Preferoj ta them shqip.

Al-Punk

Still here
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Darien, per cache une kam perdorur kujtese e fshehur, ka shume fjale qe s'mund te perkthehen ne nje te vetme e duhet te kenaqemi madje qe mund t'i kufizojme vetem ne dy te tilla ne shqip se nga njehere duhen edhe kater /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.s.Une i thashe nje fjale kohes, tani e ka vete ne mendje ajo /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
cache me shume se kujtese e fshehur eshte "e fresket"
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Prodigy,

Duke u nisur nga dy surretrit në fund të postimit them se duhet ta kesh gjysmë me shaka.
Po e pate seriozisht, unë vizore kam, ti më thuaj titullin dhe po u vë metrin të shohim në qëndron përfundimi yt.
Mbase më tepër se përfundim, mund të ishte test për rastin më të keq të një përkthimi:

I botuar, me të njëjtat shkronja dhe lloj letre, një përkthim nuk duhet të kaloj dyfishin e trashësisë së origjinalit.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Aha Besnik,

Me ke dale tamam ne shteg, se te kam pasur ne mend. Gjysem seriozisht eshte vezhgimi. Nuk ka bere matje dhe studim sistematik per kete problem. Mbaj mend nje nga librat e mij te preferuar te femijerise ishte Konti i Monte Kristos nga Alexander Dymas. I perkthyer ne shqip ky liber permbledh kater volume me rreth 1500 faqe gjithsej. Ndersa origjinali eshte vetem nje lliber.

Gjuhes shqipe i mungojne shume shprehje dhe perdor shume fjale per te shpjeguar koncepte fare te thjeshta. Edhe kete e kam nga eksperienca personale. Nuk jam gjuhetar, por e shikoj qe mund te shprehem shume me mire ne anglisht.

Edhe e fundit, (qe te kam pasur ne mend) persa i perket perkthimit te programeve kompiuterike qe ju ndermerrni. Megjithese nje ide per tu lavderuar, me duket paksa naive. Eshte shume me kollaj tju mesosh njerezve Anglishten, si standard internacional, sesa te perkthesh miliona rreshta kodi.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Krahasime nuk ka, ama përdore përgjithësimin "gjithmonë".
Shumë bukur, veç Monte Kristos mund të jepen edhe shembuj të tjerë, madje dhe shumë. Që prapëseprapë janë pak për të kryqëzuar një gjuhë.

Mbase Shqipja të duket e varfër sepse, pa dashje, nisesh nga epërsia hipotetike e Anglishtes. Nëse pranojmë që, për secilin grup që flet një prej tyre, gjuhët janë njësoj të rëndësishme, atëherë simetria rrjedh natyrshëm: një anglishtfolës do të thoshte që Anglishtes i mungojnë mjaft shprehje të Shqipes.

Nuk janë konceptet të thjeshta, është fakti që fillimisht, emërtimi, paraqitja me anë gërmash i diçkaje, bëhet në një gjuhë, që e bën konceptin të duket i thjeshtë kur shihet nga brenda asaj gjuhe.
Shembull: cache për një anglishtfolës që ha pyka nga kompjuterat është aq e thjeshtë sa është për një shqipo kot.
Bëje tani anglishtfolësin të djersitet të të spiegojë me një fjalë të vetme kot-in

Është shumë herë më e kushtueshme t'u mësosh njerëzve Anglishten, se sa të përkthesh diçka në gjuhën e tyre. Bëna një llogari të thjeshtë, të shohim se ç'del.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Hmmm!!!

Kontin e kam lexuar ne anglisht, dhe me vone ne origjinal ne frengjisht, ne shqip vetekuptohet.

Ne Kontin e shqipes flitet per barishte qe i jepen Albertit per gjume. E po keto "barishte" ishin thjesht hashash dhe si ne frengjisht ashtu edhe ne anglisht nuk ka dyshim per kete!!! Mbaj mend qe kur isha kalama sa here qe i thoja tim eti per ndonje gje qe nuk me pelqente, ai me pergjigjej me shprehjen e famshme te Kontit: "Qiellza juaj nuk eshte persosur aq sa te kete mundesine ta shijoje...". Kjo shprehje ishte ne lidhje me pikerisht me keto "barishte", dhe deri sa lexova origjinalin, une i mendoja keto "barishte" si bime mjekesore. :) Nuk besoj te kem pasur guximin t'i them tim eti akoma qe ato "barishte" ishin hashash... (o Zot, nuk e mbaj dot te qeshuren):)

Nuk e di me sesi eshte cilesia e perkthimeve ne shqip, sepse nuk kam lexuar shqip prej vitesh, por me eshte dashur te rilexoj shume shume libra te preferuar, qofte ne origjinal qofte ne anglisht. Tom Soyer nga Mark Twain i perkthyer nga Bedri Dedja ne '58 (nese nuk gaboj) me ka ngelur ne mendje, sepse edhe pasi e lexova ne origjinal ne anglisht, m'u duk pershtatja e gjuhes angleze te Amerikes se Jugut shume e mire.

Gjithmone kam friken se kush do marre persiper te perktheje "Lord of the Rings" te Tolkien, dhe si do ta masakroje librin. Nje dite kam ndjetur me motren per nja dy ore duke u munduar te perkthejme ne shqipe te paster llojet e ndryshme te armeve, apo mbiemrat e disa prej njerezve qe pershkruhen ne libra... Nuk eshte e pamundur te gjenden pershtatje te mira, por nje person duhet te jete njohes qofte i librit qofte i shqipes. Do ishte nje fatkeqesi t'i lihesh ndonje cope perkthyesi!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Gabime gjuhësore të bëra nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës saktësuar nga E. Tupja:

draft - projekt
produkt - fryt
i iniciuar - i nisur
ekstrakt - pjesë
kooperim - bashkëpunim
obligim -detyrim
komunitet- bashkësi
staf - ekip
konsens - marrëveshje
menaxhim - administrim
menaxher - administrues
opsion - zgjedhje, variant
reduktim - pakësim, ulje
rural - fshatar
urban - qytetës
ekstrabuxhetor - jashtëbuxhetor
solid -i fortë, i qëndrueshëm
fleksibël - i zhdërvjellët
trajnim - përgatitje
esencial - thelbësor
sinjifikativ - domethënës, kuptimplotë
disekuilibër- çekuilibër
diversitet - larmi
i koordinuar - i bashkërenditur
prioritet - përparësi
prognozim - parashikim
akses - shtrirje, lidhje
mobilitet - lëvizshmëri
aplikim - kërkesë
bord -komitet, drejtori,
sens - ndjenjë
prosperitet - begati

Përshtatur pa lejen e autorit, mbështetur te artikulli i sotëm i Panoramës.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

faleminderit i thone ne shqip.

daton ne nje epoke kur gjuha e besimi ishin te lidhura e kur ndodhte diçka qe bukur qe pritej njerezit thonin "elhamdulilah" ose "shyqyr"...

el hamdu lilah fjal per fjale eshte Falenderimi i takon Zotit ose si e perdorim sot ne shyqyr Zotit.
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Në lidhje me përkthimin e programeve

Programuesit e mirë kanë vite që i ndajnë të dhënat nga kodi. Në këtë mënyrë, sa herë që duhet të komunikosh një mesazh, lexon informacionin e duhur nga një skedar (in C++, from the string table, which is in a resource file). Për programet shumë të mëdha, ia vlen barra qeranë që t'i kompilosh më vete tabelat dhe kështu të mundësosh ndërrimin e gjuhës duke zëvendësuar vetëm një skedar. Kjo mundëson përkthimin e programit nga persona që nuk kanë as kohë as dëshirë të mësojnë si të lexojnë e ndryshojnë kodin në gjuhën e programimit.

Kjo ide përmirësohet duke patur nga një skedar të tillë ndihmës për çdo gjuhë. Zakonisht i shtohen 2 shkronja në fund për të treguar gjuhën (EN = anglisht, IT = italisht, SQ = shqip, etj.). Programi mund të lexojë gjuhën që përdor sistemi dhe të zgjedhë të njëjtën, ose mund të mbajë shënim ç'gjuhë dëshiron secili përdorues.

Me fjalë të tjera, vështirësia më e madhe për përkthyesin nuk është ajo teknike por ajo krijuese. Është e vështirë të gjesh fjalën që tingëllon mirë dhe jep kuptimin saktë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Gjatësia e përkthimit në krahasim me origjinalin

Kam dëgjuar statistika që krahasojnë shumë gjuhë me anglishten po nuk më kujtohen saktë, prandaj nuk po i them numrat. Po t'i duhet njeriu, le të bëjë disa kërkime te google.com se duhet të gjejë diçka.

Anglishtja ka përvetësuar fjalë nga shumë gjuhë gjatë historisë së saj, dhe si rrjedhojë ka më shumë fjalë. Njerëzit zakonisht zgjedhin të përdorin më të shkurtrin nga dy sinonime. Bashko fjalorin e pasur me tendencën e njerëzve dhe del fakti që në anglisht përdoren më shumë fjalë të shkurtëra se në çdo gjuhë tjetër europiane. (Nuk e kam idenë si krahasohet me gjuhët aziatike.)

Kur jam marrë me përkthimin e librave në Tiranë, kisha mundësi të krahasoja gjatësinë e tekstit shqip me origjinalin anglisht. Në përgjithësi, teksti shqip ishte 25 përqind më i gjatë. Kjo përqindje mbetej pak a shumë e njëjtë kur krahasoje numrin e faqeve po ta përgatisje librin shqip me përmasat e faqes së origjinalit.
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Glamdring:
...
Gjithmone kam friken se kush do marre persiper te perktheje "Lord of the Rings" te Tolkien, dhe si do ta masakroje librin. Nje dite kam ndjetur me motren per nja dy ore duke u munduar te perkthejme ne shqipe te paster llojet e ndryshme te armeve, apo mbiemrat e disa prej njerezve qe pershkruhen ne libra...
Duhet patur parasysh që Tolkien vetë punoi vite të tëra për të krijuar gjuhët e Middle Earth (Tokës së Mesme?). Shumë fjalë ai i futi në gjuhën e njerëzve si të ardhura nga gjuha e elfëve ose rracave të tjera (imagjinare), disa prej të cilave nuk ekzistojnë më në kohën e trilogjisë.

Nga këto nisem kur them se nga autorët që kam lexuar dikur në Shqipëri asnjë nuk është në gjendje ta përkthejë pa e gjymtuar. Duhet ndonjë në nivelin e Nolit që ta bëjë pa i hyrë në hak. Ndoshta del ndonjë talent i ri që:
1) është shkrimtar i aftë
2) di mirë anglishten
3) njeh mirë gjuhën dhe kulturën mesjetare të Shqipërisë dhe të Mesdheut
4) i pëlqen fantazia si gjini letrare
5) ka durim që të rishkruajë (ripërkthejë) faqe të tëra kur nuk shkojnë me përkthimin e një pjese tjetër


Këto mendoj se janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme. Së fundi, mendoj se përkthimi nuk do bëhet me cilësi sepse do përkthehen filmat të parët, me shpejtësi dhe me shumë pasaktësi. Uroj ta kem gabim. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga rambla:
si mund te thuhet 'shyqyr' ne shqip?
fjala shyqyr them se ne shqip i bie, [per fat te mire]

PS:
- po bie shi, shyqyr qe kam marr cadren me vehte.
- Po bie shi, per fat te mire kam marr cadren me vehte.

pss: jam tuj rifresku gjuhen tone, e ndoshta i kam ra goshtes n kry ksaj here /pf/images/graemlins/laugh.gif


:wave: Rambla


--------------------
 

zog

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

shyqyr = FATMIRESISHT.


ps; tani e pashe postimin absit, mendoj se ka te drejte.
 

abs

nuk e di...
Re: Preferoj ta them shqip.

oh danke /pf/images/graemlins/laugh.gif
Fatmiresisht me e drejt me duket, kur perdoret nje fjale, ne vend te disave /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Shumë në rregull që Shqipja kërkon rreth 25% më shumë tekst se sa Anglishtja për shprehjen e të njëjtës përmbajtje. Të vihet re ama që këtu nuk merren në shqyrtim anë të tilla si ngjyrimi. Kjo për të thënë që shtesa prej 25% mesatarisht, (e vlefshme për ca nga shembujt e Darienit), nuk hedh poshtë përkthimin, thjesht duhet pranuar si e vetmja zgjidhje.

Tjetër, që mua më duket me rëndësi, kjo nuk është veçori e Shqipes, ndodh edhe me gjuhë të "Kombeve Madhështorë të Europës".

Po përpiqem ta kthjelloj me një shembull:

Përkthimi në Shqip i AbiWord-it në krahasim me gjuhë të tjera jep shifra të kënaqshme:

Ka gjashtë vargje të më gjatë se origjinali në Anglisht, përkatësisht:

50% Mblidh një Rresht
12% Fut Shumën e një Rreshti Tabele
40% Mblidh një Shtyllë
3% Fut Shumën e një Shtylle Tabele
22% Shndërro Tekst në Tabelë
35% Mbështjellje Teksti

(këtu më sipër përqindjet tregojnë sa përqind më tepër se origjinali Anglisht)

Gjermanishtja ka katër vargje më të gjatë se Anglishtja, përkatësisht 59%, 80%, 59%, 59% më të gjatë.
Finlandishtja 18 vargje, Frëngjishtja 6 vargje, Italishtja 8 vargje nga të cilët më i shkurtri është 51% më i gjatë se origjinali, Serbishtja 13 vargje më tepër, etj.

Siç shihet nga ky shembull, dhe nga të tjerë që shpresoj t'i postoj këtu shumë shpejt, nuk i ka fajet Shqipja.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Shyqyr=desht zoti.
Zog,jo f-a-t-m-i-r-e-s-i-sh-t,del shum e gjyte
FATMIRSISHT /pf/images/graemlins/wink.gif
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Shyqyr=desht zoti.
Zog,jo f-a-t-m-i-r-e-s-i-sh-t,del shum e gjyte
FATMIRSISHT /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
.
Une po parapelqej togun-Mire qe-
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Duke shtuar postin apo thjesht dhe shkurt Po shtoj postin? [/qb]
Perparesia e se pares eshte se nuk percakton vete dhe keshtu eshte e denje per shume me shume perdorime te mundshme.
-Perparesia e se dytes eshte shkurtia.
-Mbihija[nevoja]le te na e detyroje njeren apo tjetren.
 
Top