Poezitë që parapëlqej.

bellissima

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Per…

Nuk te perhulem. Ka mbaruar.
Asnje premtimi yt s’hyn dot
Ne shpirtin tim per ta sunduar.
Jemi te huaj, sot e mot.
Ti ke harruar qe lirine
S’ia fal mashtrimit kursesi,
Por dhe keshtu, vite qe s’vijne
Per syt’ e tu i bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
Te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato caste te qendrimit
Tek kembet tende – e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit!
Me se po m’i zevendeson?
Nga ndonje cast mendimbegate
Dhe forc’ e shpirtit – s’ish cudi –
T’i jepja botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doja pra te ma nderroje
Ate kurore lavdiplot?
Pse s’qe atehere kur premtoje
E tille si je bere sot?
Krenar jam! – falme – esht’ e kote.
Kerko nje tjeter dashuri.
Per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut,ne vend tjeter,
Do largohem, ndoshta, shpejt.
Por jemi njohur pak si teper
Per tu harruar ashtu krejt.
Qe sot do ze te argetohem
Dhe te betohem, pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do qaj.
Do rrej si djalli sa te dua,
Sic desha me s’do dashuroj;
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
Me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I cmendur! – te mundja ta shtrengoj,
Pa ta kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot.
Ia njohe ketij shpirti cmimin?
Ia njohe – une s’te njoha dot! …

Lermontov
 

bellissima

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Vetmi

Kaq shumwe gure hodhen permbi mua
Sa sot asnje prej tyre s’me frikson
Me ta nje kulle e hijshme u ndertua
M’e larter se cdo kulle ajo qendron.
Ndertuesit e saj falenderoj
Packa se e ndertuan me nxitim.
Prej saj me shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin shikoj me gjate ne perendim.
Dhe ne dritaren time dit per dit
Fryn ere deti me flladit.
Ne doren time vjen pellumbi ha
Pa ne mos mund te shkruaj me dicka
Nje dite, e perendishme, krahelehte,
Do vije muza per ta shkruar vete.

Ana Ahmatova


* * *
S’do pime dot nga e njejta broke
as uje e as t’emblen vere,
S’do puthemi te dy ne mengjeshere
S’do presim mbremjen kokmekoke
Un’ dua henen, diellin do ti
Po te dy kemi te njejten dashuri.

Me mua rri ti shok m’i mir’i imi
Dhe prane teje une, shoqja jote, rri
Un’ t’i kuptoj ata dy syte gri
Ty o fajtor i gjithe ketij lengimi.
Takimet tona s’i shpeshtojme dot
Keshtu e mbrojme prehjen tone kot.

Vec zeri yt kendon ne vargun tim,
Ne vargun tend vec fryma ime ndjehet.
O, ka nje zjarr te tille qe nuk mehet,
Qe s’mund ta preke frike e harrim.
Sikur ta dije ti sa fort i dua
Ato buzet e thata, te kuqe te tua!

Ana Ahmatova
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Jo,kurre nuk kam qene aq i vetmuar,
sa n'ate kohe qe ish vetem e jona;
dhe kurre nuk kam pritur aq i derrmuar,
sa ç'pres tani,tek po shuhet jehona,
qe ti, e dashur, me derdhe ne zemer!

S'kish çaste qe me dhuroi aq shume besim,
se ajo,kur endrres sime i dha nje emer;
por s'kish as ankth me te madh per shpirtin tim,
se ajo,kur prap me la po aq te mjere!

Dhe e kuptova: Kjo ish magjia jone:
qe ti te me kerkosh vetem njehere,
pastaj te zhdukesh,ndoshta pergjithmone--

dhe une te ri e te t'kerkoj perhere!!!
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Atije ketij Alban Tartarit,ne cilin vellim gjendet!Shqip si pakkush shkruaka ky Alban Tartari!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

PUSHKIN

(fragment poetik)


Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
SA DHENTE ZOTI NJE TJETER KAQ JU DASHTE!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

TIRANA

E dua këtë qytet
Ku jam lindur e rritur
Dhe me ujrat e Lanës si fëmijë
Jam stërpikur
Ku kam ardhur e ikur
Ardhur e ikur...
Ja njoh erën e luleve
Dhe erën e plehrave
Ja di smogun kapele
Dhe kthjelltësinë e qiejve.
Qyteti ku mitet
Lindin e vdesin në shesh
Që gdhihet musliman
E ngryset i krishter
Pervers e i ndershëm
I frikur e rebel
Ku lajmet e botës merren vesh më shpejt
Se kobi i shtëpisë tënde
Që në kafene të vjen.
E dua, s'e dua
E bëj dhe e shbëj
E shaj, e pështyj
Në pasione bisedash
Në terr të padritës
A në gërvimat e çezmave
Mes llucrash e këllirash
Dhe buburrecat njerës
Më merr malli për të
Dhe në mes të Nju Jorkut
Një mall i çuditshëm
Përmbi rrokaqiellat.
Me ç'mallkim dashurie
Qënkam lidhur kaq fort
Që rrekem t'i iki
E s'ikërkam dot.

Betim Muco
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

U PATME NISUR

U patme nisur un' e ti:
Un' hijemvrejturi-ne-zi,
Ti flokendritura-flori

Dhe ikm'! e ikme perseri,
Large - e me -large n'arrati,
Prane - e me prane - e gji-per-gji.

Dhe me nje vend nje bukuri,
Dhe me nje ças nje shenjteri,
Na zu nje mall, nje dashuri.

S'ish dashuri, po fshehtesi
S'ish fshehtesi, po llaftari
S'ish llaftari, po çmenduri

Lasgush Poradeci
 

Dorarta

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nga ESENIN (ne perkthimin e Jorgo Bllacit)


***

Miku im i shtrenjte, lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam, ta dish!
fati po na ndan sot pa meshire,
Po diku do shihemi serish.

Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse:
Vdekja s'eshte e re ne kete bote,
As te rrosh nuk esht enje gje e re.


***

Shkretetire bore. Hena farfurin.
Vendi anembane dergjur nen qefin.
Dhe meshteknat qajne pyjeve pa jete.
Kush keshtu ka vdekur? Mos valle une vete?


***

Ti s'me do? S'te dhimbesem sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake,
Tek shtrengohesh suqpeve te mi.

mike, epsh e tera, lajka s'dua,
As i vrazhdet nuk te sillem dot,
Vec me thuaj: sa keshtu si mua,
Puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim.
Preher pa ulur ti s'ke lene,
Sic po rri tani ne preherin tim.

Nese keto caste ndonje tjeter
sjell nder mend ti, syckat tek pulit,
Mos pandeh se po merzitem teper.
Tjeterkend dhe une kam ne shpirt.

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte,
Po nje flake casti vec, ta dish:
Sic te njoha rastesisht, i qete,
"Mirembetsh" do te te them serish.

Edhe ti do marresh udhen tende,
Do besh pluhur ditet ülot merzi;
Vecse mos lakmo t'i marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

Krah per krah me ndonje tjeter djale,
Udhes kur te shkosh ti, ku ta dish,
Mbase edhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish.

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur, ftohtesisht,
"Mirembrema!" do te peshperitesh,
urse une: "Mirembrema, miss!"

Dhe asgje nuk do me turbulloje,
S'do me dridhet shpirti per asgje:
Kush ka dashur, s'mund te dashuroje;
Kush u dogjnje here, s'digjet me.


LETER NENES

Gjalle je nenoke? edhe une
GJalle jam. Shendet me pac, shendet!
Drite e befte krejt kjo mbremje e lume
Izben tende, qe me mall me pret.

Thone se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
Fillikate rruges shpesh kalon.

Dhe kur mugetire e kalter bie,
Nje vegim i zi te kall ty frike,
Sikur ne nje sherr diku ne pije,
Vjen dikush e ma keput me thike.

Kot, e dashur, vuan kaq, besome,
Brenga t'i fanit keto nder sy.
S'jam aq pijanec i lig sa c'thone,
si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje, si nje here,
dhe nje shprese vec ushqej ne gji:
T'iki nga ky tym e kjo potere,
Tek shtepiza jone aty te vij.

Dhe do vij, kur kopshti yne i bardhe
Anekend te vishet me blerim.
Vetem ti, si tete vjet me pare,
Mos me zgjo aq heret ne agim.

mos e zgjo ate qe shkrumb iu bene
Enderreat e moshes plot hare.
Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
Dua vec te shlodhem e te fle.

As t'i lutem Zotit mos me thuaj,
Si dikur ne t'arten mituri.
Ti ke mbetur ngushellim per mua,
Drite e parrefyer, vetem ti.

Ndaj merak ti mos m#u bej aq teper,
Tek e liga mendjen mos e co,
Dhe aq shpesh, me shallin tend te vjeter,
fillikate rruges mos kalo.
 

muku

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Ne fund na mbeten tre gjera: Shpresa, Besimi dhe Dashuria. Por me e mrekullueshmja eshte Dashuria.

Blendi
a.k.a Captain Jack Sparrow
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Poesia et Narratus


Ti per mua mendohesh me, shkruan
Kur e qete n'oborr bie nata.
Kur e vetme plot endrra ti ruan
Si rrezohet ne kopsht gjeth' i thate
Ti mendohesh kur hija vjeshtishte
Mbulon kopshtin dhe fryne ere e ftohet
Kurse une ne ore te latinishtes
Te mendohem per ty gjej kohe.

Ismail Kadare
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Rri urtë, o brenga ime...

Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.

Charles BAUDELAIRE

P.s.Marre nga Libri "Lule te pavenitura" te Vedat Kokones, Charles BAUDELAIRE ka qene i censuruar per nje kohe te gjate per shkak te karakterit te poezive te tij.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Jam bërë skllavi yt...

Jam bërë skllavi yt, prandaj ja ku të sjell
Kët urth që shket e ngjitet dhe drurët i pështjell,
Që dridhet e përdridhet dhe trungun e pushton
Një herë edhe dy herë me palët e shtrëngon.

Këtë kurorë urthi ty sot ta sjell dhuratë:
Ashtu siç bën ai, do doja ditë e natë,
Të ngjitesha pas teje dhe, tretur dashurie,
Pas trupit tënd të njomë të dergjesha si hije.

S'do vijë koha vallë kur në korije brenda,
Aherë ndaj të gdhirë, kur të harliset prilli,
Kur qielli i kaltër të na mbulojë si tenda,

Me afsh un të të puth kur të kendojë bilbili,
Dhe brengën t'ta rrëfej, të rrok sa ma ka ënda
At' shtatin e fildishtë që deh si trëndafili.

Pierre de Ronsard

P.s.Burimi si me lart.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

PAK NGA PAK

Kalojme nje shteg, kapercejme nje prag,
Cdo dite udhetojme e vdesim nga pak.

Nga pak e nga pak ne trup e ne shpirt,
Diku vetmitare e diku bashkarisht...

D.Agolli
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Mary Morison

Oh ! Mary !Eja në dritare,
Është ora jonë e dëshiruar !
C'kushtojnë mijra thesare,
Përpara syve të dashuruar
Mundim të madh do të kaloja,
Si skllavi që qëndron i strukur
Deri sa zemrën të fitoja
O Mary Morison e bukur.

Dje me muzikë e me vjol,
Ndër djem e vajza kërcimtare,
Mendimi im shkoi tek ty,
Une isha atje po s'ndjeja fare.
Kish plot me nurë sa s'bëhet më
Po une thashë si
Mary Morison s'ka asnje.

Ah ! Mary ! Do ti ta mundosh
Atë që zbret për ty në varr
Do shpirt e zemer ti copëtosh
Per fajin se të do me zjarr.
Në qoftë se ti s'më jep dashuri
Pergjigju te paktën për mëshir
Ti s'mund të kesh një mendim të tillë
Moj Mary Morison e mirë.

Robert Burns
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Ne njihemi bashke

shkova te flija mbeshtjelle me shallin e vjeter,
ti the :MOS IK SE PO VDES,
u ktheva nga ti te pashe: GENJESHTER,
dhe fjeta pa u zgjuar gjer ne mengjes.

e shtrenjta ime ne bashke njihemi ,
dhe sjemi aq trima sa ta marrim vdekjen ne sy,
dhe qesharake behemi kur shtiremi,
kur shtiremi shpesh se po vdesim te dy...

D.Agolli
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Infinito

Sempre caro mi fu quest'ermo colle,
E questa siepe, che da tanta parte
De l'ultimo orizzonte il guardo esclude.
Ma sedendo e mirando, interminato
Spazio di là da quella, e sovrumani
Silenzi, e profondissima quiete
Io nel pensier mi fingo, ove per poco
Il cor non si spaura. E come il vento
Odo stormir tra queste piante, io quello
Infinito silenzio a questa voce
Vo comparando: e mi sovvien l'eterno,
E le morte stagioni, e la presente
E viva, e 'l suon di lei. Così tra questa
Infinità s'annega il pensier mio:
E 'l naufragar m'è dolce in questo mare.


Leopardi
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

ERA

Ne ere pemet rrijne prane e afrojne krahet,
Ne ere pemet kerkojne mes tyre ngrohtesi.
Po ne te dy?
Ne jemi kaq te larget!
C'ere mund te na afroje, nuk e di.....

Dritero Agolli
 
Top