kete fjale s'me ka rene rasti ta perkthej, por do me zere paniku kur te me vije rradha. Kush ka sugjerime?
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Faleminderit,

Puna eshte se fjale qe i bien rrotull kam pasur plot ne mendje, po nje qe t'i bjere pikes, jo. Konteksti ne te cilen e kam parasysh kete fjale eshte psh. ne objektivat mesimore per femije parashkollore: "To explore texture and colour...", qe e ka fjalen per ndjesine qe te jep siperfaqja e nje materiali kur e prek, e lemuar, e ashper, etj. Fjalet e mesiperme nuk i pershtas dot ne nje rast perkthimi te tille.
Meqe jemi te arsimi, ka edhe nje fjale tjeter te ciles s'po ia gjej anen shqip: "bully". Eshte perdorur "prepotent" nga italishtja. Mire si emer, po si folje? Po si dukuri "bullying"?
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Pse na pelqen kaq shume ne shqiptarve fjala 100000 % turke "komshi" dhe jo ajo 10000000000 % shqipe "gjiton"

gjiton = gjitun,ngjitun - ngjitun(r) me njeri tjetrin !
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

Shiko,ne shkresa te ndryshme,neper libra,ne hartimet e nxenesve... perdoret fjala "gjiton".Fjala "komshi",ashtu si pothuajse te gjitha termat turke,eshte nje fjale banale,pra qe perdoret ne te foluren e perditshme.
Pse-se qe ke shtruar ti nuk mund t'i pergjigjem duke iu permbajtur Gjuhesise.
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Nuk me kishte shkuar ndonjehere mendja se ku i kishte rrenjet fjala gjiton, pervecse qe perdoret me shume nga jugu. Me vjen cudi qe, duke ardhur nga nje shqiptim i dialektit geg, ka zene vend ne jug. Kjo lidhja me "ngjitun" ka ardhur nga ndonje studim?

Une di qe fjala e perdorur zyrtarisht eshte "fqinj", gjitashtu "fqinjesi"dhe "vende fqinj", qe nuk shprehen dot as me "komshi" as me "gjiton".

Sa per perdorimin fjaleve turke, ne gjuhen e folur perdorim plot, madje ka nga ato qe nuk i zevendesojme dot me fjale shqipe. Te tilla fjale kane mbetur plot edhe ne serbisht. Jane ca "gjurme" historike qe nuk kemi nga t'u levizim.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Po fjala zyrtare eshte fqinj, komshi perdoret rendom ne fjalorin e perditshem (aq sa ne e kemi banalizuar fare "rolin" e komshiut). /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

PO eshte e vertete ne gjuhen zyrtare perdoret fqinj sepse zyrtaret tane hane bar e ne vend te pasurojne gjuhen shqipe me fjale verte shqiptare me kuptim shqip ja fusin kot me ate qe u eshte rrahur me shume veshi.Ironia eshte qe fjala gjiton eshte fjale zyrtare ne greqi.Po greket jane te zgjuar e kane germuar shqipen me shume se vete ne shqiptaret.Kot nuk flitet me te madhe qe mema e gjuhes greke eshte shqipja e vjeter/paster.Po no shqipet ke gjuhe kemi per meme keto vitet e fundit,Turqishten!? /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

Po no shqipet ke gjuhe kemi per meme keto vitet e fundit,Turqishten!? /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

[/ QUOTE ]
Më duket se ne shqipëtarët këto vitet e fundit kemi për gjuhë mëmë ,një lloj sallate që përmban përbërës nga më të ndryshmit dhe më të çuditshmit.FATKEQËSISHT.
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Më duket se ne shqipëtarët këto vitet e fundit kemi për gjuhë mëmë ,një lloj sallate që përmban përbërës nga më të ndryshmit dhe më të çuditshmit.FATKEQËSISHT.

[/ QUOTE ]

Vertete, fatkeqsisht, disave po u shijon kjo sallate, por ka akoma shpresa qe shqipja e mirefillte t'i mbijetoje ketyre "dyndjeve" nga gjuhet e tjera, per sa kohe ka akoma njerez qe e vleresojne dhe e perdorin gjuhen saktesisht, profesionale apo te thjeshte qofshin. Pershendetje te gjitheve atyre qe kane "ushqyer" kete forum me fjale shqip /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Tju pyes pak per dallimin e d dhe t ne fund te disa fjaleve:
Atehere
Standard apo Standart
Dividend apo Divident
Dakord apo Dakort
 

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Ne fjalor do t'i gjesh te shkruara me "d" ne fund, por ka fjalore nga studiues te huaj qe i kane perfshire edhe me "t" si versione te gjuhes se folur.
Dividend - hise, do t'i thonim ne gjuhen popullore nga anet e mia. Po nuk e di a eshte e huazuar nga turqishtja.
 
Top