Poezi

Hektor12

Locus omnem
SI SHK-OH-ET NË KOSOVË

-baladë-

- Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qënë kurrë.

- Përtej varrit të atit tënd
varret e tjerë u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
nëpër luginë.
Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanët e veturave janë kthyer në shkëmbenj
si kuajt e krushqëve në mallkimin e lashtë.
O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjat
janë bërë fushë me ofshama
të gjuhës time!

- Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
- Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,
ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,

që gjithmonë arrin para meje
dhe më pret atje - gurgullimë jete.

Marr dy pishtarë të shuar dardanë,
i ngjyej në gjakun tim
dhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,
flakët bëhen flatra,
unë bëhem shqiponjë prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan të ma brejnë emrin prej guri.
 

Hektor12

Locus omnem
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi

Ka rene bore,
ka rene bore,
cuditerisht eshte e bardhe sikur ne
te ishim te lire,
ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim
dhe supet e te burgosurve
qe mbajne krimet e te tjereve.
C'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,
i shkelqeu, sikur te ishin ornamente.
Jashte qytetet qeshin.
Qytetet lozin
dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet
dhe qellojne me topa bore. Statujat,
ne qofte se s'kane vrare te tjeret
per t'u ngritur lart.
C'mrekulli! Cdo gje eshte bere me e bute, me njerezore,
vetem njerezit kane ashpersine e shtetit
qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti
s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid
qe vjen nga qiejt
e keshtu do te jete gjithmone.
Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze
se prapthi, ka dale nga toka
si muzg i derrmuar,
funebër...
 

Hektor12

Locus omnem
EVROPË KËSHTU TË DUA

Do marrim valle shqiptare,
Sup më sup si këto male.
Eja të bënemi tokë,
Amaneti kështu thotë.
Shqipëtarët nëpër botë.
Feja jonë shqiptaria,
Dua vatanet e mija.
Që mban greku dhe serbija.
Mali Zi , Maqedonija.
Ta dish moj Evrop e vjetër,
Qetësia s’ka rrug tjetër,
Të njihen kufijt e vjetër.
Që nga koh e Ilirisë,
I jep shpresë vegjëlisë.
Evropë kështu të dua,
Unë me ty dhe ti me mua.
 

Hektor12

Locus omnem
SYTË E BUKUR DASHUROJ

Dy sy t’bukur m’robëruan,
Dhe nuk di si ta tregoj...
Le të flasin si të duan,
Unë ata i dashuroj !

E mira me kaçurela,
Sytë si qielli më pushtuan.
Vdeksha po si përkëdhela,
Plaçin ata që s’na duan !

Doja të vija një natë...
“Më zuri shiu në udhë...
I lagur nuk hyra brënda,
Të t’i puthja ato buzë ”!

T’i hiqja rrobat nga trupi,
Të mbështillja me çarçaf...
Mishi, të ngjitej me mish,
Dashuria të marr flakë !

- Ti të vije...si zog deti,
“Gënjeshtari im i mirë”...
Do të ngrohja, të ndërroja..
Të velja me ëmbëlsirë !

Lule të freskëta nga mali,
Një tufë do ta sjell për ty,
Në vazo qelqi t’i mbashë,
Të kujtosh se jam aty!
 

Mystique

Larg
S'më kujtohet dashuria ime e parë.
E kam harruar.
S`më kujtohet dashuria ime e mirë.
E kam harruar.
Nuk më kujtohet më e zjarrta.
Nuk më kujtohet më e dhimbshmja.
Nuk më kujtohet më tragjikja.
Nuk më kujtohet më e ëmbla.

Ose ju gënjej ju që nuk më kujtohet.

Por një e kujtoj, me siguri,
ndaj dhe kam kaq frikë nga ajo,
dhe kaq shumë dridhem,
kaq shumë zbehem.
Kujtoj të fundit…

Bozhidar Bozhillov
 

Hektor12

Locus omnem
hqdefault.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
PËR NËNËN

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e

saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,

zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin

Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
 

Hektor12

Locus omnem
Letra e Nenes"

Biri im, kjo eshte nje leter,
nga nena jote, nje plake e gjore.
Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
me ne fund lapsin mora ne dore!
2.
Sa here loti rrugen ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrte acarin theu,
zemer e nenes tutje s'te hodhi!

O biri im, shoh qe je rritur,
je bere i madh, ne trup e mendjeŠ
Vec mos harro, gjykim i ndritur,
t'keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!
4.
Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaŠ
Kurre mos harro, te dua shume,
e drejta e nenes eshte me e madhja!
5.
Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
aty, vec dhembjes, ka plot urime.
Me pas, ne do, grise, coptoje,
sic ke coptuar dhe zemren time!
6.
Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
per shtatzenine me lajmeroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
krah'i gezimit boten pushtoi!
7.
Te gjitha nenat e dine se e mira,
merr tjeter vlere kur pret nje femije.
Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
8
Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
flija e ngrihesha me veshtiresi.
Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,
kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?
9.
Asgje s'ma zvogelonte dashurine per ty,
dita-dites mezi prisja te te shihja.
E ku kish me te lumtur se ne te dy,
per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Š
10.
Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,
per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!
11.
Me ne fund erdh'casti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s'mund t'i shprehe.
Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!Š
12.
E qara jote u perzie me lotet e mi,
te shihja e s'ngopesha nga gezimi, mrekulliaŠ
Per vite te tera te mbajta ne gji,
te lava, te shplava me duart e mia!

Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,
une vigjeloja e qete, e lumturuar!Š

14.
Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
miresite e mesimit prisja te shijoja.
Prisja me padurim dic te me kerkoje
e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
Per ty s'ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Š
16.
Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
kish ardhur koha per te te martuar.
Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
nje agim i ri te ishte afruar!
17.
Martesa s'vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qe n'diten e dasmes zemra m'u thermua.
Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
nje re e cuditshme prane m'u afrua!Š

Dhe sot, sa keq qe s'je me ai qe njoh,
me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!Š
19.
O bir i dashur, s'te kerkoj shume, vec pak,
kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
si e mohove ate qe te rriti!?
20.
Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
do t'i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
miresite e nenes, nga zemerligesia!?
21.
Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!Š
22.
O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
Me jep shperblimin e mos me moho,
meshira e All-llahut eshte per te miret!
23.
A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Š
24.
Jo bir, jo, s'do ankohem e lutem kunder teje,
s'do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,
packa se pikellimi po me tret nder vete!
25.
Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
s'do te kish pengese per lutjet e mia.
All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
packa se me ke lene mes detit plot gulcime!
27.
Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!Š

Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
 

Hektor12

Locus omnem
Mos ndryshoni ..e mos gjykoni.
Poezi nga Meri Sadiku Mema


Eshte interesant si ndryshon koha.
Dhe me duket se mua ajo me ngjan.
Jam shume e revoltuar si kapriçot e saj.
Jam e revoltuar per shume pse-ja.
Por e dij qe nuk kane pergjigje se sjan te reja.

Egzistojn ka kohe por dje me krisi.
Se dij çka lypa e kur kjo ja nisi.
Por gjithçka ka fund e krye dhe askend se le te luaj me ndjenjat e mia.

Se me perkasin jane te sinqerta e te vlefshme
Kam qene e tille ne kohet e vona e te hershme.
Nuk do ndryshoj sot ska kuptim.
Lindim e jetojm me nje qellim.

I imi ndoshta i gabuar por me perket.
Mund te bej çka te dua si çdokush me jeten e vet.
Ndaj ju njerez mos me gjykoni.
Nuk ju perkas e nuk ju them çka te boni.

E juaja ju perket beni mire a keq do jepni llogari vete ne kete jete .
Por mundohuni te vleresoni çka keni.
Mos lakmoni e te mendoni pse ne vendin e dikujt tjeter ju sjeni .

Se zoti fatet i ka ndare.
Njeri te qesh i lumtur .e tjetri te vuaj te qaje .
Ndoshta per mua ndryshe ka menduar .
E din qe jeten e dua e ka kaluar koha qe te vuaj.

Tani dua te jem kjo qe jam.
Ndoshta s’jam e re por shpirtin te ri e kam.
Se jam e qeshur e kam qene gjithmon.
Se kam gjithçka te bukur dhe e bukura me rrethon .

Se jam e paster ne shpirt e ne zemer.
Nuk gjykoj askend as ne fe e as ne emer.

Jeta gjithkujt i perket .
Me jeten e tij ben çka te doje vete.

A jeton mire a gabim !
A jeton ne paqe a mallkim .!
A jeton i ndershem apo mekatar !
Kush jemi ne te gjykojm pa e dite e pa e pare.

Jetoni njerez jeten tuaj.
Shikoni lart ,e jo trarin tuaj ,tjua zej qimja e huaj….
Jetoni me nder e jo me xhelozi.
Afrohuni me njeri tjetrin, e jo vetem merzi .

Falni miresi kudo qe shkoni .
Se ne kete jete jemi mysafir mos harroni.

Eshte vetem fjala e mire qe do mbes nder vite.
Per ju dhe per mua .!!!!jo jo mos!! pse u çudite.!!!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Ne jeten virtuale do me gjejsh mua!!!
Te thoja te dua ti kurre se besoje
Çdo çast ta thoja ti beje sikur sdegjoje.
Te thash po iki prap sme degjove ti mua.
Sot po qan pse une ika, kur ti kurre sme deshte sa une te dua.
Te thashe do largohem por i shurdhur ishe .
Se me tjetren… jete virtuale kishe..
Tani po vajton aman se ste ka hije.
Kur ti me injoroje harrove qe edhe une ne dashuri dij te bie.!!!
Si se mendove kurre qe si ti dhe une.
Te dy kemi nevoja por ndoshta ti pate me shume .
Si se kuptove aman kur pandale komentoje.
Çdo sts te saj apo nuk i shoh kujtoje.!!!
Ne boten virtuale me ke mua mike.
Kurre nuk e more vesh qe nga une me sms ike.!!!
Kurre nuk e kuptove qe me mua po flet .
Edhe kur me thoje se gruan se kam gjet vete.
Te genjeu fotoja ime!!! shpirti im i dlire!!!
Por ishte normale per mua,une te doja, e dija mire.
Tani po largohem e loti yt sme ndalon.
Ne boten virtuale aty ndoshta me takon.
Do komentoj dhe une çdo sts tendin.
Dhe çdo dite ne koment ku jetoj do nderroj vendin…
Do te bej te çmendesh nga dashuria per mua …Se çdo fillim bisede une do te them sdijjj…
Por ne çdo fund te saj i dashur te dua.
E çdo dite kur te zgjohem e vetme nga trishtimi .
Do te shkruaj ty sms miremengjes shpirt i imi.
Sa çudi qe pergjigje mar nga ti ne çast !!!
S’ishe aq i kujdesshem kur jetonim bashke!!!
Sa here me detaje do te tregoj kush jam….
Dhe po me detaje shpirtin e atij qe dashuri e kam.
Si i çuditur do me thuash por i tille jam dhe une.!!!
E une duke qeshur do te thoja..sikur te ishe!!! atehere une do te doja edhe me shume….!!!
Meri Sadiku Mema
 

Hektor12

Locus omnem
Për dhimbjen dhe dashurinë

Nëse gjithçka plaket në kohën që shkon,
shpirti jeton vetem kohën që vjen,
nuk e mbyll të shkuarën në sirtar,
të ardhmen nuk e mban në raft me çelës.

Se shpirtërat gjithmonë ndjejnë njësoj,
dhe mbi kullë të Babilonit kur grinden,
kuptohen, në të njëjtën gjuhë, pa zë e pa fjalë,
për dhimbjen në dashuri e për dashurinë në dhimbje.
 

Hektor12

Locus omnem
SY ME SY”

Kalimthi tek ti m’shkuan sytë..
Dicka sec me mbyti, kalimthi,
E ngela ashtu, si “ i dytë’’..
Mes njerz’ve që vinin e iknin..

Ti ecje e unë të vështroja,
Në rrugën e drejtë n’atë park,
Dicka të pengoi edhe gjoja,
Vështrimin e hodhe, përqark..

Si era u nisa, të kapa,
E gjuha m’u lidh n’ata sy..
Vazhdova me ty disa hapa,
“E humba në hapa me ty”..

U ndale, u ndala, qetësi,
Mes zhurmës qe vinte përqark,
Të shihja më shije dhe ti,
Mes lulesh shumëngjyrëshe në park..

Më iku dhe zëri mes ngjyrash,
Dhe zemra më shkoi tek ti,
Ambjenti mes qindra fytyrash,
Aspak s’i pengoi sytë e mi..

Të etur vec ty te vështronin,
Por fjalët mungonin për dreq,
I ndjeja, që do te lotonin,
E s’munda qe s’munda ti heq.

Ashtu n’emocione i mbytur,
Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht…
Dicka belbëzova, papritur..
E ti më kërkove të hesht…

Më the të hesht!Unë nuk fola.
Heshta, duke parë nga ty,
Sa të kota duken fjalët,
Në bisedat "sy me sy"...!

Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
“FLUTURA NË ZEMRËN TIME”

Më duket bota më e bukur,
Kur prezencen tënde ndjej',
C'të të bëj që je një flutur,
Herë të humb' e herë të gjej.!

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,
E bëra fushë me lule plotë,
Kurthe ngrita për ty flutur,
Por c’e do, s’të kapa dot..

U pajtova me dëshiren,
E të lash te jesh ashtu,
I’u nënshtrova reaitetit,
Ti atje e unë këtu..!

Vjen ngadalë në zemrën time,
Edhe ulesh pa u ndjerë,
Ndonjëherë, je muza ime,
Dhe mërzia, ndonjëherë..!

Disi kështu kalon dhe koha,
Rend dhe jeta disi kështu,
Qysh at’herë që ty të njoha,
Ti atje e une ketu..!

Thonë që shpresa vdes e fundit,
E unë them, “ pas saj do t’vdes”,
Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,
Unë ty prap se prap, të pres..!

Më duket bota më e bukur,
Ndaj preferoj të rri me ty,
C’të të bëj që je një flutur,
“Herë këtu e herë aty”..!

Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
“DRITA MALLI”
Ajo zhurma buzës detit....
Një aromë mbushur "natyrë"...
Bashkë me dritat e qytetit...
Më kujtuan një "fytyrë"...

Hapi krahët nostalgjia..
Edhe nis’ të fluturoj..
I rrëmbeu, ndjenjat e mija..
Gjer atje..! Atje i coi…

Të përk’dhela unë sërisht,
Sërisht e ndjeva atë zjarr..
M’u mor fryma, tmerrsisht..
Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..
Me sy mbyllur si gjithnji..
Krahët hapur zemra ime..
Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa të të flisja..
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..
“Të dua”, doja të thërrisja…
Por pa dashur hapa sytë..

E kur do te them ''të dua''....
Mire e di, do të jesh larg...
Ike ! Po, por le tek mua..
Një pafund kujtimesh,varg...!

Dhe tani ti vjen me rrallë...
E me rrallë akoma, flet...
Dikur vije mbushur mall...
Tani ''malli'', je ti vete...

Ajo zhurma buzës detit..
Ajo aromë që hap mushkritë..
Mij’ra, dritat e qytetit..
E unë shihja vec nje dritë…

Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
BUKURI GERMASH

Në vargjet e një ''peme'' kërkova të ndaloj.
Fjlalët e vështira, nuk munda t'i kuptoja.
Sikur më foli pema, më tha që të lexoj.!
Edhe atë, ''kuptimin'',ta merrja si të doja..

I endur, nëpër fjalët e vargjeve në ''pemë'',
Gërmat u bënë fruta e frutat nje poemë..
Dhe fyti i helmuar kënaqej n’ëmbëlsi..
Ashtu, duke shijuar plot pjeshka e qershi..

Hëngra sa u ngopa e lash dhe për të tjerë,
Kishte aq shumë fruta sa kurrë s’do te mbaronin,
Mjaftojnë disa minuta kaq bukur per tu ndjerë,
Krahë morrën dëshirat gjithë botën e përshkonin..

Ika ashtu i lumtur, kënaqur sa më s’ka,
Dhe trupi fluturonte i mbushur energji,
Kuptimin qe unë morra me mbresat qe më la,
Tregojnë që shkronjat lidhur, dhurojnë vec bukuri…


Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
MË MERR!
Sonte në mbrëmje,kalo e më merr,
Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,
Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,
Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes !

E dashura ime, kalo, më rrëmbe
Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,
Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’
Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!

Si ditë apo natë, njësoj është për mua,
Dhe sensi i kohës ka ngelur “atje”,
Përvec trupit tim,c’do gjë e kam hua,
Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!


Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
BLEDO LEADOR YLLI
Ç’ESHTE DASHURIA

Ju shpesh me thoni, që unë i shkruaj trishtimit,
Dhe unë dua t’ju them -". Ç’është dashuria"...
Një botë e vogël,e zbrazët në pragun e harrimit.?
A është një buzëqeshje shoqëruar nga habia ?

Ju shpesh me thoni, që unë për mallin shkruaj,
Dhe unë dua t’u them - Ç’është nostalgjia”...
Ndjenja të zjarrta që asgjë nuk mund t’i shuaj...
A janë dëshira që prekin lehtë ëndërrat e mia ?

Ka raste që humb me orë nëpër mendime,
Dhe fantazia ndonjëherë shkel në realitet,
Nje vorbull maramëndese enderra e kujtime,
Për mua ky është sensi që thua -“Jam në jetë” ?

I jam mirënjohës jetës për ç’ka më ka ofruar,
Edhe të gjitha mbresat i mbaj si hajmali.
Ju shpesh do me thoni, unë shkruaj trishtuar,
Dhe unë të njëjtën pyetje. - " Ç’është dashuri".!
 

Hektor12

Locus omnem
ÇASTE NGA JETA

Dikush tregon një histori…
Dikush fle i përmalluar…
Dikush i zhytur në vetmi…
Kjo jetë kështu qenka ndërtuar!

Diku një plumb këput një jetë..
Diku mes thirrjeve dikush po lind…
Diku një lypës me vete flet…
I çirret “qiellit”…pse e bëri prind.!

Aty ku mllefi triumfon…
Aty ku gjaku është i pavlerë…
Aty ku duhet të mbijetosh…
Ku janë njësoj, parajs e ferr…!

Aty je Ti dhe Unë së bashku…
Shumë të tjerë që vijnë e shkojnë…
Nuk bëjmë dot gjë, as më së paku…
K’të botë të egër ta zbukurojmë…

Për ç’galaktikë mund të shkruaj..
Kur mbijetoj këtu me ju…
Luaj me penën, me veten luaj…
Luaj me ndjenja, të bëra dru ..!

Ashtu si erdhëm ashtu do shkojmë…
Lakuriq me këmbë e duar….
Ndoshta at’herë do të kuptojmë…
Që “sa shumë” kemi jetuar !

Dikush beson tek pavdeksia…
Dikush ka vdekur është harruar…
Në vlen diçka…është dashuria,
Dhe natyrisht …I dashuruar…

DËSHIRË MISTIKE…

Je dëshirë që rri e fshehur...
Më pëlqen, ashtu siç je...
Të kërkoj ne ëndrra.. nxehur...
E të lë po prap...atje...!

Ti je arti më i bukur....
Je dëshirë që mbart kulturë...
Thellë në ndjenja rri e strukur...
Trup i derdhur si pikturë...

Je një yll mbi botën time...
Që ndriçon vetëm nga larg...
Je ditar mbushur kujtime ...
Dhe plotë ndjenja malli, varg...!

Ti je bota e padukshme...
Të dallojnë veç syte e mi...
Eh ç'lëkurë e mrekullushme...
Që përcjell veç dashuri...!

Rroj për ty...Për të tuat sy...
Për ciltërsinë derdhur në 'ta...
Eh, gjithë botën e mbart aty...
Përtej teje, më nuk ka..!

Ti je fundi i mirpritur....
Ai fund që të jep shpresë...
I një ''premiere'' të arritur...
Që në shekuj s'do të vdesë...!

Je dëshirë që rri e fshehur...
Sa të dua... ''fshehtësi"...
Nëpër deje gjaku, nxehur...
Ngjitet-zbret veç ku je ti

DALLËNDYSHE !

Gjithçka filloi si një lojë.
Nuk kish si mbaronte ndryshe!
Në kafaz sa mund të rrojë..
Një krenare dallëndyshe !?

E rrethuar nga pasioni,
Që të mbyste ç’do dëshirë,
Fluturove nga ballkoni,
Hape krahët e tu të lirë..

E ç’nuk bëra të të kapja.
Kurthe ngrita unë kudo .
Më shkoi ndër mend të të vrisja.
Por nuk vret dot, atë që do..!

Rri të shoh tani me ëndje,
Dhe ti fshehur më vështron.
Ndonjëherë pa pasur mëndje,
Vjen më ulesh në ballkon.!

Do të shtegtosh..e di..do ikësh,
E do t’vish prapë në pranverë.
N’atë pritjen prej shumë ditësh,
Unë ndoshta krahë do t’nxjerr.!

Gjithçka filloi si një lojë…
E si një lojë, do përfundonte..
Në kafaz s’mundi të rrojë..
Zgjodhi e lirë të fluturonte.

DASHURIA, UNË DHE TI.

Poshtë një çadre unë dhe ti...
Qaf për qaf të dy bashkuar...
Rreth e qark veç dashuri...
Natyrisht... të dashuruar...!

Ecte koha, unë dhe ti...
Dorë për dorë në udh' të jetës...
Rreth e qark veç dashuri...
Por shumë larg ndaj së vërtetës...

Vitet iknin, ti dhe unë...
Ballë për ballë, pa fjalë,heshtur...
Me pasionin zënë në gjumë...
Mes dëshirash që kanë rreshtur...!

Ikën vitet edhe ti....
Dhe pse shumë, shumë më doje...
Mua...të vetmen dashuri...
Ti kaq shpejt do e harroje...!

Ka dhe kështu kjo bota jonë...
Më shumë se koha asgjë nuk zgjat...
Mbas një ''afati'' çdo gjë mbaron...
Veç në kujtime nuk gjen ''afat''...!

Dashuri lindin e vdesin...
Ka dashuri që mbesin përjetë...
Ndonjëherë pasionet mbesin...
Kjo është mrekulli, vërtet...!

Do të kenë kaluar vitet rradhë...
At'herë do të vish dhe ti... e di...
Nga dashuria do kem mall...
Por s'do të shoh, si dashuri.
 
Top