ermir celanji
Primus registratum
Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Dielli përqafon çdo ditë tokën me rrezet e tij. Jeta gjallon në rrjedhën e dritës.
Të zhytur në harmoninë e universit, ne notojmë për të arritur dyert e lumturisë.
Disa që nuk dijnë not, mbyten në dallgët e fatit, disa të tjerë janë krejt ndryshe, e mbysin fatin, e shtrëngojnë atë në kthetrat e tyre.
Një prej tyre ishte edhe ai, ai që e kam ngulitur tashmë në tru si simbol të skllavit të pasurisë. E kam të freskët në kujtesë atë rob të interesit. Edhe shpirtin e kishte të veshur me rroba të ngushta që i burgosnin ndjenjat e bujarisë.
Kthetrat e tij zgjateshin çdo ditë drejt synimeve të reja lakmuese, duke grisur fate dhe duke prishur e vrarë ëndërra.Kërkonte të bëhej zotërues i fatit, por nuk mbetej veçse një rob i mjerë i materies. Ditët rendin dhe ne rendim lidhur pas tyre.
Çdo gjë e kam të regjistruear në kujtesë. Koha, skulptori më i përpiktë skalit rreptas në pamjen e njerëzve moshën e tyre. Në fytyrën e robit të materies kishte gdhendur lakminë, lodhjen, streset dhe mundimet e mëdha shpirtërore. Verbërisht i bindur fatit të tij, hallet i ishin futur në brazdat e rrudhave të fytyrës.
Koha ecën dhe ai bashkë me të. I ashpër e skrupuloz skulptori ia skaliti shfytyrimin, të gjitha tiparet e moshës, “shpërblim” të kursimeve të tij. Vallë ku do ta gjejë tani ilaçin e tyre, në kozmetikë? Sa kushton? Ç’i solli pasuria e shtuar në rrugen e tij të zgjedhur?
S’mund të blinte tani rininë e humbur, të cilën as e shijoi fare. Me një shishe alkoli në dorë kërkon të harrojë realitetin e plakur dhe të gjejë fluturim tek ato çaste të bukura që i fsheh vetëm gjiri rinor.
Portat e dashurisë për të hapeshin vetëm me çelësin e parave, me atë çelës të fituar në rrugë të dyshimta. Para pak kohësh më thanë se kishte marrë të tatpjetën dhe pastaj kishte ikur.
Më erdhi keq. Për pak kohë qe shijues i kënaqësive të vogla të kësaj bote të vogël. Në fund mori mbi shpinë pasurinë e tij të vërtetë, u bë banor, si ata që mbajnë mbi supe dhè. Por edhe dheut të hedhur mbi të i vinte era interes. Ky e udhëhoqi në jetë sa qe gjallë dhe nyja e vetme që e lidhi me njerëzit.
Sa e gjerë qenka toka, sa shpirtmadhe! Sa gjykatëse e drejtë, që të gjithëve, të mire e të keqinj u jep vend të barabartë!